Rama: Raporti i OSBE/ODIHR ndikoi në uljen e tensionit politik

13 Shtator 2011, 15:57Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se raporti i fundit i OSBE/ODIHR, ka ndikuar në uljen e tensionit politik dhe sipas tij, ky raport është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur. Në takimin e zhvilluar me shefin e Misionit të Vëzhguesve të 8-majit, Jonathan Stonestreet, Rama e falënderoi edhe njëherë zotin Stonestreet, për raportin e qartë të OSBE/ODHIR-it, mbi zgjedhjet, sidomos ato në Tiranë, si edhe për rekomandimet e vlefshme të bëra në këtë raport.

“Ky raport është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009, ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Partia Socialiste e konsideron raportin tuaj një ndihmë të çmuar dhe një pikë referimi solide për një reformë që t`i japë fund deformimeve të papranueshme zgjedhore”, u shpreh kreu i opozitës.
Nga ana e tij, shefi i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit, vuri theksin tek domosdoshmëria e një sërë rregullimesh ligjore si edhe e krijimit të kushteve për rritjen e besimit të njerëzve tek zgjedhjet përmes një kulture politike, që ta bëjë të mundur një gjë të tillë. Ai shprehu gatishmërinë e misionit për të dhënë ndihmesën e vet në procesin e reformës zgjedhore, duke uruar që palët do t`i qëndrojnë vlerësimeve të bëra për raportin përmes një angazhimi konkret në adresimin e problematikave të tij.
Takimi mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe shefit të Misionit Vëzhgues të 8-majit, Jonathan Stonestreet ka zgjatur përreth 75 minuta. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe deputetët Vasilika Hysi e Damian Gjiknuri, të mandatuar nga grupi parlamentar i opozitës, për të ndërtuar me palën tjetër, metodologjinë dhe hapat për reformën zgjedhore./ora-news/

29 komente në “Rama: Raporti i OSBE/ODIHR ndikoi në uljen e tensionit politik”

  1. Petro says:

    Personalisht nuk kam besim te planet e rradhes, pasi naltmadhnia e ka vertetuar me vepra qe sa here behet nje permiresim per te kufizuar manipulimin e rradhes, ai shpik nje marifet tjeter per te cilin nuk i ka shkuar mendja njeriu as ketu e as ne Bruksel apo Uashington. Pasi e ben fakt te kryer ne duhet qe te presim rregullimet e rradhes per permiresimet e nevojshme per zgjedjet e ardheshme, ndersa atij nuk i futet nje gjemb ne kembe, dhe historia vazhdon.

    1. vinny says:

      Problemi i zgjedhjeve ne Shqiperi nuk eshte se kami nje maxhorance te korrupruar dhe nje opozite te ndreshme, puntore e dashamirese te popullit shqiptar..fatkeqesisht thuajse e vetmja gje qe i diferencon eshte fakti se njera pale eshte ne pushtet e pala tjeter ne opozite…pjesa tjeter eshte thuaj identike.

      1. edi.s says:

        Me mire tingellon kur hesht se kur nxjerr nga keto budallalleqe.
        Duhet te gjesh nje menyre tjeter per tu ndjere qenie e larte se
        keshtu tregon vetem paaftesine tende per te arsyetuar.
        Na hapet barkun me keto perfundime o njerez te lindur per skllaveri,
        hipjani tragetit e behuni skllever ne toke te huaj se ka me kuptim…

        1. vinny says:

          Kam 20 vjet qe ja kam hipur e sme bie mendja te jetoj me aty…Ata qe ka ne krah sot Edi Rama dhe pretendon te fitoje zgjedhjet kane qene ne qeverite e ndryshme socialiste qe e degjeneruan ate vend deri ne ate pike sa qe populli te rivotoje nje kriminel si Sali Berisha qe i la ne lufte civile.
          Konkluzionet e mia nuk jane te bazuara ne th&th kafeneshe, as ne artikuj sensacional gazetash, po ne fakte te jetuara vete.
          Kur te ulesh ne tavoline me ministra (sot jane deputete ne kuven te opozites) dhe u sjell nga kompanite me te medha boterore qe kerkojne te investojne ne Shqiperi, ne baze te parimeve te e standarteve evorpiane, dhe e vetmja qe qe te kerkohet jane se sa do fusin ne xhepin e tyre (dhe ne asnje vend ça do te fitoje populli shqiptar) atehere i pranoj leksionet morale tuat.
          Kam alergji dhe urrejtje patologjike ndaj Sali Berishes per ato qe ka bere kundra popullit te tij, po kjo nuk do te thote se do simpatizoj hajdutet e krahut tjeter.
          Kjo eshte fatkeqesia e Shqiperise dhe shqiptareve, dhe nese sot Berisha eshte ne pushtet dhe po çon Shqiperine drejt gremines, nje pergjegjesi te madhe e kane socialistet qe u treguan aq medioker dhe hajdute, sa qe shqiptareve ju riduk Berisha i ndershem.

          1. benny says:

            Sa mire e ke more vinny. Jam plotesisht dakort me ty. Nuk arrij te kuptoj se si arriti te ringjallet politikisht Berisha pas ’97. Tete vjet vjedhje ne pushtet ju desh Fatos Nanos qe te pastroje Berishen dhe ta bente t’u dukej shqiptareve me i mire se ata qe kishin pushtetin para tij (PS).
            Por edhe Edi Rama nuk e ndihmon shume vehten e vet kur deklaron qe ka 3 000 Euro ne banke pas tre mandatesh si kryebashkiak qe ve firmen ne projektet me te kushtueshme immobiliare ne Shqiperi dhe nga ana tjeter ben nje dasme qe vleresohet se ka kushtuer “vetem” 30 000 Euro.
            I behet popullit te dale e te derdhe gjakun per ta sjell
            ne pushtet???
            Mjere ne thuaj qe i jemi drejtuar nje kaosi tjeter si ’97, sepse nje kryengritje e padrejtuar nga askush, por vetem nga forca brute e popullit kaos e dhimbje do te sjelle, derisa te dale dikush tjeter dhe te perfitoje nga situata.

            Zot na shpeto nga thonjte e te korruptuarve pa pike morali.

          2. antonio says:

            Ky eshte KAPITALIZMI DEMOKRATIK,o byrazer!!!Te vjedh votat,te vret ne mes te bulevardit,te ben budalla dhe pastaj te thote:TAKOHEMI PAS 4 VJETESH!!!

    2. tg usa says:

      Petro po e pregatit drogaxhiun te genjeje dhe te mashtroj socialistet edhe heren e trete me keto qe shkruan more drit shkurter.Po akoma nuk e mare vesh more mjeran se ai sajon keto gjera sepse ndryshe nuk kishte si te rrinte krytari jot more qyqar.Po mire e ke mbajeni si e keni sipas festes.Une qe po shkruaj shkruaj se dua qe pushtetet te ndrrohen se ashtu eshte me mire per shqiperine por me ish bijet dhe niprit e ish udheheqsve te regjimit gjakatar dhe me kryetar qe mer $3000euro droge ne ditet kurre nuk do tja arrisi shqiperia qe te kete nje opozit qe mund te ndrrohen pushtetet dhe keshtu per shqiperine do kendohet kenga qe kendojne ana e jugut shqiperi te mori lumi.

    3. raimondi says:

      Edi kur shkon ne takime me te huajt merr me vete Vasiliqine dhe Damianon –Qe te dy jane pyke ne diell ——-Jane nje turp i gjalle nga niveli teper i ulet intelektual si juriste medioker

      Por Edi i merr ata te dy se i ka kaure — Por ca me cudit mua , eshte se ata myslymanet ne PS-jane
      shume here me te smart se Edi me keta deficentet, dhe nuk ngrihen e ti tregojne vendin nje Kauri budalla
      si Edi qe nuk ka as Njohje ,as Gjykim ,as Ide dhe as Kurajo

      ——Edi eshte nje zero me xhufke ,dhe kerkon te rije akoma ne krye, kur gjithe keto vite vetem ka humbur
      perballe Berishes dhe eshte zvaritur perballe grekeve

  2. anticensurë says:

    o gallatë shqiptare!
    me të vërtetë kujton ti se ky “gur themeli” ka zën vënd në kokën e çmëndur të viçidollsit?
    të vjen të plasësh kur mendon se një njeri i tillë drejton opozitën!i verbër dhe injorant,që të bën të përdorësh thnjen e sërbit!”të vjen ti japësh një grusht(shpullë)”kur mendon se na quan neve budallenj që të besojmë këto gomarllëqe të tij!
    e tradhëtar rama çpo bën për regjistrimin grek të popullsisë?
    si ke ndërmënd ta shkruash veten??
    më e tradhëtuar se sot nuk ka qënë shqipëria asnjëherë!

    1. Rani says:

      E ha turpin me buke edhe ky se ka problem, me duket se e ka mesuar Saliu, duhet ti kete thene “bej si une o budalle”, vetem se ka nje ndryshim qe Saliu jau ka futur te gjitheve dhe i ka rrahur gati te gjithe pa perjashtim ndersa keta ja hane broçkullat per dialogje gjithmone Saliut……….keta jane njerez pa gjak pa vner………

      1. aspetosi says:

        ——po ju nga jeni,nga kina?–shqiptar jeni dhe ju-kini rutinen tuaj dhe se prishni terezin………keshtu ben edhe Rama

        1. raimondi says:

          Boll ti ore idiot — Ti nuk di ca flet –Hajvan i dreqit

        2. anticensurë says:

          shko mor idjot!

  3. Kkoli says:

    Bla,bla,bla.
    Dhe nje tjeter bla,bla,bla.
    Akoma me shume bla,bla,bla.
    Oooooooohhhhhhhhhhh I mjeri popull..

    1. popolo di Tirana says:

      bla, bla, bla : mjaft më, e morrem vesh qe politikanet tane jane impotente mendore…

  4. jaho labi says:

    “Ky raport është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009, ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit”!!!!!!!!! UUUUUUUUUUUUUU…
    Po ky raport vertetoi vjedhjen dhe shenjoi hajdutin…
    Pse ore pall e gjate themeli i demokracise me placka te vjedhura ndertohet… mortja qe ste merr..
    Kjo bie erè kèrme, ere marrveshje te piste… e tipit “lerme te mbaroje mandatin te gezoj cfar kam vjedhur
    se ti e ke radhen”..
    Te gjith jane te lumtur pas kesaj(e kam llafin per kermen politike qe ka uzurpuar vendin) se populli nuk
    ka asnje interes nga marrveshje te ndyra..
    Si do vej halli….Mjer ky vend….
    Mjer ne qe besuam se ka nje te ardhme dhe ngelem ketu

    1. Lil Toronto says:

      Tani Rama eshte i qete, se pas 2 vitesh Jonathan Stonestreet ia siguroi fitoren.

  5. Kkoli says:

    Ka ardhur koha qe shqiptaret te krijojne nje force te re polititike Qe te mbroj interesat e popullit Dhe te mos ket llum ne gjirin e vete siç Jan te mbushura PD dhe PS pjell nga PPSH_ja

    1. Epirioti II says:

      Pirdh, pirdh se lirohesh. Sa kohe do vazhdojme te kemi popullin te ndare ne 30% sylesh, 40% hajdute dhe 29% frikacake, cdo parti e re qe do krijohet do jete shembelltyra e LSI-se.
      Edhe Hilary Clinton me vene kryeministre per 7 muaj do behet shkerdhatokrate sa Luljeta, hajdute sa Lir Kryemadhi dhe Viçidolse (qe dmth me rroge ene nga Serbia, ene nga Greqia).

  6. Arjani says:

    Po c’te beje ? Lufte ?

    1. Fabio says:

      Po mire mo Arjan,per lufte nuk qenka,per diplomaci nuk eshte e nuk eshte se ka dy here qe populli e voton,Sala vjedh votat, e ne fund nderkombetaret mbeshtesin Salen.Atehere per cfare eshte?

    2. jo pampers says:

      NUK THOTE NJERI PER LUFTE POR PER BASHKIM NJERZISH TE NDERSHEM.
      JO TE BEJE SI LETER HIGJENIKE E BERISHES..NEVERIA I KA KALUAR KUFINJTE

  7. ANDERS BREJVIK says:

    PS I rre mendja se do tu hap rruge sala ne 2013 , dhe si te pjerdhur qe jane thone hajt ta shtum
    dhe dy vjet , ne fun te fundit rrogat e majme i kan si deputet, madje po mendojn dhe luftojn
    a do te jen kandidat per deputet ne 2013. disa e kan per here qe smbahet mend.

  8. Ramy says:

    Nuk ka me as pikepyetje as kurs te ri , edi rama del hapur kunder marrjes se statusit kandidat per ne BE, dhe kete vullnet politik ua ka deklaruar edhe nderkombetareve, Jane tronditur edhe shume deputet socialist ku po mundohet te binden nga rama per kete kurs politik anti shqiptare i cili do i cone ne vetevrasje politike. Kujdes o popull nga Gadafi i opozites

    1. Kalorsi i zi says:

      Ramy, te uroj qe me gjuhen shqipe ke ecur mire, por do behesh me inteligjent kur te ndalosh qumshin e cjapit vicidollas. URIME per gjuhen

  9. Ramy says:

    Ore ti Kali i zi , Kam pershtypjen qe je shume i frustruar , dhe ke problem me gjendjen shpirterore, prandaj te sygjeroj qe te lirohesh nga ai shpirt i zi qe ke dhe te pranoshe realitetin. Te uroj trajtime te mbare

  10. saljozi says:

    Ju zoti Edi keni mendimin tuaj, ndersa une si pjese e ketij populli shpresehumbur mendoje se nuk eshte raporti i bla, bla, bla-ve te radhes te OSBE-ve, ODHIR-ve qe ndikoi ne uljen e tensionit politik, por qetesia absolute ne reagimin e dobet ose mosreagimin fare ne perfundim te vjedhjes se mandatit tuaj ne Tirane. Se po te ishte ndryshe Sali gogoli me gogolat qe e rrethojne do te bente ate qe sta priste mendja. Te admiroje per qetesine qe tregon por kjo do te ishte e vlefshme sikur te ishe nje politikan ne SHBA, ose ne Bashkimin Evropian . Por kurren e kurres ne shtetin e Sali notarit, shpellarit dhe malokut me te urryer te popullit shqipetar.

  11. dashi says:

    Islami: Raporti dënon ata që na quajtën tradhtarë
    Argumente Martë, Shtator 13th, 2011

    Kastriot Islami, Anetari i Komitetit te Monitorimit ne Kie, (majtas) Asambleja e kiE

    Anëtari i Komitetit të Monitorimit në Këshillin e Europës, deputeti i PS, Kastriot Islami, duke analizuar raportin e përgatitur nga dy raporterë të Këshillit të Europës për zgjedhjet dhe situatën politike në Shqipëri, sjell shqetësimet e tyre.Sipas tij, raporterët përveç zgjedhjeve dhe ngërçit politik, sjellin shqetësim dhe për demokracinë e brendshme në parti, bojkotin e PS, etiketimin e zërave ndryshe etj.
    Cili ishte qëllimi i vizitës së dy raportuesve të Këshillit të Europës?
    Vizita e dy raportuesve të KiE është zhvilluar më 30 qershor–1 korrik 2011, në një situatë politike, “të tendosur” pas zgjedhjeve vendore te 8 majit. Qëllimi i vizitës ka qenë i dyfishtë 1) zhvillimet politike pas zgjedhjeve vendore dhe 2) debatet për gjetjen e mekanizmave për daljen nga kriza politike.
    Përse në raport thuhet se shkak i bojkotit ishin “zhvillimet e brendshme dhe lufta për pushtet në gjirin e PS..”?
    Kjo është e vërtetë, në raport thuhet se “shumica e vëzhguesve janë të mendimit se politika e brendshme dhe lufta për pushtet në gjirin e PS kanë një rol të konsiderueshëm në krijimin e ngërçit politik”. Më tej, në mënyrë më të detajuar thuhet se “sipas statutit të PS, Rama duhet të jepte dorëheqje nga kryetar i PS, kur partia humbte zgjedhjet”, por me propozimin e vetë Ramës, PS “miratoi një rezolutë ku tregohej se partia nuk i kishte humbur zgjedhjet, por që ato i ishin vjedhur”. Mbi këtë bazë “Rama mendonte se nuk ishte i detyruar të jepte dorëheqjen”, thuhet në raport. Kjo duket paradoksale, nisur nga fakti që, për të kërkuar hapjen e kutive, përfaqësuesit e PS u kishte thënë raportuesve se “e pranonin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve 2009, pra humbjen”, ndërkohë që, për të justifikuar qëndrimin e Ramës në krye të PS, nuk e pranonin humbjen. Në raport thuhet se për këtë vendim të Ramës dhe për strategjinë e bojkotit nuk ka pasur “unanimitet të anëtarëve të partisë”, madje disa deputetë jo vetëm kanë kundërshtuar vendimin për bojkot, por “kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit”, pavarësisht vendimit për bojkot.
    Cili është komenti juaj lidhur me cilësimin nga ana e raporterëve se “marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin u vendosën thjesht për të mos humbur mandatet…”?
    Kështu rezulton nga raporti, në një paragraf të veçantë thuhet se “PS e përmbylli bojkotin” për ta zëvendësuar me një “marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin”. Ky vendim thuhet në raport “ishte kryesisht i diktuar nga dëshira për të mos humbur mandatet parlamentare”. Kjo do të thoshte se “opozita ishte zyrtarisht në Kuvend”, por në realitet “ngërçi politik” vazhdonte të ishte prezent. Kjo situatë e ngërçit politik do të karakterizonte të gjitha përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
    Cila nga palët bëhet më shumë përgjegjëse për bojkotin nga partnerët ndërkombëtarë?
    Dy raporterët kanë kuptuar dhe kanë shprehur në raport edhe një synim të “vjetër” të partive politike shqiptare, që nuk është diçka e re për klasën politike shqiptare pavarësisht moshës së lidershipit të saj: në konkurrimin e tyre, lidershipi i të dy krahëve “përpiqet të fitojë mbështetjen e ndërkombëtarëve”, duke tentuar t’ju argumentojnë atyre se pala kundërshtare është fajtore për krijimin e ngërçit, ndërkohë që të dyja janë të mbërthyera në një ngërç dhe synojnë të nxjerrin përfitime maksimale politike në sytë e votuesve vendës, duke siguruar mbështetjen ndërkombëtare. Por me sa duket, komuniteti ndërkombëtar, i cili e ka kuptuar këtë taktikë të vjetër “hileqare” të lidershipit shqiptar, në raport thuhet se ka “lejuar deri në një farë mase në mënyrë të pavullnetshme këtë situatë”, gjë që sipas raportuesve “i ka komplikuar mundësitë e moderimit dhe zhbllokimit të krizës”.
    Si e shihni ju vlerësimin e situatës para zgjedhjeve vendore nga dy raportuesit?
    Në raport thuhet se “disa mendonin se një fitore e Ramës do të legjitimonte atë në krye të PS, kurse në rast humbjeje, pozicioni i tij do të ishte i dobësuar në mënyrë të konsiderueshme, duke konfirmuar njëkohësisht edhe humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009…”. Kurse disa të tjerë mendonin se “pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, situata politike do të përkeqësohej për shkak të “mllefit personal të liderave politikë” dhe të “kontrollit të fortë që ata ushtrojnë mbi militantët/klientelën dhe vendimet e partisë”.
    Cili është vlerësimi i Këshillit të Europës për zgjedhjet e 8 majit 2011?
    Në raport thuhet se edhe sipas OSBE/ODHIR, si dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës, është arritur në përfundimin se “me gjithë klimën e polarizuar dhe antagoniste, zgjedhjet vendore u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë demokratike, ndonëse u konstatuan disa probleme procedurale”.
    Çfarë opinioni japin raportuesit e KiE për “votat e hedhura në kutitë e gabuara?
    Në raport përshkruhet deri në detaje e gjithë saga e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Dy janë çështjet, që sipas raportuesve kanë qenë në qendër të këtij debati: 1) a duhen numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara dhe 2) a është kompetente KQZ për të urdhëruar numërimin e këtyre votave. Për këtë rast, disa nga momentet kryesore të këtij raportimi janë: i) KQZ “kishte ndryshuar qëndrim lidhur me vlefshmërinë e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara”, ii) vendimet e KQZ kanë qenë të politizuara sipas linjave partiake ; iii) Kodi Zgjedhor jep një listë shteruese kur vota konsiderohet e pavlefshme, dhe iv) vendimet e Kolegjit zgjedhor ishin të paanshme dhe të mbështetura në standardet europiane.
    Po për reformën zgjedhore, çfarë rekomandon Këshilli i Europës?
    Krahas marrjes në konsideratë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, dy raportuesit sugjerojnë që gjatë reformimit të Kodit Zgjedhor duhet të kushtohet kujdes ndaj partive të vogla dhe njëkohësisht të krijohen kushte hapjeje ndaj partive të reja… Kërkohet po ashtu në këtë këndvështrim të bashkëpunohet me Komisionin e Venecias.
    Ka ndonjë sugjerim të veçantë në këtë raport të Këshillit të Europës?
    Edhe për çudinë time, ka diçka që nuk është shkruar në këto 20 vjet në raportet e KiE-s. Konkretisht thuhet se ‘ngërçi politik ka vënë në dukje nevojën për të përmirësuar demokracinë e brendshme të partive”. Dhe raportuesit shtojnë se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që partitë të pranojnë mendimin ndryshe dhe opinionet e disidentëve, pa i paraqitur ata si tradhtarë të çështjes së partisë”. Dhe shtojnë se “ne kemi synim të ndjekim çështjen e demokracisë së brendshme në kuadër të procedurave të monitorimit të KiE-s”.

    KiE: Nuk ka kufizim për numërimin e votave në kutinë e gabuar

    Jirsa e Petrenca

    Bashkëraporterët e Këshillit të Europës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, kanë dorëzuar në Asamblenë parlamentare një raport në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit. Ata vizituan Shqipërinë në datat 30 qershor deri më 1 korrik, ku u takuan me autoritetet më të larta të vendit. Në raportin e tyre, thuhet se pavarësisht kundërshtimeve, praktika europiane flet se asnjë pengesë administrative nuk mund të pengojë numërimin e çdo vote. Sipas bashkëraporterëve, një gjë të tillë respektoi Kolegji Zgjedhor. “Në lidhje me vlefshmërinë e votave, Kodi Zgjedhor shqiptar jep një listë të detajuar të kritereve për shpalljen e pavlefshme të fletës së votimit. Duke pasur parasysh detajet dhe kohëzgjatjen e kësaj liste, na u duk se ligjvënësit kishin për qëllim që kjo listë të ishte shteruese. Kjo u konfirmua nga një numër bashkëbiseduesish, të cilët na informuan se komiteti ndërpartiak, që ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte të vendoste një listë të qartë të kritereve për shpalljen e votave të pavlefshme, në mënyrë që të mos japin asnjë diskrecion mbi këtë çështje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qenë burim mosmarrëveshjesh në të kaluarën. Përveç kësaj, sipas standardeve europiane, duhet të ushtrohet kufizim maksimal në lidhje me pavlefshmërinë e votave. Për ne do të dukej që heqja e të drejtës së votimit të një votuesi për gabime rigoroze administrative do të binte ndesh me këtë parim. Argumente të ngjashme janë shprehur nga Kolegji Zgjedhor, kur ai vendosi për çështjen e fletëve të votimit të hedhura gabim. Kjo çështje nuk u ndoq më tej nga PS pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet në raport. Më tej thuhet se “lidhur me pyetjen nëse KQZ-ja mund të konsiderohet si një administratë zgjedhore e nivelit të dytë, çështja është nëse KQZ-ja kishte nevojë për një shumicë 2/3, ose vetëm një shumicë të thjeshtë, të urdhërojë rinumërimin e votave të pavlefshme. Një shumicë e kualifikuar është e nevojshme për aktet normative të KQZ-së. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor vendosi se vendimi për të urdhëruar rinumërimin e fletëve të votimit të hedhura në kuti të gabuar u mor nga KQZ-ja si KZAZ dhe nuk ishte një akt normativ. Prandaj, vendosi se vendimi për të urdhëruar rinumërimin në Tiranë mund të merret me shumicë të thjeshtë. PS-ja u shpreh për faktin se KQZ-ja kishte urdhëruar vetëm një rinumërim të votave të hedhura gabim në ato vendvotime, ku ankesat zyrtare kundër shfuqizimit të këtyre votave kishin qenë të regjistruara. Kolegji Zgjedhor për këtë çështje urdhëroi një rinumërim të gjitha fletëve të votimit të hedhura gabim në Tiranë”. Raporti jep edhe disa konkluzione të tjera, të cilat flasin për situatën postzgjedhore, duke rekomanduar se zgjedhjet janë pranuar nga qytetarët shqiptarë. “Situata politike “stand-off” gjatë këtyre zgjedhjeve ka theksuar sërish nevojën për të përmirësuar proceset vendimmarrëse demokratike nga vetë palët. Demokracia e brendshme partiake ka qenë e kritikuar nga anëtarë brenda dy partive, Socialiste dhe Demokratike. E një rëndësie të madhe është që palët të pranojnë pikëpamjet alternative dhe disidente dhe të mos i portretizojnë ato si tradhti për problemet e partisë. Një zhvillim i mirëpritur është se komuniteti ndërkombëtar ka vepruar në unison nën koordinimin e ambasadorëve të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-së. Kjo ka qenë e rëndësishme për të shmangur përshkallëzimin dhe ndërkombëtarizimin e konfliktit dhe ka kontribuar në pranimin përfundimtar të rezultatit të këtyre zgjedhjeve nga ana e palëve, duke përfshirë, më e rëndësishmja, votuesit shqiptarë. Ajo ishte dhe është e një rëndësie vendimtare për të ruajtur legjitimitetin e institucioneve vendore dhe respektin për vendimet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen zgjedhore. Prandaj, në të gjitha rastet, ne kemi theksuar nevojën që të gjitha palët të pranojnë e të përmbahen nga vendimet e gjykatave dhe të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si minim i legjitimitetit të Gjyqësorit shqiptar”.

    ARISTIR LUMEZI

    Me shume nga kjo kategori:

  12. Olti says:

    Kastriot Islami ishte kryetari i kuvendit Ne ngjarjet e 4 Prillit, Ne Shkoder ku mbrojti shtypjen me dhune per hir te institucioneve; ai hyri Ne histori per thenien e famshme te thyerjes se kafkave te opozites me vone; papritur u be pale me Salen dhe Lulin e per kete ja ka fajin Edi Rama! Edi Rama eshte kthyer Ne Nje kale shalegjate i rrethuar nga Nje tufe ujqerish te vjeter te cilet do e shqyejne heret a vone sepse guxoji te akuzoje klasen politike te majte e te djathte per korrupsion e deshtim kombetar! Nuk eshte Salia i forte por interesat kanunore te majta e te djathta qe mbysin drejtesine dhe cojne Ne shkaterrimin e kombit shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje