Ish-sekretari i Shtetit tregon me zemër të hapur në një intervistë televizive, ditët në Uashington, betejën kundër komunizmit, si dhe hapjen ndaj Kinës
Nuk marr pjesë në një garë popullariteti në Google, në këtë pikë të jetës sime duhet të mbroj atë që kam bërë e që kam shkruar dhe pse me një lloj fatalizmi. Zëri është i qetë, por kuraja mbetet ajo që e shquan. Henry Kissinger flet për jetën e tij si asnjëherë tjetër në një intervistë tek kanali Geographic National që u transmetua dje në Amerikë. Këmishë e zbërthyer, pa kravatë, sy të ndritshëm dhe mënyra të ashpra, ish sekretari i shtetit, protagonist i Luftës së Ftohtë i kërkon intervistuesit “ndalo një minutë të lutem”, për t’i shpjeguar privatisht se çfarë mendon për renditjen e pyetjeve. Kur rifillon xhirohet në distancë, sepse ashtu kërkoi Kissinger. Titulli i tezës së diplomës, saktësisht, që ishte kuptimi i historisë. “Pak ambicioz për një student universiteti? Ndoshta, por në Harvard isha akoma i pavendosur se çfarë do të bëja në jetë, në fillore më pëlqente kimia dhe pse më pas e kuptova se merita ishte e memories, më pas mora në konsideratë të bëhesha shkrimtar dhe ishte kjo që më ngjalli interes për filozofinë dhe historinë”.
Kjo ishte gjeneza e “bestsellerit tim më të mirë, që titullohej “Armë bërthamore dhe politikë e jashtme”, në të cilin argumentonte se Shtetet e Bashkuara mund të fitonin një luftë bërthamore të kufizuar. U bë “një shkrimtar i famshëm”, me shumë përgëzime nga Richard Nixon, që pasi u bë president në vitin 1968 e ftoi në selinë e tranzicionit në hotel Pierre të Nju Jorkut. “Nixon më foli për rreth dy orë rreth gjendjes ndërkombëtare, ishte e qartë se donte diçka, por nuk e dinte se çfarë ishte”. Pas një jave më thërriti John Mitchell, një prej këshilltarëve më të afërt të presidentit dhe më pyeti nëse e kisha pranuar apo jo detyrën. Kështu ai u bë këshilltar i sigurisë ndërkombëtare, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me Nixoni: “Shpesh kam menduar se Nixoni do të kishte nevojë për Shekspirin që ta kuptonin, sepse ekzistonin shumë Nixon të ndryshëm”. Ishte një njeri që nuk kishte “miq të ngushtë dhe unë nuk isha një prej tyre, nuk i pëlqente të takonte asnjë në veçanti”, ndoshta prej “refuzimeve që kishte marrë në moshë të re”, që e bënin të ndihej “shpesh i kërcënuar, ai ishte i turpshëm”. Nëse Kissinger arriti të ushtronte mbi Nixonin një influencë të madhe “ishte falë faktit se e merrja në telefon dhjetë herë në ditë dhe e takoja sa herë të mundesha”. Në vitin 1969, përfshirja e plotë në luftën e Vietnamit kishte filluar prej tre vjetësh dhe “për herë të parë lëvizja protestuese ishte bërë e dhunshme, ndërsa marrëdhëniet me Kinën ishin të parëndësishme, ato me Bashkimin Sovjetik të ngrira dhe sovjetikët po ndërtonin një bazë nëndetësesh në Kubë”.
Kissinger përjeton ato çaste: “Kishte një problem komunist në botë, nuk ishte imagjinata e paranojave të një presidenti, ishim në një luftë ideologjike, sepse Bashkimi Sovjetik kishte një sistem vlerash të papajtueshëm me tonin. Kishin trupa në Egjipt dhe furnizonin ushtarakisht Vietnamin. Nuk mund të lejonim dominimin sovjetik në botë”. Për më tepër “ishte gara e armëve bërthamore, parashikohej se Bashkimi Sovjetik do të kishte më shumë raketa strategjike se ne”. Ishin ditët “në të cilat mund të vendosej një sulm që mund të kishte vrarë 30 ose 40 milionë persona në pak orë: diçka që do të thotë të mos fitosh një luftë, por të krijosh një botë të re”.
Të përshkruash gjendjen shpirtërore që mbizotëronte në Shtëpinë e Bardhë do të thotë edhe të kujtosh se “lufta e Vietnamit nuk po shkonte siç duhej, sepse Lyndon Johnson kishte 500.000 ushtarë të përkushtuar, 30.000 prej të cilëve kishin vdekur, pa pasur një përkufizim të fitores”. Ajo që nuk funksiononte ishte “strategjia që t’i shkaktoje sa më shumë dhimbje në mënyrë që të negociohej me ta, sepse aftësia e tyre e rezistencës ishte nënvlerësuar”. Nixon e Kissinger ndryshuan drejtim: “Ne vendosëm të tërheqim trupat, duke garantuar në të njëjtën kohë sigurinë e aleatit, Vietnamit të Jugut”, por Hanoi “na kërkonte dorëzimin dhe për ne ishte e papranueshme”. “Në gusht të vitit 1969, filluam të takonim në mënyrë sekrete vietnamezët e veriut në Paris”.
Kissinger pranon se “kisha arritur në konkluzionin se me armë nuk mund të fitonim, isha në favor të negociatave dhe partneri im ishte Le Duc Tho, një revolucionar i fortë dhe i sjellshëm pa eksperiencë ndërkombëtare: detyra e tij ishte copëtimi i shpirtit tonë duke shfrytëzuar ndarjet në Amerikë”. Përballja me një luftë të vështirë për t’u fituar dhe me ankthin e luftës bërthamore, “unë dhe Nixon përdorëm një strategji për të sjellë paqen në botë”. Kjo ishte gjeneza e hapjes me Kinën: “Moska dhe Pekini ishin më shumë armike se aleate, strategjia jonë ishte përfshirja e Kinës në çështjet ndërkombëtare, ta nxirrnim nga izolimi, për t’i dhënë Moskës mundësi që të mendonte për gjëra të tjera”, përveç faktit se “Pekini mund ta nxiste Vietnamin për të bërë lëshime”.
“Ne iu hapëm Kinës mbi bazën e interesave kombëtare”, thekson ish sekretari i shtetit, duke kujtuar udhëtimin në Pekin, “kur më sollën në qytetin e ndaluar, bosh e magjik” dhe kam takuar Maon, “në një dhomë plot me libra në dysheme dhe ai i ulur në një karrige të thjeshtë”. “Prej Maos rrezatonte pushtet, kishte një lloj sens humori, në një farë mënyre kërcënues. Më tha se për të negociuar me të, do të ishte e lehtë për mua, sepse çdo lëshim i tij do të zgjaste për mijëra vjet”. Nëse ai udhëtim i hapi rrugën Nixonit dhe u bë një sukses strategjik ishte “sepse u përgatit në fshehtësi, duke mbajtur larg jo vetëm shtypin, por edhe Departamentin e Shtetit, tek i cili Nixon nuk kishte besim”.
Presidenti në vitin 1972 u rizgjodh dhe në vitin 1973 Kissinger u bë sekretar shteti, por në këtë pikë të ndërtimit, i intervistuari bën një hap mbrapa dhe flet për fëmijërinë në Furth, në Baviera, për gjyshin e rritur në një fshat pak më larg dhe për ditën në të cilën teksa i jepte biçikletës u gjenda përballë shkrimit “Hebrenjtë këtu nuk janë të dëshiruar”. Kur nazistët erdhën në pushtet, Kissinger kishte vetëm 9 vjeç: “Nuk mund të shkoja më në shkollë dhe të gjithë gjermanët që njihnim i ndërprenë marrëdhëniet me ne, sepse ishim hebrenj: ishte një shok që paralizoi pothuajse babin tim, ndërsa mamaja ime, më praktike, vendosi se duhet të iknim nga Gjermania”. I arratisur në Amerikë, u kthye në Gjermani me uniformën e ushtrisë amerikane dhe “ndikimin me Holokausin e pati në Lager di Ahlem: nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, të burgosurit ishin në një gjendje jonjerëzore”. “Shumë anëtarë të familjes time dhe 70% e shokëve të mi të shkollës vdiqën në kampet e përqendrimeve, është diçka që nuk harrohet kurrë” dhe është për këtë që “nuk endem nëpër botë duke predikuar të jemi të mirë, por besoj se disa vlera absolute nuk duhet të dhunohen”.
Intervistuesi në këtë pikë e pyet për grushtin e shtetit ushtarak në Kili, për të cilin shumë i atribuojnë regjinë. “Ndalojmë për një moment”, thotë Kissinger. Dhe pas pushimit fillon: “Në shtator të vitit 1970 Salvador Allente bënte fushatë elektorale në Kili, ishte mjaft i lidhur me Bashkimin Sovjetik dhe Kubën, ishim të shqetësuar. Ishte në të majtën e komunistëve. Na tha se do fitonte zgjedhjet, kështu Nixoni i urdhëroi CIA-s të bënte diçka, plani dështoi dhe Allende u zgjodh. Nixon ishte i tërbuar. Ne nuk bëmë asgjë për ta rrëzuar, por financuam partitë e gazetat që kishin shtypur” dhe kur në vitin 1973 grushti i shtetit i Augusto Pinochet e përmbysi, “ne nuk kishim të bënim asgjë me të, ashtu siç treguan hetimet”. “Problemi themelor ishte Bashkimi Sovjetik, me nevojën për të reduktuar kërcënimin e shkatërrimit bërthamor: për këtë besoja në dialogun me sovjetikët”. Mundësia u materializua “kur Brezhnjev na ftoi në gjuetinë e Sovietpol” dhe lindi mundësia e samitit të parë për çarmatimin “falë faktit se Brezhnjev ndjente se po humbte kontrollin mbi armatimin e urdhëruar masiv”. Udhëtimi i Kissinger në Pekin shpejtoi samitin dhe “kjo çoi në marrëveshjet e çarmatimit, që kujtoj si një nga momentet e rralla lehtësuese”.
Mbetej të mbyllej konflikti me Vietnamin, “sepse bombardimet masive në Veri nuk funksiononin” por në këtë fazë mbi vendos skandali i Watergate, për të cilin Kissinger thotë: “Midis viteve 1970 dhe 1971, Nixon ishte shndërruar në një maniak të fshehtësisë dhe për këtë arsye donte që të gjithë bisedat të regjistroheshin”. Lufta e Kippur-it në tetor të vitit 1973 “e befasoi, sepse ishte mjaft i zënë me Watergatin, Rusinë e Kinën” dhe vendimi për t’i ardhur në ndihmë Izraelit u adoptua për “të ndaluar një fitore ushtarake sovjetike”. Vajtje ardhja midis Egjiptit e Izraelit arriti t’i jepte fund konfliktit, ndërsa Watergate trondiste Nixonin: “Një natë para dorëheqjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, ishim të dy, unë e ai, e dinte se e kishte shkatërruar vetë veten e tij dhe pyesja veten ku do të çonte e gjithë kjo. Ndërsa po dilja më tha të uleshim e të luteshim të dy. Çfarë mund të bëja tjetër? Ishte në nga momentet më emocionuese të jetës sime”. Parabola vietnameze u mbyll me presidentin Gerard Ford, me arratisjen nga Saigon: “Më morën në telefon duke më thënë se evakuimi i fundit kishte filluar”.
Fjalët e fundit janë pothuajse një testament: “Pjesën më të madhe të jetës ia kam dedikuar krijimit të një botë paqësore, parandalimit të një luftë katastrofike dhe kam ndihmuar Amerikën të jetë e qëndrueshme”.
Ja vlen te lexohet
Ky eshte nje cifut-gjerman + kurvar i madh
Pyetjes se nje gazetari se si e kalon kohen e lire vite me pare———u pergjigj______tekstualisht me femra te bukura dhe mundesisht pak inteligjente.
Kush njef jeten politike italiane e kupton sa i ngjan Kosiges (ish presidentit) nga menyra se si flet tregon prapaskena duke i maskuar me kujtesen e demtuar per shkak te moshes—–(vecchia volpe)
Mesazhet e lexuesve
Emri Mbiemri: Genc Sakuta
Data: E Premte, 22 Korrik 2011
Shteti: Shqiperia
Subjekti: Amerika
Tani që do dërgohen predhat e 21 Janarit në Amerikë populli Shqipëtar duhet te jete i sigurt se Amerika do e nxjerri te verteten.Lexon dhe këtë link dhe shikojeni sa ka bërë Amerika për popullin Shqipëtar dhe sa na do. http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html