Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, në seancën e Kuvendit ka folur për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Duke iu referuar çështjes së pronave, që ka dalë si pistë e parë në media e në opinion publik, Xhafaj tha se mafia e tokës vepron kështu, të kërkon kontratën e parablerjes për të bërë regjistrimin, ose të merr kokën.
Fillimisht Xhafa tha se vrasësit kishin mundësi ta ekzekutonin Konomin në shtëpi, por e bënë atë publikisht.
“Të premten ka ndodhur një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Një njeri, një gjyqtar, një punonjës i ligjit, një qytetar në moshë të re u hodh në erë dhe humbi jetën. Me një krim që ishte ndërtuar të ishte si një mesazh kriminal për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Ky ishte një krim jashtëzakonisht i rëndë që pavarësisht motivit, është një shpërthim që tronditi dhe vrau shumëkënd tjetër, gjithkënd që e di se në Vlorë ishte dora që ndezi shpërthimin, por që mina ishte kurdisur diku tjetër.
Ç’farë ndodhi në atë të premte të zezë ishte një atentat mafioz në qëllim, në mënyrën e organizimit dhe në ekzekutimin e tij. U godit drejtësia, u synua t´i jepet një leksion ogurzi gjithë atyre që guxojnë të cënojnë interesat e mafies. Mund të kishte ndodhur ky krim edhe në errësirën e rrugicës apo të shtëpisë së magjistratit Konomi. Kur ai hynte dhe dilte prej saj. Të paktën dy herë banditët kishin qenë në oborrin e shtëpisë së tij, por ata nuk e kryen aty krimin. Pritën të zbardhte dita, të dilte dielli, pritën që ai të dilte në bulevardin kryesor të qytetit për të realizuar goditjen fatale, për të treguar se ata nuk kanë frikë dhe se gjithkush duhet t´i ketë ata frikë!” tha Xhafaj.
“Nuk dua të politizoj ngjarjen tragjike. Por politika është kudo dhe mbështjell çdo gjë në Shqipëri. Ajo është bërë rrënja e helmuar nga e cila në jo pak aspekte të jetës e realitetit shqiptar po korren në vijimësi vetëm fruta të helmuara. Nuk marr përsipër as të them se në çfarë konkluzionesh ka dalë tashmë opinioni i një qyteti të tërë të traumatizuar për autorët e mundshëm dhe arsyet e mundshme të këtij akti barbar. Zbulimi i autorëve dhe frymëzuesve të tyre, vënia përpara drejtësisë dhe ndëshkimi i ligjit, kësaj here nuk vlejnë vetëm për të vënë drejtësinë në vend, për të dhënë pak ngushëllim për familjarët dhe qytetarët e këtij vendi, por edhe për të dëshmuar se shteti është më i fortë se krimi dhe se ky shtet kërkon ta luftojë realisht krimin dhe se segmente të tij, nuk janë realisht pjesë e vetë krimit. Shpresoj të ndodhë më e mira, por çfarë ka ndodhur deri më dje, nuk jep shpresë për më mirë. Ngjarja tragjike e të premtes është vetëm një hallkë në një zinxhir të gjatë krimesh të tjera të pazbardhur që dëshmojnë të kundërtën. Ngjarja e së premtes është në vazhdën e një sërë ngjarjesh së mëparshme që kanë vepruar mbi njerëzit e drejtësisë janë një dëshmi e hidhur sesa poshtë ka rënë autoriteti i drejtësisë,” vijoi më tej deputeti socialist.
Më pas ai komentoi pistën e vrasjes për shkak të çështjeve të pronësisë.
“Në këtë rast, media, por dhe shumë njerëz të thjeshtë e jo vetëm në Vlorë konsiderojnë ai autorë të mundshëm mafian e tokave, edhe pse i mbetet drejtësisë që t´i verë përfundimisht emrin autorëve dhe frymëzuesve të tragjedisë. Nuk jam aspak i befasuar nga ky perceptim e gjykim dominues. Gjithkush e di sesi vepron dhe sesi gjallon mafia e tokave. Mafia që të kërkon kontratën e parablerjes para dhe si kusht që të bëj regjistrimin, mafia që po nuk i hape rrugë duhet ti nënshtrohesh dilemës: O tokën, O kokën. Sepse kjo është mafia që mund të ekzistojë vetëm si një simbiozë kriminale me vetë segmente të pushtetit. Sepse pushteti ka hipotekat, ka komisionet e kthimit të pronave, gjyqtarët e korruptuar e të promovuar përmes korrupsionit. Sepse vërtet pronat ndodhen në bregdet, në Vlorë, në Kavajë, në Gjirin e Lalëzit e gjetkë, por fijet e tyre tërhiqen ekskluzivisht në Tiranë. Në Tiranë qëndron kumbari dhe klani i tij, të tjerët në rrethe janë vetëm sejmenët.
Pushteti i krimit e ka kuptuar qartë interesin e pushtetit politik dhe ka krijuar simbiozë me të, aq sa është e vështirë të kuptohet se ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri. Ky pushtet që kujdeset më shumë se si gjyqtarët t´ju garantojnë pushtetin përmes votës së vjedhur, që kujdeset që prokurorët të mbyllin dosjet e nxehta me procedurë, që ka nën shërbim drejtues policie që zhdukin gjurmët e krimit dhe mbajnë në këmbë një institucion frike dhe represioni, i ka lënë të gjitha dyert hapur për krimin. Si bashkëpunëtor i tij, si bashkëfajtor njëlloj si ai. Refuzoj të bëj çdo lloj spekulimi me këtë krim jashtëzakonisht të rëndë duke respektuar e inkurajuar hetimin e tij nga organet përgjegjëse, por kushdo e di që krime të kësaj natyre, ose zbardhen shpejt, ose mbeten përgjithmonë në errësirë. Nëse ndodh rasti i dytë, atëherë kjo do të jetë një provë më shumë që ndonëse “krimi nuk ka qenë i përsosur, biles ka dhe prova e dëshmitarë”, njerëz me pushtet okult, mund të jenë ata që kanë urdhëruar krimin dhe që janë në gjendje të bllokojnë apo sabotojnë hetimin. Nëse do të ndodhë rasti fatkeq, atëherë edhe ky atentat do të ketë fatin e hetimeve për vrasjen e deputetit Xhindi apo të komunarit Veseli. Kjo do të thoshte se ka rënë përfundimisht shteti dhe është konsoliduar autoriteti i pushtetit dhe krimit të lidhur me të,” tha Xhafaj.
Ai nuk la pa përmendur edhe mungesën e kryeministrit e presidentit në ceremoninë mortore të Konomit. Por të paktën presidenti shkoi më pas në shtëpinë e të ndjerit, kurse kryeministri u mjaftua me një buqetë me lule.
“Të shtunën në Vlorë, pranë trupit të copëtuar të magjistratit Konomi mungonte kryeministri i vendit, njeriu i qokave pa shkak. Ndodhej kilometra të tëra larg nga ajo ceremoni mortore duke ju gëzuar një medaljeje që i varën në qafë, njëlloj si ato dhjetëra medalje që i jep çdo ditë vetes për disa arritje që i sajon vetë dhe i gëzon po vetë mbi mure, buzë detit apo në majë mali. Kryeministri buzëqeshte i lumtur duke jetuar jashtë kohës dhe realitetit duke treguar se zia në shpirt e një populli të tërë, duke treguar se fataliteti që troket për çdo qytetar është i huaj për atë vetë.
Edhe kreu i shtetit nuk u ndodh në atë ceremoni mortore që ishte më shumë se aq, ishte një ceremoni mesazh përball krimit e kriminelëve që synonin gjunjëzimin e shtetit. Është kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por një nga aktorët më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë. Si i tillë, magjistrati i ndjerë Konomi e meritonte një grusht dhe edhe nga dora presidenciale. Kësaj here, kreu i shtetit foli jo me heshtje siç bën zakonisht, por foli me mospraninë e tij,” tha Xhafaj.
Nuk ka as cfare ti shtosh e as cfare ti heqesh…te gjitha jane thene…
vetem tek ne njeriu ska vlere…dhe vetem tek ne pronat vidhet dhe nuk trashegohet…
Ajo qe i ndodhi atij kaurit nuk qenkerka pune Mafie —–Atij kauirt ajo prone nuk i takonte, sepse gjyshi ja kishte lene trashegim gruas italiane
— Sic duket kauri ka gjetur miq qe kane pasur lidhje me gjykatat , sic ndodh rendom, dhe ata do i kene thene qe:
–“Ne te ndihmojme ta fitosh gjyqin , por duam pjesen tone “-Dhe kjo eshte normale ne cdo lloj pazari
, sepse ajo nuk ishte toke e kauir Konomit , ishte toke e italiankes
——-Kauri sic duket ne fillim do kete rene dakort me pazarin e atyre miqve qe kane lidhje me gjykaten
dhe pastaj kur hariti e fitoi gjyqin , –(me ndihmen e Atyre , sigurisht ) , nuk e ka mbajtur fjalen ,
si i pabese qe eshte , dhe nuk i ka perfshire edhe ata qe e ndihmuan te fitonte gjyqin, ne ndarjen e tokes
———–Edhe ata bijte e nenave e bene…….Satelit ..looooool
——– Keshtu qe kjo puna e ketij Konomit , nuk ka lidhje me pushtetin fare , porka lidhje me ndershmerin ne Pazar
–Konomi mori nje toke qe nuk i takonte me ndihmen e te tjereve dhe donte tua fuste atye duke mos ju dhene azgje ,
pavaresisht se ata e nihmuan qe te merte gjithe ate toke qe nuk eshte e tija aspak , por eshte toke e shtetases Italiane
———-Dhe tek e fundit fare ajo toke ka qene kenete , dhe pronari i tokes duhet t e jete bashkepronar me shtetin shqiptar qe e beri ate toke te banueshme –se ajo toke ishte vetem burim semundjesh malarike , dhe nuk perdorej per azgje tjeter ..
———Njeriu duhet te kete ndershmeri –Kur jep fjalen duhet ta mbash , jo te tregohesh i pabese —
O raimond ti me sa duket qene pjese e aferave per shkak te ligesise qe shpreh. Dhe i dike mire se si funksionojne aferat. Ai kauri qe thua ti me percmim prej talebani u vra mizorisht per nje te drejte qe fitoi nga gjykata (une them qe i takonte, ti jo) duke lene femije jetim. O raimond talebani te uroj te gjesh ne jete sic e ke zemren!
pergjigje Rajmondit…thoni ketu ne komentin tuaj se ajo toke nuk i takonte “kaurit”,( i cili ka Emer dhe quhesh Zoti Skerdilajd Konomi)qe sot quhet viktima e ketij pushteti mafioz,Z konomi ishte nje nga niperit e asaj “italiankes”qe thoni ju dhe ishte trashegimtar ligjor i saj.po juve si duket keshtu ju vjen per shtat se si duket jeni dhe ju ata qe e kane ngjyer gishtin ose krahun ne ate “mjaltin e kusarise”.Me ben gjithshtu pershtypje se e ditke dhe origjinen e asaj toke….ishte kenete thoni,…sa mire e ditkeni se “kauri “i ndjere kish dhene fjalen per te dhene shperbllim ne toke atyre qe ja njohten ate?!!!dhe ky nuk ja dha? po si behet ajo mor z,rajmond,kur i ndjeri sic thuhet nga hetimet qe sapo e kish regjistruar ate toke nuk kish asnje jave,.atehere kur do arinte ai qe tju bente ate faljen sic thoni ju…..edhe sikur te donte ta bente ,kriminelet bastarde nuk i lane kohen…..atehere versioni juaj bie poshte eshte i pallogjikeshem dhe qendroni me kembe ne toke dhe mos u beni perkrahes i mafies se pastaj mer tagrin qe kane ata,”mafie”
ne cdo zyre shteterore,anekend vendit ,ka vite qe ndodh nje gje shume e shemtuar,ne rast se deshiron te regjistrosh pasurine,qofte kjo toke,shtepi,biznes,nepunesit te bejne qe ti paguash,pavaresisht se je me te drejte dhe ke gjithe dokumentacionin perkates!
kjo eshte thjesht grabitje dhe nuk ka as emer tjeter,ky eshte shteti qe kemi ndertuar!
te gjitha sa thote i nderuari xhafa dihen nga 100% e shqiptarve vecse i ka shkruar ato pak si me “pathos” per te na mallengjyer..por harroi te thote se te gjitha keto vijne nga nje opozite qe eshte
me debilja ne bote qe sali berisha i ka perdhunuar me “kuc e me mac” per 20 vjet dhe kjo eshte aresyeja..
prandaj opozita nuk duhet te hyje ne dialog me djallin berishe..ajo ka dy rruge:
1.te beje opozite per te firmosur ne bordero ne fund te muajit
2.te dale ne shesh duke kerkuar largimin e djallit vicidolit.
Koha e telenovelave ne paralament ka mbaruar me 21 janar.
po dhe opozicjonalet njerez jane,kane frike..se ujqrit jane shtuar ca si shume….
jane dakort qe ujqerit jane shtuar por dhe opozita nuk eshte profesion qe merr rrogen si ajo seseri qe shkoi nga amerika per te marre rrogen dhe puthej me kolecina topallin..
Kudo ne bote qeveria ka frike nga opozita me perjashtim ne shqiperi
ku opozita pshurret nga sal-pozita..vecse nje detyre patriotike e ben
firmos ne fund te muajit..
Shkoni ne Sharre dhe ngrihni merhumin nga varri te vere drejtesi.Ata qe erdhen mbas tij jane nga me bastardet qe kombi shqiptar ka njohur ndonjehere.Ose merrni ato qe keni fshehur dhe vendosni vete drejtesine sic bejne popujt e qyteteruar.
Artikullit nuk mund t’i heq apo shtoj asnje presje ; eshte teper konçiz dhe me se i detajuar per gjithshka mendon çdo mendje e ftohte ne Shqiperi qe njeh fare mire skenaret mafioze te shpirterave te pangopur qe po vene pasurite e tyre me nje çmim te larte: me gjakun e te vetmeve pronare te ligjshem…. Ne çdo vend te botes te kishte ndodhur ky krim i shemtuar, do te qe e sigurt pjesmarrja e gjithe qeverise ne ceremonine mortore….mungesa e saj ne te, s’ka nevoje per me shume komente…Kur njerezit te binden per kete, do te jete shume vone; do jene plagosur shume zemra nenash e femijesh te pafajshem.
Zhaneta! Artikullit te Xhafes, Sali Fazllici dhe Ilir koke-madhi nuk e dugulis…Une zjarri ka 20 vjet qe pres qe ti Zhaneta te me hedhesh (Benzin) O Zhaneta ejani ketu ne Tirane, kushe me Sepata, kushe me Hanxhare. kushe me LITAR dhe kushe me GOZHDE..ti varrem me koke posht dhe ti mberthejme me GOZHDE nga kembet dhe ti leshojme qente e Tiranes ti SHUROSIN NGA FYTYRA. Kushe eshte dakort te ngreje DY kishtat e Sali Esat Pashes.?
Hera e pare , ne te cilen pelqej jashte mase fjalimin e nje politikani.
TemA-online….!
Ju lutem na orientoni ne kete problem.
Une, personalisht, mendoj qe ne kete rast Fatmir Xhafaj flet ,nga fillimi ne fund , fjale pa kuptim.
Kurse zoteria “epirioti” thote “Hera e pare , ne te cilen pelqej jashte mase fjalimin e nje politikani”
TemA-online, cili grup i lexuesve te juaj (duke supozuar se si une ashtu edhe “epirioti” perfaqesojme nje grup me mendime te perbashketa) eshte i rrjedhur nga trute.
Ju falenderoj per ndricimin, ac a keni mundesi, te ketij llumi berishiano-shqiptar.
Ti sigurisht Agim je i rrjedhuri..Fjalimi eshte brilant..
o “epiriot”, ne se nuk je budalle, perse te ka pelqyer jasht mase ky fjalim.
1…
2…
3…
Une do te falenderoj nga ana ime ne se do te me japesh pake drite te kuptoj kete fjalim qe (pamvaresisht se te gjitha konkluzionet e nxjerra ishin te njohura me pare) nuk me jep asnje konkluzion origjinal te tijin.
“epiriot”, shkoj me shprese se do te kuptoni qe pyetja e ime eshte nje pyetje e thjeshte qe kerkon nje pergjigje te thjeshte.
Seriozisht te falenderoj per pergjigjen dhe..nuk prish pune ne se nuk ke kohe te pergjigjesh.
Gjithe te mirat kudo qe te jeshe.
Mire e the o Xhafaj. Po realiteti i hidhur ky eshte. Familja Berisha me banden qe i rrethojne kan mbjelle ne popull urrejtje, percarje, anarki dhe varferi. Shumica e njerezve ne shqiperi jetojne sot per neser, pa perspektive per jeten e tyre dhe te femijeve te tyre. Njerzit kane aq shume halle mbi supe sa llogjika nuk ju funksionon me, nuk e marrin me vesh se cfare eshte normale dhe cfare jo. Vorbulla e “si ta shtyme dhe nje dite” i ka mare te gjithe dhe duket qe nuk do te lirohen me. Kjo kohe eshte e mafiozeve, kurvave dhe e me te fortit.
Mos u lodhni kot o njerez, po te doje Saliu e mbyll rubinetin fare atje lart dhe pastaj ska me gje as per te varferit, te mesmit dhe as per biznesmenet piramide qe ka shqiperia.
Te nderuar opozitare!Populli (atehere,dikur,kur ishte vertet POPULL) thote qe ”derri do plumb” dhe ”s’behet vreshta me urata,por me shata e lopata”.Ne se nuk e kuptoni domethenien,edhe pse te gjithe jeni njerez te shkolluar,kjo do te thote qe,ne se doni ta ktheni Sali Shpellarin me patkonjte nga dielli,duhet te veproni sic e meriton,me hu e me dru dhe jo te vini ne parlament dhe te beni gjoja marreveshje per hir te integrimit,me Saliun ne krye!Me kete satrap nuk mund te kete ecje perpara,por vetem fatkeqesi te njepasnjeshme.Nuk duhet te futeni ne parlament,duhet te ngrini popullin (ne se ka ende popull!) ne kembe,ne protesta te vazhdueshme dhe jo ne protesta me kalendar,madje edhe ne ato lloj protestash qe Saliu i quan ”te dhuneshme”.Mos harroni qe ”derri do plumb!”
Po pse o Xhafa rrini si te dhjere duke vazhduar te beni marreveshje e pazare me kete mafie kriminale? Ne qofte se nuk keni takat ta luftoni dhe ta mundni,lirojini vendin dikujt tjeter ta bej se u ngopen boll njerezit me analiza dhe hartime boshe.
Zoti Xhafaj pse flete teorira, pse nuk e ve gishtin tek plaga, tek kreret e kesaj mafje dhe tek eksekutoret mafjoze, qe jane dy mostrat me emrat, Sali Berisha e ilir Meta.
Ne qofte se gjyqtarit KONOMI ju hodhe me respekt nje grush DHE.per ju te dy mafjoz berisha +meta populli do tju pshuri aty ku do preheni.
arnaut pis milet..
“Nuk dua të politizoj ngjarjen tragjike”
mos e politizo o xhafaj,si mund ta bësh një gjëtë tillë me këta politikanë që kemi!janë ëngjëj të gjithë!bile ki kujdes se mos na ofendosh “burrin e shtetit”atë të ndershmin që vetëm zoti ja kalon për ndershmëri!prandaj o xhafaj mos i përzje “çapkënllëqet”e kalamajve,të berishës,me politikën e burrit të shtetit!kjo vrasje nuk ka të bëjë me shtetin ka të bëjë vetëm me kohën e nxehtë dhe verën e thatë!
hy gonarë të udhëhequr nga kryegomari dy metrosh!të gjithë ju duhet tju nism në tibet o indi dhe tu rruajmë kokat për tu bërë priftërinj budistë që rrojnë vetëm me lutje!
politikanët shqiptarë rraca më e ulët e qënjeve të gjalla,në univers!
harram paçi gjithçka!
kur flet edhe fatmir xhafaj per mafie ka degjeneru edhe opozita, ai i cili ka qene servil i tosit dhe vellain narkotrafikante me privilegje dhe i mbrojtur nga shteti shqiptar…fatmir xhafaj figure e korruptuar bandit, nuk duhet te kete vend ne opozite