Berisha me De Soton dhe drejtuesin e PNUD, Dervish
Kur Sali Berisha shpalli se do punësonte ekonomistin e njohur nga Peruja, Hernando De Soto, kishte nga ata që menduan se kryeministri po e merr seriozisht rregullimin e katrahurës që shkaktoi vërshimi i ndërtimeve pa leje në Shqipëri. Sot, gjashtë vjet më pas, thuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Për më tepër, raportin e hartuar nga De Soto, qeveria nuk ka pranuar ta marrë në dorëzim. Siç raporton e përditshmja Shqip, në raportin e De Sotos thuhet se qeveria duhet të vendosë afate konkrete për kthimin e kompensimin e pronave dhe për legalizimin. Në raport thuhet se 78 përqind e pronave në vend mbahen në mënyrë të paligjshme ose kanë një defekt me pronën. Bëhet fjalë për rreth 18 miliard euro. Nëse nuk çlirohet ky kapital, vendi nuk do ecë përpara, thekson raporti. Këto ditë edhe Banka Botërore iu bashkua zërave për të zgjidhur problemin e pronësisë.
Por qeveria thjesht e ka përdorur kartën e legalizimit për zgjedhjet e ndryshme. Rreth 10 përqind e atyre që kërkojnë legalizim kanë marrë një tapi, kurse brenda institucionit përgjegjës për legalizimet ka shpërthyer korrupsioni. Nga ana tjetër, ndërtimet pa leje vijojnë të vërshojnë, siç po tregojnë edhe rastet e fundit në Tiranë e gjetkë. Qeveria merr një shumë krejt simbolike për legalizimin, që nuk ka shans të vendosë përpara edhe procesin e urbanizimit të këtyre zonave. Për më tepër, Gjykata Kushtetuese ka vendosur se regjistrimi i pronave të reja duhet të bëhet në momentin që kompensohen pronarët e vjetër.
Duke qenë se kjo është një bombë shpërthyese për qeverinë, ajo thjesht bën shfaqje. Gjashtë vjet më pas, gjërat nuk kanë ndryshuar thuajse aspak në këtë drejtim.
Legalizimi , me menyren se si donte ta bente berisha ka qene i destinuar te deshtoje qe ne nisje dhe keshtu ndodhi.
Kesaj i thone mdemek kapitalizem
Po un moren ate qe u takon pronareve te vertete Shqiperia nuk do beje hajer me keta pronare hajdute te soçem, keta quhen shqip pushtues vandale.
Mua me vjen inat me ata persona ”inteligjent” qe e dinin qe do te deshtonte dhe megjithate votuan per ta. Hipokrizi apo thjesht egoizem ?
bBerisha po mashtron por dhe pronaret se besojn, ai po bon sikur po i jep drejtsi po nuk e lejn uqerit e tij, .
sa foto e shemtuar goja hapur si kamare haleje.te le pershtypjen e nji skizofreni
Berisha nuk e ka idene e prones, per faktin se nuk ka qene ndonjehere pronar, nuk ka njohuri juridike dhe e fundit eshte komunist i lindur .
Keshtu vetem Berisha nuk do ta rregulloje problemin e prones ne shqiperi.Por kjo eshte njera faqe e medaljes tjetra eshte qe keto te PS nuk e marrin ne konsiderate fare per ta rregulluar.
Nuk e ka idene e prones,thua ti,o karafillak grek,per serbin prej KAUKAZI,por sa mire di,qe i beri pronat RRUMPALLE DUKE I GRABITUR ME LLOJ-LLOJ GDREDHI???PER TE CJEDHUR PRONAT KU MESOI AI DHE FEMIJTE E TIJ HAJDUTE,QE NUK KANE PER T’I GEZUAR KURRE???
Po Sala vetë e organizoi rrëmujën me ligjin 7501.
Pse ta rregullojë problemin? Apo ti dalë Kamza e Bathorja te kryeministria?
Duke qenë punët rrëmujë, ai i premton edhe të ardhurve edhe ish pronarëve se do ti sistemojë problemin në zgjedhjet e ardhshme. Kshu ka bërë fushatë pas fushate.
Tani ktu ka diçka, kur të gënjejnë një herë do të thotë se ke të bësh me gënjeshtar, kur të gënjejnë 8 herë do të thotë se je leshko.
Përshëndetje pronarëve që kanë 20 vjet pa zgjidhur problemin. Dhe 20 të tjera si kto dhe bëhen gati barabar në vite me diktaturën, pa e gëzuar pronën…
Ik o De Soto, por ik ne kembe… se me makine nuk i dihet…..
kjo qenka nje foto me te vertete e bukur e Saliut. Mendo te te dali ne ender???