Shqipëri e maqedonosur!!!

23 Shtator 2011, 05:43Politika TEMA

Nga Bledi Mane

I kam fiksim, pasion, dëshirë…alkimi të brendshme i kam udhëtimet. Më japin energji dhe përshtatem e argëtohem kudo që shkoj. Nuk ka rëndësi nëse jam në Montreal të Kanadasë a në Qatrom të Korçës, Fierzë të Tropojës a Karaçi të Pakistanit, Mineapolis të Minesotës a Vërtop të Beratit, unë do të gjej mënyrat si të çlodhem e argëtohem. Më pëlqen të takoj e flas me njerëz pavarësisht se janë hebrenj a çamë, pa bukë a me shkollë, sunitë a prostituta. Dua të marr më të mirën e atij vendi që vizitoj e natyrisht të mësoj e t’i mësoj gjindjes lokale ç’ka kemi të dobishme që na vlen të gjithëve.

Kam stërudhëtuar aq shumë kur ndihmoja njerëzit të emigronin jashtë Shqipërie dhe më besoni kur u them se nga udhëtimet jashtë a brenda këtij vendi kam nxënë më tepër se 19 vitet e shkollimit tim zyrtar. Edhe brenda Shqipërisë nuk mjaftohem vetëm me Tiranën a rrethinat, por sa herë gjej kohën, paratë dhe njerëzit e duhur marr tren, autobus, furgon a autostop rastësor e nisem të zbuloj ndonjë destinacion të ri.

Vetëm para pak ditësh u ktheva në Tiranë nga Jugu i Shqipërisë dhe rruga deri në kufijtë e Mallakastrës me Fierin më ka brengosur dhe shqetësuar aq shumë sa jam gati t’i zhvishem nudo Fatmir Mediut në shenjë proteste para ministrisë që drejton.

Nuk po shkruaj sot për ndotjen legjendare të mjedisit me naftën e gazrat e Ballshit, as për boshtin e jugut që nuk po mbaron së ndërtuari, as për togjet me plehra që i gjejmë çdo 300 metra si bajga lopësh. Unë kam ardhur në kryeqytet i kryeshokuar nga kryeshkatërrimet që u kemi bërë pyjeve tona me kryezjarret që kanë shëmtuar sëmurshëm përfundimisht mushkëritë e natyrës dhe mushkëritë tona.

Tentoni të hapni programin Google Earth në kompjuterin tuaj dhe çdo ditë shikoni tek update-ohet ngjyra bezhë e gjelbërimit të dikurshëm mbi Shqipëri. Nuk janë pyje të zhveshura nga vjeshta, janë sipërfaqe mijëra hektarëshe të zhuritura nga dora e humanit që tejzgjaten si metastaza deri aty ku tkurret edhe kufiri shtetëror administrativ i Republikës së Shqipërisë.

Më pëlqen kjo luftë e jona hakmarrëse me natyrën. Pasi rrahim gratë e motrat te shtëpia, pasi kemi vrarë me TT atë tipin përballë që na pa vëngër, pasi kemi përdhunuar mbesa, nipër, kuti votimi, kunata apo komshie, pasi kemi vjedhur edhe gurët e lumit edhe ushqimin e spitaleve, kemi tenderosur ndonjë rrugë a urë që s’ka për tu ndërtuar kurrë, i jemi kthyer luftës finale. Do ia nximë jetën edhe Mami Natyrës deri sa t’ia shkërfitim koren e tokës a t’i thajmë rrënjët e pemëve ndërkohë duke mos u lenë të ardhme pasardhësve tanë, atëherë do të vdesim të qetë.

Atdheu im më dhimbset, më duket si pulë e rrjepur Bulqize tek çokit me sqep mbi glasën e vet sa për të ngrënë diçka, sa për mbijetesë. Si pulë e rrethuar në një kotec të ndotur me rrjeta teli, izoluar për të mos infektuar pulat e shëndetshme komshije.

Ia shkatërruam jo vetëm vlerat shpirtërore e historike këtij vendi, por tashmë me shkatërrimet mjedisore harbute vulosim përfundimisht mungesën e identitetit kombëtar evropian, ndjesinë elementare të të qenit humanë me logjikë bazike.

 

MST: Tu them diçka? Reagoni ashpër me mua po të doni!

 

Kemi blasfemosur dhe katranosur mbretërimin e Ahmet burrelsit dhe akuzave për diktator e borgjez u kemi shtuar edhe akuzën e tradhtisë. Iku bishtshalosur më 7 prill ’39 dhe i shiti Jugosllavisë tokën tonë. Historiografia jonë na tregon që Shën Naumin e bekuar buzë liqenit të Ohrit ua dha si shpërblim fqinjëve më 1924 e tashmë këtë perlë e gëzon Maqedonia. Imagjinoni dot sikur Shën Naumi të ishte në anën tonë, sa ndërtime pa leje do të kishte, sa i ndotur do të ishte, sa pallate do hidhnin shtat dhe sa pemë do të kishim sharruar? Sa skerdilajdkonomër do të tritoloheshin nëse do të kërkonin pronat e ligjshme, sa malësorë e jugorë nëntëdhjetëeshtatësha do kishin zaptuar troje, sa qofte do të haheshin, sa shurrë e sa të dhjera do të notonin mbi atë bregliqenas…më thoni të vërtetën! A s’shpëtoi mrekullisht Shën Naumi i bekuar se edhe manastirin do e kishim bërë nevojtore si vila e Mehmet Shehut në Vlorë?

Ndërsa u kujtoj ju të dashur lexues Shën Naumin e Maqedonisë, për vete kujtoj prezantimin ekselent të Maqedonisë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Meshkuj Lituani 2011. Ishte skuadra më simpatike dhe surprizë, e cila u rendit e katërta në kontinent. U kthyen “Luanët e Kuq” (jo komunistë) në Shkup mes një pritjeje madhështore spontane, më e bukur se ajo që fushëkrujasit i bën George W.Bush-it. Ne edhe peshëngritësit që i kemi elitarë rekordmenë i nisim nëpër kampionate ndërkombëtare me bukë me vete me djathë, xaxiq e qepë të njoma duke ua përlarë dietat dhe paratë që meritojnë.

Maqedonasit, fqinjët tanë lindorë e nisën historinë moderne si një shtet multietnik sharlatan dhe i sforcuar gjeopolitikisht më 1991, por po stabilizohen fuqishëm e kanë një krenari e egocentrizëm që tërbon jo vetëm Athinën e Sofjen, por herë-herë edhe Brukselin dhe Washingtonin pa venë në refene Tiranë e Prishtinë.

Shpenzojnë miliona euro për të ndërtuar vepra arti klasike duke tjetërsuar identitete helenësh e thrakësh, ndërsa ne presim të kalojmë në orgazëm nëse prishet ose jo Piramida. Tallen me origjinën e Shenjëtores shkupiane Gonxhe Bojaxhi e ia shkatërruan shtëpinë e lindjes, ndërkohë që ne e avokatojmë katoliken Nënë Terezë me muslimanët shqiptarë të Çarshisë që flasin turqisht. Prezantohen bukur e thjeshtë nëpër festivalet e këngës së Eurovizionit ndërsa ne çojmë ala Aurela Gaçen me këngë shqiponjash si të jetë laraska hutaqe e reklamës riniring. Ne mburremi me Nato-n ku na futi Amerika natën fshehurazi, fqinjët tanë ia plasën buzën Greqisë dhe nuk ndryshojnë as qëndrim as emër republike. E kanë bërë Shqipërinë treg masiv ku shesin tranguj, patillxhanë, lopë, viça, heroinë, xhel flokësh, patatina dhe euro fallco, ndërsa ne mburremi se kemi prodhime bio të cilat s’i hamë as vetë. Bëjnë zgjedhje lokale e parlamentare para ose në kohë dhe pas përfundimit palët pranojnë në heshtje rezultatet e shikojnë punën e tyre në janë opozitë apo qeverisësa.

Këtij i them shtet unë që edhe shqiptarizmin e atjeshëm e kanë përçarë dhe e kojnë me kocka të vogla sa për tu lëpirë e mos të ankohet në Bruksel. U shkruajnë marrëveshje ohrash vetëm nëpër letra dhe i tundojnë pak e nga pak çdo dekadë duke ua dhënë me pikatore të drejtat shqiptare. I kënaqin me pak sepse ua (na i) kanë lexuar prej shekujsh mendjen shqiptarëve. Nuk duan ta pësojnë si Amerika me kubanezët gjatë depresionit të madh të 1929… Sa larg shkoj dhe unë me këto krahasime. E kanë Shqipërinë në perëndim të tyre dhe e shikojnë sesi këtu perëndon çdo vlerë çdo ditë, çdo minutë…

 

facebook.com/bledi.mane

 

60 komente në “Shqipëri e maqedonosur!!!”

  1. elba says:

    shume i bukur shkrimi nga blendi mane. te gjitha jane me se te verteta.Por nje gje dua te mesoj per shen naumin eshte shitur apo nuk eshte shitur. Nje ndodhi ne Shqiperi interpretohet ne 3 or 4 pandehmash Mendoj kjo per popullin tone te shume vuajtur duhet marri fund, Shqiptari e ka bere ves genjeshtren dhe e ka ate si ushqim, Cili e ka fajin une nuk di ta them. Me kete klase politike e kete qeveri karagjozesh populli ska gje ne vije. me 1920 deri 1924 jane ndertuar disa qeveri.por ama politikanet dhe ministrat jepnindorheqje.Politikanet e asj kohe ishin me lart se keta sot. Nje 20 vjecar dukesh si40 vjecar nga pjekuria.saliu per nga pjekuria duket si nje 30 vjecar. ne fakt po shkon 70.

    1. tourkofagos says:

      jam fanatik ne idene[eshte e drejta e cdo kujt] se myslimanizmi dhe injorancia jane nje e te pandara,kshq me 85% te totalit te popullit shqiptar ne kete mase,nuk mund te kete tjeter perfundim,,,,kush beson te kunderten,thjesht ka nevoj per psiqiatro!!

      1. nga deti kuq e zi says:

        po ti grek i jargosur, mos e di greqine qendren e zhvillimit?? cudi qe po shkoni pikiate ! me pordhet qe keni mbushni nje balone te dilni nga gropa ku keni rene!

  2. qebapi says:

    gjeja me mend qe ka bere Ahmeti eshte qe ju dha maqedonasve Shen Naumin. nese do ishte ne krahun tone atehere nuk do cuditeshit nese te pikturat murale do te lexonit: taku, tiku, goni, te dua alda, lejda shpirtzeza…k…, p…, votoni Roshin-LSI…

  3. lani says:

    Per autorin: Sigurisht ne shkrime te tilla, e te verteta, nuk ka se si mos te te vij keq per veten, vendin..Por, z.Blendi, do te doja qe, pervec tablose se vertete, me jep edhe ZGJIDHJE,,,s’e edhe shqiptaret, DUHET te kene disa cilesi baze dhe te tjera, le ti marrim nga me te perparuarit dhe, me ne fund, te mund te futemi ne rregen europiane..Pra, si e zgjidh ti kete ..a mund te ndodhe dhe si? Kjo do te me duhej mua si qytetar qe te rris pak nag pak optimizmin e jetes sone ketu.
    Pra, mendoj se kemi nevoje per Orientime, Drejtime optimiste gjithashtu. respekete

    1. Besa,Canada says:

      Jo Lani,perderisa ne “fleme” kur na kalerojne politikane kriminele e hajdute, gjeja me e mire dhe me e mencme eshte te na zgjojne, qe gjaku i ndezur te na tregoje se cfare duhet te bejme

    2. sono battuto con olio e acetto says:

      nga Mane pret ti orientime,drejtime,…..ke ndonje njeri se ta shoqeron manja matane oqeanit…

  4. nga deti kuq e zi says:

    o bled po ti te ishe kryeminister, a e rregullo dot shqiperine???? vere veten ne vend te pushtetareve dhe shkruaj c’do te beje!!! besoj ne fillim do shkruaje kete apo ate , per te miren e shqiptareve, pastaj do kurseje bojen e penes per te mbushur nje “bllok te vogel me ca shenime per vete dhe oborrin”!

  5. lola says:

    hahahahhhahhaha bravo zemra

  6. lola says:

    artikulli shume i goditur po me shume me pelqen “nga bledi mane PUBLIC ENEMY” hahahahhahahhaha i rençin kembes ata qe ste duan

  7. kastrioti says:

    Z.Bledi.Gjithmon me keni pelqyer per shkrimet tuaja mese te goditura.Ashtu sic keni penen, keni edhe mendjen.Sinqerisht pergezime.

  8. xhim morison says:

    Ky eshte Arti i Gazetarise shkruar ,kaq kendshem tingellon ai . Me jem kenaqsi te vecante te lexoj shkrime te tilla te nji niveli inteligjent ,nji inteligjenc e cila u luftua e vazhdon te luftohet nga mentali taliban instaluar kto 20 vjet ne kte vend. Suxsese Blendi Mane e shpresoj qe nji pen e tille mos te shqetesoj shpirtrat taliban shqiptar e mos ti prish humorin Pler Trupit oxidental ne shqiperi qe monitoron kthimin ne mesjet te ktij populli e perpiqen aq shume ta pikturojne shqiptarin si kryetalibani ne pushtet ,si primitiv e idiot te ksaj Bote.

  9. vlora -uji i ftohte says:

    Ne te vertete nuk eshte se ja ka dhene, sic eshte thene vazhdimisht ne menyre dashakeqe, por edhe sikur te ishte e vertete… ju flisni sikur te ishte Los Anxheles. Eshte nje cope manastir dhe asgje tjeter…dhe per me teper eshte i ritit sllav-ortodoks. Faji nuk ishte i Qeverise Shqiptare, por i Fuqive te medha qe e lane ate pune as mish as peshk, njelloj si veiun e Mitrovices sot…… Po per Mitrovicen shqiptaret jane fajtore ? Nese ka pas nje njeri qe ja ka punuar me keq Jugosllaveve, ky ka qene A.Zogu!

  10. lika says:

    bukur, shkrim mjeshteror….,po,… e lexojne edhe ataaaa lart kete shkrim???

  11. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Bledi,
    Nese ti vete nuk i mbledh shkrimet e tua dhe te botosh nje liber (do dale si vellimet e Shekspirit), atehere me jep mua te drejten ti mbledh e ti botoj.
    Do beja pare me mire se me klandestinet :).
    Do mblidhja dhe gafat e Sales, do ishin bestseller.
    Me te tuat do qanim fatin e keq te ketij vendi, me te Sales do shikonim se sa i thelle eshte niveli i psikopatise njerezore (ose kafsherore).
    Me te dyja bashke do qanim me oi, fatin e keq te ketij kombi bageti.
    Je i pavdekshem me keto shkrime, vazhdo keshtu, dhe kujdesu per veten se ke zagare shpellash rreth e qark.
    Pena top miku im

    1. nardi says:

      Ide e bukur por vetem nese Bledi te jep te drejten,sa per gafat e Sales me kujtohet kur ne 95′ shkoi tek “Pellumbat e Paqes”-afer Ambasades Amerikane eshte shkolla,shtepia e femijve me handikap mendor-Saliu ne nje vizite te bere atje dha nje interviste ku iu tha atyre femijve se ishin e ardhmja e Shqiperise.

      1. Che'G says:

        Hahahahahaha Nardo e madhe kjo me lot kam qesh..Ose kur vajti ke ajo vdekja qe tha jam i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuej hahahahah

      2. Che'G says:

        Hahahahahaha Nardo e madhe kjo me lot kam qesh..Ose kur vajti tek ajo vdekja dhe tha jam i lumtur qe marr pjese ne hidherimin tuej hahahahah

        1. Rajmonda says:

          Ose ne fushaten per referendumin ne 94 kur tha”rrofshin ata qe dhane jeten per liri”.

          1. USA says:

            hahaahahaahaaahahah, nuk e kisha degjuar kete…hahaha LOL

  12. Gjergji says:

    Shume e vertete!

  13. eleftheria says:

    Blendi Mane ! nuk duhet te ndjeni zili nga nje shtet artificial, i cili nuk pranon historin e tij,por eshte bere surealistiko cirko. Nuk ja vlen as te komentosh per ta e aq me shume te keni zili.
    Per ata qe nuk e din Ylli i Bergjines ka 16 rreze.

    1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

      Eleftheria,
      Nuk e ke kuptuar ti Bledin.
      Ose ke veshtiresi ne kuptimin e gjuhes qe perdor ai, ose (nuk je shume e mprehte :))
      Ne e dime qe ylli i Vergjines ka 16 rreze, por Maqedonia ja ka hequr gjysmat, qe greket mos ta akuzonin per vjedhje historie dhe pretendime territoriale.

    2. vlora -uji i ftohte says:

      Kjo nuk do te thote aspak se Maqedonia eshte Greke ! Do te vije nje dite qe ajo do te shperbehet, por do te ndahet midis shqipetareve dhe bullgareve. Ndersa pjesa jugore e saj (Greqia e sotme veriore), se bashku me Selanikun si kryeqender do ti bashkohet territorit turk, sic ka qene ne jete te jeteve…Per ata qe nuk e dine , ose hiqen sikur nuk e dine, Selaniku eshte perpos te tjerash, edhe vendlindja e Ataturkut dhe si e tille eshte e pa negociushme…. Dilni tashti dhe shani Erdoanin dhe Davutogllune… Pres replika nga greket e shpelare….

      1. Gjergji says:

        Po ashtu eshte Vlora! Te gjithe jevgjitet greke duhet te kthehen ne vendin e tyre te vertete, ne Etiopi, Afrike.

      2. Tom says:

        vlora-uji i ftohte, e mirekuptoj antipatine tende per greket fqinj me pretendimet e tyre dhe me sherret (si kudo ,mes fqinjsh).Por ajo qe nuk arrij te kuptoj, eshte dashuria jote deri ne ekstaze per…. turqit ! Sa e cuditshme ! Megjithese ,duhet te kete edhe kjo shpjegimin e vet…Thirrja e gjakut, mbase. Po prano se je vetem shqipfoles, e jo shqiptar.Mos te te ngelet hatri; eshte zgjedhja jote !

  14. arian122 says:

    Nese doni mendimin tim per manastirn e Shen nnaumit pasi e kam vizituar disa here kur kam punuar ne maqedoni. pa racizem mund te them se ne ate manastir nuk ka pasur kurre prifterinj e murgj shqiptare .historikisht kane qene sllaveortodokse dhe jane varur nga patriarkan e Moskes jo nga jo e Stambollit. Nuk besoj se A. Zogu e ka shit ate pjese mendoj qe ka bere nje gje te drejte …..Ju lutem pa komente raciste mbrapa

    1. X says:

      Manastiri i shen naumit ka kohe qe eshte ndryshuar nga sllavet ashtu si manastiret ose kishat katolike ne kosove ku serbet i prishnin kishat katolike ne kosove(dardani emeri i vertet) dhe me pas me materialin e tyre ndertonin kisha ortodokse ose manastire ortodokse dhe thoshin qe kosova qe e tyrja.Apo nje rast tjeter ne fyrom ku ne keshtjellat ilire donin te ndertonin kisha ortodokse e me pas ti benin de facto qe gjoja qene te tyre dhe nuk kishin asgje shqiptare.Ashtu sic sa here sllavet pushtonin toka te reja ju ndryshonin toponimet dhe i vinin toponime sllave.Ne shqiperi ke shume vende me toponime te tilla te trashguara nga 2 perandorite bullgare dhe ajo e ashquajtura perandoria serbe dhe cfare tani mos keto toka duhet ti ja japim sllaveve?Bullgaret dhe greket pastaj keta manastire i kthyen ne peshkopate te tyre thote historiani francez farrevell.Prej mefshtesise dhe injorances se shume njerzve si ty ka mbetur keshtu ky vend si trupi pa shpirt.Se akoma nuk dini historine tuaj po vetem te pini kafe ne blloku e te shikoni teneovela meksikane hapini njehere librat e historise qofte te huaj e shqiptare e ti njihni dhe fqinjet qe keni perrreth dhe vendin tuaj morre djale.

      1. Gjergji says:

        Bravo X! Tamam ashtu eshte!

      2. vlora -uji i ftohte says:

        X, nuk te heq asnje presje nga ajo qe thua dhe e cmoj patriotizmin tend. Problemi eshte qe ne jeten reale nuk jetohet vetem me historine e kohereve me shume se te tejshkuara. Manastiri eshte fakt ashtu sic eshte, por aty problemi ka qene politik dhe jo fetar… Hebrenjte para se te shpernguleshin nga toka e premtuar (aty ku jane sot) , aty e kishin atdheun, por kjo nuk u heq te drejten palestinezeve per te pasur nje atdhe, aty ku kane jetuar pas hebrenjve… Me respekt Vlora – uji……

  15. savo Dukati. says:

    Deti kuq e zi, kërkon nga Bledi, ti tregojë rrugët e rregullimit. Mendoj se nuk është gazetari i cili bënë programet e qeverive: Gazetari jep me fakte reale se si qeverria shkatërron popullin që e ka zgjedhur. Zbatimi i ligjeve është e vetmja alternativ që rregulloon shtetin.

    1. nga deti kuq e zi says:

      Dhe nje gazetar mund te jete lider, pse mos duhet te jete nje hajdut prefesionist qe te na tregoj si rregullohet shqiperia???

  16. mira says:

    Zoterinj nuk keni arsye te kundershtoni nje te vertete te madhe te thene nga zBledi po gjithashtu mos e kerkoni zgjidhjen nga ai zgjidhen ta gjej secili vete dhe ta demostroje .Nderime z.Mane

  17. vlora says:

    shume i bukur shkrimi

  18. Shefqet Cela says:

    Artikull i shkruar mjeshterisht, nga nje pene e holle. Pesimizem i thelle si askurre me pare. Te le nje hidherim te madh ne shpirt, sikur nuk e kemi mjaft kete qe po shohim me syte tona.
    Kam mendimin se fryn nje puhi denigruese per bashkatdhetaret tane, kudo qe jane. Nuk eshte aspak e vertete. Shqiperija nuk ka qenne keshtu historikisht dhe kam bindjen se nuk do te jete. Nuk e kemi ne gen pisllekun. Kujtoj shtepite e varfera por gjithmone te pastra, Kujtoj sokaket dhe rrugicat e ngushta ku mblidheshin amvisat mbremjeve, duke bere muhabet me shamite me hoja bardhe si bora, era trendeline. Kujtoj sofatet mbremjeve ku pinin burrat duhan me ato kapelat qe ndrinin nga pastertija…….. Ky eshte virtuti i vertete i shqiptarit.
    Diçka e perbindeshme ka ndodhur, qe jemi katandisur keshtu. Nuk na ka ndryshuar geni, por nje faktor i “jashtem” po na çperfytyron. Ky faktor i “jashtem”, ne fakt eshte brenda. Mu ne krye te qeverise mafjoze.
    Dikur, tha nje fjale te madhe z. Barleta: FQINJET GJITHMONE KANE LAKMUAR LUGINAT DHE MALET TONA. TANI I DUAN ME GJITHE DELE.
    Une nuk kam rrespekt te madh per kete person, qe i dha nje dore te forte hipjes se Saliut ne fron, por kjo fjale e tije eshte lapidar. Qeverija tradhetare, jo vetem qe shet troje, por kerkon ti çperfytyroje delet e perendise, naive ku me s’mban. Per nje pension mizerabel, qe shpejt do tu hiqet, jane gati te mohojne vetvehten, pa le prinderit; duke u tjetersuar.
    Qe ti bije shkurt zoti Mane, KE VENE GISHTIN THELLE NE PLAGET TONA, POR NUK KE TREGUAR KANCERIN QE KA LESHUAR METASTAZA GJITHANDEJ. NUK KE TREGUAR NEVOJEN E DOMOSDOSHME PER TA HEQUR ME BISTURI DHE KEMIOTERAPI. Nuk i dalin plehrat qe kemi, por lakmon edhe ato te importit per qellime mafjoze-
    Do ishte mire te tregoje edhe anen komike, krahas kesaj tragjedije te vertete. Karagjozi derdellit neper bote per MREKULLINE SHQIPTARE. Ka karagjoze gazetare si Balliu qe kete “politike ekonomike antikrize” e quajne VAKSINE qe po e lakmon gjithe bota.
    HAPU QIELL DHE TOKE BASHKE!
    Pershendetje!
    Mangesija juaj me e madhe, zoti Mane, eshte se nuk sheh rruge dalje, nuk jep shprese. Nuk eshte keshtu. Jemi ndodhur ne situata me te veshtira dhe i kemi kaperxyer

    1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

      Shefqet,
      Ta nis nga fundi; dukesh shume optimist, faktikisht me shume se sa do ishte normale.
      Ty bravo te qofte per optimizmin, dhe qe mundohesh te na ngresh humorin (moralin), por po ushqejme veten me luge bosh me shpresen se do kaloje.
      Ti (me fal qe te drejtohem me “ti”) dhe te tjeret pyesni Bledin se si duhet bere, ose i thoni se nuk tregon kancerin;
      Ky diteziu ka harxhuar kush e di se sa fjale, ore dhe dite per te treguar, Fshati qe duket nuk do kallauz.
      Menyra per ta hequr? Te gjithe e dime se cila eshte menyra, problemi eshte se s kemi mendere ta bejme realitet ate qe mendojme.
      Deri sa gjerat te ndryshojne, duhet te grijme sallate ketu, te qajme me njeri tjetrin, dhe ti lutemi zotit, te na coje nje Avni Rustem tjeter, dhe mundesisht nje udheheqes opozite qe nuk perpelitet ne pafuqine e tij, por qe del i pari dhe i ve gjoksin stuhise.
      Deri atehere o Shefqet, do kalojne shume dimra, dhe prape …, nuk e di, s ma mban ta mendoj qe prape s ka ikur kanceri.

  19. Shefqet Cela says:

    Artikull i shkruar mjeshterisht, nga nje pene e holle. Pesimizem i thelle si askurre me pare. Te le nje hidherim te madh ne shpirt, sikur nuk e kemi mjaft kete qe po shohim me syte tona.
    Kam mendimin se fryn nje puhi denigruese per bashkatdhetaret tane, kudo qe jane. Nuk eshte aspak e vertete. Shqiperija nuk ka qenne keshtu historikisht dhe kam bindjen se nuk do te jete. Nuk e kemi ne gen pisllekun. Kujtoj shtepite e varfera por gjithmone te pastra, Kujtoj sokaket dhe rrugicat e ngushta ku mblidheshin amvisat mbremjeve, duke bere muhabet me shamite me hoja bardhe si bora, era trendeline. Kujtoj sofatet mbremjeve ku pinin burrat duhan me ato kapelat qe ndrinin nga pastertija…….. Ky eshte virtuti i vertete i shqiptarit.
    Diçka e perbindeshme ka ndodhur, qe jemi katandisur keshtu. Nuk na ka ndryshuar geni, por nje faktor i “jashtem” po na çperfytyron. Ky faktor i “jashtem”, ne fakt eshte brenda. Mu ne krye te qeverise mafjoze.
    Dikur, tha nje fjale te madhe z. Barleta: FQINJET GJITHMONE KANE LAKMUAR LUGINAT DHE MALET TONA. TANI I DUAN ME GJITHE DELE.
    Une nuk kam rrespekt te madh per kete person, qe i dha nje dore te forte hipjes se Saliut ne fron, por kjo fjale e tije eshte lapidar. Qeverija tradhetare, jo vetem qe shet troje, por kerkon ti çperfytyroje delet e perendise, naive ku me s’mban. Per nje pension mizerabel, qe shpejt do tu hiqet, jane gati te mohojne vetvehten, pa le prinderit; duke u tjetersuar.
    Qe ti bije shkurt zoti Mane, KE VENE GISHTIN THELLE NE PLAGET TONA, POR NUK KE TREGUAR KANCERIN QE KA LESHUAR METASTAZA GJITHANDEJ. NUK KE TREGUAR NEVOJEN E DOMOSDOSHME PER TA HEQUR ME BISTURI DHE KEMIOTERAPI. Nuk i dalin plehrat qe kemi, por lakmon edhe ato te importit per qellime mafjoze-
    Do ishte mire te tregoje edhe anen komike, krahas kesaj tragjedije te vertete. Karagjozi derdellit neper bote per MREKULLINE SHQIPTARE. Ka karagjoze gazetare si Balliu qe kete “politike ekonomike antikrize” e quajne VAKSINE qe po e lakmon gjithe bota.
    HAPU QIELL DHE TOKE BASHKE!
    Pershendetje!

  20. epiroti says:

    Duket ne te tharmi i Faik Konices……..

  21. eleftheria says:

    ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen .
    E kuptova shume mire cfar donte te thoshte. Per kete istori besom pos di dicka me shume se ju.Ashtu sikurse e di edhe shkakun ,perse ne flamurin e tyre kan 8 rreze. Thjesht, tregova per ata qe nuk e dine sa rreze ka Ylli i Vergjines.
    Ju faleminderit

  22. Bardhi Tolabi says:

    Problemet qe ngre Bledi Mane,ne lidhje me sjelljen e Shqiptareve,jane te drejta.Une nuk bije dakort vetem me arsyetimin e tij,se beri mire Ahmet Zogu qe dhuroi Shen Naumin,sepse ne do t’a kishim prishur sikurse kemi prishur dhe te tjera gjera shume te rendesishme per vendin dhe popullin tone.Pse?Sepse sipas arsyetimit te tij,legalizohen shume gjera te tjera te kesaj natyre,si dhurimi i detit Greqise ,sepse ne kontrabandojme naften qe nxjerim;ne e shesim Shqiperine per nje euro,sepse pronaret e vertete,si te pa leke qe i kane lene,nuk kane mundesi te investojne;ne duhet te sjellim plehra nga Italia dhe gjetke sepse nuk jemi te zote te administrojme plehrat qe prodhojme etj.etj . probleme te ngjashme.Jo,zoti Bledi,ne kete pike,me gjith respektin per shkrimet e mepareshme,nuk ke te drejte.Gishtin duhet t’a drejtosh tek shkaktaret,tek ata qe punuan dhe punojne akoma,qe i kemi dhe ne pushtet,per te shkateruar cdo vlere morale,shpirterore dhe materjale te ketij vendi qe quhet Shqiperi.Dhe keta kane emra,dhe i pari per nga negativja dhe jo nga pozitivja qe e cilesoi z.Arvizu,,eshte Sali Berisha dhe i dyti Fatos Nanua.Mbas ketyre vijne kasta qe perben familjet e tyre biollogjike dhe politike.Vetem lufta e pameshireshme,per te goditur dhe vene para pergjegjesise ligjore per demet kolosale qe i kane shkaktuar dhe po i shkaktojne ketij vendi,do te jete shpetimi yne dhe i vendit tone.Shqiperine e kane bere Shqiptaret dhe po Shqiptaret do t’a mbrojne dhe ribejne ate dhe jo renegatet dhe shkateruesit e saj te veshur me pushtet.

  23. denkoka says:

    bledi i nderuar…ne jemi ktu ku jemi se kemi pas shokun tarras npushtet per 40 vjet….kurse kto kan pas nje TITO…qe e boni vend me lule….nuk krahasohemi dot sepse nuk jemi ne te njejtin stad zhvillimi…
    kur ne bonim bunkere..kta bonin autostrada….
    dhe kur ne tani bojm autostrada…ato investojne ne vende e fusha te tjera…
    pastaj ato kane dendesi me te vogel se ne…
    pastaj edhe ky autokriticismi yt me duket shum i tepert

    PS:AI AHMET BURRELSI KA QEN KOK SHTETI….e u tregu burr me mend……te mos kishte ik me bishtin nen shal e te kish bo resistence…do ishim shfaros nga italia ne…e sot me siguri ti do ishe grek..e un serb…

  24. Bardhi Tolabi says:

    Per denkoken!
    Si Tarasi dhe Ahmet Burrelsi vrane shoket e tyre,apo i syrgjynosen neper bote.Tarrai ka dhe gjynahe te tjera edhe per bunkeret.Ama beri dhe fabrika dhe hidrocentrale,beri Universitete,zhduku dhe analfabetizmin qe na la trashegim Ahmet Burrelsi etj.qe nuk eshte vendi ketu.Tarasi ndryshon nga Burrelsi yt edhe per keto qe po te them.Erdhi ne pushtet nepermjet luftes kunder pushtuesit,ndersa Zogu erdhi ne pushtet me ndihmen e Serbit.Tarasi e beri me dinjitet dhe mbrojti kufijte e Shqiperise Burrelsi yt dhuronte pjese te Shqiperise.Ndersa po te kishte bere rezistence Italise me 1939 Burrelsi,populli do e kishte perseri mbret dhe ti nuk do ishe bere Serb.Ah harrova,ti nuk do kishe lindur fare,se do na kishte “shfarosur” Italiani sipas teje.Po,perse nuk arriti te na shfarose gjate luftes Nacional-Clirimtare qe bene Shqiptaret kunder tyre?Kete nuk arrini te kuptoni ju “mbreteroret”.Por nuk mbulohet muti me shurre thote populli,nuk mund te mbulohet dhe tradhetia e Zogut ndaj SHQIPERISE DHE POPULLIT TE SAJ.

    1. denkoka says:

      Z.Tolabi…
      Noltmadhnia e Tij Ahmet Zogu ka lene gjurme ne histori(jo ne historine qe ke lexuar ti) dhe eshte gjynah qe e krahason me nje diktator gjakatar i rangut hitlerian;
      Zogu qe thua ti:
      1.Themeloi dhe Konsolidoi shtetin e mirfillt shqiptar
      2.Ne kohen e tij udhtoje pa viza ku tu tekte kurse ne sot.akoma skemi mbush vitin qe kur u liberalizuan vizat..
      3.Nuk ka vra shoket me te ngushte,e krahet e majte e te djathte sic beri tarrasi(i cili e nisi karrieren politike duke vra shoket e luftes si Mustafa Gjinishi etj ).
      4.Sulmi i italise ne ate kohe…eshte njesoj sikur sot te te sulmonte aleati me i madh i shtetit…USA psh….cdo bente?Ti luftonte me shpata?Apo me gure?
      5.Hidrocentralet dhe fabrikat i bene ruset…kinezet…e jo enveri…

      Ty do te te drejtoja vetem i pyetje:Ma shpjego pak prezencen e Miladin Popoviçit ne Konferencen e Pezes…dhe pastaj folim se kush erdhi ne pushtet me ndihmen e serbit..

      http://www.kavajaonline.com/forumi//topic/6420-si-nisi-tradhtia-e-enver-hoxhes-nga-peza/

      1. Dj Achmed Infidel says:

        o den Zogu ka disa merita me te vertete———–por do mbetet trathtar qe shiti Shen Naumin dhe erdhi ne pushtet me ane te nje puci te ndimuar nga serbet——-pushkatoi kunatin e tij.
        P.S un jam me origine nga Uraka afer vendlindjes se Zogut——gjyshi im erdhi ne Tirane ne 1954 kur fillloi ndertimi i hidrocentralit te Ulzes, dhe e di mire historine e Zogut.

        1. denkoka says:

          po mir o mir…un spo them qe ishte profet…po me mire se kto qe kena pas mas atij eshte…..

          1. Dj Achmed Infidel says:

            Jam dakort, Zogu do ngelet ne Histori si ai qe beri me shume se Enveri dhe Saliu per Shqiperine.

      2. shkodrani says:

        O denkoka…kush ta livdoj ty tarrasin…nji mut asht Zogu edhe Tarrasi…kaq zotni per sqarim….kurse Bledi Mane asht nji pende kritike me nji folklor te pa arritshem,ke qejf ta lexosh çdo shkrim te tijin..Me shkrimet e tije i ban nji Skopy kesaj qeveri hajdutesh dhe kriminelesh

  25. Pelasgian says:

    Shikojeni me vemendje historine e Shqiptarve , nisjani qe nga Iliret e lashte dhe do te kuptoni ku qendron PIKE ME E DOBET E KETIJ POPULLI !!! ate qe mendoj un e ka thene edhe nje historian dhe shkrimatr gjerman ?

    1. denkoka says:

      na e thuaj ti pra…mos ti futemi prap librave..e kam pa te keq…jam kurioz

      1. Dj Achmed Infidel says:

        prap ti ?? popull pa koqe po na tallin bythen 1 grusht legenash te majte e djathte– ——me vjen te pelcas se veten ne ne Ballkan emigrojme ne mase.

        1. Pelasgian says:

          Koqet nuk na kan munguar kurre , per kte te jesh i sigurte .
          Na kan munguar mend ? per fat te keq , na mungon gjeja me e rendesishme . Te gjithe popujt e ballkanit emigrojn , kur ne kemi qene te mbyllur si nje kafaz me kafshe te egra serbet , kroatet dhe te gjithe jugosllavet kan shkuar deri ne fund te botes , edhe ne Zelanden e Re ke Kosovar dhe Serb .

      2. Pelasgian says:

        Kokfortesia , populli shqiptar eshte si nje kope delesh pa nje bari ?
        Mendoje pak kohen e Skenderbeut kur u bashkuam nen urdhrat e nje Mbreti ?
        Mendoje pak kohe e Ali Pashe Tepelenes ( ky i fundit deshtoi , nuk arriti ti bashkoj shqiptaret ) Ali Pashe Tepelena i pergjigjet Muhamed Aliut ( Themeluesit te Egjiptit ) Mua ketu me duhet te vras 99 njerz dhe NDOSHTA 1 mund te nenshtrohet ? ndera ne Egjipt Muhamed Ali vriste 1 dhe ju nenshtronin 99 ?
        duket si pika jone me e forte por ne te vertet eshte pika jon me e DOBET dhe kte e ka vertetuar historia !!!

        1. Beni says:

          thuaj qe nuk kane aftesi per shtetformim dhe kaq e kane vertetuar dhe historia kete gje.

  26. fieraku4u says:

    Vertet po te ishte Shen Naumi ne anen Shqiptare, do te ishte kthyer ne nje varrez per makina edhe banjo publike.

  27. maja says:

    bravo blendi, pene e holle , analize e thelle. Lum ne per kete brez gazetaresh , i ben nder edhe gazetarise boterore.

  28. bebi says:

    thjesht faleminderit.

  29. andi says:

    ej shkrimi ka ca gjera ineteresante , po ajo qe ehte e dukeshme , eshte ose jane gabimet trashanike ne fakte historike ..vetem nje pyetje kisha une per “autorin” ku e ke degjuar qe po tjetersojn figura helene ???

  30. alket says:

    turku i bie daulles me nje vrime dhe donkoka mundohet te ne shpjegoje se zogu nuk ua futi shokeve .a te kujton gje ty fan noli o koke ?kurse per turkun .sado te keqij te jene rraca myslymane, sa te krishteret nuk jane .a ke degjuar ndonjehere per cipe apo karakter ti grek k…e.lavire?ju dhe motrat i palloni ,kushurirat po e po .edhe veten tuaj nq s ua arrin mbrapa .ky eshte ndryshimi i shqiptareve ata qe shkuan ne gerqit u bene me kurva se greket kurse myslymanet e shqiperise ngelen shqiptare ne nder e me namus.buce greke

  31. i drejti says:

    shkrim i perkryer po kush e kupton atje lart.per mediun:po ti xhvisheshe nudo ai do to vinte me frap e do te bente nji seks oral qe ti do ta mbaje ment deri ne vdekje.per shkaterrimin e natyres – mos u shqeteso se miliona ullinj do mbjellim – por per kete do presesh pak.bledi – shkrimet e tua brenda kane pak piper po ne sasine e duhur prandaj na pelqejne e na clodhin nga pak.

  32. valbona says:

    bravo bledi ,me shkrimet e tua nga njera ane na clodhe nga ana tjeter na merzite per kete shkatrim qe po i behet vendit tone,po dua te them qe para mediu shkaterimin e filloj RULI me te ndjerin PASHKO duke mos lene dru dhe rrenje ulliri pa prere,zotni pare meje thote qe shkrimet e tua kan pake piper jo une do them qe kan helm dhe me te drejte po kuj ti thuash pushtetareve tane ju jane eresuar syte dhe nuk shofim dhe nuk degjojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje