Të paprekshmit e pushtetit

20 Shtator 2011, 22:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar dy ditë më parë për arrestimin e disa drejtuesve të një kompanie fantazmë në Fier, e cila shërbente për të shkarkuar financiarisht një sasi të madhe nafte bruto, të saponxjerrë nga nëntoka, që shitet në tregun e naftës shqiptare pa u përpunuar dhe duke shmangur gjithë piramidën e taksave shqiptare. Një qytetar defiçent, i papunë dhe i pashpresë, ka pranuar të nënshkruajë se është pronar i kësaj kompanie kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë lekësh, dhe pas kësaj kompania ka filluar të pastrojë faturat financiare të një sasie nafte, që sipas deklarimit të faturës i është marrë kompanisë ‘Stream Oil and Gaz’ që operon në Shqipëri, për nxjerrjen e naftës dhe gazit nga nëntoka. Për të gjithë ata që nuk e dinë, kjo kompani është nga tre kompanitë që nxjerrin naftën nga puset ekzistuese të Shqipërisë, së bashku me Albpetrolin dhe Bankers. Kompania është biznes i disa biznesmenëve grekë nga Selaniku dhe burrit të Albana Vokshit, deputetes së Partisë Demokratike dhe njeriut të afërt të Sali Berishës. Kjo kompani përveçse ka marrë vendburimet më të mira të naftës në vend, përfshi ato të Delvinës dhe Finiqit ku nxirret naftë dhe gaz natyror, po fut në tregun shqiptar naftën e nxjerrë direkt nga nëntoka për shkak të specifikave pozitive që kanë vendburimet që ajo ka marrë për shfrytëzim. Por ajo që bie në sy në veprimet e prokurorisë është se kanë arrestuar një njeri që thuajse është vetëdorëzuar, dhe po heshtin dhe nuk po operojnë më tej me drejtuesit e kompanisë Stream Oil, të cilët minimalisht duhet të hetohen, jo vetëm për evazionin fiskal, por dhe për dëmin e pallogaritshëm që i bëjnë konsumatorit shqiptar duke futur në treg naftë bruto të papërpunuar. Bllokimi është tërësisht politik, nën shembullin e agresionit që Berisha aplikon ndaj prokurorisë kur dikush i prek të vetët.

E njëjtë është historia e tenderit të skrapit në Fier. Nën emrin e kompanisë turke Kurum, është fituar një tender që blen për skrap Uzinën e Azotikut në Fier më një çmim rreth 40 herë më të lirë se sa oferta e tregut, në një tender plot skandale dhe parregullsi, dhe nën dirigjimin direkt të këtij biznesi prej miliona eurosh të Ilir Metës. Nëse një prokuror shkon sot në ish Uzinën e Azotikut, do të shikojë që po çmontohen jo vetëm hekurat, për të cilën gjoja është bërë tender, por gjithë linjat e prodhimit të fabrikave të tjera aty, deri dhe tek pajisjet e TEC-it të Fierit që gjoja do jepej me koncesion. Policia private që ka rrethuar vendin, ku unë tentova të hyj, drejtohej nga vëllai i Ministrit të Ekonomisë, ndërsa ata që bënin ligjin nuk ishin turqit e Kurumit, por ushtarët e Ilir Metës, që po merrnin plaçkën e tregut për besnikëri politike. Edhe pse skandali është i përmasave të frikshme për nga fatura financiare dhe dëmi që i shkakton ekonomisë së vendit, asgjë nuk ndodh.

Arsyeja e përbashkët është se pushteti po forcon idenë se kush është i veti dhe kush ka në dorë mbijetesën e tij politike, është i lirë të vjedhë. Dy votat e deputetëve të LSI, Naço dhe Koka, që po administrojnë çështjen e skrapit në Fier, janë vendimtare për Ilir Metën, dhe Ilir Meta vendimtar për Sali Berishën, ndaj plaçkitja e vendit vazhdon me leje. Meqë Albana Vokshi është figurë kryesore në gratë e PD-së, dhe meqë Berisha nuk ka ndërmend të pranojë t’i prekin njerëzit e afërt pa leje të tij, kompania e burrit të saj as guxon të hetohet nga prokuroria për shkak të këtij presioni.

Si për ta kompletuar dhe në nivel lokal këtë klientelizëm mes pushtetit dhe njerëzve të vet, Lulëzim Basha dje dërgoi një nga jeniçerët e tij për të prishur një gardh rrethues të kompanisë Top Channel në Kinostudio, e cila ka një leje ndërtimi dhe një kontratë koncensionare me emfiteozë si gjithë të tjerët. Pak më tutje Aleksandër Frangaj ka zaptuar gjithë Kinostudion dhe e ka bërë pronë të vetën pa i hyrë gjemb në këmbë, kurse ndaj Top Channel-it përdoren fadroma vetëm pse fqinji i tyre ishte pjesë e Forumit të Tiranës në fushatën elektorale të Lulëzim Bashës. Bëhet fjalë për Kujtim Çashkun. Unë e kam mbështetur betejën e Çashkut për të mbijetuar në biznesin e tij në arsim dhe kam përkrahur fort përpjekjen e tij për t’i rezistuar vendimeve arbitrare të Berishës për të respektuar kontratat e vjetra të tij dhe zanafillën e projektit. Por me sa duket Çashku u lodh dhe i ra shkurt si gjithë të tjerët në Kinostudio, u pajtua me pushtetin që e quajti diktaturë, dhe po e përdor atë pushtet tani për të shfuqizuar një kontratë legale, edhe pse vetë për shkak të Berishës nuk ka akoma asnjë letër.

Kjo ndodh pasi logjika e këtij pushteti nuk është ligji, por raporti politik me të. Meqë LSI ka në dorë fatin e qeverisë Berisha, ka licencë të vjedhë, të plaçkitë, bile të shesë dhe hekurat e fundit që kanë ngelur në këtë vend për të bërë para, meqë Albana Vokshi quhet figurë e afërt me Berishën dhe pushtetin e Familjes, kompania e burrit të saj ka imunitet të mos hetohet se i bie autoriteti Familjes, meqë Kujtim Çashku u përdor si fasadë në fushatën e Lulëzim Bashës, ai tashmë ka të drejtë t’i bëjë një kompanie mediatike një padrejtësi më të rëndë se ajo që Berisha i bënte atij vite më parë kur nuk e kishte futur në vathën e vet.

Mentaliteti i të drejtës për të grabitur, kontrabanduar dhe zaptuar në emër të pushtetit, dhe pandëshkueshmëria e këtyre fenomeneve, fatkeqësisht na forcojnë të gjithëve bindjen se jemi në një shoqëri tribale, ku nuk ka rëndësi ligji, por raporti me pushtetin dhe afërsia me të. Këtij mentaliteti pak nga pak po i dorëzohen jo vetëm përfituesit, por dhe viktimat, duke e pranuar këtë gjë si fatalitet. Dhe në një shoqëri ku e keqja pranohet me kaq lehtësi si e drejtë e pushtetit, ka shumë pak shanse që drejtësia të mbijetojë si nevojë për shoqërinë. Ne jetojmë sot në një shoqëri ku pushteti prish gardhe kundërshtarësh politik dhe hesht para plaçkitjeve të nëntokës, uzinave, fabrikave dhe hapësirave publike nga të vetët. Kaq diferencë mes dy klasave ka pasur vetëm në komunizëm.

35 komente në “Të paprekshmit e pushtetit”

  1. Vlora says:

    Mero me keto shkrimet e tua i fute ne hale,,,,, po ata te gjith jane qelbur koke e kembe e sduan tja dine me…..

    1. per Mero Bazen says:

      Mero Baze duhet te inicioje nje levizje politike te tipit BeppeGrillo ne Itali. Me votat per kete Opozit kemi cuar llojlloj trapesh si Kaci e Hasani ne Parlament, jo me njeriun qe mund te na perfaqsoje me teper se te gjithe.

      fule

    2. raimondi says:

      Merua thote :”…..Mentaliteti i të drejtës për të grabitur, kontrabanduar dhe zaptuar në emër të pushtetit, dhe pandëshkueshmëria e këtyre fenomeneve, fatkeqësisht na forcojnë të gjithëve bindjen se jemi në një shoqëri tribale, ku nuk ka rëndësi ligji, por raporti me pushtetin dhe afërsia me të. Këtij mentaliteti pak nga pak po i dorëzohen jo vetëm përfituesit, por dhe viktimat…….

      ———Ne fakt problem Shqetesues eshte se atill lloj mentaliteti po i “dorezohet” edhe ….opozita,ose me mire kryesira e PS-se————Kjo eshte fatkeqsi dhe fatalitet per demorkacine
      –Sepse vetem opozita eshte ajo qe e ka per detyre funxionale qe te coje njerezit ne protesta ne keto raste dhe te kerkoje shkarkimin e Kryeprokurores per moskryerjen e detyres

      .Dhe ne nje shoqeri te keqen e lufton e para Opozita me perfaqsuesit e saj , dhe pas saj vjenpopulli
      –Ata e bejne te ndergjejgeshem popullin per drejtimin kriminal te pushtetit dhe vihen ne krye te levizjes popullore , por ne te njejten kohe kryesia e opozites me depudetet e saj i kekron interpelanve kryeprokurores qe ta vere prokurorine ne levizje

      -Pra ne nje shoqeri dmeokratike dhe me regulla , separi per keto problemet e korupsionit kerkohet te vihet ne levizje prokuroria ,sensibilizohet faktori nderkombetar ,dhe ne te njejten kohe zhvillohen edhe protestat kunder pushtetit ……

      ——–Por ne protesta kreret rijne ne fkrye te protestes , jo fund ,sepse prandaj edhe i quajme ..Krere e lidere — ndryshe duhet ti quajme..bishti dhe vrima e fundit e kavallos ,sic jane tani …

  2. REFORMER says:

    S’ka dyshim se kjo eshte nje histori horror qe mund te ndodhi vetem ne nje vend si ky i yni.

  3. Na ruaj o zot nga qeveria says:

    “ka shumë pak shanse që drejtësia të mbijetojë si nevojë për shoqërinë. Ne jetojmë sot në një shoqëri ku pushteti prish gardhe kundërshtarësh politik dhe hesht para plaçkitjeve të nëntokës, uzinave, fabrikave dhe hapësirave publike nga të vetët. Kaq diferencë mes dy klasave ka pasur vetëm në komunizëm”.

    Po cfare duhet me per nje shoqeri qe te dale ne protesta?

  4. gjethi i thate says:

    U bene kaq shume keto te vjedhura,saqe tani po na duken sikur ata kane te drejte te na vjedhin dhe, ne qe po vidhemi duhet te rrime urte se po ja fusim kote. Ketu kam bindjen qe, duhet filluar lufta gjetke se keta hajdute spo pyesin me. Por kush do e hapi ate lufte me ata te tjeret qe po rrine zyrave sikur u kane thene qe mos dilni se ju ze kolera.Na vdiqen me keto qendrime.Perdite presim e presim ndonje levizje por jo,ska kush e ben me. Jane te lidhur mafiozet aq keq sa vetem nje bombe atomike mund ta pastroj kete vend nga felliqesirat. Dhe jo per ne qe jemi gjalle,por te pakten per ata qe mund te lindin rishtas ne kete toke te shenjte dhe te bekuar. Mallkuar qofshin ata qe vjedhin dhe ata qe u bejne fresk atyre.

  5. jona says:

    o zote a do kete fund per keta hora

  6. shkodrani says:

    Me te kape hataja prej kesaj MAFIE …te tane te korruptume ,hajduta e kriminele….lus Zotin per nate mas me i ndodhe gja stafit te gazetes TEMA dhe sidomos drejtusit te saje z.Baze…..Si nuk doli hala nji Mic Sokol me i rahatu keta te paftyre e kriminela

  7. o sa tmerr me qene shqiptar says:

    e njejta histori me skrapin po ndodh ne TEC e Maliqit, LSI e Ilir Metes (Nasip Naco) ja ka dhene klanit te KOkes Terit….te cilet po e rrjepin po e shqyejne duke e gjoja blere per 2 leke. SOS !!!! verifikojeni

  8. beso says:

    Njeriut te fisit i pelqen te shtyje kufijte
    çdo dite nga pak,çdo dite e me teper
    dhe urrejtja e nxit te ndihet i fuqishem
    dhe paqja s’arrin ta bej me pak te eger.

    Njeriut te fisit i duket se e ndan diellin ne mes
    e me zjarrin e diellit
    veç oda e tij te kete zjarr.
    Dhe mjafton qe te ngrohet kulla e tij,
    fisi i tij te mos ngrije ne acar.

    Ia ka enda njeriut te fisit qe boten
    ta rrethoje si arishte me gardhe e ferra…
    te ndihet ai e te mburret si mbret’ pa korone,
    ne shenjen e fisit qe do arishte te tjera.

    1. gazi says:

      Njeriut te fisit si rreh zemra fort
      ajo esht e ngurt,e vrazhde,e ftohte
      dhe vetem pak ngrohet,ngonjehere
      kur arishte sa bota ne enderr i dele.

      Njeriu i fisit s’ka miq edhe shok
      po vetem nam nga bemat e tija
      ne dore ka thela dhe kocka qe qente e fisit
      ti hane dhe tu mbyllet goja
      dhe hena e plot shikon,mjergulla e mbulon.

      Njeriu i fisit s’ka gjum,nje enderr te bukur
      po klithma dhe njerez me boj te kuqe
      te kuqe si ai flamur me nure
      o zot,o zot,po pse nuk ndihem dhe une
      i forte si Cezari.

      Pershendetje beso
      Me pelqeu shume dhe shtova disa rreshta
      kuptohet qe rreshtat qe rrjedhin nga ideja jan me te bukur se ata qe vin nga pas.

      1. gjethi i thate says:

        Njeriu i fisit nuk ka drite ne sy
        por vetem eresire,si nje pyll i zi
        I zi ne shpirt,deri ne palc
        atje lumturohet,se ka
        INJORANC.

        Pershendetje beso dhe gazi.

  9. skela says:

    I hapi dhe Kujtim Ca-shku kembet dhe Berisha punon i qete .
    Sa jane shtu kohet e fundit ”kurva” si puna e ketij Ca-shku-t .shku shku zagaret e Berishes .

  10. Besa,Canada says:

    Faktet qe paraqiten,jane rrenqethese vertet dhe pyetet, deri ku do shkojme.Logjika te thote se do te jete nje pike ngopje .Kur shoqeria hesht frikshem,udha te con ne piken kur do t’i hane koken njeri tjetrit te pangopurit,por buxheti i te gjitheve do te jete bosh.Ate fjaline e fundit Mero nuk di si ta kuptoj ne kendveshtrimin e ketij artikulli.Ne komunizem gardhet nuk u vune nga njera pale per tu pasuruar pala tjeter.Pasuria nentokesore nuk u vodh nga ndonje pale Gardhet ne ate kohe viheshin dhe perdoreshin ne emer te shumices,ndersa sot kane emra te pervecem.

  11. gello says:

    turp per çashkun.edhe ai qenka kokrra e shkerdhates

  12. Nje qytetar says:

    Nuk ka pse te cuditemi kaq shume se si eshte e mundur qe viktimat(populli opozitar) i jane nenshtruar realitetin te dhunshem kriminal dhe banditesk te pushtetit,ne nje kohe qe po nje pjese e madhe e ketyre viktimave,ata qe i perkasin Partise Socialiste, i jane nenshtruar ca nga frika e ca per interesa meskine personale diletantizmit,impotences dhe veteposhterimit te lidershipit te tyre,i cili nuk ka mjetet represive qe ka qeveria.

  13. Miri says:

    Z. Baze shkrimet e tuq jane fanastike. Eshte komplet realiteti shqiptar. Qe Berisha eshte qen kete e dine te gjithe. Ato zagare qe ka do ti shkojne nga pas pasi aq tru kane. Te jem si ty nuk harxhoj me kohe me Sali Derrin pasi ai eshte ne prag te vdekjes biologjike (politikisht ai ka vdekur me kobe). Tani meru vetem me ate qelbesiren Ilir Meta. U kap me breke neper kembe ne video, u vrane 4 veta ne mes te pazarit prej tij, ben dhe teater me gjykatat dhe e trash a nuk e trash koken pa e gjetur gje. Te lutem Z. Baze meru vetem me te, te ta groposesh edhe ate politikisht.

  14. patrik says:

    keto jane pseudo intelektualet shqiptare, puthadore dhe sahanlepires te pushtetit.kujtim cashku u duk se doli kunder berishes kur ai e shkeli me kembe para disa vjetesh, por sapo i hodhi nje kocke saliu, edhe ky fare intelektuali pordhac u be lecke per ti fshire kepucet saliu dhe luli.turp per kete fare artisti i cili te bente per te vjelle kur i bente furca dhe i jepte noten 10 vrasesit te 21 janarit dhe vjedhesit te bashkise se tiranes.mjere ky vend per keta intelektuale.ptuuuuuu!

  15. tak fak says:

    Mero, me te vertete horror, sic thote nje nga komentuesit me siper…

    Por me keq se kaq, imagjino, horror per se gjalli se per me shume, kete vere, ne nje shtepi te varfer ne Vlore, degjoja variantin tjeter te kesaj historie. Ate te njerezve qe punojne aty, pra jo te atyre qe bejne pare, ose qe nuk preken sepse jane te afert me kryemostren, por te atyre qe nxjerrin nga nentoka naften e virgjer (c’emer i shpifur per ate nafte qe vetem nxin mushkeri) me duar, me gjak, dhe qe kane muaj pa marre rrogat qesharake prej 26 mije lekesh te reja ne muaj.

    Njeri syresh, me tregonte se si e kishin marre me furgon, megjithe punetoret e tjere aty, dhe se si te shoqeruar para e pas nga nje makine e drejtorise, duhet me patjeter qe te shkarkoheshin ne “katrorin” e caktuar ne mitingjet e Sali Ciljetes. E hajde guxo, sic thosh ai, te takosh ndonje te aferm ne Tirane, se po mungove ne “katrorin” e mitingut, iken per lesh, ose me sakte, ngelesh pa pune.
    Ka mbi kater muaj qe s’merr rrogen, dhe kur i thashe, ore po pse s’ngriheni “si ne Bulqize”, ma ktheu. Ehuuuuu, ta hedhin librezen nga kati i dyte.

    Pra, jo vetem vjedhin e ndukin pafund, pashpirt, por edhe i dergojne me dhune ne mitingje, qe ti ri-votojne. Ja ky eshte horror!
    Ose me sakte:
    Ja ky eshte fatalizmi shqiptar, ose vdekja, ose kerma e atij populli qe thone se eshte i pergjumur, po ne fakt i vjen era kufome qe prej 20 vjetesh. T’ju vije turp te gjithe shqiptareve, perfshire mua, qe ia lejojme vetes te turperohemi ne kete mase e te mos levizim as gishtin me te vogel. E vrafte Zoti c’do popull qe s’di te kerkoje ate qe i takon, ate qe e meriton, ate qe eshte e tija, e qe e perdhunojne pafund e prape s’bezan. Po shkoj me larg se Fishta e te tjere ne deshperimin e tyre me te eger: Zoti i shofte shqiptaret ne vazhdofshin te ulin kryet, keta hipokrite qe e per vlera kombetare sheshin bujarine, besen, ndershmerine dhe, pika qe s’u bie, trimerine!

  16. shqiptari nga pekini says:

    Te gjitha rendet shoqerore jane perbyssur si rezultat i padrejtesive qe u jane bere popujve dhe vete popujt qe ne kohera te lashta kane bere revolucione per ndryshimet ne interes te tyre,. tani po ngrihn edhe popujt e afrikes per te kerkuar lirin e munguar dhe te drejtat e tyre, se faktet po tregoin se qe nga sadami qe u vare ne mes te bagdatit i kishte sarajet e veta te veshura me ar apo dhe koloneli i libise bashke me pjellat e tij jetonin si ne peralle dhe popujt i sfiduan keta kusare, kjo po thellohet cdo dite edhe ne brendesi te afrikes se zeze. po populli yne keto revolucione do i beje mbase popujve te afrikes me sa duket. berisha apo meta do largohen kur ne shqiperi te mos ket me as nje gozhde pr te vjedhur dhe pastaj do e dorezoin pushtetin. ai eshte provuar ne 1997 qe e dogji gjithe shqiperne shkaterroi policin ,shikun,bankat,dhe atyre qe erdhen ne pushtet ju desh ta fillonin nga zero. ai prape ne ate gjendje dhe me keq ka per ta cuar ate vend po nuk u parandalua nga poulli i rraskapitur dhe nga opozita, opzita kot shkoi ne parlament ne po e shohim qarte ai thote ne jemi te hapur dhe mirepresim cto propozim te opozites dhe pasti kur shkon propozimi thote a po jo keto qe kerkoni ju shkelin kushtetuten etje,etje.se nuk ja vlen te shkruash shume per keta hajdut por problemi mbetet qe ne do presim sa te ndryshoin te gjith vendet e afrikes apo azise dhe ne do jemi te fundit ne gobin tone.

  17. Asgje te re nga fronti i perendimit, says:

    Sali Berisha ndodhet ne mes darëve te presionit te opinionit perparimtar dhe bandave mafioze te pushtetit. Kryemafiozi eshte vet , kjo tashme eshte sterprovuar. Si kane ardhur punet ,Berishes ia ka qejfi te dal nga daret,por nuk e lene. Hapat e bashkimit te dy aneve te Darëve po afrohen dalengadal me Sali Zezën ne mes. Kur te bashkohen ato, Saliut kan per ti dalur syt zgerdelluq si topa pingpongu.

  18. KA MARR FUND CDO GJE says:

    Te lutem Mero,merru pak me zbardhjen e koncensioneve per shfrytezimin e disa minierave ne Elbasan dhe Pogradec.Fahriu me Spartakun kane bere namin.Edhe disa hidrocentrale te vegjel.Kot per kureshtje te popullit qe mbase s’e di akoma.

  19. maja says:

    PRESIDENT Kadare , MERO- kryetar parlamenti-
    PELLUMB XHUFI-MINISTER I JASHTEM
    BURRA SHTETI QE S’DO HARROHET KURRE

  20. Avni Rustemi says:

    Mesia e informacionit.
    Une cuditem vetem per nje gje, si eshte e mundur qe ketyre nuk u hyn gje ne kembe prej askush, edhe kur keta prekin ne kallo disa njerez qe mund t’ia lejojne vetes qe te hakmerren. Natyrisht mos prisni qe kete gje ta bejne njerezit e thjeshte qe manipulohen kaq kollaj prej pushtetit.
    Ne te gjitha koherat revolucionet apo permbysjet apo dhe goditjet selektive i ben elita (intelektuale-ekonomike-ushtarake etj.) ose te pakten te PAGUAJNE qe dikush ti beje per ata. Dikush duhet te beje dicka se populli ka nevoje jo thjesht per ngadhenjim te drejtesise, por te pakten per nje shpagim te gjithe kesaj qe po i behet qofte edhe thjesht per ti dhene nje “kosto” gjithe ketij aktiviteti kriminal qe behet sot ne kurriz te shqiptareve.
    Zoti ruajte Shqiperine nga keta krimba !!!

    1. AK says:

      TI KE VDEK LALE CA KOMENTON KOT:P

    2. KA MARR FUND CDO GJE says:

      Si do u hyje gjemb ne kembe,kur ata jane vete peshku qe qelbet nga koka.Kush tua fusi gjembin?Ina Rama?Sashenka,Fullanesha apo Kulici me Burgajn?Apo me mire akoma Bamir Topi i M…???
      Une akoma s’e marr vesh kur do vije dita qe te shperblehet gjithe mundi i Meros,gjithe keto investigime mos te shkojne kot dhe te kene nje rezultat sado minimal,se per maximal…s’kemi shanse ne.Jemi te mbaruar,te harruar,te harbuar,te letuar komplet.Te gjithe bashke.

  21. Avni Rustemi says:

    Ka wireless dhe ketu lart ? do te vish te besh nje xhiro AK

  22. SERENA bAJRAKTARI says:

    KUJTIM SERVILI nji here lufte te hapur me SALEN tashti Q…. ne B…. me LULIN.Ky njeri pa moral,pa dinjitet don te kullose gjithandej. NUK DI A JA KA DHENE NDOKUJ gruen ME qira se ky njeri ashtu si TRITAN SHEHU per te ruajtur privilegjet bejne GJITHCKA.OZOT KETA ROB NUK DI SE C”FARE LLOJ SPECIE JANE.

  23. xdxd says:

    keto komente çfar vlere ka,kur spo vehet pika mbi i.?

  24. Petro says:

    Diktaturat lindin per shume arsye, te cilat ne rastin tone jane te qarta si drita e diellit, por ushqimi me i shendetshem i tyre eshte indiferenca e njerezve te thjeshte dhe ne disa raste edhe nenshtrimi. Kur te shpetojme prej tyre kemi shpetuar edhe nga diktatura.

  25. inf says:

    Paraja Shqiptare po shkon si uji ne Kaskaden e lumit Drin.
    Interesi dhe babazija e ka mbuluar perfundimisht ket kope ujqerish qe po ben kerrdine.
    Nuk ndalen keta sa me shume rrine aq me shume nuk dorzohen .
    Vetem nji Rrevolucoin i shkerrdhen temen e semes ketyre me sali me meta me xhozepina e me kuç e maç.nuk ndalen keta po blejne gjithe njerzit me para ,duhet vetem USA te nderhyje seriozosht se keta or vllezer nuk terhiqen me vota .
    per keta eshte vetem nji solucion dajaku dhe pushka vdekja vetem i zbret keta mostrra nga karrigja pik.

  26. fedd says:

    Looters( plackitesit )
    Genci duhet te pastroje emerin ne prokurori, nje dite ai duhet te pergjigjet per grabitjet e tij.
    Editorialet e sir Meros po trondisin institucionet. Shoqeria Shqipetare po shikon nje drame jashtezakonisht te dhimbeshme, plackitje kudo.
    Kontrasti midis kampingut te bukur ne Jale, te nje djaloshi me mbiemerin Mato, dhe mergates se qyqeve te Gjirit te Lalezit eshte shume i qarte, drejtesi.

  27. baro çorrogjafi says:

    O ZOTI ” VLORA ” ! NE HALE JANE FUTUR ME KOHE KETA PLACKITESIT E VENDIT,KA MARRE ERE E GJITHE SHQIPERIA, POR JEMI NE ATA QE AKOMA PO I DUROJME KETO ERERA TE QELBURA. KEMI DURIM TE MADH :NE EDHE KUR NA VJEDHIN ,THEMI , MIRE BEJNE ! EDHE KUR NA VRASIN ,PRAPE THEMI ; MIRE NA I BEJNE ! EDHE KUR NA MASHTROJNE, EDHE KUR… EDHE KUR … NE PERSERI THEMI : MIRE NA I BEJNE. RROFTE SALI BERISHA !

  28. DONIKA says:

    Rofte zoti filimon,kryetari i bashkise sone…… mase ju kjutohet te gjithve ….sa aktuale ,ja aty jemi ne dhe aty do te jemi pergjithmon,mase e kemi ne gene ,se kuptoj se clloj specie jemi ne shqipetaret ,nuk ditem nje here te bejme dhe ne nje shtet te drejte e te ndershem ,qe te mbroj shtetasit e tij.me vjen keq per femijet e mij e gjithe kete brez ,ku po vene ,e ku dote shkojne ,

  29. nastradini says:

    Po pse more gazetari Baze meresh me ca hekura te Azotikut te falimentuar? Kur ne Shqiperine e Saliut nuk dihet fare se c’behet me TVSH-ne e grumbulluar nga popullata? Me taksat, doganat dhe akcizat e grumbulluara ne buxhet? Kur ne Shqiperine e Saliut nuk dihet fare se cfare nafte shtitet ne treg? Kur ne Shqiperine e Saliut nuk dihet se c’behet me borxhet e huazuara nga bankat? Ku shkojne dhe si harxhohen keto leke qe jane miliarda EUR ne vit? Hekurat e Azotikut qe te shqetosojne me te drejte ty ne shkrimin e sotem do te dalin si nje pike uje ne det o Mero Miku. Sepse Komisioni i Larte i Shtetit qe duhet te kontrolloje te ardhurat dhe shpenzimet ne buxhet eshte kollofitur nga Sali DEMONI. Qe me TVSH-ne dhe taksat e tjera qe grumbullon vepron sikur t’i kishte paret e veta. Dhe nuk ka as President dhe as Parlament qe ta kontrolloje. Thjesht ben me leket e shqiptareve ate qe i thote truni i semure tropojan. Ne kete situate Edi Rama ne vend qe t’i meshoje ne Parlament kontrollit te llogarise TVSH (si vilet dhe si shpenzohet) kerkon ne programe dallkauke super komuniste bile me shume enveriste heqjen fare te ketij tatimi me rendesi jetike per funksionimin e shtetit. Prandaj o Mero Miku nastradini thote: “Mjere shqiptaret se kush i drejton!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje