“Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj”. Fjalët e fundit të Dejvis përpara ekzekutimit

22 Shtator 2011, 11:07Politika TEMA
“Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj”.

Troi Dejvis mbrojti pafajësinë e tij deri në fund, ndërsa iu drejtua familjes së policit të vrarë, Mark MekFeil duke thënë: “Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj”.

I lidhur e në pritje të injeksionit fatal, ai ktheu kokën dhe pa nga familja e policit të vdekur, duke ripërsëritur se nuk ishte ai fajtori.

“Dua t’u drejtohem familjes së MekFeil. Dua t’ju bëj me dije se nuk jam unë ai që personalisht vrau birin, babain, vëllain tuaj. Jam i pafajshëm”.

Pak hapa më tutje, pas një dritare xhami, djali dhe vëllai i MekFail shikonin në heshtje.

Dejvis, që refuzoi darkën e fundit, shtoi: “Incidenti që ndodhi atë natë nuk ishte për fajin tim. Nuk kisha një armë. Ajo çfarë dua t’u kërkoj është që të gjurmoni thellë që të zbuloni më në fund të vërtetën”.

Më pas ai i kërkoi familjes së tij që të vazhdojnë betejën për pafajësinë e tij.

“Për të gjithë ata që po më marrin jetën, Zoti pastë mëshirë për shpirtrat e tyre. Dhe Zoti i bekoftë ata”.

Avokati i Dejvis tha se ky ekzekutim ishte një linçim i legalizuar. Ai tha se ishte më keq se një skenar filmi.

Kurse e ëma e policit të vrarë deklaroi se drejtësia më në fund shkoi në vend.

Më shumë se 500 përkrahës të Dejvis ishin mbledhur përpara burgut, në pritje të ekzekutimit. Kur Dejvis u deklarua i vdekur, ata shpërthyen në lot. Ata janë pjesë e qindra mijëra njerëzve që kanë mbështetur Dejvis në kauzën e tij. Ndër përkrahësit e tij janë edhe ish- presidenti Xhimi Karter, Papa Benedikti XVI, ish drejtori i FBI, ylli i muzikës hip hop, P.Diddy, etj. Protesta nuk pati vetëm në SHBA, por edhe në Paris.

Vetëm pak përpara ekzekutimit, Gjykata Supreme nuk pranoi që ta ndalonte atë. Disa herë ishin munduar avokatët e Dejvis të pezullonin ekzekutimin e vendimit, por pa sukses.

Polici MekFail u vra në vitin 1989 ndërsa përpiqej të ndihmonte një të pastrehë që po sulmohej në një parkim.

Prokurorët thanë se Dejvis po e godiste personin me një armë, duke i kërkuar një birrë.

Nuk u gjet asnjë armë dhe asnjë provë ADN-je që të lidhte Dejvisin me vrasjen. Avokatët thanë se provat balistike janë manipuluar. Po ashtu ata pretendojnë se dëshmitë janë ndryshuar.

Dhoma ku u ekzekutua Dejvis

Troi Dejvis

 

 

15 komente në ““Jam i pafajshëm, nuk e vrava unë djalin tuaj”. Fjalët e fundit të Dejvis përpara ekzekutimit”

  1. Latif Dreqi says:

    e dhimbshme eshte tek e fundit, cilado vdekje, ca me teper nqs eshte i pafajshem, vdekja behet dhe e padrejte pastaj..Megjithate, cfare mund te vihet re nga kjo eshte qe ligji vepron i thate, i prere, ngrihet ne kembe nje shoqeri e tere, personalitete dhe gjykatesit (juria duhet te kete kete qene e perbere) nuk ben asnje hap perpare por zbaton ligjin prerazi! mendo vrasja eshte kryer ne 1989, plot 21 vjet me pare!!! Me vijne zorret tek gryka te kujtosh sistemin tone te drejtesise, gjyqtaret dhe prokuroret tane….hajt spo zgjatem, e di qe s’ia vlejne fjalet!

  2. analist says:

    This is Amerika. Ky eshte vendi me demokratik ne bote. E paçim sa malet aleaten tone qe vret njerezit e vet.

    1. mendimi_im says:

      kur vret njerezit e vet pa mendoje pak sa i dhimbsen te tjeret…

      1. ammy says:

        ……ky kriminel e kishte hak vdekjen…..ka pase 10-15 persona qe e kane pare skenen dhe e kane njohur personalisht DEJVIS……..ai nuk la asnje gjurme ne vendngjare….por deshmitaret e kane njohur dejvis mes qindra fotove dhe me qindra here pa asnje medyshje sepse e kishin njohur dhe me pare…….

    2. Ton says:

      Amerika vret kriminelet dhe jo njerezit e vet.
      Per mendim islamikun:
      http://thefreeman.net/journal/wp-content/uploads/2010/06/islam12.jpg
      http://www.thegaymanifesto.com/wp-content/uploads/2011/01/stoning01.jpg
      Keshtu o mendim me gjithe kete analin ketu lart, gjykoni vellezerit tuaj ne fillim, pastaj te tjeret.
      Kulmi i hipokrizise eshte kur komenton edhe ti!

    3. Berati says:

      Kur se ju njerezit qe u vrasin,u vjedhin votat dhe u rrahin grate dhe ja u terheqin zvalle nga zyrat e punes,dhe ja ofendojne i keni ne qeveri.vazhdoni te flini gjume se ashtu ju do baca.amerika po te tha do te q… nenen i thuaj nenes te behet gati.

  3. kali kuq e ka nji huq says:

    vetem nje zot e di te verteten,me ca kemi pare ne ID apo FBI Files,faktet qe cuan ne vendimin per exekutim,ishin mjaft te dyshimta.gjithsesi MAY GOD HAVE MERCY ON HIS SOUL.

  4. beni says:

    eh mor shqipot e sales ,kesaj i thone ti mbani ere pordhes se tjetrit por nuk shikoni veten tuaj qei keni mbushur breket plot mew m—,por vazhdoni se si do bej bota pa ju

  5. agime kera says:

    jam dakord me zonjushe ammy por jo te shkruhet kot,shteti amerikan doni apo nuk doni eshte shtet me demokraci te plotesuar,ketu nuk ka kurre gjasa te luhet me popullin.une e ndoqa ekzekutimin me ane te televizionit dhe dejvis ube gati ne oren 22e 57 min dhe vdiq ne oren 11 e 8 min,e jema policit nuk e fali mbajti nje qendrimte prere dhe ishte shume e nervozuar ,sipas intervistes se saj atehere kur dejvis do vdes i biri dhe gjithe familja do bjere ne peace.dejvis u ekzekutua qe te mos vriten polic te tjere.amerika nuk vret kot ,mos vidh ,mos imerr jeten tjetrit mos ben pune te pista ,puno me nder dhe me djerse per shtepine tende dhe je ne rregull me ameriken.punet e tjera i ben vet shteti.ndersa ne shqiperi ndodh e kunderta eshte per te ardhur keq .rrofshin shtetet e bashkuaraposhte te gjithe ata qe nuk e duan by by

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Ok !!!

  6. xhim morison says:

    I exzekutuari beri dy deklarata perpara se te linte lamtumiren asaj Bote .

    1) Ju drejtua nenes se viktimes per te cilen akuzohej ,me fjalet “Djalin tuaj zonje nuk e vrava un ”

    dhe e dyta qe “shokoj” mendjet e te pranishmeve ajo se :

    2) Le te jet exzekutimi im nji apel (per te ciin ju duhet te luftoni )ne kte Bote amerikane , per Drejtesi ,per Ata shume te pafajshem qe jan exzekutuar ne te kaluaren , ata si un sot , dhe gjithe Ata te cilet do vazhdojn te exzekutohen edhe ne te Ardhmen !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Claus says:

    Makabritete “mesjetare” te koheve moderne keto lloj ekzekutimesh.
    Si mund te lene nje te gjykuar duke pritur vendimin dhe 20 vjet te tjera ne qeline e vdekjes?
    Si mund shtyhet ekzekutimi 3 here? Si mund te ndryshojne deshmine 7 vete ne favor te tij nga 9 gjithsej?
    Shihet qarte qe eshte bere nje proces “shkel e shko”. As ADN e tij nuk perputhej me materialet e tij ne vendin e ngjarjes, as arme dhe mjete te tjera nuk u gjeten, asgje.
    Nuk u perfillen as lutjet per shtyrje te ekzekutimit te Papa Benidiktit, te ish-Presidentit Carter, te amnisty international etj,etj.
    Duket hapur dyzimi i gjykates, ndoshta ai njeri i mjere u gjend ne kohen dhe vendin e gabuar dhe e hengri si pa gje te keq injeksionin e vdekjes, e di qe eshte cinike keshtu si po shkruaj, por logjika njerezore aty te con.
    Megjithate show nuk ka mbaruar akoma. Familja e tij do te marre dhe nje fature ku do te pershkruhen artikujt si shiringa e tuba plastike, ampulat me barbiturate me cmimet perbri qe u perdoren per te dhene injeksionin e vdekjes.
    Dhe te gjitha keto ndodhen se gjykata nuk u bind me deshmine dhe mbrojtjen e tij. Argumenti i saj ishte se “i akuzuari nuk u mbrojt vendosmerisht per te na bindur se ishte i pafajshem!”
    Aq i thjeshte eshte muhabeti ne USA.

  8. kola says:

    Agime ke te drejte , tani me ligjin e ri qe bete per pederat e vuloset demokracin , bota duhet te mesoj nga ju se si i hypet mashkulli mashkullit dhe te jene krenar , ata qe sju degjojn ju i sulmoni (vendet arabe )pse te mos quhet pastaj djepi i demokracise ,po nje gje se kuptoj , pse ata e kane kete ligj dhe neve na than ta hiqni ,

  9. denkoka says:

    prison break ishte i bazum komplet ne n1 skenar pak a shum te tilll…..me kurthe per te pafajshmit

  10. edi toronto says:

    I DO NOT FEEL SORRY 4 A NEGRO… BUT… POR ESHTE TJETER GJE KUR TJETRIN E VRET ME NDERGJEGJE …DHE GJE TJETER KUR MENDON SE PO BEN DREJTESI DHE AJO ESHTE E MANIPULUAR…ESHTE SHUME IDJOT AI QE MENDON SE AMERICA KA DEMOCRACY DHE QE POLICIA AMERICANE ESHTE E AFTE…POLICET AMERICAN JAN BASTARD DHE ME MANIPULATORET…ASHTU SI DHE 85 PERQIND E PUPULLSIS AMERICANE JAN INJORANTER….F….NORTH AMERICa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje