Herët në mëngjes ka filluar zbarkimi i doganierëve dhe policëve të Kosovës në pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje e Bërnjak. Pjesëtarët e EULEX-it janë parë në pikëkalimin kufitar Jarinje sot, pak para orës tetë. Koha Ditore bën me dije se nga Mitrovica transporti i tyre deri atje është bërë me helikopterë, meqë rrugët janë të bllokuara nga banda serbe, të mbështetura edhe nga institucionet shtetërore të Serbisë.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka thënë se policët dhe doganierët e Kosovës janë tashmë në dy pikat kufitare të Kosovës bashkë me policët e EULEX-it.
Rexhepi, në një prononcim për “Tanjug”, ka thënë se operacioni i vendosjet së tyre ka filluar pak para orës tetë dhe tani oficerët e Policisë së Kosovë dhe doganierët janë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31 bashkë me policë të EULEX-it.
Dërgimi i tyre është bërë me një helikopter të KFOR-it nga baza ushtarake e KFOR-it në Leposaviq.
Rexhepi po ashtu ka thënë se operacioni i vendosjes së tyre është kryer pa ndonjë problem.
Megjithatë ekziston akoma rreziku i protestave nga ana e serbëve. NATO ka paralajmëruar se do reagojë në raste të përdorimit të dhunës nga serbët.
Urime EULEX dhe Kosove, suksese te metejme per Kosoven martire, jashaaa….
urime kosovareve
Kembengulni me force si deri tash per te qene ju zot shtepie, sepse ne trupat shumekombeshe keni dhe armiq , mos harroni ; uji fle e hasmi s fle. Urime me shpirt dhe paçi kemben e mbare per te gjithe kombin shqiptar.
Flm shume cam, paq uraten e ZOTIT ty dhe familja yte…gjithe te mirat mbare kombit shqiptar, ZOTI i bekofte gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen…
Sot dit e madhe, kushtetuesja votoi 6 me 2 ne favor te Shqipetareve e Kuq e Zi, policia Kosovare shtrin sovranitetin ne gojen e Ujkut……………… dhe si per ta mbyll pas 2 javesh behem baba FAL ZOTIT pershendetje nga Praga:-)
hajt me nje cun…..
CUN, GOCE PAKE RENDESI KA. ARDHTE ME PAK DHIMBJE PER NENEN, PASTE JETE TE GJATE DHE I NGJAFTE BABAIT PER SHQIPTARIZEM.
Shum faleminderit djema, Kali kuq dhe Shefqeti, vajze eshte Izabel do t’quhet..
urime,me jete te gjate!
Konsideroj une dhe te gjithe qytetaret e Kosoves se tani e tutje eshte ndoshta koha me e zorshme per te vene ne jete njehere e pergjithmone ligjin dhe njekohesisht syceltesia, vigjilenca te mbreteroje gjithnje edhe pse nuk eshte aq e lehte. Ndoshta dikush mund te thoje se ne nga larg nepermjet kompjuterit flasim pak me lehte, por le ta dine te gjithe kompetentet e Republikes se Kosoves dhe forcat e subjekteve nderkombetare se ne, jemi me zemer e me shiprt duke shikuar nga veriu, qe tash me te vertete eshte i shenjte per te gjithe shqiptaret.
Perpjekjet e krimineleve dhe bandave serbe, me mencuri, duhet patjeter te paralizohen plotesisht. Kurre te mos iu lihet asnje shteg per manipulim me banoret serbe vendas te Kosoves. Urime, urime. Faleminderit.
Bravo kosova jemi me ju.Mos u perçani kini parasysh feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
“Operacijoni Bolla E Zeze” doli me sukses HAAA Haaaaa
Me ne fund vajti haka te i zoti,ju lumte trimave te KOSOVES!!!!!!!!!!!!!!!AI POPULL MERITON ME SHUME sepse eshte popull TRIM.BRAVO JEMI ME JU!!!!!!!!!!!!!!!!