Makthi i Berishës nga Uashingtoni

27 Shtator 2011, 22:08Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri Sali Berisha po i bën një karshillëk të qartë qëndrimit të qeverisë amerikane rreth mënyrës se si duhet të reflektohet rreth kabllogrameve të dërguara nga diplomatët amerikanë në Tiranë. Edhe pse ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu, bëri thirrje publike të mos etiketohen dhe vihen nën presion personat e cituar nga diplomatët, Berisha po ndjek një linjë të qartë të frikësimit të tyre dhe denigrimit publik, duke përgënjeshtruar në emër të tyre. Në fillim ish- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë u citua nga media pa zë dhe pa figurë, se ai nuk kishte thënë që Shkëlzen Berisha e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar të mos pengohej ndërtimi i fabrikës së Gërdecit. Si për t’i vënë vulën dje, Ministri Nishani po ashtu citoi pa zë dhe figurë Hysen Burgajn të ketë thënë se nuk i ka thënë ato gjëra për të cilat citohet për Agron Kuliçin. Ky zinxhir banaliteti zgjatet pa fund po të citojmë dhe drejtues të PD për opinionet e tyre rreth kabllogrameve apo komente rreth vërtetësisë së tyre.

Debati për vërtetësinë e kabllogrameve është i mbyllur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ato janë të rrezikshme për diplomacinë amerikane se janë të vërteta, ndaj kanë kërkuar të shmangen komentet. Debati i vetëm që mbetet të bëhet, dhe që në Shqipëri po bëhet i prekshëm, është kërcënimi i partnerëve të SHBA në Shqipëri. Ata që kanë qenë mysafirë të diplomatëve të SHBA dhe kanë folur me ta, janë miq të SHBA. Ata po ashtu i kanë besuar SHBA dhe vlerave të saj ndaj janë detyruar të dëshmojnë gjëra që nuk i thoshin dot në publik në Shqipëri. Fakti që Berisha ka nisur një fushatë të përgënjeshtrimit një për një të këtyre kabllogrameve “pa emër, pa zë dhe pa figurë”, por me citime nga një i tretë, vizaton qartë profilin e njeriut që po i kundërvihet me çdo mjet asaj çfarë diplomacia amerikane mendon për të dhe familjen e tij. Në mënyrë sistematike ditë pas dite ai përdor persona të tretë për të dokumentuar të kundërtën e asaj çfarë është raportuar për të. Ky është hapi i parë. Pas kësaj mos u çudisni që të njëjtët persona t’i shikoni të trembur në ndonjë cep ekrani në TV Klan apo medie të tjera të Familjes që t’i thonë dhe me zë dhe figurë këto gjëra. Sa më shumë Berisha e demonstron karshillëkun ndaj kabllogrameve të SHBA, aq më shumë rritet shansi që partnerët e SHBA në Tiranë, që janë cituar nga kabllogramet, të ndjehen të trembur dhe të terrorizuar prej tij.

Por ajo që nuk fshin dot Berisha nga kjo histori, është fakti se Berisha është një udhëheqës në karantinë prej diplomacisë së SHBA. Nuk ka shumë rëndësi çfarë kanë thënë shqiptarët, njerëzit e Berishës apo njerëzit e Uashingtonit për Berishën në kabllograme. E vërteta e hidhur për Berishën është se nga leximi tërësor i tyre, ai është një udhëheqës politik, të cilin SHBA nuk e beson dhe i shikon me dyshim gjithçka. Këtë nuk ka kush ta përgënjeshtrojë, pasi kjo nuk është ndonjë deklaratë e ndonjë personi konkret, por është e gdhendur në çdo rresht, çdo paragraf dhe çdo kabllogram të diplomatëve amerikanë në Tiranë për të. Qysh kur ka ardhur në pushtet dhe deri më sot, ai është një “objektiv nën kontroll” prej SHBA dhe kjo e vret atë më shumë se deklarata e gjeneralit për të birin, e Burgajt për ish- badigardin apo konsideratat e këqija të amerikanëve për Bashën, Mediun apo Ilir Metën. Dhe nëse doni ta lexoni sa shumë i ka dhembur mosbesimi amerikan për të Sali Berishës, lexoni fjalimin e tij para deputetëve ditën e hënë, i sapokthyer nga New York-u. Ai ka përdorur aty një frazë të hidhur dikur për të, një frazë që e ka pasë përdorur për të Presidenti Klinton në një bisedë të cituar nga media mes Klintonit dhe Ibrahim Rugovës. Klintoni u citua atëherë t’i kishte thënë Ibrahim Rugovës se “Uji nuk kalon dy herë në të njëjtin vend”. E vërtetë apo jo, kjo fjali rrodhi atëherë pas një vizite të Ollbrajtit në Tiranë dhe zbardhjes së bisedës së saj nga një ish- zëvendësministër i jashtëm socialist, që më pas u detyrua të japë dorëheqjen për këtë shkak. E vërtetë apo jo, Sali Berishës nuk i kishte ikur e keqja me këtë shprehje. Dhe sapo deshi tu thoshte deputetëve se takoi dhe ish- presidentin Klinton, citoi nga koshienca e tij ekzaktësisht fjalinë që Klinton ka thënë për pamundësinë e rikthimit të Berishës në pushtet. Duket se në atë fjali kishte një lloj hakmarrje dhe karshillëk të vërtetë provinciali ndaj atij që ai mendon se dikur e ka rrëzuar nga pushteti. Është pikërisht ky makth, ky mosbesim që ai ndjen në Uashington ndaj mënyrës si ka ikur dhe si po qeveris tani që është rikthyer, ajo që e bën të jetë përditë aktiv për të përgënjeshtruar çdo gjë që ata thonë e shkruajnë për të. Makthi i tij i vërtetë nuk është çfarë kanë thënë për të, kush e ka thënë dhe pse e ka thënë, por pse ata në Uashington s’e besuan kurrë prej vitit 1996. Dhe sa herë shkon në SHBA, por sidomos sa herë kthehet prej SHBA, e kupton dhe më shumë se e vetmja gjë e bardhë në këtë histori, është ngrica që nuk shkrin mes tij dhe Uashingtonit.

 

38 komente në “Makthi i Berishës nga Uashingtoni”

  1. Fatmir says:

    Në 2011, ja ku është Saliu Kryeministër, ka dëshirë deri në 2013, e më vonë ku i dihet!? Ne merremi me llafe, e do Amerika apo jo! Nuk e di Amerika ç’farë behet në Shqipëri! Mjerë për popullin, se politikanët tanë e kanë në terezi, të djathtë e të majtë super hajduta.

    1. vinny says:

      Po mire, nese çdo gje shkonte ne rregull ne Shqiperi dhe politiken shqiptare atehere cila eshte arsyja qe ne korspondencen dimpllomatike amerikane per Shqiperine, nuk gjen nje fjale te mire per Berishen, per politiken e tij, per reformat…!!

      1. Fatmir says:

        Ti, une, e shumë komentues të tjerë, mundë të shkruajmë ditë e natë, por realiteti në Shqipëri është ndryshe. Saliu e Meta bëjnë ligjin, Luli kryetar bashkie, Rama fle gjumë, 99% e popullit fle gjumë. E do Amerika Salën apo jo, nuk ndryshon asgjë.

        1. REFORMER says:

          Sigurisht qe ndryshon shume! Nuk ndryshon asgje per ata te cilet mendojne se ora e historise mund te ndalet. I pari qe i beson kesaj perralle eshte vete Berisha.

      2. Luan Kavaja says:

        misioni i Ramizit dhe i Sales ( MBAROJ. ). Ramis Alia pranoj ftesen ( x ) mbriti ne New York “OKB” ne 15 shtator,1990…Ramizi para se te vinte ne ( amerik) E pregatiti me mision te posacme, me pashaport ,diplomat (Kadaren me familje), tre dite para se ,Ramizi te mbrinte ne Tirane Kadare 26 shtator, 1990 mbrin ne Franc,atje ku kishen folen me dekata te tera Paris… 11 gusht, 1990 takime gjoja me intelektualet (spiune) te tipave (Sabri Godo-Sali-Kadare) e te tjere e te tjere. 11 dhjetor, 1990 takim gjoja me studentet te tipave qe thame me larte. Ramis Alia krijove Pese parti me 6 persona, PS Fatos Nano, PD Gramos Pashko-Sali Berisha, PR Sabri Godo, PSD Skender Gjinushi dhe paria e famsheme e Neritan Ceka..Pavarsisht se do te jete me E hidhur se 97-ta, por shqiptaret e vertet kesaje rradhe duhet ti pastrojne (spiunet-agjentet).

    2. njeri says:

      Baze, shiko intervisten e saliut te fevziu para pak javesh kur pyetet per kabllogramet. Saliu aty thote qe kabllogramet e Withers ndryshuan teresisht ne momentin qe u hap hetimi per gerdecin ne amerike, sepse (sic thote saliu) Withers kujtoi se qeveria shqiptare ngriti akuze ndaj Withers.
      Pra, saliu ka thene hapur qe Withers ka mashtruar ne kabllogramet pas gerdecit, pasi mendoi se qeveria shqiptare kishte akuzuar Withersin.
      Kjo eshte teper e rende, dhe verifikohet teper lehte duke pare intervisten.

  2. tezja ny says:

    Nese me genjen nje here -Je fajtor ti. Nese me genjenper here te dyte dhe te besoj- Atehere jam fajtor une.Po ta them kete Mero Baze sepse ti je njeri vertet i madh.Kesaj rradhe fajtor eshte populli.Ka 20 vjet qe genjen dhe ai popull o e beson o asht frikacak.

    1. Riza kumi says:

      Moj teze ny, mos u bej naive, berisha ashtu eshte, por edhe ky Merua te njejten fytyre ka, vetem se ka prishur pazaret me berishen dhe te duket tyja i ‘madh”.
      E gjora ti qe nuk e njeh.
      emigranti
      us

      1. REFORMER says:

        Deri tani Merua ka fituar nje makine te hedhur ne ere, nje shtypshkronje te mbyllur, kercenim real per jeten dhe familjen…do te doja te shihja ndonje tjeter qe ka b… te beje “pazare” te tilla me Berishen. ca si puna juaj flasin si e ema e Zeqos ne maje te thanes…

  3. zjarri says:

    zoti Baze Sali Berisha ishte dhe eshte (objektive kryesor ) “oksigjenti”per te miret e komshinjeve,si nga miqet e ti te vjeter e te rinje domethene UDB-ja dhe “Lindja” po ashtu dhe miqte e xhepave “nderkombetaret”…Patriotat e vertet jane ne sherbim te Atdheut nuk ka shpetuar dhe shpeton asgje, veshgojme fotografojm cdo milimeter dhe cdo sekon, kycin e kemi “NE” dhe jo JO ambasadoret dhe nderkombetaret. Sali Berisha me familjen e ti ne (New Jork) cdo milimeter qe shkelte kemba e Saliut, c’fare hante, si flinte dhe c’fare enderre shikonte jane evidente te fotografuara dhe te regjistruara…………………………………………………………….”

  4. partia e pirateve says:

    Ne Amerike,
    Te gjithe, qytetare dhe pushtetare duke perfeshire dhe presidentin, jane te barabarte perpara ligjit.
    Kete fraze formale perfekte, e tha mr Arvizu ne nje takim me ushtarake, ku ishte i pranishem dhe kreu i radhes.
    Smart, thjeshte dhe paster, apo jo?
    Kreu i radhes duhet ti kerkoje falje mrs Ina Rames, pastaje te tregoje, kush i vrau kater protestuesit ne bulevard. Eshte duke lene name, duke fluturuar me presh ne bythe.

    1. analist says:

      Me presh ne bythe fluturoni ju ketu qe derdellisni kot se po i numrohen ditet Viçidolsit,se tani e ka kapur Amerika ne dore kete pune etj etj budallalleqe.
      Saliu fluturon me avionet dhe helikopteret me te shtrenjte dhe jo me presh si shume e shume deshire-analiste ketu e me tej.

  5. england says:

    Jepi Mero beja fora,je ti qe po ben opoziten ne kete vend
    nderkohe qe ata(opozita)ja ka fut me gjume
    nuk dime se kur do i dale gjumi,shpresojme te mos
    kene te njejtin gjume me arinjte polare…

  6. .eni leka says:

    amerikanve po u dole nga zemra mos kerko tu futesh prap ,ata jane te prere,aya nuk vrasin neper protesta, ata e kan te shenjt pronen e popullit ,ndersa ne shqiperi qeveritaret kane pushtu toka ,pyje lumej kodra ,a ka mbet noj gja tjeter,,,mos harro gerdecin ky problem nuk do ta mbyllin jetimet dhe nenat me te zeza derisa te dale ky kriminel i mallkuar….shqiperia nuk ka demokraci kush e thot kete fjale genjen veten ne shqiperi ke vetegjygjesi ke te gjitha llojet e krimit te tipit vrasjes skerdiy trebickes etj.prandaj ne jemi te lumtur qe kemi nji shtet kaq te fuqishem dhe qe i don shqiptaret e vertete dhe ne i duam usamerikes sepse jane gjendur shqiptarve ne ditet me te veshtira,,…prandaj shqiptaret nuk duhet te abuzojne me miqte.saliu ka mbush qeverine me hajdut .meta u prish me ramen se donte kministrine per te bere kerdine me vjedhje siq ka bere,po ashtu perdori lulin ne rrugen e kuksit mediu ne gerdec burgajn etj prandaj mire ka cituar zoti clinton uji nuk kalon 2 here ne te njejtin vend

  7. eli-Tiv says:

    ….uji vertet nuk kalon ne te njejtin vend…saliu duhet ta dij kete….faktet tregon qe saliu erdhi ne pushtet ne 2005 …jo si nje mundesi e dyte…por te vazhduar e shtuar zullumin e tij….e kesaj here ne menyre transparente…te gjithe pame ate si vrases in-line….kuptohet ai duhet te marri edhe denimin e tij….duke perfshire edhe te 96-97…ardhja e saliut prap ne pushtet beri te seleksionohet shoqeria nga te gjithe komunistat e sigurimsat e spiunet…..kush nuk i perket realisht e shpirterisht ketij grupimi…kesaj here u distancuan me nder..Ky seleksionim e pastroi shoqerine….(shikoni ke ka perreth saliu per ta kuptuar kete )

  8. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI I QARTE I UASHINGTONIT PER SHQIPTARET !

    – Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shih viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shih veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes…
    Takimi vetem i rendesishem deri tash eshte ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
    Ndofta do te beje edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
    Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
    Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011.
    Asnje pjestar i administrates amerikane nuk eshte takuar ose pritur zyrtarisht kryeministrin Berisha ne keto tre vjetet e fundit…
    A ka ku te jete me i qarte mesazhi i Uashingtonit per shqiptaret dhe per vete kryeministrin Bersha !?
    Kete e tregojne qarte edhe mesazhet dhe raportet e Vikiliks per te dhe klanin e tij supermafioz, superkusar e vrastar. Sapo u jepet rasti secili spiunon secilin.
    Secili orvatet te distancohet nga anija e korruptuar e Padrinos shqiptar qe ka filluar te fuse uje ashtu sic ndodhi me despotet Ben Ali, Mubarak, Kadaf…. Kamabant bien per ata qe kane veshe te degjojne!

  9. detar sima says:

    Berisha erdhi ne pushtet si rezultat i nje qeverisje skandaloze te socialisteve, pikerisht nje qeverisje e tille ishte problematike dhe kjo e beri te pranueshme ate me gjithe tre faje te medha si degradimi i zgjedhjeve firmat piramidale dhe nje politike te jashtme prej diletanti.

  10. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI I QARTE I UASHINGTONIT PER SHQIPTARET !

    – Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !

    – Kur foli Berisha ne sallen e OKB-se pati me pak pjesmarres se kur foli
    Ahmedinaxhad i Teheranit… Rekord braktisjeje

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shihni viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shihni veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes…
    Takimet e vetme te rendesishme deri tash ishin ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
    Ndofta edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
    Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
    Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011.
    Asnje pjestar i administrates amerikane nuk eshte takuar as pritur zyrtarisht kryeministrin Berisha ne keto tre vjetet e fundit…
    A ka ku te jete me i qarte mesazhi i Uashingtonit per shqiptaret dhe per vete kryeministrin Bersha !?
    Kete e tregojne qarte edhe mesazhet dhe raportet e Vikiliks per te dhe klanin e tij supermafioz, superkusar e vrastar. Sapo u jepet rasti secili spiunon secilin.
    Secili orvatet te distancohet nga anija e korruptuar e Padrinos shqiptar qe ka filluar te fuse uje ashtu sic ndodhi me despotet Ben Ali, Mubarak, Kadaf….
    A e pate sallen e OKB-se kur foli kryeministri shqiptar Sali Berisha !? Pothuajse e boshatisur. Ia kaloi edhe despotit Ahmedinaxhad te Iranit..
    Gjysma e se keqes… E keqja e madhe ishin rrenat e tij bajate para yesmeneve, ushtareve te tij te bindur, servileve te tij te neveritshem ne Kuvendin e Shqiperise…. ” Takova me te medhenjte e Botes!” tha plot eufori tipike staliniste kryeministri shqiptar.
    Nga fitorja ne fitorje… Nuk ka thene kot babai i tij shpirteror Qoftelargu: komunistet marrin cdo kala! A nuk ndodhi keshtu edhe me kalane e demokracise!?
    Kush te dyshoje le te degjoje edhe nje here fjalen e Berishes para lolove te PD-se pas kthimit nga Nju Jorku ose fjalimet e Qoftelargut para plenumeve ” nga fitorja ne fitorje” te partise se pare te Salise!
    Kamabant bien per ata qe kane veshe te degjojne!

  11. luis says:

    Berisha i ka lare duart njehere e mire me pushtetin,kjo eshte e sigurte si buken qe hame.
    Arsyeja pse?
    Amerikanet kane dy cilesi qe i kane ngritur ne sistem dhe qe e kultivojne te gjithe pa prejashtim kur keta jane ne cfaredo roli drejtues,si ai qe eshte nje epror i thjeshte,si ai qe eshte president.
    E para,rrenacakun nuk e falin kurre,d.m.th duhet sinqeritet.
    E dyta nuk pranojne kur e thone dicka se duhet zbatuar,kuptohet kur jane te sigurte se ashtu duhet vepruar,dhe te kundrshtohen,kjo eshte me pasoje te renda per ata te cilet e bejne nje veprim te tille,e ne kete raste Berisha i ka bere te dyja.
    Vereni me vemendje ai nuk respektohet prej askujt me as ne eurpoe,e ne Amerike jo se jo.
    Fenomeni tjeter qe kete qeveri po e katandis si mos me keq jane disa faktore te pashmangshem dhe qe kam frike se 97 do kujtohet si me e lehte me periudhen qe do kalojme.
    1]Krimi po ben kerdine anembane vendit dhe po del jashte kontrollit.
    2]Korrupsioni dhe hajnia kane kapur per fyti cdo celize te ekonomise.
    3]Vjelja e taksave nga taksapaguesit se shpejti do te kthehet ne mosbindje civile per arsyen e thjeshte se ky shtet ka humbur cdo te drejte morale per ti kerkuar ato.
    4]Eksporti po shkon drejt falimentimit total per arsyen se mallrat shqiptare nuk kane mundesi konkurencet.
    5]Dergesat e emigranteve do vine duke u pakesuar per vete faktin se shume emigrante jane bashkuar me familjet e tyre jashte vendit,dhe per arsye te papunesise qe i ka kapur keto vende ku jane emigruar.
    6]Sali Berishes i ka dale jashte kontrollit cdo gje dhe ministrat e tij as nuk e cajne me bythen per te punuar por si e si per te plackitur me sa munden dhe ku kane mundesi.
    Dhe e fundit pas gjithe kesaj katrahure populli do dale jashte kontrollit dhe do kerkojne dhe njehere si ne 97 komitete te shpetimit kombetare.
    Po te kishte sado pak mend Berisha do bente doreheqje dhe ti hapte rruge zgjedhjeve te parakohshme,por kjo nuk ka mundesi te ndodhe sepse dihen arsyet.

  12. haki jaupi says:

    Me ne fund Amerika do ta perzeje si Kadafi Salen dhe te gjithe familjaret e tij do ta pesojne si femijet e Kadafit

  13. Fatmir says:

    Për të nderuarin Mero Baze e liderin e Opozitës, me shkrime është komplet rruga e gabuar. Dje ne Amerikë përballë Wall Street u bë një protestë, kundra gangsterave të finanzave. Susan Sarandon tha; Kjo është demokracia, kështu ndryshohet bota. Nëse do pushtetin e dikujtë, duhet t’ia heqësh. NDRYSHIMI NUK VJEN KURRE NGA LARTË, SIÇ THOSHTE OBAMA, POR NGA POSHTE,POR KËTEJ (NGA PROTESTAT POPULLORE). Nëse duam të kalojmë kohën, le të shkruajmë ditë e natë në internet, Saliu aty është. Nëse duam ndryshimin e Shqipërisë, ka vetëm një rrugë, fillimi i protestave.

  14. beso says:

    uji ne fakt rrjedh gjithmone ne te njejten vije;plumbi nuk shkon kurre ne te njejten vrime.Peshku nuk ha dy here te njejtin grep;qengji nuk futet dy here ne gojen e ujkut.Po keto jane batuta,se thelbi eshte qe SHBA-se,kur i vete mire,e risjell saliun sa here qe shtyp telekomanden.Kjo per ata eshte zaping(shtyp butonat e kanaleve njeri pas tjetrit),po ne shqiptareve na eshte bere ferr.Kush kujtoni ju se e solli sal berishen ne pushtet;votat e bathores apo ujdia e segmenteve politike te orkestruara nga Amerika?Ne jemi vend i vogel dhe pa peshe,po nje hu(po tamam hu ama,ne plote kuptimin e fjales)gardhi Amerika do e ngulte dhe nguli kete hurin e gardhit qe shqiptaret hallexhinj kujtuan se mezi e shkulen.Nuk ka qeveri legjitime ne vendet e vogla dhe vasale si puna e ketij te tonit qe te mos jete lyer me vajin e Amerikes.Ja,shikoni qe zgjodhen lul bashen kryetar bashkie,qe ka pasaporte amerikane per”meriten”me te ulet te zakonit shqiptar;spiunllekun.z.Mero,te lutem,mos kerko te na mbushesh mendjen se Amerika s’i beson berishes kur ai ben ç’i thone ata;se tek e fundit,ja s’i besuan amerikanet,e pastaj?Na e shkul kjo hurin e gardhit?

  15. Fatmir says:

    I kamë lexuar të gjitha shkrimet e Mero Bazes, shumica kundra kësaj qeverie, e tek tuk ndonjë fjalë për opozitën. Kamë vetëm një pyetje, PËRSE OPOZITA FLE GJUMË!? NUK KA NEVOJË SHQIPËRIA, PËR SHKRIMET E RAMËS, KA NEVOJË PËR ZGJIDHJE TË PROBLEMEVE. A NUK DO ISHTE ME MIRË TË LARGOHET!

  16. amantia says:

    aman o mero le name dhe ti, vetem me salen merresh, a ske ndonje info me interesante qe ta mbushesh gazeten po vec me salen.po ndoshta keshtu te shitet, salen ti e ke pas shok dhe prape me te ofru dicka e ben shok, po spo ta var sala hahahaha

  17. Pjeter Bungu says:

    Ne kohen e Administrates Clinton 2, Sali Berishes i eshte bere nekrologjia politike. Nje ish-zyrtar i larte i Departamentit te Shtetit, ambasadori Shifter, keshilltar i posacem i M. Allbright, pas pervojave te hidhura dhe zhgenjyese me drejtimin berishian te Shqiperise deri ne katrahuren e 1997, rendom deklaronte ne biseda e takime ne Departamentin e Shtetit, se “Berisha ishte leninisti i fundit” ne ish-bllokun e Lindjes. Te njejten gje, me nje gjuhe tjeter, perseriti edhe Sekretarja Allbright, gjate vizites se saj ne Tirane me 1999, sic e permend edhe Baze ne shkrimin e tij. Qe nga ajo kohe kane kaluar me shume se 10 vjet. Ne Washington administrojne perseri demokratet, por me sa duket memorja per bemat e ketij “burrit” eshte zbehur, ose Shqiperia eshte ne periferi te vemendjes dhe angazhimit amerikan, per aq kohe sa nuk gjeneron kriza, konflikte apo tensione rajonale, qe kerkojne angazhim direkt te politikes se jashtme amerikane. Me kete spjegohen edhe deklaratat e herpashershme qe vijne nga DASH, te cilat kryesisht bejne thirrje per dialog, zgjidhje bipartizane, reforma etj, duke mos hyre ne asnje detaj te gjendjes se brendshme dhe te kaosit ekonomik, politik e social qe mbizoteron ne Shqiperi. Pra shkurt, ne Washington nuk na e kane shume ngene. Washingtoni e ka me lehte ta pasoje topin ne Bruksel, i cili, ne kete kohe krize, gjithashtu nuk na e ka shume ngene, vecse te na ofroje formula dialogu e mirekuptimi, pa i hyre rrenjeve te problemit qe jane: mungeses se trasheguar histoorikisht e tronditese te kultures demokratike te udhehqesve politike, e sebashku me ta te partive qe drejtojne e te pjeses me te madhe te popullit, qe fatkeqesisht eshte i percare dhe i ndare ne reshta militantesh, qe presin se cfare do te fitojne (fusin ne xhep) nga “udheheqesit” te tipit Berisha apo te atyre ne anen tjeter te barrikades. Per sa kohe qe te vazhdoje mendesia e fitimit direkt te pamerituar (mundesisht cash, favore klanore, prone e patrasheguar, pune ne administrate, etj), si veshtire qe gjerat te levizin per mire, pra drejt nje zhvillimi te qendrueshem e gradual, qe sjell mireqenie per te gjithe, konkurence te lire, pune dhe vullnet per te ndertuar e jo shkaterruar. Dikush mund te thote se kjo behet nepermjet votimit te lire. Eshte e vertete, por kur nuk ke per ke te votosh, nuk mund te kete as votim te lire e te ndershem dhe do ta hedhesh voten per ate parti apo individ qe mendon se te jep me shume favore te padrejta e te pameritura dhe te pasuron brenda nates me korrupsion, vjedhje e krime. Kjo eshte gjendja. Kete mund ta zgjidhim ne vete dhe jo deklaratat e zyrtareve te rangut te mesem nga Washingtoni apo Brukseli, apo fakti se si e konsiderojne qarqet zyrtare te aleateve dhe partnereve tane nderkombetare Berishen apo klanin e tij. Si perfundim, pushteti ne demokraci vjen nga vullneti i pergjithshem i popullit, jo nga dhjete vota me shume apo me pak, qeverite nderrohen, nepermjet perpjkjeve dhe mencurise se popullit, per te zgjedhur apo nderruar ata qe e qeverisin, kur qeverisja e tyre i demton dhe i le prapa. Ne kete veshtrim, thenia e Presidentit Clinton se “lumi nuk kalon dy here ne te njejtat brigje” nuk eshte thene vetem per Berishen, por eshte nje princip baze i demokracise dhe i ecjes perpara. Nuk kemi pse te ekzaltohemi apo deshprohemi nga deklaratat dhe nuk mund te presim qe gjerat te ndryshojne neprmjet tyre. Qe rruga te jete me e shkurter dhe me pak e lodhshme, te mendohemi mire kur hedhim voten. Fatkeqeisht kjo eshte gjeja qe dijme te bejme me keq dhe pa pergjegjesi deri tani.

  18. karaduzi says:

    Ardhja e saliut ne pushtet me 2005 ne nje fare menyre edhe mund te justifikohej per ti dhene mundesi qe te pakten me nje mandat te permiresonte sado pak imazhin e vitit 1997,kjo mendoj une eshte arsyeja pse nderkombetaret dhe sidomos amerikanet e pranuan,shans qe berisha e keqperdori duke qeverisur me keq se ne vitet 92-97 dhe perfundimisht eshte i konsumuar,sa me shpejte te largohet aq me mire eshte per vendin dhe per ate dhe familjen e tij.Nqs berisha do beje kokfortin,atehere nje proteste mbare popullore do ta fshje nga pushteti,rendesi ka qe protesta te mos degjeneroj ne rrebelim,sepse pushtetaret do te kene mundesi te fshijne gjurmet e krimeve.Opozita duhet te jete shume e matur.

  19. Lani says:

    SHBA eshte pragmatiste edhe ne politike, o botues. Nuk lidh kerthiza ajo. Fakti qe me Berishen kryeminister Shqiperia hyri ne NATO, hoqi vizat per BE, vizitohet nga presidenti G.W.Bush, etj. jane indikatore serioze per te kunderten e asaj qe shkruhet ne kete artikull. Me Berishen kryeminister, Shqiperia do pranohet dhe si vend kandidat ne BE.

  20. Pjeter Bungu says:

    Amerika nuk lidh kerthiza dhe nuk behet aleat i perjetshem me asnje individ, qofte edhe vend. Por Amerika nuk harron kollaj. Kete e dime mire nga historia e saj, e shohim edhe nga veprimet konkrete se si i trajton individet politike qe dhunojne, shtypin, shtremberojne dhe godasin demokracine. Keshtu qe edhe ky burri ende nuk e ka mare pafajsine nga Shtepia e Bardhe, megjithese mori certifikaten e miresjelljes me manipulimet ne votimet 2005, 2009, 2011 per ta shitur si “legjimitet”.
    Sa shpejt harruat se si doli Shqiperia nga gropa e zeze e Berishes ne 1997. Kush e rimekembi vendin ne tete vjetet qe erdhen pas? Bandat e ashtuquajtura “demokrate” qe thyenin dritaret e Kryeministrise me gure cdo mbremje, bazukat dhe kallashnikovet qe zbrazeeshin mbi ndertesa e institucione qeveritare? Kush i hoqi halete e Lanes, kush vendosi nje sistem bankar te qendrueshem dhe u dha fund bankave mashtruese te rruges dhe piramidave. Kush e zhvilloi strategjine e zhvillimit te vendit dhe te anetaresimit ne NATO qe nga 98, duke pergatitur e zbatur 8 plane (NATO Membership Action Plan) nga dhjete qe ishin planifikuar, kush nxti biznesin e vogel e te mesem dhe i dha hov qarkullimit formal te lekut? Ata qe “luftonin” per “demokraci” per te ardhur ne pushtet me kallash ne dore dhe dinamit duke hedhur ne ere shtyllat e tensionit te larte? Por bashke me te mirat, ata qe qeverisen pas fundosjes se 97, fatkeqesisht na lane pas edhe nje sistem korrupsioni, te cilin ky “burri” i tanishem i shtetit e zhvilloi ne majat me te larta, duke e perqendruar ne dore te familjes dhe te klaneve te tij dhe duke i varferuar e poshteruar shqiptaret si anjehere ne historine e tyre.
    Keshtu qe miqte e Washingtonit i shohin dhe i mbajne shenim te gjitha, te mira e te keqia. Ne Nato nuk na futi Berisha, por deshira dhe vullneti i te gjithe popullit. Bushi nuk erdhi ne Shqiperi per ti shtrenguar doren atij dhe per ti thene hello my friend. Erdhi ne Shqiperi, sepse donte te permbyllte nje mision te madh te nisur nga paraardhes i tij Clinton, qe ta bente Kosoven shtet te pavarur. Vend me te pershtatshem per kete se sa Shqiperia nuk kishte. Keshtu qe eshte mire ti leme menjane perrallat e propagandes qe i atribuojne keto suksesese ketij individi aspak simpatik, por te sterkonsumuar dhe i dale jashte kontekstit te kohes dhe zhvillimit modern. Pse e lidhni veten me individe, pse nuk tregoni kontributin tuaj edhe si njerez te thjeshte, por prisni Mesian qe te na fuse ne NATO, ne BE, qe te na ngreje e ule rrogat si ta kete momentin e frymezimit (dalldisjes). Sot ka ikur koha e individeve me vlera supernjeriu. Shiko vendet e tjera, qofte edhe fqinje. Edhe kur udheheqesit e tyre kane sukses, nuk qendrojne perjetesisht, por nderrohen normalisht. C’mund te thuash per nje njeri qe deklaron se do qendroje 35-40 vjet ne pushtet? A nuk le kjo nje shije te hidhur qe te gjithe ne e kemi provuar se cfare marrezie eshte? Pra edhe ne Amerike nuk i ha shume meraku se cili eshte ne krye te qeverise, por shqetesohen me shume per vlerat qe ka sistemi dhe kur ai nga demokraci shnderohet ne autokraci, atehere ngrihen pikepyetje te medha. A mendoni se ato qe kane shkruar diplomatet amerikane ne Tirane jane “mendime dhe opinione personale”? Asnje diplomat ne bote, nuk e nderton punen dhe karrieren e tij mbi mendime personale, jo me diplomatet amerikane qe as mendohet ta bejne nje gje te tille.

    1. Lani says:

      Gropa e zeze ne vitin 1997 u hap nga lumpeni komunist, faktet tregojne.

      1. +10 says:

        …nga lumpeni komunist nen udheheqjen e kryekomunistit te fundit ne Europen Lindore qe eshte akoma ne pushtet, z Sali Ram/Sheqere Berisha….

  21. Faik Konica says:

    Ju qe shani Berishen kerkoni dicka te pamundur.Te cbeni historine.
    Futeni minaren ne thes thote populli.
    Doni fakte.
    -Rruget e reja moderne.
    -energji e panderprere.
    -rroga te rritura.
    -pensione te rritura.
    -investime ne energjitike.
    -subvencione ne bujqesi
    -internet,kompjutera ne shkolle e kudo.
    -anglishtja e shtrire ne te gjitha vitet ne shkolle.
    -tekste shume te mira.
    -biznesi i vogel taksa me te uleta.
    -Kanalizime ujrrash te zeza.
    -ujesjellsa.
    -nuk ka kolaps financiar.

    1. Fatmir says:

      1.Rrugë të reja moderne! Në realitet nuk plotësojnë as standartet më minimale.2.Energji në qytet, kurse ata në fshatë, e kanë të kufizuar. 3. Rroga e pensione të rritura! Po, edhe çmimet janë në stratosferë.4. Turizmi në Shqipëri është skandal. 5. Rendi nuk ekziston. 6. Shërbimi shëndetësor skandal. 7. Një vendë ku nuk është votuar asnjëhere me standarte.7. Të vrasësh protestuesit, jashtë institucioneve shtetérore, është normale vetëm për një të çmendur si Sala, Luli, e ai trapi qe qelloi mbi popullin. Në fundë ky malok i poshtër, ngeli e ngeli kafshë, por nëse udhëheq akoma, e ka fajin Opozita e populli që flenë gjumë.j

  22. besniku says:

    Komentet e njerezve lidhur me kete artikull me kujtojne paralajmerimet e 1001 qe Kina Komuniste i bente Bashkimit Sovjetik per shkeljen e hapsires ajrore te Kines. Nuk jam i sigurt por qendrimi i SHBA ndaj Shqiperise ka qene ai i nje spektatori ne nje ndeshje futbolli, rri e sheh ndeshjen dhe kaq. Por si zhvillohet ndeshja nuk thote asgje! Eshte ky qendrim shperfilles i SHBA ndaj Shqiperise qe ka krijuar kete gjendje dhe per me keq, kur te gjitha gjerat: korrupsioni, tirania, vrasjet, shtremberimi i parimeve te demokracise, vjedhja e vazhdueshme e votimeve, etj., etj., dihen nga SHBA, atehere pyesim ku eshte qendrimi i tyre ndaj kety veprave kriminale? Asgje dhe asgjekundi! Pra, sipas mendimit tim, ata vetem veshtrojne se c’bene “miku” i tyre i ngushte dhe i besueshem qe quhet Sali Berisha, te tjerat jane me rigon.

  23. Rrapi i Celos says:

    Do te ishte mire te rilexonim prape artikullin e Agim hamitit per kete monster ,qe personifikon gjerat me te ulta te karakterit njerezor ,ku me te spikatur ka pabesine dhe tjetren ,eshte frikacak deri ne ekstrem.

  24. i drejti says:

    populli ja vuri hurin sales ne 96 – e beri detyren si popull – amanetin e popullit per berishen nuk e tret dheu por e treti – nanua – pellumbi – dokle – gjinushi – meta – fino etj. vetem nga keta lloj politikanesh ai vazhdon ti qij nenen ketij populli qe ja qiu nenen ne 96.

  25. Luan Kavaja says:

    misioni i Ramizit dhe i Sales ( MBAROJ. ). Ramis Alia pranoj ftesen ( x ) mbriti ne New York “OKB” ne 15 shtator,1990…Ramizi para se te vinte ne ( amerik) E pregatiti me mision te posacme, me pashaport ,diplomat (Kadaren me familje), tre dite para se ,Ramizi te mbrinte ne Tirane Kadare 26 shtator, 1990 mbrin ne Franc,atje ku kishen folen me dekata te tera Paris… 11 gusht, 1990 takime gjoja me intelektualet (spiune) te tipave (Sabri Godo-Sali-Kadare) e te tjere e te tjere. 11 dhjetor, 1990 takim gjoja me studentet te tipave qe thame me larte. Ramis Alia krijove Pese parti me 6 persona, PS Fatos Nano, PD Gramos Pashko-Sali Berisha, PR Sabri Godo, PSD Skender Gjinushi dhe paria e famsheme e Neritan Ceka..Pavarsisht se do te jete me E hidhur se 97-ta, por shqiptaret e vertet kesaje rradhe duhet ti pastrojne (spiunet-agjentet).

  26. anticensurë says:

    përshëndetje mero!
    gjithnjë në rrugën e “demaskimit”të qeverisë familiare,ose të para mbretërorre të berishajve!
    ben duka të jep një përgjigje!
    Sepse një aksiomë,

    dhe nga lopa dihet:

    E bardha njolloset,

    Po e zeza s’nxihet!

    çfarë kërkon më shumë se kaq o mero?saliun më shumë se të zi nuk mund ta bësh!kurse edi ramënatë udhëheqës,i thënçin,ti po e lë të “bardhë”pavarsisht se dështimet e tija të pa fundëme kanë filluar ti japin ngjyrë dhe tek më i padituri në mes të shqiptarëve!tek unë po i afrohet ngjyrës së berishës,sa për dijeni!
    vargjet e mëpshtëme të ben dukës thonë shumë!shumë më tepër se mund të shkruaj unë o mero!

    Kohë për Ulërimë, jo për Dashuri

    Dhunë edhe urrejtje,
    Fal kjo qeveri,
    E parti e Ramës,
    Ofron… dashuri?!

    ….Unë ty Edvin Rama,
    Të tregoj me gisht,
    Se nuk je në krye,
    Po fare në bisht!

    ….Dhe gurët e rrugës,
    Ky pushtet ka lodhur,
    Ti sillesh sikur,
    Asgjë s’na ka ndodhur!

    përse o mero nuk fillon dhe ti të flasësh në gjuhën tënde për këto ndodhi,për këto tradhëti që po na serviren si “kurs i ri politik” si”politikë europiane” si “politikë e moderuar”ku në të vërtetë fjala politikë duhet të zëvëndësohet me TRADHËTI!
    po tradhëtohet aspirata e shqiptarëve për demokraci!
    po tradhëtohen interesat e momentit dhe të së ardhmes së shqipërisë,plerat dhe regjistrimi!
    po mbështetet diktatura berishjane duke sabotuar lëvizjen popullore!
    përse o mero nuk i nxjerr në shesh këto fakte që po na nxjerrin sytë neve njerëzve të thjeshtë!imagjino një gazetari investigativ-analist si ty!
    përse o mero?
    ku është PAVARËSIA TËNDE???
    MAJTAS APO DJATHTAS?
    APO NDËRKOMBËTARE!??
    amerikanët e kanë futur në karantenë berishën,por në të njëjtën kohë e quajnë burrë shteti!në të njëjtën kohë shkojnë në mitingjet e tij dhe mashtojnë leshkot e opozitës për të hyrë në zgjedhje të “garantuara”!kuptohet votim të garrantuar e rezultate të pa garantuara!
    e kështu me radhë ti di më shumë se unë!
    karantinën saliu po e bën në shqipëri,në kurizin tonë!nuk e bën në amerikë o në guantanamo!po ta bënte atje nuk kish asnjë problem për ne!ta mbajnë sa të duan,por këtu ai është duke u forcuar gjithnjë e më tepër!fuqia e tij ekonomike po shtohet,mercenarët po shtohen!sa më shumë kohë të kalojë aq më vështirë është që të lëvizë vëndi!ju keni filluar pregatitjen për “zgjedhejet e 2013ës”që në fakt ju e dini se nuk do të mund të quhen zgjedhje por do të quhen shpalljet e ’13ës!saliu do të vetzgjidhet prapë!bëni çtë doni,flisni çtë doni,zëbrisni ufo nga qeli sa të doni!realitetin e ka shkruar sali çmëndina!
    e vetmja rrugë është forca!ai nuk mund të kuptojë asgjëtjetër përveç asaj që ai njeh!njohuritë e tij nuk shkojnë më tepër se forca!prandaj kupton vetëm atë dhe mnd të largohet vetëm me të!
    po e mbyll o mero me shpresën se do të fillosh ta vësh gishtin në plagë dhe jo të vazhdosh me lojëra të stërholluara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje