Ish- zëvendëskryeministri Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht nga Garda e Republikës një mbrojtje speciale, pasi sipas tij ai ndjehet i kërcënuar fizikisht. Lajmin ia ka konfirmuar medies shqiptare dhe Policia e Shtetit. E rënda në këtë histori nuk është ndonjë rrezik real për jetën e ish-zëvendëskryeministrit, por impakti që shkakton një lajm i tillë në shoqërinë shqiptare.
Së pari në një vend të lirë demokratik, me shtet ligjor dhe siguri minimale, askujt nuk i shkon mendja të kërcënojë kryeministrin, zëvendësit e tij apo dhe ministrat. Në një shoqëri demokratike, politikanët kur bëhen të urryer ndërrohen me votë dhe askujt nuk i shkon mendja t’i kërcënojë apo t’i vrasë. Vrasjet politike në shoqëri të lira janë përjashtime që ndodhin vetëm nga devijime të çastit të personave dhe jo nga struktura të tilla që të guxojnë të kërcënojnë njerëzit me pushtet. Nëse kërcënimi është real, lajmi i parë nuk është kërcënimi, por ekzistenca e një shteti mafioz, ku dikush vendos t’i zgjidhë punët me shantazh ndaj një njeriu plot pushtet. Nëse jemi në këtë fazë, jemi realisht para një shteti të kërcënuar, më shumë se para një personi të kërcënuar si pjesë e këtij shteti.
Së dyti, lajmi është i keq dhe nga pikëpamja sociale, pasi po krijohet një klimë paranoje për jetën e udhëheqësve, që është një klimë tipike që e krijojnë vetëm regjimet. Jetojmë në një vend ku kryeministri shëtit me antiplumb, Benz të blinduar, bllokon rrugën e shtëpisë me roje, fsheh fëmijët nga publiku, dhe çdo ditë flet për njerëz që duan të vrasin, dhe kur këta janë adoleshentë 18 vjeçarë, të cilët kanë lindur kur ai ka qenë në pushtet dhe po kalojnë 20 vite me të. Pastaj del lajmi tjetër se dhe numri 2 i pushtetit është i rrezikuar. Dikush thotë e ka nga një pazar pallati, dikush nga një pazar KESH-i, dikush nga një pazar kontrate në Ministri të Ekonomisë, por rëndësi ka që dhe ky qenka i kërcënuar. Kjo klimë paranojake e regjimit natyrisht që lë gjurmët e saj në shoqëri. Jo se shqiptarëve u vjen keq mos ua vrasin udhëheqësit, por u vjen keq që jetojnë në një shoqëri ku të gjithë janë të pasigurt, përfshi dhe ata që i qeverisin.
Por aspekti më dhunues i këtij lajmi është fakti që bëhet i ditur vetëm kërcënimi dhe jo kërcënuesi. Sot shkenca kriminalistike ka ecur deri në atë shkallë sa nëse kemi të bëjmë me një kërcënim serioz me sms apo telefon, të identifikohet për çështje minutash agresori. Në rastin e Ilir Metës është bërë publike vetëm kërcënimi dhe jo kërcënuesi. Kjo është një dhunë e shëmtuar mbi opinionin publik, pasi në një farë mënyre kërkon tu japë mesazh qytetarëve se të gjithë janë të pasigurt, derisa policia nuk gjen dot as kërcënuesin e Ilir Metës. E gjithë kjo të lë një shije të hidhur po të kesh parasysh se në këtë vend po kthehet në strategji krimi pa autor, i cili në vetvete është një dhunë e ndyrë mbi shoqërinë. Këtu vritet një deputet, qoftë për arsye politike apo ordinere dhe vrasësi as gjendet, as identifikohet. Vritet një kryetar komune dhe meqë i përket opozitës as atij nuk i gjendet vrasësi. Tashmë kërcënohet, nëse është e vërtetë, numri 2 i pushtetit dhe nuk identifikohet kërcënuesi. Kjo e gjitha krijon një klimë terrori mbi shoqërinë, duke inkurajuar botën e krimit. Në rastin konkret, nëse ka një kërcënim, unë jam i bindur se ka dhe një dosje për kërcënuesin, por qeveria nuk e bën publike pasi mund t’i kushtojë më shumë se sa jeta e Ilir Metës. Nëse ka kërcënim, ka një kërcënues, i cili nëse kapet mund të dëshmojë gjëra më të rënda, që në vend që të shpëtojë jetën e Ilir Metës, shkurton jetën e qeverisë. Për këtë arsye jemi në situatën e kërcënimit pa autor, të një figure kyçe të pushteti, pa të cilën qeveria rrëzohet për 24 orë. Nëse ka një kërcënim, ka një kërcënues, por ai tremb mbijetesën e qeverisë më shumë se jetën e Ilir Metës. Dhe e gjithë kjo na kthen në situatën e një qeverie peng, të shantazhuar dhe të pafuqishme për tu përballur me partnerët e saj në botën e mafies. Por nëse nuk ka një kërcënim, pra rrjedhimisht nuk ka asnjë kërcënues, ne kemi një figurë kyçe të pushtetit, që njësoj si kryeministri vuan nga ideja se dikush duhet t’i vrasë për ato që kanë bërë, për mënyrën si kanë qeverisur. Sindroma e vrasjes me atentat është një sëmundje që kap çdo regjim kur ai degradon. Në qoftë kështu, lajm i mirë është lajmi që nuk ekziston kërcënimi për jetën që fle në mendjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
DY LUANE KA SOT BOTA
NJE NGA VIQIDOLI
TJETRI ILIR LOPA
ilir meten kush e prek
do ja bejme kembet direk
ahahahahhahahaahahahhahaahhaha, e forte kjo ….. jane bere me hije … se kush i ve leket me gjakun e te tjereve pas qafe e ka…..
Zoti Baze, Edipse ordineret dhe tradhetaret (Saliu e Iliri) frika ne palcet, SEPESE Ratko Mladici ne Hage,sipas te dhenave te Ratko Mladici, Saliu,Iliri X, X, X,X, bashke puntor si ne 97-te dhe ne vitet e hidhura ne Kosov DHE KU ISHTE STREHUAR (Ratko Mladici) DY DITE PARA SE TE ARESTOSHE…………
Si tha Ilir Meta kur ishte Kryeminister dhe njerzit e Sales sulmuan komisariatin e Tropojes:
– Une nuk tremben nga rrugacet e Sali Berishes…
Ky Ilir Kokelop Meta te tregoje korrupsionin qe ka mberthyer familjen e tij e mos te beje deklarime te tilla se as dreqit nuk i duhet gje
“heu, car ka dilli qe s’ban drite”
Z. Baze nese dikush vertet e kercenon sot Meten ju e keni nje ide se kush mund te jete, ndoshta na jepni ndonje “hint” ne artikujt e ardhshem.
Une mendoj se kokelopa ndihet vertet i kercenuar ose ndoshta pret qe dikush ta kercenoj, por ka shpikur historine e mesazhit paraprakisht, per te pasur nje fare mbrojtjeje ne xhep
O ju nga USA lexoheni.Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan: Lexuar… http://bit.ly/jAL5ep
Une nuk po kuptoj asgje.Te me falesh zoti Baze se nuk e kam me ty.Artikulli yt eshte me te vertete per tu vleresuar.Une nuk kuptoj cfare jane keto kercenime?Si mundet ti behen kercenime numrit 2 te nje qeverie qe vret shkateron,nderton harzhon vjedh me miljona euro te rref e ste len te qash???????????Ai popull ka 20 vje qe degjon vetem genjeshtra dhe nuk hap gojen sepse e ka rrahur Enveri 9 here e te 10ten ja ka lene Saliut.
Ymeri ka qene vete viktime e kercenimeve dhe cenimit te prones (te pakten keshtu ka thene), me kete llogjike i bie qe dhe ky te kete bere ndonje zullum dhe e ka pasur hak kercenimin dhe cenimin !
Thjesht i ka zene paranoja se ne Shqiperi ku urrejtja per kete regjim diktatorial ka arritur majat po forcohet thjeshte mendimi qe skemi pse djegim Shqiperine per Saline po djegim vete Saliun me shpuren e vet hajdute dhe antikombetare.
E kjo bindje e shqiptareve qe te qerohen ca kokrra qe te shpetoje Shqiperia i krijon makth dhe paranoje vete Salise po dhe peshkaqenit super te madh te korropsionit Ilir Muta bile dhe plot te tjereve qe kane zhytur veten keqas ne antikobatarizem dhe ne hajduteri spektakolare.
Prit kur te dale dhe Lul Basha i kerecenuar se ne fakt ai eshte numer 3 i piramides se se keqes te cilen e urrejne keqas shqiptaret.
” Top Channel ” ne edicionin e ores 22 30 nuk e dha si lajm .
Pra M.Baze ka te drejte kur thote: – Nëse kërcënimi është real, …
Top channel ka fillu te anoje nga qeveria (mafja) shoku, keto kohet e fundit shifet qarte.. Muhabeti eshte te Piramida qe i duhet ketij TV-je sepse aty ka studiot..
TCH nuk jep lajmet e te tjereve, po nuk e verifikoi vete, duroni njehere.
Mos flisni budallalleqe, kuptohet qe keto lajme eshte veshtire ti marre vesh TCH, se i mbulon qeveria me bodyguard te shtepia pa leje e Ilir koklopes.
Kryemafiozi Ilir Meta eshte karte e djegur dhe e ka vendin ne burg. Nqse ka qe duan ta zhdukin, ata jane nga pozita.
Thua ta gjeje si Trebicken a?Heee…sa qef.
Le te futet Iliri ne burg nga gjykata per korupsion, se do te jete me i sigurte se jashte. Aty ne do te shpenzojme nje pjate fasule ne dite per ta ushquer dhe do te kurrsejme disa miliona leke qe shkojne kot pe te marr reze Ilir Meta. Pastaj shpresojmevse kercenuesit do te harrojne dhe nuk do ta ngacmojne me. Natyrisht po u fut ne
burg do ta kete veshtire te dale pa 10-15 vjet brenda sepse mekatet nga njehere mblidhen sidomos kur kur te gjykon populli. Populli eshte i irituar me te pasi ai na e la ne kurriz Sali Berishen, varremihesin e kombit tone krenar e veçanerisht te ndershem.
Shkrimi i z.mero nje mbrekulli psikolohjike prej nje politikani me vlera dhe kulture te madhe politike.
Mua me ben pershtypje vlersimi qe i ben popicia keti personi negativ qe njihet si nje nga mafozet
me te rezikshem te Ballkanit. po mire policia qe me taksat e popullit jeton duh
Turp per policine e shtetit qe mer ne mbrojteje, mafiozin me te math te Ballkanit ,ata paguhen nga nga taksat e popullit ILiri si ka sherbyer kure keti populli,perse populli duhet ti sherbeje kesaj fytyre shum te uryer….
O Skrapar qe linde trime
Linde dhe njeres rrufjane
per para e shesin gruan
nenen motren dhe babane…
O SKrapar me shume tradita
ti linde edhe komita
kampion ne ngritje pesha
duke vjedhur ju shkoj jeta..
O ILir me shtate kobure
shqiperise turpin i vure
Salen me fshese e fshive
pastaj bythen ja lepive.
Zogu i pare u be mbret
vodhi dhe kaloi me det
ti vodhe su turperove
Sal mashtrusin perqafove.
me nanon te ngushte
kishe miqesine
per nje pale breke
prishe qeverine..
Rreth e rotull L, S. Ise
jane n jerzit e babezise
jashte qitja e shqiperise
dhe simboli tradhetise
L,S.I. parti fantazem
me hajdute e me kusare
historia do ju mare,
populli nga ju ka qare..
ILir Meta mos ki frike,se ke shoke ne Amerike…!
Z, BAZE, FALEMINDERIT PER ARTIKULLIN, DHASHTE ZOTI TE JETE I VERTETE. GJYNAHET E TIJE NUKE I LANE AS LUMI AS PEROJI, AI ESHTE TRAFIKANTE DROGE ARMESH ,HAJDUTE I PASURISE SE SHQIPTAREVE DERI SA KA SHITUR EDHE VAJZA . KA SHUME GJYNAHE PER TE LARE.NE MOSE DREJTESIA SE NE SHQIPERI NUKE DENOHEN POLITIKANET DHE SKA DREJTESI MASE E BEN HAKMARJA DHE VETE HAKA TEK I ZOTI. DERI TANI VRITEN NJEREZ TE ZAKONSHEM, PER TE CILEN NA VJEN KEQE . DO ZOTI TJA DEGJOJME AVNI RUSTEMIT KRISMEN.
Ke harruar “Caps Lock” shtypur, eshte e lodhshme, nuk e lexoj dot… hahaha
Z. Baze, me pelqeu fakti se si e trajtoni problemin si dhe nxirrni ne pah dyshimet te cilat realisht qendrojne me pushtetin dhe korrupsionin qe e ka perfshire…ky lajm eshte e vertete se diku tjeter kerkon te nxjerre koken .Por shume shpejt do e marrim vesh…Iliri i kercenuar me jeten lollllll…pale vazhdon akoma te nxihet ne plazh….o zot keto sensacione te bejne vertet te qeshesh dhe te qash…Pershendetje nga Tani, Toronto, Ca.
Meta e Berisha jane te kercenuar nga vete aktiviteti i tyre kriminal.Kriminelet rezikun e marrin parasysh edhe keta duhet ta mesojne kete gje.
Ata po bejne jeten Makbethiane, kurre nuk kane per ta fituar qetesine shpirterore.
Prokuroria duhet te hetoje dhe te shprehet publikisht.Keta punonjes polic qe paguhen nga ana jone nga taksat tone dhe me cte drejte dhe me cligj a nen .Nuk arij ta kuptoj Shqiperia eshte e vogel dhe sa ministra a Zv kkryeministra ka duhet te paguaj dhe me mbrapa per ta per pislluqet qe bejne.Qofsha i Gabuar por mu mbush me ndja shqiperia eshte vendi i cudirave por me krysore dhe prodhon cudira dhe keto i prodhon nga shteti dhe nga Parlamenti.Ozot kur do na shpetosh nga keta njerez nga keta NDYRESIRA.
zoti baze me duhet te hem se monika bashkeshortja e ilir koklopes eshte me kancerin e gjirit erdhi edhe ketu ne amerike per tu kuruar me sa duket ka gjynahe per te lare lajm i mire per shqiptaret
Alibia e kokelopes eshte mbase koka e Dritanit , si i vetmi deshmimtare ne gjyqin e tij , prandaje me kete loje ” pasiguri per jeten e kokelopes ” i bie qe dhe Dritani eshte i pasigurte .
Nuk kane fund zullumet e kokelopes , gjithashtu ne situaten e greves se minatoreve behet nje terheqje e vemendjes se mediave per gjera te parendesishme , jane mjeshtra si Sal-ushja & kokelop-ushja , po u ka dale boja dhe jane bere qesharake qe s’ka ngele njeri pa i tallur e perbuzur , tani ka dhe barsaleta per keta plehera .
Ka ardhur ora per t’i zhdukur ? ….te shpresojme o zot , nuk ka keqardhje per kriminel – hajdut-rrenacak ordinere .
Paske qene i ngarkuar nga Saliu para 6 vjetesh eeee??????? S’te pagoi dhe tani shkon dhe ngarkohesh te Edi….sigurisht po kur mos marresh bakshish dhe nga Edi ik ngarkohu te Luli
Nuk eshte thjeshte paranoje,sipas mendimit tim ka tri mundesi;e para iliri dhe ne keto zgjedhje ka hedhur para,jo vetem te korrupsionit por dhe te individeve qe u ka premtuar poste dhe lehtesira,por qe tani nuk i shkon fjala,kuptohet se ata qe kane financuar nuk presi gjate.E dyta mendoj se eshte presioni i njerezeve te inkriminuar,sidomos ne sfera te larta,qe iliri sido qe te vendos gjykata ne shtator te mos bej ze,pra te mos flas per te tjeret dhe se fundi mund te jete nje procedur eliminimi pervoje qe saliu e ka me te tjere,kujtojme se keshtu u fillua dhe me te ndjerin azem,Ata qe dijne shume dhe jane ekspozuar kane nje fund te trishtueshem,me nje gur vriten dy zogj,eliminohet deshmitari vip,por akuzohet dhe opozita,saliu ka pervoje,megjithate te presim shtatorin.
Pushimet po mbarojne dhe me fillimin e vjeshtes njerezit do kthehen ne hallet e perditshme,mirepo hallet jane aq te medha saqe nuk shohin rruge tjeter dhe do dalin ne rruge sot 10,neser 100,pas nje jave me mijera neper te gjithe qytetet e Shqiperise,dhe nje shkendije e vogel duhet dhe toka do te tundet nga vullkani i njerezve te neperkembur,dhe pushtetareve ne ato dite do tu duket vrime e miut 500 grosh sic thote fjala e urte e popullit.
Sala e Kokelopa e ndjejne mire se cfare do te ndodhe si e dine minjte se kur do bjere termeti prandaj sajojne te tilla probleme se duan te ruajne bythet e tyre se kane shume gjynahe per te lare.
E po poshtersite e kane nje fund dhe ky fund do jete i tmershem per ju,sepse po te ishit pak te zgjuar do veproni shpejt duke ikur bga ky vend njeher e pergjithmone mbase andej nuk iu ndjek njeri por sic duket zullumin qe e keni gatuar vete do ta gelltisni dhe keshtu do te keni fundin me te paturp ne historine e ketij kombi.
Qesharake ne kete histori eshte se populli i urren horrat dhe horrat mbrohen nga populli me taksat e popullit.
Thelbi i kesaj historie i nderuari Baze eshte ajo qe ti e ke thene….ne nje vend me demokraci normale nuk eshte normale qe te kercenohen pushtetaret por etja e tyre per pushtet dhe para i ben ata te mos e shohin rrotacionin si zgjidhje duke akumuluar urrejtjen e nje populli te tere.
Ky yni eshte ne plot kuptimin e fjales rregjim mafioz
Saliu dhe Iliri duhet të mbrohen nga të tyret ose, më mire e thënë, nga ata me të cilët bëjnë pazare .Mafiozët nuk i vret populli ,ata vrasin njëri tjetrin.
c na i gjeti keta udheheqesit tane .Nuk po gjejne rehat uka hyre frika ne palce .Rrojne me hijet e krimeve te tyre .E po ajo dihet harrami s behet kurre hallall .Do shohim e do degjojme akoma per ta .
Kesaj rradhe (kercenohet) Meta per tju hequr koka DRITAN PRIFTIT.Eh sa ka zanati dhe kur mesuesin e ke te mire punet te ecin vjame.Pa permendur kur ke perpara nje popull qe eshte mbyllur ne shtepi prej frike dhe llomotit vetem ne kompjuter sa mundet.
Thuhet qe ai qe te thote se do te vras nuk te vret kurre.Edhe keto burra qe sot po i kushtojne shume shtetit shqiptare me eskortat qe po i shoqerojne e dine mire qe nje dite do jepet llogari per keto shpenzime keshtu qe i justifikojne duke nxjerre te tilla lajme.
Diten kur shoqeria shqiptare do filloje me denime kapitale te mafies politike atehere shqiptare do fillojne te besojne se ndryshimi po vjen.
Qe te shfy mllefin qe po heq ky popull, edhe po te kisha pas rast me i ekzekutu nuk do te beja per faktin e thjeshte se nuk jemi te gjith Shqipetaret Vrases sic jane qeveritaret tane, por une do preferoja ate menyren me tradicionale, do ti rrihja aq keq sa te mallkonin veten pse kane lindur, e paret qe na i kane rrembyer ti shpenzojne per transplantime organesh e per ilacet e shtrenjta qe te mundesojne jetesen ne agoni te plote!
PO EDHE NE QOFTE E VERTET TA QEROJNE NJE HAJDUT ME PAK. NJE NJERI QE NUK EDI SE CFAR ESHTE PUNA , ILIR META NUK KA ASNJE DITE PUNE NE PROFESJONIN E TIJE SI INXHINJER , DHE NE PRESIM NGA KETA QE TE BEJNE SHQIPERINE ,
MOS U TREMB ,O ILIR TRIMI ! AI QE ME TE VERTETE DO QE TE HEQE QAFESH,NUK TE LAJMERON ME SMS APO ME NDONJE MENYRE TJETER DHE TE THOTE : -RUAJU SE DO
TE VRAS. NDOFTA KJO SINDROMA E VRASJES , ESHTE NJE SEMUNDJE QE MERITON KUJDES NGA MJEKSIA E VECANERISHT NGA MINISTRI VASILI.KESHTU MUND TE SHEROJE EDHE KRYETARIN E LSI ,PO ASHTU DHE KRYEMINISTRIN BERISHA.
LIRO ,JE BO SI ATO KURVAT,PO DO TE VIJ DITA QE TE NGULET MIR
Vënia e Gardes ne “roje” te Ilirit ka mundesi te fshehe ndonje plan djallezor te Berishes. Si duket, ustaj i madh i Ilirit ka ndermend te fus ne Kuvend ndonje deputet tjeter te radhes, marre prej listes se LSI-së!!!
jeta e ilirit nuk kushton me shume se jeta e qytetareve te tjere ,Shteti eshte mbrojtesi i cdo pjestari te shoqerise ai duhet tu siguroje atyre paqen jeten e qete e jo te nxise vellavrasjen krimin ndarjen krahinore se keshtu jemi ne nje regjim ku nje grup e perdor shtetin ne interesin e tij edhe per ta kethyer ate ne nje karrocate mbrojtese jo te gjithe shoqerise por ne nje bunker te pakices lajme te cudicme po pse nuk jepen lajme kur kercenohen qytetare te thjeshte edhe nje pjese e medias eshte kethyer ne tellall tew qeverise ,me shume ky lajm eshte genjeshter e sajuar nga ata qe duan te justifikojne harxhimet qe ben me parat e shqipetareve per te ruajtur bythen e vet
TI vendosi rojet ,por te mose paguhen me taksat e popullit .PO pate vra ore flori te vrasin. Meshira me e madhe qe populli munde te kete per juve ,eshte qe tju fuse ne burge pa afate.SA per vrasjen tende kerkoje teke SALIU,se me duket se ke vjedhur me shume se ai
Ne fakt, ky eshte nje kercenim qe une i bej kokelopes se e di qe ma dredh pas kraheve!
Sec kam nje dyshim se Sala e kompani duan ta heqin qafe [ sic duket i ka ardhur ora ] dhe fillojne me bombat tymlense qe te thone pastaj — kishte kercenime per jeten ndaj tij , dhe qeveria do punoj per te kapur vrasesit . ” dosja Meta futet ne arkiv ” . De nje kerkes kam per Garden , dua dhe une nje eskort se me kercenon dashnorja . [ qytetaret jane te gjithe njesoj per shtetin – ka thene Sala ] .
Kercenuesi eshte Edi Rama. Ai i ben te gjitha. Ai ia bleu bllokun Ilirit, ai i vuri cimken te kolltuku, ai e kercenoi e i tha ” O do vjedhesh, o do te te vras.”, Iliri s’ka faj, eshte i ndershem. Kapni Edi Ramen.
:))))))))))))))))))))))))))))))))))))
BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
o ILIR: KEQ ME VJEN po te tute do te ta fusin…..ne ato halera mardheniesh dreqi qe ke ndertuar ti o zagar ..vec nje plumb mu tek ajo koka jote si prej idioti e shlyen. degjon: mjere kush i bie popullit ne qafe se ne fakt gezon ca kohe po pastaj e ha derrin e lemes…stu mbush mendja ty si e pesoi dulla pas vdekjes, gedaferat e te tjeret…uhh cna i bera skraparit tone ore po na e turperove fare…kemi siklet te themi qe jemi skraparlinj se na thote menjeher: ik pirdhu o kokelope , o hajdut, o plehre e te zente fytin buka qe na keni vjedhur. pse ore djae i cepanit e bere keshtu…na ke turperuar per zotin….