Një nga shkrimet më interesante në lidhje me vendimet e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën ishte shkruar në një blog. Bëhet fjalë për një diskutim të madh në demokraci: nëse gjykatat duhet të japin vendime duke u bazuar tek parimet dhe morali. Bota ka njohur shumë raste kur vendimet e gjykatave kanë vendosur gurë kilometrikë në rrugën drejt shtetit të së drejtës. Precedentët e tyre kanë frymëzuar zhvillimin e një shoqërie më të lirë.
A ishte ky rasti në Shqipëri?
I pyetur në lidhje me vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, ambasadori amerikan shprehu zhgënjim për qëndrimet politike të KQZ-së dhe në një farë mënyrë la të kuptohet se Kolegji nuk mund të zgjidhë këtë krizë politike duke dhënë interpretime ligjore. Por në të vërtetë duket se problemi në Shqipëri u komplikua kur Kolegji vendosi të bëjë interpretime politike. Kështu, vendimi i fundit i Kolegjit Zgjedhor ishte tepër i shkurtër, i përqendruar thuajse në një fjali, atë që Kodi Zgjedhor nuk parashikon mbivendosje të afateve ligjore për ankimimet. PS kishte humbur këtë afat duke mos bërë ankimim që në maj për pavlefshmëri të zgjedhjeve. Edhe vendimi pararendës, ai për hetimin e të gjitha kutive, tregoi se sa e rëndësishme është procedura. Kurse vendimi i parë, i Kolegjit të drejtuar nga Tom Ndreca, ishte ai që vulosi fatin e padive pasardhëse pasi i dha fund debatit për vlefshmërinë e fletëve të hedhura gabim. Ndërsa zgjatej pa fund duke interpretuar të drejtën e KQZ-së për të nxjerrë akte normative e individuale, kur ra fjala tek numërimi i votave të hedhura gabim, Kolegji tha shkurt: është e drejtë kushtetuese numërimi i çdo vote. Ky interpretim politik në të vërtetë shkatërroi të gjithë procesin. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, u lexoi deputetëve shqiptarë pjesë nga raporti i ODIHR për zgjedhjet e vitit 2007, duke u theksuar pjesën se votat e hedhura gabim ishin të pavlefshme. Në logjikën e Perëndimit një çështje e tillë nuk zgjidhet përveçse duke iu referuar precedentit. Kaq mjafton dhe çështja nuk komplikohet për asnjë arsye. Por, nëse në vijim të kësaj fraze në raportin e ODIHR lexon se çfarë thuhet për Kolegjin që në vitin 2007, vë duart në kokë. Parimi i precedentit nuk ekziston, për çështje të njëjta jepen vendime të ndryshme, një lëmsh ligjor. Pastaj vijmë tek dita kur Bashkimi Europian e SHBA deklarojnë se vendimi i Kolegjit nuk i ka fshirë dyshimet që kishin ata për bazën ligjore që u përdor për të hapur kutitë e për të vlerësuar si të vlefshme votat e hedhura gabim.
Por a është e vërtetë që Perëndimi kërkonte që shteti ligjor të zgjidhte mishmashin e krijuar pas vendimit të Ristanit për të numëruar votat e hedhura gabim? Një jo absolute. Kërkesa e hedhur prej tyre për të marrë një opinion nga Komisioni i Venecias, një trupë juristësh pranë Këshillit të Europës, ishte qartazi një shprehje e mosbesimit ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe institucioneve shqiptare, që mbrohen me zjarr nga mazhoranca.
Tani që zgjedhjet kanë marrë vlerësimin negativ nga ndërkombëtarët, gjithmonë e më shumë po dëgjojmë nga kryeministri Sali Berisha të thotë me gëzim se shqiptarët dolën masivisht në zgjedhje, thua se pjesëmarrja rekord e shqiptarëve është një tregues i votës pro tij. Edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar e përsëriti këtë gjë, pa guxuar për asnjë moment të bëjë një analizë për votat e hedhura për partinë e tij, por duke u krenuar me faktin se di të bëjë koalicion paraprak: lexo, pazare të ndyra. Në një vend normal një forcë politike duhet të testojë elektoratin e saj, atë që voton për logon e saj, e jo të merret me rezultatet e të tjerëve.
Por për të mos u zgjatur, a ekziston mundësia që populli të ketë dalë masivisht në këto zgjedhje, të ketë vendosur një rekord, e të ketë votuar për të mbajtur qeverinë? Është e paimagjinueshme që njerëzit të dalin më shumë në votime për të ruajtur status-quo-në. Ata dalin për të ndryshuar. Nuk është një qeverisje aq e mirë sa të çojë njerëzit peshë në votime për të mbajtur atë qeveri. Ta harrojmë se ndodh një gjë e tillë në vendin tonë, që njerëzit të dalin në votime më shumë për të mbajtur një qeveri. Numri i lartë i votuesve në një demokraci është një tregues që bën me dhimbje koke qeverinë. Kjo ka qenë një sfidë e madhe për opozitën, që ka nxjerrë kaq shumë njerëz në votime dhe ia ka dalë që zgjedhjet lokale t’i kthejë në referendum popullor. Nuk është kollaj t’u thuash njerëzve që dilni e votoni për të rrëzuar Berishën, kur ata duan të kenë përpara syve një kryebashkiak, të cilit t’i kërkojnë llogari për gjërat e përditshme. Nuk është e lehtë t’u nxjerrësh përpara votuesve sërish të njëjtët kryebashkiakë, që kanë vuajtur faktin se Berisha u ka shteruar fondet, që janë konsumuar, siç ndodh rëndom me pushtetin, e tu thuash m’i votoni sërish. Ajo që ndodhi me 8 maj ka qenë frymë për ndryshim. Sesa e ndaloi këtë frymë Berisha, nuk e dimë, por ai ishte lajmi më i mirë në ato zgjedhje. Lajmi i keq është se gjithçka ndodhi me grabitjen e Tiranës, mund të ketë ndikuar në daljen e votuesve në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është detyra kryesore e opozitës tani e tutje, të injektojë besim tek zgjedhjet.
Por çfarë ka ndodhur gjatë këtyre ditëve? Dy debate janë hapur: i pari ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, i dyti lidhet me faktin se a duhet të bëjë koalicion me LSI-në Partia Socialiste, në mënyrë që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet kushtetuese lidhen gjithmonë me zgjedhjen e presidentit, e ky debati për koalicionin me Metën thuajse nuk ka kuptim në këto ditë.
Në ditën kur ODIHR ka nisur të hartojë raportin përfundimtar për zgjedhjet e 8 majit, mbërritja e sekserit të qeverisë, Volfgang Grosruk, tregon se qeveria ka për synim kryesor të shkëpusë ndonjë vlerësim nga raporti përfundimtar. Më pas do të nisë betejën në tribuna e përpara kamerave për të thënë se zgjedhjet po përmirësohen, se duhet një reformë, se do i lërë opozitës mundësinë të bëjë propozim e kështu me radhë.
Opozita i ka hyrë me qejf këtij debati, por në këtë mënyrë nuk arrihet askund. Sot kemi mbërritur në pikën kur dy zyrtarët e lartë të BE, Ashton dhe Fyle thonë pa dorashka se vendi nuk di të mbajë zgjedhje.
E kush është zgjidhja? Ajo që guxoi dhe e artikuloi në të përditshmen e njohur Nju Jork Tajms Daniel Korski, anëtar i Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë. Vendi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do organizohen nga komuniteti ndërkombëtar. Një operacion gjigant, njësoj si në fillimin e viteve ’90 apo në vitin 1997. Një operacion për të rikthyer besimin tek vota.
Rri o Enton me keto artikuj.Eshte kohe plazhi tani, dhe lideri i opozites ka nevoje per pushim.Sa i harroi Rama keto zgjedhjet e Majit (qe do i mbronte me cdo sakrifice),ti shkon e ja kujton.Zgjedhjet kete pune kane,iken keto vijne te tjerat.
Ka nevoje edhe Mero per ndonje dite pushim se i bie te shtrydhet fare pastaj.
.Fjale,fjale gjithe kete kohe.Ne prit se cdo na finalizojne drejtuesit e PS.Perfundimi,Basha me vota te vjedhura ashiqare,sot po na krekoset si drejtues i Bashkise zgjedhur me vota ( Zoti te na ruaje mendjen e kokes ) Prandaj jam dakort me konkluzionin e shprehur ne fund te shkrimit: Te mbahen zgjedhje te jashtezakoneshme te organizuara nga komuniteti nderkombetar.Me vjen keq qe jemi te pazot,por kjo eshte rrjedhoja e politikes se kriminelit Sali Rame Berisha.
“Vendi të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat do organizohen nga komuniteti ndërkombëtar.”
Po kujt ja mban? Flm do thote Saliu, po une dua te testoj perseri institucionet e vendit, (kqz e Ristanit dhe kolegjin e Tomit)
maje nickun tim o bolla lara lara,,,,ma kthe kur te qyteterohesh,caromani dajes tat
A thua ta kete lexuar Saliu kete analize?Edhe po tia kene thene ,buzeqesh dhe nxjerr gjuhen.Ai eshte mesuar me kapercime te tilla ka 20 e ca vjet eksperience”.Ustallare”si z.Gracki po i vijne tani ne prag te konkluzioneve”
fitore, fituam! ,,,?Dhezgjedhjet mbaruan,,,
Fitor,,,! fitore,,te gjithe u gezuan
se vodhen grabiten, dhe zgjedhjet mbaruan,
Fitore, fitoer po themi ne soy
Kolegji te rroje ay na do fort….
Te rroje drejtesia, qe blihet me pare,
Te Rroje dhe saliu qe vjeth ashiqare,,,!
O Popull kurban, ne ty do te bejme
se votat i vjedhim, por gjurmet i leme,
Gjykoni ju vete a ka drejtesi ?
Kush eshte mi shpejte, ti z’bath, ti e di…
Ne fjalen e thame fitorja me ne
por juve si minjte, qendruat atje…
Ne thame Ristani, eshte djalli me brire
Por ju s’na besuat, dhe bete shume mire..
Ju lehet si qente, me kuc e me mace
Aruat se neve,,,, S’kemi turp ne faqe
Ne shkollen e djallit, e beme me pare
ju rrinit ne zyra, me sy te pa lare
Kur lindi intriga ju se kishit pare
se ini qullace, me sy te pa lare
Politika e shkrete nuk eshte si futboll
Duhen shtate hile, dhe nje trimeri
Por keto vec basha dhe saliu i di,,
o sa ka zanati Rama nuk e di
Se mishi i pjekur, do vere e raki
Topi jashte rjete, ketu quhet gol……………….
Zgjedhje te jashtezakonshme pa Salen KM.E vemtja zgjidhje para apo pas revoltave.Po e lame Salen edhe 2 vjet Rama te ngrohet ne prush se e ka djeg vete Sala Shqiperine.Ne mesin e shtatorit duhet te filloje protesta e madhe kunder Saliut, qe po su degjua kthehet ne revolte e shpeton Shqiperia nga djegja perfundimtare.
Ka mbetur ndonje analist tjeter i “madh” te na tregoje e perserisi problemin e zgjedhjeve, ato moren fund shikoni perpare per te tjerat se e lodhet popullin me analiza e ster-analiza, per te rregulluar te ardhmen ne rruge europjane dhe jo rrugace me rremuje.
Thank you
Albani, ja thuaje edhe njehere,-per te rregulluar te ardhmen ne rruge europjane – hahahahahahahahahhah mos ore se skemi dhe shume oreks per te qeshur
Ju qe keshilloni Meron e Entonin per pushime,vet nuk keni nevoje?!apo ikeni kryer ne Dhermi ne “kampionatin” e notit;
…Saliu luftohet me armet e tija …jo me mjete demokratike…e keshtu ka per te ndodhur…do zihet si miu ne “dhokan”
Jam shume i indinjuar me opoziten dhe po mundohem ta sqaroj perse;
1.Si çdo qytetar shqiptar edhe opozita e dinte shume mire qe Berisha do ti vidhte e manipulonte perseri
zgjedhjet,perse hyri pa marre asnje garanci mbi kerkesat qe kishte per kartat dhe rregjistrimet fiktive?
2.Perse hyri ne zgjedhje me te njejtin sistem (kqz&kol zgjedhor)te provuar tashme hapur qe eshte i nje
anshem ne vendimet qe marrin ne favor te pushtetit.Veçse nje fitore ka arritur opozita me kete “humbje”,opinioni nderkombetar ka pare live Berishen me kqz e gjykata jo duke i vjedhur zgjedhjet
por duke i pshurrur ato.Zgjedhjet e parakohshme patjeter qe jane domosdoshmeri por para tyre eshte
thelbesore ndryshimi i sistemit te organizimit dhe perpunimit te zgjedhjeve.Pa tjeter qe nje organizem
apolitik duhet te merret me kete problem kryesor.Modelet e eksperiencat nuk mungojne,duhet me
domosdo klasa politike te detyrohet te rrije larg institucionit qe i organizon e administron ne menyre
vetem teknike.Boll me me SalBerishen me zgjedhje “me te mira ne…..pafundesi”.Gjithmone veç
vjedhje vote ke sajuar ne Shqiperi.Hajdut i votes,i prones,i djerses se ketij populli.VRASES I
ENDRES PER NJE JETE ME TE MIRE.
Një operacion gjigant, njësoj si në fillimin e viteve ’90 apo në vitin 1997. Një operacion për të rikthyer besimin tek vota.
Po,po dhe perseri po….kjo per voten……por duhet urgjent edhe per drejtesine sa nuk eshte …perfundimisht vone se….Saliu falimentoj shtetin.vodhi e pervetsoj……me cfare do ta vene ne vend kete kasaphane populli shqiptare….sepse nderkombetaret ta kene te carte……edhe ne kane lyer duart…qe Saliu me ato mbahet……asgje nuk do ta gezojne…me gjak do vejme ne vend sovranitetin e pasurine tone kombetare….
Kerkoj hetim nderkombetare per Sali Ram Berishen.NGA VITI1990-2011…..URGJENT…DHE PAS DIJE GJITHE DINASTIA E KORRUPSIONIT…DERI TEK ME I VOGLI……pasterti,drejtesi,ndershmeri dhe patriotizem…kaq pak kerkon ky popull i shumevuajtur……..presim?????????????
Berisha e kishte planifikuar kronologjinë e zgjedhjeve të 8 majit 2011.
Kishte bërë të pamunduren që Tiranën ta fitonte pa ndërhyrje në kutitë e votimit. Të gjithë e dijmë se si organizoi fluturime falas për mërgimtarët në shkëmbim të votës, si falsifikoi kartat e identifikimit për tropojasit dhe shkodranët që ta mbushin kryeqytetin me falsifikatërë, si i ftoi kosovarët me pasaporta shqiptare që t’ia kthejnë borxhin që i kishte paisur me pasaporta duke iu kërkuar votë për Bashën. Të gjitha këto i bëri për ta fituar Tiranën sepse aty, në Tiranë, i haste sharra në gozhdë, por çu bë?!, pse përsëri humbi?!, këtë më së miri e din populli ngase e votoi për herë të katërt zotin Rama. Berisha u detyrua që të futet në avantura për ta realizuar qëllimin dhe për t’ia siguruar “benjaminit” të tij, e ky i fundit të veprojë ashtu siç i thonë Argita e Shkëlzeni. Pra Berisha u detyrua që t’i shantazhojë anëtarët e PD-së në KQZ, të blejë Kolegjin Zgjedhorë dhe t’ia kthejë shpinën Bashkimit Evropian. Fatura e kësaj maskarade do të rëndojë mbi popullin e lodhur nga fatura të ngjashme, të cilat i pagoi gjatë gjithë jetës postkomuniste. Unë po befasohem me durimin e popullit, të cilit pos ngarkesave financiare përmes tatimeve atij po i vidhet vota natën e diten dhe kështu i mjeri e ka shtrirë qafën dhe po duron që të nëpërkëmbët edhe më keq se sa nga diktatura komuniste.
Partia Socialiste është në një udhëkryq, udhëkryq i cili ka zgjidhje, por para të gjithave duhet të pastrohet nga renegatët politikë, që gjinden në mesin e saj, të cilët nëpër çdo rast vendimtar i ikin subjektit nga gjiri dhe shkojnë për ta shitur bythen te Berisha, e ky i fundit, po të kishte mundësi, do t’i lëshonte pa dhëmbë nëpër koridoret e Kuvendit pasi i vodhi në xhepa, në kuti të votimit, i rrahu, i plagosi dhe i vrau sikur të ishin pa dinjitet.
Pa kaluar A-ja e DEMOKRACISE dmth votime te sakta e te lira sduhet bere asnje hap tjeter.