Flet Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj: Opinioni publik në Vlorë është i trembur
Nga Anila Basha
Eshtë ora 19.00, ditë e enjte. Zyra e Skerdilajd Konomit ndodhet në katin e dytë të gjykatës së faktit të Vlorës. Eshtë e mbyllur me çelës. Në Gjykatë ka një heshtje të pazakontë. Trupi i Skerdilajdit ka ditë që dergjet në banesën e fundit, por ende nuk kemi asnjë autor për vrasjen e tij publike në qendër të qytetit të Vlorës. Me indinjim dhe trishtim, mësoj se kreu i shtetit dhe kryeministri, kanë qenë të parët që kanë marrë vesh lajmin e kobshëm të vrasjes së tij, por ndërsa kanë shprehur keqardhjen, nuk kanë bërë asnjë tentativë më tepër. Ceremonia mortore e të ndjerit, homazhet te teatri “Petro Marko” nuk i ka ndërmarrë përsipër as presidenca, as Këshilli i Lartë i Drejtësisë, as qeveria, as Konferenca Gjyqësore, thjesht, gjykata e faktit të Vlorës dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika. Ky është kujtimi i fundit për nderin e një njeriu që punoi për shtetin.
Në një intervistë me kryetarin e gjykatës së faktit në Vlorë, Artur Malaj, kuptojmë vetëm një gjë: kjo vrasje është e tipit mafioz, e kryer jo vetëm nga një person. E ndër të tjera, në këtë rrëfim tepër të sinqertë, Malaj tregon dhe për mënyrën sesi ka marrë vesh lajmin e kobshëm, dhe sesi këtë lajm ia ka përcjellë familjes së të ndjerit.
Zoti kryetar, ku ndodheshit ju kur morët lajmin?
Isha ashtu si i ndjeri Konomi duke ardhur në punë. Kam qenë më shumë se 50, ose 80 metra larg makinës së tij. Dëgjova shpërthimin dhe ndalova makinën i kuriozuar nga zhurma e madhe dhe i shqetësuar njëkohësisht. Kam parë një shpërthim dhe kam ndjerë nje shpërthim për të cilin nuk kam menduar se do ishte kolegu ynë. Menjëherë kam ardhur në punë duke ju treguar kolegëve se mes qytetit dëgjova një shpërthim dhe si ka mundësi të ndodhte një shpërthim i tillë, duke më shkuar mendja tek një piste larje hesapesh midis personave që merren me veprimtari kriminale. I pari që me ka dhënë lajmin e kobshëm ishte drejtori i policisë së Vlorës, z. Ylli Metko që më ka thënë se personi që i ka ndodhur një shpërthim i tillë është gjyqtari Skerdilajd Konomi. Menjëherë kam shkuar në spital, sapo kam shkuar kam marrë vesh dhe kam parë që kolegu ynë kishte ndërruar jetë pa arritur gjallë në spital.
Dhe nga kjo kohë kishte kaluar 40 minuta?
Më pak se 40 minuta!
Kur e morët vesh këtë lajm të tmerrshëm, cili ishte ambienti dhe atmosfera brenda gjykatës?
Isha bashkë me një kolegun tim, dhe atë e kishin njoftuar, mori një njoftim nga prefekti i qytetit për të njëjtën ngjarje dhe të dy bashkë kemi shkuar në spital. Me thënë të drejtën, burimet që na raportuan lajmin ishin shumë të besueshme se ishte drejtori i policisë, por asnjëri prej nesh as e besonte dhe as nuk donte ta besonte një gjë të tillë, sepse ishte krejt e pabesueshme dhe e paimagjinueshme.
Gjithë opinioni i pa pamjet, kjo falë televizioneve lokale dhe kombëtare që arritën në vendngjarje menjëherë, opinionit publik, ne si gazetarë po ashtu na beri përshtypje indiferenca e strukturave të shtetit… Çfarë ndjetë ju kur patë skenën? P.sh, na bënë përshtypje njerëz që hidhnin kova me ujë, ka një lloj stepje njeriu dhe thotë mos… kjo nuk duhet të ndodhë…!
Nuk dua të shtoj as më shumë e as më pak, sesa fjalët e njërit prej gazetarëve që nuk dua t’ia përmend emrin, por po them fjalët e tij ose po përsëris fjalët e tij kur dikush i tha lër organet procedues që të punojnë dhe shteti të bëjë punën e tij, gazetari tha: “Për cilin shtet po flitet? Për shtetin që zjarrfikësja nuk ishte më shumë 30 metra larg ngjarjes dhe nuk kishte ujë për të fikur jo makinën, por zjarrin që kishte marrë i ndjeri? Për shtetin që nuk kishte karburant për të furnizuar ambulancën për të marr trupin e të ndjerit? Apo për policët që shkuan në vendngjarje dhe nuk afroheshin për t’i dhënë ndihmën e parë, por thjesht qytetarët që ishin e dhanë ndihmën e parë?”
Në këtë aspekt, jo si kryetar gjykate, jo si koleg i të ndjerit, por thjesht si qytetar i thjeshtë jam tërësisht i indinjuar.
Por në momentin që e morën dhe e vendosin në bagazhin e një furgoni policie, aty mbas, ku nuk e dimë se çka …
Nuk ka fjalë që ta përshkruaj ..nuk mund të merret një njeri, aq me tepër një gjyqtar, një njëri publik, s’ka fjalë për ta përshkruar.
Një tjetër aspekt njerëzor, shumë i dhimbshëm është familja! Nëse keni kontaktuar me familjarët, si e kanë marrë vesh ata?
Shikoni, Skerdi nuk ishte vetëm një koleg i imi. Ishim shokë, ishim miq, njiheshim familjarisht. Unë i njoh shumë prindërit e tij, kisha shkuar për raste siç shkojmë tek njëri- tjetri për sebepe familjare, njihja shumë mirë babanë e tij, mamanë, motrën, bashkëshorten, fëmijët. Ambienti atje është vërtet i trishtuar, e vetmja gjë që më ka bëre përshtypje në fakt, në gjithë këtë histori, është dinjiteti me të cilin e kanë përballuar ata këtë ngjarje. Mendoja se nuk mund të ketë prind, dhe kur bëhesh prind kupton vetë sesa i dhembshëm është fëmija, që të mund ta përballosh një ngjarje të tillë me kaq dinjitet. Menjëherë sa u morën vesh ngjarjet, vdekja, filloi procesi i njoftimit të familjarëve. Asnjë nuk merrte guximin për të lajmëruar të atin e tij se të gjithë e dinim sesa i lidhur ishte Skerdilajdi me babanë, me mamanë, dhe sa e trishtë ishte t’ju jepje një lajm të tillë. Ndërkohë kur kam shkuar atje, pashë dinjitetin, kurajon, por dhe shkallën e lartë të civilizimit me të cilën është përballuar ngjarja. Kam ngelur unë më i shokuar sesa babai i tij. Babai i tij nuk kishte urrejtje, nuk kishte hakmarrje, veçse kishte dinjitet njerëzor, qetësinë, urtësinë tipike karakteristike për një qytetar, një intelektual, një njëri të ndershëm dhe punëtor.
Zoti kryetar i gjykatës, të kalojmë tek pjesa tjetër tek e cila dua të prek çështjen e shtetit në rastin konkret… Çështjen e mbrojtjes së gjyqtarëve, çështjen e atyre reformave që duhet të ndërmerren në sistemin gjyqësor. Mendoni se çdo gjyqtar pas kësaj ngjarje ndihet i rrezikuar në Shqipëri?
Për çështjen e reformave në Shqipëri, jo vetëm në gjyqësor, por të reformave në tërësi flitet shpesh, harxhohet shumë energji për të bërë publicitet, për të bërë reklamë me radhë e me radhë. Por kur vjen puna tek faktet, tek puna konkrete, nuk bëhet asgjë. Nëse flasim për sigurinë e gjyqtarëve, shpesh siguria e tyre interpretohet si privilegj, si një klasë që nuk duhet te sigurohet, gjithmonë njerëzit kane tendencën të thonë “e pse t’jua sigurojmë këto kushte gjyqtarëve, pse duhet të sigurojmë mbrojtje, kushte të tilla pune, qetësie që këta të punojnë te qetë në punën e tyre”. Jo në cilësinë e gjyqtarit, por në cilësinë e qytetarit, por dhe në tërësi, është biseduar se çështja e sigurisë së gjyqtarëve nuk ka të bëjë me faktin se unë jam gjyqtar dhe shiko është mirë apo më pëlqen t’i kem disa privilegje krahasuar me të tjerë, përfshirë këtu dhe me sigurinë. Siguria nuk është privilegj, përkundrazi, një njëri që kërkon të sigurohet, që kërkon të mbrohet, është e sigurt që nuk është duke bërë një jetë aq normale sa mund ta bëjë një qytetar i zakonshëm. Thjesht fakti që ti kërkon të mbrohesh do të thotë se jeta jote nuk është e sigurt dhe vetëm ky fakt mjafton për të ta bërë jetën jo aq komode jo aq normale sa një qytetar i zakonshëm si një arkitekt apo një mësues pa dashur të nënvleftësoj asnjë profesion. Fakti që kërkon të mbrohesh do të thotë se puna që ti bën ka një risk të madh, fakti që shteti duhet ta sigurojë këtë mbrojtje është thelbësore, nuk është siguri e gjyqtarëve si persona fizike, por sigurojnë të drejtën në këtë vend. Nëqoftëse një gjyqtar trembet, ai nuk do të jap drejtësi, dhe dhënia e drejtësisë është një kosto që bie mbi qytetarët dhe jo mbi gjyqtarët.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje a mund të ketë një lloj propozimi që klasa politike të jetë ose të rikthehet në fakt procedurave të mbrojtjes së gjyqtarëve, nëpërmjet këtij rasti të kemi një reforme të tillë, në sigurimin e personelit gjyqësor? Plane konkrete qoftë propozime edhe nga KLD?
Do shpresoja dhe dëshiroja të besoja një gjë të tillë, KLD nuk është organi që merr iniciativa ligjvënëse, propozime në vazhdimësi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë konferenca gjyqësore, kombëtare, Gjykata e Lartë po ashtu, por të shpresojmë. Unë e kam thënë edhe në fjalimin që mbajta dhe në rastin e vdekjes së të ndjerit: “shpresoj që vdekja e Skerdilajdit mos të shërbejë për asgjë, shpresoj që vdekja e tij të shërbejë për diçka”. Ne dimë që dhe zbulimi i autorëve dhe ndëshkimi i tyre nuk do ta kthejë personin, por vdekja e tij të shërbejë për diçka, konkretisht dhe për reforma, për të rritur nivelin e sigurisë, të besueshmërisë, qoftë dhe për të përmirësuar dhe defektet që ka gjyqësori.
Në shumë gazetarë dhe në opinion publik është shprehur ideja një vrasje e tipit mafioz, e ngjashme me ato të Sicilisë, a ka ngjashmëri në llojin e krimit, në tipologjinë e tij, në mënyrën e të bërit?
Unë po shkoj 10 vjet që po kryej profesionin e gjyqtarit, kam gjykuar çështje të natyrave më të ndryshme, kemi dënuar dhe me burgim të përjetshëm ne Gjykatën e Vlorës, me 25 vjet burg… Nuk kam ndeshur në asnjë rast krim të kësaj natyre. Patjetër që ka element të tipit mafioz, gjithë mekanizmi i kryerjes së krimit është i tipit të tillë . Ka një planifikim të kryerjes, çka do të thotë se është tipike mafioze, ekziston një organizim për kryerjen e këtij krimi. Nuk mund të kryhet një krim i përmasave të tilla, me një ekzaktësi të përmasave të tilla vetëm nga një, ose dy persona. Ç’ka do të thotë se rrethi i personave që janë marrë me këtë është më shumë se kaq, ka ekzaktësi në kryerjen e krimit. Eksplozivi nga dëmet e para del se nuk është vendosur një ditë, por është vendosur më parë. Këto i përkasin hetimit dhe unë s’dua të abuzoj me këtë. Nga të dhënat del se është i disa ditëve më parë, personi është shtyrë të përdorë makinën tjetër në të cilën ndodhi eksplozivi. Krimi mund të kryhej në një ambient me pak publik se nga shtëpia e Skerdilajdit deri tek vendi ku është kryer krimi janë disa kilometra, është zgjedhur pikërisht rruga Vlore- Skelë, rruga e populluar, publike për të dhënë një mesazh të qartë, mesazh frike dhe terrori për të gjithë të tjerët, dhe mesazhe te tilla nuk mund t’i japë veçse një organizate kriminale dhe e tipit mafioz.
Kjo do të thotë se krimi po lulëzon, është ringjallur apo jo? Kjo do të thotë se gjyqtarët e qytetit të Vlorës të kenë frikë në proceset e dhënies së drejtësisë?
Frika është njerëzore, por ndonjëherë ngjarje të tilla të bëjnë më të fortë sesa më parë. Nuk mund të them se kanë frikë, por ajo çfarë shoh tek gjyqtarët është dëshpërimi për kushtet dhe gjendjen në të cilën ndodhen. Një ngjarje e tillë ne na ka bërë më të bashkuar sesa më parë dhe pse kemi pasur një ndjenjë të tillë solidariteti me njëri- tjetrin dhe në dhënien e drejtësisë. Por mos plotësimi i kushteve, mos dhënia e sigurisë jam i sigurt që në të ardhmen do të ndikojnë negativisht në dhënien e drejtësisë.
A mendoni se ka faktorë dhe aktorë të tjerë përgjegjës të vrasjeve të tipit mafioz. Struktura të shtetit, struktura të brendshme të policisë, shërbimit informativ, janë agjencitë ligjtrajtuese të shtetit shqiptarë. Ka një ofertë sot për 100 000 Euro për atë që do jap të dhënat për vrasësit, por a jemi në kushtet se disa struktura të shtetit shqiptar janë të paafta të mbledhin informacione qoftë dhe në terren, qoftë dhe për çështjet kryesore, çështje të caktuara? Duke nisur nga rasti konkret, një vrasje tipike mafioze?
Si gjyqtar dhe si profesionist nuk më takon të abuzoj me faktin se janë të përfshira ose nuk janë të përfshira struktura të tilla, ajo që mund të them është se institucionet që merren me sigurinë e njerëzve dhe shtetarëve dështuan në rastin konkret, sepse shërbimet përkatëse, qoftë dhe shërbimet e informacionit dhe ato të policisë punën kryesore kanë atë parandaluese në kryerjen e krimit, dhe aq më keq nëse kryhet dhe nuk zbulohet, kjo është akoma më e rëndë. Por të themi se indicie të kriminialitetit ka dhe ka pasur. Ne kemi pasur rastet e vrasjeve me të njëjtin skenar, me eksploziv dhe ende të pazbuluara. Fakti që agjencitë e sigurisë nuk kane arritur t’i zbulojnë, është një fakt domethënës që ato duhet të organizohen, të bëjnë analiza të thella në punën e tyre, të shikojnë se ku çalojnë, cilat janë problemet që kanë në mënyrë që të arrijnë të paktën të zbulojnë.
Ju shpresoni se do zbulohen vrasësit? Shikoni të gjitha gjërat, kemi disa tipe vrasjesh dhe ende nuk kemi një pistë të qartë ose të paktën të fokusuar ose ende të pashprehur ende nga prokuroria dhe policia?
Unë besoj dhe shpresoj tek drejtësia ndryshe nuk do ta zgjidhja këtë profesion që bëj.
Skerdilajdi ishte i njohur që merrej me çështjet civile dhe këtu brenda gjykatës, pra nuk ka pasur çështje penale, rrezikshmëri etj etj. Shumë pista që janë hedhur në media janë lidhur me çështje pronash, dihet që familja Konomi në Vlorë është e njohur për prona, a ekziston kjo si pistë?
Si profesionist, nuk dua të nënvleftësoj asnjë prej pistave në hetim. Hetimet janë sekret dhe nuk di nëse janë fokusuar në një dy apo më shumë pista. Si profesionist di të them se asnjë pistë nuk duhet nënvleftësuar. Ne kemi pasur rastin e vrasjes së oficerit të policisë në Vlore dhe dyshimet e para të policisë apo dhe prokurorisë së Vlorës ishin tek disa grupe kriminale dhe funksionale, që vepronin dhe u kryen disa hetime përfshirë dhe përgjimet, por ne fakt doli se asnjë prej tyre nuk ishte autor i vrasjes konkrete. Doli diçka krejt tjetër, e papritur për të gjithë ne që ishim të përfshirë në mekanizmin e hetimit. Kështu që nga kjo eksperiencë dhe të tjera themi se absolutisht asnjë piste nuk duhet nënvleftësuar, të gjitha informacionet, të gjitha pistat duhen marrë me seriozitetin maksimal dhe shpresoj se prokurorët e krimeve të rënda janë prokurorë të specializuar dhe shumë të mirë dhe shpresoj se do të bëjnë një punë sa më të mirë.
Gjithsesi jeni kryetar i gjykatës së Vlorës, jeni njeriu që komunikoni që bashkoni pothuaj gjithë gjyqtarët, një lloj kujdestari i tyre të themi, ne pas ngjarjes dëgjuam deklarime të presidentit të vendit, kryeministrit, kreut të opozitës, KLD, Gjykata e Lartë etj etj, por pamë shumë pak impenjim të zyrtarëve më të lartë të shtetit në sistemin mortor? Ka qenë një lloj indiferentizmi?
Nuk dua të bej asnjë koment për këtë, secili zgjedh mënyrat e veta për të shprehur dhembshurinë apo homazhet, ajo që pres është që strukturat shtetërore të punojnë sa më të koordinuara me njëra- tjetrën që të arrihet zbulimi i autorëve.
Ndërkohë pamë dhe indiferentizëm nga qytetarët vlonjate. Priteshin radhë të tëra të qytetarëve të Vlorës për të përcjellë gjyqtarin në banesën e fundit. Ju vetë si e përjetuat?
Them se kanë qenë të frikësuar. Me kontaktet që kam, që jetoj, banoj dhe kam pasur familjen në Vlore, në mënyrë të përgjithshme të gjithë shprehin ndrojtjen, inatin për kryerjen e kësaj vrasje. Por të themi se kane kaluar në një gjendje shoku atë dite, por them se nuk është problemi vetëm i asaj dite. Kjo tregon se shoqëria shqiptare ka nevojë të rigjallërohet, dhe një prej komponenteve të rigjallërimit janë dhe shoqatat ose jeta sociale, mungesa e një jete sociale në qytet dhe ekzistencës së organizatave të ndryshme dhe pjesëmarrjeve të njerëzve në këto organizime. Eshtë një domosdoshmëri se janë pikërisht këto organizime, bashkime qytetare që ushtrojnë presion mbi qeverisje jo vetëm qeverisje me të mirë, por dhe një lloj presioni për zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Shpresoj që demokracia, dhe ne shpesh flasim për demokraci, por ne jemi në ato hapa të parë, do të nxisë krijimin e atyre shoqatave e pjesëmarrjes së qytetarëve në shoqata të tilla në mënyrë që reagimi i qytetarëve jo vetëm ndaj kësaj ngjarje që është tmerrësisht e rëndë, por për çdo gjë që ata mendojnë se nuk shkon mirë në qytet të jete më i përgjithshëm. Shpresoj që kjo të ndodhë!
Folëm për dy çështje, shtetin dhe agjencitë ligjzbatuese të tij që nuk funksionuan mirë atë ditë, por dhe për reagimin qytetar që mungoj atë ditë, të frustruar, të frikësuar të themi. Kemi në këto momente një lloj zmbrapsje të shoqërisë dhe institucioneve? Pra, krimi po fiton terren?
Duket sikur krimi ka fituar luftën me drejtësinë, mirëpo ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe në Italinë e shumë viteve më parë apo Sicilinë e viteve më parë sikurse ju e përmendët, dhe atje kryheshin krime të natyrave të ndryshme kundër pushtetarëve, bashkiakëve deri sa shkojë në vrasjen e Falcones dhe lindjes së Republikës së Dytë Italiane. Mendoj se ngjarje të tilla nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin opinionin shoqëror për tu bashkuar kundër krimit. Ndodh që drejtësia të humbasë në një beteje ose dhe disa beteja, mund të vriten dhe njerëz që shërbejnë në drejtësi, por jam i sigurt se në finale të gjithë ata që kanë tentuar, kryer krime do të marrin ndëshkimin e merituar. Drejtësia në fund të fundit do të fitojë, nuk ekziston alternative tjetër dhe nuk ka pasur ndonjëherë shans që krimi të fitojë mbi drejtësinë, mund të fitoje betejën, por jo luftën.
Një apel juaj i fundit për qytetarët, por dhe strukturat kompetente?
T’ju japin mbështetjen maksimale strukturave që merren me zbatimin e ligjit duke filluar me policinë, prokurorinë, gjykatat. Të japin çdo lloj informacioni që kanë në lidhje me ngjarjen dhe jo vetëm, por për çdo ngjarje. Të bashkohen në shoqata dhe bashkime që e konsiderojnë të nevojshme për jetën e qytetarëve në mënyrë që të kërkojnë më shumë mbrojte dhe realizim të të drejtave të tyre. Në fund të fundit vrasja e Konomit të shërbeje për diçka dhe jo për asgjë, të jetë apel për bashkimin e njerëzve, për nevojën për reformat që në fund të fundit në këtë vend të fillojë të zotërojë zbatimi i ligjit.
Zoti Kryegjyqtar: pjese e shtetit jeni edhe ju, ti e gjithe gjyqtaret e Shqiperise qe me korrupsionin ku jeni futur. Me dashje ose padashje bashkepunoni me elemente mafioze ne vend qe ti denoni rrepte me ligjet e shtetit. Pra ju e keni lene mafian te zhvillohet dhe te avancoje ne kerkesa. Se cdo problem qe ka ajo e zgjidh me gjykatesit e korruptuar. Ne kete kuptim edhe ju jeni pergjegjes e duhet te ndjeheni fajtore per vrasjen e Konomit. Ato pare qe keni fituar me vendime te padrejta e korrupsion, do t’ju ngecin ne nje dite ne fyt.
RESPEKT PER TE NDJERIN, PASI NDERROI JETE. SA I PASTER ESHTE NE SA KA BERE, SE GJYKOJ DOT. POR ESHTE NJE MESIM I MIRE PER SHTETARET SHQIPTARE: NUK JANE TE PAPREKESHEM DHE KUR NDESHKOHEN, LAJNE CDO HESAP. PRANDAJ, ME MEND NE KOKE PER ATE QE BEJNE, SE NDESHKIMI VONON, POR KURRE NUK MUNGON.
O Artur, Skerdi ishte vertet djale i respektiar ne vlore dhe vertet na ka shokuar ajo ngjarje,,,,,por sa per gjyqtaret ti e di shume mire se sa te molepsur jane nga korupsioni ……Tani nuk e di ne se vazhdon te jete apo jo me gjyqtare…po ti ke pasur nje hajdute gjyqtare qe si trembaj asgjeje dhe ti kerkonte parate hapur….dhe kjo ishte KLODJANA GJYZARI nje pellembe perbi toke,,dhe e kishte hak.
Isha 50 ose 80 m larg dhe kujtoi se ishte larje hesapesh prandaj nuk ndaloi!!!nga ana tjeter eshte i indinjuar se nuk ju dha ndihma e pare,po jeta e nje qytetari te thjeshte(edhe kriminel po te jete)a nukeshte jete dhe e shtrenjte,a nuk eshte i hequr denimi me vdekje per ju zoti kryek(t)ar,ju te pakten 80% e me shume e prokurorve dhe gjyqtarve e doni jo poshte sediljes por mu ne sume,monstra qe vetem lekun njifni dhe politikanet qe ju perdorin me keq se zagaret e gjuetise.
Orli me ke pare gurin…
Me vjene shume keq per Konomin ,gjumi naten nuk na ze nga keto krime,ngushellime familjes,por nje gje eshte e vertet ketu eshte bere nje shprehje mjer kush ka pune me gjykaten dhe me mjekesin,prandaj duhet te beni nje apel ne ndergjegjen tuaj qe mos te perserite kjo makaber .
Edhe njehere ngushellime familjes
Varri qillot…
Meqë ishte 50 – 80 m. largë, përse nuk shkoi, të jepte ndihmën e parë si qytetar!!!
Ngushllime nga zëmra për të ndjerin. Ju bëfshin fëmija mbi 100 vjeç.
z-Kryegjyqtar, Jasht ngjarjes. 10 vjet motra ime 10 gjyqëve, 5 herë pushohesh gjyqi, pes herë përsëritesh nga një injorant që donte ti grabiste tokën e shpis.. të gjith eksperët i paguante injoranti bandit., Gyykatësit i paguante . Ju futa tet muaj gjyqit duke hequr avokatin. Një gjy qtar i vjetër, u tregua dinjitoz dhe rrëzoi kërkes padin. Për këtë kamë bërë një libër. Ktheni sa nuk është von sepse gjykata po vret një popullin. Unë jam Vlonjat dhe kam qënë dhe drejtuesw, por ti drejtohesh gjzkqatës së vlorët do llogaritësh se disa duhen të saqkrifikohen nga ifraktet dhe nuk zgjidhet as një problem.
Artur, ti je mafia!
Mos e harro kete, ti je mafia me gjithe zagaret e tu ne gjykate. Nje nga nje do t’ju djegin te gjithe per ato krime qe keni bere ne kurriz te popullit. U moret tokat njerezve te pafajshem dhe ja u dhate atyre qe ju jepnin rryshfete. Edhe ti, edhe prefekti, edhe te gjithe gjyqtaret e tjere ne Vlore pa asnje perjashtim.
Ju dhe femijet tuaj do ti ndjeke mallkimi i popullit ne cdo skute qe te fshiheni. E keni kuptuar se po ju vjen rradha dhe po u shpeton shurra pika pika.
Kush eshte mafiozi Kryegjyqtari?
NJE ME PAK NE KETE BOTE- AI E DI SI E KA JETUAR, ME NDERSHMERI APO SI HORR.
NJE ME SHUME NE ATE BOTE – ATJE DO RREFEHET DHE DO NDESHKOHET APO NDEROHET. NE NUK DO DIME GJE.
Kjo Anila cuditet pse qytetaret vlonjate ishin indiferente dhe nuk vajten te benin hoimazhe ketij ..hahahahahahahahaahahahahahaha
—-Nuk i benehomazhe ketij se ne Vlore shumica e qytetit jane me Salen—Nuk i do njeri kauret ne Vlore
—Shko ne Vlore dhe shaje Salen ne lagjen e Skeles dhe ta shikosh se cfare do te bejne skelaret h
–C’eshte kj gazetare kaq gomare
–Pse duhet te venin qytetaret e Vlores te benin homazh ketij qe ishte nje gjyqtar kalama, mbushes topi ,
dhe nuk ka bere azgje per qytetin se ky 5 dite ka ne pune
————Edhe qe e kane vrare , e kane vrare se ky eshte treguar i ndershem ne pazarin qe ka bere me te tjeret
per vjedhjen e Tokes qe nuk ishte tok e tija hic fareee
Sipas kesaj gazetares Hajvane duhej te shkonte kryetari i shtetit per vizite tek familja e ketij , kur ky ishte nje nepunes i thjeshte ….. qe e vrane se merrej me pazare te pista
Shume gazetare e pa afte kjo ……
o monda ti qenke kopil dhe kush e di se c’te paskan bere kaurret qe i ke inat.
kush je ti more Raimond qe flet ne kete menyre si nja kafshe shtazarake,pa pike ndienje njerezore…….lindur e rritur ne Vlore jam dhe e shaj Salen ku te me doje qejfi,jo ne Skele por edhe ne Prefekture morre vesh ore…kush je ti ore qe paragjykon nje njeri qe ka nderruar jete…eeeee…ne Vlore nuk i eshte marre Toke askujt nga gjykata vendase por ka qene qeveria dhe Agjensia e Kthimit e Kopesimit morre vesh ore kur nuk di mos fol……….ja pse shkon ne te kundert vendi yne,sepse pjesa me e madhe e pipullit eshte Injorante e Servile!