Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy mjekë dhe një farmaciste, të cilët akuzohen se vjedhjen e medikamenteve të spitalit “Nënë Tereza”.
Drejtori i policisë së Tiranës Sajmir Muça në një konferencë për shtyp ka deklaruar se në sajë të operacioni të koduar “Clexane” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Antonaq Zili 38 vjeç, Nikoll Koleci 43 vjeç, me profesion mjek dhe Jetmira Koleci me profesionin farmaciste në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza”.
Sipas policisë të arrestuarit realizonin vjedhjen e medikamenteve mjekësore të destinuara për përdorim Spitalor dhe konkretisht për pacientë të shtruar si dhe atyre që trajtoheshin me medikamente falas pranë Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Të arrestuarit pasi vidhnin medikamentet të cilat ishin për përdorim të brendshme të spitalit dhe me vulën përkatëse ndalohet shitja e tyre, detyronin pacientët që ndodhen të shtruar në spital, që të blinin medikamente pranë farmacive në afërsi spitalit “Nënë Tereza”.
Në cilësinë e provave materiale jane sekuestruar dy automjete të cilat shërbenin për shpërndarjen dhe transportimin e medikamenteve të vjedhura si dhe nje sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore të cilat arrijnë vlerën rreth 80 mijë lekë të rinj.
Medikamentet u gjetën në automjetet e shtetasve të mesiperm, si dhe në banesen e shtetasit Nikoll Koleci të vendosura në një ambjent garazhdi, në kushte jo të pershtatshme për ruajtjen e tyre.
Neo realizmi i kinemase italiane pas luftes , MAFIA me bluza te bardha , regjzor i filmit DR. PR . Sali Berisha .
Ne litar te dy !
Shih, shih si eshte koduar ky aksion nga policia shqiptare, “Clexane” .
Gjilpera kunder trombozave.
Si duket dikush zyrtaret e larte te policise e perdorkan kete medikament jo dhe aq te lire ne tregjet europiane. E cuditshme qe qenka shkruar aq sakte.
ministri sa % merte? nuk jane dy por janee 99% e mjekeve.nuk e kemi kot k/ministrin doktor ne .
na rrofsh b…. qe qenkemi 99% si puna e tyre. po ku ka kirurg dhe profesor ne bote qe punon ne ato kushte qe punojme ne. futja kot qenkan te gjithe mjeket te zinj, ata qe jane kapur jane ca matrapaze qe kane pasur leje nga shefat e pavioneve. shiheni se aty eshte problemi, jo tek mjeket ne pergjithesi.
mos u nxef se qe te gjithe njesoj jeni …caj me aspirina…
me gishtat e njeres dore numurohen mjeket e mire se kusuri jane matrapaze te koleres te malokut….juve duhet qe tjua hysh ku dhemb e ku djeg se jeni bere rraca me e qelbur e shqiptareve….me thua se jeni dhe mjeke…
O HEKTOR!!Ju kemi provuar per 21 vjert me radhe se cfare jeni ne gjendje te beni!!!Shumica e mjekeve kane disa shtepi,vila buze detit,pushimet i bejne jashte shtetit dhe llogarite bankare i kane plot!!!Ku studiojne femijet tuaj,a nuk na thua???Po nuk ju PARAPAGOVE,te lini te vdesesh ne mes te koridorit te pavionit,pa te futur ne dhome!!!
Germo o tare germo, kush fshihet pas tyre?
Cfar pompoziteti policia sikur eshte zbuluar hataja. Konkurenca e hajduteve e ka kryer kete aksion jo metodat allaspeciale te hetimit. Faqe e zeze!!
Edhe spitalet i ka LSI.. Ku shkelin trimat e Metes, mbetet toke e djegur….
Eshte nje lajm vetem per te larguar vemendjen nga problemet e medha. Nuk di ne funksionon me kjo ne Shqiperi apo jo, por me duket se njerezit nuk jane me leshko.
Cdo dite mund te arrestosh 100-200 mjeke apo farmaciste. Dihet se si fitojne mjeket e sektorit publik dhe kjo nuk eshte gje e fshehte.
Preparatet e kimioterapise per pacientet me kancer ne asnje vend te botes nuk lejohet te shiten ne farmaci sic ndodh ne Shqiperi etj. etj. etj.