Zbulohet taktika e re e avokatëve të Metës në Gjykatë

15 Shtator 2011, 11:38Politika TEMA

Ekspertizë private dhe frikë nga përjashtimi i Fullanit nga trupi gjykues

Grupi i avokatëve që mbrojnë ish- zëvendëskryeministrin Ilir Meta po devijojnë strategjinë e tyre, për të kërkuar një ekspertizë private, të afërt me qeverinë. Të gjendur para presionit për besueshmëri të ulët të një ekspertizë të bërë nga Ministria e Brendshme, grupi i avokatëve po përpiqen të fusin në lojë dy pedagogë të rinj, ekspertë të kriminalistikës, të cilët do të riekspertojnë videon e transmetuar në Top Channel.

Ekspertiza amerikane dhe ajo britanike e kanë nxjerrë videon autentike, dhe përputhshmëri të plotë me zërin dhe figurën. Ekspertiza amerikane dhe britanike është kërkuar nga Prokuroria me arsyetimin se Shqipëria nuk ka ekspertë të kësaj fushe.

Strategjia e re e avokatëve të Ilir Metës, të cilët drejtohen nga Spartak Braho, janë duke shkuar dhe tek emra konkret ekspertësh. Një prej tyre mësohet se mund të jetë Koseta Bylykbashi.

Ndërkohë shqetësimi i dytë i grupit të avokatëve është  çështja Fullani. Ekspozimi i zonjës Fullani pro Metës, vizita në shtëpi dhe lobimi i saj për të shkëmbyer nderin në gjykatë për Metën me riemërimin e burrit Guvernator, ka rritur shqetësimin se mos prokuroria kërkon tërheqjen e saj nga trupi gjykues si njeri me konflikt interesi.

Seanca do të mbahet nesër paradite dhe do të jetë vendimtare për të ardhmen e procesit. Nëse Gjykata dorëzohet para kërkesave të Metës, procesi duket se do të mbyllet shpejt dhe Meta do të dalë i pafajshëm.

23 komente në “Zbulohet taktika e re e avokatëve të Metës në Gjykatë”

  1. Kalorsi i zi says:

    Po ata te gjithe te pafajshem jane, pyetja eshte kush e ka fajin ?

    1. roland says:

      Kush e ka fajin?Kete pergjigje do ta jape vetem populli,por pa kete lloj klase politike.Do te jete vetem òeshtje kohe.Gjerat shkojne ne rrugen e tyre objektive.Njerez te veçante vetem mundet ti shtyjne perkohesisht proçeset,por kurre nuk mund ta ndalojne objektivitetin e tyre.

    2. Qytetari says:

      Ee po varja mo,ky barkderri esht vk. Ky eshte kok e bythe njesh i dhjefsha mu ne para qe ka,ci do parate kur nuk ka as bibilush…..

    3. Lusina says:

      Link i shkurtuar: http://www.proletari.com/?p=6016 ketu tregohet kush e ka fain.

  2. çami says:

    Kush e ka fajin? Populli.

    1. Rani says:

      Ka kohe qe ky nocion nuk ekziston me te ne “populli” …………………

  3. shkelzeni says:

    po pse i genjen mendja kot edhe ketyre,,keto kujtojne se do fusin meten ne burg hajde mendje hajde…..edhe sikur te dali fajtor meta asgje skan per ti bere,,nuk e di pse lodhen kot neper seanca gjyqesore

  4. brace1 says:

    Zduhet te habitemi ky eshte shteti i pa drejtesise,ne vendin tone dominon krimi,organizatore te ktije krimi jane komunistat me ne krye komandantin, fshatarin tropojane.ka mbi 20 vjete drejtesia nuke fuksionon,mbi 80% e gjyqtarve ne vendin tone jane toma e sashenka qe japin pa drejtesi,sic u mbydhen te gjitha krimet,me anullime e shtyrje seancash,keshtu do te mbydhet edhe gjyqii i k/hajdutit nr 2 i dordolecit te lsi,ortaku u komunistit Sh.P.K perbashket interesat e te cilve jane 80% me 20%.

  5. Brazili says:

    Pse akoma diskutoni qe Meta te dale i fajshem?Si e mendoni njehere kete gje ,kur jetojme ne Albanistan dhe dihet qe drejtesia eshte komplet e korruptuar.Per keto gjera duhet te flasi ai Niku i aleances Kuq e Zi.

  6. juristi says:

    Nuk e kuptoni qe ky gjyq do te perfundoje nga momenti qe hidhet poshte videoja e pergjuar. Si? Teper thjesht. Ekspertet vendas do te jene shume ne rregull me ligjin nese thjesht dhe vetem nuk jane te sigurte ne transkriptimin e asaj qe thuhet. Pra videoja mund te jete shume mire autentike, e filmuar nga Dritan Prifti dhe e paprekur, por……. mjafton qe konkluzioni i eksperteve e jete qe eshte e pamundur te nxirren pa asnje dyshim apo pikepyetje bisedat qe jane kryer. Thjesht duke vene ne dyshim kete prove per shkak te zhurmave (do thone ekspertet) dhe duke patur parasysh qe dyshimi shkon ne favor te te akuzuarit kjo prove bie. Ne kete menyre edhe nese pas 10 vjetesh nje ekspertize e re tregon qe biseda e transkriptuar sot paska qene e sakte, ekspertet vendas jane te mbrojtur sepse nuk e kane hedhur poshte ate, thjesht e kane vene ne dyshim cfare e rrezon si prove. Kjo ne menyre urgjente kerkon qe ekspertet te jene te paanshem dhe me integritet pa permendur edhe aftesite profesionale. Sa eksperte vendas, nepunes te ketij shteti te korruptuar i plotesojne keto kushte? Asnje. Edhe pse eshte vetem prove mbeshtetese ne kete proces kundrejt deshmise se Priftit (prova kryesore e akuzes), duke qene se e dime llogjiken e gjyqeve tona te kapura nga korrupsioni, fatkeqesisht per ne te gjithe Meta do e shaloje kete kale ekspertize dhe do krijoje alibine e persekutimit te tij dhe te moralit te tij si kristal. Kjo eshte e verteta e hidhur shqiptare. Prandaj, nese doni te vidhni lidhuni me pushtetin dhe e shihni qe do te jeni te paprekshem. Mos prisni te denohet ndonje hajdut i madh. Ky shtet merret vetem me xhepistet e vegjel. Edhe ata kur i kapin vete qytetaret sepse policia bashkepunon dhe ndan placken e vjedhur. Durim dhe force.

  7. Alergji nga baxhellat e mafies pushtetare says:

    Deri sa te jete saliu ne kry te kupoles mafioze qeverritare, as meta kaptin lopa dhe asnji nga keta hajduta te qeverris s’ka per tu denu, pastaj ky meta baxhella, paska spartak brahon qe po ja drejtoka punet , merreni me men ju te gjithe , qe ky spartak braho mafiozi ka qene gjyqtar ushtarak ne kohen e monizmit dhe ka dhon shume denime me vdekje ne ate kohe , pra kjo konfermon qe ne jemi popull dallaverexhi qe vetem llapim e bojme llogje… i harrojme shume shpejt krimet qe keta legena i kane bo ktij populli nder vite! Te lumte trapi ilir baxhell meta ty dhe gjykates qe dun me te nxjerr pa lag ka te gjitha poshtersite qe ke gatu!!!

    1. Per saktesim says:

      Jo thjesht ka qene prokuror Spartak Braho, por ishte ai qe te jepte plumbin ne balle me pistolete, pra sigurohej qe denimi ishte ekzekutuar. Kjo kaste dhe bijte e tyre po e drejtojne sot Shqiperine. Nuk po flas per komunistet e thjeshte jo qe besonin ne ideale dhe vuanin mbase me shume se te tjeret. Keta jane kriminele qe i kane duart personalisht me gjak.

    2. odiseu says:

      Po fatkeqesisht kjo eshte e verteta. Meta nuk do gjykohet kurre sepse ne kemi 70 vjet nen pushtetin qe na vret dhe asnje vrases i popullit nuk eshte ndeshkuar. pushteti komunist thjesht ndryshoi emrin ne pushtet mafiaist dhe Krimet e meparshme u mbuluan me te rejat dhe zinxhiri vazhdon. Populli vuan dhe nuk ngrihet te ndeshkoj, kriminelet gjithmone pushtetojne duke na vrare e duke na vjedhur e duke na bere Sus te pazote per ti rrezuar keta Padrone qe jane ne krye qe nga 1944…

  8. Une says:

    Akoma e diskutoni se sa te jete Saliu ne pushtet nuk ka drejtesi? Te gjitha keto qe publikohen dhe qe kane nje emer MAFIA BERISHA, kane vetem nje zgjidhje Rrezimi sa me pare nga kali.Nuk e besoj dot si po e mbajme akoma

    1. XHEP-MEDANI says:

      E KE GABIM FARE. MAFIA NUMUR NJE ESHTE RAMIZ ALIA. PA U ZHDUKUR AI NUK GJEN QETESI KY VEND. SALIU, FATOSI, ILIRI, AZEMI, DHE TERE PLEHRAT E TJERE JANE ATA KELYSHE KOMUNISTESH OSE TE REKRUTUAR PREJ TYRE PER TE ZAPTUAR KETE VEND. JANE KOMUNISTET ME ORIGJINE NGA VARFERIA E DIKURSHME. ATA QE ISHIN NGA SHTRESAT E PASURA ISHIN IDEALISTE DHE MBARUAN PUNE SHPEJT. RAMIZ SHERBETORI, SALI SHERBETORI, FATOS SHERBETORI, KETA JANE KRIMINELET QE PO E MBAJNE KETE POPULL NEN DIKTATUREN NEOKOMUNISTE. NUK DO KETE QETESI PO SU ZHDUK RAMIZ ALIA, ME BESONI MUA.

  9. kunadhja thote says:

    Duhet marre kali .

  10. Mjedisi says:

    Po dihet qe pa lagur do dali ky pederasti i monikes.

  11. shoku says:

    sparak Braho hahahaha do ta mbroj sigurishte ,jo vetemqe ka qene vete ne keto pune por ai ka djemte e tij qe po meren me te gjtiha poshtersit,keshtu qe spartakut i duket iliri si djali i tij

  12. Fatmir says:

    Pa u zgjatur, Meta do dali 100% i pafajshem. Por ne 2013, nese fiton Rama, do ta fusi ne burgë Metën, Salën, etj.!!!!!!!

  13. Fatmir says:

    Ne muajin Gushtë 2011, një tip, në mes të Delvinës, morri çiften e plagosi një grupë çunash, shumë kalimtarë të pafajshëm, përfunduan në spital. Por si të mos mjaftonte, nxorri thikën e i hapë 3 vrima ne barkë, një qytetari. Në burgë nuk qëndron as 24 orë, prindërit e tij, si simpatizantë të mëdhenj të PD, ndërhyjnë e sot është i lirë, bredhë rrugëve të qytetit pa problem. Ky është fundi i kazanit në Shqipëri, e është i lirë, bëjini pyetje vetes? – Kush do ta futi Metën në burgë!?

  14. demokrati says:

    Partite politike ne Shqiperi jane shnderruar ne kartele te krimit te organizuar. Ne vitin 2001 Nano akuzoi ne konferencen e PS se Durresit, Spartak Brahon si njeriun e droges ne Durres.Tandemi Meta-Braho me presionin ndaj Brokajt dhe debimin e Xhufit, e zhveshi LSI nga cdo ngjyre politike dhe i la vetem marken lokaliste dhe ate kriminale.

  15. roland says:

    Kush e ka fajin?Kete pergjigje do ta jape vetem populli,por pa kete lloj klase politike.Do te jete vetem òeshtje kohe.Gjerat shkojne ne rrugen e tyre objektive.Njerez te veçante vetem mundet ti shtyjne perkohesisht proçeset,por kurre nuk mund ta ndalojne objekt

  16. MURAT says:

    -SA HERE LEXOJ SHTYPIN SHQIPTAR,NDIEHEM SHUME I REVOLTUAR,JO NGA SHTYPI YNE QE ESHTE NDER ME TE MIRET NE EUROPE,AI PASQYRON REALITETIN NE MES PRESIONEVE E DHUNES.DUKE FALENDERUAR GAZETEN TEMA,THEM:
    1-KU E KA FUNDIN KY KORRUPSIN QE DHUNON POPULLIN TIM,VJEDHJE MASIVE NGA QE KANE BERE PASURI TE PA FUNDME PA PATUR KURRE LICENZE,TE CILET BEJNE PERPJEKJE PER TI SHPETUAR LIGJIT ,PER TE DALE PA LAGUR.
    2-NUK JANE KABLLOGRAMET QE ZBULOJNE REALITETIN, ATJE ESHTE JETA PRAKTIKE KU VAGABONDET BEJNE SI DUAN,HIQEN MENDIMTAR E TE PA ZEVENSUESHEM. POR NUK DUHET TE HARROJNE SE VENDOSJA E SHTETIT LIGJOR,DO TI DJEG SHPEJT DIPLLOMACITE E TYRE,POPULLI YNE NUK KA QENE KURRE ZEMERBUTE ME HILEQARET,ATA SE SHPEJTI DO TE JENE PARA LIGJIT DHE JO PARA
    3-DEMOKRAZINE NE VEND DO TA VENDOSE POPULLI,DUKE LARGUAR PERGJITHMONE HILEQARET QE EDHE VOTAT I BLEJNE ,MANIPULOJNE,QOFSHIN TE MAJTE APO TE DJATHTE
    4-SHUME POLITIKANE TEK NEVE KANE NE XHEP SHUME DIPLOMA, POR KURRE NUK KANE PASUR DIPLOMEN E NDERSHMERISE,NDRYSHE NUK MUND TE SPJEGOHET FAKTI QE NJE VEND I MREKULLUESHEM ME NJEREZ PUNETOR E TE ZGJUAR,ME TOKE ME PASURI TE PA LLOGARITSHME,TE KATANDISET I FUNDIT NE EUROPE NE TE ARDHURA PER FRYME DHE ME BORXHE.
    5-ESHTE KOHA E ZBATIMIT TE LIGJIT NGA TE GJITHE,LARGIMIT TE VAGABONDEVE TE MAJTE E TE DJATHE NGA POLITIKA,PER TE CILEN DUHET MENDUAR SA ME SHPEJT NGA INTELEKTUALET,NJERZIT E NDERSHEM,EMIGRANTET,GAZETARET QE JANE GJITHMONE NE PARAROJE TE DEMOKRACISE,POLTIKANE TE NDERSHEM, LARG LEKSIONEVE E ZBUKURIMEVE.
    -ESHTE VETEM LIGJI AI QE VEPRON NE EMER TE POPULLIT,JASHTE LIGJIT NUK MUND TE JETE ASKUSH NGA FEMIJA DERI TEK PRESIDENTI QE PAGUHET NGA NE PER ZBATIMIN E KUSHTETUTES.
    -JAP KONTRIBUTIN TIM ME GRUPE ,PARTI POLITIKE SHOQATA QE VENDOSIN ZBATIMIN E FUNKSIONIMIN E LIGJIT,NE SHERBIM TE DEMOKRACISE,PA U MARRE ME INDIVIDE SI I LARTPERMENDURI
    -DO TE DOJA QE KOMENTUESIT TE VENE EMRAT REALE,FRIKA NUK I SHERBEN ASKUJT.
    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje