Pashë dje ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, duke folur në krah të kryeministrit të Shqipërisë. Sali Berisha u duk sikur u zgjua papritur, sikur e pickoi diçka kur ambasadori tha se në vendin e tij, në SHBA, para ligjit janë të gjithë njësoj. Të thuash këtë fjali në prani të kryeministrit të Shqipërisë është sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Në të vërtetë nuk ishte vetëm fjalia e keqe, por dhe vendi i keq dhe tema e debatit e keqe. Ambasadori kishte zgjedhur një mjedis ushtarak për të folur, një mjedis i cili tre vjet më parë ka prodhuar një histori të përgjakshme korrupsioni, e cila kishte në qendër të saj të birin e kryeministrit dhe që përfundoi me 26 të vdekur. Tre vjet më pas, siç e parandjeu ambasadori i atëhershëm i SHBA, me këtë tragjedi u luajt një teatër. I biri i kryeministrit është i lirë dhe i paprekur, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë i papunë dhe i frikësuar, ish- Ministri i Mbrojtjes i kapur peng nga makthet e sekretit që mban, dhe kryeministri i sfilitur nga lufta e tij personale kundër të gjithëve, vetëm që i biri i tij të mos ndëshkohej nga drejtësia.
Nuk jam i sigurt se çfarë ka menduar Berisha në atë moment, por me siguri që ka mallkuar veten që zgjodhi atë vend me aq shumë kujtime të këqija për korrupsionin dhe shtetin ligjor. Sikur të mos mjaftojë kjo, në ato zyra endet një Shef i ri Shtabi, i cili figuron se merr nga 7 mijë dollarë për një ushtar që dërgohet në forcat paqeruajtëse në Afganistan apo Irak. Edhe atë ja kujtoi ambasadori Arvizu.
Berisha çohet me gjak të prishur dhe fytyrë të vrerosur në zyrën e tij. Sapo ulet u hedh një sy gazetave. Një ministër i tij, Sokol Olldashi, akuzohet se ka favorizuar një kompani për monopol interneti. Në një kohë tjetër Sokol Olldashi do shkonte në burg. Por kompania është pronë e Bashkim Ulajt, njeriut të cilit Berisha i ka besuar gjithë bizneset e Familjes së tij. Ky telash i ri e zemëron, por nuk ka fuqi t’i ulërasë askujt. Genc Pollo pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘lëre këtë luftë’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Olldashi pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘mos çaj kokë se më ke mua’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Irfan Hysenbelliu pret një telefon nga Berisha t’i thotë ‘boll tani, më thuaj çfarë do’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Është i lodhur dhe i mundur nga historitë e pista që ka prodhuar vetë. Pastaj hap televizorin dhe dëgjon Sokol Olldashin që hedh poshtë akuzat pasi ka zbuluar se akuzuesi ka një pallat pa leje në Dajt. Në një kohë tjetër Berisha do të ngrinte telefonin dhe do t’i ulëriste Sokol Olldashit, ‘bëja rrafsh atë shtëpi atij banditi që shan qeverinë’. Ia ka pasë bërë dy vjet më parë për time motër dhe ja rrafshuan shtëpinë që më 5 të mëngjesit. Dje nuk kish fuqi ta bënte. Nuk e bënte dot se Olldashit mund t’i hapej oreksi dhe t’i thoshte duhet të prishim dhe pallatin e Lulëzim Bashës në Vlorë, ndërtuar mbi det, jashtë gjithë kritereve duke mbushur dhe detin me baltë. Fik prapë i dëshpëruar televizorin dhe s’di ç’të bëjë. Sekretarja e kërkon të flasë në telefon me Lulëzim Bashën, i cili e njofton se ka gjetur një djalë të mirë për drejtor të lejeve të ndërtimit në Tiranë që të marrë fund korrupsioni i Edi Ramës. Ky i duket pak si lajm i mirë. Pastaj mëson emrin, pastaj shfaqet onlinë lajmi se ky është arkitekti i pallatit të Lulëzim Bashës në Vlorë. Bie sërish në dëshpërim. Në një rast tjetër do t’i ulëriste Lulëzim Bashës ta hiqte atë plehrë dhe të gjente një tjetër, por kujtohet se lajmi mund të shkojë tek Topalli dhe të tjerë në parti dhe do ta shqyenin Lulëzimin pse nuk merr arkitekt të partisë, por arkitekt të familjes së gruas. E lë i dëshpëruar dhe këtë betejë dhe hap lajmet e Klanit. Edhe aty e sulmojnë Bashkim Ulajn, dhe ndryshe nga Irfani i përmendin dhe emrat. E duan një ulërimë dhe ata, por Doktori nuk ka fuqi, pasi disa muaj më parë u ka dhënë dhe atyre një leje të shtrijnë kabllo në gjithë Shqipërinë duke ndjekur linjat hekurudhore. Pastaj hap një gazetë tjetër. Akuza ndaj UET se ka marrë program doktoraturash. Bëhet gati t’i ulërasë atyre që kanë hedhur akuza, por kujtohet se i ka miq dhe ata. Duan dhe ata ndonjë copë. Hesht dhe ndaj tyre. Është i pafuqishëm të ngrejë zërin, të urdhërojë, të ndalë këtë tatëpjetë. Ngado që rrotullohet gjithë ditën i dalin historitë që ka prodhuar këto gjashtë vite në pushtet. I shfaqet shteti që ka ndërtuar, një shtet i frikësuar i tëri prej tij, një shtet ku Presidenti, kryeprokurorja, Shefi i Shtabit, Ministri i Mbrojtjes etj, shkojnë të rrëfejnë në “kishën e Withersit” frikën që kanë nga regjimi i tij. Ata të vegjlit, të parëndësishmit, lakenjtë, injorantët që mori për t’i shërbyer, tashëm janë turrur dhe vjedhin dhe ai s’ka më fuqi t’i ndalë. I përmendin djalin, vajzën, Bashkimin, Zamirin, Sandrin, Sokolin… Është një spirale e pashpresë e torturës së njeriut që duhet të përballet me problemet që ka prodhuar vetë. Dhe ai është duke u kalbur brenda tyre, pa pasur fuqi të kërkojë as ndihmë.
I madh je o Mero A KE MONTU NAJ KAMER TE FSHEHT TEK ZYRA E TIJ KURE KE PA QEN KESHILLTAR I TIJ DHE I DIN TE GJITHA QFAR THOT DHE QFAR BEN SALA
faleminderot o Mero per keto shkrime………..
je 1 i barabarte me 101 ne opozite……. vazhdo shkruaj dhe mos hesht.
tu befte pena TOP.
Urime per shkrimin!
Por do te ishte lajm i mire sikur vertet Berisha te ishte trembur nga zullumet qe i kane dale dhe nga keto qe po behen. Problemi eshte qe nje monster si ai, nuk do me ja dit per asgje sa me siper. I ben zullumet me vetedije te plote dhe ka pafytyresine ti thote popullit, “… lexojini, lexojini mire kabllogramat….” me demek se mua nuk me behet vone fare nga ju, se e di qe ky popull i sheh sh mire zullumet dhe mjaftohet te shprehe zemerimin duke diskutuar ne kafene,. Madje ne keto diskutime ka edhe nje pale (“qorra”) qe e mbrojne Salen duke e cilesuar si me te ndershmin dhe me te pakorruptuarin. Ketu mbaron revolta e popullit shqiptar. Pra jam e sigurte qe Sala e ben gjumin shume i qete dhe nuk shqetesohet fare, edhe kur Ambasadori Amerikan i permend qe ne Amerike jane te gjithe njesoj para ligjit. Me mendjen e tij thote …” gri ti gri, ketu jemi ne Shqiperi, ketu jeton populli shqiptar jo populli amerikan, me popullin tim mund te bej c’te dua madje edhe mund ta vras, dhe nuk me thote njeri plac me goje, madje ka edhe nga ata qe duartrokasin bemat e mia…”
Pergezimet me te mira zoti Mero per artikullin keni mbetur zeri vetem i se vertetes ne Shqiperi ,,Amerika na e beri te qarte nga kush qeverisemi , tani e ka populli fjalen e fundit shpresoj te arrij te dali nga kjo e keqe e madhe qe e ka zene , po shume veshtire , nuk arrij te kuptoj pse zonja prokurore e pergjithshme nuk jep dorheqjen , nqs nuk bene dot detyren me e drejte te japi dorheqjen , qe edhe ne ta dim qe ska me prokurori e te mbledhim mendjen
Norton,populli e ka fjalen po Edi Rama si lejon se !!!
Je vertet i Madh. Bravo!
Perça e sundo!
Kjo duket si nje cope e rruges se re te Opozites : meqenese Berisha nuk mundet dot ballazi, te nxisim armiqesite brenda bandes. Do te funksionoje …
FANTASTIKE, a ka me te percare se sa eshte sot PD, ku nje i bie gozhdes e tjetri patkoi, kane dale shejtanet nga shishja e doktori nuk ju ben dot gje se eshte luga e tij qe i mekoi dhe riti. Ska guxim te heqe asnje as ne qeveri dhe as ne rrethe se e di qe i jane bashkuar per ta rezuar.
…… Si puna e atij te vdekurit qe ha nga te ndenjurat e veta!!!!!!!!mjere shqiperia
i di mire keto ditet e punes se berishes, ti Mero, se ke qene edhe ti afer e ti e ke perfituar ndoshta dikur…te lumte, ndaj te ka frike berisha ty….
z baze, sapo mbarova se lexuari artikullin paraardhes: e hapa prape temen online dhe shoh artikullin tjeter.mjafton nje spunto, dhe z baze e merr menjehere frymezimin per te bere nje shkrim.nuk eshte e lehte, nuk eshte pune komenti por jane shkrime te tera qe kjo ‘makine’ prodhon cdo dite, jave dhe muaj.te pergezoj jo vetem per kete prodhimtari te jashtezakoneshme por dhe per reagimin e menjehershem per te demaskuar kete qeveri hajdute bashke me kryehajdutin.
je njeshi i gazetarise shqiptare, ose sic i themi ne ketej poshte burre me koqe, te tjeret i ka tredh vicidolsi kok pa lare….
ky hollandezi do jete luli i vocer,te lumte Mero po kush po degjon,paskemi qene popull budalla qe 50 vjete na shtypi enveri dhe 150sala,ngrehuni o popull se po na pine gjakun familja berishnjane
Ona,jo po,po po populli ngritet po sikur,si te thuash,si me then,a ta them a s’ta them, me vjen keq po dua ta them,s’ma do zemra po jam i detyruar, ncëk Rama sle.
njelloj jane te dy mero.njeri tjetrit i bejne iso.ne ferr vafshin te dy kermat e ndyra
komplimente mero bazes per shkrimet e tija.na ka ngelur e vetmja shprese ne kte vend te pafat
ah sikur te ishte keshtu, qe Salihu te ndjehej i pafuqishem per te reaguar… Ai ja ka gjet gjuhen popullit qe perfaqeson. Populli i tij do qe ai te triumfoj mbi popullin opozitar per te tjerat atyre nuk i intereson nese aSalihu hesht apo flet. Salihu mund te vjedhi shqiptaret dhe Shqiperine, mund ti vrasi ti bej c te doje. Populli i Salihut eshte i bindur se edhe opozita po te vije ne pushtet do vjedhi dh
e do te vrasi. Populli besnik i Salihut nuk mund ta konceptoje nje qeverisje ndryshe. Ne kete vend nuk duhet luftuar Salihu por INJORANCA.
..plotesisht dakort …
Tamam e ke… Sala eshte nje e keqe e madhe, por faj me te madh kane ata qe e ndjekin me cdo kusht … Dhe shohin vetem e vetem interesin e tyre te ngushte….
Injorancen mund ta luftosh e ta mundesh, por te keqen ne shpirtin e njerzve…. Asaj cfare ti besh…. ?
Mire e ke Mero puna eshte se ne na ka ngelur vetem ti lutemi zotit qe ta shenjteroje sa me shpejt salen se per tjeter gje aha nuk qenkemi te zote.
mua me duket se berishes nuk i ben syri terr fare.a i degjuat sot deklaratat e tij euforike per rezultatet dritheruese te arritura.teksa shpaloste fitorjet,te ngjethej mishi nga emocionet.prandaj,o njerez, mos kini shprese se ky fare burri po e kupton ne cfare pozite eshte dhe po ndryshon.dje deklaroi per rritjen e moshes pensionit,neser me siguri do sajoje ndonje krim tjeter.ata zagaret i ka gati per te ngritur doren e per te aprovuar cdo gje.neser do vije ai grosbruck i austrise me trajse ne dore e do te deklaroje sukseset marramendese te saliut,te silat po cudisin gjithe evropen dhe po i tregojne asaj,se si duhet te ece ekonomia europiane.me siguri ajo merkeli do filloje te ngasherehet kur te degjoje per kete kollos te mendimit njerezor,qe po ia kalon dhe gzim kulufit per karagjozlleke.
Asnje tjeter nuk ka te drejte te shkruaj biografin e Sali Berishes pervec z. MERO BAZE –
-ai i njeh mimiken e fytyres e tere trupit, levizjet e durve e te syve ,mentalitetin dhe shpirtin e tij
Homer ,vertet Z. Baze i njeh dhemb e dhemball,por edhe une qe se njof hiq Salen ,me ra ne sy. Kur ambasadori fliste per korrupsipnin dhe se ne Amerike,nese presidenti a kushdo qofte tjeter, denohet ne afera te tilla ,Sala kishte futur koken nen tavoline.
mero,ke harruar te shkruash per ilacet qe pi saliu para dhe pas fillimit te punes…si e kishte emrin ai ilaci qe ja di xeni se e harrova
Nuk mund te ndodh ndryshe .Historia njerezore ka treguar se te gjithe tiranet kane te njejtin fat .Ata ose cmenden ose vetevriten ose i vrasin . Ky toni me siguri do te vetevritet si HITLERI pasi cmendurine e ka te lindur .Populli thote ; Cdo mbjellesh do te korresh , dhe tashme koha po punon kunder KADAFIT te shqiptareve .Tani po fillojne ta braktisin dhe po e lene ashtu te mplakur ,si nje gerdalle qe s’do t’ju duhet me .Ky vrases dhe njeri mizor duhet ti paguaj jetet e njerezve te pafajshem .Vjen nje dite e zeze per te gjithe diktatoret .Historia eshte mesuesi me i mire .
Hitleri u vetvra kur i erdhi fundi dhe e shkatrroi pjesen me te madhe te europes. Ky derri yne, nuk duket te kete ende shenja per vetvrasje, qe mund te ndodhi vetem nqs dicka e forte ndodh dhe frika e fundit i vjen fare afer.
Kur vdes kush nga veriu e njehin(e qajn),..keshtu je tuj e njeh o z.Mero kete kryemutin e qeverise se hajdutave…me keto shkrime ai duhet me vdeke se dorheqien nuk e jep se asht MALOK
Jemi ketu per t’ju ndihemuar,
Te ndertojme se bashku shtetin e se drejtes dhe demokracine, tha Ambasadori Amerikan. Kjo po, eshte opozite magjike, qe vjen nga perndimi i larget. Ky eshte fat, duhet te gezohemi njerze.
Regjimit po lekunden gjunjte, si nje boksieri, qe ka marre nje goditje teper te forte.
KURE DO LARGOHENE KETA GANGESTER NGA PUSHTETI SE NE NXINE FAQENE EDHE PARA BOTES. FALEMINDERITE AMERIKE SE UA HOQE BREKET BERISHES DHE LAKEJVE TE TIJE. TANI EDHE ME BUDALLAJE NE SHQIPERI E DINE SE KUSHE I SUNDONE.
Enver Hoxhes i erdhi nje njoftim se drejtori i nje ndermarje socialiste jo vetem qe merte rushfet per cdo vend pune, por gocat e reja qe kerkonin pune me pare i kalonte ne krevatin qe kishte vendosur posacerisht ne zyren e tij ne ndermarje. “Do ta tredh pushtin!” u tha ne momentin e pare sigurimsave qe rinin gatitu. Erdhi Sulo Gradeci dora vete dhe tha: “Ky eshte komunist i vjeter, besnik i Partise, qe ishte drejtor i burgut te…, qe babai i tij zbuloi dhe u mori kulakeve dhe tregetareve kaqe dhe aqe flori e pasuri, qe denoncoi armiqte e popullit… Kete kuader nuk mund ta tredhim. Me mire ta emerojme ne nje vend tjeter.” e perfundoi Suloja me frike justifikimin e tij. Kjo duket si nje perralle e nastradinit, por eshte fare e vertete. Qe e ka shkruar Suloja ne kujtimet e tij qe u fali inteligjencave te huaja pasi ja mbathi nga Shqiperia. Prandaj zoti Baze respekt per shkrimin tuaj lidhur me dilemat e Sali Komunistit, por per nastradinin dhe shume te tjere kjo nuk eshte nje gje e re, por perseritje e dilemave te shumta qe pati Enver Hoxha gjate sundimit te tij feudal.
Kupola e Familjes dhe kupola e Qeverise,po kacafyten.Lamashet e Sales po vrapojne te perlajne c’te gjejne.Ne te tjeret? Le te ngrohemi ne diell.Opozita po merr vijen e shenjimit Aferim i qofte! Ju Mero jeni i shkelqyer si gjithmone.Edhe pa punuar me pare me Berishen, nje gazetar i vertete e jep nje tabllo te tille.
Mero nga leximi i shkrimit menjehere te kristalizohet mendimi se te pakten Berisha brenda limiteve te ligjeve punon dhe besoj se te gjithe e shikojne kete gje.Por n.q.s. ka abuzime cdo qytetar mund ti drejtohet prokurorise.
Narracioni eshte identik si i Mitrush Kutelit ne “Vjeshta e Xheladin Beut”.
sa inat e ka salen ky I ziu dhe per cfare do thoni ju ?per nje vend pune te mire me bo ca pare
Ne fakt do besoja se saliu me ne fund e ka humbur fillin e zerit,por kam frike se sapo te lexoje neser kete editorial ai diku do shkoje per show,i rrethuar nga ato TV-rat qe japin filma me sali,dhe do ulerije,po me fort se me pare.Do ulerije me gjate se ne rekordin e veres ne det,se ai e ka te ndaluar mosulerimen.Kjo seri ngjarjesh te nje dite qe permend z.Mero,me kujton nje teori amerikane,qe quhet teoria e bubuzhelit.Aman,se tani qe do flija me erdhi frymezimi.Kjo ndodhi pas skandalit Enron,ku njera nga tre kompanite me te medha te energjise u tret si kripa ne det si firmat e Sudes dhe Rrapushit.Dikush tha qe kjo nuk mbaron me kaq,porse “…po pe nje bubuzhel ne nje cep te shtepise mos mendo se ky eshte i vetem”.Vertete,pas Enron erdhi skandali Woldcom e nje seri skandalesh qe nuk i jane ndare Amerikes edhe sot e kesaj dite.Saliut i ka ngjare teoria e bubuzhelit,dhe ngado qe hedhim syte ata kane dale cepave dhe vrapojne te marruar rreth kryebubuzhelit sali berisha.Kjo mund te jete dita e saliut,qe ndoshta e ndalon te ulerije,po nata ama eshte e zeze si e Makbethit,ku fantazmat i kane zene peng gjumin e njeriut te zakonshem sali berisha.
Je i Madh Mero, kam Koh qe lexoj artikujt gazetaresk te tua, je fantazia e shfrenuar qe godet ne shenje
epiriot!
me këtë koment të shkurtër dhe kuptimplotë unë kuptoj një gjë të dyfishtë!
ti, i rrit autostimën meros për masturbimin mendor që të ka dhënë!
ky artikull i meros nuk është gjë tjetër vetëm se një artikull në rrugën e tatëpjetës!mero po shkon në të njëjtën tatëpjetë si ajo që ne e quajmë “kryesi e opozitës”!
ppo shkon drejtë SHTERPËSISË!
ju qe i mbani uturakun saliut.
si nuk pellcet ky lloj kafshe
te ishte njeri do kishte plasur me gjith sa ka ndodhur
o tg pri use!
ka mundësi të më shpjegosh se kushanë e personalitetit tënd po flet?
ajo që i mban uturakun apo ajo që ja derdh në kokë?
Mero te lumte per shkrimin. Shkrim bere dhe dje dhe para dy ditesh edhe para nje jave,shkrime pa fund.Te gjitha shkrimet per probleme te ndryshme por si baze gati te gjitha kane korupsionin e pushtetareve te larte duke u ndalur tek gjemat e familjes Kryeministrore.Do te isha mirenjohes si nje nga lexuesit e rregullt qe jam te na japesh nje informacion per numurin e shkrimeve te bera personalisht nga ju.Do te veconit shkrimet e bera ne perjudhat e kaluara per probleme te ndryshme koruptive dhe te vertetuara nga telegramet e derguara nga ambasadori ne Departamentin e Shtetit. Po ndaloj dhe po te rekomandoj qe 100 shkrimet me te mira te bera per 6 vitet e kaluara pas nje perpunimi te vogel ti botosh ne nje liber te vecante.Kete gje qe po ta kerkoj une,duhet te ta sposorizoje Partia Socialiste duke e botuar me nje tirazh te larte.Botimi i ketij libri do te jete prapaganda me e madhe qe do te beje Partia Socialiste me anetaret dhe sipatizantet e saj dhe opoziten ne pergjithesi per zbulimin dhe perhapjen e gjere te korupsionit tek pushtetaret e sotem.Ky liber i sponsorizuar duhet tu shperndahet falas dhjetra qindra opozitareve ne mbare vendin deri ne zonat me te thella te vendit ku ka votues opozitare dhe ku nuk ka internet dhe televizion mbeshtetes te opozites (por vetem Televioni publik).Ky liber do te kete efekte prapagantistike por njekohesisht do te njohe votuesit me gjemat e pushtetit te sotem.Mendoj se botimi i ketij libri do tu sherbeje edhe deputeteve te opozites per te ngritur dhe trajtuar ne Kuvend problemet e korupsionit ne vendin tone.Botimi i ketij libri do kete vlera shume me te medha se sa vete puna e nje pjese te madhe te deputeteve te opozites.
Shkrimet tuaja jane preferenca,ime, bukur i ke reshtu mendimet torturuse .krymafjozi mund te genjeje gjithe boten, po ndergjegjen e tije nuk mund ta genjej dot
A doni me per Belulrat. ?! Je i madh ,je i pa pare Z; Mero Baze. Ruaj koken ,sepse Saliu di ti beje te gjitha. Ajo Bashkia qe kerkonte ai me pa derman ,ajo do ja haje koken atij dhe atyre qe e ndihmuan. Sigurisht ushtria Saliniane. Te lumte Z; Mero. Jam e bindur qe ke shume akoma per tja plasur sheshit.
zoti baze je i math nuk besoj se nuk ke pasur ti mundesit qe te beheshe minister a ndonje kryetar bashkie para ketyre larove dhe zagarve qe i jane ngjitur si kerpushe ketij kryeministri te vet shpallur por besoj qe je njeriu i paster dhe i cipes esht per te ardhur keq qe shqiperise i mungojne te tille njerzish
Mero i dashur,me kot permend paudhesite kriminale te Salahudinit. Matufi i rrjedhur e i poshter ,(shpohem ne hunde) po te mos e gjeje koken e kandilit!
Eshte e vertete qe eshte bere per hukubet te Zotit e s’ka nga ja mban e po kujtoj ketu nje pasazh nga libri juaj “Viti 97” .Po e paraqit te perifrazuar:
“Ende nuk e kishte prekur tasin me sallate ,te mbeshtjelle me leter alumini qe ja kishte derguar Liria.Te gjithe e kishin braktisur, Safet Zhulali ..i pari,..Me erdhi keq per te…!
Dhe ja,ky domuz plak,kur Mero Baze i eshte gjendur,( kur per qime desh i fluturoi koka) ,sulmon edhe fizikisht gazetarin Mero dhe i mbyll shtypshkronjen e zyrat ku botohej gazeta “TemA” ,i djeg makinen para shtepise e kercenon familjaret e tij.E perse?
Sepse Mero nuhati i pari rrugen e rrezikshme ku po e futnin Salahudinin kalamajte e tij te prape e mafioze e “kopistet” si pune e Lulezim Bashes e eshte zeri me kritik (me fakte e argumente) kunder ketij regjimi malokesh te pagdhendur e te palatuar kulturalisht, te kalbur e te pocaqisur,qe ndoti edhe rajonin e Ballkanit me plehrat e tij.
Nuk po zgjatem shume,por po shpalos ketu ca Bashkim Ulaj, Rezart Taci ,ca Zamire e Rrahmane.Une nuk ju mbajta pishen se si keta magjistare te kapitalizmit te shpifur alla shqiptar (po aq i shpifur sa edhe socializmi shqiptar) u bene Rotshildet e Shqiperise per disa vjet .
Une di te them se pasuria e kombit shqiptar ,nuk e di se ne c’emer ideologjie u grabit nga nje grusht pushterish, te cilet sidoqofte nga frika mbajne njeqind zagare pas vetes.A thua te ruhen nga Xhebraili,qe do t’ju marre ymrin?
Zahmet ,me duket! .Ka shume gjasa qe keta “kapitaliste” gango t’i percjelle per ne banesen e fundit ndonje varrmihes sakat i komunales, (te punesuar nga Bashkia per sevap) e t’ju kendoje kulivallane ndonje hoxhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shpresoj ta shohim Salukun te cmendur,e ne fakt kjo eshte metoda me e mire.
Qe tani e tutje eshte mire ta therrasim lluku lluku babashta.
Epo harami do i mbese se sben ne gryke ketij maskaraj.
Nuk bahet lojna me amerikanet o budalla.Ata te kane vene ne shenjester,e kjo shenjester e tyre ka per te groposur njeher e mire.
Kam lexuar gazeten”TEMA” qe numurin e PARE dhe jam trishtuar kur kjo na mungoi per shume kohe .Tani e lexoi cdo dite.TE JAP PA REZERVA SHUME PERGEZIME Z, MERO BAZE.
Shkrimet tuaja jane preferenca ime. cdo dite qe afron ,litarin ne fyt po ja shterngon qenit, qe mund te genjee gjith boten po ndergjegjen e vet nuk mundesh dot kure ta genjesh
Me ne fund ja hodhem ,sikur vertet saliu te gjendej ne kete situate,nuk ka nevoje per pranveren arabe,por shume shpej do ta shikonim ne nje spital psiqiatrik,por s’eshte tamam keshtu si e trajton,saliu gjeneron energji dhe ja del,sepse kjo situate eshte me favorshme se 97,kur te gjithe besuam se e shporrem po ja ku e kemi,miqte nuk i mungojne,ne mos gabofsha me 12 shtator e vizitojne tiranen dy ministra te jashtem,ata vijne te ruajne influencat qe u ka dhuruar saliu dhe aspak per integrimin,megjithate,ju faliminderit z Mero ,kemi nevoje te shikojme enderra te bukura.
Duket si nje roman ky shkrim por fatkeqesisht cdo gje eshte e vertete.
Ka plasur lufta brenda llojit tamam si familjet mafioze dhe kryetari i kupoles nuk di cfare te bej me.Te gjithe kane uri per te vjedhur,te gjithe i dine te gjitha.
Te dashurit e mi Shqipetar keto jane ditet kur duhet ta shijoni me kenaqesi kafene dhe te shikoni mafiozet e pushtetit si do i turren me kobure ne dore njeri-tjetrit…ata e kane kuptuar se jane te fuqishem dhe kane perballe nje popull m…ti.
Komplimente Mero snajper si gjithmone
te lumt pena mero.
Komplimente pa fund Mero .
Mendoj se ajo qe duhet te shqetesoj cdo njeri, jane raportet qe mban zoti Berisha ne detyren e Kryeministrit midis aktivitetit te tij politik dhe drejtimit administrativ te puneve te shtetit. Nese per detyrat politike ai kujdeset maksimalisht qe gjithcka te shkoj atje ku ai do, persa i takon punes administrative ai thuajse eshte formal. Kurre nuk kujdeset qe nje pune te shkoje deri ne fund nese ai nuk nuk sheh ne brendesi te saj perfitim per qellimet e tij politike. Mjafton te vesh ne dukje kete fakt: u njoh tani se fundi me opinionet e ish ambasadorit amerikan per mosaftesine e tij per tu marre me projekte te vogla dhe kur te shohesh ju turr dje dy puneve te vogla me rendesi me te madhe se hyrja ne Europe; pastrimit te vendit nga mbeturinat inerte dhe nga makinat jashteperdorimit. Por mjerisht edhe kryerjen e tyre e kerkoj ashtu sic ai gjerat di ti kerkoj, detyrimisht si pune madhore. Personalisht ve bast, po levizi sadopak gishtin per ti dale ketyre puneve me rendesi te jashtezakonshme deri ne fund. Sidoqofte, duhet te theksojme se shperfillja e puneve publike do ti kushtoj shume Berishes politikisht, Sepse kujtdo mund ti shkoje ne mendje porosia qe Servantesi jep nga thellesia e shekujve nepermjet gojes se Don Kishotit drejtuar gubernatorit te Xhabaries, Sanco Panca: ” Perpiqu Sanco vellai qe te nxjerresh sa me pak urdheresa, por sidomos perpiqu qe, po i nxore, te gjejne pa tjeter zbatim, sepse do te thone te qeverisurit , qe gubernatorit ja pati takati ti nxjerr, por nuk ja pati takati ti vere ne zbatim.”
Z. Baze! Me lejoni qe te bashkengjis ketu nje tjeter shkrim alla-Baze te Artan Mullajit, te botuar ne Gazeten Shqip. Le ta lexoje gjithkush dhe te nxjerr mendimin e vet, sic edhe thote ambasadori i nderuar i SHBA per kabllogramet e WikiLeaks. Faleminderit!
Sot është epshndjellëse të imagjinosh si ndihet Kryeministri i vendit pas publikimeve të “Wikileaks”. Përdora frazën “epshndjellëse”, për të lënë të supozuar një shkallë ekstreme të kureshtjes publike për prapaskenat në politikën shqiptare, por në këtë rast, fraza më e saktë do të ishte “e pamundur”. Shpërdorime të pasurisë publike, vjedhje qeveritare, krime shtetërore, mistere, pirateri, të gjitha supozime të hershme, që kanë dalë si fakte në shesh për sytë e të gjithëve. E pamundur pra të marrësh më mend mllefin histerik dhe historik të Sali Berishës për situatën e vështirë dhe për gjithëçfarë: Për opozitën. Për gazetën “Tema”. Për Andrea Stefanin dhe Mustafa Nanon. Për ngazëllimin tinëzar të Presidentit të Republikës. Për urrejtjen e vullkanshme të shqiptarëve të rindezur rishtas kundër “pushtetit të familjes”, për Amerikën. Mbase edhe për Arvizunë, ambasadorin amerikan që disa muaj më parë e pat përkëdhelur me frazën ekstazuese: “Burrë shteti”, (Kushedi ç’xhevahire elektronike për Saliun ka nisur edhe ai me dorën e tij drejt Obamës!). Pra, duhet të jesh iluzionist sot që, duke këqyrur prishjen e simetrisë në fytyrën e këtij pushtetari, të marrësh me mend rezonancën që i sjell instinkti verior i vetëmbrojtjes, eshtrave të tij. Vështirë të marrësh me mend nëse përvoja e hekurt në politikë, do mund ta ndihmojë për të fshehur ankthin e pashmangshëm të mishit, shtrëngesën. E shumta mund të supozosh një panik sundimtari, që parandien rrëshqitjen nga duart e tij të pushtetit. Afrimin e vjeshtës për të!
* * *
A është drejt rrëzimit pushteti i tij, mbas publikimeve skandaloze të “Wikileaks”? A do të kalojë kjo dallgë e ngritur nga nevoja e beftë popullore për moral dhe ndershmëri, ashtu si kaluan të tjerat, në historinë e tij: Si kaloi Gërdeci, 21 Janari, dhe rrëmbimi me thonj i Bashkisë së Tiranës? Ç’gjë e rrezikon më shumë dinastinë e sundimit të tij? Zgjimi, vetëdija qytetare, e trazuar papritur nga të vërtetat e publikuara, apo zhgënjimi i paralajmëruar i idiotëve, që janë hedhur dikur në zjarr dhe në det për atë? Pavarësisht përgjigjes, i rrezikuar ose jo, në mos një diktator, Berisha mund të quhet një sundimtar. Sundimtar, jo thjesht për kohën e gjatë në politikën e tranzicionit, të cilën e ka dominuar, duke sfiduar këdo e gjithçka; sundimtar për egërsinë e fantazisë së harxhuar për të qenë, për të qëndruar në majë. Si një sundimtar, ky njeri ka kapur shtetin shqiptar në mënyrën më private dhe më primitive, që është harbutëria. Ministra fodullë drejtojnë institucione të mbushura plot me fodullë dhe militantë, këtu e shumë vjet. Fodullët, mediokrit, horrat, hajdutët, janë fytyra e shtetit sot. Deputetë sharlatanë, mediokër, shpesh kriminelë. Këtu zë fill edhe një detaj i paqartësisë. Të funksionojë një mënyrë e tillë primitive sundimi, që i ka dhënë një pushtet absolut një njeriu primitiv e bajraktar, në krye të njerëzve servilë, kriminelë e mediokër, do të thotë që më shumë se nga Berisha, më shumë se nga klani i tij, shqiptarët janë të sunduar prej perceptimit të tyre. Prej perceptimit gabim që ata kanë për lirinë. Tjetri të shtyp, të mohon, të shpërdoron, ditë edhe natë, pa ngurrim, pa hezitim, kurse ti ul kurrizin, duron, pranon, heziton, e voton; tjetri të poshtëron, të skllavëron, zvetënon, të vjedh, kohën edhe paratë, kurse ti le iluzionet e humbura të shuajnë ëndrrat e tua; Paqe me sundimin! E gjithë kjo do të thotë, të jesh palë, të bëhesh palë, për t’ia futur vetvetes. Spektatorë të mallkimit që sundon jetën e tyre, shqiptarët kanë shpalosur kështu një veçori unikale të dobësisë: Durimin, pranimin, nënshtrimin. Duke e njohur këtë veçori, në llojin e tij si sundimtar, suksesi i Saliut nuk është i vetmuar. Në gjurmët e ish-diktatorit Hoxha, ashpërsinë e regjimit të tij, ky e manipuloi me inercinë servile dhe propagandën arabe të Sadamit dhe Gadafit, çka i mbajti edhe ata shumë gjatë në pushtet. Saliu, dinak dhe hidhnak, ndërtoi një model sundimi, njëlloj si të tyrin. Çfarë ka ndodhur gjithë këta vjet? Janë thënë e stërthënë pa fund. Një strategji perverse në kurriz të moralit. Me të ardhur në pushtet, Saliu u matufeps mes dhuratës përrallore që i la paraardhësi Nano. Një kohë të gjatë nuk e mori veten nga kjo lajthitje e fatit. Ai, doktori, një qelizë mjekësore e ish-diktaturës, u avit si një njeri i përzotshëm. Ky mund të ketë qenë momenti që ish-doktori komunist ka filluar të besojë te Perëndia. Zoti e kishte zgjedhur atë, mes milionave të tjerë në planet, për t’i vërtetuar ekzistencën, por edhe provuar fuqinë. Nga një shërbëtor diktature të hershme, ja ku u shndërrua sakaq, në fillim në një demokrat, pastaj në një sundimtar. Vetëm Perëndia mund të kujdesej për të ndodhur një magji e tillë, që e shndërroi këtë njeri nga shërbëtor të një mbreti, në mbret të vërtetë. Sa kohë në vetëdijen e tij u sistemua ky informacion, ai kishte qenë spektatori i fatit të vet, ndërsa realiteti ishte bërë më rrezëllitës se vetë ëndrrat e tij. Sepse ëndrrat e një doktori mund të kenë gjithçka, edhe sukseset që përjashtojnë krenarinë, por jo një mbretëri të tërë. U shfaq si kryetar i PD-së. U bë President. Kryetar i opozitës. Kryeministër. Dhe së fundmi, monark! Kur e ndau mendjen se kjo, qenia mbret nuk ishte më një lajthitje, por një realitet, si çdo mbret, kultivoi sakaq dëshirën për të qenë i përhershëm. Pastaj ngriti institucionin e frikës publike. Disa zhdukje misterioze, disa vrasje pa autor, të tjera me autor, sfida të hapura normalitetit, dhunë fizike, terror shtetëror për popullatën, korrupsion qelizor, gjoba biznesit, hakmarrje kundërshtarëve, të gjitha këto ishin të mjafta që, ndërsa ngrinte monarkinë, të krijonin një barrikadë psikologjike për të gjitha rreziqet. Kështu filloi sundimi i monarkisë private të familjes. Paralizoi gjykatat, që të vriste ndershmërinë. I hoqi barutin prokurorisë, që vendi mos kishte drejtësi! Fshiu mundësitë. Vrau shpresën. I veshi në fund edhe vellon e Barby-t Presidentit, e të tjera, e të tjera, derisa, çdo ditë, herët në mëngjes, tek përshëndet veten në pasqyrë, shikon herë Sadamin e Irakut, herë Gadafin e Libisë, që i thotë: “U bone ti!!! ..Punë e mirë! Të lumtë o Sali!”.
Me kohë sundimi hyri në një fazë të re. Faza e përjashtimit total të rrezikut. Ai bëri listën e shpejtë të politikanëve gjuhë jashtë, që kur nuk lëpijnë duar, ju rrjedhin jargë. Kocka e madhe ishte për kokën e madhe. Si konet e përkëdhelura leshtore, që i bashkohen të parat tufave mishngrënëse, pengu i parë i mbretërisë së bjeshkëve, do të ishte një pjesë e së ardhmes së tij…. Ilir Meta, i shndërruar nga njeri në fenomen, u zvarrit më tej kufirit të logjikës, duke arritur të pamundurën: u shndërrua sakaq nga një fenomen në simbol, në simbolin e babëzisë më të shëmtuar njerëzore për pasuri dhe pushtet. Në krah të sundimtarit, ishte edhe frymëzimi më i madh i këlyshëve të tjerë të pushtetit. Me radhë, kushërinjtë e rinj të Xhuvelit, Cekat, Pollot, Imamët dhe Rulët, të gjithë të dyshuar për korrupsion dhe afera, ishin pjesë e planeve të sundimtarit, jo për të konsoliduar thjesht pushtetin e tij, por për t’i paraprirë krijimit të një institucioni të ri të sundimit, që është propaganda. Në këtë projekt, mediat mbështetëse të sundimit, patën një rol thelbësor. Radhitja e turpshme e një armate të tërë gazetarësh në krahun e një pushteti që vjedh, pret, vret e shkatërron popullin e vet, betonoi bindjen se së fundmi, një problem i madh për këtë vend janë edhe këta gazetarë dhe analistë kanakarë të sundimit, ashtu si një problem i madh për këta gazetarë e analistë, nuk ishte më shtypi opozitar, konkurrenca mediatike, as opozita, as kundërshtia civile e një populli që manipulohej kollaj, por jetëgjatësia e Kryeministrit. Në shpirtrat e tyre, urimi, “Sali, të na rrosh sa malet dhe sa mallet”, ishte më i sinqertë se kurrë, duke sfiduar urimet e hershme të besnikëve të komunizmit, që i dhuronin ditë jetë Enver Hoxhës nga ditët e tyre dhe nga ditët e fëmijëve të tyre. Shumë shpejt sundimtari filloi t’ju hidhte kocka me shumicë besnikëve të tij që i kujtonin besnikërinë që vetë ai kishte treguar vite më parë për diktaturën komuniste. Dhe ja ku jemi. Gjithçka në rregull. Gjërat shkojnë vaj. Gjërat do të shkonin vaj kushedi sa, nëse nuk do të shfaqej papritur “Wikileaks”-i shqiptar. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, në kulmin e fuqisë së tij, po ndodh diçka jo e zakontë. Monarkia po ndien tërmetin përposh. Pushteti që sfidoi Gërdecin, vrasjet në shesh, këshillat, por edhe zhgënjimin e ndërkombëtarëve, analistët kritikë, opozitën e brishtë, votën e shqiptarëve, sapo pësoi krisjen e parë, që quhet “Wikileaks”. Në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk ndodhi asnjë shpërthim i ri, dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është vrarë nga dora e shtetit, ditët e fundit. Asnjë video korrupsioni nuk është publikuar së fundmi. Saliu e ushqen njëlloj euforinë e tij për rekordin e Dhërmiut, me hapje të verdha, që quhen, “shariuduimis perminafil”. Ato, krenarinë ia shndërrojnë sakaq në nostalgji… Presidenti me vellon e Barbit është ende i përgjumur nga pushimet dhe nga indiferenca e brumtë. Jozefina, përkrah nënë Terezës, e ka përsëri atë freskinë ndjellëse në vjeshtë, që interferuar vjeshtës së karrierës së saj, e tregon më pak burrneshë e më shumë nostalgjike. Ilir Meta, ngjyrë çokollatë, në lëkurë dhe nën lëkurë, thonë se shëtit ende me jaht nga gjiri i Lalëzit në gjirin e Hicit, vete e vjen si kokoroç, mes puhizës. Arvizu gjithashtu, në rutinën e tij. (Ç’mendon ai vallë për informacionet e paraardhësit të tij, dhe a ka ai ndonjë lloj xhelozie që “Wikileaks” përgjoi mesazhet e paraardhësit të tij, çka e bënë atë të spikasë?)
E pra, në mes të kësaj rutine fundvere, asgjë e veçantë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Megjithatë, ndihet në atmosferë krisja serioze e sundimit kryeministror të familjes. Ndihet fillimi i fundit të dinastisë. Diçka e ka sjellë këtë krisje! E vërteta! Pastërtia e moralit amerikan, që besojnë shqiptarët.
Nuk mund te shtosh apo komentosh as edhe nje rrjesht te ketij shkrimi. Nje analize e sakte dhe nje pershkrim real i asaj qe ndodh ne Shqiperi.
Klasa politike shqiptare, e zhytur ne korrupsion, e shoqeruar me krimin nuk ka force te beje ndryshimin dhe ti ktheje dinjitetin e neperkembur shqiptareve. Kjo klase e korruptuar nuk mund te eleminohet perderisa rradhet e saj rinovohen me te tjere me te rinj qe edukohen dhe jane vazhdues te se njejtes performance te lidhur ngushte me korrupsionin dhe krimin ekonomik.
Por cfare duhet bere? Si duhet te ndryshojme? A mjafton qe te perseritet pa fund nje situate e tille kur njera pale akuzon dhe pala tjeter vazhdon te perdhunoje e te shkaterroje jeten e shqiptareve?
Personalisht mendoj se e gjithe klasa politike shqiptare, pavaresisht nga akuzat e ndersjellta ka krijuar te gjithe mbrojtjen e nevojeshme per te mos u prekur nga pasojat qe shkakton veprimtaria e tyre. A nuk jemi ne deshmimtare te akuzave teper te renda qe politikanet tane i bejne njeri tjetrit? A eshte ndjekur njeri penalisht per keto akuza? Mjafton historia Nano-Berisha, Meta-Berisha, Meta-Nano, Rama-Berisha etj., per te dhene pergjigjen e duhur.
A nuk jemi ne deshmimtare te shkaterrimeve masive te viteve 1997, 1998, te Gerdecit, 21 Janarit e sa e sa bemave te tjera te pandeshkuara asnjehere? A nuk jemi ne deshmimtare te rotacioneve te se njejtes natyre ku ne menyre te vazhdueshme riciklohen te njejtet persona qe kane shkaktuar e i shkaktojne deme masive popullit qe pretendojne se i zgjedh? A nuk jemi ne deshmimtare te privilegjeve te sanksionuara per kete klase politike nga parlamenti? A nuk jemi ne deshmimtare te nivelit medioker e banal te deputeteve qe na perfaqesojne? Pyetje te tilla mund te behen pa fund dhe nuk kane nevoje per pergjigje.
Shqiperia jone, e bukura e dheut, sic preferonte ta quante kryeministri yne, eshte katandisur ne nje vend te shqyer e te coptuar, te perdhunuar e shkaterruar, nga kjo klase politike qe mbi te gjitha vetequhet patriote. Shqiperia jone eshte rikthyer vite te tera prapa dhe ka nevoje te promovoje edhe njehere periudhen e ndritur te rilindasve tane. Sot kur ajo shitet, vidhet, rrezikon humbjen e identitetit, kur lulezojne me dhjetra minoritete te shpikura, ka nevoje si kurre me pare te perfaqesohet denjesisht nga intelektualet e patriotet e vertete qe mbi interesat vetiake te vene interesat e vendit tone. Ky mision nuk mund te kryhet nga nga kjo klase politike postkomuniste. Ky mision nuk mund te kryhet nga nje kryeminister ruralo komunist me servilizmin qe e karakterizon dhe as nga nje qeveri thellesisht e korruptuar e kriminale.
Nje klase politike, qeveri apo parlament, qe udhehiqet nga humori mengjesor i shefit ne varesi te formes se tij, do te vazhdoje te shkaterroje e te perdhunoje me tej shqiptaret. Per me teper do te filloje punen e mengjesit me enderrat e para gjate nates nga shefi per skemen e kafshates, mireqenien dhe rritjen ekonomike dy shifrore, arrorret e haloret, ullinjte, dhe perfundimisht me enderren e sapo pare te kryeministrit per prodhimin e energjise nepermjet shfrytezimit te ujrave te liqeneve natyrore. Cdokush nga ne mund te evidentoje lehtesisht se vendit i mungon plotesisht strategjia e zhvillimit, se atij i mungojne institucionet qe duhet te studiojne e planifikojne strategjite dhe zbatimin e tyre nder vite. Shkaterrimi, mbyllja, kufizimi maksimal i tyre deri ne eleminim te plote, mundeson plotesisht elminimin e nje individualiteti te spikatur e serioz te vendit si dhe cfaqjet groteske te kryeministrit tone, me madheshtine e personit qe i di te gjitha sa edhe vete “shoku Enver do ta kishte zili.
Kjo klase politike qe per 20 vjet rresht harxhon para pa fund per atestimin e punonjesve te tij dhe qe si pa gje te keqe i flak ata ne rruge pas cdo rotacioni politik,kjo klase politike qe nuk arrin te ndertoje nje administrate te qendrueshme e te kualifikuar qe te vazhdoje e qete punen pavaresisht nga rotacioni politik, qe mbush zyrat e lena bosh pas spastrimeve me lloj lloj provincialesh e fshataresh pa asnje lloj njohurie per punen qe do te kryejne, qe pretendon internetin ne te gjithe sistemin arsimor dhe rrit analfabetizmin, qe bazohet vetem ne propaganden dhe jo ne gjendjen faktike, qe edhe krizen qe vuajne shqiptaret e emerton bum ekonomik, jo vetem qe eshte e rrezikeshme per vendin por rrezikon me tej integritetin e tij.
Kam nje propozim ,kush eshte dakort qe udheheqesi i opozites te behet z. Mero Baze. Une them se duke qene i organizuar ne parti politike, ky do jet shuemfish me i fuqishem dhe Shqiperia do shpetoje njeher e mire.
Nuk e di pse Mero e nxjerr Salen si te pafuqishem per te bere shtet. (Dmth ai e ka deshiren, por eh, c’ti besh se ka miq te keqinj dhe ia kane punuar pas kraheve). Pra uji rrjedh lart i paster, por turbullohet rruges. Tamam si ne kohen e Enverit, kur njerezit peshperisnin se i madhi ishte i mire, por ata te vegjlit ia punonin pas kraheve.
Pehh, po te kesh deshiren e mire ne Shqiperi, nje vend me 2 milione banore, per 3 muaj ben shtet. Eshte e thjeshte fare: zbato ligjet, leri institucionet te punojne dhe te mbikqyrin zbatimin e ligjit dhe kaq.
Por rrenja e problemit eshte Saliu vete. Ai nuk deshiron te beje shtet. Te besh shtet dmth te mos besh korrupsion. Ulajt jane me siguri mbulesa e bizneseve te Sales. Fazllici eshte po i tille, edhe i biri dhe e bija jane sekseret e tij.
Le te beje Sala nje pakt me prokurorine. Le te lene femijet e tij jashte hetimit por te godase te gjithe te tjeret qe ka rreth vetes. Te gjithe besoj do te ishim dakort e do t’i shtrengonim doren. Ndoshta do te humbte zgjedhjet e ardhshme. Por c’e do ai fitoren ne moshen 70 vjec. Atij nuk i punon as vegla si Berluskonit. Por ama do te hynte ne histori si njeri qe hodhi themelet e shtetit.
Por ai kete me siguri nuk e ben dot sepse te gjitha fijet mafioze perfundojne tek ai vete (jo tek Shkelzeni). Femijet e tij jane instanca e parafundit. E fundit eshte ai vete. Gerdeci nuk u be me kercenimin e Shkelzenit tek komandanti i shtabit te pergjithshem. Ai u gatua se pari ne Kryeministri me VKM-te e Sales.
Ne kete kuptim, qasja e Meros ne artikull, se medemek Sala po vepron sipas instiktit te babait te kulluar per te mbrojtur djalin qe i ka shkare kemba me duket hipokrizi dhe nje menyre e djallezuar per te hutuar publikun (karremin duket se e kane ngrene shume, gje qe duket dhe nga komentet pozitive te ketushem) dhe terhequr vemendjen nga fatkeqesia me e madhe e ketij kombi ne mijevecare: Sali Berisha.
Tung,
Blendi
lexoje dhe nje here shkrimin
nuk ke kuptuar gje
në atë që ke shkruar ke tregon një shpirt idealist dhe naiv,pa të keq,në të njëjtën kohë!
thënja tënde “Le te beje Sala nje pakt me prokurorine. Le te lene femijet e tij jashte hetimit por te godase te gjithe te tjeret qe ka rreth vetes.”është komplet e gabuar!
I-ti pretendon se prokuroria është një organ i pastër,atë që kritikon tek mero për saliun e pastër,gjë që nuk është e vërtetë!prokuroria është po aq e qelbur sa koka!
II-nuk mund të pastrosh lagjen duke jetuar në një shtëpi ku pisllëku është në maksimum!goditja e të tjerëve nuk do të ketë asnjë lloj efekti!
historia ka shumë shëmbuj!duke filluar nga bruti deri tek enveri!
enveri pas mbarimit të luftës së II-të një nga gjërat e para që bëri ishte dënimi i kunatit të tij,si kolaboracionist,me dënimin maksimal!në të vërtetë ai mund ta shpëtonte nga dënimi maksimal,ashtu siç nuk veproi me shumë të rangut të kunatit,që dënimin maksimal ua këtheu në dënime më të leta dhe që shumë u liruan para kohe!ky veprim i hoxhës iu tha të tjerëve “kur unë pasrova shtëpinë time,për tuajat nuk dua tja di”dhe kështu me gjithë të metat e tij ne patëm një shtet për 45 vjet!
kurse pas kësaj kohe kemi kryetarë që mbajnë pisllëkun si jastëk dhe pretendojnë të pastrojnë shqipërinë!për pasojë nuk kemi shtet si nga ana e brëndëshme dhe nga ana e jashtëme!brënda sundon anarshia,korrupsioni she mafja shtetërore!kursse nga ana e jashtëme kemi një shtet në prag të shpërbërjes!
ndoshta saliut nuk i punon vegla në moshën e tij por etja për puashtet nuk i është shuar!perkundrazi i shtohet dhe kur merr parasysh moshën ajo fillon e bëhet më e egër!rrjedhja e trurit dhe frika e fundit!
Salaf-al-vicidoli do vrase veten kur ti shkoje zeni e te behet shok me zani caushin e sekuestrojne pasurine e vjedhur. Ska me rruge tjeter vec vetvrasjes.
Po cke me mua o Mero ……aman ore lem o lem dhe pak kohe….. he te keqen…..!
Na e cmendet fare babush Saliun, lereni te mbyll syte si qen, se ashtu e ka fundin. por en na la te pasur, per vete te shkoj ne hale te gomarit
O Mero ne qoftese ju do te ishit kryetari i Opuzites populli shume perpara do te kishte hedhur poshte kete Dallkauk si Saliu,
Poe Hekuri eshte i ngrote per Revolucion,Rama eshte Stukur nuk po kuptojme se kur eshte e Gatshme Opozita ?
Tani qe SHBA dolen hapur duke i treguar Popullit Ujkun Rama terhiqet ,Arvizu Ambasadori po flet Hapur per Korrupsionin qe te denohet keshdo qofte,te barabarte perpara Ligjit ,Rama Fle???:
Tani qe Sala ka rrjedhur perfundimisht, (xhano Enver sa dinjitoz qe ishe) duhet te hapim nje rubrike me titull Fundi i Sali talebanit. Kush e gjen se si do t’i vije fundi duhet shperblyer me nje udhetim ku te doje jashte. Financues behemi ne te gjithe. Si thoni?
O Mero ne qoftese ju do te ishit kryetari i Opuzites populli shume perpara do te kishte hedhur poshte kete Dallkauk si Saliu,
Poe Hekuri eshte i ngrote per Revolucion,Rama eshte Stukur nuk po kuptojme se kur eshte e Gatshme Opozita ?
Tani qe SHBA dolen hapur duke i treguar Popullit Ujkun Rama terhiqet ,Arvizu Ambasadori po flet Hapur per Korrupsionin qe te denohet keshdo qofte,te barabarte perpara Ligjit ,Rama Fle???:
KJO ESHTE STRADEGJIA E RE E RAMES:
ne kohen qe kerkohet te ngrihen te gjithe nje zeri Rama nuk njehet ..
Frosua, une them qe ai i ka transferuar parate, dhe iken pa i hyre gjemb ne kembe ne ndonje vend arab me te cilet i ka rregulluar goxha mire punet.
Pergezime per artikullin, si gjithmone TEMA eshte nje pararoje e opozites se vertete, nuk ka parti qe mund ti beje balle, sepse ky botues ka vendosur te jete nga ana e POPULLIT.
Rendesi ka qe neser kur te rrezohet berisha, te mos ktheje opinion rreth tij sic ka bere nikolle lesi!
Nikolle leshi???!
MERO HEROI
ti po e cvesh berishen totalisht si skeleti i atij peshku te madh qe e hengren peshkaqenet
tek filmi PLAKU DHE DETI ..keshtu nqs do ta kuptosh idene time peshkaqenet pasi
e hengren “peshkun budalla berishe ” po e hedhin ne koshin e plehrave..
Mos kujto se dhe arvizu po ben me sinqeritet detyren e tij AI ESHTE VECSE
NJE ZYRTAR I RENDOMTE QE RAPORTON SE SA PESHKAQENE E HENGREN
BERISHEN..dhe te tjere i ndajne peshkaqenet miq nga ato armiq..
Mero, “Q..JA robt” plehrave. Degjenero. Tu befte pena top per maskarenjte me ne krye kurvat Berishiane.
z.Mero…..sa e kam pritur te degjoja ose te lexoja nje shkrim te tille….sidomos nga ju….per respektin dhe besimin qe ke krijuar …..dhe kjo eshte arsyja me e forte , qe botove nje te vertete ….boll ka vuajtur ky popull,, …je vertet gazetar i madh…..respekte…!!!!!!!!!!
interesant. Keto kohet e fundit kemi filluar te degjojme gazetare , intelekuale, politikane se njerezi ne shqiperi jne frikacake dhe nuk ngrihen . Nderkohe per t,u ngritur ne proteste nuk duhe leje. Psenuk ngrihen politikane, behen ca qindra te pakte, gazetaret, behen dhe ata ca qindra, intelektualet , ca “mijra” dhe ti tregojne popullit se si protestohet. Nuk ngrihen sepse kane frike se humbin leket e emeisioneve televizive ku perseritin pa mbarim te njejtat avaze. Nuke shesin lekuren pa lek keta. Shitet lehte ajo qe nuk ka vlere. dhe shesin popullin, tani nuk ju duhet me. e lane te digjej ne vapen e gushtit dhe ne sketerren e mospefilljes gjate gjithe muajit Gusht. Si nuk mori guximin nje gazetar apo politikan te linte pushimet qe i bejne me leket qe ju jep populli. turp, njeqint here, njemije here turp. Asnje ves , asnje mizori nuk ka shkaktuar aq fakeqesi dhe gjakderdhje sa burracakeria e njeriut. ( Cvajg , Zhozef Fushe ) Jane te gjithe burracake.
APEL TE GJITHE QYTETAREVE SHQIPTARE:ME DATE 1 TETOR,FTOJ TE GJITHE QYTETARET E SHQIPERISE PA DALLIM FEJE ,PARTIJE,BINDJEJE TE NISIM NJE DEMONSTRATE TE FUQISHME DERI NE RENIEN E KESAJ QEVERIE TERRORI DHE TE KORRUPTUAR.REZISTENCA JONE NUK DO TE MBAROJE VETEM ME RENIEN E QEVERISE,POR ME ARRESTIMIN E TE GJITHE ATYRE ELEMENTEVE TE INKRIMINUAR NE VRASJE,TRAFIQE,TERROR,KORRUPSION PERFSHIRE KRYEMINISTRIN DHE FAMILJARET E TIJ.ESHTE KOHA TI THEMI:JO!FRIKES.ESHTE KOHA E QYTETAREVE,E PATRIOTEVE TE VERTETE,ESHTE KOHA ,E FUNDIT TE TE PAPREKSHEMVE,TE GJITHEPUSHTETESHMVE,ESHTE FUNDI I KUJT DESHIRON TE JETE I PERJETSHEM E TE MBRETEROJE MBI BAZA TERRORI,FRIKE,PRESJONESH,VRASJESH,VJEDHJESH.FTOJ TE GJITHE RININE E NDERSHME SHQIPTARE,INTELEKTUALET E PAPERLYER,QYTETARET E FSHATARET E SHTYPUR TI BASHKOHEN KESAJ LEVIZJE TE MADHE,QE KA PER SYNIM;FILLIMIN E NJE TJETER EPOKE.TE EPOKES KUR ATA QE KANE DETYRE DHE PAGUHEN TE BEJNE DICKA PER VENDIN,TE MOS FSHIHEN NGA FRIKA E JETES DHE TE HESHTIN.TE EPOKES KUR DREJTESIA TE JETE MBI POLITIKEN E KORRUPTUAR,E KOHES KUR PRANGAT KERRCASIN DHE PER KRYEMINSTRAT E KORRUPTUAR,E KOHES KU KY VEND NUK I SHITET ME ME COPA GREQISE DHE SHPIRTI I SHQIPTAREVE TE MOS VARET ME NGA MINISTRIA E JASHME GREKE DHE JANULLATOSVE TE SAJ.ESHTE KOHA E QYTETAREVE. ESHTE KOHA JONE…
SHPERNDAJE
Furtuna,do jem aty i pari. Fjala jote sot te jet shkendija e nje furtune te madhe neser . Te fala vellazerore.
O fortunaxhi ,,mbaje pak veten..ke 20 vjet qe ke duruar dhe perdhunuar dhe tani u kujtove
te hudhesh trakte ? Nuk ke pse i ngaterron gjerat..Po qe se e ke mbushur mendjen top
per te rrezuar Salen hapi i pare qe duhet te besh eshte te heqesh ate “nick name”
jo per gjo por nqs do dal dhe une si te njoh qe je fortuna te pakten na thuaj ndonje
“parrulle” qe te merremi vesh se diten qe ke vendosur me dale ne shesh mos do me mare ndonje raport nga mjeku..relaks
mero duket sikur ke nisur te shfajesosh Saliun nga gjerat dhe te gjesh fajtoret rreth tij. Jo djali, jo Olldashi, jo Lulzimi.. E ke te perseritur kete fenomen kohet e fundit me sa ve re.. Ndoshta ndikohesh pak nga Rama se diku duhet te terheq krraba une e kuptoj.. Por jo or ti mik jo.. Fajtori eshte Saliu dhe mos u perpiqni te na mbushni mendjen se ai eshte viktime e atyre qe ka rreth e rrotull.. Shpresoj po e ben pa dashjue kete marifet…
Turp per te gjithe ata qe mendojne se ky popull mund te genjehet perseri,ashtu sic veproi Enveri per 50 vjet.Shikoni se cgatuajne te majtet.Kerkojne nje qeverisje perfekte,kerkojne nje kryeminister brilant dhe perse do thoni ju:Te marrin pushtetin qe te vjedhin gjithcka, te genjejne sic dijne ata,te ndajne varferine ne miliona pjese.Ne e dime qe nje pjese e mire e se majtes, as shqipetare nuk deklarohen.Natyrisht ata e duan shqiperine kur ata jane skllavepronaret dhe ne sklleverit.Sa per Berishen nuk besoj te jete engjell por ama kur ky Berrishe vjedh kaq shume:
1-Pse u bene kaq shume rruge.
2-Rrogat,pensionet e rriturra ku gjenden leket?
Pse nuk bente e majta te pakten gjysmen e tyre?Jo une e di qe Berisha nuk eshte engjell,por ama ai eshte e keqja me e vogel per kete vend.
prape e nxorre koken o luani i qelbur i kolonjes .rruget i beri borxhi i jashtzakonshem
qe ka mare o faik leshi ..dhe per pensione une kam 20 vjet qe jam emigrant dhe po mbaj
gjalle ata 2 pleqte e mij se me pensionin e atij qelbesires tat te dashur ato do t’i kishte
mbuluar dheu..e majta ka vdekur me kohe ,Berisha eshte njeriu qe ka bere me shume dem
ketij kombi me shume se turku,nazismi e komunizmi bashke..nuk ka litar a plumb qe t’i laje gjynahet e tij o loni kolonjes..
Znj M.Aleksi
Dhe ti shprehesh shume shume gabim.
Berisha nuk eshte fajtor por KRIMINEL dhe me sakte nje mobster (padrino) qe nga nje malesoruc
i nje familje 100% analfabete e beri “nene parti” doktorr kete MONSTER.Te jemi te sakte:Sala hyri ne politike si nje engjell dhe tani eshte kthyer ne DEVIL aq sa dhe miqve te tij te dikurshem ne amerike
(ZYRTARE) i ka dale jashte kontrollit.
-zoti mere saktesisht e ka nxjerre ne kete artikull (si dhe me pare) berishen si “koka” KOKA E KORRUPSINIT dhe ka rrjeshtur nje e nga nje personat qe jane rrjeta e merimanges se berishes.
Une jam ne amerike migena dhe them me plot gojen fajtor jane arvizu-te qe lene kriminelin berisha te vrase e te vjedhe hapur votimet..Po ti po pate mendere dil ne shesh dhe mos i jep urdhra mero bazes
eshte kollaj te behesh trime para komjutrit me ndonje kapucino rrotull..
BERISHA NE FILLIM NISI TE NDERTOJE NJE FOLE TE VOGEL “GJARPERINJESH”,SEPSE DO T’I
DUHESHIN PER ME VONE.MIRPO KETA U SHUMUAN SHPEJT E SHPEJT SA QE DHE VETE SALA
NUK E KISHTE MENDUAR SE DO TE BEHESHIN KAQ SHUME.AI KISHTE ZGJEDHUR SOJ
ZVARRANIKESH TE BUTE ,PA HELME,POR C’E DO SE TANI QE ATA U SHUMUAN KAQ SHUME
ATA NA DOLEN EDHE AGRESIVE EDHE HELMATISES,SA QE EDHE TE ZOTIN DUAN TA
PICKOJNE,PO ME PARE T’I MPIJNE TRUTE DHE ME VONE TA NDJEKIN NGA KJO BOTE NE
MENYREN ME TE MIRE ,POR EDHE TE ADHAPSHME E ME DHIMBJE. ZOTI ARVIZU
“NUK BERI MIRE QE NA PICKOI “BURRIN E SHTETIT”.PO S’KA FAJE ARVIZU TANI PO ZGJOHET
DHE PO NGACMON FOLENE E GJARPERINJVE.EDHE BERISHES PRANDAJ I ESHTE PRISHUR
GJUMI.
I
C te beje sala i shkrete . Ne cdo pellembe toke te shqiprise te shkoje SALIJA ,vetem te keqijat jane ,sikur e njekin vetem Salen.a do gjeje ndonje here rehat ky njeri?
po 70 petrita ti kendojene shkrimet!? Mllef te madh ke?!kush e di sa vuan qe paratë po i merr dikush tjeter dhe jo ti ish-miku familjes?!!:))
Salimuti sa here del para pasqyres thote: Po ky Dolf Hitler kur i paska rrujt mustaqet?
Si gjithmone pergezime ke Mero!
S’kam fjale! I lexoj te gjitha shkrimet e tua!
Te pershendes
SHPATI.feniksids
Te gjithe ju qe shani berishen ose jeni budallenj ose nuk e kini dashur ndonjehere kete vend.Ai smund ti rregulloje te gjitha me shkopin magjik.Ju doni gjak jeni mesuar keshtu 50 vjet skini faj.