Historiani dhe diplomati pëllumb Xhufi ka komentuar kabllogramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë si një punë “rutinë” të ambasadorëve, të cilat kanë treguar të vërtetat që kanë parë në vendin tonë. Sipas Xhufit, kabllogramët kanë zbuluar atë që me të vërtetë diplomatët e huaj mendojnë për klasën politike shqiptare. Duke komentuar rastet konkrete kur politikanë akuzohen për lidhje me krimin, apo të tjerë nuk lejohen të hyjnë në SHBA, Xhufi thotë: “Këto janë vetëm kabllograme, imagjinoni se ç’mund të thuhet në informacionet “top sekret” që Ambasada e SHBA, ashtu si çdo ambasadë tjetër, i dërgon në qendër me valixhe diplomatike”. Si ish-ambasador, ai kritikon politikanët shqiptarë që nuk lexojnë materialet që i sjellin ambasadat tona dhe më pas bëjnë gafa diplomatike.
Zoti Xhufi, qindra kabllograme të Ambasadës së SHBA në Tiranë janë publikuar nga Wikileaks dhe një sërë opinionesh mbi çështje të ndryshme dolën në dritë. Si e komentoni daljen e tyre?
Nuk më duket se Shqipërisë i është rezervuar një trajtim “special” nga botuesit e kabllogrameve. Ndërkohë janë bërë të njohura kabllogramet që kanë të bëjnë me shtete edhe më të rëndësishme, edhe më interesante se Shqipëria: kujtoj Italinë, Gjermaninë, Turqinë, Spanjën etj,. Problemi është se të zbulosh “të fshehtat” e realitetit shqiptar, posaçërisht atij politik, është si të hapësh një gropë septike. Gjithsesi, mos të harrojmë se jemi në nivelin e kabllogrameve me një nivel sekretimi modest. Imagjinoni se ç’mund të thuhet në informacionet “top sekret” që Ambasada e SHBA, ashtu si çdo ambasadë tjetër, i dërgon në qendër me “valixhe diplomatike”, ashtu si në fillimet e artit të diplomacisë.
Në shumë prej materialeve konfidenciale të dërguar në adresë të Departamentit Amerikan të Shtetit janë përshkuar me detaje jeta e politikanëve, e kaluara e tyre, opinione të personave të tretë etj,. Kjo praktikë ndiqet nga të gjitha selitë diplomatike?
Padyshim që është një praktikë rutinë për çdo ambasadë t’i raportojë qendrës edhe për detaje që kanë të bëjnë me persona të rëndësishëm publikë, që luajnë rol ose që pritet të luajnë rol në jetën politike, ekonomike, kulturore të vendit, ku është akredituar ambasada në fjalë dhe që mund të kenë rol e ndikim në marrëdhëniet dypalëshe apo, akoma më gjerë, në ato rajonale e ndërkombëtare. Këtu nuk përjashtohet edhe evidentimi i zakoneve, preferencave, hobeve ose i veseve personale, për sa kohë ato mund të ndikojnë në performancën politike e shoqërore të këtij apo atij personi publik. Kështu, në ndonjë nga kabllogramet e nisura nga ambasada e SHBA në Romë, ne kemi parë informacione deri edhe mbi sjellje e vese të Berluskonit, që pashmangërisht reflektojnë negativisht në aktivitetin e tij si drejtues, apo edhe në moralin publik. Ashtu siç kemi parë vlerësime mbi sjelljet politike e sociale të kryeministrit turk Erdogan, që në të kundërtën reflektojnë pozitivisht në punën e tij e të stafit të tij. Në këtë kuptim, nuk ka asgjë të tepërt apo të papërshtatshme në kabllogramet e ambasadës së SHBA në Tiranë.
Që do të thotë?
Duke iu kthyer vetes sonë, do të thosha se nuk do mund ta quanim të paqme punën e një ambasade shqiptare, le të marrim si shembull atë të Athinës, në rast se me zgjedhjen e z. Samaras si kryetar i Partisë “Nea Demokracia”, këtu e dy vjet më parë, kjo ambasadë mos ta informonte Ministrinë e saj të Jashtme në Tiranë mbi të kaluarën politike të z. Samaras, mbi precedentët negativë të tij në marrëdhëniet me Shqipërinë e me vende të tjera të rajonit në kohën kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë, e më vonë drejtues i një partie me prirje ekstreme nacionaliste, mbi mbështetjet, miqësitë e deri mbi dobësitë e tij eventuale njerëzore. Z. Samaras nesër do jetë me siguri kryeministri i Greqisë, dhe homologu i tij shqiptar, Berisha apo Berishçka e radhës, duhet ta dijë se nuk ka të bëjë me një engjëll të virgjër, që i ka për “sefte” punët me Shqipërinë. Nëse z. Basha, si ish-ministër i Jashtëm, do të kishte hapur dosjet me raportet e ambasadorëve tanë në Athinë, ato të viteve 1990, do të kishte kuptuar se zonja Bakojanis erdhi në Tiranë në vitin 2008 jo thjesht për t’u puthur me të, por për të realizuar disa porosi që ia ka lënë amanet babai i saj, ish-kryeministri Micotaqis, dhe për të cilat ambasadorët e Shqipërisë në Athinë kanë përcjellë atë kohë informacione të bollshme. Ose, sikur zonja Topalli të kishte lexuar raportet e ambasadorëve shqiptarë në Romë, në vitet 1991-1992, ajo do të kishte gjetur arsye të bollshme për ta refuzuar qoftë edhe me elegancë takimin e saj me zonjën Irene Pivetti, ish-kryetare e Parlamentit italian në ato vite. Do kishte bërë diçka të ngjashme me atë që bëri ajo gruaja shpirtvrarë nga Vlora e shoqatës së viktimave të Otrantos, e cila refuzoi t’i zgjasë dorën e t’i urojë mirëseardhjen ish-kryeparlamentares italiane, përfaqësuese e partisë racisto-ksenofobe “Lega Nord”, e cila në qershor 1991 bënte thirrje publike për t’i mbytur në det e për t’i goditur me top anijet me refugjatë nga Shqipëria. Në rolin e kryetares së Parlamentit italian, zonja Pivetti na ka bërë gjëmën. Zonja Topalli duhet ta kuptojë se për ne shqiptarët ky është profili publik i zonjës Pivetti, dhe jo ai i moderatores së emisionit televiziv “Bisturi”, që kjo drejtoi për disa vjet pas largimit nga politika, dhe ku bëhej fjalë, siç kuptohet, për “ribërje” gjoksi, buzësh e të ndenjurash.
Nga ana tjetër, është parë në këto dokumente dhe mendimi real i shprehur nga disa politikanë të rëndësishëm dhe vetë komentet e ambasadorit të atëhershëm. Publikimi i këtyre qëndrimeve çfarë përshtypje ju ka lënë?
Bashkohem me mendimin që bën pjesë në punën e zakonshme të një stafi diplomatik vjelja e opinioneve mbi ngjarje, dukuri e individë, duke shfrytëzuar bisedat e zakonshme apo ato konfidenciale me përfaqësues të shtresave e të fushave të ndryshme, e sidomos me ata që rëndom quhen “opinionbërës”. Natyrisht, ajo që për një ambasador apo për një diplomat çfarëdo shqiptar të akredituar në një vend të huaj rezulton të jetë shumë e vështirë, për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë rezulton jashtëzakonisht e lehtë. Për ta nuk është e vështirë të kontaktojnë cilindo dhe kurdoherë. Të komunikosh me diplomatë të huaj, mundësisht në publik, mundësisht në ambientet e “Rognerit”, është një “event” për shumë nga politikanët dhe OJQ-istët shqiptarë. Kur them këtë, më vjen në mendje, p.sh., emri i një drejtuesi “alternativ” të Partisë Socialiste, që mburret publikisht se është njeriu “konfidencial” i trupit të huaj diplomatik në Tiranë e që, në mënyrë implicite, lë të kuptojë se karriera e çdo politikani shqiptar varet nga “informacionet” që ai u jep “ndërkombëtarëve” për personin e tij. Duke lexuar kabllogramet e Ëikileaks-it, unë pata ndjesinë pozitive se të tillë lloj “informatorësh” nuk po qasen më në oborret e ambasadave të huaja: ata nuk informojnë, por dizinformojnë për t’i hapur rrugë karrierës së tyre duke i eliminuar të tjerët si “antiamerikanë”, “antifrancezë”, “antigrekë”, “nacionalistë”, “globalistë”, “komunistë”, “bllokistë”, “autokratë”, “homofobë”, “integralistë”, “islamistë”, “ateistë” e gjithçka tjetër, që mund të prekë ndjenjat e ndonjë diplomati të huaj, të pastërvitur, në Tiranë. Pikërisht, nga komentet plot kulturë, elegancë, ironi e humor, ku shpaloset qartë mendja e një diplomati, psikologu, antropologu dhe së fundi, e një shkrimtari plot hir e klas, unë si lexues kuptova se ç’aftësi selektive kishte ambasadori Ëithers dhe bashkëpunëtorët e tij, për të ndarë grurin nga kashta, informacionet e ardhura nga paditës profesionistë, dhe ato që burojnë nga shqetësime reale qytetare, intelektuale e atdhetare. Sigurisht, këtu luan rol edhe statura e diplomatit, shumë herë edhe përvoja. Kujtoj dhe vë buzën në gaz, sa herë që kujtoj një pohim të paradokohshëm të ambasadorit të ri të SHBA, z. Arvizu, nga televizioni “Klan”: Plot shqetësim të sinqertë, ai tregonte se si u alarmua kur një grup intelektualësh të Tiranës erdhën ta takojnë një ditë para manifestimit të 21 janarit, për t’i shprehur atij frikën “për atë që pritej të ndodhte” ditën e nesërme, dhe për t’i kërkuar atij që të ndërhynte për të parandaluar “katrahurën”. Unë jam i bindur që Ambasadori Ëithers do të kishte një mendim krejt tjetër për “grupin e intelektualëve” dhe misionin e tyre: ishte thjesht një “dërgatë” e Berishës, me të cilën ky donte të krijonte një alibi dhe të “lante duart” paraprakisht nga masakra që ai dhe jerarkët e tij kishin vendosur ta kryenin me çdo kusht ditën e nesërme, për t’i dhënë një leksion frike opozitës dhe popullit protestues. Jam gjithashtu i bindur, që sot ambasadori Arvizu nuk do të emocionohej, madje nuk do t’i qaste “intelektualë” të tillë, të cilët tashmë do t’i ketë parë edhe herë të tjera në aksion, sigurisht duke bërë me zell e vetëmohim avokatinë e z. Berisha.
A mundet që dalja në dritë e disa opinioneve dhe kritikat e liderëve politikë për qëndrime të ndryshme të ndikojë në marrëdhëniet me SHBA-në?
Aspak. Mua më duket se për SHBA dhe për partnerët e tjerë ndërkombëtarë është bërë fare e qartë se shumica e liderëve politikë shqiptarë nuk përfaqësojnë sot asgjë tjetër, veç interesave të tyre të pista. Ata janë lider pa popull, janë lider që ndiqen shumë-shumë nga banda vrasësish, trafikantësh e nëpunësish të trembur. Si të tillë, ata përbëjnë një të keqe publike, nga e cila duhet ndarë me çdo kusht e me çdo çmim. Deri dje ne mund të hamendësonim mbi vlerësimin që SHBA kishte për politikanët shqiptarë, duke u nisur nga fakti që dikujt i mohohej viza e hyrjes në SHBA, apo shumëkujt prej tyre, qofshin edhe kryeministra, ministra të Jashtëm (përjashtoj këtu z. Haxhinasto) e ministra të Mbrojtjes, nuk iu dha asnjëherë shansi në këta 20 vjet të bënin një vizitë zyrtare në SHBA e të shtrëngonin dorën e ndonjë homologu të tyre amerikan. Sot, falë rrjedhjeve të Ëikileaks-it, ne na thuhet shkoqur arsyeja përse administrata amerikane ka refuzuar sistematikisht politikanët e pushtetarët shqiptarë.
Kryeministri Berisha i ka cilësuar këto publikime si pasqyrë e shtypit shqiptar, ndërsa ministri Olldashi ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre. A keni një koment për këto qëndrime?
Pasqyrë e shtypit shqiptar? Por, ja t’ju kujtoj unë një detaj të zbuluar nga kabllogramet e Ambasadës së SHBA në Tiranë, dhe për të cilat asnjë “pasqyrë e shtypit shqiptar” nuk ka bërë fjalë. I referohem ujdisë së pistë të qeverisë shqiptare me qeverinë greke, për ta mbajtur marrëveshjen e kufirit detar të fshehur jo vetëm nga opinioni shqiptar, por edhe nga SHBA, e cila nuk duhej të vihej në dijeni për sa do të diskutohej e do të vendosej mes dy mëkatarëve. Detaj i vogël, por domethënës. Sa për z. Olldashi, atij tani nuk i mbetet gjë tjetër veç të fshihet pas arteficëve juridikë. A përbëjnë kabllogramet e Ëikileaks-it një provë për ta proceduar atë dhe bashkëpushtetarët e tij për korrupsion e për lidhjet me botën e krimit? Sigurisht që jo. Por, çështja është se Ëikileaks-i nuk është as e vetmja dhe as më kryesorja ferrë, që është qepur pas këmbëve të tyre. Sepse ka Ëikileaks, por ka edhe “valixhe diplomatike”. Ka pastaj edhe viktima shqiptare e të huaja të bëmave të tyre, që janë gati të flasin, ka “gregarë” të pakënaqur, që janë gati të shesin, ka ende edhe ndonjë qytetar e ndonjë prokuror kurajoz, që është gati të denoncojë e të procedojë.
Një shqetësim i hedhur nga SHBA ka të bëjë me presionin e Greqisë mbi qeverinë për mbylljen e marrëveshjes së ujërave dhe regjistrimin e popullsisë. Si i shikoni këto akuza dhe sa do të ndikojë ky presion në punën e shtetit shqiptar?
SHBA i kanë bërë thirrje të përsëritura klasës politike shqiptare, që të marrë një “qasje patriotike” në ushtrimin e misionit të saj. Tashmë gjithkush e di që kjo e fundit ka bërë pikërisht të kundërtën. Përveçse ka vënë në pikëpyetje serioze prioritetin e integrimit, qeveria aktuale, në radhë të parë, ka arritur të shesë interesa jetike kombëtare. Marrëveshja e turpshme e detit me Greqinë çon më tej veprën mizore të armiqve historikë të Shqipërisë, të cilët kanë dashur gjithnjë asgjësimin, apo më së paku, copëtimin e mpakjen e territorit e të kombit shqiptar. Me realizimin e regjistrimit të pasurive e të popullsisë, sipas matricës së ardhur nga Athina, qeveria Berisha po hedh një hap të rrezikshëm drejt kthimit të pamerituar të vendit tonë në një vend “multietnik”, drejt ringjalljes së risentimenteve me bazë etnike e fetare, me synim final libanizimin e Shqipërisë. Deri tani, pushtetarët janë munduar ta nanurisin opinionin publik, duke i paraqitur si marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë, ashtu edhe regjistrimin me deklarim të besimit dhe vetëpërcaktim të kombësisë, si “detyrime” që rrjedhin nga procesi i integrimit në BE e në NATO, apo si “standarde” të aplikuara nga gjithë demokracitë moderne. Është pikërisht e kundërta: marrëveshjet e regjistrimet në fjalë bien ndesh me vlerat e standardet evropiane si dhe me ligjin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, dhe mu për këtë arsye kanë shqetësuar partnerët tanë, të cilët shohin qartë tek lëshimet e paprincipta të politikanëve të korruptuar shqiptarë farët e armiqësive e konflikteve të ardhshme në Shqipëri e në Ballkan. Këtu e ka bazën, mendoj unë, edhe shqetësimi i shprehur nga kabllogramet amerikane lidhur me dy “xhevahiret” e fundit të qeverisë Berisha.
Shekulli
Erdogani na doli i mire nga Xhuf-qimederri dhe gjithe te tjeret nga greket e deri tek italianet, qenkat te keqinj. MEso ndonje kenge te re o xhuf se kur kendon gjithnje te njejten, vjen nje moment qe kendon edhe kur je ne vaki.
ore andreas karapidhis, lene qimen e derrit e shif kollodokun e grekut qe t’ka ardh deri ne fyt dhe mesa duket te pelqeka. Nuk e di si e lexon shqipen ti o qyqar por kto jane muhabete amerikanesh e jo te Xhufit, por s’ke c’ben, ky eshte fati i ketij vendi qe me karapidhis e shpifsa shpifark si puna jote qe nuk shohin qe ky vend me kta politikan pabythsa po iken per lesh por qellimisht dhe poshtersisht ndertojne alibi foshnjerake.
Sinqerisht kompimente Z.Xhufi per qartesine e mendimeve te tij dhe kurajon intelektuale per te ven gishtin aty ku realisht i dhemb ketij vendi qe pavaresisht spurdhikve pa fytyr e pa emer si puna e ktij ‘andreas” qe kakaris kotmekot
Edhe alfabeti 36 germa ka o alban korraku, po ti perdoresh ato vetem per te artikuluar 5 fjale, do te thote qe je injorant ne materie gjuhesore. Te gjithe e dine(ti ndoshta jo) qe numrat shkojne nga 0 ne infinit, po ta shpjegosh kete duke mare si shembull vetem 3, 5 dhe 7-ten do te thote qe ti dhe matematika nuk prekeni kurre.
ik o pirdhu ti legen
Andreas, cfare te ka djegur me shume nga Xhufi, citimi i Wikileaks-it per Erdoganin apo evidentimi per nderhyrjet greke ne shqiperi dhe kapitullimin e Berishes para tyre, per te thene me te pakten. Por une te kuptoj, i dashur Andreas, ke nevoje te cfrysh pak nga ajo qe te eshte mbledhur ne zemer per cka po i ngjet Greqise tende te dashur, qe ka ulur breket para kreditoreve te saj dhe ka te ngjare tja ulin flamurin ne gjysem shtize ne Bruksel. S’ke ci ben, i dashur grekas Andreas, keshtu do te ngjase kur do te matesh ushtarakisht me ate Turqine Erdoganit dhe te vjedhesh Europen per te blere avione e raketa. Vjen koha qe do ti paguash me Pireun dhe Akropolin. Keshtu do te ngjase kur do tu japish nga 300 euro kujtdo qe ben letrat si grek ne Shqiperi e Maqedoni. Vjen koha qe do ti heqesh koromadhen pensionisteve greke ne Athine. Dhe me e bukura vjen ne fund, qirio Andreas. Sado shqiptare te deklarohen grek, Greqia do marre brylin ne Shqiperi. Aq sa ka marre ne shekuj, edhe kur ishin vetem cetat e Butkes qe u nxirrnin gjumin korofillakeve, jo me sot qe jane dy shtete shqiptare ne Ballkan, edhe pse Greqia jote e zemres nuk do qe ta njohe njerin prej tyre. Keq per te, qirio Andreas, jo per shqiptaret. Po te isha ne vendin tend, qirio, do te shkruaja ne bllogjet shqiptare fjele miqesie per Shqiperine e Kosoven dhe do ti keshilloja “vorioepirotasit” ne Greqi qe ta kishin mire me shqiptaret. Nuk do te villja helm sic ben ti, ne cdo rast. Shqiperia dhe Greqia nuk bejne dot pa njeri tjetrin. Sa me shpejt ta kuptojne kete zorraxhinj si ty, ketej dhe andej kufirit, aq me mire do jete per popullin e thjeshte te te dy vendeve qe duan paqe, pune dhe korromanen per kalamajte e tyre.
ANDREAS
po nderroi historia,te gjeni vrimen e miut!
te gjithe te drejtat i keni pas qe prej themelimit te shtetit,por nuk ngopeni kurre!
durimi e ka nje fund!
bravo njerez si ky duhet te qeverisin.jo legena pa pike atdetarizmi shesin detin sikur ua ka lene baba per nje firme te pjerdhur msa. gjerat thuhen hapur rregjsitrmin nuk kemi degjura te na e kerkoje franca apo gjermnia po vetem greku cudi a thua jane grekrit themeluesit e be.kur dihet po i mba gjermani e franca.parpe me nje kembe ne var nuk ndryshuan keta greket akoma te vjedhin pasuri shqiptare e kane mendjen.
Me shume nga te gjithe,nga Wikileak ka mesuar ambasadori Arvizu. Per te ishte nje shans per te mesuar realitetin e polikikes shqiptare.
O Askush, ai i ka lexuar keto informacione qe para se te vinte ne Shqiperi. Eshte detyra Nr. 1 e cdo diplomati kur emerohetne ne nje vend te huaj.
Por nuk na the nje fjale tu thafte goja dhe koka o “historiani“i Anadollit, per masakrimin qe duan ti bejne raca tende o kolon ne token shqiptare, historise shqiptare
Leka, ke shkruar nje mesazh si prej greku dinak, si prej pasuesi te Janullatosit. Nuk te prishet puna ty per historine e Shqiperise. Perndryshe do e kishe thene nje fjale pozitive per gjithe shqetesimin e patriotit Xhufi.
Plera si ky Leka ketu nuk jane rastesor, jana unuket qe ju jep te lepijne dicka Saliu e grekoserbete e tjere. Jane te urdheruar te devijojne faktet e verteta duke hedhue shashka dhe duke demostruar se gjasme jane te perkushtuar per fatet evendit njallin percare. Prandaj mos u peshkoni, megjithate ky vende munde te shpetoje vetem nga:
1-Zoti
2-Shqiptaret
perketa te fundit nuk ka prova qe egzistojne…
…te pa tredhur
kur pashe nickun tend me kujtua leka zogu dhe shen naumi. ka thene xhufi sa te duash.ka folur per masakrimin e cameve po ti edhe ai andreas lart beni sikur nuk kuptoni.sdo mend qe jeni 300 eurosha hd kelysha grek shkoni ne greqi ju me mire.nuk u lodhet duke hedhur helm mbi kete vend o grek te liq.do tu vije dita pa merak.sa per erdoganin lere ti ske skeni b…. ju te mbateni me te po keni gjetur kete vend ne gjendje te keqe.
o xhuxhuf qe kur u fute ne partine e ilir metes kuptehet ca njeriu je qe kur ilir meta nuk te dha post qeveritar ti na u bere nacionalist,dikush ka thene qe nacionalizmi eshte streha e fundit e horave,le te dali ndonje ketu e te me nxjeri ndonje artikull te xhuxhufit kur kishte post ministror asnjegje nuk shkruante atehere,pse i ben tani?sepse eshte diplomat i ben presion grekeve se mendon qe ata mund te nderhyjne tek qeveria ti japin nje post e te mbylli gojen,pse nuk thote nje fjale per ilir meten ku kopuku qe e njeh rrenje e dhemballe apo ka marre dhe ai ndonje thele,sepse njerzit me pak mend e kuptojne shume mire qe kufijte ne boten e sotme nuk ndrohen pervecse po te doje amerika,doni shembuj me dhjetra ishuj greke jane vetem pak milje nga turqia turqia mund ti pushtoje vetem per pak ore pse se ben?sepse eshte amerika dhe fuqite e medha qe ruajne rendin boteror xhufi dhe ca te tjere nga njera ane dhe karaxhaferi dhe ca te tjere ne krahun tjeter fusin urrejtje po ska problem se ndryshe si do shtynim kohen ne forume
Pershendetje zoti Xhufi! Qendrimi tuaj ka qene kurdoher patriotik, duke treguar qarte poisonin tuaj ne mbrojtie te interesava kombetare. Bekuar qofshi ju dhe familja tuaj.
Sigurishte qe mes pershendetjeve te shumta qe ju vine gjthandej nga shqiptaret, ne adresen tuaj z Xhufi mberine dhe mesazhe fyerje nga greko-llapaqenet. Ja disa nga keto lytra i ke dhe ketu mes neshe. E filloi muallitjen e rradhes“anderas”, ja mbajti ison cakalli pafytyrsia “leka”, ja nuk do te vonoi shume dhe do te degjoim lehaqenin injorant “turkofagos-grekun” dhe nga fundi do te shperthehi stuhija simfonike e gjithe kafsheve te ndyra te sillogjeve. Me kaqe zelle i kane ulerimat fyese kundra shqiptarve keto skupira, sa prej kohesh gjuaha e tyre nga te gerrthiturat ju eshte kthyer ne -gjuhe lope-dhe ju varet jashte si kullaro evgjiti. S’ke se cfare i bene, Buchia greqi i ka leshuar dobicet e saje gjithandei vendit tone. Ca i ke ne Qeveri , ca ne opozite, ca i quajn Dulera e ca Pollare, te tjeret e kane te shkruar ne balle , nje sua i vecante, jane trashegimtare te bythes me dyzete damare. Krenohen qe vijne nga kjo race, sua bythe, injorante te vertete, te pabese, te pafytire, mosmirnjohes, bukeshkale, ca skupira qe e meritoin ti hedhesh te gjitha ne kazane. Pyetja eshte: A do te vije ndonjehere ajo kohe kur shqiptaret ta kuptoin se ka ardhur koha ti shkulin njehere e mire nga trupi i vendit tone keta cibane???.
Mr.G
fjale me vend,por duhet te bejme dicka dhe jo me te rrijme me duart ne brez dhe me llafe.
Tek TEMA,duke filluar nga z.Mero Baze dhe gazetare te tjere shikoj patriote dhe njerez qe e duan kete vend.
Ne rast se M.Baze,Pellumb Xhufi,Mustafa Nano i bejne thirrje gjithe kombit te mblidhet ne nje proteste ne Tirane kunder politikes aktuale dhe sidomos asaj greke dhe turke.Besoj qe te gjithe njerezit e ndershem do te merrnin pjese dhe ti tregojme vetes qe jemi akoma gjalle!
jetoj ne Itali aktualisht,por do te kthehesha menjehere dhe do te qendroja atje deri ne arritjen sado me te vogel.
U bej thirrje te gjitheve qe te lejme mesazhe per Mero Baze,per organizimin,pasi besoj tek ai,dhe te mundohemi te bejme dicka!
pershendetje te gjithe shqiptareve!
Une sdo shkoja aq larg sa ti beja thirrje z.Baze qe ai te na bente ttirrje ne per protesta,por do ti kerkoja apo lutesha per dicka fare minimale qe ne fund te fundit eshte e drejta morale e 99% te komentuesve ketu,qe
“TemA”te ishte paksa me e kujdesshme ne seleksionimin e komenteve qe postohen ketu.
Shume komente jane shume fyese kundrejt nje kombi te gjithe dhe pjese e kesaj fyerje jane,ne,prinderit tane,gjysherit tane,familjet tona etj,direkt apo indirekt.Ne jemi me nga tre universitete,kemi 15 vjet qe po edukojme boten dhe sna ka ofenduar njeri kendej nga jetojme,por se ckane dale ca fshatare qurralepires qe shohin enderra per vorio leshin!!!he he he..zot i madh…
Nejse,mendoj se mospostimi i disa komenteve anti-shqiptare do te ishte ne vetvete nje detyre patriotike.Sigurisht fjala e fundit i takon TemAs,si ta shikoj te aresyeshme,dhe ne pamundesi te kesaj te pakten mos na i bllokoni komentet tona por na lini dore te lire te meremi vete me keta bij k…..sh.
hiq ate nick qe ke vene se ska himariot te nxjeri fjale te tilla nga goja ti pervecse cam sje gje tjeter
uaaaaa,po ti qenke genius,po si e zbulove qe jam cam,mo?!!!
Tani qe u zbulova do te ta heq menjehere,nick-un
Jo mo c’ne !!! Ai dhe soi i tij (shoket e te njejtit mentalitet lindor) kane nga 3 universitete dhe 15 vjete qe japin mesime “dajaku” (dhune) kudo nga ndodhen dhe kur u jepet mundesia !!!
Andreas, Lekes, Danielit dhe Co.,
Turp per ju (vecse mos qofshi te paguar…) qe flisni ashtu per prof. Xhufin! Zoti ju a falte injorancen!
Patriote jemi te gjithe me te rrahur gjoksi. Por me fjale dhe veprime te mencura dhe trimerore jane shume pak, numurohen me gishtat e dores. Ja disa: Frasheri, Xhufi, Pashaj, Baze, etj
Rrofsh dhe u gezofsh prof. Xhufi . Historia e shqiptareve do ta permende me respekt emrin tuaj mot e jete. Pacin faqen e zeze akademiket e strukur dhe te trembur qosheve te zyrave te mykura te asaj qe akoma mban emrin “Akademia e Shqiperise”!
Durim Shumi
KY LEKA DUHET TA SHKRUAJE GREQISHT EMRIN SE LEKA ESHTE SHQIP.
PO TA SHKRUJE SHQIP EMRI TEND DO FILLONTE DHE DO ISHTE ALE
IKE O DEBIL MATEMATIKE,O TRAP,RROTE,O THES ME LESH,O RIP.
MBETE TI TE VLERSOSH ATDHETARET,SI SHKRUJNE DHE CFARE THONE
DHE ZOTIN XHUFI, QE PERHAP JEHONE NE HONET, QE KRIJOI SHPELLARI
O MENDJE PESHK,O QEN ZAGAR DHE MUMJE DINOSAURI.
respekt,njers te till e meritojne dhe e kan.
Urime Pëllumb Xhufi, je shembull i intelektualit të ndershëm, të mençur e trim. Do të jeshë Nderi i Kurveleshit dhe gjithë Shqipërisë nese Opozita të propozon per t’u zgjedhur Deputet ne Kuvendin e Shqipërisë. Ditë më të mira paskëtaj vijnë…
Respekt e nderime për z.Xhufi.
Disa komentues merrren me personin,i bejne biografine,nuk merren me problemin per te cilin shkruan autori.Sa per sqarim per nje pseudolexues e komentues.Po te ishte per poste Prof.Xhufi qendronte ne LSI,por iku qe diten e pare qe lsia u berishiste.Nuk mund te delnin para tij keta injorantet e sahanlepiresit qe i kane mbetur Ilir Metes.Mire eshte qe te gjithe ne qe lexojme keto shkrime te mesojme e te mendojme e te veprojme e jo te merremi me sharje,fyerj etj.Personalitetet si Prof..Xhufi i bejne ndere vendit.
“Historiani dhe diplomati pellumb Xhufi ……….” . Bravo Cufo, lart e me lart !!! Bubi Kacurrel duhet te jete diplomuar ne shkencat natyrore qe nuk i degjohet zeri per politikan dhe diplomat !!!
Nga reagimi i shume grekeve ketu, kuptoj se intervista e Xhufit ka goditur ne shenje! Pergezime Xhufit qe si pakkush ne rradhet e politikaneve ‘baballare te kombit’ po perfaqeson vertet interesat kombetare!
Prof. Xhufi; Vetem ajo cka ndodhi ne LIBI e shpeton SHQIPERINE, edhe pse me kosto shume te larte, por eshte shpetim per te tashmen e te ardhmen e brezave ne Shqiperi. Sepse do pastrohet nje here e mire provincializmi-malokeria Berisha-Meta dhe qytetarizmi-pervers Nanoizmi. Rruge tjeter nuk ka, e per kete ju si historian i mirenjohur e dini forte mire se; Pa Revolte-Revolucion-Kryengritje asnje komb nuk ka fituar mbi Diktaturen, qofte me ngjyre te Kuqe dje apo si sot te pretenduar Blu, se ne fakte lindi e eshte e Zeze.
Te uroj suksese ne punen e angazhimin tuaj Profesor.