Dy persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Makina me targa të huaja, në të cilën udhëtonin viktimat, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur shtetasit, Gëzim Sejko 56- vjeç dhe Fiqiri Kupe 46- vjeç.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e saj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Paulesh të rrethit të Elbasanit, ndërsa mësohet se dy viktimat udhëtonin drejt Durrësit. /ora-news/
Fiqiriu ka tre djem qe navigojne ne internet.
I lutem redaksise te fshije mesazhet e mesiperme (dhe detyrimisht me vone te kontrolloje dhe te vendose butonin per te raportuar mesazhet si ato me lart).
Ngushellime te dy familjeve.