"Si po e rrjepin minierën e Bulqizës Agron Kuliçi dhe Genc Ruli"

13 Shtator 2011, 19:45Politika TEMA

Kjo është fjala e mbajtur në Kuvend nga deputeti i PS, Sajmir Tahiri, gjatë një interpelance të kërkuar me Ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, për grevën e minatorëve në Bulqizë dhe gjendjen e kësaj miniere.

 

Z. Ministër, iu dëgjova me vëmendje, por konstatoj se në shumicën e fjalimit tuaj, nuk thatë të vërtetën.

Besoj e kishit të vështirë dhe të flisnit sot këtu.

Sepse nga njëra anë duhet të bëni gjoja sikur keni hallin e minatorëve dhe të qytetit, dhe nga ana tjetër, të bënit me faj po minatorët pse protestojnë që të mos lihen nga shteti të vdesin nën tokë si skllevër të bizneseve ngushtësisht të lidhura me pushtetin.

Nga njëra anë ju duhet të konstatoni mungesën totale të investimeve të koncesionarit, dhe nga ana tjetër të fshihni të vërtetën për të mbrojtur shfrytëzuesit e paligjshëm të Bulqizës.

Sepse nga njëra anë ju duhet të justifikoni paligjshmërinë e pushtetarëve, por nga ana tjetër nuk pranoni dot me zë korrupsionin e frikshëm, që arrin deri në majat e qeverisë.

Nga njëra anë nuk doni ta deklaroni se me këtë ritëm, Bulqiza në pak vite do shuhet duke varrosur përfundimisht pasurinë që natyra e zoti i ka falur vendit, e nga ana tjetër iu duhet të justifikoni me zor e siklet, premtimet haluçinante të Kryeministrit.

Por e vërteta flet vetë, dhe është më ndryshe nga ajo që thatë ju.

Në Bulqizë minatorët mbijetojnë z. Ministër, duke rrezikuar jetën nën tokë, për të garantuar të ardhmen e familjeve mbi tokë.

Kushtet e punës janë mizerabël. Siguria në punë është thuajse 0. Shfrytëzimi i njeriut është barbar, dhe përfitimi i pronarit është galopant. Të gjitha në kurriz të njerëzve të zakonshëm që me minierën kanë lidhur jetën dhe të ardhmen.

Një qytet i tërë jeton me mineralet e nëntokës dhe atë që gjendet mbi tokë. Pleq, burra, gra, fëmijë, të gjithë mbledhin gurë mineralesh në sipërfaqe për ti shitur të sekserët e firmave. Vetëm kështu mbijetohet në Bulqizë z. Ministër.

Ndërkohë që kompanitë fantazma, ngushtësisht të lidhuara me pushtetarët, apo dhe kompani serioze në vendet e tyre por që sillen si batakçie në vendin tonë, po shkatërrojnë nëntokën dhe vetë perspektivën e të gjithë qytetit.

Pasuritë minerare shfrytëzohen nga më shumë se 100 kompani të lincesuara, prej të cilave mbi 90% janë licensuar gjatë vitit 2007, 2008 dhe 2009. Vetëm në Bulqizë, janë mbi 40 kompani. Shumica e tyre fshehin pas emrave anonim, njerëz me pushtet, të lidhur me qeverinë, ministrat, deputetët e zonës, kryetarin e Bashkisë, sekserët e mediave pranë kryeministrit, biznesmenët e majmur afër kryeministrit dhe familjes së tij.

Një minator fiton afërsisht 12 Dollar në ditë, dhe flas këtu për ata që punojnë në galeri. Ndërsa ata që mbledhin mineral në sipërfaqe, shesin gurë me kile dhe e merrni me mend vetë sa fitojnë.

Ndërsa fitimi i përllogaritur i kompanisë që shfrytëzon Bulqizën nga 2007 deri më sot, është më shumë se 48 milion dollarë.

Historia e koncesionit në atë minierë tashmë është transformuar në një marrëdhënie të jashtëligjshme dhe korruptive, me marrëveshje ligjore të miratuara në parlament dhe amendamente nën tavolinë, me firma ministrash pa përfillur parlamentin e duke tejkaluar ligjin.

Me falje borxhesh, penalitetesh, detyrimesh fiskale etj, që kapërcejnë disa miliona euro.

Si fillim marrëveshja koncesionare është lidhur ndërmjet shtetit dhe Darfo SPA në vitin 2001. Kjo shoqëri nuk shpalli falimentin, por u zhduk me miliona euro fitim duke kyçur minierën dhe duke lënë të papunë minatorët.

Papritmas shfaqet një tjetër Darfo, jo e njëjtë me të parën. Është Darfo SRL- Që në pamje të parë duket sikur ka ndërruar vetë natyrën juridike të shoqërisë tregtare, por në fakt bëhet fjalë për 2 kompani të ndryshme.

Përfaqësuesit e këtyre kompanive kanë qenë me radhë:

Shtetasin italian Mario Apollon, sipas të dhënave sot në burg për të njëjtat arsye që u kap Prudentino

Shtetasin Eduard Belegu, një kohë funksionar në METE, sot i zhdukur pa lënë gjurmë, dhe me dyshime të forta nëse jeton apo jo.

Shtetasin Eduart Keta, vëllai i Kryetarit të Bashkisë së Bulqizës dhe Kryetarit të degës së PD në Bulqizë, Z. Roland Keta. Sot Eduard Keta zotron të ashtuquajturën Zona D në Bulqizë dhe 4 leje për shfrytëzim minerali.

Vetë Darfo falimentoi pa zhurmë. Dhe me ndryshim emri, u fut në lojë një tjetër kompani, e quajtur me shkurtim ACR.

Në vitin 2007, kur përfitoi të drejtën për të shfrytëzuar pasurinë minerare në Bulqizë, ACR kishte të paktën 7 vjet që egsitonte ligjërisht si kompani.

E themeluar në vitin 2000, përfaqësuesit e saj që në krijim kanë qënë 2 shtetas, Eduard Belegu dhe Kristo Rodi.

Ky i fundit, njëkohësisht shok klase dhe mik i ngushtë me Ministrin Genc Ruli. Në kohën kur ACR zëvendësoi Darfo, ishte drejtor në METE, dhe ministër po Genc Ruli.

Pra duket se me miratimin e Genc Rulit, shoku i ngushtë i klasës dhe i biznesit të Genc Rulit, të drejtën për të shfrytëzuar minierën e kaloi nga Darfo tek ACR, kompania që vetë kishte themeluar.

Të njëjtët njerëz, i dhanë vetes përfitimet kolosale të Bulqizës nëpërmjet kompanisë që po vetë kishin themeluar.

Mjafton kjo xhiro emrash, për persona e kompani, për të kuptuar lehtësisht se asgjë tjetër veç korrupsionit dhe përfitimit të pushtetarëve nuk ka qënë interesi i atyre që me Bulqizën janë tallur duke nëpërkëmbur minatorët dhe një qytet të tërë, e duke shkatërruar pasurinë minerare njëkohësisht.

Bulqiza ka kaluar e mbetet peng në po të njëjtat duar njerzish të veshur me pushtet, e të majmur me para. Minatorë shkojnë e vijnë. Ca prej tyre shkojnë përgjithmonë.

Në bazë të detyrimeve të marrëveshjes koncesionare të lidhur në vitin 2001 e të miratuar në parlament me ligj të posaçëm, Darfo detyrohej të bënte investime të cilat do të garantonin shfrytëzimin e kujdesshëm të pasurive minerare, thellimin dhe përmirsimin e kushteve të shfrytëzimit të minierës, përmirësimin e zinxhirit përpunues të mineralit, por mbi të gjitha, përmirësimin rrënjësor të kushteve në punë për minatorët, si dhe përmirësimin rrënjësor të mjedisit në të gjthë territorin e veprimtarisë minerare.

Konkretisht, investimet duhet të ishin:

Në Minierën e Kromit Bulqizë – shuma totale e investimit 10 Mil Dollar e ndarë në 2 faza, përkatësisht

Faza e parë 3 vjet, – investimi 2.7 Mil USD

Faza e dytë – 5 vjet – investimi 7.3 USD

Ky investim, të dyja fazat bashkë, duhet të kishte përfunduar plotësisht në vitin 2009.

Në fabrikën e pasurimit Bulqizë – shuma totale e investimit do ishte 0.5 Mil USD dhe do përfundonte në 3 vjet, përkatësisht në vitin 2004.

Në impiantin e seleksionimit Klos – shuma totale e investimit 100.000 USD, dhe do përfundonte brenda 3 vjetësh, pra në vitin 2004.

Në uzinën e Ferrokromit Burrel – vlera totale e investimit të parashikuar është 4 milion USD, të ndara në 2 faza

Faza e parë – 3 vjet – investimi 1.2 milion USD

Faza e dytë – 5 vjet – investimi 2.8 milion USD

Edhe ky investim, të dyja fazat së bashku, duhet të kishte përfunduar plotësisht në vitin 2009.

Investime për mbrojtjen e ambientit (që sipas marrëveshjes duhet të jetë rigorozisht brenda normativës së Komunitetit Evropian) – për tu realizuar brenda 8 vitesh (pra brenda vitit 2009) – në vlerën totale prej 6 milion USD

Investimi total i parashikuar në marrëveshjen e miratuar nga parlamenti në vitin 2001, është plot 20.6 milion USD.

Kujtoj këtu se po sipas marrëveshjes, vetëm inventari i objekteve të marra në dorëzim nga koncesionari, kapnin vlerën e gati 20 milion euro.

Sigurisht që investimet e planifikuara prej 20.6 milion USD nuk u realizuan, edhe pse kompania punonte me ritëm të plotë, shfrytëzonte minierën me ritëm të plotë, kishte përfitime të plota, të cilat i arkëtonte të plota, pa kthyer mbrapsht në Bulqizë në formë investimi asnjë qindarkë.

Afërmendsh, nuk përfitonte vetëm kompania por edhe pushtetarët.

Të vetmit që përfitonin vetëm bukën e gojës nën rrezikun permanent të vdekjes, ishin dje e janë ende sot, minatorët dhe familjarët e tyre.

Amendimi i parë i marrëveshjes koncesionare dhe përkatësisht i Planit të Investimeve të parashikuar në marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti, vjen pikërisht 1 ditë pasi vetë METE e detyruar nga vdekjet e njëpasnjëshme të minatorëve, pezulloi çdo lloj veprimtarie të ACR (në kllapa Darfos) në të gjithë zonën e veprimtarisë minerare.

Me këtë urdhër që unë kam këtu, që mban dt 17 Shkurt 2009, Ministri Ruli detyrohet të bëjë “ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë minerare” me qëllim … sigurimin e jetës së punonjësve që rrezikohej nga mungesa e kushteve të sigurisë.

Por vetëm një ditë më pas, edhe pse u detyrua të ndërpriste në mënyrë të plotë aktivitetin minerar të ACR, në dt 18 Shkurt Ministri Ruli firmos Amendimin e Programit të Investimit të ACR, duk e njohur këshut dështimin e koncesionarit, por njëkohësisht duke i bërë edhe favorin e rradhës.

Sipas amendimit, investimet që sipas marrëveshjes së miratuar në parlament duhet të mbaronin në vitin 2009, në shumën totale prej 20.6 milion USD, Genc Ruli i shtyu deri në vitin 2013.

Dhe këtë e bëri nën tavolinë, pa pyetur për parlament, për Kushtetutë dhe ligj.

Në kohën kur ky amendament u firmos, kompania koncesionare, ish Darfo sot ACR, nuk kishte realizuar mbi 90% të investimit prej 20.6 mil USD, gjë që pasqyrohet edhe në aneksin A dhe B të vetë marrëveshjes.

Pra në 8 vjet, kjo kompani kishte realizuar më pak se 10% të investimit, edhe Genc Ruli i dha besimin se në 4 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2013, do realizonte pjesën tjetër të investimit që ishte në fakt, 90% e totalit të parashikuar.

Por nuk mjafoti vetëm kaq.

Kompania ACR i dërgon një shkresë METE, ku i kërkohet ministrit ti falen e ti shtyhen penalitetet prej më shumë se 2 milion euro për shkak se kompania nuk kishte realizuar investimin. Shkresën e merr Z. Kristo Rodi, që siç e thash, babai themelues i vetë ACR, tashmë drejtori më i rëndësishëm në METE.

Kërkesa e ACR mbërrin në dorën e Ministrit në Dt 8 Korrik 2009 dhe menjëherë në dt 9 Korrik, vetëm 1 ditë më pas, Ministri Genc Ruli firmos marrëveshjen që kishte kërkuar vetë kompania, pra faljen dhe shtyrjen e penaliteteve të parashikuara në marrëveshjen koncesionare.

Më e pakta që mund të thuhet, është se kjo marrëveshje që u kërkua nga kompania në dt 8, dhe u firmos nga G.Ruli në dt 9 korrik, ishte negociuar dhe mbyllur në qarkun e shkurtër ndërmjet ministrit kompanisë.

Një kërkesë që me siguri ministri Ruli nuk ka pasur kohë as ta lexojë, por shoqëruar me favore të majme që ministri do ketë pasur kohë ti numërojë, solli dhe marrëveshjen për ta lehtësuar barrën e ACR dhe nga penalitetet që duhet të paguante pse nuk kishte realizuar investimet, duke rënduar kurrizin e minatorëve në kushte pune të mjerueshme dhe të rrezikshme, në shpërdorim flagrant të pasurisë publike dhe perspektivës së saj.

Marrëveshje nuk kaloi as në parlament, si institucioni i vetëm që mund të modifikonte kushtet e parashkuara në një marrëveshje të mëparshme të miratuar me ligj.

Genc Ruli, atëherë ministër, tha se parlamenti ishte mbyllur, a thua se parlamenti është sportel kjoske.

Por edhe ju Z. Naço, nuk keni bërë asgjë deri tani për të denoncuar këtë marrëveshje e për të rikthyer ACR në kushtet e pagesës së penaliteteve për investimet që nuk ka kryer.

 

Kjo çështje është diskutuar gjerësisht në publik, madje dhe prokuroria ka filluar një hetim penal.

Ajo që nuk kuptohet sot Z. Ministër, është se si ju lini në fuqi një marrëveshje edhe pse është tërësisht nul pa u miratuar në parlament.

Si ka mundësi që nuk i kërkoni kompanisë që të shlyej detyrimet financiare pa marrë parasysh marrëveshjen e paligjshme dhe pa asnjë efekt ligjor që Ministri Ruli nënshkroi duke nxjerrë dorën nga kioska e vet?

Më e pakta kjo ngre dyshime se edhe ju z. Ministër jeni në tavën e përlyer të favoreve të paligjshme me të cilat është blerë gjumi juaj në karrige.

Një njeri i ndershëm dhe aspak i kapur nga mafiozët që kontrollojnë industrinë e mineraleve në Bulqizë, do çbënete atë marrëveshje.

Por ju që vazhdoni praktikën e kundraligjshme të Genc Rulit, keni pranuar njëkohësiht të hapni grykën për pazaret e rradhës me favore e korrupsione të mëdha.

Sot minatorët, pasuria publike në Bulqizë dhe i gjithë qyteti që jeton me minierën, vuajnë pasojat e një marrëveshje korruptive, të nënshkruar nga një ministër pa përfillur as ligj e as parlament.

Për shkak të këtij lloj korrupsioni qeveritar e ministror me minierën e Bulqizës, gjendja sot është katastrofike, duke çuar gati në kolaps përfundimtar vetë shfrytëzimin e minierës së Bulqizës.

Z. Ministër, përkundër panoramës rozë që ju bëtë këtu, unë kam në dorë një raport konfidencial, i cili është depozituar në zyrën tuaj vetëm 1 muaj më parë. Ky raport është pasqyra më e zezë që mund të bëhet për situatën skandaloze të Bulqizës.

E gjithë kjo situatë, nuk është vetëm nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia e qeverisë, por është pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit qeveritar me pasurinë minerare të Bulqizës.

Komanda e korrupsionit të dhunshëm, ai që mbahet me gangstera e polici, pushtet e ryshfete, kalon nga Roland Keta, kryetari i Bashkisë Bulqizë, njëkohësisht dhe Kryetari i PD Bulqizë. Vëllai i tij, Eduard Keta ka 4 licenca, ato në Zonën D, të cilësuara të paligjshme

Deputetët e PD në Bulqizë kanë nga ca liçenca secili, të gjitha në emër të të afërmve dhe miqve në Bulqizë. Vetë Genc Ruli, ish ministër i METE, aktualisht ministër i Bujqësisë, ka dorë në organizimin e rrjetit kapilar të korrupsionit me lejet e shfrytëzimit minerar në Bulqizë.

Kontrabanda shkon më lart, tek “të paprekshmit” e familjes Berisha.

Emri i Agron Kuliqit lidhet drejtpërdrejtë me kontrabandën e mineraleve.

Maunet e kontrabandës ngarkohen dhe nisen nga Bulqiza për në Durrës. Rrugët e transportit janë në mbikqyrjen e strukturave shtetërore, që mesa duket kryesohet nga Agron Kuliqi.

Ngarkesa kontrabandë del nga porti i Durrësit, me emrat e disa kompanive fantazëm, që sipas të dhënave, shumica e tyre të drejtuara nga një shtetas me mbiemrin Nasufi.

Kjo kontrabandë përfundon si destinacion final në Kinë, në kujdesjen personale të Z. Kristo Rodi, i njëjti që krijoi ACR, që i dha ACR koncesionin e Darfo, i njëjti që ishte drejtor i METE, i njëjti, shoku më i ngushtë i Genc Rulit.

Këto e shumë të tjera janë arsyet pse minatorët janë të detyruar në ngujohen nëntokë për të fituar dinjitetin minimal që i takon gjithkujt që për të fituar bukën e gojës, është i detyruar të rropatet në galeritë e minierave të Bulqizësë, i shfrytëzuar si mos më keq nga skllavopronarët modern, të lidhur me pushtetin, me ministrat, me kryeministrin dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.

Këto janë arsyet pse pasuria minerare e Bulqizës po varroset nga një koncesionar i papërgjegjshëm, që po arkëton miliona euro në kurriz së varfërisë së skajshme të minatorëve, kuptohet, me konsensusin korruptiv të pushtetarëve që arkëtojnë në xhepat e tyre rryshfetet e majme.

Për Bulqizën duhet një zgjidhje imediate.

Një zgjidhje që duhet të zhdukë përfundimisht korrupsionin, që duhet të instalojë përfundimisht ligjshmërinë dhe llogaridhënien e kompanive koncesionare. Një zgjidhje që të garantojë përfundimisht kushte sigurie në punë për çdo minator, dhe zhvillim të qëndrueshëm të mjedisit por edhe të shfrytëzimit të minierës.

Një zgjidhje që ti evitojë pasojat katastrofike të varrosjes përfundimtare të pasurisë minerare në Bulqizë, duke garantuar investime serioze, të realizuara brenda afateve kohore përkatëse, dhe që përmbushin detyrimet karshi shtetit dhe minatorëve të bulqizës.

Ndaj Z. Ministër keni në dorë zgjidhjen përfundimtare, në mënyrë që të mbaheni mënd jo si njeriu që fjeti gjumë dhe kur u varros Bulqiza, por si njeriu që lëvizi nga vendi për të shpëtuar një qytet të tërë. Për këtë arsye, ne ju propozojmë të:

1.            Detyroni kompaninë koncesionare të realizojë investimet brenda periudhës së mbetur dhe të plotësojë kushtet e minatorëve në grevë.

2.            Sekuestroni fitimet e ACR në formë garancie financiare në masën e investimit që parashikohet në marrëeshjen e miratuar nga parlamenti dhe në planin fillestar të investimit në mënyrë që të shmanget largimi i beftë i firmës pa përmbushur investimin kapital në bulqizë

3.            Arkëtoni penalitetet e kompanisë koncesionare që kapërcejnë 3 milion euro dhe ti përdorni për familjet e minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e Bulqizës

4.            Prishni kontratën me nënkoncesionarin në Zonën D, për të cilën raportet e ministrisë tuaj thonë se është e paligjshme, dhe për më tepër, shfrytëzon minierën në zonë shumë të rrezikshme për jetën e minatorëve, dhe njëkohësisht hiqini licencën koncesionare operatorit të regjistruar, pra vëllait të Kryetarit të Bashkisë Bulqizë

5.            Sillni urgjentisht në parlament ligjin për Statusin e Minatorit, që të garantoni të sotmen dhe të nesërmen e atyre që në galerit e errësirës fitojnë bukën e gojës por që në errsirën e tyre skanë pse ngrysin vitet e pleqërisë

6.            Ndërprisni urgjentisht kontrabandën e mineraleve dhe çoni në prokurori të gjithë ata, të lidhur ose jo me pushtetin, që sot e kësaj dite, abuzojnë me pasurinë publike dhe djersën e minatorëve të Bulqizës.

 

23 komente në ““Si po e rrjepin minierën e Bulqizës Agron Kuliçi dhe Genc Ruli””

  1. Zani Burimi says:

    Zoti deputet, te vertetat e korrupsionit qe thoni, jane maja e aisbergut, sepse ne themel te kesaj veprimtarie monstruoze eshte vete kryeministri Berisha me Familjen biologjike dhe politike. Shkoni dhe shikoni vetem njeren galeri, ate te djalit te kryeministrit, e cila ka shitur direkt jo vetem prodhimin e vet, por dhete disa te tjerave te kamufluara nen emra qehallaresh te pushteve (me falni se me shkuan vetw gishtat) ,te pushtetareve duke filluar nga Ruli, Fytyre Vraja, sicc i thone bulqizaket e duke shkuar ne fund te Ketat, kryetar e drejtor, me “shoket” e PD ne Bulqize. Mjere ata te shkrete minatore qe kane mbetur pa shteg tjeter per mbijetese, vecc galerive te Vdekjes qe s’kane pare asnje investim qekur e mor Darfo.
    Me fal, djalo, po eshte me mire qe te mos shkoni fare ne Parlament, sepse, me dashje apo pa dashje, si thoshte profesori yne i nderuar:”I felliquri te felliq!” dhe se dyti , sicc thote ajo fjala e urte:”Ku hane e s’te therresin dhe ku ulesh e s’te pyesin, me mire shko dhe rri me katerkembeshat!” Dhe vertet, sicc e thua vete, eshte: Asnje nuk pyeti ne parlament Ruli! Po fundi pse te merzitet ai, se ka ku e varur torben “Fukarai”, te megafoni i Salibanit!
    Mos u merzit, djale, se me thote mendja se do t’ia arrish ta shohesh kembeperpjete regjimin e Berishes!
    Pas 100 vjetesh me siguri!

    1. Dibrani Katolik says:

      Eshte koha e MASKARENJVE dhe Hajdutave.Jo vetem Bulqiza por tane Shqiperia po shkatrrohet e po vidhet nga te pangopurit.Por nje dite do japin llogari.

      1. Thana says:

        Sapo u dha njoftimi makaber i dy vdekjeve te tjera ne Kalimash, perveç atij te ziut, qe do martohej me daten 18 Shtator. Te gjitha per mineralin e kromit, per te ushqyer mafjen politike ne fuqi.
        Ministri “nuk di gje”. MASKARALLEK!

        1. raimondi says:

          Saimiri ka folur shkelqyer ketu –Ja keshtu te flasi gjithmone

          –Ne fund do ishte mire te kekrkonte krijimin e nje komisioni parlamentar mix ku te ndiqej problemi i kushteve te punes ne miniera, dhe sigurimi teknik ne ato ,
          si dhe paga e minatoreve te njesohej me pagen e minatoreve ne Europe, sepse jetojme ne Europe , jo ne Afrike

          –Dmth qe Parlamenti te vihet ne funxionin e tij mbrojtes per qytetaret , dhe kete e ben
          vetem opozita , se pushteti nuk do tja dije

          ——-Megjithate Saimiri ka folur shume bukur ketu –Bravo Saimo !

          –Edhe veshjen e ka great
          –Na ndero Saimir , dhe mos u merr me shishet e shamopanjes

  2. martin says:

    bravo Saimir Tahiri. Ka prekur nje teme qe i perket te gjithe shqiptareve. Kromi i Bulqizes dhe minierave te tjera eshte pasuri e gjith popullit. Fjalime si ky i duhen politikes qe populli te njihet me te verteten. Duhen fakte si keto qe njerzit te kuptojne se pse opozita ka te drejte dhe jo “edi toriale”

  3. LOLA says:

    sa i lezeçem qe eshte ky saimiri

    1. fatjon says:

      ne c kuptim i lezecem si fytyre dhe si fizik?

      1. LOLA says:

        po pse ku e di ne qe eshte i lezeçem ne gjera te tjera se kam provuar akoma per ato qe shof per ato them

    2. Une says:

      Fjalia me idiote qe kam lexuar !

    3. arber says:

      hajde koment qe eshte, tamam siperfaqesor dhe shume idiotllek qe nuk ka lidhje me artikullin

  4. Ina says:

    Kam respekt per Saimir Tahirin dhe shpresoj qe keto plehra qe na qeverisin te marrin ate qe meritojne. Nuk jane vecse nje grup ndyresirash ne dekompozim e siper qe po na qelbin tere vendin….

  5. ximi says:

    z.Tahiri duhet ta mesoje fjalen kondrabande se e perdor gabim,nuk ka eksport kondrabande.

  6. inf says:

    Po vetem keta qe thote deputeti Tahiri eshte gjithe qeveria me ne Krye Magazinjerin Berrisha.
    Ehu po ky pysin keta tani do mbrojne me vrasje e me bema tokat qe grabiten e po grabisin
    po mbrojne me gjygje e me gopin e semes tyre ,gjithe ket Maskarade qe po kryeson Hajduti
    i Albanise saliu me te tijet.
    Ja kjo ishte PD me krye Magazinjerin sali qe fut e nxjerr pa Fature mall e xhibilet ne Albani.
    Ky eshte komunizmi qe ka ngel akoma ne Albani dhe nuk shkulet po nuk u shkulen me soj e sorroollop saliu genci e bija i biri dhe qennte e tjere qe i shkojne pas.
    i mjere ai popull dhe mjere ne qe po shofim skena te poshtrra te gatuara te Guzhina e sali tropojes

  7. Gano says:

    Simpati e vecante per Z:Tahiri.Djale Realist ,i pregaditur mire ,trim per te Drejten e popullit,
    Eshte shume e veshtire te luftosh kete Korrupsion Qeveritar ,nje Bande Maskarejshe Kusaresh ,te Babezitur vetem per te Rrembyer sa me shume Prona te te ketij Populli ,Ore keta sikur kane Konkurence me njeri tjetrin kush te vjedhe me shume,por kane te Drejte mbasi Drejtesia eshte komplet Instrument i Berishes mbasi ka gelltitur corbe te prishur dhe tani eshte nen Komanden Berishjane si Ristanrat dhe Tomrat,Kjo mjergulle zeze Berishjane ka Pllakosur Shqiperine ,vetem REVOLUCIONI POPULLOR i ben Balle ketij Rjeti Marimangash qe ka gllaberuar tere teritorin e vendit ,cohuni o popull solidarizohuni me Minatoret ,ku jane Sendikatat ?ku eshte populli?te gjithe ne kembe per te shporrur kete Fare Kusarresh ,grabites,cohuni te largojme kete Tirani.

    1. Or taj! says:

      Pirdh pirdh, me politik vetem burrat kurva merren, apo e ke gje ti? Hiqi keto germat e medha ne mes te fjalise se na plase, hajt naten!

  8. tempest says:

    qe te shpetoje Bulqiza nje c4 i ben pune ne hyrje te minieres ose tek portali qe sigurisht do te bllokoje hyrjen dhe aksesinpor njkohesisht do te devijoje pusin e komunikimit.
    qe te rregullohet ky dem nqs behet te pakten do te kerkohen 20 milion dollare dhe fuqi puntore.
    Minatore te Bulqizes mos i lini te vjedhin pasurine tuaj por ruajeni si syte e ballit se vetem kete keni.
    Bllokoni shpertheni pusin e hyrjes te pakten kromi eshte aty dhe juve do tu hapet fronte te reja punesimi per kedo qe do te vi qe ta shfrtezoje ashtu si duhet ….
    vetem keshtu do te largohen keta kriminele

  9. Devolliu says:

    More po atë Kaç Islamin si nuk e kemi ndëgjuar ndonjëherë t’i ngrerë këto gjëra në Parlament?
    Ai ka eksperiencë të gjatë, madje i njeh edhe më me rrënjë sesa Saimiri këto probleme pasi informacionet i merr jo vetëm nga opozita por edhe direkt nga kupola e Shpellarit të Viçidolit.

  10. AK says:

    ME TROC SE KAQ, NE KROACI KRYEMINISTRJA AKTUALE PALOSI NE BURG PER KORRUPSION ISH KRYEMINISTRIN. PO NE SHQIPERI QENKAN TE LARE. NE KETE RAST SHKON SHPREHAJ ARVIZU HA MUT DO MUT

  11. shpatar says:

    Ju lutem.Mos i degjeneroni problemet madhore me ofendime personale.Vetem opinjoni per gjera konktrete nuk na shpeton nga te keqiat.Eshte njesoje si shprehja popullore:Nuk kemi cti bejme gomarit dhe merremi me mizat .Ceshta nuk shtrohet .Ka apo nuk ka te drejt Sajmiri.Ju qe dilni nga ky diskutim nuk e keni provuar te punoni ne minjere.Merreni mundimin te qendroni 1 ore dhe do ta kuptoni se kush eshte minatori.Ka apo nuk ka te drejte.Sa per Rulin (qe nuk e dime se ku eshte fshehur ) mos u merakosni .Ai e kuptoje se pa ndihmen e Saliut nuk garantonte bizneset e tije.Eshte i kapur nuk do ndihmen tuaj .Qauani hallin minatorve,familjeve te tyre,femijve qe do ndjekin traditen e prinderve.Ata na sjellin mireqenje me punen e tyre heroike .Pak sejozitet se u beme me keq se ……..

  12. SERENA bAJRAKTARI says:

    Gjithe kjo vjedhje ,gjithe ky korrupsion dhe nuk merret asnji mase nga qeveria ESHTE SHUME E HABITESHME. KU PO SHKOJME???

  13. Dërguar nga HAJDARMATAJ, Malesia e Gjakoves says:

    Dërguar nga HAJDARMATAJ, Malesia e Gjakoves më 14-09-2011 në 04:12
    E more Agron Kuliqi sa te velen lekura e dime te gjithe ty dhe Mikut tend nga Paci!
    Me ke derguar hajdutet me licensat e vjedhura dhe me ke arrestuar gjithe fisin se i dilnim zot tokes sime,tokes qe me kane lene te paret amanet,por ti dhe gjitha bandat e tua do ti paguani te gjitha se drejtesia nuk humbe kurre,keni marre miljona ne token e Murat Bekajve por ti nuk ke per ti gezuar se ajo eshte djersa e jone,ti e di shume mire se kush ka ngritur koken ne Tropoje ku ka perfunduar

  14. 2012 says:

    Nuk e di se per c’fare fantazmash e keni fjalen z.Tahiri? Kompanite e licensuara dhe tatim paguese te rregullta nuk mund te quhen fantazma, por me sa duket e vemtja fantazem ketu jeni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje