Kina ndërpret spektaklin popullor të talenteve

19 Shtator 2011, 18:50Lifestyle TEMA

Enti rregullator kinez ka kërkuar nga një stacion televiziv që të ndërpresë transmetimin e një spektakli në kërkim të talenteve, të quajtur Super Vajza.

Siç njofton BBC, autoritetet thanë se programi ishte shumë i gjatë, por ka shumë që dyshojnë se nuk ishte kjo arsyeja e vërtetë.

Një nga drejtuesit e lartë të kanalit Hunan TV, ku transmetohej edhe spektakli, i thanë BBC se autoritetet ishin xheloze për popullaritetin dhe suksesin financiar. Autoritetet janë tërbuar për shkak se audienca ishte më e lartë se në transmetuesit kombëtarë.

Ky spektakël ishte një garë këndimi, ku përfshiheshin vajza e gra të të gjitha moshave.

1 komente në “Kina ndërpret spektaklin popullor të talenteve”

  1. Gerti says:

    Nga Kina merr shembull Sala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje