Mazhoranca i hap rrugën importit të plehrave, PS: Përfiton mafia italiane

23 Shtator 2011, 05:30Politika TEMA

Debat i fortë në Kuvend për projektin e importit të plehrave, që mazhoranca e miratoi me votat e saj pavarësisht kundërshtimit të fortë të opozitës, e cila hodhi dyshime për përfshirjen e mafies italiane në këtë biznes

 

Shqipëria së shpejti mund të bëhet një vend i përpunimit dhe riciklimit të mbetjeve nga gjithë Evropa. Me projektligjin e miratuar dje nga mazhoranca aktuale lejohet importi i plehrave nga vendet e BE-së me qëllim përpunimi dhe riciklimi në vendin tonë. Firma të mëdha, kryesisht italiane, ku kriza e menaxhimit të plehrave është prej vitesh një problem i madh, tashmë do të investojnë në disa qytete të Shqipërisë për të ndërtuar impiante të përpunimit të plehrave. Opozita e quan këtë projekt katastrofik për mjedisin shqiptar.  Ajo ka akuzuar deputetët e maxhorancës për lejim të importit të mbetjeve, mes tyre dhe të rrezikshme, duke argumentuar se vendi ynë ka mungesë kapaciteti për kontrollin e tyre. “Nismat tuaja i janë prezantuar vendit, duke nisur nga propozimet për përpunimin e mbetjeve të vendit me impiante djegëse, por duke sjellë mbetje edhe nga jashtë, si dhe për depozitim lëndësh deri radioaktive në minierat e braktisura.  Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti të vendit. Vende të varfra si i yni, janë targete të mafias që operon fuqishëm për të nxjerrë përfundime marramendëse nga depozitimi dhe asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme. Për fat të keq, tranzitimi i mbetjeve përmes territorit tonë, mbart rreziqe për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe predispozicionit të lartë korruptiv që është kthyer në një problemet e shoqërisë shqiptare. Ndonjë ditë nuk është cudi të mësojmë se problemi i ndotjeve po zgjidhet me ndonjë nga klientët e pushtetit të lidhur, kur dihet se grupe te ndryshme e shohin Shqipërinë, si një oaz ku mund të fitohet në mënyrë marramendëse nga depozitimi i lëndëve të rrezikshme”, tha deputeti Ethem Ruka. Ndërsa deputeti Arben Malaj iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se me ligjin e propozuar prej tyre, çdo investitor shqiptar ka të drejtë, të ngrejë një fabrikë sa më të madhe dhe pas gjashtë muaj t’i  vërtetojë qeverisë se nuk ka më kapacitet sepse dihet teorikisht kapaciteti maksimal i mbetjeve në Shqipëri.

Deputeti Taulant Balla solli fakte sipas të cilave në biznesin e importit të mbetjeve drejt Shqipërisë është e përfshirë mafia italiane. “Ju do të nxisni investimet në këtë industri, e cila nuk do të ketë në thelb pastrimin e ambientit shqiptar, por biznesin me mbetjet”, tha Malaj. Në fjalën e tij, deputeti tjetër socialist Taulant Balla u shpreh se projektligji është i porositur nga interesa mafioze nga vende të tjera që duan medoemos, që të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposin plehrat e tyre. “Sipas projektit Skorja, volumi i dytë i hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit, me qendër në Pulja, Shqipërisë i duhen shumë impiante jo vetëm për plehrat e veta, por edhe për plehrat e Europës. Në këtë raport thuhet që në planet e parashikuara, të konsultuara me qeverinë shqiptare, janë këto ndërmarrje të mëdha, për ndërtimin e vendpërpunimit të plehrave. Si vende përpunimi janë Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, me vlerë totale janë 120 milionë euro”, tha Balla. Sipas tij, të dhënat e Wikileaks tregojnë ndër të tjera edhe se çfarë ka shkruar konsulli amerikan në Napoli. “‘Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet  një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti’. Konsulli i shkruan Departamentit të Shtetit që të merren masa, që të njoftohet qeveria shqiptare që të marrë masa për këtë rrezik që i kanoset nga dy grupet më të mëdha mafioze në Itali”, tha Balla.

Përfaqësuesi i qeverisë duke sqaruar këtë ligj tha se ligji për menaxhimin e mbetjeve ka një kosto prej 132 milion euro, një pjesë e të cilave do të shkojë për ndërtimin e landfilleve. “Ky ligj parashikon importimin e mbetjeve vetëm për qëllime riciklimi dhe ndalon importimin e mbetjeve për qëllime të tjera, depozitim, grumbullim të mbetjeve të rrezikshme”, tha Drejtori i Politikave ne Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar 50 % te neneve te këtij ligji dhe kane theksuar se lejimi i importit të mbetjeve ne vend po shtyhet nga biznese të mëdha që merren sot me këtë industri. Ligji për menaxhimin e mbetjeve është pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Europian

11 komente në “Mazhoranca i hap rrugën importit të plehrave, PS: Përfiton mafia italiane”

  1. Ramiz says:

    Prandaj erdhi Frattini…ti vinte te dyja palet perkulur. Rama e ke lli krejt kesaj rradhe. Gjermania e bllokoi importin e plehrave nga Italia sepse kishin dyshime qe mafia kishte gisht ne paketimin fillestar. Kjo eshte rruge pa kthim. Nuk qenke diplomat dhr s’paske guxim dhe zgjuaresi per tu bere balle ketyre presioneve. Ktheje fresshin sic ishte edhe kujdes me paktin e ujerave.

  2. 'jo po ta dish' says:

    Per nje ceshtje kaq te rendesishme a nuk duhet te pyetet edhe populli shqiptar????????????
    Ah te shkretet ne qe cohemi ne kembe vetem per Sali e per Edi Rame!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. xhepi says:

    Te Shekulli thuej se po mos votonin ata te PS kunder nuk miratohej ligji se mazhoranca 68 qeratenj kishte ne salle. Ndaj keta te opozites bejne mire te caktojne dike qe te numeroje te tjeret cdo seance, mos me rrine te gjithe kot ne ate salle.

  4. çami says:

    Ndertimi i metalurgjise ishte çlirimi i dyte i Shqiperise Socialiste , enderra demokratike pas-komuniste , ta bejme SHqiperine si Zvicera dhe me kete ligj u arrit , mos u qani , fituam , na ngelur akoma per te zgjidhur ngerçi politik izraelito-palestinez .

  5. vlora -uji i ftohte says:

    Derisa sjellja e plehrave nga italia i sherben zhvillimit te turizmit ne vendin tone, atehere le te sjellin edhe nga vendet e tjera….Cfare menxyre !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Kjo lesh opozite nuk eshte se nuk i di gjerat, por nuk i ben sepse edhe vete jane po aq te perlyer sa edhe shpellaret, marrin nga nje kocke dhe shesin elektoratin e tyre.
    Shqiperia ka nevoje per nje ndryshim radikal, por nuk e di nese ndonjehere ka per tu mundesuar kjo gje, pasi jemi komb pa ndergjegje.
    Sa per krahasim, ne Danimarke ku jetoj, Ministria e mjedisit nenshkroi nje kontrate per marrje dhe eliminim plehrash nga Australia. (ishin plehra jo normale, dhe keta kane uzinat per perpunimin dhe neutralizimin e ketyre lloj plehrave). U ngrit i madh edhe i vogel, nuk behej fjale per shume, ishte vetem nje anije qe do vinte, qeveria u terhoq sepse respekton mendimin e popullit, por i duhet te paguaje 20 milione dollare kompensim firmes australiane. Prandaj dhe e dua me zemer kete vend, eshte vendi per njerez qe duan te jetojne, dhe jo per gjela maje plehut.
    Zoti e ndihmofte Shqiperine, se njerezit po e shkaterrojne.

    1. APOKALYPSIS says:

      Yt, antishqiptar .. ti qe nuku do Albanistanin, vendin tat … ku te ka renur koka … ta duash me gjithe plehra, me gjithe callmat e citjanet dhe burkat, ta duash me te gjithe te korruptuarit kriminelet dhe barbarine qe bejne ligjin … ta duash se eshte vendi jot dhe pike!
      Ta duash qe mban barbarine me mizore qe ka kaluar si qeveri … yyy antishqiptar tradhetar … ty do te te pllasim brenda po hyre si turist ne Albanistanin tone fanar (radioaktivi) ndricues buze Adriatikut!

  7. eleftheria says:

    Eshte e tmerrshme vetem ta imagjinosh pos do ndodh kjo.Vende qe kan kultur riciklimi do ishin skeptik per kete,. Kete populli , sidomos ne rrethet qe thone pos do riciklohen duhet te mos ta pranoj .Problemi qendron pos duhet informuar populli , i cili nuk ka iden se cdo te thote kjo per te ardhmen dhe per gjithe zinzhirin ikosistem.( apokalypsi po munde korrigjohe.pershendetje)

  8. norton says:

    NE GRIME SALLATE KOT KETU ,,,, KETA PASUROHEN NE ZIHEMI ,,, DUHET MARE PUSHKA KUNDER KETYRE PLERAVE

  9. mira says:

    Me vje keq per popullin trim dhe liridashes shqiptar si dhe pastertor por duhet te mendoje dhe per brezin tjeter qe vjen-per kete me vjen keq qe nuk mendon aspak,pasi qeveritaret kane pare dhe do ja mbathin nje dite ne vende me te bukura po ju do mbeteni gjithmone ne plehra.Mua me vjen keq per gjendjen qe esht katandis Shqiperia po ju nuk e kuptoni se jeni ne mes te saj.Me dashamiresi se dhe un e kam orgjine shqyptare

  10. epiroti says:

    Akoma dp ti durojme qe te tallen me ne dhe femijte tane keta bastard primitive ?! Boll me, duhet ngritur dhe ti terreqim zvarre me soj e sorrollope !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje