Dekurajimi i atyre që tregojnë me gisht nga krimi

23 Shtator 2011, 22:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata e Lartë i hapi dje rrugë përfundimisht mbylljes së procesit ndaj ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Kundërshtimi i kërkesës së prokurorisë për tre ekspertët diletantë të caktuar për të bërë alibinë e pafajësisë, si dhe kërkesa për të administruar aparatin e përgjimit dhe kompjuterin, janë gjeste të hapura që shprehin qëndrim armiqësor ndaj hetimit profesional të prokurorisë, e cila përdori në këtë rast ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe si dhe ekspertoi aparatin e regjistrimit dhe kompjuterin ku janë bërë regjistrimet. Sjellja e Gjykatës së Lartë ndaj hetimit është qartazi tendencioze dhe reflekton gatishmërinë për ta mbyllur procesin dhe për të futur në spiralen e ndëshkimit gjithkënd që do të guxojë të denoncojë më tej në këtë vend. Kjo praktikë, pra injorimi i hetimeve dhe dekurajimi i denoncimeve, po kthehet në një praktikë pune normale në gjykatat shqiptare. Gjithnjë e më shumë në vendimet e tyre po zënë vend vendime që janë në anën e agresorëve apo të inkriminuarve, por sidomos bëhet kujdes që të jenë kundër denoncuesve. Në rastin konkret Gjykata e Lartë më shumë po harxhon kohë të shantazhojë Dritan Priftin se sa të gjykojë mbi një tmerr që e kanë parë me zë dhe figurë gjithë shqiptarët. Spekulimi me autenticitetin e videos është shtazarak. Edhe sikur atë video tani ta hedhësh në koshin e plehrave dhe të bashkosh në një video të vetme gjithë sqarimet që Ilir Meta ka dhënë këto 9 muaj për atë regjistrim, nxjerr dhjetëra gjëra më shumë për gjykim se sa nga vetë ajo video. Ilir Meta ka pranuar që ka qenë në zyrë të Dritan Priftit, pranon bisedën me të, pranon bllokun, bile e shpjegon pse e mban, se e ka amanet nga kryeministri Simitis, pranon bisedat për hidrocentrale, të punësuarit pa diplomë, tenderat e Albpetrolit etj. Edhe të vetmin alarm që pati Sali Berisha për një shkurtim 22 sekonda të videos, që është bërë për mungesë interesi nga Fiks Fare, po ta lësh të plotë në fakt të çon tek Familja e Sali Berishës, pasi konkurrenti i atij Agimit që Ilir Meta thoshte do të na japë 700 mijë euro, është në të vërtetë një biznesmen i Familjes Berisha. Kjo shpjegon dhe tërbimin e tij ndaj atij që ai e quante keqkuptim nga shkurtimi i videos, por që në fakt paska qenë goditje në ballë pikërisht për Berishën. Pra, thelbi i gjithë kësaj historie është se videoja nuk ka më rëndësi edhe pse është një argument i fortë në duart e gjykatës për ta dënuar atë për kapje shteti. Por fakti që gjykata po përpilon pyetje retorike rreth videos, të cilat duhet t’i lehtësojnë asaj një vendim që mbyll çështjen, na e bën të qartë fundin e këtij procesi.

Por siç theksova, më shumë se mbylljen e procesit, Gjykata ka marrë përsipër të terrorizojë dhe dekurajojë njerëzit që denoncojnë. Përpjekjet e saj janë përqendruar tani të mbajë nën tension Dritan Priftin si denoncues dhe të merret me infrastrukturën e përgjimit të tij. Si për koincidencë po dje kam pasur një gjyq në Gjykatën e Tiranës ku biznesmeni i Familjes, Rezart Taçi, më ka paditur përse e kam denoncuar si dhunues fizik dhe si një biznesmen i mbështetur në kurriz të tjerëve nga Familja në pushtet. Ideja është që në këtë vend, pasi të vjedh dikush, duhet dënuar denoncuesi; pasi të qëllon dikush për shkak të profesionit, duhet dënuar i dhunuari, që herë tjetër mos të denoncojë njeri; pasi vriten demonstrues, duhet të dënohen organizatorët e protestës dhe jo vrasësit e 21 Janarit; pasi bëhen greva urie duhen dekurajuar punëtorët dhe jo ata që po çojnë në mjerim një qytet që mund të hante sot me lugë floriri, por që po u shuhen njerëzit nga infarkti prej stresit se nuk kanë çfarë tu çojnë fëmijëve në mbrëmje.

Institucioni që ka hyrë kokë e këmbë në këtë lojë kriminale është Gjykata e Lartë. Ajo po hyn në këtë spirale të turpshme mosndëshkimi të krimit, kundër çdo lloj interesi kombëtar, kundër çdo lloj politike parimore për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, kundër çdo lloj prioriteti tonë kombëtar për tu bërë një vend evropian. Ajo po sillet si një celulë që inkurajon krimin dhe shpërblehet prej pushtetit për këtë sjellje. Mesazhi që ajo ka dhënë me gjyqin ndaj Lulëzim Bashës, Fatmir Mediut dhe tashmë ndaj Ilir Metës, është mesazhi më dekurajues për çdo qytetar shqiptar për të pasur shpresë se padrejtësia një ditë do të dënohet. As kur vret 26 vetë, as kur pushkaton katër vetë, as kur flet për dhjetë minuta për 10 milionë euro, as kur vjedh mbi 200 milionë euro nuk dënohesh nëse je me pushtetin. Nëse je kundër tij, mund të dënohesh edhe pse je ankuar në gjykatë se një bandit i pushtetit të ka dhunuar.

 

42 komente në “Dekurajimi i atyre që tregojnë me gisht nga krimi”

  1. tourkofagos says:

    bravo zoti Baze,por jam kurioz se; si nuk lodhesh duke berrtitur per te VERTETEN!!!
    Zoti te dhente kurajo,,,,

    1. Vlora says:

      me nje gje habitem ! kjo gjykate e larte e paprakshme eshte ????

      1. zjarri says:

        O Vlonjat ku jeni!?…Ishen ata Vlonjat dhe Laber qe shkrojten nje epope ne vrigjet e Vlores me 1920. Ishin at qe i hodhen disa here ordhite e Mussulinit me 1939. Ishin ata qe u-dhane dermen okupatorve fashiste dhe naziste nga viti 1941 e gjer ne vitin 1944…C’prisni nje grupe plirash (Saliu e Sabri Godo) talle bythen me “Labet dhe Vlonjatet” ne 97-ten nenat labe shamite e ZEZA, Sot ne mezin e DITES ne bulevarte vret djalin e ri, CPRISNI KINI FRIKE NGA (sali fazllici) Avni Rustem i mori dite e nate, ne mezin e parizit me kobure lavi halen (esat pasha toptani)…

    2. Grigor says:

      Po z. Baze nuk po ja ze ne goje muslimanizmin qe nuk le pa e permendur, pasi z. Baze eshte musliman? Kur do kuptosh qe njerezit nuk gjykohen nga besimi qe kane, nga rraca, kombesia, bindjet partiake por gjykohen nga ato qe bejne?

      1. tourkofagos says:

        Ore ti Girrigorri,asnjehere nuk kam shprehur totalisht qe [100%] myslimanet shqipfoles jane injorante apo te keqije,,,,do te ishte absurde,por jam fanatik i mendimit,se myslimanizmi dhe injorancia jane dy te pandara,kjo duket edhe ne gjendjen e mjere te shqiptareve,madje eshte nje arme ne duart e islamisteve te PD,per te shtypur shqiptaret.Edhe ne kohen e Rilindesave ,figura te shquara,edhe pse myslimane,dhane kontribut ne historine shqiptare.Per fat te keq,jane me kokrra,shume pake.Nuk ka dyshim qe dhe sot ne Shqiperi,gazetar[z.Baze] e shume te tjere meritojne respektin tone,por edhe keta jane te shtypur si gjithe te tjeret,nga islamistet e PD.Ne luftojme te keqijat,se te mirat i kemi ne xhep,,,,,ok,Girrigorri!!!!

  2. Saimir says:

    BRAVO MERO. CDO FJALE TJETER VETEM E PRISH KUPTIMIN E TE TERES. MJER POPULLI DHE VENDI

  3. çami says:

    Alkapone ishte unik ne Amerike , por ne Shqiperi jane super-bande politikanet e gjithe spektrit , keta aktapode po gllaberojne totalisht jo vetem pasurine e Shqiperise por dhe skllavin popull shqiptar .

  4. USA says:

    …aty koha ka mbetur ne kohen e Pellazgeve…

  5. BleriNa says:

    Bravo Mero. tamam nje gjykate qe ti heq shpresat perfundimisht. Po sa indiferent qe paskemi qene si popull!!! Turp e turp per ne. E meritojme!

  6. gello says:

    po per keta gjykates a ka vallë ndëshkim?

  7. jaho labi says:

    Jemi me ty..
    Dhe nuk jemi pak…..
    Eshte e gjith Shqiperia qe po vuan dhe kullon gjak…

    Beja me dije dhe atij te tredhurit te opozites qe shkoi dhe u fut ne parlament, veprim me ane te te cilit po nxit gjykatat, horrat, laviret, barbaro qeqenet e cdo lloj llumi tjeter ne kete vend se … nuk do te kene kurr ndershkim per ta….

    Per fat te keq eshte bere pale ne kete rreshqitje me kokposht e bythazvarr te vendit ne gropen e zeze te krijuar nga kjo klase e ndyre politike…………………

    1. cicolino says:

      Jo Jaho Labi, jo! Nuk mendoj ashtu! Do kete ndeshkim per gjithe bemat e ketyre rrugaçeve politike apo jo, kjo mbetet per t’u pare kur Edi te mandatohet si kryetar qeverie. Tani per tani ai eshte veçse kryetar opozite, e cila ne çdo vend te botes eshte ne perkrahje te popullit te vet per çdo nisme apo proteste antiqeveritare qe vet populli ndermerr. Po ketu tek ne Jaho vellai, ne te gjithe bejme bla-bla neper blogje dhe forume, por kur vjen puna per t’u perballur me rregjimin, duam qe kete peshe ta mbaje Edi vete, personalisht!!! E pamundur! Pushteti eshte atribut I sovranit Popull. Ai (pra, pushteti) thjesht delegohet nga ai qe e ka, (pra, Populli), tek perfaqesuesit e vet (pra, Lideret). Ne si popull, jemi mesuar qe t’i kapim geshtenjat e nxehta me duart e te tjereve!!!

  8. volejbollistja says:

    Te lumte o trim, se dhe me flori nuk blehesh.

  9. niko] says:

    Je nje gazetar i mahnitshem.

  10. gim tironci says:

    Mero Baze for President.

  11. Enerti Begaj(Labi Vlore) says:

    Faleminderit per shkrimin si perhere te mire,te kuptueshem dhe si perhere te mrekullueshem Mero.
    Ky eshte nje talent tjeter i juaji.Shkrim i paster,i qarte dhe qe shkon direkt e ne zemer te problemit.
    Edhe njehere tjeter faleminderit.
    Kur doli per here te pare videoja e Ilir Metes u gezova pa mase per 3 arsye.
    1)U gezova sepse me ne fund ky matrapaz,hajdut,kriminel,batakci,trafikant,amoral dhe injorant doli ne shesh si mbreti lakuriq.Por mbi te gjitha u gezova kur kryeministri jone qesharak,bizantin dhe gjakatar corri edhe masken e tij te fundit.Masken e njeriut te pa implikuar me kesisoj njerezish.Saliu gjithmone buciste si njeri qe ka njemije e nje te keqija,por qe hajdut dhe shok e bashkepunetor hajdutesh nuk ishte.Ky ishte dhe kali i betejes se ardhjes se tij ne pushtet ne vitin 2005.
    Mbrojtja e tij qesharake ne media ndaj Ilir Metes ishte nje cope e mozaikut te munguar per tu hapur edhe me mire syte Shqipetareve.
    2)U gezova sepse besova,se Ilir Meta,edhe pse Saliu e mbrojti publikisht ne ditet me te veshtira te degjenerimit te tij mbarekombetar dhe nderkombetar do te shkonte ne burg.
    Mendova se mbas e mbrojti,Saliu do ta linte ne balte duke e cuar drejt burgut,si ben gjithnje doktori qe ne fillim te mbron,e me mbrapa te denigron ose te le ne balte.Po vertetohet se ky opsion nuk po vertetohet,e se Ilir Meta u mbrojt deri ne fund nga Doktori,sepse ka ne dore fatin e pushtetit te tij
    E si e dime te gjithe doktori dhe vajzen e tij e ben prostitute nqs dikush i garanton pushtetin.
    3)U gezova sepse mendova edhe opsionin qe Meta nuk do te burgoset,porsa doli videoja.
    Edhe ne kete rast mendova me veteveten,perseri dalim te fituar,sepse cjerrim masken e sistemit gjyqesor qe eshte teresisht i kapur nga pushteti,qe aq shume e trumbeton Saliu tek nderkombetaret kur bertet e thote.”Ligji,ligji,ligji dhe vetem ligji do zbatohet ne Shqiperi”.Ose kur bertet i eksituar.
    Kushtetuta,kushtetuta dhe vetem kushtetuta.
    Shqipetaret e kane ditur qe ne Shqiperi ligji dhe gjykatat funksionojne sipas urdhrave te Maliqit(Saliu).
    Por ky i fundit nuk pranonte,sepse ne fund te fundit nuk kishim asnje deshmi per popullin bageti se gjykata varet nga pushteti.E kam fjalen qe te vertetohej ne ndonje proces ku te duket hapur e kuptueshem edhe per nje femije se eshte i fajshem.
    Me rastin e Gerdecit,nuk pranonte akuza,sepse dilte ne televizione e bertiste se, nuk ka prova dhe jane shpifje te opozites apo te Mero Bazes se gjoja djali i tij ishte i implikuar ne ate fabrike famekeqe demontimi.As qe i dridhej qerpiku kur pohonte dicka te tille.Dhe me besoni,ka shume Shqipetare qe e kane besuar Saliun dhe mua personalisht me pohonin se:Nuk ka nevoje djali Saliut te demontoje arme se leket i ka bere baba me thas.Genjejne gazetat me qellim qe ta degjenerojne.E se nuk eshte e hijshme te shkosh deri tek akuza per pjestare te familjes.
    Me rastin e Bashes per 200 millione eurot e zhdukura sikur te ishin gjethe fiku,Doktori dhe shpurra e tij nuk pranonin asnje akuze,sepse faktet ishin te shkruara ne shkresa zyrtare dhe Shqipetaret perseri(nje pjese e tyre)ngrinin shpatullat.E ku e dime ne.Kush i ka pare e vertetuar qe kane vjedhur.
    Demokratet(tellallet e Saliut) thoshin:Jane akuza te se majtes me qellim degjenerimin e Bashes dhe te Saliut nga xhelozia e arritjeve te kesaj qeverie qe ndertoi rrugen e kombit.Jane sulme xhelozie.
    Edhe kur doktori sulmonte prokurorine demokratet thoshin.
    Eshte bere me Edi Ramen prokurorja e pergjithshme,sepse Rama i ka premtuar se do ta rizgjedhi kryeprokurore kur te vij ne pushtet.Perseri hi syve per popullin e djathte.
    Por me rastin e Metes u ngeci ky mekanizem i hedhjes hi syve qytetareve te ndershem te djathte.
    Ose si i thote populli,u ngeci sharra ne gozhde,sepse ketu eshte veshtire te manipulosh mendjet e njerezve,kur nje gje eshte e rregjistruar me ze e me figure.
    Jo me kot Rama e perserit gjithmone kur pohon.U pa me ze e me figure.
    Mosdenimi i Metes do te rrezoje gjithe keshtjellen prej letre te ketij pushteti.
    Mos denimi i Metes do te shenderrohet ne nje grope thithese apo boomerang per pushtetin diktatorialomafioz te instaluar ne Shqiperi nepermjet kapjes se gjykateve.
    Mosdenimi i Metes do te thote se edhe rastet e djalit te Saliut,te Gerdecit apo implikimet e Shkelzenit,e te Lulit ne rrugen e kombit behen automatikisht te besueshme si te verteta per opinionin publik dhe sidomos per nderkombetaret qe pohojne se,ne Shqiperi ka demokraci funksionale.
    E kunderta do te ndodhte nqs Meta do te denohej.Denimi i Metes do e forconte pushtetin e Saliut.
    Denimi i tij do i hapte rruge vjedhjeve te tjera edhe me te renda me moton:
    Kur dikush vjedh ne kete vend,ai denohet.Kur dikush ka faj ne fund te fundit Sala e denon,sepse ai eshte burre i ndershem prej malesie.
    Ne rastin e Lulit Sala e mbrojti se skishte faj i shkreti,kurse Ilirin ne fillim e mbrojti,sepse ashtu i kishin thene,qe kaseta eshte e montuar,por kur u denua,doli e tha,une e dija te montuar kaseten,por ajo qenka e vertete dhe e dergova ne burg.
    E mos mendoni ju se deputetet e LSI-se po te denohej Iliri do te rrezonin qeverine.
    Ne asnje menyre,se Saliu do i bente ta benin ne breke,e do i bente demokrate te flakte qe urrenin e shanin hajdutin Ilir Meta.
    Pra,e dhimbshme por e vertete sipas opinionit tim,moshkuarja e Metes ne burg,ben me shume pune sesa burgosja e tij.
    Ne fund te fundit mjafton nje detaj i ri,per rihapjen e dosjes ne prokurori edhe mbas 5 vjetesh dhe denimi lehtesisht i tij kur ne Shqiperi te kemi gjykata te denja per kete emer.
    Pershendetje te gjitheve dhe rrofte Shqiperia.Populli Shqipetar do reagoje,thjesht duhet pak durim.
    Demokracia eshte nje proces i dhimbshem per te u ndertuar.
    Une jam optimist,shpresoj edhe shume vellezer te tjere anembane Shqiperise e mos te jem vetem.
    Force dhe kurajo.Nuk eshte e lehte dhe imediate te ndertosh koshjence civile dhe demokratike nje populli qe gjithmone ka qene i shtypur e qe asnjehere qeveria nuk ka patur frike prej tij,por qe ka patur gjithmone frike nga qeveria.
    Keto jane episode pozitive per shkundjen morale dhe zgjimin nga gjumi te nje populli si i joni.

  12. hysni dajaku says:

    Hanko Halla(ne demokraci)

    Halla ka marr mashen .urat po I shkrep
    Trungu I ullirit,digjet me gazep
    Reth e rrotull zjarrit,nunuris njeriu
    Si gjithkush te tijat,plaku dhe I riu
    Erdhi kohe e keqe koha e flamosur
    Na u prish dynjaja ,bota eshte marrosur
    Ku shkuan partizanet,qe sollen lirine
    Pse e katandisen kaq keq shqiperin
    Ku jan komunistat qe ngriten fabrika
    Pse u ben pula,u struken nga frika
    Ku jan ato zemra,qe bene hatan
    Vec ne 20 vite ndryshuan vatan
    Ndertuan uzina,ben hidrocentrale
    I qendesien fushat me grure e kanale
    Humbi ideali.puna ndershmeria
    Tani per nje dite ndryshoi shqiperia
    Mir per ne te vjetrit,s’mbeti fjale e vend
    Po brezi ri c’pati qe u prish nga mend
    Tani vjen hajduti me flori ne qaf
    Te merr cupen nuse,te le si pilaf
    Me I poshtri lagjes,eshte biznesmen
    Burrit me te ndershem,I thone legen
    Pulaxhiu I djeshem,eshte I persekutuar
    Te shtyp me kembe ,ndaj duhet nderuar
    Harbuti eshte VIP,Maskarai ,figure
    Ah ,vetem kjo dite,mos te vinte kurre
    Tani opozita na behet pushtet
    E pushteti iken ,duke bere tatpiet
    Cu ben demokratet,qe conin shkendija
    I griu korrupsioni dhe fuqi e tija
    Gjysma me dashnore,gjysma ndan grate
    U ben hajdute,mal I vune parate
    Humbi opozita,me burra azgane
    Tani vec pushteti shine ane e mbane
    ku vajti Fatosi,burri me I mire
    nuk e mbajti Benca.lidhur me zinxhirre
    cben Ilir Meta,trimi I Skaraparit
    mbas bythes Saliut,si tope kandarit
    ku eshte Neritani me flokun debore
    kur peshurr Saliu ,shkon jam ban me dore
    ku shkoi Imami,te bluante me dhembe,
    tani me proteza vetem leh si qen
    Kacua I Corrushit,dy pellembe mbi toke
    Truri I tij gjall ,peshonte dy oke
    Ku jan analistet,ku jan gazetaret
    Gjith mbas pushtetit,ne rresht si ushtaret
    Po personalitetet,po intelektualet
    Lere mos I pyet,I mbyten kusaret
    Ku shkoi demokracia,simbol I fjales lire
    Njezet veta vjedhin,populli thote, bejne mire
    Nga mbiu kjo fare,qe ska frike nga shteti
    Qe nga pas si delet,u vete mileti
    Ku ishin me pare. k’ta trima me flete
    Para tyre ligji, dridhet si duan vete
    Thashethemexhiu eshte I pari vendit
    Grine para ekranit,grine para kuvendit
    Po ku humbi fjala e dhene si burri
    Mbreteron genjeshtra ,perpara na vuri
    Po ku vajti cipa e kuqe ne faqe
    Tani vec po shpife,jeton ne paqe
    Po ku shkuan burrat,me fjalen flori
    Tani Kryeplaku eshte nje cilimi
    C’fare behet me ne,c’eshte ky fat I zi
    Ti flet me drejte .s’te beson njeri
    Mashtrusi hiqet burr,I thon edhe doc
    Te shjane nga nena ,kur ze e flet troc
    Kurvari te vin ,e te ze qoshen
    E mendje te jep,e shpine ta shkerdhen
    Iken sekretaret e partise meme
    Na mbine te rinj,ska me qen bir qen
    per nje privilegj,ta bejne qederin,
    O do japesh leke o do japesh nderin
    I mbushen burgjet,dingas me qyqare
    Drejtojne,qeverrisin ,hajdute e kurvare
    Po tani burrat ,sjane zoter ne shtepi,
    Se presin nga grate te ven pasuri
    Iku brigadieri qe bridhte si hamshor
    Tani burri gruan nxjerr ne semafor
    Si u prish kjo rrace,qe mburrej me nderin
    Tani per 5 leke,kalojme ylberin
    Ku humbi frika nga ligji Enverit
    Te fut tjetri plumbin,te con mbrapa diellit
    Ku humbi respekti,dashuria fshace
    Tani zen prej gryke,e bam me kopace
    Po nga dolen vall, gjith keta shejtan
    Qe nuk paska ligj e shtet qe I mban
    Mire ne shqiperi ,se themi s’ka shtet
    Po keta Europen ,kethyen me kembe perpiet
    Flet halla me vete,fjalet si tespije
    Mavri qenka sot,sterr ishte dhe dije
    Nuk gjetem derman ne kete dreq vend
    Ke denim te mencur,na doli pa mend
    Per ate qe thonim,mart nga ditet tona
    Na la fukarenj,vetem me tallona
    Shejtan demokrati,nder nuk na la
    Vodhi leke e vota,na dha arme ne krah
    Tjetri behej tap,s,ngopej me raki
    Tallej me pushtetin si nje cilimi
    Qenkemi vertet ,si prag prej fiku
    100 sy te kesh s’dallon kush eshte miku
    Dje na fliste njeri,te tjeret degjonin
    Dhe po se kish mire,prap e aprovonin
    Sot flasin te gjithe.njeri ulerine
    Nuk e dallon dot,ujkun nga Saline
    Vjen Hanko Xhixhija,te gjerbi kafen
    filxhanet ne dore,nen sqetull xhezven
    po cben moj moter,se me thave syte
    po llafos me vete je bere si e dyte
    eh moj moter xhani,mendja ku s’me shkon
    s’le gje pa menduar,dite e nate punon
    po rri moj lumadhe.se je pleqeri
    si ty edhe mua,s’na degjon njeri
    le te ngrysim ditet qe na kan mbetur
    kur te na kujtojne,ne do jemi tretur
    I degjove lajmet,u be skanadal prap
    Iku Doris Paku nga mbledhja me vrap
    Si futen nje hu,te mbaje bythen me dore
    Ne kemi 20 vjet,ajo s’duroi dy ore
    Po ketu ka ngelur.kush nuk iken dot,
    E kush me Saliun ,nuk behet dot shoke
    Na vjen Dorisi me surrat si plisi
    E thar, kembe e koke,si kercu prej lisi
    Nje here ne 6 muja,vin e mburr Salin
    Si kur se dime ,kush na dhjeu shtepine
    Kaq truthare jane ,gjith keta europiane
    Vertet se kuptojne , po na marrin xhane
    Ketu po vidhet vendi,diten ashiqare
    Nuk e marrin vesh!,ne po shkallojme fare
    Po rri moj moter, mendjen mos e vri
    Se njelloj do jet,kushdo qe te vi
    Kur s’ngjallet ai,qe te kallte daten
    Lere mos e nga ,ka mar ferra uraten
    Jo ai te vi,po NATO me topa.
    Ketu dhe I vdekuri,nxjerr doren nga gropa
    Moj po ai s’vjen,se te vinte dot
    Dhe vrima e semes keta si nxe sot
    Moj po une mbaj mend qe nga kohe e pare
    Vidhnin nje ,dy veta,ne gjith fshatin mbare
    Kaq njerez bashk,bere per te vjedhur
    Kjo tregon moj xhane se ketu kan pjerdhur
    Ketu ka mbaruar,o moj halle xhani
    Pa shiko nje here ca tregon filxhani
    Vetem rruge shikon,hapur ne cdo ane
    Dhe fundi filxhanit,nuk tregon dogane
    Shikoje vetem njerez,qe ikin matan
    Ca kerkojne femijet,ca nene e baban
    Ketu fest e madhe kush eshte ne pushtet
    Gezojne e shqyen e hidhen perpiet
    Te lesh vendin tend,edhe te gezosh
    Kjo tregon moj xhane,e ke koken bosh
    Kosherja jone bosh ,ka qene nga hera
    Po neve dhe shpirtin, na e ka marr era
    U themi femijeve ikni mos u ktheni
    Se kete dreq vend ,nuk e ha as qeni
    Per te gjith ky vend,nuk u be nje here
    As kur ishte Zogu,as Shoku Enver
    Edhe kur mendonim, se jetonim mire
    Na mbiu trahanaja,buka me shellire
    Ama shpirti plot,me gaz e deshire
    Gjithmon mendonim,neser eshte me mire
    Po tani moj moter ,per te ngren ka plot
    Po shpirtin e zemren nuk e mbushim dot
    Ca mbushin kuleten,po shpirti zeher
    Prap nuk gezojne ,nuk qeshin nje here
    Dje buka me vaje,e dy kokrra kripe
    Qeshje e gezoje, beje si garip
    Sot me makine ,xhepi para plot
    Dashnoret si kenaq,gruan se mban dot
    Ai qe deri dje ,mezi fshinte qurret
    Tani kapardiset ,te shet mend e mburret
    I biri filankes,tani benka tender
    Ndaj nderron kostumet,e vishet si dhenderr
    I biri fistekut, benka korrupsion
    Ndaj ka pasuri e fjala I shkon
    Djali qerrexhiut,eshte bere drejtor
    I jati kish dy qe,ky dyqind puntore
    Paraja para,makina makine
    Ka dhe sekretaren ,porsi trendeline
    Kryeteret e bashkise,bejne nga dy mandate
    Pastaj kur degjone po ngrejne pallate
    I biri Xhemiles,eshte drogaxhi
    Ndaj po ngre vilen ,ka ven pasuni
    Djali Myzaferit vjedh vila ne Greqi
    Po ketu kur vjen, sillet si zoteri
    Ka nusen te mire,te larten ka mbaruar
    Po dhe ai zanatin, e ka te qeruar
    Inat ta kesh ,hakun mos ja ha
    Se ne fund te fundit,me gjak ben para
    Edhe per Nexhon,qe vija doren ne zjarr
    Me duket eshte prishur,thone eshte kurvar
    Eh moj korbe ,u prish dynjalleku
    Humbi burreria,u zhduk baballeku
    Tani te ulesh ,ti zesh nji nga nji
    Te kerkosh te ndershem,nuk gjen dot njeri
    Ather zinim be,per koken e Agait
    I thonim djalit.te mi ngjash babait
    Edhe po nuk kishim ndonej burr te ndjer,
    I thonim te be behesh, si shoku Enver
    Po tani moj moter,shembull ke te marr
    Gjysma jan hajdut,gjysma jan kurvar
    Ashtu eshte moj moter,erdhi kohe e keqe
    Bej sikur s’kupton ,thuaj lepe peqe
    Si po i shtyme ditet,nje zot e merr vesh
    Shkoi jeta per shal,po ikim per lesh
    Behari me dasma,s’di se ku te vesh
    Dimrit vdesin pleqte,radhen mos ta kesh
    Gjysem viti kenge,ha pi e kerce
    Pastaj ne varreza,hidh nga dy grusht dhe
    Ne kush do na qaj,se s’kemi njeri
    Gjysma ne Greqi,gjysma ne Itali
    Keta vine martohen,e ikin me vrap
    Neve si kercunje, ketu na lene prap
    Do na varros lagja,do na qajne komshinjte,
    Do na humbas varri, porsi harixhinjte
    I doja ketu tani qe jam gjall
    Po pastaj po vdiqa ,flaka le ti dale
    Rri mos ma kujto se shpirtin ma plas
    Po ma largon fare,dhe ate cike gaz
    Ja ku po ta them dheu s’do me tres
    Po s’me erdhi djali,ne varr te me qes
    Ben vaki nuk vjen,se se le pronari
    Keta shkojne mbas lekut,si koqe kandari
    Eshte portokalle e gjith kjo dynja
    Si po heqim ne ,do heqin dhe ata
    Kujtojne se pasuria ,na beka gjithcka
    Po kot nuk thone ,s’ben nene e baba
    Nuk gjendet e drejta ,ne kete dynja
    Te mpihen dhembet,e kur s’ke ca ha
    Shiko Nazimen,djalin me nusen ka
    Dite per dite zihen ,sherr e shamata
    Neve qe si kemi ,themi kur do vine
    Keta qe I kan ,jeten po u nxine
    Moj po le te vine,e druri te kercas
    Se dhe kjo vetmia,shprtin po na plas
    Me mire te zjeje,sherri e gjullurdia
    Se sa si qyqe ,te na haje vetmija
    E sa per ate pune, mangut nuk jemi
    Ndize telvizorin, se aty I kemi
    Kemi shtepin e madhe qe zjen e valon
    Ti kerkonke sherr ,ne kasollen tone
    Pak kemi Salin ,qe na del per nate
    Qe shan edhe shpif me keq nga grat
    Ti numeron ai,nji edhe nga nji
    Me keq nga djali,e nusja ne shpi
    Une ,nga njeher them ,mire qe s’jan ketu
    Se dite per dite,do kish sherr e dru
    Moj kjo pune u pa,qe lumi na mori,
    Po kush heq Salin nga televizori
    Enverit I mbanim,portretin e shkrete
    Po zen ja degjonim,nje here ne 5 vjet
    Po ky na eshte bere posi burr I nenes
    Kur ti qepet goja ,te vjej ne te semes
    U ben 20 vjet,na beri me hije
    Ndaj ndonje here them,ishim me mire dije
    Po ky moj moter eshte fare gomar
    Ky hallet e shpise ,ti nxjerr ne Pazar
    Moj po edhe Serbi, te na kish pushtuar,
    Si ky palaco ,s’do na kish trazuar
    Ky ne sherr na hodhi,nga vendi na ndoqi
    Njerzit te gjall me barot I poqi
    Thot u fus ne NATO,u coje ne Europe
    Po ketu brenda, nuk po rrojme dot
    Moj po ky ne krye,me gjith lukunine
    E rropen e vodhen, gjith shqiperine
    Burr me te poshter,s’me kan zene syt
    Zor se ky truall.do nxjerri te dyte
    Te mbrosh hajdutet,qe po vjedhin shtetin
    E dite per dite te genjesh miletin
    Kjo si ka bere vaki ,me pare shqiperise
    Edhe kur sundonin, Sulltanet e Turqise
    Po ky paska qene ,burre I pa fytyre
    Kush vjedh me shume e ngre ne detyre
    Lere moj xhane ,nuk kan fat shqiptaret,
    Jan qeverrisur vetem nga gomaret
    Moj! luftuan njerzit,u vran me Gjerman
    E nga nje kile mish,per 5 maj u dhan
    Ata qe shpetuan ,e moren shqiperin
    Na conin ne Moske,na shpinin ne Kine
    Tani c’te te them,aman moj e uruar
    Na dolen ca te tjere,qenkan persekutuar
    Kemi njezet vjet,jepu, prona e para
    Paskan qene shume ,s’mbarohen dhe keta
    Dyzet vjet komunistet,nuk i ngopem dot
    U keputem ne mes,sa vajtem dem kot
    Tani prape vazhdon,e njejta histori
    Shumica hiqet zvarre,ca bejne pasuri
    Qenka pike e zeze,me ket popullin tone
    Me shume prokopi ,benka kush s’punon
    Ketu po te vjedhesh,te bejne permendore
    Pyet burri burrin,he ke zen dashnore
    I vetmi qe s’vodhi ,ish shoku Enver
    Dhe bustin ja shkulen,e si lan me nder
    Po lere firaunin,atij mire ja ben
    Se na shkerdheu ,me baba e nene
    Ashtu si puna jote ,e shava dhe une
    Po tani se di,pse me dhimbset shume
    Je pleqeri moj korbe,mendja po te le
    Po ai shejtan ,s’kish te mire asgje
    Mos me ofendo e kam mendjen top
    Si ti me luge boshe ,une s’ngopem kot
    Moj ai te ligat ,I mori me vete
    Edhe ne na la, me halle e derte
    Po beri te mira ,qe si mohojme dot
    Qe keta palacot,nuk po I bejne sot
    Nuk e di moj moter,po ai fukarallek
    Ishte me I dashur,se sa ky bollek
    Era e fasules ndizte fshatin mbare
    Trahana e mengjezit,spaguhej me are
    Nje ,bremje vallzimi,bente koperativa
    Grat mbas brigadierit.mblidheshin si miza
    Dy topa hasyde ,te haje ather
    Te dukej vetja si shoku Enver
    Te haje nje here mire.gjithmon e kujtoje
    Kaposhin e vitit ri,se shqisje prej goje
    Zogj ne sac ,dit per dit ha sot
    Shijen e asaj kohe ,prape se arrin dot
    Moj moter xhani.te ka marr koka ere
    Lere ate kohe su ngopem nje here
    Po ja te erdhi dita,ha !ngopu tani
    Se dhe ti je fryre, je bere si fuci
    Moj po une jam fryre,e shfryem perseri
    Vetem ate kohe mos ma kujto ti
    Se marr vesh me ty.pse e ke zili
    Se te pyesesh njerzit,se do me njeri
    Me eshte peshtirur ky bollek,prej koti
    Ndaj rri e kujtoje si ishte qe moti
    Cdo gje e asaj kohe ,me duket e arrire
    Nga cdo gje e sotme, kam te peshtire
    Ishim te varfer,po kishim cilesi,
    Cdo gje qe behej ,te jepte kenaqesi
    Konjaku Skenderbeu,te bente skenderbe
    Jo si I shtrin burrat,sot ne mberdhe
    Rakia e rrushit,te ndizte si prush
    Jo si burri sot,hingellin si mushke
    Vertet pinin burrat.po flisnin me mend
    Jo si sot moj korbe ,vec lehin si qente
    Ather birre ,rrall gjeje ndonje here
    Kur e pije, thoje,rrofte! shokun Enver
    At’her,sa bente , nje vazo gogoxhare
    Qe kur e haje te ikte mendja fare
    Lekuren te thar,e kishim si eshke,
    Po zemren e madhe,te kuqe si pjeshke
    Tani jemi zbardhur,jemi zbukurar
    Po shprti katran e zemra sterruar
    Ather burri,punonte ne kanal
    Po vinte ne dark,me lopat te lare
    Me djerse, pa shplare,te dukej pasha
    Edhe fuqi kishte, te ngrinte ne krah
    Sot krekoset burri, e del ne Pazar
    Le leket ne bingo,pellet si gomar
    Edhe pse vishen,edhe pispillosen
    Trashur si dose,sa vin e qullosen
    Ne kategori te 3-te,ndeshej Ballshi Ri
    Dukej se kombetaria,po lozte ne Greqi
    Sot ven ne stadium,jo per te berrtitur
    Po te marrin vesh,kush ndeshjen ka shitur
    Me forcat e tua, kur merje nje 10-te
    Nga gezimi madh, hidheshe perpiet
    Si ne ate kohe ,qe mbanim tallona
    Sot njerzit nga xhepi,te nxjerrin diploma
    Ather nje asperine,ne 3 vjet pinim ne
    Sot me shume ka farmaci,se sa kafene
    Kafen kur e gjeje, e piqje ne shtepi
    Era e qebabit,ndihej ne Greqi
    Kjo sot moj moter,eshte si buke e thekur
    Te pish nje kabash,te vjen per te fjetur

    Moj Hanko xhani e ndjen lageshtin,
    po ky shejatn uje ,se nga po na vine!
    ah moj korbe u permbys dynjaja
    degjove Sali,te rente damllaja
    po lere Salin se nuk ka faj fare
    shiko te shpetojme.a ke komerdare
    po kush e ka fajin ,o hanko Xhixhi
    po ti moj Hallo,qe s’ke skaf ne shpi
    te rroje Jozefina me shokun Sali
    pa nje mendje kemi ,si une edhe ti

    1. gazi says:

      o hys,te paska ber mire llullaja,hahaha-pije nje teke per mua se mu tha gerrmazi,hahaha

  13. skela says:

    Z . MERO e ke kopsitur realitetin .
    Drejtesia ka vdekur po marrte me vete Saliun te parin e te tjeret me rradhe .
    Fundi i ketij gjyqi dihet . Votimet e fundit i kane vene vulen , por problemi eshte se ky Dritani s’ka pse e dorezon videon n.q.s. s’ka besim dhe me kryesorja eshte qe gjykates duhet t’i behet nje bojkot nuk ja vlen kjo eshte tallje dhe humbje kohe .
    Nje bojkot masiv con ne nje revolte dhe vetem per nje fakte te tille protestat nuk duhet te ndalen , ne te kundert lengimi mund te jete i gjate dhe nje stermundim .
    Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund .
    Respekte

  14. Zhuzhi says:

    E kujt prej jush tju pergjigjesh me pare per horat e familjes e me pas atyre te rrugeve qe kohet e fundit po dalin ca si shume si ato kerpudhat qe bien ere te qelbur qe mbysin kedo. Bravo Mero nuk je i vetem, shume mendojne si ju por skane cbejne. Ka ardhur koha e arbuterve rane malet e u ngriten halet

  15. Albion Kristo says:

    Po a dini o njerez se kush e drejton Gjykaten e Larte. Nje fare Shpresa Beqa qe nuk ka asnje merite pervecse te zbatoje urdherat e pushtetit. Ajo nuk eshte gje tjeter veçse nje bibe dhe Lenka Çuko e drejtesise shqiptare. Çdo njeri do te shkoje ne ferr dhe do te torturohet nga xhebraili ne Boten Tjeter naten e varrit, nese Xhebraili do e pyese se kush eshte kryetari i gjykates se larte ne Boten nga vjen i vdekuri. I sapo ardhuri ne boten e amshueme do pergjigjet: “Shpresa Beqa”. Nderkohe Xhebraili do i thoje:” Ne ferr e ke vendin genjeshtar i ndyre”.Po a ishte ajo Shprese qe Iliri i dergoj vajzen duke ja bere te gjitha punet ne Vjene dhe Shpresa tha se “vajza ime e ka meritue”.I dime meritat e Shpreses dhe vajzes saj, pasi Shpreses do i ngjaje se e vetmja gje e sigurte eshte se e Shpreses eshte. E megjithate kjo Lenka e Drejtesise ka marre 120 vota ne parlament, pra edhe votat e opozites. E kane vene per t’a perdorur.

  16. luis says:

    Bravo Mero,bravo Cicolino per komentin tend.E kam thene dhe sterthene,dhe po e perserise perseri se nuk mundet i vetem Edi Rama ti zhduke keto meskarenj qe po tallen hapur me kete popull.
    Kush eshte vertet opozitar dhe jo bythlepires apo indiferent,duhet sot o kurre te ngrihet e mos te prese me,te prkrahim fuqishem Ramen si te vetmen alternative per ta nxjerrrur kete vend nga ky batak cnjerezor qe eshte krijuar nga keta pushta.
    Edi Rames nuk i ka mbetur tjeter alternative per marrjen e pushtetit vec te prese diten kur do jene votimet,se me shpejt nuk ja bejme ne te mundur sepse ne llapim kot se nuk kemi aspak zemer dhe force,kete e kemi treguar dy vjet te stermundimshme te Edit per ta bere te mundur nje revolucion te vertet per te shembur kete diktature fashiste,tipike mafioze,dhe ku mbeshtetja jone ishte sa per sy e faqe,nje oreshe dhe shpejt per te ikur diku ne ndonje kafe.
    Politikani gjithmone ka shume alternativa,dhe gjithnje duke u mbeshtetur tek ai qe quhet popull.Po per cilin popull thoni,per ne shqiptaret qe nuk e kuptojme se deri ku mund te duroje nje njeri vuajtjet dhe poshterimin,jo ne jemi shume large asaj qe duhet,ne edhe ne votimet e fundit e treguam se e meritojme Saliun dhe te gjithe horrat qe jane me te.
    Akoma ky popull nuk eshte merzitur me kete pacavure pushtetit,akoma e hane nje kacidhe buke qe eshte e mjaftueshme per shume njerez,akoma nuk ua kane vjedhur mullarin e kashtes ne oborr shqiptarit,akoma nuk jane vrare e prere shume njerez nga ky pushtet,prandaj duhet pritur.
    Edi Rama tani ua njeh dhe zorret e barkut se sa u vlejne,prandaj nuk flet shume as nuk ben thirrje me por vetem perpiqet qe me ane te parlamentit dhe faktorit ndrkombetar te beje ndryshimet e duhura qe mund ta favorizojne qe te pakten votat mos ti vidhen.
    Per te gjitha sa thashe me siper me bejne te them nje te vertet te pamohueshme se zgjedhjet e vitit 2013 jane shume afer sepse kam frike se prape ky popull matuf do votoj Berishen.
    U pa ne zgjedhjet e 8 majit se edhe atje ku ishin bastionet e majta u fituan jo me numer te madh votash,ne nje kohe qe duhej te katandisnin Berishen ne nje dordolec duke mos votuar pothuajse fare per ate horr e maskara.

  17. nastradini says:

    Shiko o zoti Baze arrogancen e pushtetit kur thote pa pike turpi se Prokuroria do te fshehe oren-video te pergjimit prone e akuzuesit Dritan Prifti, publikuar sot ne gazeten e shpifur RD. Ne cilin vend te Botes sulmohet nga pushteti Prokuroria dhe i behet avokature krimineleve? Qe vjedhin popullin me shuma maramendease dhe pasi kapen me presh ne duar pusheti i mbron duke luajtur kuka-mcefti me procedura dallkauke verifikimi. Por nuk harron asnjehere te sulmojne organin e pavarur te akuzes si nje mafie e vertete. Shikoji o zoti Baze sesi jane krekosur dhe jane bere si gjela avokatet e hajdutit Meta kur edhe ata sulmojne Prokurorine e Shtetit. Pse keshtu? Sepse kur Sali vodhi zgjedhjet si magjyp ne mes te dites c’pret nga te tjeret pas tij. Sidomos nga Kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj. Qe nga kjo video del si shiti nderin e institucionit qe drejton dhe te familjes se vet per nje vend pune te goces ne ambasade ne Vjene. Por per e teper nga Presidenti i vendit Bamir Topi. Qe eshte transformuar ne nje LOLO i vertete pa dinjitet kur sheh zullumet e institucioneve dhe zyrtareve te tyre qe i ka caktuar ai me doren e vet.

  18. analist. says:

    Je ne pararoje te asaj pjese elitare qe mund te kete mbetur akoma ne kete vend kaçakesh z.Mero

  19. karaduzi says:

    Deri kohet e fundit kam besuar se nderkombetaret bejne eksperiment me shqiperine nepermjet politikave dhe rekomandimeve qe japin pas cdo procesi zgjedhor,por me skandalet e fundit une dyshoj se eksperimenti behet nga qendra te specializuara shkencore te paraprire nga skenare te filmave horror dhe ketu e kam fjalen per ndonje virus te injektuar ne vaksinimin e vitit 1996 e qe stimulon apatine dhe qe mund te pasohet ne te ardhemen me nje sterilitet per te zhdukur kete rrace.Nuk ka si spjegohet ndryshe plogeshtia deri ne apati i popullit ndaj fateve te tij ne nje kohe qe skandalet jane krejte transparent dhe fatet e vendit te rrezikuara me shume se ndonjehere.Asnje reagim ndaj korrupsionit,vjedhjeve vrasjeve dhe ndaj nje gjyqesori skandal,sikur te ndodhnin keto bema ne ndonje vend tjeter perfshi dhe fqinjet ma merr mendja se protestat do te shndroheshin ne rrebelim.

  20. Pal Gjoka says:

    Sa gjakpires paskan qene. O Popull ,per familjet tona te ngrehemi sa nuk eshte vone.

  21. minatori says:

    Shpresa Beçaj, besnike deri në fund e Ilir Metës, ashtu sikurse thuhet në video

    Shpresa Beçajt, kryetares së Gjykatës së Lartë, “nuk i ndahet shpirti” nga kreu i LSI-së nën akuzë për korrupsion, Ilir Meta, edhe pse ky i fundit e degjeneron në video-përgjimin e Dritan Priftit. Ashtu sikurse thuhet në video nga vetë Meta, Beçaj është një “njeri i sigurtë, që do japë vendime në favor të tij, e që i ka rregulluar vajzën në ambasadën shqiptare në Austri”.

    Dhe Beçaj vijon t’ia shpërblejë Ilir Metës më së miri. Duke rriskuar edhe marrëdhëniet diplomatike me dy nga ambasadat më të rëndësishme në Shqipëri. Beçaj do të marrë përsipër koston e krisjes së madhe me ambasadën e SHBA dhe Britanisë së madhe. Kjo për shkak të ekspertizës së kryer nga FBI dhe drejtësia angleze për videon që e nxorën të pastër. Kurse trupi gjykues i përzgjedhur nga Beçaj vendosi të mos i besonte kësaj ekspertize, duke shpallur dhe sot se do jenë ekspertë shqiptarë që do japin verdiktin për vërtetësinë!. Kërkesa e prokurorit Bujar Sheshi për largimin e ekspertëve shqiptarë u rrëzua nga gjykata dhe kjo do të thotë se vendimi i tre ekspertëve do të merret parasysh dhe Meta në fund do të dalë i pafajshëm me pretendimin se “dialogu për korrupsion nuk dëgjohet qartë”.

    Burime të sigurta thonë se Beçaj i ka kërkuar ekspertëve edhe pastrimin e figurës së saj në video, ku të shprehen se edhe fjalët për të dhe vajzën e saj nuk dëgjohen mirë dhe në këtë mënyrë të mbajë postin, megjithëse duhet të kishte dhënë dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit.

  22. labi says:

    JO, JO VLORA. GJYGJTARET NUK JNE TE PAPREKSHEM. EDHE ATA I SHPON PLUMBI. ME RADHE. DO VIJE DTA.

  23. labi says:

    JO, JO VLORA. GJYGJTARET NUK J ANE TE PAPREKSHEM. EDHE ATA I CPON PLUMBI. ME RADHE. DO VIJE D ITA.

  24. cjapi says:

    o mero ky vend ka mare
    fund

  25. bebi says:

    mjer ata qe jetojne ne ate vend.

  26. ERA says:

    kjo ishte” kronike e nje vdekje te paralajmeruar”, por qe askush te mos dyshonte qe gjyqi qeshrak do perfundonte keshtu,diten e enjte ne tv. e tij zoti Frangaj beri dhe pretencen duke shpjeguar se vidio doli montazh! para se te miratoheshin ekspertet e ryshfetit apo me mire te themi te gazepit.

    Por ajo qe eshte me dramatike ne kete kohe qe po kalojme, eshte klima terrorizuese ,kallja e frikes atyre qe guxojne te thone: shoh dhe degjoj, po te mundnin qeveritaret tane do shpiknin nje telekomande si ajo e tv. per te na mbyllur ze e figure, dua t’iu kujtoj se thone: lum kush takon dashurine e fundit te nje gruaje,dhe te paren e nje burri,ne na ka rene per pjese dashuria e pare Berisha- Meta, zoti na dhente force per te hequr qafe monstren qe kane pjelle……….

  27. Jack says:

    Kam nje pyetje dhe do te doja nje pergjigje sepse nuk jam i qarte: Kush mban pergjegjesi per gjithe gjyqet skandaloze te periudhes 1992-2011? U fut Nano ne burg- doli i pafajshem; u futen ramizi dhe kompani ne burg-dolen te pafajshem, gjithe shikasit -te pafajshem; gjithe hajdutet pushtetare te pafajshem; gjithe kriminelat e shqiperise -te pafajshem. Kush i kontrollon gjykatat? Me duket se kriminelat mbrohen, gjykohen e nuk denohen nga gjykates kriminele. Si i behet halli? Edi Rama, thote cohu o popull dhe vet rri e pret ti shtrojne rrugen deri te kryeministria. Nuk jam i qarte, cfare do beje opozita me gjykatat ne se vjen ne pushtet ndonjehere, pershembull ne vitin 2112?

  28. Andrea says:

    Te ben pershtypje gazeta “Integrimi” e cila sot eshte marre vetem me oren e priftit dhe jo me vjedhjen qe i bejne doktor adhamudhet ilaceve te onkologjikut, ku fatkeqet shtyjne ditet e fundit me shpres se mund te sherohen, nderkohe qe vampiret e Petritos o vasilos i rrjepin edhe piken e fundit te gjakut qe u ka mbetur nga keta vampire, apo reptile.

  29. minatori says:

    Prifti dorëzon videon e Fahriut te “Fiks-i”, pritet publikimi

    Një tjetër video skandal i regjistruar nga Dritan Prifti pritet të publikohet në ditët në vijim. Ditën e djeshme deputeti dhe ish-ministri i Ekonomisë ka qenë në zyrat e “Fiks Fare” ku ka dorëzuar videon e cila pritet të tregoj një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie.

    I pyetur dje në mbrëmje rreth këtij lajmi, pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. “Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve” – tha Prifti.

  30. zylyfi says:

    Zoti Turgofagos ..te pershendes nga larg…ky shkrimii zMero eshte realiteti i hidhur shqiptar,eshte tregues i gjendjes tmerruese ne te cilen ndodhet shoqeria shqiptare ,,,e vertete e hidhur kjo e vidios,se priftit ,Mafia shqiptare me ne krye Salen e Meten eshte e tmershme ,e per ironi ta kesaj gjendje Mafiozi Sali ,sot ne takimin e OKB ne NY, thekson qe qeveria etj ka luftuar Korupsionin????O zot ky vend ecen gjithnje sembrapthi,Myslo mafiozet jane te tmershem shikoni se me se merret z.Kreshnik Spahiu ,shikoni cben rehat zBamir Topi …etj etj cdo qelize e shtetit eshte e kalbur ,mafja ka bllokuar gjithcka ,,,,,kot zoti D PRIFTI i dorzon Vidiot tek prokuroria ….kot ….asgje nuk behet sipas drejtesise ,gjithcka shkon ne drejtim te kundert….Po Zgjithja???Edhe Opozita u dorezua….Mafja arriti ta mposhte edhe shpresen e fundit …tani i lihet cdo gje spontanitetit…edhe nderkombetaret bejne sehir megjithse gjerat i dine fare mire,e dine se ku pkon catia ,por interesi nuk ja u do ,,,tash per tash ,,keshtu qe ruajuni nga te liqte te pakten……

  31. Gledis says:

    Pa shume koment … nese ” ekspertet ” shqiptare do te c`vleresojne regjistrimin ….sic edhe ka gjasa te ndodhe ….(sepse LSI te blen ose te vret si Saliu…) …atehere , na vjen edhe cudia tjeter …..(qe tek ne nuk mund te jete me cudi…si edhe po shpjegon M.Baze ne kete shkrim )…. ankimim nga kokelopa , mafiozi tashme i sprovuar ….kunder D.Priftit….per sajime …montazhe ..akuze e rreme ….etj . Dhe athere vemendja do te shkoje tek mbrojtja e Dritanit …e jo me tek denimi i krimit e i kriminelit….Dhe Kokelopa nderkohe ….do te jete riemeruar ne qeveri..
    Mos te habitemi per zhvillimet jo te kendeshme ……por me heshtjen tone ….e me qetesine olimpike te kesaj opozite …..i meritojme …
    Meqe ra fjala per opoziten …Lexova E.Ramen ….qe justifikohet per te vepruar edhe pasi i vriten militantet e vete …..edhe kur i vidhet mandati… …..se nuk i bashkohen te tjere …por vetem flasin …..e rrine neper kafenera …etj etj ..
    O Edi….meso pak nga Saliu … Bej vetem 10 % te asaj qe do bente Saliu sikur te ish ai ne keto momente ne opozite … Dhe shiko se sa lehte eshte te bjere kjo qeveri ….qe nuk eshte kapur nga krimi…si thoni shpesh …..por ajo vete, qeveria , gjeneron cdo dite krimin …ne permasa o forma nga me monstruozet… Z. Edi … mos u habit per zhvillimet e reja …qe jo vetem sdo te pelqejne …..por ndoshta edhe do te te dobesojne …..
    Prandaj udhehiq duke vepruar … duke nxjerre ne pension kokat e krimit …e jo vetem kaq …por edhe duke ndeshkuar me pas , te gjithe ata qe vertet jane te perlyer …
    Eshte shume pune ……..nuk eshte e lehte …..por jo e pamundur…Gjithsesi , suksese,…

  32. kesstrel says:

    keta po hedhin m.t mbi drejtesine po nje dite do ta hane vet m.tin. Nje fjale e urte thote..cfare hedh ne det ta sjell kripa ne gjelle

  33. inf says:

    Mashtrimet dhe shkerrdhat lliqet e ketyne nuk kane te sosur kurre .
    Eshte bo Albania çarap osht bo Tirana gazep i madh ,mashtrrime vjedhje vrasje kerrdia
    nga te kater anet saliu dhe sorrollopi qe e ndjek pas nuk e rrunjne pallen as per gjykata as per ligje as per shtet as per Shqiptaret qe jetojne e punojne jashte dhe brenda Albanise.
    Keta mor komentus te nderuar e kane shumzu trunin me XERO ,nuk pysin me per njeri
    Saliun keta e terheqin prej Xverku e kane ne grusht dhe ai i bie Qemanes si ti thote Mafie e Albanise.
    Mjer njerzit e shkrrete mjer Shqiperia ku u katandis me ket Qeveri kusaresh dhe hajdutesh
    me ket Qeveri tradhtare dhe te pa fe me ket Krye mangup me emrin sali ROMI berrisha me ket
    Kabinet ministrash qurravec qe nuk dine gje tjeter, vetem me vjedh e me shkatarru popullin e shkrrete.
    Ja dhe gjykatat si mos me keq shikojen shoqen Beçaj vazhdon te mbroje hajdutin ku e pane te gjithe
    me ze e figure hajnine e pa fundme te ilir metes .
    Berrishe o zgjeps o malok katunar o i pjerrdhur behu njihere te vetme burre ,dhe zbato ligjet e shtetit
    mos i beso as metes as nanos as xhozepines behu njiher te vetme burre dhe rrasi ne burg te gjithe
    duke fillu nga Shkelzeni djali jot nga Rrafmani Rruleti i jot me rradhe nga bija jote Argjija dhe soji dhe sorrollopi i jot i qelbur.
    Ky eshte realiteti qe ty nuk te kerrnaq shoku sali ky po bere ket pune je per shtet jo ne te kunderten je nji Hajvan dhe nji Lopçar i madh ,nuk behesh dot burre shteti tuj vra e tuj pre miletin nuk behesh dot burre shteti tuj shit det e fale token e Albanise ti kshu ti je nji rrugaç dhe nji fundrrine i pa pame qe nuk e ka pa kurre Historia ket Tradhti dhe ket marri qe po i ben ti o Horr Albanise .

  34. Drenica e Kuqe says:

    Z. Mero, po e thua nje te vertete te madhe, qe populli e thote ndryshe: Katundi qe shihet, kallauz nuk do! Tek shqiptaret, kudo qe jetojne ata ne trojet e tyre etnike, “drejtesia” eshte bere krah me kriminelet, me hajnat dhe me vrasesit zyrtare!…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje