Shembet miniera në Kukës, vdesin dy persona

13 Shtator 2011, 18:25Politika TEMA

Kromi vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. Një galeri është shembur në Kalimash të Kukësit dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona. Ata janë Xhezair Sulmata dhe Besim Halili. Një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Miniera ishte e braktisur, por personat në fjalë po gërmonin për krom. Ethet e këtij minerali kanë pushtuar veriun e varfër të Shqipërisë, duke marrë disa herë jetë njerëzish. Para disa javësh vdiq një tjetër person. Avni Gjunin e zuri masivi shkëmbor në Kalimash. Të lënë pas dore nga qeveria, këto zona të varfra janë kthyer në një Perëndim të Largët për këtë mineral.

12 komente në “Shembet miniera në Kukës, vdesin dy persona”

  1. tourkofagos says:

    me vjen keq qe po e them[respekt per viktimat] por ai popull bageti duhet te vdese gjysma qe te kuptoi qe ka ardhur koha te ngrihet ne lufte per jet a vdekje me sali shpellarin,,,,

  2. DJ Achmed Good evening Infidel says:

    MIGJENI”
    Mjerimi s’ka fat. Por ka vetem zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e nje shprese
    t’shkyem dhe te coptuem me t’dalun bese.

    Ngushellime Familjareve———–

  3. Fabio says:

    Ngushellime familjeve.Eshte mese e pritshme per nje vend ku varferia eshte ulur kembekryq.

  4. bedriu says:

    Kjo eshte nje genjeshter! minieren e kalimashit e ka dhene Prifti me koncesion qe ne prill te 2010 dhe sipas planit jane bere miliona euro investime nga firma Kurum qe ka fituar koncesionin. Nuk eshte nje miniere e abandonuar por nje model zhvillimi.

    http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=23&id=57530

  5. guri says:

    Ngushellime familjeve te tyre!!Po shteti ku eshte?Apo jane te zene me pune te tjera tani ata zagare, turp tju vije.Po vriten njerez perdite dhe qeveria ben sehir sikur ska ndodhur azgje fare!!!!!!!!!

  6. Berisha largohu says:

    Edhe pse jam opozitar, nuk do ti vej faj Sali Berishes per 2 viktimat qe shembia j’ua mori jeten. Njerzit e kane ne doren e vet jeten e tyre, prandaj nuk eshte Berisha fajtor sepse njerzit mendojne te futen ne vendet te rrezikshme. Eshte e vertete qe varferia te shtyen te futesh kudo per te siguruar buken e gojes, por nuk do te ishte mire qe te fajsojme Berishen ne kete tragjedi.

    1. bedriu says:

      fatkeqesisht kete miniere e ka dhene berisha, kur ishte fejuar me priftin, me koncesion ne 2010 miqve te tij te KURUM, megjithse kurum skishte asnje ide cfar te bnte me minieren, vetem se e deshte ta kishte me letra per ta shitur me vone.
      Po ta kesh parasysh Kurumi keto dite ka sjelle nje linje perpunimi te makinave te vjetra. Gje qe u trumbetua ne keshill te ministrave dhe u miratua VKM per ndalimine varrezave te makinave. Te gjitha makinat e varrezave do shkojn ke linja e kurumit me hir a me pahir. Qeveria miraton ligje te posacme per miqte KURUM.
      Keta jane dy viktimat Kurumit, ne minieren qe ato e kane mare ne administrim por qe skan bere asgje. te pakten te kishin punesuar nje roje, apo skan leke te paguajn as roje?!

      1. ENOUGH is ENOUGH says:

        Nje muaj kohe kane per te levizur makinat e prishura, (qe nuk ben vaki te realizohet)por ministria e mbrojtjes eshte gati per ti sekuestruar dhe shitur per skrap te kurumi

  7. Berisha largohu says:

    bedriu: Nuk merret Berisha si kryeminster me vendosjen e rojeve, Berisha ka shume probleme per te zgjidhur sepse eshte kryeminister, shpresoj qe me kupton? Deshire nuk kam qe ta mbroje Berishen, por mendoj qe nuk ka faj Berisha.

  8. albaniac says:

    Kalimash, Vllane,dhe fabrika e pasurimit te kalimashit( te pakten ajo qe ka mbetur) se bashku me traverbankun jane tenderuar te pakten 4 here ose me mire dhe me shqip eshte shitur 4 here nga funsionare dhe drejtorete Licensave minerare ne METE.shitja e fundit eshte debatuar afersisht 2 milione euro por nuk e di nese keto para u dhane ..qe te kuptohemi 2 miione euro jene kerkuar ne zarf dhe pa fature nga funksionare te larte te METE ..
    Mirpo nuk mjafton kjo se sa here qe shkoja ne kalimash me dilnin pseudo”pronare” me “fadroma” buldozere dhe pasije cpuese te gjitha keto gati per avancim te galerise nentoke dhe me shume se 4 here fuoristrada te ndryshme me prisnin rrugen.
    Keta ishin banore nga katundet Shemri, Kryezi, dhe deri afer Fush dukagjin te cilet qe te gjithe kishin nje licence me te njejtin emer;Ky ishti i nipi i malokut nga dragobia.
    Jo vetem kaq por dhe policia e Kuksit ishte e paguar nga ky “pronar” qe ne METE ne lists e licensave nuk i figuronte emri te pakten sipas sharlataneve qe merreshin me kete pune ne METE.
    Ti bi shkurt:
    Konflikti midis koklopes dhe malokut me negociatorr kristo rodi ishte thelluar shume.
    koklopa kishte filluar te “modernizohej” dhe kishte nisur nje ekp gjeologesh te cilet rastesisht i kam takuar ne marshutat qe behen rendom ne kerkim .Pra nuk do shume tru te kuptoje se nje truall ose licence operonin 3-4 subjekte dhe qe te gjithe keta i perkisnin koklopes.Ndersa maloku ishte me operativ.Gjate gjithe nates kur sondat e fundit te mbyllnin turnin transportonin kromin prej 25-30% ne Gjakove ne nje seleksionues me pronar serb qe ishte me qytetari suedeze.i cili e shiste sigurisht ne metalurgjine suedeze.Shperthimet ose ‘avancimet” beheshin ne oren 4-5 te mengjesit dhe materiali lihej deri ne darke rreth 11 12 e natesdhe fillonte transporti.
    Duhet te kihet parasysh se Kandahari eshte nje qytetrim para kalimashit apo katundeve te Qafmalit deri ne kukes dhe te gjithe keta banore te ketyre fshatrave i heqin femijet nga shkolla qe te shkojen dhe te mbledhin krom Paguhen afersisht 5000 leke te reja per ton krom po them krom dmth >25% te pakten.1 ton athere shitej afersish 450$.
    Sa femije jane varrosur te gjalle ne nento ken e kalimashit perte cilet nuk eshte lajmeruar as policia as ambulanca dmth mediat as qe nuk e kane idene se cbehet.Prinderit jane te detyruar te heshtin perndryshe humbasin vendin e “punes”.
    rodi keto i di shume mire po aq mire sa i di dhe nipi i malokut dhe bashke me te ruli.
    ky eshte vendburimi i kalimashit.
    Ironikisht tani kete vendburim e zotron Korumi me ca kineze qe shesin shapka me shumice ne durres tek sheshi i konteniereve.

  9. bedriu says:

    Cfare ndodhi ndodhi, tani doli e qarte qe kurumi ne ate zone ska bere as 5 lek investime sipas kontrates qe parashikonte qindra te punesuar e miliarda investime. Ne keto kushte, ne respekt te njerzve qe humben jeten, qeveria duhet te reagoje duke zbatuar sanksione me heqjen e koncesionit firmes kurum. Nese askush nuk i terheq atyre veshin, qeveria nuk mer ne mbrojtje shtetasit e saj por ruan disa konjuktura te felliqura me kurumra dhe erdoganra.
    Kjo eshte kerkese llogarie dhe zbatim kontrate. Nese ne bulqize ka investime jo ne masen e duhur dhe mosmarreveshje per pagen e minatorve, por miniera nxirte krom, ne kalimash eshte nje deshtim katastrofik i koncesionit.
    Ne bote ka me qindra kompani serioze qe mund te kishin punuar seriozisht ne ate miniere, por qe u mor peng nga turqit qe skane deshire dhe mundesi te investoje aty por e mbajn me dhune nga babezia. Kjo nuk eshte e drejte.

  10. albaniac says:

    bedriu
    As qe mos e shko mendjen se fisi i dragobise bashke me METE do te marrin masa per te rregulluar kushte e punes apo te tundin dhembet tek kompanite minerare per te plotesuar masen e investimeve.Ai qe e beson ne kete ose eshte naiv ose ose eshte me te meta mendore.
    Praktikisht investimet qe vihen si kondicion themeltar ne momentin e tenderimit apo te perzgjedhjes jane te levrura jashte mase ne proceduren qe permenda me larte dhe sidomos me nje interes te jashtezakonshem nga keshilltaret e malikut fjala bie Guxholli and co.dhe ky interes eshte ne maximum deri ne momentin e shpalljes se fizibilitetit nga konkuruesit.Guxholli ne bashkepunim me zyren e licencave dhe te gjeoalbes e ndjekin me syrin e skfterit cdo lloj rezultati qe del nga ecuria e kerkimeve dhe per te fituar kohe ne formimin e nje “kompanie te re konkuruese” nxjerr lloj vonesash si psh “ngatarruam kordinata…t” te pakten keshtu mu pergjigj nje sharlatan nga auditi i METES ose “mungon kpoja shqip e raportit…” dhe qe ti kthehen perseri te njjejtes ceshtje duhet pritur 3-4 muaj…Nderkohe tge vime tek investimet.
    NQs ti si kompani e rregullt raporton se do te investosh per x dhe y teknologji me nje vlere x dhe y dollaresh ne baze te shumes totale ‘kompania fantazme e re konkuruese” depoziton ose me mire deklaron buxhetin e saj si konkurent pra te njejtin x dhe y vlere qe ti si kompani deklaron se do te besh.
    Dhe ketu nxjerr koken rulat guxhollat,rodat etj sharlatane si keta:
    te thuhet qe ti do ta marresh tenderin por me kusht qe vleren x dhe y te investimeve do ta dorzosh ke METE dhe dhe jo tek qeverite lokale(bashki apo komune) dhe ne momentin qe behete tenderi, nqs e ke ngrene djathin per sapun dhe je falur tek guxholli ,tenderin e merr “kompania fantazem konkoruese e re” dhe biles raporti i fizibilitetit te eshte kopjuar dhe dorezuar ne METE….Hilja ketu eshte qe krijone artificialisht nje license fraksion qe mbivendoset ne licencen e dhene legit dhe ti del jashte loje biles quhesh dhe i padeshirueshem per vendin…

    stay tune for more…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje