Topi në Austri, takon homologun Fisher, vlerëson punën e tij si president i zgjedhur direkt nga populli

23 Shtator 2011, 19:26Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në krye të delegacionit zyrtar u prit sot pasdite nga Presidenti i Republikës Federale së Austrisë, Dr. Hajnc Fisher, në Pallatin Presidencial “Hofburg” në Vjenë.

Në njoftimin e dërguar nga presidenca thuhet se Topi ka vlerësuar homologun e tij si president të zgjedhur nga populli.

“Kreu i Shtetit shqiptar, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Austrisë në rajon dhe në mbështetje të Kosovës dhe të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, por në të njëjtën kohë, duke nënvizuar shembullin e padiskutueshëm pozitiv e konstruktiv të Presidentit austriak Fisher, në këto procese, si President i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, theksoi se organizimi i aktiviteteve të përbashkëta mes vendeve tona do të jenë instrumente shumë të rëndësishme në dobi të integrimit sa më shpejt në familjen e madhe evropiane,” thuhet në një njoftim të presidencës.

“Nga ana e tij, Presidenti i Republikës së Austrisë, Hajnc Fisher, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dhe pasi vuri në pah rëndësinë e takimeve të tilla, siguroi se Austria do të vazhdojë të japë të gjithë mbështetjen e fuqishme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë në të gjitha drejtimet si dhe në kurorëzimin e suksesshëm të aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar. Gjithashtu, Presidenti Fisher vlerësoi lart qëndrimin e Kryetarit të Shtetit shqiptar mbi zhvillimet politike në vend, por dhe rolin moderator e konstruktiv personal të Presidentit Topi në funksion të përmirësimit të klimës dhe frymës së mirë të bashkëpunimit politik edhe mes udhëheqësve rajonalë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane,” vijon më tej njoftimi i presidencës.

5 komente në “Topi në Austri, takon homologun Fisher, vlerëson punën e tij si president i zgjedhur direkt nga populli”

  1. tourkofagos says:

    cfare kerkon nje president korrak,si Topi goje kycur perpara krimit,,,ne vizite me nje president evropian Fisher,,,,,,,,

    1. Pelasgian says:

      ska ca ben Topi kunder Berishe Bishes , te pakten ka lezet ky president , i ka hije jo si ai gomari qe qesh me vete . Edhe ata te greqise nuk jan me mire , te zhytur ne mut jan , kan vjedhur sa kan mundur .

  2. Bardhi Tolabi says:

    Topi si President ka gjynahet e tij.Por kjo vizite dhe kortezia e treguar ndaj tij jane dicka tjeter.Sipas meje eshte nje kundervenie e hapur ndaj Sali Berishes.Askush nuk e fton Saliun,vetem se ky i fton te tjeret,por ata,ehe,nuk po vijne qe nuk po vijne.Sic duket kane ngateruar rrugen dhe deri sa te jete Sala ne pushtet nuk kane per t’a gjetur.Vetem keto fjale flasin shume:”…Presidenti Fisher vleresoi lart qendrimin e Kryetarit te Shtetit shqiptar mbi zhvillimet politike ne vend,por dhe rolin moderator e konstruktiv personal te Presidentit Topi ne funksion te permiresimit te klimes dhe frymes se mire te bashkepunimit politik edhe mes udheheqesve rajonale…”Ja ndryshimi midis Presidentit Austriak dhe nje sharlatani deputet Austriak si Grosruck.Kete ta degjoje mire Saliu dhe Topallica.

  3. Vebby says:

    po pse nuk shkruan asnje gazete qe zoti Topi takoj edhe bashkatdhetaret Shqiptar ne Austri si dhe ndau dy Medalje Mirenjohje, nje per nje Shoqeate Shendetesore Austriake qe po ndihmon femijet ne Shqiperi dhe tjetra per nje Shqipetar qe promovon vlerat kombetare?!

  4. zefi says:

    Po ai te tha se “JE NJE PRESIDENT I ZGJEDHUR ME VOTA TE BLERA”,prandaj ke frike t’i kundershtosh Berishes?Si garant i UNITETIT TE POPULLIT DHE I KUSHTETUTES,a i the MIKUT AUSTRIAK,se KRYEMINISTRI JOT KA SHKELUR 30 HERE KUSHTETUTEN DHE TI KE HESHTUR?Se ai ka vrare 4 PROTESTUES NE BULEVARD dhe te ka barazuar me LAVIREN E BULEVARDIT dhe ti ke HESHTUR???Atehere , shko haje ate PERSHESH ME KOS,se nuk je nga ata burra,qe i duhen Shqiperise!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje