Qytetarët e Vlorës protestojnë: Bashkë kundër krimit

16 Shtator 2011, 12:12Politika TEMA

Qytetarët e Vlorës kanë zhvilluar sot një protestë kundër pasigurisë së krijuar dhe në mbështetje të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Me moton “Bashkë kundër krimit”, qytetarë të Vlorës, kolegë dhe familjarë të Skerdilajd Konomi kanë marshuar nga Sheshi i Flamurit deri në Skelë duke kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së gjyqtarit.

Ndërkohë vetëm brenda shtatë ditësh në Vlorë janë shënuar disa viktima. Më 9 shtator u vra në atentat me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi, më 12 shtator në kodrat e Tragjasit u gjet trupi i pajetë i një mashkulli dhe më 13 shtator një foshnje e sapolindur humbi jetën, pasi u hodh nga e ëma nga dritarja e maternitetit.

22 komente në “Qytetarët e Vlorës protestojnë: Bashkë kundër krimit”

  1. lola says:

    ncncncncncnc kot qe beni protesta me vjen keq po vetem nje 97 e ben saliun te iki me vrap se ndryshe nuk i behet dermani ndyresires

    1. Kalorsi i zi says:

      Lola, nga Vlora do nisi revolta prap, shume shpejt do me jepni te drejte.

      1. Vlora says:

        po pse mo, pjesa tjeter e shqiperise ku eshte???????////
        sala e shkerdhen gjithe shqiperine dhe jo vetem vloren.

        1. Fatmir says:

          Pjesa tjetër e Shqipërisë me gjithë opozitën ia ka futur gjumit.

  2. stalinsali says:

    Jepini nje trajtim alla Caushesku familjes Berisha dhe gjithcka kthehet ne normalitet.

  3. qebapi says:

    “Il giorno della civetta”- aty e keni kush e vrau Konomin. http://www.youtube.com/watch?v=RiCkugKkIAM

  4. Albfieri60 says:

    Bravo Vlora, me mire se ju nuk i mbron askush te drejtat tuaja dhe femijeve tuaj. Dalcit faqebardh. se shpejti do te sensibilizoni gjith vendin me qendrimin tuaj.
    Me mendje e zemer me ju.

  5. Fatmir says:

    Këta nga Vlora janë trima të vërtetë! Në 97, ne qytetarët e Delvinës, u ngritëm në protesta kundra qeverisë së malokut, por pa prekur asnjë institucion shtetëror. Erdhën natën Vlonjatët, e dogjën komisiaratin, edhe gomat e makinave vidhnin, në bashkëpunim me bandat e Delvinës, që në qytet i njohin të gjithë se ç’mutër janë, vodhën bankat në mes të ditës e dogjën repartet ushtarake, plus shkatërrimin e anijeve luftarake në Sarandë. Trimat e Vlorës, përse nuk protestojnë, për rrugë më të mira në qytet, për drita, ujë, shërbimin shëndetësor, duke filluar qe nga pastruesja që do 2.000 lekë e deri tek infermierët e doktorët, që nuk të prekin me dorë, po gjykatësit kur u mbushen xhepat, e i nxjerrin kriminelët rrugëve e pijnë kafe tërë pordhë, më shumë respektohet hajduti, sesa njerrëzit e ndershëm. O trimat e Vlorës, Nano, Gjinushi, Fino, Ruçi, ju premtuan kthim 100% të lekëve. Sa morët! Vdiqën mbi 1.000 shqiptarë në Vlorë në 97, duhet të protestoni edhe për ata. Trimat e Vlorës, mësohuni të protestoni për të drejtat tuaja, ditë e natë, e po jeni aq trima, thirreni Ramën në qytet, të flasi para popullit, ‘Nëse nesër do të vijë ne pushtet, do ti gjejë autorët e krimit të Konomit, të krimeve të 97, atyre të Gërdecit e 21 Janarit, vjedhjet e votave nga Luli i vogël, nga pazaret e Metës, e gjithë oborrit mbretëror! Do u tregojë vendin, apo do t’ia fusi pordhës si Nano në 97! Në 20 vitet e fundit, kush ka menduar të zgjidhi hallet e popullit!!! ”Bashkë kundër krimit” Gjithë populli shqiptar i shikon kriminelët ç’do ditë duke pirë kafe, e është bërë normale, Mafia bën ligjin, Jo trimat e Vlorës, por të gjithë Shqipërisë, i janë nënshtruar mafiozëve. Ja ku është Saliu, Meta, e compani, bëjnë ç’farë t’u ketë qejfi, e askush nuk ndihet. Ku janë trimat!!!!!

    1. Latif Dreqi says:

      Bie dakord pak a shume me ty, por keshtu eshte e gjithe Shqiperia, nje mut eshte gjithandej, nga veriu deri ne jug..Labet pirdhen kot, mos ua merr per ters..e kane zakon mburrjen..Sa per ato emra qe permend..shkerdhata jane te gjithe..Saliu eshte i keq i popullit por njerezit e tij si con kollaj..soc-at te fusin kollodokun, jane mosmirenjohes, shesin dhe pordhe, tere dengla.kalova lumin te dhjefsha kalin….te pakten ste vrasin, por per te vjedhur se lene mete..Ai gerdalla nga ata mesoi!

    2. tiku says:

      VLORA E KA TREGUAR HEROIZMIN JO NE 97 POR EDHE NE 20 PRANDAJ MOS U KRUJ ME GJETHE FIKO,PERSA I PERKET EMRAVE TE SIPERM SHUMICA JANE NGA GJIROKASTRA ATY AFER DELVINES

      1. Fatmir says:

        Mbi 3.000 shqiptarë kanë vdekur në 97, i pasuan ata të Gërdecit e 21 Janarit. Ku është heroizmi i Vlonjatëve e gjithë shqiptarëve!!! Në 97 protestat filluan për kthimin e lekëve, por deri më sot, kush i ka marrë lekët nga populli,…!!!

    3. kapedan says:

      Sa mirë të nxjerresh geshtenjat nga zjarri me duart e të tjereve.Doni të acaroni vlonjatet ashtu sic bete në ’97 që pastaj kur të vini në pushtet të harroni kush ju solli.Boll djem të Vlores u vrane që ju të mbushni xhepat.

      1. Fatmir says:

        kapedan; – Kur shqiptarët po vdisnin në Otranto, në mos gabohem, Fatos Nano e kishte mendjen, të bëhej tapë në lokalet e natës në Greqi, më shumë rrinte andej, sesa këtej. Ky tjetri, po i qellonte protestuesit, si të ishin zogjë, e dilte duke qeshur në dritare. Kur minatorët, po jepnin shpirtin në grevën e urisë, shkonte në Dhërmi, e bënte notë. Tek rasti i fundit në Vlorë, ia futi vrapit nga mali. Nga revoltat popullore, kanë përfituar politikanët e horrat e të dyja grupimeve. I kemi parë se ç’farë bërën në 20 vjetë, tani Rama mendohet si shpëtimtari i kombit, po te vijë në pushtet, ç’farë qëndrime do mbaj ndaj këtyre!!!

  6. tomorri says:

    gjithe populli ne vlore,keshtu zbohet kellira,sa budallenj paskemi qene ne 91′,fuck sale.

  7. el-c says:

    Ke shume te drejte Fatmir, ne te gjitha ato qe thua, po diçka eshte me mire se hiç. Diku duhet te filloje…Shpresojme qe te mos ngelet vetem nje marshim ne rruge, po te ndeze tek shqiptaret ate pak gjak shqiptari ne u ka ngelur,… edhe pse skeptik per kete, prape dua te shpresoj!

    1. Fatmir says:

      Ky është problemi sot, që ne nuk kemi një lider, që ta drejtojë këtë popullë. Pa një drejtues, nuk mundë të protestosh në ajër. Jo më largë, por dje në Itali e Greqi, në krye protestuesit, kishin opozitën e sindikatat, kurse tek ne, opozita ka vdekur e po vdes edhe atë pak shpresë, që na ka ngelur.

  8. rokoko says:

    ore qytatetare te shqiperise.
    une jam nje qytetare vlonjat qe me dhemb shpirti per gjyqtarin qe u vra ne menyre barbare.
    por ata qe dolen sot ne shesh ne vlore dhe protestuan nuk ishin qytetare te vlores, por thjesht dhe vetem gjyqtare dhe avokate te vlores.
    shume prej tyre, jane po ata gjyqatre dhe avokate, qe ne vlore njihen per demet qe i kane drejtesise ne vlore, si per pronat ashtu dhe per ceshtje te tjera.
    ata sot e vrane per here te dyte skerdilajdin, me hipokrizine e tyre.
    kjo race hipokrite kerkojn e qe duke u fshehur pas tubimeve gjoja civile, te bejne hero skerdilasjdin per te mbuluar zullumet e tyre ne vlore.
    shoqeria shqiptare nuk ka nevoje per tubime te tilla formale, false, te sajuara dhe hipokrite sepse ne fund te fundit edhe vet krimi merr me shume zemer nga trubime te tilla te sajuara.

    1. Fatmir says:

      Sot, një miku im nga Vlora, më thotë, që vëllai i tij, kishte një tokë në anë të detit, me dokumenta të rregullta e herë pas here, i vinin ca tipa me dokumenta fallco e avokatë, që donin ti merrnin tokën. Thoshte edhe në tokën time, nuk më lënë rehat. Duke parë që shteti nuk ekziston, atëherë vepron ligji i xhunglës. I vjen prapë tipi, që i kërkonte tokën, e stakoi trurin ne 0, e i thotë, po e do tokën, ja ku është, merre e të të fluturojnë trutë. U larguan, e nuk u qasën më ndyrësirat. Kur qytetarët kanë të drejtë, këta gjykatës duan ti japin të drejtë hajdutëve e kriminelëve, populli shqiptar i njehë mirë se ç’farë janë.

  9. greku says:

    Vetem Vlora the vlonjatet mund te permbysin regjime te paketn keshtu ka treguar historia.

    Ka nje problem. Gjaku ne Vlore eshte holluar nga prania e shume cameve qe bashkepunojne gjithmone me ata qe kane fuqine- e kane bere me gjermanet- e kane bere me E. Hoxhen- dhe tani po e bejne me Sali Berishen qe i beri pronare ne pjesen me te bukur te shqiperise.

    1. Fatmir says:

      Ne 97. protestat e para filluan në Lushnjë.

  10. tezja ny says:

    O popull,tani dote vrasin njerez kot se koti per te humbur gjurmet.Hapni syte se dote shkoni per lesh…………

  11. Permetaria says:

    Vrasesi eshte vete sistemi komunist qe nuk ka ndryshuar akoma prandaj o popull Vlonjat ngrihuni se ndryshe ky sistem do vazhdoje akoma te vrase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje