Mazhoranca nis ofensivën ndaj KLD, Halimi: Duhet të ndryshojë

15 Shtator 2011, 10:31Politika TEMA

Vrasja makabre e gjyqtarit Skerdilajd Konomi po përdoret nga mazhoranca në pushtet për të vënë nën kontroll Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i drejtuar nga presidenti Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, dy figura jo të dashura për mazhorancën në pushtet. Dëshirën për të bërë ndryshime në KLD e ka shprehur publikisht  Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi. Ai e ka mbështetur kërkesën e vet në gjoja studime dhe kërkesën e disa organizmave ndërkombëtarë. Duke folur në një intervistë,  ai tha se kërkesa për ndryshimin e strukturës dhe mënyrës së funksionimit të qeverisë së gjyqësorit vjen jo vetëm nga  qeveria, por edhe nga vetë gjyqtarët dhe institucionet e huaja që asistojnë drejtësinë. “Ka qëndrime të kësaj maxhorance gjatë gjithë kësaj periudhe në lidhje me KLD dhe me organizimin e saj. Bile, mund të them që ka qëndrime të cilat vetë anëtarët e KLD i kanë deklaruar nëpër media, ka dhe studime të kryera dhe nga organizata të cilat kanë asistuar sistemin e drejtësisë. Pra, ka një set dokumentesh shumë të rëndësishme për reformimin e KLD. Nuk është se kjo reformë nis në gazetë, por kjo është një reformë në të cilën përfshihen shumë aktorë. Duhet të ketë një vullnet nga të dyja palët politike për ta ndryshuar këtë sistem, për të bërë një sistem drejtësie, më efikas, më të zhvilluar, më profesional por mbi të gjitha më të pakorruptueshëm”, tha Eduard Halimi, ministër i Drejtesise. KLD-ja është institucioni kryesor që emëron,promovon,transferon dhe shkarkon gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe te apelit. Kjo është edhe arsyeja qe here pas here KLD ka qenë në qendër të sulmeve qe vijne nga jashte,por ne shume raste edhe brenda sistemit të drejtësisë. Mazhoranca deri më tani ka emëruar vetëm kandidaturat që ka dashur ajo në sistemin e lartë të drejtësisë, siç është Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë duke u bërë përzgjedhëse e emrave që presidenti Topi dërgonte në Kuvend si kandidatura për këto dy institucione të pavarura.

15 komente në “Mazhoranca nis ofensivën ndaj KLD, Halimi: Duhet të ndryshojë”

  1. dritan74 says:

    KY QIFJA DO TA LERE BAMKE TOPIN PA ASNJE KACIDHE.PASI I HOQEN LEKET E AMNISTISE PER TE BURGOSURIT DUAN TI HEQIN EDHE GJOBAT QE VJEL NGA GJYQTARET ME PROCESET NE KLD ME SEKSER SPAHIUN.DO TI NGELET BAMIRIT VETEM KAZANI I PACES SE PLENCIT.GJYNAH TE ZOTI.SHPIRTKATILAT

    1. amy says:

      Po ti o dritan666 sekser i kujt je?

      1. dritan74 says:

        PO DESHE BEHEM I YTI AMY!DHE JO ME TRE GJASHTA SE E MBAJ VETEN PER ENGJELL

  2. Shqiptar Guximtari says:

    Ore Z.Mi-ni-ster si po te shkojne hetimet e atij Komisionit per ngjarjet e 21 Janarit jemi kurioze, kape ndonje diversant, terrorist, puçist apo puç-puç-ist, u mbush ky vend me derra e fshatare kokepalare e te pagdhendur, servile e byth..re qe po na cojne pas ne vitet e reformave te Anadollit

  3. Miri says:

    Sec me duket ndryshe nga ato karafilet e tjere te PD ky zotnia. Ky ngjan me shume si mullage.

    1. preng sherri says:

      MIRI
      ti nuk me beson,por eshte nje person shume shume i dobet,nuk eshte i afte as per me qene nje punonjes i thjeshte i nje komune fshati!
      megjithate,DOKTOR MORTJA ndjehet mire vetem me tipa si Halimi.Ti di ndonje politikan,mbi te gjitha shqiptar te ndershem ne Partine e Dum babeve?

  4. karaduzi says:

    Miri ma more nga goja,sa desh te shprehesha per kete halimin,se si me duket,jo vetem si minister kot,por ka nje paraqitje shume artificiale te shkretin djale e kane marre ne qaf,maksimumi meriton te jete sekretar gjykate ne nje rreth te larget,psh ne kukes ose peshkopi.

  5. shkodrani says:

    Mire se kete malokun e Burrelit e njofim me ate komisjonin e famshem te 21 janarit,po ky dritan 74 ça mutin asht.Ndoshta Arben Qirstani…O maloke nuk keni koh ma as me ba shurren ,ju erdhi fundi edhe ju ma keq se Kadafit…mendoni ku me kerku strehim …Zoti i madh ju shperbleft me ato çfar keni ba.NQS keni me ndejt ne Shqipni kan me ju vare per K….qesh

    1. dritan74 says:

      O SHKODRAN DI TE LEXOSH APO NUK I LAN SYTE NE MENGJES.E KAM SHKRUAJTUR ME TE TALLUR O NJERI.HERE TJETER DO TE SHKRUAJ NE KLLAPA(ESHTE SHAKA MOS E MERRNI SERIOZISHT).

  6. G.Kola says:

    Mazhoranca drejtesine e do monopol te saj,si e ka pasur deri tani.Ne e ha kete koqe minoranca kot e kemi qe kerkojme reforma ne drejtesi.

  7. spata pret edhe drut e thata says:

    kure u be ky spurdhjaku te japi ment ,o zot mos durofsh.ministra si puna e halimit jane per te fshire halet e tiranes jo per te drejtuare ministrin e drejtesis.ky eshte nji femij i perkedhelur ose nji servil qe lepin bythen e salit ter diten,prit te rregullohet vendi me njerz si ky mjer ke ze halli,turp i botes ministeri.

  8. andi says:

    Ky medikoer qe e ka surratin tamam si miu i haleve,
    tha se: vrasja e Konomit eshte nje krim i papersosur dhe se jane lene gjurme.
    O t’i dale per zot kesaj deklarate,
    ose te jepe menjehere doreheqjen si nje
    zagar per sulm i kryeministrit
    dhe si nje nga ministrat me te paafte dhe qesharake ne historine e ketij kombi.

  9. valbona says:

    Aman hiqeni kete foto se eshte shume i shemtuar,qe tw keshe besim te nje njeri nje % ka edhe e para,kurse ky ka pamjen e nje idioti

  10. G.Joga says:

    Kariera me saline ndertohet jo nga aftesia por nga sa pqelepe je me te.E.Halimi zinte vendin Nr1 nga peqelepet ndaj e beri minister drejtesie.Halimi tani s’ka personalitet eshte robot i telekomanduar.

  11. saljozi says:

    Nga je ti re, mos je gje pej Lushnje ti re, te cafte lepri te cafte, po shko re dreq dhe vish nje pale palaceta e pastaj te coje xhaxhi Saliu ne cerdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje