Nuk po varrosen vetëm minatorët!

12 Gusht 2011, 21:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare po përpiqet të degradojë grevën e urisë së minatorëve në Bulqizë duke krijuar idenë se problemet qëndrojnë mes minatorëve dhe kompanisë private ACR që ka marrë shumicën e Minierës së Bulqizës me koncesion për shfrytëzim. Distanca është diabolike dhe fsheh në të vërtetë arsyen përse minatorët po varrosen të gjallë nëntokë. Do të desha të bëj disa sqarime për lexuesit për rrethanat në të cilat mbahet kjo grevë, pozicionin e palëve ndaj saj, sidomos qeverisë dhe disa segmenteve të medias pro saj.

Së pari, e drejta është në anën e minatorëve, por përgjegjësia nuk është e gjitha në anën e kompanisë private që ka marrë koncesionin. Përgjegjësia për këtë skandal zë fill tek një emër që është ende ministër i qeverisë së Sali Berishës, Genc Ruli. Në javën e parë të korrikut 2009, ky ministër ka firmosur privatisht, sikur ta kishte ky pronë private minierën e Bulqizës, shtyrjen e kontratës koncesionare me këtë kompani, edhe pse kjo e fundit duhet të kishte realizuar një plan investimesh prej 22 milionë dollarë. Skandali është i shumëfishtë, financiar, juridik dhe politik. Është financiar, pasi Ruli ka lejuar që ata që marrin pa lek pasuritë tona nëntokësore, nuk paguajnë as për investime dhe e gjitha kjo me një shkresë private të Genc Rulit, sikur të ishte pronar miniere. Koncesioni është dhënë nga qeveria dhe Kuvendi, dhe nuk mund të tolerohet moszbatimi i kontratës nga firma e një ministri, edhe pse ai mund ta ketë vërtetë pronë private atë minierë de facto. Skandali është juridik, pasi zoti Ruli ka marrë me atë firmë kompetencat e Kuvendit dhe qeverisë duke shkelur Kushtetutën dhe legjislacionin shqiptar. Skandali është politik, pasi ai u denoncua nga opozita, prokuroria nisi hetimet dhe më pas duket se ka mbyllur dosjen duke mos i hyrë gjemb në këmbë ministrit. Nëse Genc Ruli do kishte detyruar këtë kompani në emër të shtetit shqiptar dhe Kuvendit të Shqipërisë, dhe interesave private të xhepit të tij, që të investonte 22 milionë dollarë, ndoshta minatorët sot do kishin kushte shumë herë më të mira dhe paga më të larta dhe nuk do ishin vetëflijuar nëntokë. Me firmën që ka hedhur thjesht për interesa të tij, ai e ka pak që të kishte sot prangat në duar. Siç do përpiqem të shpjegoj më poshtë, ai ka bërë një krim, që e tejkalon dhe tragjedinë e varrosjes së gjallë të minatorëve.

Ndaj përpjekja e qeverisë për të krijuar idenë se kemi të bëjmë me një betejë mes ACR dhe minatorëve është e gënjeshtërt dhe bëhet që të mbrohet një superskandal financiar politik dhe juridik që ka në qendër të tij Genc Rulin, për të cilin askush në këtë vend nuk vë dorën në zjarr se nuk i ka qejf paratë.

Së dyti kemi një kakofoni të krijuar nga media rreth grevës sa duket sikur të gjithë jemi me minatorët, por seç janë disa të huaj që u pinë gjakun. Në të vërtetë problemet e minierës së Bulqizës dhe më tej kompleksit të minierave të Batrrës, Krastës dhe Theknës, janë shumë komplekse. Ai masiv është një nga vendburimet më të mëdha në botë të kromit. Kur unë kam qenë inxhinier aty në fund të viteve 80-të dhe fillim të viteve 90-të, ai masiv llogaritej tek 5 minierat më të mëdha dhe më të pasura të kromit në botë. Në Thekën gjendej krom dhe me pastërti deri 55 përqind, ndërsa në Bulqizë deri në 42 përqind, çka janë rekorde botërore po të kesh parasysh se ka vende që shfrytëzojnë dhe krom me përbërje 8 përqind deri 20 përqind. Por ai vendburim gjigant minerar nuk mund të shfrytëzohet nga një tufë urithësh që janë vërshuar të rrjepin ç’të gjejnë nëpër galeritë e vjetra apo përrenjtë e Martaneshit dhe Bulqizës. Nëse qeveria shqiptare kërkon ta shfrytëzojë vërtet atë masiv mineral, duhet ta shfrytëzojë atë në tërësi, përmes një investimi themelor shumë serioz, i cili duhet të rivendosë në punë gjithë sistemin e shfrytëzimit, ku përfshihet nxjerrja, transporti, siguria, dhe zbulimi shkencor i vendburimit. Mënyra si shfrytëzohet sot është kriminale. Biznesmenët e rinj të kromit janë thjesht një tufë banditësh, që vriten me njëri- tjetrin kush i ka vjedhur më shumë galeritë. Ajo minierë dhe minierat rrotull saj kanë qenë shfrytëzuar me disiplinë të hekurt shkencore nga inxhinierë dhe specialistë që kanë kaluar jetën e tyre në ato male, ndërsa sot qeveria ua ka lëshuar badigardëve dhe ushtarëve të saj si plaçkë për luftë, pa asnjë kriter dhe pa asnjë vizion për të ardhmen e vendburimit. Tmerri që unë shikoj nga mënyra se si media po e pasqyron këtë dramë të minatorëve, është se disa media me zengjinë të rinj afër qeverisë, po e trajtojnë çështjen sikur fajin e ka ACR, dhe duhet të ikë ajo dhe të shkojnë pronarët e këtyre medieve që çështja të rregullohet. Ky është një turp dhe më i madh nga ai që po ndodh deri tani. Deri më sot media është përdorur për të mbuluar gjakun dhe varret që po hap qeveria, tani rrezikon të bëhet vetë media varrmihëse e atyre minatorëve.

Së fundmi desha të theksoj dhe njëherë çështjen e investimit shkencor në atë zonë dhe nevojën që kjo pasuri kombëtare të kthehet në një vlerë për ekonominë tonë. Ata që e dinë si shfrytëzohet një minierë kromi, dhe që kanë shfrytëzuar deri në vitet 90-të me mjeshtëri atë vendburim, duhet të paralajmërojnë këta banditë që po sillen si gjurmuesit e arit në Alaskë se ç’po i bëjnë të ardhmes së atij vendburimi. Për ata që s’kanë nerva të marrin leksione minerare, po ua shpjegoj thjesht dhe trashë. Kur një minierë kromi shfrytëzohet, pasi merret minerali që bie në kontakt me punimin minerar, ajo pjesë shembet, për të vazhduar më tej dhe më lart. Pra për ta përfytyruar se ç’ndodh, mund t’ua ilustroj kështu. Ajo është një nga minierat me krom më të pasura në botë. Për fitime të shpejta punëtorët që punojnë aty, por dhe “zengjinët” tanë, marrin kromin më të pasur dhe i fusin minat minierës duke e varrosur pjesën tjetër, e cila është po ashtu një pasuri e madhe që duhet shfrytëzuar. Unë kam raporte nga ish miq të mi aty, që kjo është një praktikë normale dhe tmerrohem. Ato mund të jenë gurë kromi me 25 përqind -30 përqind, por dhe 18 përqind, dhe po u varrosën nën shembje, nuk rigjenden më kurrë pasi përveçse humbasin koeficientin e pasurimit pasi përzihen me shkëmb të zakonshëm, janë dhe zona shembje ku nuk hyhet më gjithë jetën. Pra, duke ua lënë në dorë këtyre hienave pasurinë tonë më të madhe kombëtare, ne jemi duke e varrosur atë për fitime të shpejta dhe të sigurta të një grupi mafioz që po përdor shpeshherë ligësinë dhe pangopësinë e ministrave si Genc Ruli, por dhe injorancën dhe mungesën e vizionit që ka kryeministri ynë, thuajse i degraduar më keq se ato miniera. Ky krim që po kryhet mbi atë masiv minerar, pa investuar asnjë dollar dhe vetëm duke marrë dhe duke ikur, është një gjëmë më e madhe edhe se jeta e minatorëve, që është shumë  e shtrenjtë sot për të gjithë ne. Duke u sjellë në këtë mënyrë ndaj pasurisë sonë më të madhe kombëtare, ne nuk po varrosim të gjallë vetëm dhjetë apo 50 minatorë, por një pasuri të tërë kombëtare që mund të mbante gjallë dhe të vitalizonte ekonominë shqiptare, nëse nuk do ta dorëzonim në dorë të kësaj bande grabitësish.

45 komente në “Nuk po varrosen vetëm minatorët!”

  1. AlbinoBlackSheep says:

    Pra, duke ua lënë në dorë këtyre hienave pasurinë tonë më të madhe kombëtare, ne jemi duke e varrosur atë për fitime të shpejta dhe të sigurta të një grupi mafioz që po përdor shpeshherë ligësinë dhe pangopësinë e ministrave

    Kjo eshte e vertete ne cdo aspekt tjeter te jetes ne Shqiperi e jo vetem per nje miniere. Sa te kthehet Edi nga pushimet ne Sardegna do tu futet me themel ketyre problemeve.Apo nuk ka pergatitur edhe nje strategji te re qe do e shkaterroje fare Berishen.

    1. arber says:

      hahhaahaha do vij edi me breket e reja ngjyre fuksa edhe do i pervishet programit te ri, do hedhin kartonat e vjeter si: fajin e ka saliu…hap kutite ose largohu…transparence…etj
      me kete opozite tradhtare eshte normale qe shtaza si puna e berishes lulezojne si basha!

      1. turi says:

        O arber, pse ka pas ndonje here opozite shqiperija keto 20 vjet ?Por po te kishte pas nuk do ishim ketu ku jemi, te shkaterruar dhe te shperfytyruar deri ne kete derexhe.
        Po Ne qysh ne krijimin e shtetit me 1912, nuk jemi udhehequr nga pozita dhe opozita, por vetem nga pozita . kjo eshte edhe arsyeja qe Ne nuk e kuptojme se edhe sot mungon opozita e vertete.

      2. +10 says:

        O arber, Ky s’ben, ai s’ben, a ke ndonje ide konkrete apo pirdh se lirohesh.

    2. xhoni says:

      Ti je me kriminel se austriaket hajdute!!Tallesh dhe ben cinikun me jeten e minatoreve te gjore dhe pasurite e medha te Shqiperise!!!

      1. pallevicidoli says:

        O gjovalin a jan tu dhims minatoret nen mal apo shpellari mbi toke?

    3. turi says:

      Sa te kthehet Edi , do mbledhi ato sahanlepirsit e vet dhe do filloi te bertasi- Ta heqim , ta heqim , ta heqim qelbesiren. Dhe shqiptaret presin qelbesiren e radhes, sepse akoma se kuptojne qe PS = PD, te dyja fole te korrupsionit dhe krimit politik dhe vetem se vazhdojne lojen e radhes per te na hedhur hi syve. Si mjer ai qe akoma nuk e kupton dhe mjer Ne me keta miope.

  2. REFORMER says:

    Minatoret po e bejne greven per qeverine. Perse? Sepse vetem qeveria mund te luaje rolin e arbitrit! Qeveria ben sikur nuk e kupton kete dhe tallet me minatoret!

  3. Besa,Edmonton says:

    Ky shkrim eshte nje klithme e nje specialisti ne fushen minerale.Klithma te tilla kemi ndjere ne te gjitha fushat.A nuk kemi ndjere per arsimin qe do ta japi efektin edhe per breza te tjere? Kemi ndjere per shendetesine,buijqesine et etj. Eshte teper alarmant klithma e kesaj rradhe Jemi ne dijeni te problemit ne fjale,por nuk e kuptoj PS si nuk Ndalet fort e te sensibilizoje gjithe opinionin publik.Eshte moment teper i rrezikshem per problemet e akumuluara,por dhe jeta e atyre njerezve nen toke. Per nje njeri normal eshte per te vene duart ne koke dhe per te dale ne maje te malit e te therrasesh: O popull , boll e durove MAFIEN qe po ta pi edhe piken e fundit te gjakut.! Mallkuar qofshin!

    1. Dino says:

      Sa mire e ke Besa. Po ku jan politikanet ne shqiperi? Bledhur me shitjes e tokes shqiptar? Ashtu mendojne edhe mo shume. Te lumte goja nga Edmontoni!

    2. Dino Pogradec says:

      Po nje putje Besa, ku eshte kjo Edmontoni?

  4. zjarri says:

    Inderuari Mero Baze…qeveri dhe deputet te emeruarre nga serbo grek, ka 20 vjet,nakane (VARROSUR) per se gjalli ne Shqiptaret jetojme kote. Une zjarri pres vetem benzin, me mire te digjem se sa rrojme te turperuar…..A kini sy? ambasadoret vine ne tiranin e Sales si langaraq te verrdhe, nga parat tona te grabitura, fryhen si kaposh-deti, lozin rolin e presidentit,cakarojne syte si te terbuar, skuqen si (kare-qeni)…EJANI NE TIRAN, KUSHE ME LITAR, ME HANXHAR, ME BENZIN, ME ACID, O TE SHPETOJME E TE RROJME SI SHQIPTAR, O TE VDESIM TE GJITHE, SE NUK RROHET ME KESHTU.

    1. fule says:

      E kemi nje problem o zjarr, se nuk levizim te gjithe pa na shkuar thika ne palce, kur i thone. Presim…

    2. Litari says:

      Ahhhhhh o vella O zjarri! nuk Litari u thava dhe selaga, po kujte i thua ngrehu keta ne Tiran jane te pjellet e (trasheve e kanaleve e bunkerve, keta nuk njohin baben e vete se nuk dine, ne Tirane jane ata kelyshet e kelyshve te Enverit…eshte per te erdhure keqe e per te qare me kuje se shqiptaret e verte jane te debuare te perzen nga vatani i tyre, jane te shperndar ne per bote, lajne pjata dhe tenxhere, ruajne femijet e cifuteve, ruajne dhite dhe dhente e grekve.Zjarri Avni Rustem i vetem lahu halen ne mezin e parizit, Pra o zjarri eja te bejemi bashk ti me ZJARRE UNE ME LITARE te pastrojme (shpellaret dhe kelyshet e Enverit).

  5. sali protopapa says:

    kjo qenka trdheti ndaj kombit, pergjegjesit duhet te dalin para gjyqit, ku eshte shteti …

    1. une says:

      Po cfare shtet leshi.I tere shteti eshte KRIMINEL

  6. temafagos says:

    Z. Mero Baze, sot per sot ngelesh njeshi. Te falenderojme per kete informim, qe duhet ta bente ndonje specialist i opozites vete ne radhe te pare. Tek Televizionet as nuk shpresojme me fare ti trajtojne problemet ne kete forme.

  7. Zelco says:

    Zoti Baze, kjo eshte nje fatkeqesi e jashtezakonshme, por qe be pjese ne skemen e shkaterrimit te ekonomise kombetare qe ka filluar ne vitin 1991. Partite Politike ne 1991 u krijuan me kete qellim qe elitat e tyre te vidhnin pasurine kombetare per familjet e tyre, dhe Ruli eshte epitome e ketij fenomeni

  8. Arben says:

    Kontrata e dhenies ne koncesion , forma e shfrytezimit , neobiznesmenet , mos investimi , shfrytezimi pa kriter , pagesa e ulet e minatoreve jane fatkeqesi spontane qe ne te ardhmen do maturohen dhe do formojne ate qe tani ashtuquhet Kapitalizem i centralizuar . Morali i perralles eshte …me mire prishet. ps do isha kurioz te di pagesat e minatoreve dhe pretendomet e tyre. flm .

  9. demokrati says:

    Kur te vijne mendte nuk ti han as qente, thone andej nga jugu. Edhe ju minatore te Bulqizes, edhe ju naftetare te Patozit, edhe ju police qe i lyet duart me gjak, edhe ju arsimtare , edhe ju mjek , edhe ju te rinj te papune, jeni njelloj fajtor. Keni hallin e catise tuaj te vogel dhe nuk e kuptoni se kur catia e madhe fut uje, ju permbyteni dhe atehere kujtoheni se e keqja e ketij vendi eshte Ruli, Berisha dhe rulet dhe berishet ne cdo komune, bashki, ministri te kesaj katrahure me emrin Shqiperi. Behuni te forte se edhe po ndodhi ndonje fatkeqesi, kryeministri e ka gati komisionin e hetimit me aspirantin minister.Z.Alibeaj.

  10. sillo says:

    I nderuar Mero edhe une si ju punova ne minerat e Bulqizes,bateres dhe Terrnoves dhe si specalist e di demin e madh ekonomiok kombetar ,por si ne jane me qindra inxhinjere te afruar ne strukturat e Pd dhe PS qe i dine me imtesi keto probleme.Jemi ndoshta vendi me indiferent ne bote,me ate qe eshte pasuri e te gjithve.Enveri ishte kriminel por ne keto raste nuk te falte,besoj i kujton kacnecet e tij qe na ndiqnin pas ne pune.Po sot gjithcka ka marre fund,do te kujtoja vetem fjalet e popullit:Mos u merr me suvane ,por te shembim binane ,se do te na zerre te gjithve mbrenda.

  11. Litari says:

    Ahhhhhh o vella O zjarri! Une Litari u thava dhe selaga, po kujte i thua O vella ZJARR ( ngrehu ) keta ne Tiran KANE ERDHUR NGA SHPELLAT,jane te pjellet e (trasheve e kanaleve e bunkerve, keta nuk njohin AS baben e vete se nuk dine, ne Tirane jane ata kelyshet e kelyshve te Enverit…eshte per te erdhure keqe e per te qare me kuje, se shqiptaret e verte jane te debuare te perzen nga vatani i tyre, jane te shperndar ne per bote, lajne pjata dhe tenxhere, ruajne femijet e cifuteve, ruajne dhite dhe derrat e grekve…Zjarri Avni Rustem i vetem lahu halen ne mezin e parizit, Pra o zjarri o vella Eja te bejemi bashk ti me ZJARRE UNE ME LITARE te pastrojme (shpellaret dhe kelyshet e Enverit).

    1. Edi Detroit says:

      Sa shkruan Mero nje artikull filloni e mallkoni, renkoni, eshte per te qare dhe per te qeshur. Shikoni ,litari, zjarri, sepata,Avni rustemi,pushka dinamiti. Nuk eshte vend per te qare, po beni ndonje gje me te mire per veten tuaj dhe shko punoni dhe perpiquni me shume po skini ndonje gje me te mencur per te thene se te renkoni ne kete forum.

  12. skela says:

    Po kjo eshte qeveria e uritheve , Genci qe genc ngeli , fytyra me antipatike , ja ka bere zoti me gropa per t’ja dalluar poshtersite , aq me gropa e ka sa s’ka lazer qe ja mbush , nje plehre qe e do ballit .
    Atij duhet marre cfare ti gjesh makine , xhakete , ….. ….., t’ja beshe si greku qe i morri pjaten me peshke deputetit dhe ketij t’ja marresh me dhune se jane djersa dhe gjaku i atyre minatoreve te pangopur me buke , nuk jane e pasurise se Rulit , qe bene pazare . Atje te Ruli te behet greva ne shpi ne ministri ku te jete , se na hiqet si burre i mire dhe le te behet kasapane pastaj prokuroria le t’i mbaje ison Rulit e Berishes & Co
    Me urithe se ky Ruli rryli nuk na kane zene syte .
    Me qetesi nuk mund te fitohet asgje nga urrithet, duhet gjullurdi me keta horra .

    1. vullnet says:

      Skandali është politik, pasi ai u denoncua nga opozita, prokuroria nisi hetimet dhe më pas duket se ka mbyllur dosjen duke mos i hyrë gjemb në këmbë .Shkruaj nje artikull per laviren e Bulevardit

  13. Kaonia says:

    Ore eshte bela e madhe me keta te saliut,keta o bejne sikur s kuptojne ,o jane te gjthe idiota,

  14. Ali Asllani says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

    7 Prille 1939

  15. Med Tahiri says:

    Jame shume dakord me Ju z.Mero Une jame gjeolog qe kame mbi 25 vjete experience ne industrine e naftes. E njejta situate eshte edhe ne industrine e naftes por njerzit nuk ndjehen atje sepse marrine nje rroge pak me te larte se te tjeret dhe kane frike se mos i heqin nga puna. Vendburimet e naftes i jane nenshtruar nje vjedheje masive ketyre 20 viteve nga kompanite e huaja dhe prapa tyre qendrojne qeveritaret. Kompanite e huaja po punojne qe te marrim sa te marrim dhe te ikim. Gjitha kjo pasuri kombetare eshte vene ne sherbim te hajduteve te veshur me pushtet dhe jo ne sherbim te ekonomise popullore. Vendi yne eshte aq i pasur sa sejcili do jetonte shume i lumtur dhe i begate ne shqiperi. E vetmja rruge eshte rrezimi i kastes se hajduteve ne te gjitha llojet e qeverive qofshin keto te pd ose ps.

    1. Fredi Korçë says:

      …Gjitha kjo pasuri kombetare eshte vene ne sherbim te hajduteve te veshur me pushtet dhe jo ne sherbim te ekonomise popullore. Vendi yne eshte aq i pasur sa sejcili do jetonte shume i lumtur dhe i begate ne Shqiperi. E vetmja rruge eshte rrezimi i kastes se hajduteve ne te gjitha llojet e qeverive qofshin keto te pd ose ps.///-Kini shume te drejte Z.Med Tahiri.

  16. Gushekuqi says:

    Plotesish dakort me sqarimet z.Mero.Jemi plotesisht te sqaruar.Po, ndonje recete se si mund te shpetojne minatoret nga vdekja dhe te mos varrosemi gjalle ne, te gjithe shqiptaret,a keni JU LUTEM? Faleminderit per mirekuptimin.

  17. vlora 1 says:

    Ore ! Po ku shkel kemba e ketyre as bari s`mbika me?
    jena qeqena

  18. Kodrasej says:

    Po ç’austriak? Ai seç ka një emër gjerogjiani….

  19. Kodrasej says:

    Giga Bedineishvili nuk është as Austriak, as italian e tërci e vërci. Ky është 100% nga Gjeorgjia

  20. Naimi says:

    Kini shume te drejte qe te gjithe.Por mos u bahkoni si korri i korbave dhe “qani” mbi kufome.Faji eshte i te gjitheve dhe mos ja shkarkoni njeri-tjetrit. Kujt mund ti shkoje ne mend se Shqiperia mund te drejtohet e te perparoje me Salen !?Ne 2007 i mbuloi te gjitha shtepite me vellon e zeze te zise.A mbeti shtepi shqiptare pa lotuar ? Ua them une qe jo! Qe prej atehere ne Shqiperine e gjore u insalua MAFIA , qe po ben kerdine para syve te te gjitheve .Jo vetm brezat qe marin fryme sot ,por edhe brezat qe do te vine me pas do te do te hiqen zvare nga klanet e badakcinjte mafioze.A kini sy te shikoni se cfare po ndodh ne arsim ,ku ne po humbasim vlerat me elementare kombetare,ku po ritet ne menyre te frikshme numri i analfabeteve me diploma qe po shperndajne te ashtuquajtur universitete ? A ka situate me trishtuese dhe me renqethese se situata neper spitalet tona ku humbasin jeten njeres sepse mjeket te zhvatin si xhelate ?A nuk e shikoni cfare po behet me bujqesine ku fshataret e mjere ropaten dhe nuk nxierin buken e gojes dhe shesin voten e tyre per 1ooo leke ?A e shikoni se si po shitet Shqiperia pa as me te voglen ndrojtje ??!! E pra te gjitha ndodhin jo ne fshehtesi por ne driten e diellit,para syve tane,jo te fshehura,por fare hapur ashtu sic u vodhen votat dhe te gjthe mbajne sehir.Kush na e ka fajin ?ASKUSH.Ka disa ronxhobonxo,ca dallkauke,ca njerez te perdhosur pa karakter,pa dinjitet,pa moral ,injorante qe po marin me qafe te gjithe kombin.Nje pjese jo e paket qe kane zbritur nga malet per te siguruar nje jetese me te mire jane shndruar ne eksperimente te perdorimit vulgar nga ata qe jane me pushtet. Dikur kete njerez ushqeheshin me buke misri,kurse sot hane ndonje cope buke gruri,dalin e shetisin ne buleverde dhe gjykojne te shkretet se kjo eshte jeta qe enderonin dhe kthehen ne manekina ne duart e qeverise.Nese udheheqesi eshte nga veriu,verioret e mbeshtesin ate me nje psion te neveritshem,nese udheheqesi eshte nga jugu ndodh e kunderta, a eshikoni se cfare ndodh??!! Ne kemi sot nje palo media qe nuk te vjen te shikosh e te lexosh. Nuk ben vaki ne asnje vend te botes se qyteteruar qe mediat vizive apo ato te shkruara te vihen ne sherbim te pushtetit ne menure verberore. Jane shume te pakta ato medje qe qendrojne ne opozite me qeverine,nje dem mjeft i madh i behet shoqerise nga ata pisanjoze gazetare apo analiste te cilet detyrojne njerzit te urejne cilindo qe del neper televizione qofte ndnjehere edhe me te padrejte.Personalisht une nuk dua te shoh fytyrat e Artan Hoxhes, Henri Cilit, Frok Cupit i cili ne menyre te vecante eshte shndreuar ne nje pervers ne sherbim te Saliut,turp per nje gazetar keriere.Perballe kesaj situate degjon zere qe filojn e anatemojne Edi Ramen duke krijuar idene se te gjithe ata qe drejtojne jene te nje kallepi.Nese vertet biemi preh i kesaj teze atehere le te vuajme e le te terhiqemi zvare,mafizet kete gje kerkojne.Un e u them se u duhet bere eqarte te gjitheve: atyre qe kane shtene pronat ne dore ne menyre te pamerituasr, te gjithe minstrave, te gjithe pushteareve te kujtdo krahu qofshin,te gjithe mjekeve, zjerri dalengadale po ndizet,ai tani ka filluar te nxiere trym, sapo po duken flaket ,te gjitheve kur keto flake te shperthejne do tu perfshijne juve te pareve.Nuk do te kete njeri ne bote qe ti ndalin,qofshin keta edhe te huajt apo nderkombetaret qe perfaqesohen ketu me ambasadore te veshur here si alpiniste ,here si gastronome, here si plazhiste.Zjerri djeg gjithcka qe i del perpare.Ky do te jete shkarkimi i urejtejs popullore qe po grumbullohet prej 20 vjetesh.Mos pandehni se do te ikni ,kudo qe te vini e kini te shkruar prapa veshit.Edhe ju qe shkruani ne keto komentet tuaja,eshte shume e lehte te shash ,por e veshtire te thuash te verteten.Sot ne Shqipri nuk ka mbetur asgje e fhsehte te gjitha jane te lexueshme ,patriotizmi i gjithsecilit sot duket nga qendrimi qe mban ndaj realitetit.

  21. beso says:

    Ku ta kapesh kete problem e te mos digjen duart!Merre tek pasurite nentokesore,ato mbitokesore dhe deri ajrin po e leme te zhvatet.Nafta po zhvatet me gjithe rere nga nje kompani e themeluar ne Kanada nga nje shqipo dhe nje grek,pastaj kromi,pastaj ujerat e maleve dhe fushave po privatizohen qe te bejne korrent kabashet e saliut,pastaj zhavorri i lumenjve dhe çakulli i guroreve…Shqiperia eshte shtrire perdhe dhe po rrjepin kasapet plangprishes,sikur keta harbute te mos jene pjella dhe mbeturina e dheut por dheu si mbeturine e tyre.Afrike xhaxho,Afrike!salia kerryetari i fisit dhe shabanet e tij qe bredhin me Suv-e,iriqet si fahri balliu qe tunden dhe zene udhekryqet me”autoblinda” me xhama te zinj;paskemi pasur halera qe vlejtkan me shume se jashteqitja!Nuk po behet asgje e hajrit,po vetem mbledhin para me grushta sa te mundin,iriqet e peshtire qe shesin patriotizma ne ato Opinionet bajate te fevziut,apo ngrejne fustanet ne Zonen e Kellire te Canit,sikur aty te permblidhet e tere Shqiperia qe merr fryme,ajo e te varferve qe punojne gjithe diten dhe nuk çlirohen nga varferia,e atyre bujqve qe mbjellin dhe shkundin duart nga skamja,e atyre bisnesmeneve qe ndihen te asfiksuar nga padrejtesia dhe favorizimi i shabaneve te pushtetit.Ja,nipi me kujtoi se Shqiperia paska nje Zheji qe me kuleten e Metes jep mend sesi u beka politika e madhe,po edhe tere ajo kulise bastardesh qe e perdor shqiptarizmin si adami gjethen e fikut,per te mbuluar tredhjen qe u ka bere saleria e Vuçitolit.Nuk po varrosen vetem minatoret,por nje nga nje shpresat tona,shpresat dhe mundimet e familjeve dhe studenteve qe po fshijne me diplomat e tyre te kushtueshme djerset e Henri Cilit,ketij matrapazi te fjales se tredhur,shpresat e qindra mije emigranteve qe enderrojne te kthehen e te kontribuojne ne atdheun e tyre dhe perdite mbledhin deluzionin e rradhes,se nuk ka Drejtesi ti ngrije buzeqeshjen cinike Rulit dhe rulerise,e ne vend ti behet barrikade maskarallekut i behet ortake.Sa here ne besojme se mund te shpetojme nga ky mallkim aq me shume mallkimi na ngjitet si jarge e keqe,aq here gjendemi te tradhetuar nga opozita dhe shtegtaret e saj qe bredhin pas stineve te parase.Nuk di ne do kemi kellqe te shpetojme vete nga kjo e keqe,ne mos te na haje me gjithe rroba,por detyra e luftetarit eshte te beje luften e tij,me aq sa te munde.Eshte detyra e shtypit z.Baze qe te jete ne krahun e atyre qe duan zgjidhje,dhe ju keni zgjedhur”luften”tuaj.Pershendetje dhe kurajo!

  22. ncuku says:

    Fakt. Ne bulqize kishte nje miniere dhe nje fare Shqipe Alia. Nuk me duhet e kaluara e familjes se saj. Po kete person e mbaj mend si nje perfaqesuese te trafikimit te c do qenie njerzore te krahinave te veriut, trafikut te droges dhe dert e komisariateve dhe burgjeve i ka si mbesa ke dajat. Pra kjo paska nxjerre njeleje minerare ne Kraste dhe qenka me galertinderi 4 km.
    Tek mendoj lejezotruesen kujtoj se si punojne minatoret ne thellesine 4000 metra nen toke, me nje gjenerator dritash qe ndizet kur te teket dheme njerse qe punojne me karroca dore.
    Kur degjoj kete mendoj se pse na duhet ne shteti?
    Si kjo besoj jane dhe pjesa tjeter e 40 lejembajtesve pra dhe ACR
    Ju te vlores besoj mund te tregoni me shumeper shefen e trafikut qe ka emruar veriu ne Vlore.

  23. Shoku says:

    Ka 20 vjet qe shqiperia nuk ka me burra po vetem kurva hajdute.Kushedi se kur do dale ndonje udheheqes qe ta beje zap kete vend

  24. Joni says:

    O Sali Berisha ku je, akoma me pushime apo i mbarove rekordet e notit…. Ej ti a do kujdesesh per popullin apo nuk ben pjese ne detyrat e tua si kryeminister… minatoret jane populli qe te votoi dhe ti po i le te vdesin… ej thirri mendjes ku e ke sa nuk eshte teper vone…ndryshe shpejt do te vije dita qe do te terheqin zvarre, jo si Enver Hoxha bust por te gjalle.

  25. pensjonist mjerani says:

    NJe shtijco per shkrimin Zotri Baze ajo miniere eshte ndertyuar nga ata minator nga puna e pa paguar ata qe e moren me koncesjon e kane marre si nje uzine te gateshme nga djersa e gjaku i keture minatorve dhe duhet te paguhen jo 20% me shume por mbi 3 here me shume por ato para i merr Genc rruli me shoke prandaje dhe thyen ligjet ne favorr te kompanise sa i takon prokurorise mes e mondoni se po ndjek keto gjera ajo bashkpunon per ti mbulle sipo mbylle 21 janarin gerdecin traktatin per detin abuzimin durres kukes dhe te gjitha abuzimet me pushtetin sharjet qe pordoren jane sa per tja hedhur ketije populli frikacak qe po mbylle te ardhmen e femijve te tije me indiferentizmin si asnje vene i botes kete meritojme kete dote gezojme

  26. ANDERS says:

    Ah si nuk ka ndonje andrew brejvik ne kete tok te mallkuar !
    ai norvegjezi e beri si burrat vertete. Edhe pse nuk kishte shum arsye, sepse Norvegjia
    eshte nje nga parajsat mbi toke. Ndersa ketu ka me mijera arsye per te pasur Brejvik, por nuk del
    asnje. Te papune, te pashprese pa te ardhme si majtas e djathtas, rrin sorollaten me nje kafe
    200 lekshe, me nje llotosport 100 lekesh. Tani se shpejt do paguajn edhe taksa vjetore marramendse
    per makinat e fukarenjve me koeficient te rinj. Nje wolkswagen i 90 do paguaj 300 000 lek e me shum
    pa sikuracionin ndersa nje BMW E 2008 me benzin do paguaj 60 000 lek te vjetra. te kesh dy
    byth nje ta cash e nje ta mbash. Pse mutin lindem ne kete vend te mallkum

  27. Luan Kolonja says:

    Perseri nje shkrim gjysmak dhe konfuz i Z.Baze.
    Me thene te drejten, po prisja te lexoja dicka racionale dhe te plote, kjo lidhur me faktin qe Z.Baze e njeh mire fushen e gjeologji-minierave, sic e thote vete, ku ka punuar ne ato zona. Por perseri ai vazhdon te njejten menyre te konfuzoje problemet duhe u hallakatur lart e poshte, ku diku shan qeverine ose akuzon ministrin, diku akuzon pronare te rinj te medias etj. Per te qene te drejte, vetem nje fjali ku ai shkruan: “Nëse qeveria shqiptare kërkon ta shfrytëzojë vërtet atë masiv mineral, duhet ta shfrytëzojë atë në tërësi, përmes një investimi themelor shumë serioz, i cili duhet të rivendosë në punë gjithë sistemin e shfrytëzimit, ku përfshihet nxjerrja, transporti, siguria, dhe zbulimi shkencor i vendburimit” ka sens realist dhe perben dicka racionale. Fatkeqesisht pjesa tjeter e shkrimit eshte nje refren bajat pa koke e pa kembe. Kjo per arsyet e me poshtme:
    Konflikti social apo greva, nese mund ta quajme te tille, midis minatoreve dhe kompanise private qe zhvillon kete biznes, eshte nje fenomen kompleks social ekonomik ne kohen e sotme ne vendin tone, ne te cilin jane nderthurur shume aspekte sic jane: aspekti Juridik dhe regullator i ligjit per investimet e kompanive te huaja ne vend, ne te cilin perfshihen ai i koncesioneve, ai i shfrytezimit te pasurive minerare te vendit, ai i regullimit te mardhenieve te punes midis pronarit dhe te punesuarit, ai i te drejtave te punonjesve per greve, si dhe roli regullator i admistrates shteterore per kontrollimin e zbatimin e ligjeve ne fushen e caktuar ekonomike ne perputhje me ligjin themelor te vendit.
    I pare problemi ne kete kendveshtrim, me rezulton sa me poshte:
    Se pari, Zoti Baze nuk sqaron aspak pozicionin e tij rreth greves se minatoreve; nese ato kane te drejte apo jo, nese po, ku dhe per cfare. Po keshtu ai nuk sqaron ku dhe si jane shkelur te drejtat e punonjesve.
    Se dyti, Zoti Baze sulmon si gjithmone administraten e shtetit dhe konkretisht akuzon ministrin Ruli si pergjegjes te kesaj krize duke permendur shifra 22 miljon dollareshe ne forme te tille qe lexuesi kujton se Genc Ruli ka pervetesuar kete sasi parash.
    Se treti, Zoti Baze nuk permend faktin madhor qe sot ne Shqiperi po tranzitohet ne nje sistem ekonomiko-shoqeror qe quhet Sistem Kapitalist, ku ekonomia shvillohet sipa regullave te tjere loje, ku pronaret e bizneseve jane ato qe marrin vendime ne procesin e menaxhimit ekonomik te biznesit tyre bazuar ne rregullat e marketit ku raporti kerkese-oferte, eshte percaktues dhe jo shteti apo media, qyteti, rrethi apo partia. Mendoj se duhet theksuar fakti qe Shteti ka vetem funksionin rregullator por aspak ate te detyrimit apo te percaktimit te bizneseve private. Nese gjate ketij procesi te tranzicionit, verehen shkelje te ligjeve, apo mungojne elemente te rendesishem ne kuadrin ligjor, le te thuhet qarte qofte ne ndonje shkrim tjeter suplementar nga autorit.
    Se katerti, flitet se nga ana e Kompanise ACR jane shkelur kushtet e marveshjes me punonjesit ne aspektin e pages, kushteve te punes, sigurimit teknik. Nese kjo qendron, perse nuk thuhet qarte nga autori.
    Se pesti: Ceshtja e percaktimit te prioriteteve strategjike te zhvillimit dhe investimeve ne fushat e rezervave minerar, perfshire dhe ate te naftes, eshte detyre e programeve makro dhe mikro ekonomike qeverisese te forcave politike ne Shqiperi. Sigurisht qe keto programe kerkojne studime seriose te fizibilitetit ekononim ne kohen dhe vendin e duhur, por gjithesesi bazuar ne kostot dhe vlerat e tyre te marketit ne kohen kur keto studime realizohen ne praktike.
    E pare ne kete kendveshtrim, mendoj se natyreshem per lexuesi lind pyetja: A kemi ne investitore te vendit apo te huaj qe marrin persiper te investojne dhe zhvillojne keto dege te industrise? Nese po, kush jane ato, sa serioze jane, sa kapitale ofrojne, me cfare konditash, etj. Nese jo, si duhet t’i joshim ato, cfare duhet te beje qeveria per ti afruar. Nese aktualisht, ACR eshte kompania me a madhe qe operon ne kete fushe, a duhet ne ta sulmojme apo ta suportojme ate, sigurisht brenda kuadrit ligjor.
    Se fundi, le te supozojme qe ACR mbyll operacionin ne kete miniere dhe largohet, cfare do te ndodhe me jeten ekonomike te asa zone. Ku do te punojne dhe si do te ushqehen keto mijra banore te zonave te Bulqizes dhe Martaneshit.
    Duke e mbyllur, mendoj se keto aspekte duhej te trajtoheshin nga Z.Baze, me qellim qe informimi i publikut dhe analiza reale e ketij problemi dhe konkluzionet, te bindnin edhe lexuesin me skeptik.
    Fatkeqesisht, me qellim apo mosnjohje, zoti Baze ka ngaterruar me teper perceptimin e njerezve per kete problem.

  28. labi says:

    Z. Baze. Si eshte e mundur qe prokuroria jone ushqehet me parate tona dhe nuk u be nje here burrneshe e te veproje sipas ligjit. Mire sale mavria se e ka mbushur kupen, po prokuroria pse fle gjume. Nje pamje nga ana e juaj e ketij problemi do te ishte me interes per ne si lexues. Ju faleminderit.

  29. fatmir says:

    Per z.Bledi Mane :Duke pretenduar se kam njohje per F.Balliun,po shtoj edhe une pak gjera : Nga Elbasani ne Tirane e ka zhvendosur lal Hekri(ish minister i regjimit) pasi e ka patur bashkepunetor te tij por pa letra. Ne shenje besnikerie ndaj lales,megjithe kundershtimin ne baze,Elbasan,vellai i tij,Agimi,u rekrutua agjent ne sektorin e survejimit(ndjekjes) te sigurimit te shtetit. Jane keto dy nga shume aresye qe e bejne shokun Fari aq kundershtar te ish regjimit dhe po aq mbrojtes i zjarrte e sahanlepires te ketij regjimi.

  30. rexha10 says:

    ZOTRIJ SHQIPTARE ,mose u merrni me te shkuaren,se do te ngelemi akoma shume mbrapa.
    E vetmja gje qe populli nunde te beje eshte qe ,ne qoftese nuke ka uje te mose paguaj faturen e ujit ,po keshtu me dritat,po keshtu edhe me rruget,po keshtu edhe me spitalet.
    TAKSAT paguhen per te krijuar kushtet e nevojshme te jeteses.POPULLI nuke duhet te merret me politike ,por te shikoje kushtet e jeteses.KURE jepet me koncesion nje ndermarje,puna e pare eshte qe te siguroje anen teknike te ndermarrjes,dmth te investoje per te rregulluar kushtet e punes. MENDOJ se e gjithe EUROPA ka ra ne duarte e mashtrueseve. KUSHE me shume e kushe me pake po e vuan.E ardhmja parashikohet me keqe akoma ,jo se una jame pesimiste por shikoj se i gjithe fondi po shkone ne organizimin e luftravete popujeve te ndryshem ,me pretekstin se duan me sjelle DEMOKRACINE:.KJO ESHTE ARSYEJA KRYESORE QE PO SHFAQET KRIZA
    E dyta eshte se pushtetet po mbahen me lufte.
    E treta eshte se qeverite bejne me faje popullin,ose qeverine e shkuar

  31. Luan Kavaja says:

    Zjarri te lutem mos ju beje thirrje laberve te vine ne Tiran dhe te hedhine (benzin) Mos shpreso , se ata nuk jane (burra)por jane llafazan..Shpresa eshte vetem nga KAVAJA ne jemi me ty.. DEGJONI DEGJONI (LABER) ju labet tregoheni si trim, jo jo o dersi ju jeni frikacak dhe (halabak), ju jeni vetem per te vjedhur, donje (pule)…si i thote ( LALUCI -Labit ) (ri oderzi se koke vodhe koke le) domethen vodhi nje dele me koke te zeze, dhe la te birin me koke te madhe. Pra Saliu ju vravi ,parat ju mori, dhe deti jua grabiti ngere pallate ku ti doje, k……ne Vlor… PRA JU LABET RI URRTE mos hani shume. nje Bollon po talle bythen me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje