Ekspertët e Metës, licenca për bar- kafe dhe farmaci

23 Shtator 2011, 05:28Politika TEMA

Skandal me ekspertët e përzgjedhur nga Gjykata e Lartë për videon Prifti- Meta. Eksperti Pollo ka si veprimtari një bar- kafe, kurse Beqiri shet kompjutera te Fusha e Druve në Gjirokastër. Gjithashtu ai është pedagog tek Farmacia. Asnjëri nuk ka një licencë, leje apo autorizim për të kryer këtë punë

 

Asnjë nga tre ekspertët e përzgjedhur nga Gjykata e Lartë për të bërë ekspertizën e videos Meta- Prifti, nuk ka një leje, autorizim apo një licencë për të bërë një detyrë të tillë. Pasi emrat e tre ekspertëve u shfaqën në tavolinën e gjykatësve, pa u sqaruar se përse ishin përzgjedhur pikërisht ata, gazeta TemA ka gërmuar për të zbuluar diçka për aktivitetin e tyre.

Kështu, Gjykata e Lartë miratoi emrat e Ardian Pollos, Ermal Beqirit dhe Artur Rrahmanit. Emri i këtij të fundit u miratua pasi u rrëzua eksperti Dritan Zoto, që në fakt punon në të njëjtën studio si Rrahmani. Dy të parët janë pedagogë pranë një universiteti privat.

Asnjë prej tre ekspertëve nuk ka një licencë për të kryer këtë aktivitet. Në Qendrën Kombëtare të Licencimit nuk ka asnjë të dhënë që tregon se këta janë ekspertë të miratuar. Por ndërsa kërkon në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, zbulon se në çfarë biznesesh janë të punësuar ata.

Kështu, Ardian Pollo, në regjistrimin e tij si fushë të veprimtarisë ka një bar- kafe, diku tek Rruga e Durrësit, në një pallat të vjetër, në kat të parë.

Kurse Ermal Beqiri, ‘eksperti’ tjetër i përzgjedhur nga Gjykata e Lartë, i cili po ashtu si Pollo punon pranë Universiteti Kristal, ka në pronësi një firmë për konceptim e prodhim programesh informatike dhe tregtim të pajisjeve elektronike e informatike me vend-ushtrimi të aktivitetit në një shtëpi private tek ish-Fusha e Druve në Gjirokastër.

Një tjetër e dhënë interesante për Beqirin është se ai është pedagog për studentët që studiojnë për farmaci. Specializimi i tij është në fushën e informatikës farmaceutike, e lidhur ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, që drejtohet nga LSI.

Për ekspertin e tretë dhe studion e tij ka shumë pak të dhëna. Aty shënohet thjesht emri i saj “Expert” dhe selia në Vlorë. Si shtesë thuhet se kryen veprimtari edhe në Tiranë e Shkodër.

Përzgjedhja e këtyre ekspertëve shqiptarë, me një background profesional të tillë e me lidhje të dyshimta me qeverisjen u kundërshtua edhe nga pakica në Gjykatën e Lartë. Në mendimin e saj thuhet se vetë profili i Metës sugjeron që ekspertët të jenë të huaj. Kurse shumica argumentoi se ekspertëve të huaj iu është rrëzuar një herë ekspertiza. Gjykata pati argumentuar se dy ekspertët, ai amerikan dhe ai anglez, nuk kishin bërë betimin. Prokuroria tha se ata kanë dorëzuar deklaratën e betimit. Shumica në gjykatë po ashtu deklaroi se prokuroria nuk ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë për të kontaktuar ekspertët. Kurse pakica deklaroi se nuk ishte i nevojshëm bashkëpunimi përmes kësaj ministrie, pasi nuk po merreshin prova nga jashtë.

11 komente në “Ekspertët e Metës, licenca për bar- kafe dhe farmaci”

  1. gello says:

    kjo eshte gjykata e larte e shpresa beçës qe po cakton gjithçfarë ekspertësh leshi perpiqet te shpëtoje metën nga vjedhja e korrupsioni

    1. Vlora says:

      edhe pse, ekspertet e huaj i kane rrezuar per procedura te ndryshme, nuk kane then kurre qe ata aksperte i kan manipuluar ato vjdjo (pra e pranojne qe ata nuk kan genjyer per ate qe kan pare)
      cdo te ndodhe kur ” ekspertet” tane te thone qe jane te manipuluara????//
      si do te vashdohet me vone? do te kete ekspertize te trete????

  2. fule says:

    Drejtesia qe do Saliu dhe Aleksander Frangaj – po ka me turp qe mos miratosh ekspertizen anglo-amerikane? Po ku kane turp shpellaret.

  3. koli says:

    Jetojme ne sjtetin e mafies se malokeve.

  4. tg usa says:

    lsi shpk paterice e diktatorit

  5. Kreshnik Gashi says:

    Pershendetje z. Baze,
    Meqenese nuk keni indicie per ekspertin e trete po ua jap une dhe beni verifiket perkatese.
    – Artur Rrahmani, ka mbaruar shkollen e Ministrise se Brendeshme dhe me duket se ka punuar pak kohe ne polici.
    Eshte nje nga “EKSPERTET” me te mire ne shkembimin e dollareve, pasi ne 20 vjet demokraci te pakten 15 i ka kaluar tek tregu te “Dollari”.

  6. denkoka says:

    turp i madh per zotin…per i ceshtje kaq delikate…expertet duhet te ishin absolutisht te paanshem(te huaj)…pasi expertit shqiptar…sado i nershem…i gjehet miku…

  7. ona says:

    hhahaha sa kam qeshe me Kreshnikun bravo se na i sgjaroj dhe per ekspertin e trete,o zote cfare po behet ,populli duhet te demostroj perpara ambasadave qe po i mbron keta hajdute ,kriminel perpara atij pijanect te osbes ,pse nuk del ai pijaneci te thote qe gjykata po shkel ligjet apo nuk i intereson ju a ka mbylle gojen sala duke ju dhene nga nje kocke per ta lepire.

  8. avokati says:

    hahahhahahhaha, para se ti nxirrni informacionet, azhornoini se ja keni fut kot. Nejse shisni gazeta shisni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje