Kush e rrahu Shamikuqen?

15 Shtator 2011, 10:06Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

“Shamikuqja” është një punonjëse e Bashkisë së Kamzës, ajo që pat denoncuar për ngacmime seksuale kryetarin e Bashksië, Xhelal Mziu para zgjedhjeve vendore të këtij viti. Shumëkush e mban mend, sepse bëhej fjalë për një denoncim publik të pazakonshëm, kurajoz, delikat, sensitiv në të gjitha pikëpamjet. Denoncimi publik erdhi pasi vajza u ishte drejtuar pa sukses disa drejtuesve të lartë të PD-së, përfshirë zonjën Topalli. Më thotë mendja se ajo kishte dashur të mbronte dinjitetin e saj dhe mundësisht të ndalonte rikandidimin e Mziut nga PD për një mandat të dytë në bashkinë e Kamzës. Duke menduar ndoshta se PD nuk i falte këto gjëra! Duke besuar se zonja Topalli, e forta, e hekurta, bënte namin si mbrojtëse e grave, nënave dhe motrave. Pa ditur asgjë me sa duket për faktin se Kamza është një lloj çifligu i lidhur direkt me Berishën dhe kupolën e tij.

Pasi nuk ia doli me mesazhe dhe takime të mbyllura me drejtues të Partisë ku thoshte se aderonte dhe pasi e pa se problemi i saj nuk kishte asnjë peshë në ruletën e interesave politike dhe ekonomike të lidershipit demokrat, vajza iu drejtua publikut përmes shtypit. Duke dashur të arrinte kësaj radhe nëpërmjet votës së qytetarëve të Kamzës atë që nuk e kishte arritur nëpërmjet zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet: largimin e Mziut nga kreu i Bashkisë. E vetëdijshme, besoj, për gravitetin e betejës që kishte nisur, e vetëdijshme gjithashtu se pushtetarët indiferentë ku kishte qarë hallin e saj mund ta akuzonin si gënjeshtare që po punon për interesat e opozitës, duke e ditur tashmë se me kë kishte të bënte, ajo publikoi një prej sms-ve që i kishte dërguar Xhelali, një si bejte ku ai i drejtohej vajzës me epitetin “shamikuqe”, të huazuar nga një film i vjetër turk. Shamikuqja që ndrin, por që po e humb lirinë (si gjithë të tjerat). Ja kështu i shkruante kryetari i bashkisë punonjëses së bashkisë, duke ekspozuar ndër të tjera një njohje jashtë kompetencave të tij për çfarë kishte humbur vajza. Në vështrimin e një burri jopuritanist kjo bejte, shprehje e parazitarizmit dhe vanitetit që mbretëron në shumë hallka të pushtetit në vendin tonë, nuk dukej diçka fort e rëndë, edhe pse e palejueshme, e dënueshme. Kur dimë se ka dhe më keq dhe shkruhet dhe më rëndë, kjo bejte të bën të vesh paksa buzën në gaz dhe madje të duket edhe elegante në krahasim me brutalitetin kafshëror që disa burra u rezervojnë grave. Por nga ana tjetër, denoncimi i këtij ngacmimi, që është paraprirë nga mesazhe dhe ngacmime të tjera të dërguesit, na lejon të krijojmë një ide për natyrën e vajzës, si vajzë korrekte, e prerë, që nuk i honeps këto gjëra, që e di se po toleroi një ngacmim të lehtë seksual, do të përballet me të dytin dhe më të tretin derisa të vihet para sprovës për t’u dhënë.

Dikush që po lexon këto radhë mund të më thotë mua: “Më kot e ngatërron denoncimin e shamikuqes me fushatën e elektorale! Kjo është të luash me koincidenca! Politikanët dhe gazetarët politikë duan ta lidhin gjithçka me politikën. Por jo të gjithë mendojnë politikisht si ju. Njerëzit e thjeshtë ndjekin një problem të tyre dhe synojnë ta çojnë deri në fund, pa parë fare çfarë ka në kalendarin politik dhe në skakierën politike të periudhës. Sigurisht këta njerëz të thjeshtë rrezikojnë të shkelin në një tokë të minuar, pasi ata që i dëgjojnë, pushtetarët e trashë dhe të pashpirt, i gjykojnë vetëm politikisht, në funksion të interesit të tyre të ngushtë vetjak, partiak, klanor, interes i cili është vrasësi i sigurt i skrupujve dhe ndjenjave humane. Por meqenëse janë bërë me hije politikanët, kjo nuk do të thotë se janë bërë me hije dhe ecin me paramendime edhe njerëzit hallexhinj. Shamikuqja u ka shkruar krerëve të PD-së që në fillim të muajit mars. Ajo thjesht ishte një nëpunëse që nuk duronte ngacmime seksuale nga shefi, siç ka të tilla në gjithë botën. Kaq. Ajo thjesht ka reaguar si qindra mijëra vajza dhe gra në gjithë botën, me shpresën apo me bindjen se këto gjëra i ndalon ligji dhe etika. Midis heshtjes komprometuese dhe reagimit konfrontues ajo ka zgjedhur të dytën. Kështu i ka thënë mendja dhe zemra. Dhe ne duhet ta mbajmë në këto koordinata betejën e saj. Ta pranojmë, ta gjykojmë dhe madje ta nderojmë si të tillë, si një betejë në koordinatat e dinjitetit dhe papajtueshmërisë me çdo formë të fyerjes apo poshtërimit maskilist, ku ngacmimet seksuale nga eprori janë ndër më të ulëtat që njeh marrëdhënia burrë-grua. Natyrisht, e gjithë kjo pasi të dëgjojmë edhe palën tjetër dhe të krijojmë një bindje për vërtetësinë e skandalit të denoncuar”.

Pala tjetër nuk foli kurrë kur doli sms-ja e Shamikuqes. Ç’të thoshte? Ta përgënjeshtronte? Mesazhi i një celulari në celularin tjetër nuk mund të falsifikohet.

Ndërkaq, Xhelal Mziu fitoi përsëri në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kamzë. Shamikuqja humbi. Në kuptimin njerëzor të fjalës. Por ndoshta edhe ajo fitoi diçka. Ndoshta njohu më mirë se më parë Shqipërinë e saj, qytetin e saj, qeverinë dhe qeveritarët e vendit të saj. Veçse jo plotësisht. Duhet të kalonte vera dhe të hynte shtatori për t’i njohur edhe më mirë akoma. Shamikuqen e rrahën para pak ditësh në qytetin e Kamzës. Atë dhe të fejuarin e saj.

Sa herë kam kaluar në Kamzë kësaj vere, në rrugën Tiranë-Lezhë dhe kthim, vetvetiu më është kujtuar episodi me shamikuqen. Dhe si një ide bashkëshoqëruese kam menduar se një ditë prej ditësh do të lexoja në ndonjë gazetë një lajm për të, më saktë një lajm për largimin e saj me ceremoni nga puna. Thellë-thellë kam menduar se me mandatin që i kishte dhënë populli i Kamzës, Xhelalit i kishte lindur e drejta t’ia mbyllte derën e bashkisë asaj që ishte rrekur ta rrënonte. Por ndoshta shamikuqja do të largohej vetë, pa pritur t’i mbyllnin derën. Ky do të ishte varianti më i butë. Në mejtimet e mia të rastit doja të ndodhte kështu, sepse ai qytet i mbingarkuar në një dekor triumfi qeveritar, ai qytet si një seli e madhe partie totalitare, me portretet sa hataja të Sali Berishës dhe Xhelal Mziut ngjitur me njëri tjetri, një tandem i pashembullt që nuk e kam ndeshur kurrë në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, ku Xhelali duket sikur u thotë banorëve unë jam Berisha i Bashkisë dhe Berisha është Xhelali i Shqipërisë, pra ai qytet sikur paralajmëronte për shamikuqen një hakmarrje më të madhe se largimin e saj nga puna… Por mund të ndodhte edhe e kundërta. Për të njëjtat arsye, për të cilat mund të hakmerrej, Xhelali mund të mos hakmerrej fare duke e lenë të tretej në harrim historinë me shamikuqen. Ai kishte fituar. Fitimtarit nuk i ka hije të kthejë kokën prapa. Fitimtarit nuk i ka hije të merret me një nëpunëse. Shamikuqja u kishte shkruar me kohë Topallit dhe disa të tjerëve. Nëse ata i kishin injoruar mesazhet e saj për shkak të fushatës, tani fushata kishte përfunduar dhe ata nuk do të rrinin indiferentë…

Por hakmarrja primitive i zhgënjen gjithnjë shpresat tona se do të mënojë. Shamikuqen e rrahën në Kamzë para pak ditësh. Bashkë me të fejuarin e saj. Ajo i dëshmoi policisë dhe reporteres së gazetës “Shekulli” se kishte qëlluar në një kafene ku ndodhej edhe Xhelal Mziu. Kryetari u ngrit dhe në dalje u rrahu shpatullat policëve të bashkisë. Pak minuta më vonë do të kuptohej se ajo rrahje shpatullash ishte një urdhër për sulm tamam si në skenat me bashibozukë. Policët bashkiakë u sulën mbi vajzën dhe të fejuarin e saj duke mos harruar t’i përcillnin “ të falat e kryetarit” në një shfaqje dhune që fyente jo vetëm çdo lloj uniforme shtetërore, por edhe gjithë traditën fisnike shqiptare të paprekshmërisë së femrës. “Gabimet” e shamikuqes ishin dy: së pari, duke besuar se morali politik dhe qytetar nuk i pranon ngacmimet seksuale kishte publikuar gjatë fushatës elektorale njërin prej tyre. Së dyti, duke besuar se si qytetare e lirë kishte të drejtë të ulej në secilën prej kafeneve të qytetit të saj, nuk kishte menduar për Kamzën- qytet partie, nuk ishte kujtuar se Xhelali dhe xhandarët e tij do ta shihnin si dikë që u ka shkelur në pronën e tyre private. Kështu janë sot shumë njësi vendore në Shqipëri. Prona private ku sundojnë çeta vagabondësh.

Xhelal Mziu nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim në publik për këtë skandal shumë më të madh se sa ngacmimet seksuale. Po të ishte vetëm Xhelali me policët e tij akti i shëmtuar kriminal nuk do të ndodhte. Dhe po të ndodhte, kryeministri i vendit nuk do të mendohej dy herë për t’u treguar vendin banditëve duke dhënë i pari shembullin e tolerancës zero ndaj dhunës kundër grave.

Po kush e rrahu në fakt shamikuqen? Doraci është ai polici bashkiak që ka kapur e lëshuar policia. Ai është dora e zgjatur e kryetarit Mziu dhe vetë kryetari është dora e zgjatur e një sistemi harbut që nuk ka pikë respekti për individin, që nuk do t’ia dijë për ligj e për asgjë. Në këtë kuptim shamikuqen e rrahu edhe Jozefina Topalli, e rrahu jo thjesht me shpërfilljen e mesazheve të shamikuqes, por para së gjithash me atë legjendën e saj si grua e fortë, që frymëzon gratë të protestojnë kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre, por që i lë pastaj në baltë, pasi realisht nuk bën dot asgjë dhe nuk është në gjendje të mbrojë asnjë grua me çmimin e përballjes me kupolën e pushtetit.

Shamikuqen e “rrahu” kryeministri Sali Berisha, portreti i stërmadh i të cilit rri në mes të Kamzës sup me sup me portretin e Xhelalit. Sali Berisha nuk ka urdhëruar ende heqjen e atyre portreteve që nuk u gjendet mostra në asnjë bashki të Shqipërisë, dhe ma merr mendja as të mbarë Perëndimit. Kryeministri pozon me këdo, me njerëz të thjeshtë dhe me të zgjedhur, por jo për tu mbirë në sy qytetarëve si vëllai i madh në romanin “1984” të Gjorgj Oruellit. Duke e lejuar Xhelalin të shfaqet përkrah tij si Berisha i Kamzës, kryeministri ka “licencuar” hakmarrjen primitive të Xhelalit kundër një vajze, rrahjen e saj kriminale.

Shamikuqen e rrahën gjithashtu moria e atyre OJQ-vë që marrin fonde e bëjnë programe teorike kundër dhunës ndaj grave, por që rëndom janë një farsë e madhe e heshtjes përballë rasteve konkrete të dhunës si kjo kundër shamikuqes. Një kalim i lehtë i krahut të Xhelalit mbi supet e policëve bashkiakë, i barasvlershëm me urdhrin “bjerini asaj plehre”, i shumëzon me zero tërë investimet e tyre për barazinë gjinore.

Lista mund të mos mbyllet këtu. Ia lë lexuesit inteligjent ta vazhdojë me mendjen e tij, pa rënë në teprime. Unë do të ndalem këtu duke cituar zotin Berisha në një dalje të këtyre ditëve. Dëgjova që tha se zyrtarët tanë duhet jenë të barabartë përpara ligjit. Që do të thotë se nuk janë. Por, a do të jenë ndonjë ditë? Përpara kemi rastin e freskët të rrahjes së një vajze dhe të fejuarit të saj nga policia bashkiake e Kamzës me urdhër të kryetarit Mziu. Nëse këta do të marrin ndëshkimin e merituar, sipas ligjit, do të themi se thirrja e zotit Berisha po dëgjohet. Në të kundërtën, do të mbajmë shënim demagogjinë e radhës së një kryeministri që ka vendosur në Shqipëri regjimin e pabarazisë së njerëzve dhe zyrtarëve para ligjit. Miqtë e ti, janë më të barabartë se të barabartët, siç do të thoshte Gjorgj Oruelli. Është treguesi më i saktë se nuk jemi në shtetin e së drejtës.

67 komente në “Kush e rrahu Shamikuqen?”

  1. Qytetari says:

    Edhe Zoti mziu tashme eshte futur ne rrtehin e kuq te hakmarrjes per drejtesi.Zoti mziu te uroj te kesh fat ne boten tjeter!

    1. Malo says:

      Xelat Mziu- imoral dhe rrugaq!!!

    2. Joni says:

      Asaj vajzes une i ngre kapelen dhe ashtu si ty Qytetar i them Mziut se ne kete bote nuk ngelet hak pa marre.

      1. skerdi says:

        jo vetem duhet marre hak me keta njerez,,,, por atyre duhen tu merren dhe gjithe parate qe kan grabitur,,, dhe jane miliarda …

    3. preng sherri says:

      zotnia hyn perfundimisht ne figurat madhore te talebaneve shqiptare:
      Listes te te ndriturve te kombit,pas haxhi qamilit,esat pashe toptani,ahmet zogu,sali berisha,sinan hoxha,reis cico,blendi fevziu,artjola toska,lek plepi,i shtohet dhe i forti i kamzes,perfaqesuesi i vlerave me te larta osmane,xhelal mziu.
      Le ta pershendesim talebanin e fundit te listes te adhetareve tane te dashur me himnin kombetar” AMBULANCA” te kenduar nga kengetari osman Sinan Hoxha!

  2. DJ Achmed Infidel says:

    Po ca lesh ndeshkimi me vote ne Kamze mer lale———–atje jane te gjithe me mentalitet turkoshak anadolli—–edhe ta perdhunonte do thoshin mire ja bene se ishte kurve——–si pseudo – shqipet e Kosoves qe i perdhunoi serbi—–dhe ata legenat i lane se nuk jane me te ndershme.

    1. LOLA says:

      super like komentit tend

      1. DJ Achmed Infidel says:

        eshte e turpshme e hidhur per ta thene, por tmerresisht e vertete———–rast konkret nje i huaj emigrant perdhunoi nje vajze——komshiu im nga Kosova
        (nuk them te gjithe kosovaret)
        thoshte tekstualisht edhe ajo vajza ka faj se ka dale me minifun

        1. zefi says:

          Kjo eshte llogjika e MALOKERISE VERIORE E KOSOVARE!!!Edhe per vrasjet e 21 janarit nga GARDA FASHISTE E BERISHES THANE:VETE E KANE FAJIN,PSE SHKUAN TE PROTESTONIN TEK KRYEMINISTRIA!!!Haaa!!Ne vitin 1990-te,as SHTETI KOMUNIST NUK VRAU NJERI,NDONESE POPULLI RREZOI MONUMENTIN E ENVER HOXHES!!!!!Ky eshte FASHIZMI I ZI BERISHIAN!!!

          1. DJ Achmed Infidel says:

            po c’pune ka veriu ktu mer pallosh groshe———jemi gjithe shqipot me kete mentalitet——–ose me sakte nje pjese e mire——-ca flet percart Veriu———-mos ja fut si “kau peles” pa lidhje.

          2. preng sherri says:

            ZEFI
            heshtja eshte flori,kur nuk ke cfare me thene eshte me mire me nejt pa ze!

          3. maloku says:

            O Zef palla . Shperlaj gojen kur te permendesh veriun mor çun .Te ishte nga Veriou ajo goca , tashi Xhelali me gjith kurvat e fisit te tij do ishin mbyllur brenda ose do shetisnin trotuareve te italise . Se qe do e vrisnin ne mes te Kamzes , dhe do t linin si qen rrugesh eshte e sigurte . Prandaj kujdes quno , shif punen tate dhe lei te tjeret ne punen e tyre . Harram i qofte atij legenit qe e rrahin ,i rrahin te fejuaren , i ngacmojne publikisht eshe me sms dhe rri si koqe . Derri doplumb , edhe nese kete kurven e mbron Sali Rame Berisha Kryekurva i shqiperise .

  3. Merita says:

    Mekat te jesh i ndershem ne kete shoqeri qe udhehiqet nga manjake e delirante. Zoti i ardhte hakut faqeziut se sa per shtetin…..e mbron duke i thene: Na duhet per opoziten vesi yt. Maskarenj!

  4. pensjonist mjerani says:

    shteti vrastare nuke ndeshkon ata qe nuke lene gja pa ba ne emer te shtetit nuke ndekohen fajtoret dhe pastaj themi vetegjyqesi meziju dhe polici qe goditi ciftin dote perballen ashper me hakmarrjen ne nje lloje forme kete ta kene te sigurte pastaj rrugqet qeveritare dote thon u ngrite dore kunder shtetit jo zoteri te cnderuar u nrite dora kunder padrejtesise

  5. shkodrani says:

    Kjo vajze(shamikuqja)ishalla nuk asht e shpise femise …nqs ka prind e vllezer te ndershem e me namuze ketu duhet me u perdore kanuni i Leke Dukagjinit …po te isha un do pritsha me u zbatu ligji,..ne te kundert pushka i lane te tana hesapet.E kisha ba me veshe edhe ai si ai muti xhamadan antiplume.

  6. derby says:

    Nje dite zoti shperblen gjithcka ke bere dhe gedafi u hiqte si i paprekshem por ja qe bota eshte zbuluar prej kohesh qe eshte e rrembullaket ,cte besh do te bejne .

    1. revolucionari says:

      ajo dite po vonon shume dhe ne u lodhem duke e prit,ska drejtesi dhe ska ndergjegje njerzore….shkodrani ka te drejte,por do e fillosha qe nga ndyrsira josefine deri te mziu qe ja nxifte jeten perendia me keq se mbiemri qe ka!solidarizohem me shamikuqen!

  7. Albann says:

    E ke gabim Prec Zogaj.”Shamikuqen ” e rrahen qytetaret e kamzes qe dhane voten per nje njeri te degjeneruar,e rrahen qytetaret e Shqiperise qe nuk denuan me vote hajdutet,vrasesit,perdhunuesit . Sigurisht kriminelet kane faj,por faji me i rende eshte i atij qe ka mundesine ta denoje dhe nuk e denon :Popullit.Pse populli duhet te prese gjykatesit per te ndeshkuar Meten kur e ka vet ne dore ta ndeshkoje ME VOTE…Perse populli pret te ndeshkoje gjykatesi autoret e Gerdecit apo 21 Janarit kur fare mire mund ti ndeshkoje vete ME VOTE.Ky popull ne shumicen e tij do te vritet,vidhet e dhunohet.Me vjen keq qe e them por eshte fakt. Jane 140 mije vota me shume ne anen e atyre qe duan qe qeveria te vrase vjedha apo dhunoje.QEVERIA PO I PERMBAHET VULLNETIT TE VOTUESIT.(votuesi e shpreju ne kutine perkatese se deshiron qe vrasje,vjedhje dhe dhune te mos nderpriten).Ky eshte mesazhi qe dha populli shqipetar
    “Turkofagos” ka te drejte kur thote qe kemi mentalitet turkoshak.Une do shkoja me tej KEMI MENTALITET ARABIK.Jemi gati te vrasim me gure “shamikuqen ” duke akuzuar shamikuqen se ka tradhetuar bashkeshortin apo te fejuarin duke shkembyer mesazhe me nje mashkull tjeter(dhe pse ajo s duket ta kete bere ,apo nese e ka bere ka qene me synim per ti thyer hundet atij mashkulli tjeter)
    SHAMIKUQEN E RRAHEM NE (shqipetaret) JO ATA .

    1. u says:

      o alban ke nje fare te drejte, por do kishe shume te drejte po te mos vidheshin votat. (mendohu kur u be vjedhja ne mes te tiranes para gjith mediave dhe para gjithe botes, cfare do jete bere ne prapa skene dhe ne periferi si kamza etj)

      1. Albann says:

        Po mire ja u vodhen 10 vota… ja po themi 10 mije.Ne Tirane. 10 mije/250 mije= 5 %.
        Pra te pranojme Basha mori jo 50% po 45%… ja po e marim 20 mije 40 % proPyetja eshte Ky njeri qe vodhi 200 mil Euro ( su denua por ai kurre nuk vertetoi qe si ka vjedhur ),ku njeri qe qe munister i mbrojtjes kur u vrane 4 demostrues(vrasje e pranuar se e paligjshme)…si ka mundesi te mbeshtetet nga 45 % apo 40 % e tiranasve qe jane dhe duhet te jene lokomotiva e shqiperise drejte demokracise????.A mos duan njerezit qe ai te mare thiken dhe te there ndonje si ate dashin qe bene kurban per bashkine,qe te kuptojne se eshte kriminel????.Sic e sheh per shqipetaret s eshte problem nese vret apo jo.Ata te votojne po je perfaqesues i grupimit qe simpatizojne…Kur nuk jane tiranasit kaq injorante c mund te presesh nga ai fshatari i Vucidolit…..E di c do te thote qe 50% (supozojme qe 140 mije votat teper eshte vjedhje) e popullit mbshtet krimin ,vrasjen vjedhjen???Do te thote qe 50 e shqipetareve jane te gatshem te beje vrasje ,vjedhje apo dhunojne. Eshte e frikshme

        1. Albann says:

          (korrektim: kur jane tiranasit kaq injorante….)

        2. Rani says:

          Plotesisht dakort se e kam thene kushedi sa here edhe une……………

          1. Albann says:

            E keqja ketu eshte se sot e thua po neser harohet.Dhe sic duket ajo dite qe eshte vendosur si dite e heshtjes elektorale ka efektin e vet.Njerezit harojne gjithcka ate dite dhe per kater vjet rjesht ankohen s s kane bere zgjedhjen e duhur…po nuk e di kujt i ankohen!!!!???….Sa here e sa here kete ambasadoret qe kemi iu thane njerezve qe vendosni me vote….vendosni me vote….vendosni me vote…
            Rezultati…te gjithe ankohen se 5% e shqipetareve mbajne pezull Shqiperine!!!! Po ata 95% c bene diten e votimeve…Besoj futen ndonje vidio “hot” e masturbonin…

        3. u says:

          alban prandaj te thash ne fillim ke nje fare te drejte duke pare kete gje. ne rradh te pare nuk jan 50% me 50% qe ne 2001 deri 2011 ka qene gjithmon para e majta. problemi qendron se ketu nuk votohet per por votohet kundra (dmth kundra rames apo berishes). pastaj problemi tjeter qe nuk votohet rama eshte se ai apo kushdoqofte nuk kane premtuar qe do te fusin ne burge gjithe kriminelet qofshin keta dhe me te fuqishmit apo te pasurit e kombit. kur ai tja mbushi mendje popullit qe do vije per te ber mir dhe jo te jet njesoj si keta , atere do e shofesh diferencen qe do te kene ne vota (jo si e majte por si nje njeri qe do te bej dicka) mua personalisht nuk ma ka mbushur mendjen

          1. Albann says:

            1)A eshte motiv i mjaftushem te votosh kriminelin se Rama nuk zotohet te ndeshkoje kriminelet.Bojkoto,mos voto,po mos u bej mbeshtetje e krimineleve.2) Per ate punen e te majteve.Me duket se u shpreha qarte 50% jane me vrasesit,hajdutet,dhunuesit…nuk ndava majtas djathtas.Sepse vertete votuesit e Metes jane te majte te zhgenjyer me PS por njekohesisht jane pjese e 50% qe mbeshtet dhunen,vjedhjen dhe pse jo dhe vrasjen.Votuan per hajdutin qe e pame me ze e figure…
            3. Une s permenda fare Ramen bile po ta mendosh mire e shava.Sepse qe nje diktator te qendroje gjate ne pushtet eshte vec te tjerash dhe per shkak te mungeses se opozites apo nje opozite e paafte…

  8. xho xho says:

    Eeeee po keshtu eshte kur futet Xhelali i dhive ne bashki e vende tjera si keto….derisa sa te kete copa mishi me dy sy si ky perpara do ecim mos e vrisni mendjen

  9. mira says:

    Po ky z.Miu me ftyre kaq te shemtume duket qe ka pas nje femijeri te mjerume-duket ashiqare

  10. Leka says:

    Dhe thelbit te realitetit se kush e rrahu shamikuqin, i je fshehur Prec.Me e ndjere pyetja do te ish: Kush nuk e mbrojti shamikuqen, pasi monstra mesjetare si Saliu, apo ky surrat ketu, per te shkaterruar njeriun dhe shtetin jane krijuar.Prandaj ne te vertete shamikuqin e kane rrahur o-pordhita, ku ben dhe ti pjese,qe shamikuqa dhe te tjere, ja u dha voten dhe ju vazhdoni ta beni sehir se si ja u vodhi saliu ne diten me diell, qe vazhdoje te rrahe dhe te denatyroje Shqiperine.Aty e kemi rrahur dhe une me te tjere, qe deri sa nuk na ka prekur ne vete vazhdojme te bejme trimin e neveritshem para filxhanit apo duke shkarravitur, ne vend qe te kishim dale prej kohesh ne rruge dhe te merrnim para keta felliqsira.Saliu na nxorri fare bojen:Duke duruar kaq gjate kete qenie diabolike katundare te shperfytyruar,ne vazhdojme te prezantohemi si frikacake, injorante, mercenare, tej kufijve qe ka njohur historia.

    1. len says:

      komenti me i sakte qe kam lexuar per nje kohe te gjate!!!

  11. tg usa says:

    sa te jete saliu era qen do ti vije ketij vendi

  12. nela says:

    Leka, koment perfekt, nuk kam çfare te shtoj.

  13. analist says:

    Po cfare analize mund te beje analisti ne kete lemsh fshataresko-destrofik qe ka kaplluar vendin. Cdo dite,ore e minute e njejta gje: Popull qe perdhunohet dhe…popull qe duron! Dhe te zgjedhurit e ketij populli jane po ashtu si ai,nuk kane si te jene ndryshe:Te dhjere si populli vete.Me pak perjashtime!

  14. V.F.L.P says:

    Xhelali,Sala,Jozefina,Ruci dhe shum te tjere meritojne nga nje shiringe overdoze HEROINE ne qafe, dhe kane (punuar) shume qe ta meritojne nga nje vdekje HORROR.. Zot shife fytyren e ketij, kanibal,gjakpires,pa pinen e sensit te intelektualit,pa shijen e nje njeriu qe drejton komunitetin,te mbeshtillet nje lemsh ne fyt kur s’mund te reagosh ndaj ketyre perversesh..

  15. GJON says:

    Se kushe e rrahu shamikuqen dihet Por shtrohet pyetja Kushe duhet ta mbroje SHAMIKUQEN? mire Saliu se eshte idehur nga “sukseset “qeverisjes Po zonja LIRI si NENE si ndjehet. Vini re Portretet e Saliut e te Meziu me ngjasin me ato te byrose politike te dikurshme Flamujt e varur ne ,cdo shtylle elektrike me kujton fushaten e korrje shirjeve te koop. bujqesore.KAMZA IME QYTET MODERN thote MEZIU dhe ka te drejte per sa kohe populli do ta haje sapunin per djathe.

  16. shezo says:

    Xhelal Meziu njihet si njeri imoral dhe vakabond i lindur. Fytyre e ndyte dhe e peshtire. Ka vite qe ai eshte ne gjygj per mosnjohjen e atesise te nje femije te nje vajze te pafajeshme qe e la shtatezene. “Tema”, si gazete investigative mund te zbuloje dokumenta ne Gjykaten e Tiranes per kete ceshtje.Dhe per ta diskretituar kete pusht, eshte mire ta beje kete investigim.

  17. Homer Sipmson says:

    Edhe une kisha deshire per te shkruar dicka por kur lezova emrin Xhelat Fytyrziu=turkoshak

  18. Bami says:

    ore ky numri me 5555 ne fund eshte i sigur qe i perket kryetarit te bashkise, zhelalit?

    1. Albann says:

      hahahaha….pse prisje 99999 66666 96-96-96

      1. Albann says:

        sorry 69-69-69

    2. Doni says:

      Zhelali eshte nga fshati Muhurr ( Diber). Nisur nga origjina e ka te veshtire te mbaj mend numrin e vet prandaj e ka zgjedh te tille. Ajo zone per maskaralleqe njihet e aq me shume ky llagap.(mbiemer)

      1. Grosha says:

        Muhraket shquhen per hajduter, hane shum grosh, jane agresiv rine me thika ne xhepa… Nese eshte e vertet se ky eshte nga Muhri eshte KATASTROF!

        1. Doni says:

          100% e vertet! Jam vet nga Dibra dhe i njoh mire ato zona.

          1. Grosha says:

            Plako sa here shkoshim me u la ne Dri na vidhnin robat keto kusherinjt e Xhelal noncim Mziut….. dhe un jam nga andej por 13 vjet nuk jetoj atje, jetoj ne Prage pershendetje patriot!

  19. +10 says:

    Dereziu Mziu, je i pashprese. Mer lopaten dhe hape vete nje grope…se do ngelesh jashte.

  20. I zhgenjyeri says:

    Me hiqni nje kuriozitet, ku ka mbaruar studimet ky Mziu, ne Oxford apo Cambridge ?

    1. Raca Arjane says:

      Studimet!!! O i zhgenjyeri mos na zhgenje, te duket njeri me shkoll ky lopcari qe reh femra?! Ky meriton ti priten testikujt:)

  21. baro çorrogjafi says:

    ASNJEHERE NUK DUHET MARRE SERIOZISHT FJALA E SALI BERISHES ! KUR AI THOTE SE TE

    GJITHE ZYRTARET JANE TE BARABARTE PERPARA LIGJIT, DO TE THOTE SE ATA JANE DHE

    MBETEN MBI LIGJIN.KUR THOTE SE KA LUFTUAR DHE PO LUFTON KORRUPSIONIN, DO TE

    THOTE SE KORRUPSIONI BEHET NE QEVERI, E KESHTU ME RADHE. XHELAL MEZIUT,I KA IKUR

    KOHA,POR ATE E MBAN ZHOZEFINA DHE SALI BERISHA. “SHAMIKUQJA ” U ANKAUA TEK KETA

    (ME TE MEDHENJTE) DHE KETA I THANE XHELOS : BEJ SI TE DUASH SE NA KE NE.MIRPO

    XHELO MZIU ,SIC E KA NISUR, KA MARRE REVAN DHE MUND TE BJERE NE NDONJE KANAL.

    E MERITON APO NUK E MERITON KETE,KETE E DINE TE TJERE.

  22. Salsedo says:

    ky Zhelali duhet perdhunuar mire qe mos ti bi ne mend ndonje maloku ti avitet Tiranes…keshtu eshte katandis shqiperia kur behen ligj venes katunaria qe deri dje ecnin me kepuce llastiku

  23. Merimanga says:

    Ja the o Mero po kujt ja the!!!

    Kamza eshte vetem nje qelizes e trupit “SHQIPERIA” qe po kompozohet, nen kujdesin e vecant te poliagjentit Sali Berisha(kujto vetem luften qe ai po ben me nje popull te tere mbi temen e regjistrimit te popullsis, per ndarjen e kufirit me greqin..etj), vetem nje cop mish(me dy sy) e njeriut te evoluar vitet e fundit ne kete demokraci shkerdhat.
    Shqiperia po humb edhe ato pak vlera qe i ka mbetur dhe asnjeri nuk e ngre koken…a nuk i kaluam keshtu ato te uruarat 50 vjet ?!!  

    Shamikuqja nuk eshte e vetmja ne ate zone!
    Sa Shamikuqe te tjera ka Kamza qe “punojn” tere diten ne hyqmin e z. Mziu dhe ne dark u futen burrave te tyre ne krevat sikur nuk ka ndodhur gje..ndonjeher pse jo edhe pa u lar, sepse ujin e ka zën kucedra(!)

    Pershendetje te gjith burrave te Kamzes!!

  24. kunadhja thote says:

    o Prec te lumte pena.

  25. ARBEN SINA says:

    VFLP ke harru simpatikun e PDse kryetarin e grupit parlamentar ate turi kpucen

    1. V.F.L.P says:

      Beno lista eshte e gjate s’desha me lodh lexuesit ma bej hallall plako, Astrit Fu…in Patosi nuk mund ti shpetonte listes…tjeta

  26. mekaniku says:

    Idrejtoem te gjith grave dhe vajzave SHQIPTARE te bejn kujdes dhe mos ngatrroen me PD,qe qoftese dun me rujt nerin,te gjith personat qe jan te angazhum me PD,kujtojn se te gjitha grat vajzat qe perzien me ket parti,jan pron e ketyne dhe mund te bojn çfar ti doj qefi me kto gra dhe vajza,sepse ky esht mentaliteti PD,keni faktin shikoni Mziun,para viteve 90dhjet jetonte ne diber ,bote dashni me Lopen,gjith diten e zotit,njeri qe deri sa kishte le nuk kishte pa shal ne jeten e vet,kur u zgjodh kryetar,filloj duke pa ondrra me SULLTANe me HAREM,menoj qe qy te gjitha femrat qe vinin verdall neper koridore ja kishte dhon PD me kalu koen e lir ky lloj cjapi,qe nuk i largoet mepadermon era bagtive,ky anadollak qe njerez te ksaj kategorie vetem tek PD igjen me shumic,PARTI ZABERHONESH.

  27. karaduzi says:

    Nje variant i hakmarrjes ndaj meziut eshte nje kurth si me pangon,por jo per ta filmuar por per ta tredhur ose sic thote saliu me e kastrue.

  28. popolo di Tirana says:

    Ej, ça keni ju me Zhelalin, ai ka edhe facebuk :
    http://sq-al.facebook.com/pages/Xhelal-Mziu-Faqja-Zyrtare/179818498736182

    KAMZA IME , QYTET MODERN

  29. miri suedi says:

    e kom thone disa here………ruju nga horri, morri …k……. dhe..katunari,se po te vune poshte nuk bon hajer gjithe jeten. ju prap nuk zini mend.

  30. i shipnis says:

    Mekanik te lexuara apo te provuara i ke keto.

  31. xhoni says:

    A ka burra ne Kamez ta mbrojne NDERIN E NEPERKEMBUR TE DY TE FEJUARVE QE U RRAHEN NE MES TE KAMZES????A JANE MALESORE TRIMA TE AFERMIT E DY TE FEJUARVE TE POSHTERUAR NGA KRIMINELI MZIU????LE TA TREGOJNE VETEN SA ME PARE SE BOLL NA KENI CARE TRAPIN ME TRIMERINE E MALESISE!!!Ne se ka ngelur ndonje TRIM ne MALESI,leta tregoje se EKZISTON ME FAKTE!!BANDITI MZIU DUHET TE MARRE NJE MESIM EKZEMPLAR PER TERE SHQIPERINE!!!

  32. Lura e maleve says:

    Oh si nuk kam nje grusht te forte,
    t’i bij mu ne zemer malit qe s’bezan,
    ta dij dhe ai se c’do me thane i dobet,
    n’agoni t’perdihet si vigan i vrame…

    Duke qene se me ngrine fjalet ne buze, ia mora hua Migjenit..

  33. Luna says:

    Ore nje gje nuk arrij te kuptoj! A ka shoqata qe merren me Mbrojtjen e grave te dhunuara? Mire qe kreret e shtetit te marr fund qe nuk veprojne po keto shoqata te pakten nuk mund te ngrejne zerin per kete skandal te bere publik se shume te tjere skandale ndodhin dhe heshtin njerzit e shkrete. Po si nuk i zene rrugen atij banditi te mos e lene te shkoj ne ate zyre qe nga zyre te qytetarve e ka kthyer ne zyre sulltanesh qe tallen me popullin, me papunsine, me varferine, me moralin….turp e marre…

  34. nela says:

    Z Prec Zogaj ju lutem morali juaj kush ishte, qe ne rrojme kot e qe askush nuk ka forcen per tu perballur me kete lloj sistemi .Apo ju qe jeni zgjedhur nuk jeni te afte te beni punen . Ne qofte se kete force, nuk e keni ju nuk e kane mediat per cfare duhen keto komentet tona kur nuk luajne asnje rol, por thjeshte protestojme me veten tone Ku jane shoqatat, e grave , te drejtave te njeriut perse nuk e ngren zerin ky eshte abuzim i hapur cfare duhet me teper .

  35. Savo Dukati! says:

    Sikur njerësit e shamikuqes, të ngrihen të vrasin dhunusin e nderit të femrës së tyre, prekuroria feudo – fashiste që i vjen era thartirë dhe dolloma orientale, do arrestojë mbrojtësin e nderit për kriminel. Më tej nuk do ngurojë ta quaj dënoj me jet burg. Ndërsa Kryetarin turkoshak fytyrë kabashin, surrat thithilopën që dhunon si sulltan nga ka dhe prejardhjen grat shqiptare, do shpallet “Martir i demokracisë” nga Saliu dhe xhozi. Mendoj se po mundohemi shumë se kush e rrahu (Përdhunoi) Shamikuqen, Kush i rrahu (Përdhunoi dy ispektorer e bashkisë), Kush ka vënë ndën këmbë nderin kombtar të Shqipërisë. Të gjithë e dim, por bëjmë sikur se dimë sepse kemi humbur identitetin si Shqipëtarë. “Shqmikuqen dhe Shqipërin e ka vënë në dhe dhe po e përdhunon sistemi gjkatar social feudal i Berishës, ndën komandën e Sërbit Grekut, dhe dogmatikëve të pjesëshm Eurpës dhe Amerikës.
    Pra z-Baze në shkrimet e tij shkencore ka qartësuar se nuk bëhet fjala për një Berish, por për një sistem vampir Berishian, i cili nuk rrëzohet me luftë individuale të një vajze, ape diasa grave të dhunuare edhe sikur të vrasin individualisht. Zgjidhja është revolucioni paqësor dhe ashtu si ta kërkojnë rrethanat, nga populli i bashkuar deri në rrëzimin e plotë të sitemit të vampirëve të shpellave. Të ndërpriten flaët dhe të fillojmë me vepra, ose ti rrimë …sipër.

    1. preng sherri says:

      cfare mund te bejme atehere?
      si mund te organizohemi ne nje proteste? a do ishim mjaft ne qe marrim pjese ne kete forum,duke hapur fjalen dhe ne mes te njohurve tane.

  36. Nje qytetare says:

    Ku eshte Elsa Ballauri? Kur Saliu hodhi shashken per martesat midis homoseksualeve ishte e para qe nuk la televizion pa dale e artikull pa botuar. Po Altin Hazizaj e kompani qe kur lezhianet hidhnin parrulla kunder Klodit te BB3 nuk lane debat pa marre pjese? Ku jane tani? Po te gjithe ata te tjeret qe si koshi pas te vjelit u kujtuante shkruanin leter ne lidhje me dhunen kunder punonjeseve te bashkise ku jane? Turp te kene te gjithe. Bertasin e ulerasin, e bejne sikur mallengjehen per te drejtat e njeriut, por kur ngjarja ndodh heshtin dhe fshihen. Turp te kene, e them perseri.

  37. Kalorsi i zi says:

    Znj qytetare, turp te kemi ne te gjithe Shqiptaret se kemi frike nga vdekja me te cilen Saliu po na kercenon prej vitesh, kush mund ti ndihmoj shqiptaret pervec ”jeta” Zoti.

  38. ALBAN DEGA says:

    KJO ESHTE FYTYRA E VERTETE E REGJIMIT TE SALI KADAFIT

    Kusare , vrases, mashtrues… rrahes e kercenues grash … A doni me per fytyren e pafytyre te regjimit te Sali Talibanit… per natyren e regjimit hor te Sali Kadafit…
    Florenc Hoxha, Xhelal Terak Mziu ( MZATI ) …..jane vetem nje pamje e shemtuar e ketij regjimi. Pamje kurvash dhe xhelatesh! A mund te presish gje tjeter nga nje regjim xhelat dhe kusar si ky i Sali Toptan Kadafit !?

  39. ALBAN DEGA says:

    KJO ESHTE FYTYRA E VERTETE E REGJIMIT TE SALI TOPTAN KADAFIT

    Kusare , vrases, mashtrues… rrahes e kercenues grash … A doni me per fytyren e pafytyre te regjimit te Sali Talibanit… per natyren e regjimit hor te Sali Kadafit…
    Florenc Hoxha, Xhelal Terak Mziu ( MZATI ) …..jane vetem nje pamje e shemtuar e ketij regjimi. Pamje kurvash dhe xhelatesh! A mund te presish gje tjeter nga nje regjim xhelat dhe kusar si ky i Sali Toptan Kadafit !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje