Legalizim i Tribalizmit

26 Gusht 2011, 22:47Editorial TEMA
Legalizim i Tribalizmit

Nga Mero Baze

Dje ka pasur një raprezalje në Bashkinë e Tiranës . Pas shkarkimit të pastrueseve, rojeve dhe shoferëve, u erdhi radha gjithë inspektorëve të Drejtorisë  së Tatim-taksave. Nuk bëhet fjalë as për ligj, as për Kodin e Punës dhe as për respektim të kritereve profesionale.  Biles më keq akoma, nuk bëhet fjalë as për ndonjë valë punësimesh të njerëzve të PD –së apo militantëve të saj në Bashki. Bëhet fjalë për një klan të ri të punësuarish , të cilët janë thjeshtë njerëz të Lulzim Bashës dhe për një luftë bërrylash që ky njeri ka nisur dhe kundër disa figurave të PD-së për t’i hapur rrugën kontrollit të tij në parti.

Njeriu më i rëndësishëm në Bashki, dhe i pari që është emëruar nga Lulzim Basha, është Drejtoresha e personelit, Lindita Dedgjoni, e njohur ndryshe si “tezja”. Kjo femër ka qenë pas Lullzim Bashës qysh ditën e parë të pushtetit, për arysen e thjeshtë se është vajza e tezes së gruas së tij. Ajo dhe Kunati i tij, janë dy njerëzit kyç që kanë hyrë në Bashki, kanë marrë kontrollin mbi administratën dhe kanë nisur punën për spastrimet. Fisi i gruas së Lulzm Bashës, është një fis enveristësh nga Kurveleshi, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Në këto rrethana, dhe njeriu kyç që Basha mban nga mbrapa për këto spastrime, nuk ka asnjë emocion politik, as për PS as për PD, por është thjeshtë një lidhje tribale e Lulzim Bashës.

Emërimi i saj ka shokuar më shumë PD-në se sa PS-në, pasi në atë vend ishin përgatitur të shkonin  disa militantë të PD-së apo njerëz që mendonin se po i shërbenin Bashës në fushatë. Të gjithë mbetën të zhgënjyer, pasi njeriu i cili është në politikë për arsye tribale, vazhdon të ketë tribalizmin si identitet të karrierës së tij. Ai është aty ku është se njeh vajzën e kryeminisrit dhe vazhdon ta ndërtojë pushtetin e tij me teze, kunetër, kushërinj dhe miq personal të tij.

Përtej njeriut të gruas që i dikton personelin, Lulzim Basha ka emëruar drejtor gjithë njerëzit që ka pasur në fillim në Ministri të Transporteve që, pas ikjes së tij janë spostuar si të paaftë, ose si njerëz që nuk kanë lidhje me PD-në. Tashmë ata janë rikthyer dhe janë rimbledhur në Bashki , jo si njerëz të PD-së apo militantë të saj, po si njerëz të Lulzim Bashës.

Një element i dytë që flet për një plan të qartë klanor dhe tribal në Bashki dhe më pas në PD, shihet dhe nga komente dhe shkrime të gazetave të kontrolluara nga Basha. Në këto gazeta, sidomos në gazetën private të Bashës, “Standard”, ka pasur shkrime ku sulmohen ashpër ministra me peshë të qeverisë, duke i akuzuar ata se nuk kanë asgjë të përbashkët me PD-në. Dhe, ironike është se kjo listë spastrimesh nis me Genc Rulin dhe përfundon fjala vjen me  Myqerem Tafajn. Nuk dua të vlerësoj as njërin, as tjetrin, por Ruli mund të akuzohet lirshëm për dallaveraxhi apo ngatërrestar, por jo që nuk është pjesë e PD-së, pasi është themelues i saj dhe një identitet i fortë në shumë pika kyçe të kësaj partie. Po ashtu dhe Myqerem Tafaj, një ish ministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar  në vitin 1997, kur shumica e “trimave” e lanë PD-në në baltë dhe kur Lulzim Basha ishte refugjat në Holandë, duke numëruar lekët e VEFA-s që i kishte çuar  pajë gruaja dhe kunati.

Pra, e gjithë kjo fushatë kundër gjoja disa emrave në PD,  nuk ka bazë llogjike dhe politike, por vetëm është pjesë e një fushatë spastrimi mbi bazë tribale, që Basha po bën për të prodhuar pushtetin e tij brenda PD-së dhe njerëzit e tij përmes pushtetit në Bashki.

Tashmë tensioni është rritur, pasi ata që po hiqen nga puna janë socialistë, por tensioni është po aq i lartë në PD, pasi ata që po hyjnë në punë nuk është se janë njerëz të karrierës së PD-së, por thjesht ushtarë që i shërbejnë Lulzim Bashës.  Në këtë pikë, ajo që po ndodh me Bashkinë më të madhe të kryqytetit, është një dramë që do ta vuajë kryqytetit në aspektin social dhe vetë PD në aspektin politik.

Lulzim Basha është duke prodhuar pushtetin e tij me bekimin e familjes në pushtet, për të qenë i gatshëm të marrë kontrollin mbi PD-në. Në Bashki po punohet gjithkush që është hequr nga puna nga Sokol Olldashi, nga Genc Ruli, nga Myqyrem Tafaj apo nga Ritvan Bode, si hajdut apo i paaftë. Ata janë tani “njerëz të Lulzim Bashës, dhe si të tillë po mbushin drejtoritë dhe zyrat që po boshatisen nga vajza e tezes së gruas dhe Kunati i tij.

Ky degradim i pushtetit në tribalizëm në këtë shkallë, duket se ka stepur PD-në, pasi askush nuk guxon ta kundërshtojë apo ta ndalë. Është ky mentalitet tribal që bën Sokol Olldashin të stepet t’i prishë pallatin mbi det vjerrit të tij në Vlorë, ky mentalitet tribal që step Jozefina Topallin t’i kërkojë llogari për tezen eneveriste që punësohet në vend të demokratëve në Bashki, ky mentalitet tribal që bën të hesht Ritvan Boden, i cili disa nga të punësuarit e Bashës i ka shkarkuar për hajdut,  e kështu me radhë.

I vetmi që sodit i qetë dhe i gëzuar këtë panoramë është Sali Berisha. Ndërkohë që Lulzim Basha është duke prodhuar pushtetin e tij dhe merret vetëm me krijimin e një bashkie personale, ai del çdo ditë në media dhe flet për punët e  panisura të Bashkisë, duke u dhënë sinjal të gjithëve, të mos guxojnë të prekin tribalizmin që po mbin në mes të kryeqytetit.

 

 

38 komente në “Legalizim i Tribalizmit”

  1. shkodrani says:

    Bravo Mero Baze.vetem ban kujdes edhe ti se jane te poshter ata.po ca ke me I thane djalit kopil te enver hoxhes e dashnorit te argites,ata nuk ndalen deri sa te arrijne majat.por nje gja ka me kene e sigurte per to sidomos per lulin,qe me te njajten shpejtesi qe po ngjiten me te njajten do te bine .amerika e europa I kane dosjet e tij ma te trasha se te gadafit.ej u luli e argita ne gop te nanave shkoshi

    1. plaku says:

      shkodrani,
      Jam dakord me shkrimin tend. Gjermanet thone : ” Kush ngjitet me teper se duhej, bie me poshte se ai deshiron”. Pershendetje.

  2. 21janari says:

    Basha, ashtu siç ben çdo hajdut i rendomte, trajton si te doje prene e vjedhur. E kush mund ta pengoje?

  3. Besa ,Canada says:

    Ata qe votuan Bashen,ta mbajne me shendet. Me vjen sh keq per ate cka eshte bere deri tani me Tiranen e cila po bie ne dore te huliganeve. Nuk ka kohe sa te marrin vehten njerezit e P D te cilet Basha i ka tallur dhe injoruar perhere. P D ka marre fund sa te jete Sali gerdalla .Shtatori te mbledhe ne shesh banoret e Tiranes qe kane gjak shqiptari, nese nuk duan te shkojne per lesh nga banda e Sali,Luli Berisha Basha e kompani.Kur lexon shkrimin dhe ke jetuar nen regjimin berishian mendon se sa te durueshem paskemi qene.! Mero,te falenderoj nga zemra !

  4. Ali Margjeka says:

    SA TE GATSHIME JEMI MA MERRE MENDJA ATYE NE QYTETINE OSE ME MIRE KRYEQYTETIN DUHETE TE BEHETE NJI REVULUZIONE ME I NDRUA ATE FAQE QE KA TANI MENDON QE PO DELE NGA LUFTA MI NGJAN ME TRIPOLIN NUK I SHIFNI ZOTRI GAZETARE NUK KENI BERE NJI FOTO ATY KU KA QENE KALORSI OSE ME MIRE SKLLVO-PRONARI ME I MADHI I BOTES SE SI ESHTE NE GERMINA KETHYERE TIRANA HATA E VIZITOVA ME VJENE TURPE NGA TE HUAJTE QE E KANE PARE NE ATE GJENDJE LERNI POLITIKEN ZOTRI GAZETAR mundohuni te presentoni c^fare shifni ne interesin e kombite e jo personale o partiakale Pershendetje

  5. Kaonia says:

    O ci gjeti mire keta militantet,gjithe kohes duke bertitur kot,ashtu te ngelen rrugeve si balua.

  6. Andy says:

    Te gjithe mafjozet jane perpjekur ti mbane larg fenijet dhe njerzit e tyre te afert nga aktivitetet e tyre te ndyra, kurse ne te kundert te gjithe diktatoret si: Mubaraku, Ben Alia, Gadafi qelbesira yne Salia i kane bere pjese aktive te aktiviteteve te tyre me te pista, shikoi femijet biollogjike te Saliut, shikoje dhe djalin e adoptuar Lulin ja kalojne dhe vet Saliut ne poshtersi.

    “Salinuc i Shqipërisë,
    paç haram qumësht n’sisë,
    paç mallkimin e një nëme,
    pizeveng doçë i sat ëme”

  7. landi says:

    Kane dale kabllogramet e shqiperise sot. Jo ndonje gje e madhe.
    Ketu jane 2 me interesante deri tani.
    http://wikileaks.org/cable/2008/04/08TIRANA265.html
    http://wikileaks.org/cable/2008/04/08TIRANA345.html

  8. bbb says:

    Zoti Mero. Te mos e veme gishtin vetem tek pasoja si erdhi Basha ne krye te bashkise. Po ky popull i Tiranes nuk ka faj fare?! 120 mije vota pro Bashes ne nje kryeqytet qe 4 muaj me pare kishte pare vdekjen e 4vetvee pa faj, tregon se pikesepari duhet qortuar ky popull i trashe qe afro 50% voton per Saliun dhe kompanine e tij te gangsterve. Kjkjo eshte metamorfoza e nje shoqerie te nje kryqyteti qe ka humbur dinjitetin dhe arsyen. Nje pike tjeter veshtrimi pse erdhem ne kete situate eshte edhe fakti i pamundesise se shoqeirse kryequtatese per te sfiduar Ramen apo Bashen me nje kanditat te 3te te cilen nje kryeqytet me 800 mije fryme duhet ta nxirrte. Ky sfidant i munguar do tja hiqte ndofta pushtetin Rames ne menyre shume normale me vote por se paku gansteri i saliut nuk do te fitonte.

  9. zani_tirane says:

    Me vjen keq per disa idealiste e qytetare te thjeshte qe besuan tek renat e Lulit dhe Pd-s,porper Tiransit gjoja te vjeter as me kercet hendeku fare.Keta rob te trashe shume shpejt kane per ta pare veten me nje dhome e nje guzhinje dhe nje banjo te perbashket.Ska te ngopur me vjedhje Luli dhe brigada e hajduteve qe e shoqeron nga pas.

  10. england says:

    “Sa keq po me vjen per ate tipin qe beri kurban dashin ”
    i shkoi dem gjithe ai mund,ja futi Lul hollandezi nuk e beri
    roje ne dyert e bashkise…

  11. artur 68 says:

    Per te qene realist me “idiotin qe qesh” problem dhe çudi e madhe per t’u shpjeguar do te ishte po te kish ndodhur e kunderta.
    Nese “i.q.q.” do te mbante ne pune profesionistet, do fillonte te realizonte premtimet dhe do te sillej ndryshe nga ç’kishim parashikuar do te duhej te benim nje “mea culpa”.
    Ky personazh qesharak eshte nje liber i hapur per t’u lexuar njelloj si Salinuci i tij qe i prin .
    Mjafton pak perqendrim per te parashikur levizjen e rradhes e tipit: vizita neper kopshte apo shkolla me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor, ndonje donacion ne azil pleqsh apo inagurim per ndertimin(apo prishjen) e ndonje objekti.Dhe te gjitha keto mundesisht duke patur ne krahe te tije ndonje LOLO qe gjenden me shumice ne qarkullim(aktor apo ambasador ose nje aktor(e) qe do te beje ambasadorin apo nje ambasador qe ben figurantin e rradhes)
    Mund te rrime te qete se eshte nga ata tipa(zagare-retriver) qe jane stervitur gjate per mos ta zhgenjyer padronin dhe femijet e tije…..

  12. landi says:

    paragrafi 3 dhe 4.
    http://wikileaks.org/cable/2008/11/08TIRANA836.html
    Tema, s’ka nevoj ti botosh keto mesazhe

    1. PAL says:

      E bukur kjo:

      Although Prime Minister Sali Berisha is well known for getting a bit carried away when describing Albania’s future, recent statements by the Prime Minister on various topics ranging from olive groves to energy have raised eyebrows and left many Albanians – even those used to the PM’s frequent rhetorical flourishes – wondering whether the Prime Minister has lost touch with reality.

  13. landi says:

    korrupsioni me licensen e katert te celularit
    http://wikileaks.org/cable/2009/04/09TIRANA259.html
    lexo paragrafin e fundit.

  14. norton says:

    KA MARE FUND GJITHCKA SHTETI KA RENE , BEHET FJALE VETEM PER SHTET HAJDUTESH E KLANE MAFIOZE ,,

  15. tezja ny says:

    Me vjen shume mire qe SALA doli ne dame.Ka luajtur shah shume kohe dhe asnjeri nuk e ka kuptuar.Me ne fund gjeti njeriun e pershtatshem per te vene ne jete mesimet e bastardhit ENVER.Enveri e mbajti afer dhe e mesoi pasi pa vehten e tij te bastardhi Sali.Enveri nuk ka hequr shume per te gjetur bastardhe,kurse bastardhi Sali nuk eshte i mencur ka hequr keq tee e e gjeje bastardhin LUL.Pra jeni mbushur me bstardha.Te gjithe bastardhat jane te felliqur por ai bastardhi i bashkise qe ju ka marre leket e djerses se ballit,leket e shtepijave dhe ju ka lene me gisht ne goje………………………………………………………………………………….

  16. sheqerja me tanga says:

    ju ka ardh fundi …USA vetem do te mbaroje pune me arabet ne fillim..pastaj do shikoni fatin e Berishes dhe kurvave qe ka rrotull..do jete spektakolare

  17. Antoni says:

    Luli nuk i preu ne bes,Prerja e dashit “kurban”ishte per tu tregue se te gjith tiransit do i baj kurban nje nga nje .Prerja e kurbaneve sa ka fillue.Luli esht Kasapi ,thiken ja dha Ristani,rradhen e kurbaneve ja cakton Saliu.Sinqerisht me vjen keq per kurbanet qe po ndjekun dashin e prer para Bashkis.ne diten e pare te punes Lulit.

  18. VLADIMIR MEZINI says:

    NUK ESHTE E LARGET DITA KUR DHE KY QEN BIR QENI DO TE PROVOJE SHIJEN E BURGUT.QE TE KENAQET NJE HER E MIRE ME SALCICE

  19. luis says:

    Per inat te sime vjehrre vete flej me mulligjine thote nje fjale e urte e popullit.
    E nisa me kete fjale te urte popullore per te treguar se sa zemerkeqinj u treguan tiranasit e vjeter qe nuk votuan Ramen por Bashen.Po mund te thoni jo u vodhen votat,jo zoterinj nuk eshte ky justifikimi i juaj sepse sado qe eshte manipuluar shifra nuk mund te shkonte me teper se dyzetmij vota,po te tjerat ku jane qe votuan 500.000,plus po aq nuk kane votuar e pra ta gezoni Bashen se te pare e tprape ka per tiu treguar.
    Edi Rama punoj me mish e me shpirt per ate qytet sepse e deshi dhe e don zhvillimin por zemerkeqinjte u xhelozuan per sukseset e tij dhe dhane voten kunder tij.
    Vota kunder tij nuk do i beje ndonje dem te madh atij po juve zemerkeqinj qe shume shpejt do ta braktisni Tiranen tuaj sepse aty do jehoje ciftelia mesjetare e malokeve dhe zhuli e pislleku bashke me kriminalitetin do te ulen kembekryq ne cdo cep te Tiranes.
    Para votimeve po udhetoja nga Shqiperia per ne Amerike bashke me nje grua vendase nga Tirana.
    Pasi i tregova se jam nga Shkodra e pyeta se per ke do votonte,ajo mu pergjigj per Bashen,e pse jo per Ramen e pyeta une,po ja nisi ajo them se Basha do punoj me mire,po pse ka punuar keq Rama i kthehem une dhe nisa ti tregoj per ato qe kishte bere per Tiranen qe besoj se nuk ka nevoje per koment.Pasi e pa se kisha simpati per Ramen u soll e me tha une mendova meqe je nga Shkodra nuk do jesh me Edin por me Saliun dhe pata frike te te them te verteten e thashe te kunderten e asaj qe ndjej.
    Me kete desha te theksoj se neqoftese kane patur frike shume njerez ta thone publikisht simpatine qe kane patur per te madhin Edi, po e cilesoj keshtu per transformimin qe i beri Tiranes dhe qe mund tia bente edhe Shqiperise po te vinte ne pushtet,ata nuk kane pse te mos dalin ne votime dhe aty ne fshehtesi te votonin per Tiranen e tyre dhe jo te rrinin e te benin sehire prapa dritareve e Tiranen e sotme ta zaptojne njerezit e xhunglave dhe ku njerzilleku i tiransave te kthehet ne kafshllek.

    1. Epirioti says:

      O Luis, nese nuk je ne Tirane nuk kupton dot asgje. Kane votuar rreth 10 mije kosovare ne Tirane, mbi 20 mije maloke e katnare po ne Tirane, dhe gjithsej votues kane qene rreth250 mije veta. Kane arritur te blejne komisioner dhe numerues te PS-se ne 20% te rasteve. Epo vlla i dashur, i bie rreth 60,000 vota te vjedhura. Me kaq vota nuk ka by.. ku t’ia dalesh te fitosh. Sa per dijeni Edi Rama(edhe pse nuk kam shume dashamiresi per te) u pre ne bese nga Europa e cila i doli garant per zgjedhje te lira, zere se do i organizonte ajo, pasi keshtu kishte marre besen nga besepreri i perhershem Salinuc.

  20. Ordak Minga says:

    Basha nuk e fitoje bashkine por ja dhane keshtuqe perse te mos beje sipas qefit?

  21. Arsen says:

    Nejse … qelbsirlleku eshte nga te gjitha anet. Tribalizem politik apo familiar kjo zgjedhje ka patur te beje me faktin nese njerezit rreth familjes jane apo jo ne “lartesine” e duhur per rolet e reja. Tribalizmi familiar eshte me BESNIK se ai politik. Duket se Luli ka qellim te ushtroje pushtet me grusht te hekurt. Aresyeja mund te jete sepse me siguri ka vendosur te qendroje gjate ne Bashki ( ndoshta sa Edi Rama ) deri sa ti hapet plotesisht ( ne menyre natyrale ) rruga per rolin e liderit te PD. Na presin 10 vjet te tjera zjarri ne Tirane. Ka nje pike te dobet … qe eshte thembra e Akilit : ARGITEN

  22. lili says:

    Eh,cka keni? kjo nga emeri e ka.me te lind nje dite e re sikur me berishen e lulin lid historia e Shqiperise edhe Tiranese,pra gjithe cka ishte perpara duhet2kurbanizuar”…Kjo eshte politika shqiptare .me ne lind Historia!
    Po cfare histori,nuk pyesin,sepse Basha do mbahet mend ma shume per kurbanin e tij se sa per tjetergja,e Berisha per tradhetite e tij (ndaj miqte,ndaj tropojes,ndaj kombit,ne cdo aspekt te jetes se tij kemi tradhtin interesant?)se sa per tjeter gja!

  23. Selim Rroshi says:

    Per zotin me grup i ndyre njerezish qe kane doren kupolen e pd nuk ka.
    Ne kore Kim Ir Sungu eshte the great leader
    Kim Jong Il the beloved leader

    Ne Shqiperi po istalohet nje kopje maloke:
    Sali Berisha the great leader
    Argita e Shkelzen Berisha the beloved leaders

  24. eli-Tiv says:

    ….llogjike …cdo veprim i bashes…ai vodhi e shiti vendin e me ne fund vrau…jo per PD…nuk eshte partia qe i dha atribute..e nuk i detyruhet aspak e per asgje kesaj partie..Bashen e sollen ne poltike per te abuzuar me te….E sot ai do te bej te njejten gje….e para me siguri ja kerkojne ate (vazhdojne ne menyre sistematike te abuzojne me te…)..e dyta genjehet se do te perfitoj edhe ai..

  25. thanas says:

    zoti mero sado te shkruash ne gazete keto plera nuk duan tja dine zoti mero a e mbani mend si vdiq miloshevici ,vdiq i ftohur me bronko pleumoni ,gjepura i hodhen 2pika ilac dhe iku ne te semes. kjo eshte rruge e efekshme dhe pa shume zhurme 1 sala 2basha 3 gjinushi 4 topalli 5 tosi e 6 rama zgjidhja me e mire pershendetje

  26. landi says:

    ky eshte mesazhi ku Withers tallet me deklaratat e bujshme te qeverise
    http://wikileaks.org/cable/2008/11/08TIRANA836.html

  27. karaduzi says:

    Besoj se nderkombetaret dhe sidomos ambasadori i osbe qe paguhet per te monitoruar standartet e demokracise do te bejne namin pas kthimi nga vakancat nqs nuk ua zene gojen me…

  28. ALBAN DEGA says:

    SPASTRIMI ENVERIST I KRYE-KRYEBASHKIAKUT TE TIRANES SALI KADAFI
    Ndodhi ajo qe pritej. Kryekryebashkiaku i Tiranes, Padrinoja i Shqiperise, Lukashenko i Ballkanit, Sali Kadafi i Mesdheut… filloi spastrimet e radhes te cdo nepunesi te Bashkise se vjedhur me “Mafioan e tij te dale jashte kontrollit”
    Nje ogur tjeter i zi per fundin e tij aq tragjik sa do ti vije keq edhe gureve te Vicidolit… Oguri i zi per Sali Kadafin eshte nje ogur i mire per shqiptaret e Shqiperine qe i ka kthyer ne nje ciflig te kusareve dhe vrastareve,
    Fantazmat e viktimave te tij fizike e politike do ta ndjeklin edhe ne sketerre ku e ka fundin e pashmangshem….

  29. baro çorrogjafi says:

    MENDONI SE TE GJITHA KETO LULEZIM BASHA I KA BERE PA BEKIMIN E SALI BERISHES ?

    UZURPATORI BERISHA KETE KISHTE PER QELLIM : TE UZURPONTE EDHE PUSHTETIN NE

    TIRANE. TANI LUL BASHA E KTHEN SHPATEN NE TE DY KRAHET .KUR TA NDJEJNE EDHE

    PD-istet ,EDHE MILITANTET E TJERE,DO T’U JETE FUTUR SHUME THELLE ,DHE ZOR SE DO

    DO TE GJEJNE MORFINE PER TE QETESUAR DHIMBJET.

  30. parim musliu says:

    OR EPIRIOT THUA SE PASKAN VOTUAR 10 MIJ KOSOVAR DH PO TI LLOGARiSIM AFRO 2 MILION KOSOVAR DHE 1 MILION SHQIPTAR TE MAQEDONIS DHE 2 MILION MALOK TE SHQIPERIS DEL SE 5 MILION DO TE VOTONIN PER MALOKUN E SALI BERISHES DHE VETEM 1 MILION PER HAJDUTI RAMA HA HA HA

  31. ALBAN DEGA says:

    VDEKJE KOMUNIZMIT…. LIRI POPULLIT !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komunisti i fundit ne Evrope

    Komunisti i fundit ne pushtet sot Ballkan e ne Evrope sot para Lukashenkos eshte Sali Berisha. Mbrapa i vijne dy komuniste te tjere Fatos Nano dhe Hysni Milloshi! Mbrapa u vjen
    pabesia, krimi, poshtersia!
    Me ndihmen e tyre she kolones se peste enversite , duke vjedhe e duke vrare ai eshte kapur si rodhja pas kalit te pushtetit… Eshte gati t’ia vere flaken jo njehere, por edhe njeqint here Shqiperise vetem per pushtet.
    Pse!? Eshte aq i korruptuar, eshte aq i imkriminuar, eshte aq i diskretituar sa e vetmja rruge per ti shpetuar drejtesise qe sheh sot Sali Berishe Toptani eshte kontrolli i te gjitha pushteteve. Per te pushteti eshte impuniteti i Luigjit te 14-te sipas antiparimit despotik ” Ligji jam une ”
    Nje gabim foshnjarak! Harron se imppuniteti nuk e shpetoi Luigjin e 14-te nga gijotina, denimi maksimal i ligjit te asaj kohe ! E ka me te lehte te perballet me drejtesine e ligjin sot qe eshte me i ri ne pleqerine e tij sesa neser…
    Aq me teper qe gijotina sot eshte jashte ligjit! Nje kusht mjaft lehtesues!

    Krime pas krimesh

    Heret a vone stalinisti Berisha do te jape llogari per te gjitha krimet kombetare e nderkombetare kunder njerezimit qe rendojne mbi kurrizin e tij:
    1- Katovica komuniste me te cilin ish sekretari i Byrose se PPSH-se se spitaleve dhe ish- komisari i kuq komunist Sali Berisha, uzurpoi sakrificat e studenteve dhe heronjve te dhjetorit 1990… Ku jane sot heronjte e vertete te dhjetorit!? Nga Shishtufina ne Zelanden e Re… Nga harresa ne Alaske!
    2- Fshehja dhe mbulimi me fatura kafesh i krimeve komuniste dhe genocidit te tij duke ua bere gjakun uje e pasurite e konfiskuara “letra me v(l)ere” viktimave te tij, te cilave u shtoi edhe me shume se ish Qoftelargu!
    3- Rrembimi, torturimi dhe zhdukja pa gjurme e pa varr e atdhetarit te Kosoves Remzi Hoxha. A nuk vepronin keshtu edhe xhelatet e se kaluares qe i lane viktimat e tyre pa nam e pa nishan, pa nje varr per ti qare njerezit e tyre… Tamam si dy pika uje!
    4- Kontrabanda e shkelja e embargos nderkombetare te naftes kunder mikut te tij Sllobodan Milloshevic dhe makines serbe te dhunes e terrotir shteteror kunder boshnjakeve dhe kunder shqiptareve te Kosoves,
    5- Skemat piramidale prej te cilave ai ka pervetesuar rreth 1 miliarde dollare qe kane perfunduar ne llogari benkare me emra te tjere,

    Nga zjarrvenia tek atdheshitja e Shqiperise

    6- Venia e zjarrit Shqiperise me pasoje masakrimin e rreth 10 000 shqiptareve ne 1997-en,
    7- Grushti klasik tipik fashist e UDB-ash i 14 shtatorit 1998, i drejtuar e komanduar nga Sali Berisha
    8- Tragjedite njerezore te Otrantos dhe Gerdecit bashke me Fatmir Mehdi Gerdecin, Enekeld Llapaqen Alibeaj,
    9- Megakusaria e mbi 300 milione eurove te plackituara bashke me kusarin Lulezim Basha e ceten e tyre nga autostrada e kusarise se kombit Durres- Morine
    10- Atdheshitja me e hapur ne historine e Shqiperise, kur ne bashkepunim me Arben Asfali Imamin, me Lulezim UDB Bashen, me Ferit AsfaUDB Hotin…. u shiti apo dhuroi 351 kilometra katrore ujra te shenjta shqiptare Athines qe eedhe sot mban gjendjen e luftes me Shqiperine…
    11- E parandaloi Gjykata Kushtetutese kur akoma nuk qe marre krejt peng prej tij njesoj si sot Kolegji Vjedhor i Tome Ndreces, si Komisioni Vjedhor i Sali Ristanit qe vendosin antidrejtesine sipas antiparimit ” C’thote Salia ben Drejtesia… Te na rroje nene Partia !!!

    Nga kusaria e votave… tek vrastaria publike

    12- Kusaria e votave ” te numeruara keq ose shume keq ne mbi nje te treten e tyre”, sipas Raportit Perfundimtar te ODHIR-it, me 28 qershor 2009, qe u paraprine nga mbi 200 tendera te gjitha per kusaret e tij nga frika se do te humbiste pushtetin me vlere rreth gjysem miliardi euro… Kusaret e votave plackisin edhe Shqiperine
    13- Ekzekutimi publik ne nje shesh publik si Bulevardi “Deshmoret e Kombit” ne Tirane ne bashkepunim me Lulezim Bashen i kater , plagosja e 27 protestuesve paqesore, rrezikimi serioz i jetes se 131 te tjereve nga plumbat luftarake te qelluar direkt ne mish nga gorillat e tij te Gardes Pretoriane
    14 Torturimi makaber i 131 protestuesve paqesore per tri dite me radhe ne qelite e burgjeve dhe stacioneve te policise se Tiranes ne bashkepunim me Lulezim Bashen dhe “skuadronet e vdekjes” se Berishes…
    15- Kusaria me transparente e votave ne historine e kusarise elektorale me makaber te 15 vjeteve te fundit te Sali Ristanit dhe krahut te djathte te tij ne kete kusari Ilir Meta, shpikesi i Dushkut ne veren e vitit 2001… Nga vjedhjet masive te 26 majit 1996 ne kusarine me transparente elektorale ne pas- zgjedhjet e 14 – 20 majit te vitit 2011.

    Tirana blu e komunisteve flake te kuq Sali Milloshi

    Jo vetem vjedh hapur ne bashkepunim me kusaret e tij, por ka pafytyresine te deklaroje ne Bruksel se “Tirana eshte blu”
    Nje genjeshter me shume e nje mashtruesi qe nuk nxjerr fjale nga goja pa rre. Nuk mund te kete ngjyre blu me votat e kuqe te komunistit Hysni Milloshi, te cilin lideri i opozites e sikterrisi per shkak te ngjyres se tij si gjaku i dlire shqiptar qe derdhi pese me muaj me pare …
    Blu me vota te vjedhura ashiqare ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe te ambasadoreve…
    “Komunistet marrin cdo kala”, sic thoshte babai i Sali Milloshit, ai as me votat e Milloshit nuk arriti ta marre Tiranen pa “vdjedhjen blu” te votave te kusareve te tij . Jo vetem nuk arriti por as nuk do t’ia arrije ta marre kurre realisht! Ai humbi jo vetem Tiranen, por edhe gati mbare Shqiperine ne Vaterlone totale te 8 majit 2011!
    Pse!? Sepse nga pushteti i pakufizuar Luigji i 14-te shqiptar shikon impunitetin e krimeve te tij dhe te bandes se tij te kusareve dhe vrastareve…
    Harron komunisti i fundit ne Evrope Sali Milloshi se Bota jeton sot epoken e re “Change and hope… Yes we can !” te Barack Obames. Keto kembana rane e po bien jo vetem ne Lindjen e Mesme… Ne mbare Boten. As Shqiperia nuk ben perjashtim!

    Cilat jane ato kambana?

    Ben Aliu me te shoqen gjoja ” bamirese” u denuan me 35 vjet burg nga Gjykata tuniziane. Nga maja e pushtetit te plotfuqishem e te sterkorruptuar te ngjashem si dy pika uji me ate te Ben Saliut ne Tirane ne 35 vjet burg te rende!
    Hosni Mubaraku dhe e shoqja ” mireberese”, me bijt e bijat qe shihnin nga majat e piramidave te Keopsit se pushtetit 60 miliarde dollaresh te klanit te tij po aq kusar sa ai Sali Berishes i pret denimi me burg te perjetshem.
    Muamar Kadafit fuqiplote deri dje po i dridhet toka nen kembe. As nafta e as bilionat e klanit te tij gjakatar e kusar, nuk e shpetojne dot nga fundi pa lavdi e turpshem i sundimit te tij terrorist… Burgu i perjetshem eshte me e pakta qe e pret!
    Per nje tender 10 milione euro, pra 30 here me pak vetem se ai i autostrades se kusarise se kombit, ish miku e ish kolegu i Berishes ne Zagreb Sanader rrezikon te pakten 15 vjet burg…. Tani e ka radhen komunisti fundit ne Evrope, Sali Berisha !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne…. Bien ! Bien!… Bien! Drejtesia vonon por nuk harron, thote sovrani! Asgje, asnje pushtet, asnje impunitet nuk mund ta shpetojne Lukashenkon , komunistin e fundit ne Evrope Sali Milloshi nga drejtesia e sovranit!
    Sovrani e dha shume qarte me 8 maj 2011 bashke me voten e shpirtin edhe kushtrimin e tij te fuqishem “Vdekje komunizmit… Liri Popullit!”

    SHKRUAR E BOTUAR PE RHERE TE PARE ME 23 QERSHOR 2011

  32. kimi says:

    Thernje popullore”Sheqerka mbahet ne goje”. Boll se si Basha eshte mire te kete edhe PS edhe PD pasi me te tille do te ecimperpara.Boll me me xhaketat e vjetra, besoj se te gjithe e keni degjuiar kete shprehje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje