Mbroni ish- Gjeneralin!

8 Shtator 2011, 21:13Editorial TEMA
Mbroni ish- Gjeneralin!

Nga Mero Baze

 

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, po hyn në një spirale të rrezikshme, pasi është ripërulur para një grupimi mafioz, të cilin e ka denoncuar vetë në ambasadën amerikane në Tiranë. Deklarata e tij e djeshme, përveçse poshtëron atë si qytetar, ngre pikëpyetje për raportet e tij të ardhshme me njerëzit që e mbajnë nën terror.

Të gjithë pa përjashtim sapo lexuam rrëfimin e tij tek ambasadori amerikan, u ndjemë keq që e kemi pasur Shef të Shtabit të Përgjithshëm një njeri kaq pa dinjitet, i cili përveçse fsheh një krim shtetëror, shpreh dhe një mungesë integriteti si personalitet kur ndjehet i trembur nga djali batakçi i kryeministrit. Pra, nuk është se deklarata e Luan Hoxhës u prit me mirënjohje nga shqiptarët, kur ai në të vërtetë konfirmoi si dëshmitar një fakt që të gjithë shqiptarët e kanë pranuar, faktin që i biri i kryeministrit ishte pronari real i Fabrikës së Gërdecit, ku vdiqën 26 vetë.

Deklarata e djeshme e Luan Hoxhës, që pranon takimin konfidencial, por nuk pranon të ketë thënë pjesën për Shkëlzen Berishën, nuk ngjall më neveri. Kjo kategori estetike u konsumua për ish- gjeneralin qysh kur u botua kabllogrami. Deklarata e djeshme duhet marrë seriozisht si rrezik real për jetën e Luan Hoxhës. Ai po hyn pak a shumë në spiralen që hyri Kosta Trebicka. Në fillim ishte denoncues dhe vuri në lëvizje dhe Neë York Times, shpjegoi qartë se një djalë i ri ishte në praninë e Diverolit dhe dy të tjerëve në një shtëpi diku afër rrugës Fortuzi, ku është apartamenti i vjetër i Sali Berishës, e thoshte dhe nëpër tavolina dhe biseda formale me diplomatë se bëhej fjalë për Shkëlzen Berishën, e citonte të regjistruar dhe Diverolin që thoshte bëhet fjalë për djalin e Sali Berishës, dhe kur gjithë bota e mori vesh pasi u bë publike audioja e regjistruar e tij dhe artikulli i Neë York Times, ai filloi të zbusë tonet për Shkëlzenin. Filloi të thotë diçka më të distancuar, më të mjegullt dhe ndihej më komod si njeri që e kishte trembur Familjen. Hyjnë në këtë mes histori të reja biznesi, Familja i ofroi një universitet ortak me gruan e Ministrit të Brendshëm dhe një deputet socialist, dhe Trebicka po e përmendte gjithnjë e më pak atë histori. Berisha kish dalë publikisht dhe e kishte cilësuar horr prostitutash dhe sharlatan, ndërkohë që ai dukej se po i vinte në terezi punët me pushtetin. Dhe, fare papritur, në një nga javët e para të vjeshtës, dikush e çoi vetëm për gjah dhe u gjet i vetëvrarë në një skenë ekselente krimi, këqyrur nga tre njerëzit më të afërt të Sali Berishës në polici kriminale, mjekësi ligjore dhe prokurori. Sapo vdiq, Berisha doli publikisht dhe e lavdëroi. Tha se ishte njeri serioz dhe se para vdekjes e mohoi përfshirjen e djalit të tij në trafikun e armëve. Është zakon i përjetshëm i Sali Berishës për të fyer të gjallët e vet dhe për të mbrojtur të vrarët e vet.

Luan Hoxha është tashmë në këtë situatë. Nuk di çfarë i ka ofruar Familja, por dyshimi im është se thjeshtë ka vazhduar ta trembë për t’i marrë një deklaratë, të cilën nuk e di pse e duan. Asnjë shqiptar, asnjë amerikan, asnjë agjenci zbulimi, asnjë gazetë e madhe apo e vogël në botë, nuk ka vënë në dyshim përmbajtjen e kabllogrameve, por kanë debatuar rreth pasojave të tyre. Deri më sot dy vetë i kanë vënë në dyshim ato, Sokol Olldashi dhe Luan Hoxha, i pari nga paranojat se ja kanë bërë dosjen shokët, i dyti nga frika e hakmarrjes së Familjes. Kjo e dyta në të vërtetë fillon tani. Tani Gjenerali është një fshehës zyrtar i krimit nën diktatin e frikës dhe një njeri që nuk i beson më askush. Familja nuk i beson se e ka shitur tek ambasada amerikane, ne nuk i besojmë se kemi parë një Luan me zemër lepuri, që nuk guxon të kundërshtojë as djalin e kryeministrit dhe nuk guxon as ta denoncojë atë, shoqëria nuk i beson se sheh çdo ditë degradimin e një njeriu nën pushtetin e frikës së Familjes. Duke qenë një njeri që nuk i beson askush, dhe një dëshmitar i rrezikshëm për Familjen nesër, kur njerëzit të jenë të lirë dhe frika të ketë ikur, ai është potencialisht një njeri i rrezikuar seriozisht. Nëse ka një mënyrë që njeriu të vërë jetën në rrezik në një regjim mafioz është të thuash gjysmë të vërteta që rrëfejnë zyrtarët tanë. Luan Hoxha nuk po sillet as si Fatmir Mediu që mbyll gojën dhe nuk thotë asgjë për Shkëlzenin, as si ne gazetarët që e kemi thënë që ditën e parë që Shkëlzeni ishte pronar real i fabrikës. Ai po përpiqet herë ta thotë, herë të mos ta thotë sipas rrethanave, dhe si i tillë është krejt i pambrojtur. Nëse nesër i ndodh ndonjë aksident, apo ndonjë skenë e përkryer krimi, kryeministri do të dalë ta përshëndesë si njeri me integritet që edhe para vdekjes ja shfajësoi djalin, ndërsa ne të tjerët do përsërisim mungesën e karakterit të tij. Ai nuk e ka më luksin të marr statusin e “dëshmitarit të besuar të Djallit” që ka Fatmir Mediu, dhe kishte vetëm një shans të ishte më i sigurt, të sillej si ne të tjerët që e themi me emër dhe mbiemër atë që dinë gjithë shqiptarët. Tashmë është vonë për të, të jetë edhe si Fatmir Mediu, edhe si ne. Ka ngelur në mes, në ato ujëra të rrezikshme ku mbeten dëshmitarët që duan të bëjnë pazar me sekretin e krimit dhe larg qoftë, shpesh ai sekret i vret.

Tashmë je në luftë Gjeneral. Jo me shoqërinë shqiptare se për të ke vdekur! Jo me ndonjë armik të huaj, pasi fati e ka sjellë të na mbrojë NATO prej tyre. Je në luftë me armikun që i ke prodhuar vetes me mungesën e karakterit, dinjitetit dhe profesionalizmit tënd. Je përballë provës për tu ndeshur me gjithë të zezat që ka prodhuar në këtë vend mungesa reale e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Je në luftë me ata që nuk i ke dashur dhe nuk të kanë dashur, por të kanë poshtëruar në mënyrë të turpshme. Fare papritur ata kuptuan se ke tentuar t’i vrasësh pas shpine, dhe të riposhtëruan sërish për tu kërkuar ndjesë. U bëre dhe këtë nder, por mos i beso. Zoti të ruajt!

 

 

68 komente në “Mbroni ish- Gjeneralin!”

  1. Luan Lepuri says:

    Te jete katndisur keshtu dhe (shabani) Luani yne!

    1. nekrologji says:

      Me hidherim te madh po ju njoftojm se sot ne oret e vona te mbremjes ,pas nje krize nervore
      Gjenerali Luan Hoxha i ka dhen fund jets se tij du ke u vetvrare me armen e tij te sherbimit!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Po ndodhin cudira si ne kohen e Xhaxhit

    2. XHEP-MEDANI says:

      te dy kane marre fund: si gjenerali edhe Zeni. Te dy jane te humbur, i pari se ka luajtur djallezish,i dyti se ka menduar se babai i tij, Sali K…..ari eshte i perjetshem.

  2. rokoko says:

    ne moemntin qe pranoi takimin konfidencial dhe mohoi se kishte thene ato qe kishte thene per Zenin e Berishes, nuk ka asnje dyshim qe kabllogramet jane te verteta.
    sepse po te mos ta kishte thene vertet, nuk kishte perse te merakosej dhe te dilte ta pergenjeshtronte, gjoja.
    mjere ne per keta gjeneral te Saliut qe kemi.
    po a nuk u gradua edhe kostaq gerveni, pasi doli ne shesh marreveshja e ujerave!
    keta jane gjeneralet tane.
    kjo eshte ushtria jone qe ngarkonte e shkarkonte mallin privat ne repartin e demontimit per llogari te mafiozeve!
    na ka marre lumi.
    nuk ka asnje dyshim qe keshtu do te jete edhe ky shefi i tanishem i shtabit dhe te gjithe gjeneralet e komandantet qe drejtojne sot ushtrine.
    turp kombetar
    po a jemi me komb ne!?

    1. Dean says:

      Kabllogramet jane 100% te verteta pasi jane relacione rutine qe kishin per destinacion Washington DC,dhe jo publikun shqiptare.
      Ndersa,sa per turpin,jemi komb i imunizuar tashme.Vecse ndo1 bomb atomike mund te na e prish pak ”rehatine” per disa dite,dhe pastaj prap ne gjumin tone letargjik.

  3. Fatmir says:

    Zoti te ruajte, i nderuari Mero Baze, jeni nga te paktet qe po perballeni me Kucedren Sali e oborrin mbreteror. Jo vetem gjeneralit, por gjithe popullit i ka hyre frika ne palce, po ngrite zerin, rrezikon te te ndodhi ndonje aksident i padeshiruar. Ne si populle kemi mbaruar, jemi frikacake. Ky eshte nje realitet i hidhur, vdiqen shqiptaret ne 97, mbi 3.000 veta, ne Gerdec e 21 Janar, e ja ku eshte prape `Mostra` ne krye te shtetit. Edhe ne ne te vdekur jemi, ne Shqiperi ka marre funde gjithcka. Ka per te ndryshuar nje dite!!! Nje Zot e di, si do perfundoje ”Vendi i Shqiponjave”

    1. arsen says:

      Veshtire te vrasin per aresye komentesh apo edhe sjellje faktesh. Te vrasin kur je deshmitar i fakteve.

  4. Zani Burimi says:

    Ne Diber thuhet nje ngjarje: “Gjon Marka Gjoni po shkonte ne Lure te plaku i urte Bib Doçi per t’u treguar se ç’e ben nje burre me vleren me te nalte.Rruges takuan nje plake te vjeter qe po kulloste disa dele. Kapidani e ndali kalin , po ashtu dhe te tjeret. Zbriti nga kali dhe e pershendeti plaken dhe e pyeti:
    -Sa djem ke , oj nane?
    – Nji me ka fale Zoti, zotni!
    – A asht burre i mire djali?
    – Po, asht vertet i mire, se llafin e mengjesit e mban edhe ne mbramje dhe llafin e mbramjes e mban dhe ne mengjes dhe nuk luen prej llafit me e vra.
    Kapidani u befasua, por nxori e i dha 5 napolona duke i thane:” E paç me jete djalin tand dhe falemnderit qe na e sqarove llafin dhe nuk u lodhem deri ne Lure!”
    U kthyen mirditoret mbrapsht dhe mbajtesi i fjales mbeti vertet bure i nalte.”
    Ai qe i perdridhet llafit s’ka pike burrnie dhe prandaj Luanit (Skiles)i rrofshin spaletat e gjeneralit, po paska qene legen!

    1. shkodrani says:

      Mendja ka le ne Shkoder,ka hanger dreken ne Mirdite dhe ka xane vend ne Diber….nuk e marre vesh kush e shterngoj me ba kete pergenjeshtrim ne ambasade ,kjo difton qe kabllogrami ka qene 100% i vertete o Luan Muti..bashke me sorollopin e Sali shpellarit…Mostrat si puna e juaj e moren ne qafe kete vend.

  5. kryon says:

    duhet vrar frika dhe njerzit e pergjegjshem duhet te behen barriera ne mbrojtje te se ardhmes nuk ka me koh te shohim cfar po ndodh por gjithsecili duhet te marr pergjegjsit e tij

  6. math says:

    -gjenerali ushtrise vdekur ose vdekja e gjeneralit te ushtrise vdekur-
    klinikisht ky njeri ka vdekur ne rradhe te pare si njeri, se gjeneral nuk ka qene kurre
    vecse ne bordero..historia e luanit lidhet me te dhe me ambasadorin e shba
    sipas meje te dy jane frikacake me nje ndryshim se ai i amerikes duhet te jete
    frikacaku me i madh .

    1. +10 says:

      ….ai i amerikes frike….nga kush? Ti qeke trap si ai i Naim Cilit.

      1. math says:

        Po po dhe ai i amerikes ka frike..per mua me ato qe kane ndodhur ne shqiperi
        per 20 vjet jane dhe nga puna jo e sakte dhe jo plotesisht e sinqerte e arvizuve qe kane qene ne shqiperi..nuk po e zgjatem dhe meqe na paske ofenduar ti + 10
        nuk ma lejon edukata ta kthej me te njejten monedhen ..por ma merr mendja
        se dhe kohen e hoxhes paske dhjere gjak kur ta kane ofenduar enverin ashtu
        si tani qe te ofendova ambasadorin qe eshte dhe bashkshtetasi im.
        ARVIZU NUK ESHTE JEZUSI..

        1. iliri-leeds says:

          math?? moth more like it – bashfshatar me withers ti hahahaha ik ore emigrant me letra

          1. math says:

            kemi nje ilir ketu ne nje lagje te ny dhe u afrua dikur ne shoqerine time
            ku pinim kafe dhe kur u prezantua na tha se punonte me policine e ny dhe kishte shume pordhe..si ato kalecet dikur bile
            kishte vene tek makina e tij nje shenje zyrtare te policise..
            Nje dite prej ditesh kur po kalonim nga brooklyn e shikojme
            lefterin(emrin qe kishte kur ishte ne greqi) duke e mbajtur
            ato shtyllat e policise qe vihen si posblloqe (hamall)..u dhje fare dhe nuk u duk mo te klubi ..uroj qe te mos jesh ti lefteraqi

  7. TEFTA ALIKAJ says:

    GJENERALI I VDEKJES ;GJENERAL

  8. 21janari says:

    Me duken si rreshta te shkruara nga vete Trebicka, ndjesë pastë…

  9. eli-Tiv says:

    ….edhe po ta vrasin tani nuk perben me lajm…ai eshte i vdekur.
    Djalin e saliut kane per ta denoncuar te gjithe ata qe ka prane….ai nuk shpeton kursesi. denimi i tij eshte ceshtje kohe…shansi kesaj here ju dha edhe njehere ketij gjenarali per te shpetuar vehten…rasti i rralle..!!
    Te jete kaq budalla???

  10. Besa,Canada says:

    Mua nuk me duket cudi.Kaq lafarake e pa moral jane njerezit e veshur me pushtet saqe them ky ,eshte i rradhes. A i lexuat te rejat e fundit? Sala ka emeruar vetem ata qe i sherbejne atij dhe jo Shqiperise.Eshte thene zyrtarisht nga te huajt se ne i dime dhe i kemi ndjere ne kurriz Keshtu si ky gjeneral,do perfundojne te gjithe ata qe i sherbyen dhe po i sherbejne familjes se Sali Berishes:pa moral,pa shprese,si lecka pa vlere,te braktisur dhe te neveritur ndoshta dhe nga familja e tyre.

  11. Alex says:

    Mero te lumte lapsi …

    Kuptohet qe ky “gjeneral” nuk ka qene vecse nje kukull ne duart e Saliut, nje vegel qe i eshte dashur per aq kohe sa nuk i kishte dale boja.

    Megjithate ate, mua me vjen keq per te. Eshte vertet ne rrezik … Ne fund te fundit familja e tij nuk ka asnje faj. Ai tashme eshte futur ne vorbullen e ujrave te turbullta dhe nje Zot e di se a do dali dot gjalle prej saj.

  12. 21janari says:

    Mero Baze i shpetoi jeten Gjeneral Lepurit; pas ketij shkrimi Familja nuk do te guxoje ta trajtoje siç di ajo…

  13. Endri says:

    Luano,kalo njehere andej nga Avziu,po te dha strehim politik ndoshta e ke ndonje shans te cilin sinqerisht dyshoj se e meriton nje ushtarak transseksual e parazit si puna jote.

  14. +10 says:

    Ku i keni Gjeneraaaal, na i sollet Gjeneraaaaal…..ku i ke eshtrat e Xenit…..Gjeneraaaaaaaaaaaaaaaaaaaal.

  15. ...question says:

    …Mero, Luan Hoxhen, Berisha e shkarkoi pasi morri vesht qe e kishte dekonspiruar jo vetem ne Ambasade por edhe tek Bamir Topi. Berisha ka dijeni per gjithçka ka ndodhur me emrin Gerdec ne Tirane dhe Washington, nga lidhjet direkte qe ka mbajtur dhe mban me lobistet e DASH, nuk ka pritur t’ia thoshte Widhers apo Wikileaks kete fakt. Luani ka marre para cash per Gerdecin, dhe me pas e ka shitur Shkelzenin dhe Mediun kudo. Shkurt pune Malokesh!!

  16. Alban Memushi says:

    Ne ket vend te tera kane frike salinucin se ndryshe nuk do rronim akoma ne diktature !.

  17. aldiron says:

    ai qe i ka vene emrin gjeneralit tone ka patur shume sens humori.qeshni dhe meshirojeni gjeneralin qe ka mbushur breket.tani mungon dhe nje pergenjeshtrim nga presidenti dhe … te gjithe te lumtur.fajin e ka asanzh llafazani.

  18. Rilind says:

    Zoti Leone, ne nje forme a ne nje tjeter, cdo bisede ne ambasade eshte e regjistruar ose ndryshe e zbardhur, apo e harron kete fakt? Pervec kesaj ka edhe deshmitare besoj se ambasadori nuk ka qene vetem, apo jo? Ah, sinjor Leone, Sinjor Leone, e di, ke kalamaj per te ushqyer. Po kalamaj kane te gjithe, jo vetem ti. Ia vure vulen e turpit vehtes. Une nuk besoj se te ndodh ndonje gje nga ato

  19. Arjana says:

    Po pse kot ja u hoqi gradat Enveri ketyre ?

    1. anticensurë says:

      këta janë gjeneralët 20 vjeçarë që bëri saliu!
      janë gjeneralë shkollash! su ka rënë bytha në ujë asnjë sekondë!
      ata që u përjashtuan nga saliu shkuan e luftuan në kosovë dhe vendosën rendin në ’97ën!
      këta janë gjeneralë rrogash e quravitjesh!të hanë pas shpine se para i mbushin brekët!

  20. Miri says:

    Ene Hoxh Efenia e ka bo lanet Luanin. Ptu….fare e keqe e rrace qensh

    1. zaniri says:

      Ore , pse nuk eshte kusheriri i Enver Hoxhes ky ?

  21. hallexhiu says:

    Me qaf paç vehten Gjeneral Luan Hoxha !!!
    Dy rruge ke:
    1) ose te rrish ketu (ne Shqiperi) me kobure ne dore dhe ne pritje te miqve qe do te ta bejne viziten.
    2) ose te ikesh larg, shume larg …
    Per mundesine e pare, pra ate te kobures, duhet te kesh kellqe dhe te kesh koqe Gjeneral, te cilat ti nuk i ke, sepse nuk i ke patur asnjehere.
    Une do te te keshilloja mundesine e dyte: ate te ikjes larg, sa me larg. Une do te te keshilloja perseri qe vendi me i pershtatshem eshte ne akullnajat e Arktikut, atje te shkosh. Por kujdes: nuk e kam fjalen se edhe atje te duhet te ruash lekuren, pasi tashme kjo do te jete primare per ty, por e kam ne tjeter vend idene.
    Te duhen breke te gjata, te te mbajne ngrohte, pasi nuk ke per ta pare me diellin me sy.
    Shko, Gjeneral, shko …

    P.S.
    Si mendoni ju miq te Tema-s:]
    A eshte e drejte keshilla qe i kam dhene Gjeneral Luan Hoxhes ?
    Nese mundeni, shtoni edhe ju ndonje mundesi te trete, apo te katert, apo te peste …

    1. toci says:

      nje mundesi tjeter shpetimi mund te jete…te hapi nje gazete te pavarur dhe tja veri emrin Gazeta56

    2. Albann says:

      Ka dhe nje version tjeter te mare koburen dhe ta zgjidhe problemin para se tia zgjidhe Saliu…Sic thane dhe te tjeret ai eshte i vdekur qe jeton me te gjallet…Eshte me mire qe te vdekurit te rine me te vdekurit dhe te gjallet me te gjallet….Se behet lemsh pastaj e s ka kuptim parajsa.

    3. fule says:

      Mundesia e trete eshte te dale te pergenjeshtroje per te disaten here se nuk e njeh Shkerdhen Berishen. Por prape kjo vetem sa do i afroje fundin nga mundesia e pare.

      Sa per mundesine e dyte, lidhet me faktin se mund te kerkoj azil politik diku ne Belgjike psh. por per kete duhet te kaloje ilegalisht kufirin, sepse me siguri do jete shperndare ndonje urdher sekret per mos ta lene te ike.

      1. V.F.L.P says:

        Ose mundesia tjeter eshte: Te iki e te “rrefehet” tek kisha e Ina Rames dhe ne “kishat” mediatike ne qofte se do te shpetoje lekuren e tij ne radhe te pare, dhe njekohosisht do ti bente nje nder te madh popullit tone duke zhveshur maskaraden e familomafjozeve (legale) te shqiperise sone te tejlodhur ne nje agoni te pafundme……!

        1. enofieraku. says:

          Ina Rama e ka pasur mundesine qe ti vinte pas hekurave kush e ka merituar, por thjesht eshte nje lavire spektatore si thote plera sali, vetem ne nje televizion mund te shprehet ta shofi gjith publiku, dhe te largohet nga shqiperia, se ndryshe , ka per te perfunduar ne kthetrat e saliut , si te gjith para’ardhesit e tij.

  22. Tani says:

    Ne se te gjithe ata qe kane punuar me Luan Hoxhen do ju jepej mundesia te benin ndonje koment jam i bindur se mbi 90 % do te komentonin ke to ceshtje.

    I pa afte profesionalisht
    Pa integritet
    hakmarres
    servil
    nuk vlen te merresh me te
    Keta jane gjeneralet e saliut
    Tani

  23. Agim says:

    O Gjeneral Luan Hoxha, si arrite dhe hype kaq lart, Shefi i Shtabit te Ushtrise?
    Luani pergjigjet : Duke u zvarritur vella ..duke u zvarritur.

  24. bbb says:

    KY GJENERAL DO TE NA MBRONTE NGA SERBI E REKU, POR KY MAVRIA LUAN HOXHA NUK MBRON DOT VETENE TIJ NGA NJE SPURDHIAK SI KELYSHI I SALIU…

  25. tito says:

    ky ka mundesi ta haje me ndonje ,, nga ato te shtenat dhe,,,,,,,,autori ne drejtim te paditur……….ha ha ha ha

  26. toke nasari says:

    Te rofshin gradat gjeneral shko e mbytu O gjeneral plehere.

  27. Lil Toronto says:

    Po kur te dale regjistrimi nga kamerat qe te ka bere ambasada ca do besh ?

    NJERI PA DINJITET.

  28. luis says:

    Cfare i ke bere o Mero e ke zgerlacur kete lapanjoz gjeneralucin.
    Tamam e ke shkruar kur i thua menyra jote e veprimit te le te pambrojtur.
    Nje fjale e urte e popullit thote “o fole e mba o mute e ha”ky ka zgjedhur kete te fundit.

  29. SBEI lACI says:

    Ne shqiperie eshte instaluar shteti i frikes,represjinit,dhunes e denigrimit.Liria e demokrasia jan mere perng nga familja ne pushtet e oborrri i pashallarve.Ju falenderoj Z.Bazedhe ju qe po luftoni me kete pashallek se eshte veshtir.
    Zoti ju ruajt edhe juve!

  30. ilir says:

    pse shqetsoheni per luanin pjestar ifamilies mafioze esht dhe hai dh mafia keshtu e ka vrasin njeritjetrin.ne duhet te shqetsoemi per demin qe i shkaktoin shqiperis sa per ata (familia) ne ferr vafshin te gjith

  31. Devolliu says:

    O i nderuar Hallexhi; ka edhe një mundësi tjetër që duhet ta kishe menduar:
    Ky Saliu i Viçidolit dihet që është kriminel e kaluar kriminelit kështu që ai, këtij mender gjenerali, ia mbyllte gojën kollaj fare duke e dërguar në botën tjetër me duart e talebanëve të tij ekzekutorë, por puna është se këtë herë, era e qelbur ka marrë dhenë…
    Kështu që Salihit nuk i kushton asgjë që, këtij Luan Lepurit qarraman, t’i ketë çuar një zarf të mbyllur me dy alternativa brenda: Një plumb dhe disa disa miliona euro.
    Kuptohet se, ky farë “trimi”, paranë ka zgjedhur o Hallemadhi Hallexhi se nuk i ka mbetur as nder e as dinjitet për të qënë njeri, si unë e si ti.

  32. luli says:

    Ky gjenaral qe bo shurren ne breke, pa le do te mesoje aficeret e ardhshem.

  33. vlora 1 says:

    Nuk eshte trim Sali shpellari jooo por e kemi bere ne trim me friken tone.
    Ruaju nga frikacaku thote populli se ai te vret nga frika qe ka per jeten e tij.Saliu PO qe eshte i pabese,qe shet Shqiperine per pushtet,qe eshte genjeshtar patologjik sepse kete ADN ka,kete origjine ka por trim JO…eshte thjesht nje burracak dhe si cdo burracak kerkon te krijoje ate qe i mungon TRIMERINE.
    ps-Ta kisha ne nje dhome tek per tek ja tregoja une trimerine per 2 minuta atij xhajes

  34. Hari says:

    Urime per shkrimin Mero!!! Ngjitjani te hyrja e pallatit te gjeneralit qe ta shohi sa here hyn e del….nese ia mban te dali meqe ra fjala

  35. minatori says:

    Po verior eshte edhe Luan-Lepuri-Hoxha,edhe ky nje frikacak e me paburrerri njesoj si Saliu,e tille eshte kjo rrace qe Bledi e ka pershkruar fare bukur.Ai po vdes se gjalli vete,ju la dhe turpin femijve e gruas se tij

  36. Frosua says:

    O Mero, Deri tani je baraz me WikiLeaks. Te gjitha qe po dalin tani i kemi degjuar nga ty. Po qe t’ia kalosh duhet te na zbulosh edhe nje gje. A eshte dhe kurvar ky Sala? Se te gjitha i ka bere: ka vrare, ka prere, ka vjedhur, ka bere trafik te organeve te serbeve per t’u pasuruar. Keshtu qe une them qe edhe me femra eshte marre, pa diskutim, edhe pse e ka turirin si qen i zgjebosur.

  37. Jona says:

    Gjenerali mund dhe duhet te deshmoje, sa shume gjera do te nxirrte ne drite. Po kush do ta mbroje ate? Kush e mbrojti Trebicken? Kesaj i thone te cosh qengjin te ujku qe te mos e hane ujqerit e tjere! Po nese bie ne dore te ujkut, te gjithe e dine se cfare i ben ai qengjit edhe sikur te kete probleme me ujqerit e tjere. Gjeneral per dinjitetin e shqiptareve qe vazhdojne te shpresojne ne drejtesi, deshmo qe te gjithe te njohin te verteten dhe qe pergjegjesit te dalin para drejtesise. Ah drejtesi ku je!!

    1. fule says:

      Ta vrisje ate po te deshmonte kunder Shkerdhenit do ishte sikur ta kishte firmosur Sala ndaj dhe s’do ta bente. Maksimumi do i hiqnin nga puna ndonje te aferm qe punon ne administrate. Por tani qe ndryshon deshmine e tij, tamam si Trebicka eshte vertet me i rrezikuar, e sqaroje Meroja kete…

  38. Ish ushtaraku says:

    Kam qene 4 vjet oficer, dhe mezi u lirova para dy vitesh. sepse lloji i ketyre njerezve me neveriti. keta tipa po na fundosin perdite, nje njeri vemje, qe sa ishte ne detyre, nuk beri asgje per ushtaraket. Per fat te keq, te gjithe shefat e shtabeve, kane qene bythelepires, qe kane menduar vetem per interesa te ngushta. sot kemi nje ushtri pa personel te afte, pa armatime, pa mjete logjistike, oficera e nenoficera te pergatitur e me paga qesharake, majde ushtria jone nuk ka as uniforma dhe as kepuce. Le te dali nje e te thote te kunderten! kam boll fakte e argumenta per te mbeshtetur kete qe them. Ta themi me shkoqur, leket qe paguajme per ushtrine jane te hedhura dem. me mire te mos kemi fare, se sa ta kemi ne kete gjendje mizerabel.

    Gjeneral, quhem Dritan Shehu, ish oficer, jurist ne FA. Kam vetem dicka per te thene per ty, sa fatkeq qe je….

  39. Faik Konica says:

    Ju lutem mos kerkoni qe njerzit te thone ate qe kini ju qejf.Mos u beni te pacipe nuk ka asnje implikim te Berishes ne kete problem.

  40. gjenerali me spaleta te dhjera says:

    Kosta Trebicka u vra ne gjueti [pasi zur ne goje emrin e dhalit te saliut, Remzi Hoxha u zhduk pasi publikoi takimin e Saliut me Arkanin, Azem Hajdari u vra pasi e kerkonin ca shoke tek dera e PD kur Saliu bente mbledhje, ndersa gjenral spalet-dhjeri Luan (Mi) Hoxha, do viritet aksidentalisht nga shperthimi i je granate qe ishte fshehur afer me petrgoazin ne shtep,i ose duke apstruar koburen

  41. heretiku says:

    Kete lloj ngordhesire, edhe po ta zhdukin me menyra dhe mjete mafioze, do ti bejne nder, sepse sot e ne te ardhmen, ai eshte e do jete nje i vdekur i pakallur. Mendoj, eshte hera e pare ne bote, qe nje shef shtabi i ushtrise, ka frike te dale hapur per nje skandal, perfunduar ne tragjedi, ne vend te shkoje ne prokurori, te ndjeke rrugen legale, shkon e qurravitet neper ambasada. Babai i vet, kur lindi, i vuri emrin qe ka per tu bere luan ne jete, ky varreza perfundon ne krimb zvarranik. Eshte nje cope kerme e asgje me teper.

  42. Jena Qeqene says:

    Armiqesia me ty, gabimi me i madh i s

  43. shqiperia ''vendi i harabelave'' says:

    Mendoni si munde te dale para studenteve dhe te edukoje brezin e ri ky legen ….
    E vetmja gje e mire qe munde te beje per te vene nderin ne vende eshte qe
    ate koburen ta shkrepi aty ku duhet ose ta futi ne b…..the

  44. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE
    NJE VRASJE E MARRE
    – Kosta Trebicken nuk e vrau makina jashte kontrollit por ” Mafia
    qe ka dale krejt jashte kontrollit …..”
    – Nga Hamdi Dega , Nju Jork
    Deri sa u botua raporti i Grupit te eksperteve kam pasur medyshje per vdekjen ose vrasjen e Z. Kosta Trebicka. Mbas ketij raporti mbi plaget vdekjeprurese mbas veshit, mbi dy klavikulat e thyera, mbasi iu riktheva pamjeve filmike dhe fotografive per pozicionin e kufomes, mbasi analizova deklaratat e deshmitareve te pare okulare nga vendi i ngjarjes, mbasi rishqyrtova diskutimet e eksperteve te krimit ne te gjitha gazetat dhe televizionet shqiptare, kam bindjen e plote se Z.Kosta Trebicka nuk vdiq nga aksidenti. Z. Kosta Trebicka u vra!
    Edhe eksperti amerikan percaktoi sakte se makina e tij nuk kishte asnje difekt. Po ashtu ai percaktoi se makina ecte me njue shpejtesi rreth 40 km ne ore, pra rreth 25- 30 milje ne ore, cka lejohet edhe ne qytetet me dendesi e levizje te madhe popullsie ketu ne SHBA….. Pra makina nuk ka dale jashte kontrolli…. Me fjale te tjera, Z. Kosta Trebicka e ka vrare “mafia qe ka dale krejt jashte kontollit” ….
    Pse!? Rishikoni edhe nje here vetem pozicionin e viktimes ne fotografi ose filmime! Ai ndodhej i shtrire ne mesin e rruges ne nje pozicion sikur ta kishin vendosur me dore dikush ose dikushat qe kryenin misionin e tyre kriminal…. Duke perjashtuar faktin e mirenjohur boterisht nga te gjithe qe njeriu, aq me teper i aksidentuar apo ne aksident e siper pervec ne ato ajrore kur cahet ka.rkasa e aeroplanit, nuk fluturon, si eshte e mundur nje pozicion i tille!?
    Le tu pergjigjen ekspertet qeveritare ose jo pyetjeve te meposhteme:
    1- Pse Z. Kosta Trebicka do te hidhej nga makina ne levizje e siper ose jashte kontrollit, kur ajo ndodhej ne mesin e rruges dhe ne nje terren pllajor gati fushor!?
    2- Nese e leshon makinen sistemi i frenave apo timoni ne tatepjete sikurse pretendohet kur ne fakt asgjekundi nuk duket ndonje rrepire ose tatepjete, atehere pse nuk do te perdorej gazi per ta ulur shpejtesine !?
    3- Nisur nga profesioni i Z. Kosta Trebicka si prokuror, hetues dhe biznesmen me banim ne Florida, nje nga shtetet me rruget me te mira ne SHBA dhe ne Bote, ku vendosja dhe mbajtjta e rripit te sigurise gjate gjithe udhetimit eshte teper strikte dhe ndeshkohet teper rrepte nga policia, si eshte e mundur qe ai te mos e kishte vendosur ate rrip ne nje terren malor si Lekasi!?

    4- “Kosta Trebicka ishte nje nga personat me te kujdesshem qe kam njohur ne jeten time”, deklaron miku i tij Zoti Themi Tushe. E kam mik qe ne nentorin e vitit 1991 kur me pergezoi per artikull kunder kupoles se inkriminuar te ish- Sigurimit te Shtetit, shton ai. Ne dy takimet e fundit qe kam pasur me te ai dukej i frikesuar. ” Kjo Mafia ben cka s’ta pret mendja” me tha Kosta heren e fundit qe pime kafe bashke ketu ne Nju Jork, thote Zoti Themi Tushe me lote ne sy per vdekjen e mikut te tij te mire!
    5-Ne cilin vend te Botes, qofte edhe ne Xhibuti te Afrikes, ndodhe qe policia te urdheroje qe te mos levizet dhe te mos ndihmohet nje viktime aksidenti per sa kohe qe ai ka shenja jete, sic e phon punonjesi i mirembajtjes se rrugeve qe ishte i pari ne vendin e vdekjes!?
    6- Si do ta shpjegonin ekpsertet e huaj ose shqiptare faktin qe pasagjeret e nje fuoristrade nga Vlora qe kaluan ne vendin e ngjarjes thone se ne kalimin e tyre te rastit e kane pare makinen e aksidentuar aty ku u gjet por nuk kishin pare asnje kufome ne rruge aq me pak ne mesin e saj!?
    Jane jo vetem keto e shume rrethana te tjera teper te dyshimta. Ekziston edhe motivi shume i forte per vrasjen e Z, Trebicka. Askush nder kundershtaret dhe demaskuesit e mega-korrupsionit qeveritar dhe te krejt mafias shqiptare nuk ia kishte bere me me borxh dhe askush nuk meritonte nje ndeshkim kapital me shume se Z. Kosta Trebicka. Nuk perjashtohet mundesia qe Z. Trebicka te kishte bere edhe nje pakt mossulmimi me ata qe e kercenonin ne shkembim te ndonje sekreti edhe me te madh qe ne mos ua ka dhene ose lene ne ruajtje autoriteteve kompetente amerikane e mori me vete nga nje pabesi tjeter qe kesaj here nuk i kushtoi vetem kuleten, por edhe jeten! Ajo qe i trembte me shume autoret dhe regjizoret e kesaj vrasjeje ishte shembulli qe Z. Kosta Trebicka dha me denoncimin e tij kunder mega- korrupsionit qeveritar.
    Ai jo vetem guxoi te demaksonte kete “Mafia te dale krejt jashte kontrollit” por nga filmimet dhe fotot qe kishte bere disa caste para se te vdiste ne repartin ushtarak aty rrotull, ai si duket ka pasur nje kontrate me shtypin ose ndonje institucion tjeter amerikan per ti shkuar deri ne fund hetimit te kontrabandes shteterore te armeve dhe municionit qe ka qene aktiviteti me i suksesshem dhe fitimprures qeveritar qysh nga vjeshta e vitit 1992 e deri sot.
    Ndaj “Mafia e dale krejt jashte kontrollit” e demaskuar prej tij ne shkalle kombetare e nderkombetare, e goditur keqazi ne palcen e saj nga politrauma publike e demasksimit kombetar e nderkombetar te korrupsionit te saj nga tragjedia e Gerdecit vendosi ta ndeshkoje nje nga autoret kryesore te kesaj disfate vetem nje dite pas kesaj Vaterloje politike te saj dshe plote gjashte muaj mbas bombes Gerdeci, qe i plasi ne duar… A nuk ngjason ky denim me vdekje i Z. Kosta Trebicka tamam me vendimet e kupoles se Koza Nostras dhe Ngradetas siciliane apo njujorkeze per qerimin e ciltido qe guxonte te pengonte punet e saj te felliqura!
    Me nje gur u vrane tre zogj : Z. Kosta Trebicka nuk mund te fliste dhe vazhdonte hetimin e metejshem, trembeshin edhe deshmitare te tjere per shume nga aferat korruptive. Vete fakti qe ne kundershtim me cdo rregull te skenave te krimit, u lejuan te filmoheshin dhe fotografoheshin pamjet makaber te kufomes ne pranine e kryepoliceve, kryeprokuroreve, kryehetuesve, kryeeksperteve te krimit, cka nuk lejohet ne asnje vend demokratik te botes, tregon se regjizoret e krimit synonin te percillnin mesazhin e frikes, mesazhin e pasigurise, mesazhin e hakmarrjes ndaj cdo “armiku te kllasses” qe guxon te hape gojen… Ja keshtu do te pesoje cilido guximtar qe ngre zerin apo doren ndaj kesaj kupole…
    Ne nje fare menyre ky ekspozim i qellimte na kujton pamjet e fotove dhe filmimet e kufomes se Xhevdet Mustafes ne ish- Muzeumin e Ministrise se Brendshme te ish- diktatures. I njejti mesazh: keshtu do ta pesoje kushdo ngre doren a zerin e tij kunder nesh ! Zogu i trete qe u vra trefish ishte vetvetja : regjizoret dhe autoret e vrasjes se Z. Trebicka vrane veten duke i dhene nje shtytje dhe impuls te ri hetimeve per bomben e korrupsionit qe u plasi ne duar katrahuren Gerdeci, duke bere deshmor te babezise se tyre nje person qe e filloi luften kunder korrupsionit per kuleten e tij e jo per ndonje motiv moral, duke nxitur e dhene nje motiv bashkimi opozites politike per te kompensuar mefshtesine e hallakatjen e saj ndaj katrahures Gerdeci dhe keqqeeverisjes se vendit… Shkurt nje vrasje e marre. Nje vrasje nga ato qe e nxjerrin plumbin nga qyta e jo nga tyta ! Nje vrasje vetevrasese!
    Nuk perjashtohet mundesia qe si ne rastin e Gerdecit edhe ne vrasjen e deshmitarit te guximshem Z. Kosta Trebicka, te jene implikuar edhe agjenturat e shteteve fqinje nga Veriu ose Jugu, ne mos edhe me tutje ne verlilindje te Evropes… Nese kjo eshte vertete ky fakt nuk e lehteeson, por perkundrazi e rendon edhe me shume qeverine shqiptare.
    Detyra e saj paresore eshte te siguroje jeten e popullit e sidomos te figurave publike. Deshi nuk deshi ministri i Brendshem, Ministri i Drejtesise, Kryeministri, qeveria ne pergjithesi, mbas pese figurave kryesore te shtetit shqiptar, Z, Kosta Trebicka ishte figura publike me e njohur gjate gjashte mujave te fundit ne Shqiperi.
    Se bashku edhe me tre- kater lideret kryesore te opozites ai duhej te ruhej e brohej me shume se kushdo tjeter, cka nuk e be nga kjo qeveri. Nje fakt me shume i paaftesise se saj. Nje fakt me shume qe ajo duhet te iki ….

    1. Lida says:

      Zoti Hamdi, na shkruaj sa më shumë se kemi nevoj për shkimet e tu jeni serum për popullin Shqipëtar.

  45. baro çorrogjafi says:

    VAJ HALLI TE ISHTE NE FRONT TE PARE TE LUFTES KY GJENERAL !!! POR PO TE VRITEJ NE

    DO TE NDEROHEJ SE DESHMOR I ATDHEUT.MIRPO TANI ESHTE NE NJE LUFTE TE HESHTUR

    POR ME TE RREZIKSHME. MAFIOZET KANE BERE SHKOLLEN E DJALLIT, KANE FORMA NGA

    ME TE NDRYSHMET PER TA MBYLLUR GOJEN. RUAJU G J E N E R A L ! KUR ATA TE

    AFROHEN OSE TE ORFROJNE ,TA KANE PERGATITUR EDHE ARKIVOLIN .LARG QOFTE !

  46. Permetaria says:

    Z. Baze je si gjithmone jeni ne lartesine e duhur por me vjen keq qe je i vetem ne kete xhungel te shtypit shqiptar. Ky gjeneral me kujton gjeneralin e ushtrise se vdekur se per te gjallet nuk eshte, me ben pershtypje se si te tille njerez mund te behen dhe gjeneral.

  47. arber says:

    Bravo Mero, e meriton kjo gazete me ty qe perfaqeson zemrat e vertetea opozitare, qe nuk bejne kompromis me te keqen e sistemit politik shqiptar.BRAVO GJENERALI TURP, KETA DUHEN DENUAR NGA GJYKATAT PER KRIMET+ EDHE KRISTAQ GERVENJI DHE COMPANY

  48. fortunato65 says:

    zoterinj lexues .shqiperia ka vdekur , populli shqiptare ka vekur , burreria ka vekur , legaliteti ka vekur ,perse nuk mund te vdese dhe berisha ,mos ndoshta eshte perindi .jo por nuk ka lindur akoma ai burre qe te marre armen ne dore dhe te vendose drejtesi.nje shtet lapanjozesh qe perdredhin bishtin si zagar kur vijne zyrtaret greke dhe lepijne prapanicen e tyre , kyeshte shteti shqiptare.ne disa libra te historise qe kam lexuar ne vatikan shkruej :- turqit thoshin neper europe se shqiptaret tashme jane si zagare ,zihen me njeri tjetrin dhe po tu hedhish nje kocke njohin padronin e tyre.pra turqit.kjo histori èpo perseritet me greket .

  49. Ndoc Sukaj says:

    Kur shteti dhe institucionet e tij drejtohen nga njerezit e krimit te organizuar dhe klanet mafioze te politikes nuk mund te priten dite te mira per shqiptaret e shumevuajtur per shekuj.Ne keto kushte edhe ,,Gjeneralet,,qe do te duhej te ishin vertete trima dhe heronj te gjalle transformohen ne ,,Lepuj te bute,, qe mund ti zere kushdo me vrap duke u strukur nga frika ne ,,pyllin me ferra,, te rregjimit Berishian end Co. Frika e ,,Gjeneralit,, eshte per tu marre seriozisht nga ato pak personalitete te drejtesise shqiptare qe po i rezistojne deri me sot sulmit shkatrrimtare te partise shtet qe si shtet njeh vetem ,,Klanin e vet,,

  50. arben says:

    Sa do ti shkonik vargjet e madhit Kadare (Ikja e Moisi Golemit), ketij moj-ziu te koheve moderne!
    “…vec ndergjegjes sate
    prapa s’te ndjek kush
    Ne kalldreme shekujsh
    troku yt i zi
    “Luani i ushtrise” (ndryshim i imi)
    Gjeneral Moj-Zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje