Kurban

25 Korrik 2011, 22:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Disa mbështetës entuziastë të Lulëzim Bashës therën dje një dash para shkallëve të Bashkisë për ta bërë “kurban” për karrierën e tij si kryetar bashkie. Me mjete thuajse rrethanore, mbështetësi i Bashës i nguli thikën kafshës së gjorë dhe u torturua bashkë me të tjerët derisa i mori shpirtin për 15 minuta, ndërsa gjaku spërkati gjithë rrugën ku pak më vonë do të shkelnin disa diplomatë perëndimorë të nivelit të dytë dhe vetë njeriu për të cilin po bëhej kurbani.

Makrabiteti i asaj skene në të vërtetë është thelbi i portretit të njeriut që hyri dje me dhunë në Bashkinë e Tiranës. Në karrierën e tij politike, ai është përdorur si kurban për gjithë skandalet e mëdha që ka prodhuar Sali Berisha. Për herë të parë në rolin e një kurbani të Berishës, Lulëzim Basha shkoi në vitin 2007 para drejtësisë.  Prokuroria e gjeti fajtor për veprën penale shpërdorim fondesh për shkak të detyrës dhe e akuzoi për një vlerë të shtuar në masën 220 milionë euro në një segment rrugor 60 km. Lulëzim Basha ishte duke shkuar para drejtësisë për një krim financiar të rëndë, që në fakt e kishte bërë Berisha duke përdorur si kurban Bashën. Dhe ishte po Berisha ai që e mbylli duke futur drejtësinë nën presion dhe duke e detyruar ta mbyllte gjyqin me procedurë.

Dy vjet më vonë Berisha ishte para një krize të re para zgjedhjeve. Ai donte të gënjente shqiptarët se vendi po aplikonte si kandidat për anëtar në BE, por Perëndimi e këshilloi të mos aplikonte se nuk plotësonte kërkesat. Berishës i duhej doemos një mbështetje dhe bëri pazar me kryeministrin e Greqisë. Pazari ishte që Lulëzim Basha do të firmoste Paktin për kufijtë detarë mes dy vendeve ku Shqipëria falte qindra hektarë det për një pazar të Berishës. Kurbani u gjend sërish Lulëzim Basha. Me një buzëqeshje që fsheh pas saj vepra gjakftohta kriminale, ai e firmosi marrëveshjen bashkë me Bakojanin, dhe ju desh të bënte betejë shoqëria civile dhe konkretisht një kolonel në lirim, Myslym Pashaj, që Gjykata Kushtetuese të anulonte Paktin e Kufijve Detarë.

Dy vjet pas këtij skandali Lulëzim Basha u thirr sërish si kurban. Në një demonstrim të fort pakënaqësie të shoqërisë shqiptare, thirrur nga opozita më 21 Janar 2011, Lulëzim Basha u thirr nga kryeministri brenda godinës gjatë orëve të tensionit dhe së bashku morën vendimin të qëllojnë mbi njerëz. Qëlluan dhe  plumbat kapën 25 demonstrues, katër prej të cilëve humbën jetën duke lënë dhjetë fëmijë jetim. Lulëzim Basha mori sërish përsipër krimin, duke mos i hyrë gjemb në këmbë. Sali Berisha futi sërish nën presion drejtësinë, akuzoi kryeprokuroren si lavire dhe presidentin si horr, akuzoi gazetarë si puçistë dhe Lulëzim Basha fshiu gjakun e viktimave nga duart duke lënë qeverinë dhe duke i hyrë garës për Bashki.

Me shpresë se kjo garë do pastronte historinë e gjakut të sapoderdhur si kurban për pushtetin e Sali Berishës, Basha bëri një fushatë tërësisht të montuar, larg qytetarëve dhe me premtime piramidale. Dukej qartë se nuk kishim një kandidat që u fliste qytetarëve, por një manekin që po bëhej kurban për interesa të mafies së ndërtimit në Tiranë, që ka rrënjët në familjen e Sali Berishës. Nën pushtetin e tyre, me dy sekserë në krah, që të gjithë ia ngatërrojnë për kunetër, me një koalicion të stërmadh, me miliona në dispozicion për të blerë vota dhe një mekanizëm të fortë manipulimi ai sërish nuk arriti të fitonte. Natën e 14 majit Sali Berisha ka hyrë në zyrën e tij dhe ka kërkuar të diskutojnë çdo bëhet me fitoren e Edi Ramës. Në vend të Lulëzim Bashës ka folur djali i Sali Berishës dhe ata që qëndrojnë pas tij. ‘Do t’ia marrim’. Dhe ashtu vepruan. Si një kurban i kësaj mafie ai pranoi rolin e përdhunuesit të zgjedhjeve të lira në vend, pranoi të injoronte thirrjet e ndërkombëtare për rregulla të ndryshuara pas lojës dhe thirrjen e emblemës së kulturës shqiptare Ismail Kadare … (E marr me mend sa është lebetitur dje nëse ka mundur të shohë fotot e kësaj skene talebane para një institucioni). Lulëzim Basha nuk kishte fuqi të dëgjonte ata. Si çdo kurban ai nuk është i lirë as të fitojë dhe as të humbasë, por vetëm të jetë në rolin që i caktojnë. Si ai qengj i gjorë dje para Bashkisë së Tiranës që u përpëlit gjysmë ore derisa dha shpirt, si kurban i karrierës politike të Luëlzim Bashës. Atë e therën njerëz që kishin të drejta të plota mbi të, njerëz që e kishin rritur për ta therur një ditë që u duhej. Siç po rrit mafia shqiptare Lulëzim Bashën.

53 komente në “Kurban”

  1. 21Janari says:

    Brigitte Bardot e ka parandjere kete qe do te ndodhte. Ajo e ka shkruar letren qe kur ishte dashi ishte ende qengj.
    Duke e njohur mire “bariun e kopesë”, ajo e ka nuhatur qe “qengji” i kishte ditet e numeruara.
    Te pyesim Brigitten ne se ka gati ndonje leter tjeter per “bariun e kopese”, i cili vendos per fatin e “Ludashit te Bashkise”…

    1. Fatmir says:

      Bemat e tyre, nuk kane te sosur! Por c’fare po ben opozita! Piktorit nuk i pelqejne protestat! Deri ne 2013, do merret me reformat! Po gjate ketyre 20 viteve, a nuk ka qene PD e PS, qe i kane bere reformat! Sot piktorit, i vinte keq, se mos digjej Shqiperia! Ne te djegur jemi, pa rende, prokurori, hajduta, kriminela, cuba, etj, tradhetare te kombit, etj! Luli me shoke, kane bere ”KURBAN NJERREZ” me dhjetera ne Gerdec, e 5 ne 21 Janar, ne kete te fundit, lideri i opozites, pinte kafe, e i shikonte ne TV, se si po vdisnin protestuesit! Se therri nje dashe, nuk duhet bere shume zhurrme, per asgje. Ne rradhe te pare, duhen vleresuar njerrezit, e pastaj kafshet, Deri ne 2013, me se do te merremi, sa dashe e pula do therri Luli!? Kame shume respekt per gazetarin Mero Baze, por do te ishte ne te mire te vendit, Te krijohej, nje levizje mbare popullore e ta nxirrte vendin nga kjo krize. A ka mundesi!? e mos te merremi me keto, u therre dashi apo pula! Edi te largohet, te merret me piktura, te bej c’fare te doje, vetem te iki! Ne Itali, Spanje, Angli, Greqi, France, kur preken interesat e popullit, ngrihen e i vene flaken, femije, gra, burra e pleq, me shkopinje, gura, e c’te mundin,dje afer Torino, pati perleshje mes banoreve e policise. Nuk jane ”Kafshe” por kur politikanet e biznesmenet, mendojne te mbushin xhepat, e nuk duan te degjojne zerin e popullit, atehere populli reagon me te gjitha menyrat, per ti ndaluar. Ja c’fare ndodhi,…. http://youtu.be/6Ex2Nkkh8ok Kur polizia te terheq zvarre, a nuk ka te drejte populli te reagoje! http://youtu.be/okrTnRL77O0 NE FLASIM SHUME, POR JEMI FRIKACAKE, TE ZIHEMI ME NJERRI-TJETRIN JEMI TE PARET.

    2. tb says:

      Me duket se Edi Rama do perfundoj si Tos Nano ne burg. Shpresoj qe jo por me sa duket keta Taleban shqiptar nuk do ta lene te lire qe tju prishi pune. Shikoni tani kur te fillojne ta akuzojne per korupsion per tendera etj.
      E sa gjyna ajo Shqiperi e gjore sa tradhetare ka ncjere nga gjiri i saj ky vend martir.
      Ik me mire o Rama ne ndonje vend tjeter lere ate popull te vuaje se ate koke ka.
      Saliu ska vjedh 130.000 vota , ja e shumta 20 mije por te tjeret e kane votuar me deshire dhe me pasion. Beji mutin atij populli injorant se nuk meriton te jetoje mire dhe begati.
      E Enver Hoxha qe tu befte dita njemije sa i madh qe ishe, i njihje kta qener dhe u tregove vendin. I paharuar kujtimi yt….

      1. tg usa says:

        e di qe nuk e ke keq zoterote

  2. zana19 says:

    Teper e forte mbyllja Mero,
    “Atë e therën njerëz që kishin të drejta të plota mbi të, njerëz që e kishin rritur për ta therur një ditë që u duhej. Siç po rrit mafia shqiptare Lulëzim Bashën.”

    Do vije dita qe do e bejne kurban Lulen kur tju vije momenti qe s’do ju duhet me e ti ngarkojne mekatet e tyre.

    1. Majlinda says:

      Je trim Mero Baze, dhe te lumte ajo mendje, dhe ajo pene qe perdor. Je i vetmi gazetar qe i thua gjerat ashtu sic jane. Une jam ne nje mendje me ju zana19, qe nuk do jete larg dita qe lul basha ( nuk e meriton ti shkruhen germat e para me te medha) qe ai do behet kurban ashtu sic u be i ndjeri Azem. Dhe kete do ta bejne ata qe e drejtojne ate sot. Ai ka nje maske te neveritshme ne fytyre, qe mua sa here e shikoj ne tv me sjell ne mend Uriha Hipin e famshem te David Koperfiled, qe qeshte dhe kur te ngulte thiken mbrapa shpine. I till eshte ky Lul basha vegel e te tjereve dhe qe asnjehere nuk duket qe eshte vetvetja. Turp te kete.

  3. Rani says:

    Po he o Baze ça te bejme ne, thirr e çirru gjithe diten asnje se luan bythen vetem per fjale jemi, pastaj ju takon juve qe jeni atje te jepni shkendijen, jo vetem me fjale boshe se dreqi e mori e kemi thene 1000 here se Salihi s’çan bythen per fjale. Ata ne te cilet kishim pak besim na dolen bythece si Rama e co, te tjeret jane nje turme e manipulueshme siç kane qene gjithmone shqiptaret pa koke pa drejtim, per te mos thene se shpirti luftarak i shqiptareve ka vdekur me kohe. Njerezit jane mesuar me kete menyre jetese dhe do te mesohen edhe me Bashen ne bashki ashtu siç e paten ne ministri dhe kudo dhe nuk e luajten bythen per asgje. Rastet jane te shumta per te ndermarre nje aksion po opozita eshte zbythur komplet. Minatoret kane hyre ne greve urie, ku eshte opozita pse nuk flet, ore ça bejne ata pederaste, ncncncncn kush ka pretenduar te rrezoje Saliun, pika qe s’ju bie bytheceve, vetem ata minatore trima kane guxuar te sfidojne Saliun, po ata vetem jane pak, bile me pak se forcat qe mund tju dergoje Saliu per ti rrahur. Rama edhe po fitoi ne 2013 perfundimisht per mua nuk eshte politikan po eshte frikacak dhe megalloman se deshi t’jau fuste te gjitheve po ja futi vetes perfundimisht.

  4. Rani says:

    Per ata qe mund te me pergjigjen se gjoja kujt ja futi Rama, e kam fjalen per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe persa i perket kompetencave te kryeministrit se mendonte se do te zgjidhej vete duke perqendruar shume kompetenca ne duart e kryeminsitrit…………….qe po i gezon Saliu tani.

    1. Fatmir says:

      Deri tani kame bere 2 komente, e nuk po shikoj te publikohen, po fillon edhe ketu censura me duket! Ke te drejte o Rani, njerrezit harrojne aq shpejte, qe ishte Sala me Edin, qe e beren kodin si ua kishte qejfi, e tani nuk i ngelet vecse te largohet, po te ishte nga ata burra, nuk e lente Lulin te futej ne bashki, do ti dilte perballe, e do ti thoshte, qe vendi yt, o hajdut, o vrases, eshte ne burge. Por nuk e ben dot Edi, hapi rruge ndonje tjetri e dil nga liqeni, be ndonje pikture, ose nga lana, si kalon m,….. Gjithe turistet, bejne foto, sikur aty eshte Venezia, bar djathtas e majtas, e m,…. ne mes, Ore te iki, se u ngope ky populle, me shfaqjet televizive te Rames,

      1. shezo says:

        A e shikon, o Fatmir, se tani qe shave Lul Bashen ta botuan shkrimin?! Mos harro se o ka censure Tema nuk, ka asnje faqe tjeter.Nuk pranon Mero te shahet Edi Rama, ate qe vite me pare e perdhunoi ne gazeten e tij!

        1. shpulla says:

          shezo dashi, edhe mua, besoj edhe shume te tjereve nuk i publikohen nganjehere komentet, por nuk eshte mire te flasesh budalleqe per qendrimin te paanshem te Temes. Une i uroj jetegjatesi kesaj gazete qe ka krijuar kushtet per te shkembyer opinionet e qytetareve shqiptar kudoqofshin neper bote, faleminderit Tema

    2. raimondi says:

      Po dihet ajo pune qe Edi ja futi vetes dhe tani krkron ta ndryshoje prape kodin zgjedhor

      —-Edi duhet te iki dhe biles me vrap, se ai nuk fiton kurre me ,dhe nga menyra si sillet Edi duket sikur Sala e ka ne dore Edin

      —————Keta kauret e PS-se , kujtojne se u be deti kos dhe bejne alllishversihe me Greqine ne dem te Shqiperise ,
      por Sala i ka pergjuar keta idiotet kaure te PS-se ,dhe tani i ka ne dore e u ben shantazh —qe :
      po folet shume kunder nesh do ju diskretitoje dhe Edushka me shoket kaure te PS-se tani jane bere si ..Pula —

      —— Flasin sa per te kaluar radhen,dhe bejne edhe tek tuk ndonje miting njehere ne 3 muaj ,
      sa per te genjyer elektoratin e tyre ……

      Kauret e PS-se duhet te largohen ,sepse u ka dale boja si njerez antishqiptare,por edhe shume te pa afte
      dhe gjithmone e me shume po diskretitohen…… sepse nuk thone as edhe nje fjale te vetme kunder interesave kriminale te Greqise kunder nesh

      1. zani_tirane says:

        Ka nje shprehje o raimondi ti flet si e ema e zeqos nemaje te thanes.Janullatosin e solli berisha,varrezat greke i beri berisha,detin ja u fali berisha,kurseti ja fut pordhes kot,cka tregon se o kelysh i tij o je e ema e zeqos nemaje te thanes .Po iku Edi Rama,ata Nanot,Karasanet Karstriotet e plot carna te tjere qe jane blere prej kohesh nga Sala,do ta lene kete te fundit ne pushtet edhe kur te paralizohet ejete meuturak ke bytha.

        1. inf says:

          te ike edi dhe te vi nano,kshu thua ti monda

  5. lilolabja says:

    Jam e shokuar Mero nga fotot !Nuk kam force te shijoje kete qe shkruan ,me vjen te qaj me lote per kete vend.E kalova dhe ate moster Norvegjez ,por kjo para Bashkise te beshe kurban, ne jemi vetem per te shkatruar veten ska nevoje te na stigmatisin te tjeret, ua hapim ne rrugen te thone çte duan .TURP !

  6. +10 says:

    Allahu kerkon kurban. Yxhym xhahil mohamedan, kurban per Salitaleban.

  7. edi says:

    Per sa kohe ky vend do kete mercenar te shitur qe me adete mesjetare duan te cojne Shqiperine ne Europe, dhe pijanec si ai “ashloku” (trapi) OSBE qe ngeli tu bo vizita ne fabrika birre ky vend keq e me keq ka per te shku drejt dishezes se frikshme te 97-es.

  8. Besa Edmonton says:

    Figura,patjeter dhe veprimi,jane makaber.Panorama e pershkruar ne kete shkrim eshte njesoj si nje klithme qe te ben t’i thuash vehtes: A eshte e vertete kjo? Eshte e tmerrshme ,kur e mendon se eshte bekimi per kryetarin e Bashkise se Kryeqytetit dhe nuk jemi ne nje xhami Mbyllja e shkrimit eshte shume e goditur,por nuk mund te vijne ngjarjet si prej Zotit. Kjo mafie familjare kurre nuk largohet vete.Ajo bie vetem me force,votat jane vertetuar se i kane vjedhur si harbuter te vertete.

  9. Fatos Nano says:

    Kurban thua ti mero me shume te drejte. Po ate kurbanin e PS-se, kush do e therr se na morri me qafe me arrognacen dhe propotencen, me friken dhe mungesene e kurajos, me kompelskin e inferioriteteit ndaj disa dipllomuceve te perendimit. ku fshihet ai apo e kane cuar te haj barr qe te rritet e ta therr opozita

    1. zani_tirane says:

      O Tosi i nanes,vetem ti ske goje te flasesh,seje shit koke e kembe tek Sala.Harrove shitjen tek zgjedhja e presidentit,harove qe deklarove qe svotoj kurre per ps-n,harrove qe te nxirrte Sala si kllounsa here kishte nevoje per te dale kunder ps-s.Ik mbytu legen

  10. shkodrani says:

    e mandej dona me hy edhe ne europe.na jena ala ne kohen e babaqemes se prej shtet laik qe thote se ashte ban kurban alla musliman ne zemer te tiranes.turp e mallkim per familjen berr-isha e kelyshet e tyre qe ala e kane zemren ka lindja.shifet djali i tij qe del me ashtu qylymash iranian a arab ne sfond te fotove qe ban.sa per lulin mos kini merak se derisa te jetojne argita ka me kene 1,se ne fund te fundit ashte ajo plehre qe i bashkon tana te keqijat ne nje pike.i shkon aja shprehja qe thone se tana rruget te cojne ne rome,atje tana te keqijat e kane emnin argite.nje avni per ate shake dhe shikoni si clirohet shqiperia

    1. albaniac says:

      Shkodrani shume dakort me te gjitha.
      Por nje gje duhet qe ju te fush Shkodres te dini me siguri 100% ….
      Po vjen vjeshta dhe eshte sezoni i peshkimit per shkodranet siper cative dhe shitja e “gondolave”….
      Keshtu qe sa te vi koha me hy shqiptari ne Evrope te gezojme Sala Claus ne Shkoder …..

  11. beso says:

    Keta injorantet qe theren dashin do jene ata qe ngaterruan kutine per te votuar ne komedine e 8 majit.Ben vaki qe ata qe s’e votuan te shurrosin perpara bashkise se tredhur te lulashit,po edhe shurres i vjen turp ti beje ceremoni ketij bastardlleku.z.Mero,dy shkrime perpara une kisha nje poezi ekspres qe nuk e memorizova dot,dhe mebeti qejfi qe nuk doli,por me shume pse me iku humbur.Me duket se flisja per shpresen qe nuk duhet humbur.Ika,naten dhe na u befte kurban”kurbani”i lulashit.Ne krye te tavolines kur te hahet dashi i bamke qylollarit do jete vete sali protopapa,kumbari i luli sapllakes.Po bejne feste plangprishesit;mjere Tirana qe eshte vene ne sofer per tu ngrene!

  12. Miri says:

    Mire ti behet atyre qe e kane votuar se nuk meritojne me shume. Mire ti behet dhe atyre qe nuk e kane votuar, pasi mgjs jane shumice e dine mire qe i jane vjedhur votat perseri e pranojne. Ai vend aq meriton, pasi cdo gje ka kohe qe ka vdekur. Te gjithe flasim kot dhe japim leksione parimesh. Atij vendi i ka mare muti shalet me kohe.

  13. Fatmir says:

    Nuk eshte vetem Sala e Luli, por edhe Berluskoni i heqe zvarre njerrezit, e ju po merreni me dashin! Ne Itali, per te bere nje tunel afer Torino, me vlere 20 miliarde euro, por banoret nuk e duan. E per te mbrojtur token e tyre, jane gati te japin edhe jeten. Por Diktatori modern Berluskoni, do ta ndertoje me dhune, e populli po i pergjigjet me te njejten monedhe, 3 Korrik 2011 http://youtu.be/okrTnRL77O0 Ne ketej nga Shqiperia, ia kemi futur gjumit, te bejne c’te duan, as e can koken njerri. Po kur mburremi, qe jemi trima! Jemi trima, duke degjuar kenge popullore, e shruajme ne internet!

  14. zana19 says:

    Labi Vlore,

    Ktheje kete ne nje artikull.

  15. Fatmir says:

    99% nje popull frikacak! Trimat qe ke shkruar pak me larte, kane vdekur.

    1. gazi says:

      -S’ngrihet,s’del,s’demostron,s’punon,s’kupton,S me aposrofe–vetem keto dini ju..
      populli ka paguar miliona per te ikur ne emoigracion klandestine,juve mund te jeni vet nga ata..
      Te ngrihet nje njeri qe vjen i lodhur nga puna?
      te ngihet nje pensionist,qe vec pensionit i dergon edhe djali emigrant pak leke?
      te ngrihen vajzat,grate,femijet?
      te ngrihen te pasurit,apo ata te kafeneve qe…Ashtu u pelqen?
      ok..te ngrihen te papunet,po ca te hane ndonje plum se pune edhe te vij Edi ne pushtet duhen nja 5vjet para se te fillojne pune.
      pastaj ju emigrantet qe beni thirrje per kryengritje,a ngriheni ndonjehere atje ne bote ku jetoni per ndonje gje?

      EDI DHE CA SOCIALISTE S’TA MBUSHIN SYRIN PER TU NGRITUR..

      1. Fatmir says:

        Te ngrihen e te zhduken nga Shqiperia, e turpe per te gjithe ne, qe merremi ne 20 vitet e fundit, me pleherat e fundit te komunizmit.

  16. PERMETARI says:

    welcome to afganistan. skan faj myslot qe len koken per familjen berisha sepse ata e dine qe sa te jete familja berisha ne pushtet islami do jetoje ne shqiperi . po disa te krishter dhe ateiste ku i shpije mushka qe vene mbrapa saliut? a keni pare ju mor truthare nonje myslyman te devotshem te brohorase kundra saliut? kurse ju disa truthare ateiste dhe te krishtere vini mbrapa familjes arabe qe e ka emrin argita,shkelzen,sali,berisha. me kete skene qe u be mes tiranes duke therur dashin , ju eshte bere zemra mal atyre koqevareve qe votuan lul bashen. ata keshtu kan qef te shikojne shqiperine si afganistan ndaj dhe lene koken per berishen.

  17. zjarri says:

    Z. Baze O SOT O KURRE…Haaaaaa O populli i tiranis nuk je vetem naive por je populle me i pa-gedhendur…E dini perse se ke zbritur nga shpellat…kurban qe bete SOT eshte DOMEDHENSE Sala dhe Luli i thote GJITHE POPULLIT SHQIPTAR, ne ju VRRAME ne mezin e dites 4 veta dhe 100 te plagosur e te rahur ne 21, janar…NE SE JU!, DO TE NGRINI KOKEN NE DO TU THEREM KESHTU SI SOT…O POPULL SHQIPTAR ZGJOHUNI NGA GJUMI! EJANI KETU NE TIRAN, TA CLIROJME, KUSHE ME LITARE, KUSHE ME HANXHARE, KUSHE ME SEPATA, O SOT SE NESER DO TE JETE SHUME VONE..

  18. TIRONSI says:

    o lale shof shume komente qe thojne do ti vi dita ketyre si basha dhe berisha.me vjen per te qeshur kur flasin me siguri sikur po vajisin armet.po te ishte per te marr hak te politikanet shqipet do kishin vra nonji vlonjatet ne 97 qe i veshi mete zeza apo agim sheun qe sot ka marre shperblim apo gazideden apo nonji fatmir qe i ngriti ne ajer ne gerdec e pi kafe te luli serbes apo kete lul bashen ai qe vrau veten nuk e gjente dot ne nonji rruge tirane tja kepuste lulit dhe vetes ?perfundimi politikanet e dine qe populli yn eshte dele dhe prandajmendoj qe ajo qe u ther ishte dele te bashkia ne menyre simbolike flas nuk ishte as dash kjo opozita por dele .se dashi ka koqe por edi lale ti fusi nji xhiro spanje se u merzit blendi gonxhe duke prish leket qe kane bere bashke vetem andej .Kurse sa per salen do rroje 101 vjec po qe puna qe do ta rrezoje populli.me mire opozita te fusi leket dhe te lidhet me cecenet qe shesin nonji kamikaz ta pi nji kafe poshte pallatit sales dhe u kry kjo pune shpejt bukur nga te huajt dhe populli lan duart si ponc pilati qemoti .mire nuk kane byth per revolucion po te kishin shti leket bashke opozitare si skenderi paskali me edin dhe arben fino me shoke.hajt tung si i bini gjate ju shqiptaret i bini nga osbe ne venezia pastaj ne strasburg ne bruksel londer dhe uashington .dy hapa cecenia e ka fale zoti bli 2 mjekra e treta falas.kjo ishte keshilla ime qe nuk du me dite per politik se jetoj jashte prej vitesh dhe nuk me ka vra njeri ne vlore gerdec tirane dhe as me kane gris tapine e gjyshit.ju paca o opozitare dhe o popull dele

  19. Anon Ymus says:

    Per fat te keq, keto veprime prehistorike jane ne unison me disa paragrafe te Breiuikut per shqiptaret.

  20. tezja ny says:

    O zot.Cfare ndodh ne ate vend????????Ne fakt Saluku e ka deklaruar…………Mire ta keni.Ishalla shpejt i veshe grate me percen e zeze.Merruni ju me te shara se ai cdo dite po ju ngushton litarin ne fyt e ju nuk e ndjeni.Fatkeqesisht nuk ka burra ai vend.Ju do tju mallkojne femijet tuaj per te zezat qe i pret ata.

  21. Landi says:

    KY rajomndi NA CAU MENDEREN, CDO KOMENT TE TIJ LOEXON TE NJEJTAT GJERA, SA TE KUFIZUAR QE E KE MENDIMIN DHE SHPREHIMIN! NGELE DUKE THENE, *KAUR* NE CDO POSTIM SI PAPAGALLI.

  22. alex says:

    kto qe kemi sot ne bashki e ne kryministri dojne nje si pyna e atij norvegjezit.po dihet se shiptaret nuk i kan koqet sa te atij norvegjezit.turp per at popull qe flen e pin klubeve tan diten.

  23. skela says:

    Kurbani behet per mos ngrene koke njeriu dhe plehrat e ndjejne se u ka ardhur koha , e ndiejne friken se do t’a hane koken bashke me Lulin .
    Ka kohe qe u vjen rrotull hija e vdekjes , se atyre qe shpirti su ka gjetur qetesi as ne varre .
    Me kete kurban treguat sesa krminel jeni , treguat sesa te prapambetur jeni , anadollak , po nuk bene perpara ai vend ku shkel harrami . Lul harrami shifni se vetem per thagma eshte .
    Lul mos gezofshe dite te bardhe , te zencin mallkimet e atyre JETIMEVE

  24. vlora 1 says:

    Mero! Ka nje simbolike berja e kurbanit.
    Keta te marre i tregojne edhe Europes se ne jemi myslimane te devotshem dhe se nuk e kemi dhe shume per zemer integrimin.Une ve bast se ajo skene makabre eshte hedhur per diskutim ne kupolen e PD nga Shkelzen Berisha dhe ka mare ok fillimisht te Bashes dhe ne fund i ka vene vulen Saliqeni.

  25. Demo says:

    Edhe vete Drakula, rumuni i famshem qe pinte gjak njerezish do ta kishte zili nje pamje e tille para shkalleve te bashkise. Drakula jeton akoma ne trurin e tredhur te disa udheheqesve shqiptar. Me kete veprim mesjetar ata treguan se do te vazhdojne edhe ne kohet moderne ti pine gjakun popullit shqiptar
    Ndjej nje perbuzje te madhe per kete veprim makaber. Eshte rasti me i mire qe te njoftohet OKB ,shoqerite per mbrojtjen e kafsheve per ta denuar kete gjest te paprecedent ne kohen moderne nga nje shtet Europian

  26. anticensurë says:

    hajt mero se tre ditë zgjat!V.K një dash ishte!u ther si me pas qënë në afganistan!nuk prish punë globalizimi i ka këto!
    një dëshirë do të kisha o mero trimi!
    A Ka MUNDËSI TË BËSH NJË KOMENT PËR INTERVISTËN E dështak EDVIN KRISTAQ RAMËS me “shekullin”,të cilin e botuat dje!
    intervista e tij dhe e kërmës tjetër politike GRAMOZ ruçi nuk zgjasin tre ditë o MERO DJALI!
    ato do të zgjasin gjatë e më gjatë!ato do të trashen gjithnjë e më shumë!
    O MERO BAZE nëse nuk je i përzjerë në PISLLËQET e edi ramës përse ben VESHIN E SHURDHËT!
    përse nuk flet kundër TRADHËTISË QË PO I BËHET POPULLIT SHQIPTAR NGA ata që e mbajnë veten PËR OPOZITARË TË DIKTATURËS??!!
    BOLL MË!
    DHE TI PO SHKON DREJT NIVELIT TË ULËT TË ramës!
    DUKET QË DHE TI NUK KE MË GUXIM,DUKET NGA ATO QË SHKRUAN!
    vetëm analiza të gomarllëqeve të pushtetarëve gjëra që nuk ka mbetur shqiptar pa i kuptuar!i vetmi ndryshim është se ti i shkruan më mirë dhe në faqe të parë të gazetës!
    MERO ndërro metodë!godit shkaktarët e vërtetë të kësaj tragjedie që po i shkaktohet popullit shqiptar nga e ashtuquajtura OPOZITË!në fakt ajo duhet quajtur mbështetja kryesore e diktaturës!
    mero shkruaj dhe shpjegoi njerëzve se rrerziku më i madh dhe më imediat që po na kanoset është RREGJISTRIMI I POPULLSISË NË BAZË ETNIKE!
    shpjegoi njerëzve,shqipove kush është qëllimi antishqiptar i këtij regjistrimi dhe kush janë rreziqet që vijnë nga ky akt tradhëtie më i madhi dhe më rënuesi për shtetin dhe kombin shqiptar!
    shpjegoi njerëzve ku qëndron frika të mos themi tradhëtia e të ashtuquajturës “OPOZITË”!
    MERO nqs nuk je në gjëndje të bësh analiza të tilla!
    MOS I THUAJ VETES GAZETAR!
    mos na thuaj se po na thua të vërtetën!
    E VËRTETA NUK JANË VETËM TRADHËTITË,GRABITJET DHE KRIMET E REGJIMIT DIKTATORIAL,POR JANË DHE MUNGESA E VEPRIMIT TË ATYRE QË “e quajnë veten kundërshtarë të diktaturës”!
    E VËRTETA ËSHTË TRADHËTIJA QË PO I BËHET SHTETASVE SHQIPËTAR DHE KOMBIT SHQIPTAR!
    MERO MERR GUXIMIN DHE MOS U BËJ SI gazeta shekulli që po shkon në binarët që i sugjeroi
    BURRI I VOGËL I SHTETIT TË MADH!një gazetë që nuk do të zgjasë shumë dhe do të rreshtohet në mënyrë të fshehtë në anën e 55ës!
    shpresojmë që të mbetet të paktën dikush që të thot fjalën tonë,o MERO!
    siç duken bathët e priftit,shqiptari sado i zgjuar apo i pavarur të jetë nuk harrin të dalë nga guaska e vetë!nuk harrin të kritikojë dhe të dënojë shokun mikun e tij!shqiptari i del gjithnjë në krahë shokut/mikut dhe kur ai është në gabim/faj,bile dhe kur ai e dëmton atë vetë!
    shpresoj që ti të mos bësh pjesë në këtë anë të keqe të karakterit të shqiptarit!

  27. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte ateistat komunista gjithmon kane fole per paqe , eshte kategoria e ketyre anti myslimanve si ai kafshe ne Norvegji qe vrasin njerez te pafajshem , terrorizojne vendin e vete , keto ngjarje te tmerrshme fatkeqesishte i kemi pasur dhe ne ne nji atentat tipik terrorise si ndodhi ne Gerdec dy dita para se Shqiperia te merrte ftesen per antarsimin ne NATO dhe ateista , anti mysliman dhe opozita ish komuniste ( qe ndofta ishte dhe bashkepuntore ne kete krime makaber ) si dhe gazetare misionare ( te keqes ) si baze e propoganduan per te sulmuar politikishte Poziten , nuk ishte rastesi qe dhe cnjerzori nga Norvegjia e kishte pase ne shenimet e tija qe Perendimi ka gabu me futjen e Shqiperise ne Nato , pra fatkeqesishte qe ku bashkohen mendimet e Bazes -ish Komunistave dhe bishes Norvegjeze per anti islamizimin dhe hyrjen e vendit tone ne aleancen e LIRISE.

    1. anticensurë says:

      ELI
      për të matur inteligjencën tënde njeriu duhe të të vërë një manometër në vrimë të veshit!

    2. Viola says:

      O zoti Elzier,ti ke mendimet e tua,por te siguroj se askush nuk te kupton dot ato gjera qe shkruan.Prrallat me komuniste e ateiste sti beson njeri.Behu toksor,e gjithe e keqja e kesaj bote nuk vjen nga asnje lloj ideollogjie,partie,apo feje.Te gjitha fajet i ka shperndarja e pa barabarte e te ardhurave

  28. sali protopapa says:

    do me bec kakerdhi o endi….mishi te piqet zorret te behen kukurrec…

  29. fieriboy says:

    Po mo mero po, lulzim basha kurban eshte. Ashtu thane dhe per hitlerin. Ai tani nga milioner ka per tu bere bilioner. E po u bere bilioner nuk e prek dote as mafia as gje e gjalle sepse ai behet vete mafia.

  30. Qopa says:

    O mero veq sille lapsin ti se asgje nuk je ka thu.

  31. ari says:

    Do shtrije FASHIZMIN ORJENTAL edhe ne Bashkine e Tiranes, ky do jete patjeter suksesi me i madh …

  32. baro çorrogjafi says:

    Kete nuk e kishim pare,edhe kete e pame:Nje kurban u be fli ne deren e Bashkise.kete si duhet t KUPTOJME: Ky vend eshte i shenjte ? K y vend eshte marre me gjak? Ky vend kerkon gjak !?Pasuria vihet dhe shtohet me gjak ! Apo pushtetin do ta mbajme me gjak ! Ne qofte se do ta quajme vend te shenjte, BABA LUL BASHA DO TE LERE MJEKERR,do t’i falen te gjithe dhe prej mjekrre do ta terheqe shefi i madh BABA SALI BERISHA.

  33. nastradini says:

    Nga KARREM per vota Saliu e hodhi ne stere dhe e beri dashin Lulu Basha si KURBAN. Qe te kete indulgjence per fajet e veta. Kur te vije Dita e Gjykimit. Dhe tja fusi te gjitha dallkaukut buzaqeshes. Nje gje nuk meret dot vesh ne Shqiperine postkomuniste apo ne shqiperine neokomuniste te Sali Sekretarit. Lulu Bashes DOSJA e krimit u mbyll se u mbulua me imunitetin e deputetit. Tani kur ky imunitet i Luluse nuk ekziston me ne cdo vend me Drejtesi normale do te rifillonte automatikisht procesin e paperfunduar gjyqesor kunder kusarit makaber te 60 km te rruges Durres-Kukes. Bile edhe sikur ky te ishte kandidati per Kryetar Bashkie. Edhe sikur ky te ishte Kryeministri i vendit. Edhe sikur ky te ishte Zoti vete. PO por JO ne vendin e padrejtesise te Sali Berishes. Dhe ky eshte fakti me i trishtuar se te gjitha ato qe rendit zoti Baze ne shkrimin e tij mallengjyes dhe melankolik.

  34. cano says:

    o Mero je i ma………dh.shiko fotografine e cia nuk ka shume nevoj per koment por te hap krupen themi ne andej nga jugu .Sa keq o Rul.

  35. Lir Koka says:

    Tosi thone se beri kurban Xhoin kur u be per here te fundit KM.Nuk e therri por e shtriu dhe te tjeret i bene adetin, duke uruar Nanon per gruan e bukur edhe detyren.Lulit po i ndodh e njejta gje ne Hollande, po thote se nuk can koke se ka kete n/kryetaren qe eshte me e mire se mbesa e Vehbi Alimuces.

  36. viçidolsi i lalës says:

    Pune te mbare kryetarit te bashkise se TIRAGRADIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje