Berisha: Të miratojmë rezolutë për integrimin. Ruçi: Ua kemi sjellë rezolutën që në dhjetor

13 Shtator 2011, 11:31Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në seancën plenare se pas vizitës së dy ministrave të Jashtëm, atij të Greqisë dhe Italisë, opozita dhe mazhoranca duhet të miratojnë një rezolutë për integrimin.

“Miqtë tanë kërkuan që të mos bllokohej procesi i integrimit. Erdhën në një kohë kur forcat politike kanë deklaruar se do i përkushtohen integrimit. Erdhën në kohë kritike, në çastet më të fundit që ky proces të mund të ndihmohet. Unë jam këtu për t’i bërë thirrje opozitës që të hartojmë së bashku një rezolutë, në të cilën të shprehim zotimet tona dhe axhendën tonë për procesin e integrimit. Pavarësisht nga skepticizmi, besoj se qëndrimet e veta opozita nuk i përcakton për hir të qeverisë. Opozita qëndrimet e veta duhet t’i bazojë në programin e saj si forcë politike. Qëndrimet e veta duhet t’i bazojë edhe në funksion të realizimit të qëllimeve të saj dhe kjo është normale. Tani është momenti që të faktojmë se deklaratat tuaja se do votojmë të gjitha problemet që lidhen me integrimin janë të vërteta e reale, apo janë një bllof i radhës, me të cilin kërkohet vetëm një gjë, të blihet kohë,” tha Berisha.

“Ju garantoj se do keni respektin më të plotë nga kjo mazhorancë. Ky respekt do bazohet tek ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi, e jo në pazar e në kushte. Ju siguroj se sa të jeni në qeveri kurrë nuk do keni kushte nga kjo qeveri. Përpjekjet për të vendosur kushte ndaj saj janë atavizma, të cilat janë faktuar si të pasuksesshme.  Ligjin për Gjykatën Administrative e shtymë, edhe pse e keni miratuar në komisione me vota të plota. Na takon ne të bëjmë një gjest mirënjohje për aktin e ministrave. Të dy përfaqësitë e grupeve të ulen, të hartojnë një rezolutë për integrimin, të çojnë një mesazh drejt Brukselit. Javën që vjen sillni kandidaturën për Avokatin e Popullit. I qëndroj ofertës që ai të propozohet nga opozita pa kandidat alternativ nga mazhoranca. Mos u bëni idhnakë,” vijoi më tej kryeministri.

Berishës i është përgjigjur kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Ai tha se opozita e ka dorëzuar rezolutën. Sipas tij, problemi nuk është tek një rezolutë e tek zgjedhja e Avokatit të Popullit.

“Nëse i ke seriozisht ato që the, nuk duhej të kishe ndërhyrë në këtë moment. Në radhë të parë duhet të tërhiqesh nga uzurpimi që i ke bërë fjalës së lirë, votës së lirë, pavarësisë së institucionit të parlamentit. Opozita u ka dhënë përgjigje atyre që thonë ju. Lideri i opozitës u ka dhënë përgjigje një për një. Nuk erdhën miqtë në Tiranë për Avokatin e Popullit. Erdhën për probleme më thelbësore. Ju e keni rezolutën e opozitës që nga data 23 dhjetor në këtë parlament. Është bërë ai debat për 12 rekomandimet. Opozita e ka ofruar rezolutën, ja ku na keni neve. Le t’i fillojmë rekomandimet nga vota e lirë, nga ndryshimi i rregullores së parlamentit. Do u depozitojmë kthimin e rregullores në binarët e atij konsensusi për të kthyer vërtet parlamentarizmin.

Nuk është garniturë e pushtetit opozita. Ajo është këtu për të siguruar standardet demokratike, në mënyrë që vendi ta meritojë statusin e vendit kandidat,” tha Ruçi.

17 komente në “Berisha: Të miratojmë rezolutë për integrimin. Ruçi: Ua kemi sjellë rezolutën që në dhjetor”

  1. tarasi says:

    o zoti Ruci po kujt i flet.ai ne vicidole ate edukat ka marr malok koktrash.zhdukeni se na dhembin syte kur e shikojme ate mashtrus plak qe tadhet me popullin e varfer .vdekte sali vicidol berisha

    1. jimy says:

      akoma me kete tragjike njeri merreni

    2. Vlora says:

      po behet si qeni i ngordhur tani….dhe fillon te lepihet.
      tani le te ri dhe te prese pasojat e veprimeve te tij………..

  2. enofieraku. says:

    ku i intereson djallit plak shteti ligjor dhe permbushja e standarteve per ne europe, ai anarshi dhe mundesisht monarki, eshte deshira e ketij plere, i sigurt te jesh ,do ti lash te gjitha nje dite, ti dhe kushdo qe ke ti ,nga pas.

  3. Berisha largohu says:

    Berisha kerkon qe te harrohet vjedhja e votes duke kerkuar miratimin e rezolutes per te qendruar ne pushtet. Opozita te mos gaboje me rezoluten, por opozita te kerkoje largimin e Berishes dhe pastaj integrimi.

  4. Mato Gruda says:

    Si gjithmon Opozita nuk eshte e interesuar per Integrimin ne
    Zoti Kryeminister vazhdo betejen tende per te na integruar ne BE ashtu si ja bere per ne NATo dhe per vizat..
    Opozita nuk e do vendin..
    Ti je Heroi Yn..
    Jet te gjat per te miren e atdheut

    1. Pelasgian says:

      ik o budalla , shporru ti me gjithe Berishen , nuk e shikon ne c’gjendje eshte vendi yne ?
      nuk e dua aspak BE nqs jemi te detyruar ti lepijm bythen Grekut dhe Italianit dhe ti shesim edhe breket per kte BE e bekuar

      1. Mato Gruda says:

        Faleminderit per komplimentin!!!!!!!!!
        Po jetoj dit per dite ne atdheun tim dhe tuajin, se bashku, e nuk eshte çudi te me ik edhe truri e te shkruaj budallalleqe si ato me siper..
        Si thoni Ju.. A mund te jesh normal ne nje vënd kaq ANORMAL…

        1. odiseu says:

          Haahahaah o Mato jemi kaq te dhunuar ne tru nga ky “Heroi Yn” sa kemi harruar qe dikur ne shkolle kemi mesuar qe ekziston edhe Sarkazma, po kjo e jetes eshte me e hidhur ne shije se sa ajo e librave qe te bente edhe te qeshje edhe te mendoheshe ….

    2. ilpipita says:

      pershendetje krenaria e atdheut,,,,,te uroj mirseardhjen ne atdhe se me sa kuptova sot paske mberrytur ne shqiperi mbas 20 vitesh dhe nuk qenke informu per kryeministrin tend te dashur.

    3. Claus says:

      Edhe goditjen me top robi italian ta mesoi o “Njeriu me top”, se vete nuk dije as nga dilte predha.
      Ishe aq i pagdhendur ishe sa edhe nenemadhja te ofroi ndihme te qelloje ne shenje shtepine e Plakut e Mere, dhe prape se prape mullarit i re, ndoshta e mban e mend.
      Eh mor Mato, do kohe te bindesh ti o njeri, gjithmone i genjyer ke qene. Vetem nje gje ke vene te sakte, nick-un, te pershtatet me se miri edhe pa te pare se kush je.

      1. Mato Gruda says:

        Me kape Claus!!!!
        Kësaj radhe ja këputa mullarit..!!!!

        Hë se shkon pak ngacmim me kete vapen e sotme..

    4. Shpati says:

      o Mato emrin e paske zgjedhur te madh ,por nga koka qenke i vogel.europa nuk ka nevoje per ajdut dhe kriminele

  5. Berisha largohu says:

    Mato Gruda, ke drejte qe thua se Berisha eshte Heroi i vjedhjes se votes. Por Berisha nuk eshte heroi yn.. sepse ju Berishjanet jeni te ceket nga truri, prandaj Berisha eshte ne pushtet sepse Shqiperia ka shum injoranta sci je ti Mato Gruda.

  6. Berisha largohu says:

    Mato Gruda, ke drejte qe thua se Berisha eshte Heroi i vjedhjes se votes. Por Berisha nuk eshte heroi yn.. sepse ju Berishjanet jeni te ceket nga truri, prandaj Berisha eshte ne pushtet sepse Shqiperia ka shum injoranta sic je ti Mato Gruda.

  7. Anxhela says:

    Ku do qe te integroj ky qe akoma nuk ka mesu me fol??? Fatkeqesisht, jo tani por asnjehere nuk do te integrojme ne me keta analfabet qe “na drejtojne”… Shqiptaret duhet te kuptojne qe si e majta dhe e djathta kur vjen koha per te votuar do tju premtojne te hani me luge floriri por ne fund te fundit do tu lene te vuani per te mbijetuar!!!! Me thoni shumica e popullates se Tiranes dhe qeverise tone “te dashur” nga se perbehen????? Enough said….

  8. Kamer Nimani says:

    ne pergjigje te ati shkruesit mato gruda jo Zotri Shipnin ne nato kurr Berisha nuk e kish fut ne Nato pa dhen Okejn Opozita po ti nuk keni faj se nuk din ndryshej dhe ne qoft se Berisha paska mundsi gjith nji sipas jush ahere ta afroj Konditat per ne B E qe ka aplikuar para zgjedhjeve te 2009 ather cesht ky Berish qe lyp Opozites rezolut apo pakt te ri sepse i ka ardhur veza tu bitha dhe don te laj duar por Opozita kurr nuk duhet ta bej kete pa dhen llogari Qeveritart per Gerdecin per deti qe i ben dhurat grekut per 230 milon euro per rrugen e xhepave se une nuk i thm dot rruga e komit per 4 vrasje qe i beri Lul bytha me salushin e rames ne mes te bulevardit per vrasjen e Kosta Trebickes per vrasjen e Deputetit ne Fier per vrasjen e K Komunes ne Kukes e shum e shum te tjera dhe per vrasjen e Gjygjtarit tani ne vlor per rrecka e per legena ne parlament per ndryshim ne Rregulloren e Parlamentit per Vjedhjen e votave diten per diell ne syt e gjith botes dhe per njimie e njimi poshtersirave qe ndodhin rrugve te Shqiperis diten dhe naten prandaj larg duart e cdo lloj Kompromisi me keta hora ne pushtet e ne qeveri e kudo qofshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje