Komenteve të shumta të bëra në blogun e tij (http://edirama.al/blog/), Edi Rama i është përgjigjur kështu:
“Me kete shkaterrim qe saliu po i ben ekonomise, po prite deri ne zgjedhjet e ardhshme do te te duhet t’i ngresh taksat ne te gjithe tabelen, e jo t’i ulesh!! Ke prite shume gjate, mos prit edhe me gjate – jepi drejtim se ke ra klluke duke ngrohe vezet. Mosbindje civile eshte zgjidhja per mendimin tim, pastaj vijme tek taksat”, ka shkruar Elin Bah në një nga komentet e kesaj teme duke m’u drejtuar mua. E shkëputa këtë koment sepse deshirova të them ca gjëra, nisur edhe nga fakti se ndër blogje lexoj shumë “revolucionarë” të dëshpëruar që na kërkojnë një përmbysje të madhe, po e duan ndenjur para televizorit a duke kërkuar me kompjuter që ta bëjnë të tjerët. Në fakt përmbysja e madhe, e domosdoshme për Shqipërinë, mund të ndodhë vetëm nëse gjithësecili bën detyrën e tij e unë mundohem ta bëj timen pa harruar asnjë sekondë çfarë i duhet vendit, pa u kursyer në kohën e në energjitë e mia për të bërë më të mirën, pa shkelur në asnjë rast mbi bindjet e mia. Dhe bindja është se përmbysjen e domosdoshme e sjell vota, vota masive, vota që kapërcen malin e manipulimeve e të poshtërsive të pushtetit, vota që mblidhet nga të gjithë ata që duan përmbysjen, jo vetëm duke dalë vetë në votim, po duke marrë edhe të tjerë për dore, familjarë, miq, të afërm, fqinj, vota që s’pyet për “por”, “po ja”, “po edhe këta”, “po se mos ata”, “po dale ta shohim”, “po prapë njëlloj janë”, po “bla-bla-bla”, vota që rritet me rezistencë qytetare, me protestën e thjeshtë të gjithkujt që s’e ul kokën, me reagimin e gjithësecilit ndaj së keqes që po hyn thellë e më thellë. Më vjen mirë që nisma për heqjen e TVSH-së së bukës, qumështit, vezëve e ilaçeve dhe për uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë në përgjithësi pritet mirë, e kuptoj edhe skepticizmin e disave që janë shprehur sinqerisht në këtë diskutim, por mbetet me rëndësi të kuptohet se opozita është alternativë, është një mundësi e re, është një shpresë që duhet ushqyer nga të gjithë, jo një çetë e armatosur që zgjidh për ata që rrinë para televizorit apo mjaftohen me të shkruarit në blogje problemin e heqjes së TVSH-së më të lartë siç e ka thënë bukur dikush në këtë bisedë, TVSH-së së Saliut. Që TVSH-ja e mbajtjes së Saliut në kurriz është taksa më e pallogaritshme e këtij populli as që diskutohet, po për heqjen e asaj takse opozita s’mund të bëjë përveçse këtë që po bën, duke i treguar popullit sesi ajo do të qeverisë falë votës. I takon popullit të zgjedhë nëse do të votojë kur të vijë dita e zgjedhjeve apo nëse do ta përshpejtojë me vullnetin e tij sovran ardhjen e asaj dite për të hequr nga shpina TVSH-në e padurueshme të qëndrimit të Saliut në pushtet. Opozita ka qenë, është e do të jetë gjithnjë me popullin, ne nuk po presim as gjatë as shkurt, thjesht po bëjmë të gjithë sa e si mundemi detyrën tonë, duke besuar se nuk jemi ne që e vendosim kur derdhet kupa e mbushur e marazit popullor prej padrejtësive, po është vetë dhe vetëm populli.
po ti Edi s’je adoloshent e burre,ne nuk kerkojme ta permbysesh ti Saliun po ne kerkojme te na udheheqesh e bashkosh ti,mos te lesh per te deshiruar me veprimet e tua-sic ke bere dhe me kete pergjigjen….nuk mblidhet populli me zhgenjime por me frymezime
…megjithate ti duhet te besh c’mos qe te votojme ne emigrantet ketej–ose te na besh me oratorine tende te vim aty te votojme ne menyre masive.
o Edi nuk ka shqiptar i majte i djathe ne qender qe nuk e di se kush eshte saliu…..
nuk ka shqiptar qe nuk e di, qe votat ne 80% jane te tuat….
po si tja bejme kur ne voten e hedhim per ty dhe shkon te sala….
si tja bejme qe LSI si arganizate legene qe eshte, del der me dere e blen fukarane e gjore…..
shqiptaret jan me ty se duan te hane buk gjith vitin dhe jo vetem nje jave para zgjedhjeve….
Z Edi duhet ta kuptosh qe shqiptaret jane me ty vetem duhen organizuar,,,,per te shpetuar ate cka mbetur nga shqiperia..
POR pa kthim prapa.
bukur Vlora jam komplet me ty dhe mbeshtes Edi Ramen deri ne vdekjesepse ai perfaqeson progresin , perfaqeson eoropen dhe demokracine e vertete
andrra edhe ti ram. je bere i pabesueshem. mos na mbaj me me genjeshtra se je me frikacak se asnje tjeter. ti the qe ne shtator do te kete greva masive por top channel nuk i jep keto deklarata tuaja, qe te mbushin me zhgenjim. tani rrini aty ku jeni dhe mbajeni mbi shpine berishen se me mire se ai smeritoni me shume. the se nuk do te futeni ne parlament dhe hyte si vaskja. ju sjeni burra por burreca
Une kam 2 gjera per ty Edi:
– E para: ty populli te doli ne rruge me 21 Janar 2011 dhe ti aty e humbe mundesine e ardhjes ne pushtet. Me nje fjale, populli nuk ishte duke qendruar para TV sic po thua ti, por doli, protestoi, u vra dhe ne fund gjerat nuk ndryshuan, perkundrasi kuatat politike te opozites pesuan renie.
– E dyta, sa per voten qe do permbyse Berishen, eshte vertet per te ardhur keq sepse vetem para 4 muajsh, ne Zgjedhjet Lokale, koalicioni i Berishes mori 141.000 vota me shume se ne. Atehere per cfare votimi masiv po flet ti kur opozita vazhdon te humbase vota? Per me teper PS eshte e ndare edhe nga LSI-ja dhe matematikisht pa u bashkuar me te ajo e ka te pamundur ardhjen ne pushtet.
Une kete analize te thjeshte mund te bej se nje qytetar i thjeshte jam, punetor ne nje zanat sa per te nxjerre buken e gojes, por jam i mendimit se politika e lidershipit te opozites eshte (me vjen keq ta them) diletante persa i perket berjes se politikes dhe strategjia per marrjen e pushtetit me duket e larget edhe per faktin se akoma nuk po shofim nje program te detajuar se cfare do te beje kjo opozite ne rast te ardhjes ne pushtet.
Kam frike te besoj, por me duket se Saliu per here te pare eshte treguar i sinqerte kur ka deklaruar se: “Me kete opozite une do te qendroj edhe per 30 vite te tjera ne pushtet”.
Une uroj sinqerisht te mos ndodhe vertet kjo por me vullnet le te bashkohemi sic ishim dikur dhe me siguri fitorja do te na buzeqeshe.
Pershendetje, Ramazani.
Dy dite me pare gjeti guximin qe ti quaj ligjet per integrim europian “arna per ti hedhur sy Brukselit“ dhe duket te jete nje justifikim i radhes se kryesocialistit, pasi nje vit me pare deklaroj se Shqiperia vlon nga kriminalitet si dhe nga 1 milon te papunet qe do vershojne drejt vendeve te BE-s , nese merr vendimin e libaralizimit te vizave, Tani po perpjeket qe ti thot brukselit se draftet ligjore qe kan kaluar ne parlament nuk jani te mirfillta por thjesht “arna ligjore“ me tendenc erresimin e optikes se brukselit. Ky njeri po tenton me qdo kusht te parandaloj integrimin e shqiperis ne BE, dhe dita dites po e deshmon anti shqiptarizemin e tij.
Perrallat e Fahriut tregoja torrollakeve qe te rrethojne o i verber.
Statusin nuk e merr ky vend nga bashkepunimi ose jo i opozites, por nga korrupsioni dhe kriminaliteti i qeverise. Vrasja e 21 Janarit, vjedhja e zgjedhjeve ne Tirane jane 2 njollat me te fresketa qe Saliu nuk mund t’i laj kaq kollaj duke ia pasuar topin opozites.
O Ramy injoranti, Shqiperia nuk mund te integrrohet me regjimin e Berishes ne Evrope.
O Ramy po ty te ke mesuar saliu qe te shkruash njesoi sikur ti ket shkruar vete sali krimineli me vjen vertet shume keq.
Me kete mendje, me keto ritme, me kete strategji, me keta njerez, me kete fryme…fitorja e opozites ne 2013 me duket shume, shume e veshtire….vetem nqs Saliu ben ndonje marrezi tjeter..ose njerezit vertet do lodhen e merziten aq shume sa do i japin duart Saliut..Kete shkrehje dhe c’organizim qe shoh tek opozita se kuptoj. Personalisht mendoj, qe Rama do i bente sherbim te madh vendit nqs largohej nga kreu i opozites tani..nje lideri i ri, mund te ishte me eficent, deri ne 2013 ka kohe plot..Rama me duket i lodhur dhe sikur sdi me cte beje..grupet brenda PS i ka jashte kontrollit, ca per interesa, ca per inate..aleatet i ka si mos me keq..Nje humbje e PS ne 2013, do ishte katastrofe per vendin…Nuk e di kush do e pjelli kete lum votash? si do lindi ky lum votash, vetem nga urrejtja per Saline? te rekuperosh mbi 100 mije vota ne me pak se dy vite me duket e veshtire….
Po po, opozita po ben aq sa mundet sic thote Edi, prandaj u futen ne parlament, per te larguar qeverine duke e njohur qeverine. Boll u talle mor zoteri, ti spo ben as minimumin.
i mut e heq sal qenin o edi , me llafe edhe keshtjell rere nuk ben dot jo me te luftosh kete qeveri. populli me duket se me teorit e tua po ngopet me luge bosh . u vrane ne 21 janar e ne vend qe populli te rinte aty , ne shesh deri ne largimin e berishes ,ti na detyroje nje here ne jave te dilnim ne shesh e te benin nga nje xhiro te kryeministria e pastaj te shkonim ne shtepi, pse kjo quhet vendosmeri . nuk them te perdortye populli dhune si sala ne 14 shtator , po ne heshtje , me masivitet te detyronim te largohej . ketew bere dhe ne 15 mars ne gerdec i rahe krahet , a thu se sala ishte viktima dhe e le te fuqizohej , jo , ne kerkojme me vendosmeri per te rezuar salen , se na ka ardhur shpirti ne maj te hundes me bemat e tij , mo korupsjonin qe e ke ne te gjithe fushat e jetes ,po na shtrengohet laku ne fyt aq keq sa kam pershtypjen se ti nuk e perballon dot ,ps po fillon te percahet, realizim ky i sales , se serbet e dirigjojne mire saliun,eshte ew regjur udb- dhe sala i qendron besnik asaj.
ESHTE STIL I VJETER KY I SJELLJES VERDALLE.I PARI E PERDORI NERITAN CEKA QE I BERI VAJTJE -ARDHJE POPULLIT QE DONTE TE DIGJTE BLLOKUN,SA TE URA E LANES TE SHESHI.POPULLI I PANGRENE NUK I MBAJTEN ME GJUNJET DHE U DOREZUA TE SHESHI KU MBAJTI PRAPE QELBESIREN DHE QELBESIRAT
Zoteri Edi Rama,mos acaro me popullin,mos dil te te shohin as ne televizor,mjaf me.Duhet te dish se nje dite dhe ti do te jesh pjese e urejtjes dhe hakmarjes se popullit te vuajtur.Largohu se nuk eshte vone dhe lerja drejtimin e partise,trimave,atdhetareve.Njerzve qe ju dhimset vatani,ju dhimset pasuarie e ketij populli.
I ngopuri nuk pyet per fukarane aq sa po pyet Saliu aq po pysni dhe ju.
Po qe se njerezit jane aq truthare sa te besojne se nje vagabond mund t’ja dale te eliminoje nje gangster apo qe nje cakall te mundet te mbyse nje ujk,atehere le te vazhdojne te besojne dhe te votojne Edi Ramen.
ky artikull esht nje gabim shum i madh i edit
Shihet Rama ,qe frika dhe kete here, ka shperbere ne menyre ireversibile, nje njeri si ty me shume vlera. Beteja e Fushe Kosoves per ty, ishte Zogu i Zi, ku ti nuk guxove te perballesh me balozin Sali dhe mbas kesaj shkaterrimi nga ai i puneve te tua, ka qene fare pa probleme per te. Votuesi me probleme egzistenciale jetike, te ka dhene voten, per ti ndryshuar jeten.Mirpo kete vote ne diten me diell, ty ta vodhi dhe njehere Saliu.Dhe ti prej vitesh vazhdon te mos besh asgje, duke u bere faktikisht pale me Saliun: Votuesi ta jep voten, Saliu perseri ta vjedh.Dhe perseri ti ben sehir. Dhe keshtu do vazhdoje kjo pafundesisht.Mirpo ti personalisht je mire, me rroge, me familje me te gjitha.Nuk te kane rrahur dhe e ke nje pune.Ne ate vend qe ti vazhdon te mbash dhe kur institucioni i drejtesise shqiptare ka vdekur, ti prej kohesh duhej te vihej ne krye te shumices qe te perkrah, per te kthyer te drejten e grabitur, me te gjitha mjetet e rezistences demokratike.Mirpo kjo do gjoks dhe bythe(durim) te vertete opozitari dhe jo shume shume greva urie gjysmake,Shumica e zgjedhesve dhe kete here ta dhane voten, por dhe nje here JUVE ja u vodhi SALIU. Ju thoni me nje mentalitet frikacaku qe shumica te jete me shume se shumice dhe te bejne vete perpara. Me kete frike qe vazhdoni te tregoni ne qofte se vendosni te mbani vendin e kryetarit te opozites te jeni te sigurte qe votuesit ne menyren me logjike kane per t ju braktisur, pasi atij perfundimisht i eshte mbushur mendja, qe voten e dhene per ju, do tja vjedhe dhe njehere Saliu, nen veshtrimin tuaj indiferent ku brenda jeton frikacaku.
Vdekje Injorances, Shiko me sy e lexoje me mendje ore injorant, Dje publikisht eshte deklaruar PS se nuk do votoj 12 rekomandimet e kerkuar nga Brukseli per marrjen e statusit te kandidatit, dhe keto rekomandime kerkojne 84 vota ne parlament, Marreja peng e procesit te integrimit po e konfirmon linjen antiperindimore te nje celule qe ka marre pushtetin e opozites shqiptare, prandaj ketu shihen qellimet e kesaj opozite qe per te marre pushtetin eshte ne gjendje ti fundos shqiptaret.
Sa injorant qe je more!!! Ku e ke lexuar dhe degjuar dje qe PS paska deklaruar qe nuk do votoje 12 rekomandimet?????????
12 rekomandimet e Brukselit nuk jane ligje qe duhen miratuar ne parlament me ndihmen e opozites, jane REKOMANDIME per permiresimin e legjislacionit shqiptar apo per permiresimin e jetes politike ne Shqiperi dhe te permiresosh legjislacionin nuk do te thote te heqesh nje nen ketu dhe te shtosh nje atje, por te rinovosh komplet ligjet dhe nenet qe jane pengese per te dyja krahet politike. Brukseli nuk na ka sjelle legjislacionin e vet ne keto 12 rekomandime, por jane per te na ndihmuar ne qe te ngrejme koken qe po na e shtyp komunisti qe ti po mbeshtet, gomari sal berisha
Ti je nje dele pa sy, pa vesh, pa ndjenja, nuk ka c’te duhet integrimi ty?! Ti mjafton te kesh bab Saliun mire, te te fusi ndonje rrip ty sa here i ngrihet humori atij dhe kaq te mjafton.
Ku ke mesuar ti mer cap c’eshte integrimi, kush e pranon Gedafin ta mbaj prane mor trupeshk?! Sala po nuk te shiti dhe ty si ushtarin e fundit sic beri me anatersimin ne NATO, nuk i jep kush fjalen o plehre importi Italie. A e ke pare qe s’po te kthehet ne Shqiperi dhe plasi te bej ndonje foto me ndonje burre shteti, sepse ka ngel i izoluar ne kullen e kryeministrise, askush s’e viziton.
O Ramy, tani ma ke mbushur mendjen. Une do behem me Berishen, ik ore tull dhe mos na fol per integrimin, mor injorant. Ne Shqiperi nuk ka demokraci, per c’far integrimi e ke fjalen mor injorant? Pa voten e lire, pa demokraci, Shqiperia ta harroje qe mund te integrohet. Me regimin e Berishes nuk ka integrim.
Ka nje problem shume te madh: Me politikat e tij personale ekonomike qe nuk kane asnje sens logjik, Sali Berisha mund ta çoje vendin ne buze te gremines ekonomike – financiare deri ne vitin 2013. Ne nje hipoteze te tille, do te jete vete Berisha i pari qe do te kete interesin qe t’i lere dopio gjashten ne dore PS dhe Edi Rames, dmth nje Shqiperi te ngjashme me Greqine aktuale; mjafton te kujtoni se si e la Karamanlis Greqine tek pasardhesi socialist Papandreu. Do te jete nje skenar i dhimbshem se do na shkoje rripi atje ku nuk mban me.
Z,Rasma po te presim per te filluar REVOLUCIONIN mbare Popullor ,hajde pra na pri ta rrezojme kete Tirani,
Populli te do ty ,a nuk po e kupton ?
Jemi gati per te shporrur Berishjanet ,Kusaret,vrasesit
Ju o Edi Rama keni Popullin qe te kerkon mos Harroni ,ne po te Presim ty ,na prini perpara Fitores se pa Shmangur ,Poshte Berishjanet.
Berisha largohu , e di qe ti je me antishqiptari ne kete forum dhe nuk ja vlen te merrem me ty, Sa per integrimet , Une kam studijuar mardhenjet nderkombetare dhe i njof mire integrimet. ok , ik tani merr kallashnikovin se do mblidhem para kryeministris per te rrezuar qeverin, eja torollak se ty po te presim
Ramy, i paske reflekset qe ke marr gjate Pucit te Saliut.
Desha te beja nje pytje meqenese paske ke studiuar per “Mardhenie Kombetare”. Ku e ke mbaruar te vete dhe une. Tek universiteti “KRISTAL” apo tek “BEJE PAGESEN DHE IK NE PLAZH SE TA DERGOJE DIPLLOMEN ME POST”.
Paska pasur te drejte idologjia komuniste: Shplaje trurin njerezimit me ane te MEDIAS NEN CENSURE.
Zoti Rama, po te kesh pak nje fije ndergjegje, largohu nga politika, ti vete ke deklaraur dhe para ambasadorit amerikan qe nuk je politikan. hapi rruge te tjereve. Ti me qendrimet qe ke mbajtur ke lene opoziten ne mese te rrugesh, dhe me pikpamjet qe ben mire qe i percjell tregon qe nuk je per ket pune. mafia shteterore me ne kryae saliun cdo beteje politike do ta fitoje ne perballje me ty.duke filluar qe nga ligjet ne parlament. Saliu ta njohur koken dhe ta ka vene festen. Largohu se me ty asnje gjemb ne kembe nuk i hyn Saliur. Jo do te keneqeni me njeri tjetrin ty do te jape Saliu 20% dhe per vete do te mare 80 %.
E lexova me kurreshtje shkrimin tuaj zt Rama, ashtu sic i kam lexuar te tere shkrimet tuaja! E kuptoj qe te bezdisin “revolucionaret” e kompjuterave, se normal cfare dime ne qe nuk e di ti!!
Ne dime kete, si shqiptare qe jetojme jashte vendit simbas jush do te thote qe ne e kemi humbur te drejte te kerkojme barazi, drejtesi, mireqenie, perfaqesim te opinionit tone ne lidhje me fatkeqesine qe i ka zene ata njerez qe na kane lindur e po i mbajme me buke! Simbas jush, politikaneve tane te zhytur ne korrupsion, paaftesi dhe pa vizion konkret per te ardhmen, ne duhet te heshtim dhe mos irritohemi kur shikojme qe vendi ku lindem eshte kthyer ne kazan plehrash, djersa dhe mundi i dy gjeneratave, gjysherve dhe prinderve, shitet dhe blihet nga gangestera politikane, ku oponentet politike apo dhe “konkurrentet” ne biznes ekzekutohen me bomba, apo kur njerezit e thjeshte dalin ne protesta dhe vriten nga shteti i tyre!!! Jo Zt Rama ne nuk kemi te drejte fare!! Jo per gje po ne qe ju shikojme nga jashte nuk marrim vesh nga politika e as nga demokracia, edhe pse jetojme ne vende demokratike prej dekadash!!! Juve shoku Sillo i dini me mire!! Na provokon me nxitjen “pse nuk vini ju”! Turp te te vije! Ku te vime!?? Kemi ardhur dhe vendet e punes i kane zene injorantet, sahanlepiresit dhe anadollaket!! Neper administrata punesohesh vetem me parti, ne pune private ta gjen deputeti apo kryetari i bashkise, po te vijme ne juve vdisni per buke!!! Po te vijme ne ska kush ti bleje ato pallatet e reja, qe juve keni marre leke per tju dhene leje ndertimi!! Po te vijme ne zt Rama, do kete vertete revolucion dhe juve do ta gjeni veten ne te njejten salle gjyqi me Sali Berishen, Fatos Nanon, dhe kulishet e pushtetit e politikes shqiptare!!! E verteta zt Rama eshte qe ne presim nga ju, qe e keni marre mbi vete pergjegjesine te mbroni interesat kombetare dhe popullin, pergjegjesi dhe detyre qe merrni noten 4!!! Na bete palaco neper bote! Juve jeni pushtuar nga krimi i organizuar dhe me pasivitetin apo me tentativat deshtake e impotente po jua beni me te lehte nguljen me thelle!! Nuk jeni ndryshe nga Berisha!! Revolucioni eshte rruga e vetme, prandaj me mire tani sesa ne 2013 kur te mos kete ngelur me asnje gje!!! Dhe atehere do jete kundra jush!!!
Pa respekt fare!
Elidon Habilaj
Paska djem te ZGJUAR akoma ky vend.Me RESPEKT Tani.
Elidon, ke shkruar fjale zemre,te thjeshta,dhe plot me zgjuarsi.Respekt.
E kush te vije ne krye te qeverise? Edi Rama, kryemafiozi qe shkaterroi Tiranen tone, ai qe per te dhene nje leje ndertimi merrte 20%? Ai qe mbaroi nje shkolle te mesme si bir i Kristaqit, ai qe mori shkollen elarte vetem si bir i Kristaqit, ai qe nuk di gje tjeter vecse te shkarravise me bojra? Le pastaj te na beje politke qeverisese Edi Rama, s’ka me katastrofe!
Zoti Rama cinizmi juaj eshte skandaloz! Te besh fajtor njerezit per mosardhjen tende ne pushtet eshte nje mungese e madhe respekti ndaj tyre,nje nenvlersim i tejskajshem,nje perbuzje skllavopronari! Keta njerez zoti Rama te mbeshteten fuqishem per 4 mandate qeverisje (pamvarsisht se kete te katertin t’a vodhi Saliu,jo per faj te popullit), keta njerez te mbeshteten fuqishem ne 2009 (pamvarsisht se t’a vodhi Saliu,jo per faj te popullit), keta njerez u futen ne greve urie per te mbeshtetur protesten tende (qe ti te haje nje darke pune me “te madhin”,jo per kenaqesi te popullit), keta njerez u vrane per ty ne 21 Janar (jo per kenaqesi te popullit) dhe ti i perbuz! Kjo eshte nje tragjikomedi qe po luhet ne kurriz te ketij populli te mjere ne shekullin e 21! Zoteri! Ju duhet te ulni koken dhe t’i peruleni ketyre njerezve,se pa ata ti je nje hic,po po nje hic! Cfare u ke premtuar ketyre njerezve ti zoteri, qe do te ndeshkosh kriminelet e hajdutet (te cilet kane emra te pervecem dhe jane prane Saliut,po aq edhe afer teje, po te kujtoj Delijorgjin,Zamirin e shiteses,Bashkimin e Ulajve,Sandrin e Blendin e Klanit, Tanin e leprit, e shume e shume te tjere qe me mire i dini ju vete), qe do te vendosesh administratore te zote,pasionante dhe te moralshem, ne krye te puneve (dhe jo Gramoz Rucin,Tom Doshin,Paulin Sterkajn,Dritan Priftin etj.etj. qe me mire i dini ju vete), qe do te ndertosh shtetin e se drejtes (jo ate qe i prish shtepine ti kur te duash,mqs u be kundershtari yt- Ilir Kokona,jo se kam respekt per te,por po flasim per moral qeverises), Ne rast se ju zoteri nuk beni nje katarsis te plote dhe real (jo nga ata te llojit “nano”), te shikoni ne rradhe te pare gabimet tuaja (qe per hir te se vertetes jane pak si shume),te beni premtime konkrete dhe te besueshme, te beheni realisht shpresa e shqiptareve, do te shikoni se mbeshtetja popullore do te jete e padiskutueshme dhe nuk do t’ju mungoje! Populli eshte gjithmone me i mencur nga cdo sundimtar apo udheheqes dhe ai e ndjen ate te “duhurin”, prandaj ju them, keni akoma shansin te jeni ai “i duhuri”, por te lutem mos e ver popullin ne seder,mos bej te njejtin gabim qe po ben bastardi Sali (i cili e ka kthyer gabimin ne krim), ndryshe do te perfundoni ne te njejtin pus te erret……………..
ej po ky more kaq frikacak eshte , e gjeti rrastin se Berisha ishte jasht dhe e nxorri koken ,
dakort jam qe te iki sala….po edhe per ty nuk votoj vallai…se sma ha menja kurr qe ke pasuri prej 3000 eurosh ne banke…dhe jeton ne shpi me qera…..skaj i thone COHU HOXHE…..TE ULET PRIFTI… duhet me qen super hipokrit me besu ket kokrrokun….kshuqe perfundimisht….ne kena ca copa hajdutesh qe na drejtojne….
Edi Rama ben mire qe debaton me komentuesit e forumeve elektronike sic eshte edhe ky i gazetes TEMA. Sepse ne dallim nga gazetat e tjera qe j’u servilozen Saliut TEMA ka mbetuer e vetme besnike e shqiptarit opozitar. Qe eshte edhe masa kryesore qe perkrah Edi Ramen me shume se PS-ne e tij. Edi Rama ben mire gjithashtu qe demonstron qe nuk eshte veshur me kostumin komunist te kohes se Enver Hoxhes. Qe e bente te pamundur kontaktin njerezor te zyrtareve te larte komuniste me njeriun e zakonshem dhe kishte per detyre t’i paraqiste ata si qenie me fuqi jashte njerezore. Sic eshte pershembell edhe kostumi qe ka veshur me kohe Sali Komunisti. Por Edi Rama nuk ben mire qe injoron blogjet apo forumet elektronike te kohes moderne te kompjuterave. Sepse ne keto bllogje dhe forume shkembehen me miliona mendime nga shqiptare dhe te huaj, brenda dhe jashte vendit, shpesh me inteligjente te larte per fatin e vendit. Shume me teper sesa ne te gjitha forumet qe organizon opozita e bashkuar shqiptare. Keto bllogje sic i quan Kryetari i opozites me mosperfillje ashiqare nuk duan nga opozita shqiptare “revolucion” pa llogjike. Sepse kjo di t’i jepte mundesine Saliut fet e fet ta zgjidhte menjehere problemin me opoziten. Por shqiptaret kerkojne nga opozita dhe Kryetari i saj Edi Rama kur e perkrahin pa rezerva si ne asnje vend tjeter te Botes, te mos ulet me DEMONET komuniste ne tavoline per te ndryshuar ligjet themeltare te vendit. Ai eshte nje Lider dhe duhet t’i beje mire llogarite. Duhet te llogarise qe DEMONET komuniste vjedhin edhe votat. Jo te fluturoje me “presh ne bythe” nga parashikime alla Kastriot Islami me soje e sorollope nga pas. Edi Rama nuk ben mire dhe gabon shume qe trajton problemin e nismes per heqjen e takses TVSH-se si nje thashethem RUMA-PERTUMA per ata qe s’kane pune tjeter. Dhe duan vetem te kundershtojne “bamiresit” socialiste si zonja Kodheli apo Imeraj. Qe duan t’i marin leket nga njeri xhep dhe t’ja fusin xhepit tjeter. Sepse kjo nisme do te bente te gajaseshin ekspertet e FMN-se dhe con uje ne mullirin e Saliut dhe Bodes. Per te diskretituar nivelin e ulet te eksperteve socialiste. Per kete teme nastradini ka shkruar me gjate dhe do te shtoje vetem qe fuqia e opozites nuk eshte tek populizmi demagogjik, por tek mbeshtetja e plote nga shtresat e popullit. Dhe tek inteligjenca ne hartimin e programeve te luftes me banden ne pushtet. Ku ben pjese edhe propozimi per Kontrollin e Larte te Shtetit. Qe Saliu e ka kthyer ne nje leter higjenike. Dhe po perdor TVSH-ne, taksat, akcizat qe mbledh nga shqiptaret si t’i doje truni tropojan. Vjedh me te dy duart dhe kur buxheti nuk i del e ndryshon ne mes te vitit disa here. Me pas mer borxhe nga bankat dhe perseri nuk dihet pse dhe si i harxhon. Kesaj rumpalle o Edi Artisti duhet t’i thuash STOP! Ta ka thene disa here nastradini me shkrime nga keto bllogje elektronike. Kjo nuk ka te beje me “revolucione” as me dhune, por me lufte energjike dhe inteligjente te letrave me ndihmen e eksperteve. Se Saliut po i preve RUBINETIN financiar ai bie vete me pas. Pasi gjithe forcen dhe themelet e shtetit i ka mbi bazen e rushfetit dhe hajnise. Degjoje njerehere nastradinin o Edi: Te gjitha pikat e tjera pastaj zgjidhen vete.
Ti more shoku im!nuk duhet te merzitesh nga ata qe te kritikojne,por nga ata qe te bejne qefin,,shume nga ata qe ahkruajne,i shqeteson vertet gjendja politike shoqerore ne shqiperi,debatojne ,japin mendime,kritikojne,edhe ofendojne kur u hipin kacabujte,por e bejne kete pune pa shperblim,dhe pa kerkuar perfitim,,ka shume njerez ketu qe nuk jan aq te zgjuar sa i do ti,por mbase kan dhene mendime me te mira se ato qe te dhan ata qe te benin qefin si pune Kastriot Islamit me shoke,,ka plot nga ata qe kritikojne e qe ti duhet ti degjosh e ti falenderosh mbase duke u thene qe “jam dakort me ate qe thua ti,por po te jesh edhe ti ne vendin tim,do veprosh njelloj si une”,,nuk me peleqen ajo pergjigja me “bla bla bla”,,,ti j Komandanti,,dhe duhet te dish si te luftosh,si te mbash armaten ne rregull dhe si te besh edhe popullin me vehte,,edhe ne lufte kundra fashizmit ishin dy tre kokrra si pune,Myslym Pezes, Mehmet Shehut qe ngriti Mallakastren,Hysni kapo ngriti Vloren,po keta ishin trima vet ,ndaj u shkuan njerzit nga pas,,ti i ke te gjitha edhe ushtrine,edhe popullin,ke perball ca bashibozuke qe vetem po vjedhin e po mashtojne,dhe nuk po gjen dot rrugen si ti mundesh!!ty po te len pendet ata legenat qe ke cuar ne lista per keshilltar,ke deputet qe i bere vet me duart e tua,e jo trima e te beses nuk jan,por as dy llafe nuk din ti lidhin,,ndaj mose humbe qetesine me kritikuesit,por jepu njerezve zemer,,nuk pjerth Saliu as per 10 pika e as per 100,,dil e thuaj popullit dite per dite,me emra e mbiemra,,se diten e dyte te ardhjes ne pushtet,hajdutet e votae e te pasurise se shqipatreve i presin prangat,se do e ken vendin ne qeli,si ne gjith boten njerzit si Ilir Meta e Sashenko Fullani qe shkelin ligjin me dy kembet,,dhe ta shikosh qe njerzit do behen ortek,,nuk eshte puna se kan ndodhur gjera te vogla ne shqiperi qe te kalohen me nje ci qi temen,eshte bere po behet nami,,eshte instaluar faqe botes nje pushtet i frikshem mafioz e fashist,qe nuk vin ne binar me 10 pika,po vin ne binar me 100 pranga,,,
Bukur! Shume bukur dhe sakte!