Poshtërimi i viktimave nga drejtësia

22 Korrik 2011, 20:47Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zëvendëskryeministri Ilir Meta po përpiqet të mbulojë me zhurmë procesin e degradimit të gjyqit të tij në Gjykatën e Lartë, duke bërë komente rreth akteve procedurale të prokurorisë. Ndërsa gjyqi i tij po hyn në spiralen e dështimit si proces, i pandehuri kryesor i këtij procesi duket se kërkon të tërheq vëmendjen duke u përpjekur të marrë rolin e viktimës, ndërkohë që po shpëton pothuajse pa u gjykuar nga mënyra se si po devijon procesi. Konkretisht, Gjykata e Lartë po shmang dëshmitarin kryesor të akuzës, Dritan Prifti, nga marrja në pyetje si detyrim për hetimin gjyqësor, dhe po vihet nën urdhrat e avokatëve mbrojtës të Ilir Metës, të cilët po diktojnë procedurën e hetimit gjyqësor, duke nxjerr në plan të parë ekspertizën e kasetës dhe jo dëshmitarin e akuzës. E thënë më thjesht, gjyqi ndaj Ilir Metës në thelb është një denoncim publik i bërë ndaj tij prej Dritan Priftit, i cili si dëshmi mbështetëse për ato që thotë ka dhe videon e regjistruar në zyrën e tij. Pra, prova dhe dëshmitar kryesor i akuzës është vetë Prifti. Ky proces nuk mund të përfytyrohet që të ecë normalisht nëse hetimi gjyqësor nuk nis në sallën e gjyqit me dëshminë e Dritan Priftit dhe dëshminë e Ilir Metës. Kaseta vlen vetëm për t’i kujtuar fizikisht të dy dëshmitarëve çfarë kanë harruar pa thënë nga ajo që ka ndodhur. Ajo që po bën Gjykata është shmangia e pyetjes së dëshmitarëve dhe humbja e kohës me riekspertim të kasetës, që është thjesht një mënyrë për të hequr zvarrë procesin dhe për ta mbyllur atë pa u marrë në konsideratë prova kryesore, që është dëshmia e Dritan Priftit.

Aq e koordinuar duket se është puna mes Gjykatës dhe Ilir Metës, sa ky i fundit del çdo ditë dhe zhurmon procesin duke krijuar idenë se po i bëhet ndonjë komplot nga Prokuroria, ndërkohë që çështja është në Gjykatë. Gjykata, e cila e ka të sanksionuar me ligj që radhën e procedimit në hetimin gjyqësor e dikton organi i akuzës, në të vërtetë ia ka deleguar këtë të drejtë organit të mbrojtjes, dhe tashmë në sallën e gjyqit në vend të akuzës gjykata përfill kërkesat e mbrojtjes për të ndryshuar procedurën e hetimit gjyqësor, ç’ka përbën shkelje të rëndë të Kodit të Procedurës Penale.

Në të vërtetë i vetmi minim i këtij procesi deri tani po vjen nga Gjykata e Lartë, e cila ka tendencë të qartë për ta mbyllur procesin e hetimit gjyqësor pa përfillur provën kryesore, që është dëshmia e Dritan Priftit.

Por përtej këtyre manovrave banale procedurale, ajo që do të rëndojë gjatë pas këtij procesi gjyqësor është një fakt i rëndë që ka të bëjë me impaktin publik të asaj çfarë ka bërë ky skandal në shoqërinë shqiptare dhe çfarë po gjykohet nga drejtësia. Ka plot skandale që janë të forta, por nuk lënë gjurmë në shoqëri. Shikon për shembull deklaratat e pasurisë së Ministrave dhe duket qartë vjedhja dhe abuzimi, por nuk bën përshtypje. Nuk të bën përshtypje për shembull fakti që Genc Ruli është milioner dhe i ka fituar lekët nga “bonot e thesarit”, apo nuk të bën përshtypje që Argita dhe Shkëlzeni bëjnë lek njëri si sekser tokash, tjetra si gruaja e një burri. Nuk të bën përshtypje fakti që biznesmenët e mëdhenj të Familjes ndotin detin në mes të sezonit duke lëshuar naftë në Zvërnec, dhe as fakti që biznesmenë të tjerë, që xhirojnë miliarda, nuk paguajnë tatime. Ka po ashtu skandale që kanë të bëjnë me dështimin tonë evropian, me mosmarrjen e statusit për vend kandidat për anëtare të BE, ka dështime që lidhen me grabitjen e vjedhjeve në Tiranë, dhe deri tek skandali tragjikomik i Haxhinastos në Bruksel, që shoqëria jonë e tejngopur me të tilla i gëlltit në heshtje. Por skandali i Ilir Metës ka qenë ndryshe. Ai skandal ka ngritur në këmbë shqiptarët dhe ka detyruar Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën, të trembur për vdekje nga rrëzimi i mundshëm nga pushteti, të hapin zjarr dhe të vrasin katër qytetarë, vetëm për të mbrojtur këtë skandal. Pra, ndryshe nga çdo skandal tjetër në historinë e hajdutëve serial shqiptarë, skandali Meta nuk ka vetëm faturë financiare, por ka një faturë tragjike me katër viktima dhe dhjetë jetimë. Lulëzim Basha dhe Sali Berisha janë detyruar të vrasin për të mbrojtur këtë skandal. Bile në koshiencën kriminale të Sali Berishës, më i fortë se 21 Janari ishte 11 Janari, dita kur u shfaq kaseta. Aq e fortë ishte kjo, sa kur kërkonte tabulatet e gazetarëve, dhe sidomos ato të Filip Çakulit, nuk donte të dinte ku ishte më 21 janar, por me kë kishte folur më 11 Janar kur transmetoi kasetën.

Ndaj Gjykata e Lartë e Shqipërisë, e cila po e degradon këtë proces, po injoron jo vetëm të vjedhurit e gjallë, por dhe të poshtëruarit e vdekur nga ky skandal. Mënyra si po e degradojnë procesin dhe si po nxitojnë të bëjnë sikur e gjykuan, sikur e hetuan, sikur e panë dhe sikur nuk gjetën asgjë të keqe, është shumë rrënuese për fuqinë e drejtësisë sonë për të vepruar ndaj atyre që na qeverisin. Ky degradim do të sanksionojë në Shqipëri klasën e qeveritarëve të paprekshëm dhe do ta kthejë drejtësinë në një sistem ndëshkimi vetëm për qytetarët. Një sistem ndëshkimi vetëm për ata që vriten pse protestojnë ndaj këtyre skandaleve. Një riposhtërim i atyre që nuk pranojnë të qeverisen nga këta njerëz.

53 komente në “Poshtërimi i viktimave nga drejtësia”

  1. 21Janari says:

    Do te shqyjene njeri-tjetrin siç ndodh ne nje bande droge…

    1. Arben Reformer says:

      Kush eshte lodhur nga e verteta le te mos e degjoje, kush eshte lodhur nga pritja le te shkoje te shlodhet, nuk ka nje rruge te trete ka vetem dy ose protesta os nenshtrimi!

      1. loni says:

        Protesta deri sa ti djegim me zjarr keto qelbesira duke filluar me sali berishen dhe meten e deri tek keto gjyqetare qyrravece qe mbrojne keto kriminele…keto gjyqetare duhen varur basgke me sali dhine dhe banden e tij

        1. Sociologu says:

          Ioni, keta e duan te gjithe me …varje… Sic e thua edhe ti, nga i pari te i fundit, jane po te gjithe njesoj,,,,, dallimi eshte se kush eshte me lart vjedh me shume…. Muter jane qe te gjithe…

    2. Fatos Nano says:

      I dashur Mero, degjoiva serish videon e hashinastos. Ai thote poret e fytyres dhe jo pordhet e ketyre. ndaj duhet te kerkosh te flaur ose hiqe vidon nga faqja e Temes. me dashamiresi.tosi

  2. loni says:

    e ke thene shume bukur zoti Mero,,po kujt po ja thua popullit shqiptar???nqs po ja thua ne si popull shqiptar qe jemi po humb kohe kote,,ne nuk e kemi tradite te dalim kunder qeveritareve,dhe ti rrezojme ata me force dhe ti denojme ne emer te popullit per te gjitha te keqiat qe na kan bere,,,ne jemi popull qe vrasim njeri tjetrit dhe kaq asgje me shume,,,une nuk di qe ky popull te kete denuar ndonje nga keta qe e kane drejtuar shqiperine ne keto 20 shejkuj,prandaj zoti Mero mos u lodhe kote duke i kapur ne seder kete popull me fjalet e tua te bukura ne cdo artikull qe del,,ky popull nuk ka seder ka vetem nje mendim,a kam buke une mire jam,,dhe kaq jemi ne si popull,,vetem per buke

    1. Demo says:

      Derri thote” Dhuroni gjak se do te shpetoni nje jete njeriu.

  3. andi ll says:

    20 vjet e njejta gje
    disa vrasin
    disa vjedhin
    disa shkruajn
    asgje nuk ka ndryshuar

    NGUSHULLIME

    1. d.gorezi says:

      20 vjet e njejta gje
      disa vriten
      disa vidhen
      disa lexojne

  4. tg usa says:

    O Mero me thene te verteten nuk dua te bej shume koment ne kete artikullin tend vetem dua te them qe une mund te mos di 1 plus 1 bejne dy por qe ti je i vetedijshem qe ata te peste i ka vrare edvin kristaq rama kete une e di dhe jam 100% i sigurt qe ti e di kete gje.

    1. New Yorku says:

      E perse e thua kete zotri.
      Perse u vrane demostruesit.
      Cfare kishin bere qe te vriten.
      Ku u vran.
      Edhe po te kishin hyr mbrenda ne Kryeministri nuk duhet te vriteshin,kishte mundesi te asgjesoheshin.
      Edhe ti dhe kushdo eshte i bindur per kete.
      Pse kjo eshte demokracia 20 vjeqare ne Shqiperi,te vriten njerez vetem e vetem se qohen ne demostrat.
      E perse u be demostarata……………………..apo u be per ti thene te keqes ndal.
      E pra gjykoje me thedhe o zotri,keto jane verare vetem se deshti Berisha,Luli vocer,Iliri,Jozefina e disa te tjer ne PD qe e kuptojne cdo dite e me shume se po qendrojne aksidentalishte dhe tragjikishte ne ato karrige.

    2. Ne. says:

      kapterr,je vertet bastard

    3. Dean says:

      Ne qofte se Ti,o INJORANT,nuk ke aftesine per te zgjidhur 1+1=2,atehere Ti nuk ke te drejten te japesh mendime per Probleme te tjera me te komplikuara.Problemi i mesiperm qe Ti me ”Krenarine” e 1 budallaji deklaron se nuk e zgjidh dot eshte zgjidhur qysh ne kohet e Lashta.
      E dyta,nocioni i 100%-shit, eshte teper Abstrakt per trurin tat prej pule per t’u kuptuar.Duke qene se cdo gje eshte ne evolucion te vazhdueshem ne fakt 100%-shi nuk egziston.Per shembull,dhe Diamanti qe eshte guri me i paster ne nature nuk eshte 100% Karbon i paster,lene mo bindjet e tua prej Idioti.
      Une personalisht jam partizan i faktit se ata 5 viktimat i ka vrare sali SHEQERE berisha,por nuk mund te them me 100%.Pse???,sepse ne kete histori jane te implikuar edhe ”Gardisti”(gardist i thencin) qe qelloji,edhe komandant Prenga qe i dha urdher ”gardist it/ve”,edhe ai qe i dha urdher ”Komandantit” qe Teorikisht dhe Praktikisht duhet te jete LUL DOMATJA dhe ne fund Ai qe i dha urdher LUL DOMATES,qe ne rastin tone quhet :sali SHEQERE berisha nga Vucidoli,burri i Sllobodankes(shqip Liri) nga Serbia.Pra sikur e shikon eshte 1 zinxhir i gjate FAJTORESH dhe per rrjedhoje idea e 100%-shit nuk gjen zbatim,pasi cdokush ka pjesen e vet te FAJIT.
      Por 1 gje te ben pershtypje me INJORANTET si puna jote:Si mund te bashkjetosh/ni kaq ne ”Paqe” me INJORANCEN tate o ”burri” i dheut?????Duket se jo vetem qe nuk e ke Problem,por ti je edhe teper i Lumtur per aftesite e tua te KUFIZUARA intelektuale.

    4. skela says:

      Ore K.R .
      Pse je kaq idiot , se matematika me e thjeshte po t;i kishte vrare Rama , ceshtja sot do ishte mbyllur dhe Rama do ishte gjykuar per 2 ore .
      Keshtu qe si gjithmone preshi ne 1997 i ngeli Tritanit , kurse ne 2011 i ngeli Berishes , tani po i marrin ere preshit .
      DEBIL 1+1 per Berishen nuk ben dyyyyyyyyyyyyyy

    5. erisa says:

      Ja pra ku na doli edhe shpellari i bathores te na mesoje neve aritmetiken. O shpellar, armet i kishte ne dore garda e komanduar nga sala + lulin, nuk i kishte ne dore Edi Rama. Ekspertiza e kryer dhe pamjet filmike, tregojne qe plumbat jane qelluar nga garda jo nga populli me cadra pistolete apo me stilolapsa me helm.

    6. Bato says:

      Nqs nuk si sa bejne nje plys nje nuk ja ke idene per asgje…

    7. Një qytetare says:

      Ja, prapë një i dërguar i Flamurit dhe Fahros. I kanë thënë, këtij “Duku njëherë andej nga Tema, dhe shaj Edin, ose Meron ose kë të dalë përpara… “Ke gabuar adresë djaliiii, gazeta që kërkon ti është Gazeta 55. Hajt, shko atje, e shkruaj fjalime e romane po deshe. E mos na mërzit tepër.

  5. petrit says:

    Ah Mero, ku te te emeroj me pare me ndergjegjen time!!!. Ti duhet te jesh Kryetar i opozites, ti duhet te jesh Kryetari i Gjykates se Larte, Ti duhet te jesh President.
    Vetem Prokuror i pergjitheshem jo, sepse kete detyre po e ben shume mire Ina Rama.

  6. preng sherri says:

    I HAVE A DREAM
    te shikoj shpejt te gjithe deputetet e 20 vjeteve te fundit,kryetaret e bandave(partive),prokuroret,gjykatesit,kryetaret e bashkive, ne nje kamp pune te detyrum,pasurite e sekuestrume dhe heqjen e pashaportes.
    Nuk do ishte thjesht drejtesi por nje mesim dhe per te gjithe ata qe do vini pas,por veshtire te realizohet nga ne.

  7. alban says:

    I nderuar Z. Baze!

    Ju shkruani dhe thoni gjera te pabesueshme. Ju shkruani per kusarine e qeverise dhe te Sali Berishes, per vrasjet e tij, per genjeshtrat, per shitjen e Shqiprise, per vjedhjen e votave, per padrejtesine e drejtesise sone, per mafizet qeveritare, e per shume te tjera!
    Me duket se populli shqiptar nuk ka fat, dhe se keshtu ka per te vazhduar kjo pune, te pakten sa te jete gjalle Sali Berisha. Kam frike se Shqipoeria eshte e maskarenjve, por edhe do te jete e maskarenjeve! Me shume respekt!

  8. Savo Dukati! says:

    “SËRBËT TË VRASIN DHE NUK TË LENË ME QA!” Ky është një varg që kam fiksuar tek poema “Lauta e Maësisë” të Gjergj Fishtës së pa vdekshëm. Z- Mero ju ja bëtë të plot atupsin pushtetit tiranikë të sotëm duke dalë në konkluzionin shkencor se kemi të bëjmë me një REGJIM dhe jo pushtetarë të rastësishëm kusarësh. Kriminelët e regjimit po ndajnë prenë tamam si një kope uqërish, të cilët instiktivisht nuk e hanë gjaun pa ardhur gjith shokët. Ja pra, duke qënë regjim ai gjithë superstrukturën e ka të kapur. Si e tillë ka ushtrin, policin sepse për organe e për drejtësi nuk bëhet fjalë. Shqipëtarët e vërtet që bëjnë shumicën nuk duhet të presin më drejtësi nga një pushte ku harminizohet bashkësia e mafjes, Sllavo- Greke nën drejtimin e komunistit primitiv, mafjes vertikale më vrastarja në evropë, gjeneralëve të Vorio- Epirit, nën emrin e Imamit Cekës e kompani, dhe pa mbarim medja kasnece e pështirë etj. etj. Të presësh rrugë paqësore nga fashizmi i konturuar në shkallën e sofistikuar me kriminelë unikalë si komunisti dhe kusari ndërkombtar Meta e kompani është një llojë sikur të presësh nga tigri të ruaj ëngjëjt. Gjith mendimi progresist Shqipëtar dhe opozita progresiste kombtare duhet të programojë ç,lirimin me sa më pak kosto, duke tentuar nga ajo paqësorja. Tashmë në qoftë se falet dhe kusari i përmasave të mëdha krimineli, pjestar në masakrën e 21 janarit Ilir Meta, ne kemi ngeelur në mëshirën e Sërbëve shqip folës të cilët simbas Fishtës së madh “DO NA VRASIN POR NUK NA LËNË ME QA!”

    1. zana19 says:

      Ku e lam’ e ku na mbeti,

      Vaj-vatani e mjer-mileti

    2. vullnet says:

      Fishta nuk thote lene me qa por lane me qa.Mbasi ja zhduket edhe kocat lene shpirtin e Fishtes te qete ne perjetesi dhe ju pregadituni se ferri ju pret.Shpifni shpifni me ne krye maestrin.Fundi dalte hajr ka thane Gjergj Mullaga

  9. xhema says:

    O mero, Ilir Meta duhet te haje nje plumb kokes, dhe keshtu sic po vepron ashtu do te perfundoje

  10. eltoni says:

    Hajduti nuk mund te gjykoje(kape) hajdutin, ata jane te njellojte, kane te njejtat parime, pa shkolle, pa profesion te mirfillte, qe kane marre nga nje diplome nuk dihet se ku dhe tani bejne ligjin dhe maliqin.

    Per tu habitur se ka mijera Shqiptare qe megjithse jane pabuksa, brekegrisur po prape votojne per ate qe quhet “Parti Demokratike”, e cila neser do te zgjedhe nje “kope tjeter hajdutesh dhe kriminelesh” qe do ta drejtojne per vjedhjet e radhes.

  11. Shoku says:

    ne shqiperi jetohet mire perderisa populli merret me politike se te tjerat si mungojne

  12. tulipani zikzak says:

    semundja qe kane keto njerez nuk sherohet por me sa shihet eshte ngjitese,por me perfundime katastrofike.jeta do te tregoje se sa pak vlere kane keto hajduter,sa te felliqur jane.ishalla vjen se shpejti kjo dite qe te marrin fryme lehte njerzit.mallkuar qofshin e koken e hengshin.

  13. ALBAN DEGA says:

    KUR KUSARET BEJNE PROKURORIN !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Diten qe filloi gjykimi i kusarit te kapur ne kamera e flagrance totale ish- zevendekryeministrit dhe ish- Minister i jashtem i Shqieprise Ilir Meta ne Gjykaten e Larte , te gjithe prisnim qe me e pakta qe ai mund te bente ishte heshtja. Heshtja eshte kapak floriri , thote sovrani per raste te tilla.
    Ndodhi krejt e kunderta. Zevendesi i Sales, njesoj si bosi i tij shpirteror e politik, Padrinoja Berisha, u hodh ne sulm. I njejti parim i bosit te tij: mbrojtja me e mire eshte sulmi. Tamam ushtare te “baba Stalinit” dhe “Xhaxhi Enverit”. E njejta mendesi! E njejta taktike! E njejta rruge!
    Ministri i tij i Ekonomise dhe farketuesi i koalicionit te kusarise se Sali Berishes me Ilir Meten, Dritan Prifti e njofton ne menyre konfidenciale kryeministrin per megakorrupsionin e zevendesit te tij dhe pese ministrave te tjere te rregjistruar drejtepersedrejti ne mikrokamera…
    Ne cdo vend demorkatik apo gjysem demokratik te Botes, cdo kryeminister do te jepte menjehere alarmin dhe njoftonte kryeprokuroren e shtetit te vet per venien e tyre ne pranga ne kushtet e flagrances…Krejt e kunderta. Sali Berisha ben Kumbaren e Mafias kusare dhe orvatet me te gjitha mjetet e rruget per te mbuluar kete megakusari…
    Ishte kjo kusari flagrante e Metes shkendija qe i vuri flaken revoltes popullore te 21 janarit 2011 ne Tirane e mbare Shqiperine.. Kusarise se votave dhe kusarise se pasurive te Shqiperise me 21 janar i shtohet edhe nje krim madhor kunder njerezimit: ekzekutimi i kater, plagosja e 27, arrestimi dhe torturimi i kunderligjshem i mbi 131 protestuesve paqesore qe ngriten zerin kunder kesaj megakusarie.
    Nje krim i shumefishte kunder njerezimit ne baze te ligjeve shqiptare dhe atyre ndekrombetare, ne baze te kodit penal shqiptar dhe deri edhe Konventes se Gjeneves per krime kunder njerezimit.
    Denohen viktimat! Dekorohen e pasurohen me tej ekzekutoret me Berishen e Meten ne krye. Ne vend te bejne fajtorin, ne vend te kerkojne falje e meshire njga drejtesia per krimet e tyre te kapura ne flagrance e ne kamera , ata bejne jo vetem garipin, te fortin por edhe te plotfuqishmin !
    Ne vend te beje te burgosurin, kusari Ilir Meta ben prokurorin. Njesoj e se bashku me Berishen ata bejne edhe shiun edhe Diellin, edhe ligjin edhe Saliqin!
    Ne vend te bente xhiro ne dhomat e ajrimit te 313-es, zevendes- Padrinoja i kesaj kusarie e megakorrupsioni Ilir Meta i kapur ne flagrance live ne kamera, ben prokurorin. Ai akuzon jo vetem prokuroret e drejtesine shqiptare, por edhe specialistet amerikane dhe britanike, pa dyshim me te miret ne Bote, se kane tjetersuar e keqinterpretuar videon e kusarise se tij. Pike per pike ne shembullin e gjurmet e kryehajdutit Berisha, edhe zevendesi i tij Ilir Meta therret ne kupe te Qiellit : Kapeni hajdutin!
    Jo vetem Berisha e Meta , por edhe krejt banda e tyre e gangstereve dhe kusareve jane hedhur tash e gati dy muaj ne sulm e ofensive per te vjedhur edhe fitoren e mirefillte e te certifikuar jo vetem nga syte e shqiptareve dhe nderkombetareve, jo vetem te monitoreve por edhe ambasadoreve qe asistuan deri ne numerimin e votes se fundit per Tiranen…
    Pse!? Duke vjedhur voten, duke vjedhur zgjedhjet, duke vjedhur pushtetin ata i sigurojne vetes dhe bandes se tyre te kusareve impunitetin, pandeshkueshmerine nga ligji!
    Pse !? Vetem me pushtetin ata i japin dhe sigurojne vetvetes dhe klanit te tyre kusar impunitetin. Vjedhin votat per te vjedhur Shqiperine. Vjedhin Shqiperine per te vjedhur voten… Harxhet e ketij rrethi kriminal vicioz gjithnje i paguan objekti dhe subjekti i demokracise, demosi, populli shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja qe pa filluar ende gjyqi i kusarise se Metes, LSI njofton se Berisha tashme e ka ftuar Ilir Meten per tu rikthyer ne qeveri… Cfare vendi tjeter me te mire ka e mund te kete per nje kusar si Ilir Meta pervecse ne nje qeveri kusaresh!? Ndaj ai i jep vetes kompetencat jo vetem te prokurorit por edhe te krye- gjykatesit njesoj si Padrinoja i tij Sali Berisha!

  14. niko] says:

    Ne shtator Meta i ka thene Saliut dua vendin ne qeveri ndryshe behet nami. Dhe gjyqtaret me ndermjetesine e veglave te Sales duan ta mbarojne gjyqin shpejt e shpejt.Ne muajin gusht do te marrin lejat e zakonshme dhe atje sekseret e Metes do ti mbyllin muhabetet.Kjo do te ndodhe.Kini per ta pare.Mjer ore ky popull,mjer ore medet.Me mire te neneshtruar sa na ka lezet.E me te gjitha keto qe po ndodhin ne vendin tone mbetet ne fuqi per popullin tone shprehja e nje mikut tim : Mjerr kush iken i fundit nga Shqiperia.

  15. zani_tirane says:

    Shoku Ilir me te tijte nuk kane kohe te degjojne pordhet e Europes ejo keto tonat.Hajduteria eshte kthyer ne monument kulture,mbrohet nga shteti.

  16. hapkutite says:

    Mero te lumte per shkrimin por te lutem mos permend me emrin “drejtesi” se do mesohemi me kete lloj “drejtesie” dhe nuk do na bej me pershtypje sic ka ndodhur me gjerat e tjera. Eshte me mire qe te gjejme fjale te tjerat per gjendjen tone sesa te ndryshojme kuptimin e fjaleve.
    Ne vend te fjales drejtesi te permendim fjalen deshire kadiu (http://sq.wikipedia.org/wiki/Kadiu).
    Besoj se titulli me i pershtatshem do te ishte “Poshtërimi i viktimave nga deshira e kadiut”.
    Ta gezojme perandorine otomane.

  17. skela says:

    Po gjyqetare me kopila qe e kane bere drejtesine si burdello dhe veten si prostituta . Po a ja vlen te shitet bytha per politiken e ne kete raste per Mediun , Lulin , Ilirin apo per Sali lebrozen e sistemit te sotem . TURP
    Z ,Shpresa Becaj a ja vlen t’i ndjekesh keta monstra ne marrine e tyre , ja vlen vetem po je e DHJERE , keshtu peshoje veten dhe po je e paster si ti e ndonje tjeter distancohuni se do vini ere tere jeten dhe s’ka vendim gjykate t’ju pastroje .
    Ilir koke-lopa , koke-derri , koke-qen-stani , do paguaj ndonje per t’a zhdukur dhe deshmitarin , se ky i paguan me floririn e Kerrabes .
    Ky nga nje LSI sh.pk me pasurine qe ka do drejtoje Mafian sh.p.k dhe fundi dihet si nje qen mafioz , se kur te vjen ora e hakmarrjes se atyre viktimave qe jo vetem i vrau , i beri kokepalare , por tani do t’i poshteroje dhe te vdekur , ska procedure qe te shpeton .

  18. Luan says:

    Artikull i dobet dhe pa argumenta profesional. Vetem spekullim dhe politizim pa lidhje.
    Sepse:1. Percaktohet me koke poshte raporti viktime-drejtesi. Mos valle autori perpiqet te percaktoje Priftin si viktime? Askush nuk e blen kete.
    2. Autori perpiqet te paraqese argumenta aspak profesionale ligjore duke ngaterruar (besoj me qellim) conceptin baze te objektit dhe subjektit ne teorine e se drejtes. E thene thjeshte, “Shkak i hetimit nga prokuroria ishte kaseta e dhene nga mediat me provat reale ose jo te akuzes per korrupsion ndaj Ilir Metes dhe jo ndonje deshmi e dhene me pare nga Prifti lidhur me korrupsion te Metes. Pra, Objekti eshte kaseta dhe jo deshmia e Priftit. Sigurisht qe Prifti duhet te jete i perfshire ne proces me cilesine e krijuesit (apo fallsifikuesit te kasetes). Kjo spjegon llogjiken qe Meta insiston te behet gjykimi deri ne fund i ceshtjes (pra vertetesise se kasetes). Nese ky argument bie, pavaresishte se cfare do te deshmoje Prifti, ceshtja mbyllet duke rrezuar akuzen…
    3. Shume tymnaja dhe shpifje te uleta ndaj gjyqesorit po beni more zoteri. Si shume po i abuzoni kufijte e lirise se shtypit. Ju Zoteri, pa qene aspak jurist, pa bere asnje investigim gazetaresk dhe pa asnje prove apo fakt bindes, si keni guximin vetem te shpifni.
    4.Autori me qellim ngatrron ngjarje dhe fakte. Psh. cfare lidhje kane tabulat me gjykaten e gjyqin e Metes. E thene thjeshte, nese tabulat telefonike ekzistojne, cfare provash kane ato dhe perse Berisha i kerkonte atehere. Ne se Baze din dicka me shume rreth tyre, perse nuk e thote ate, pasi keshtu do te ndihmonte prokurorine e cila e ka ngjarjen e 21 Janarit akoma nen hetim.
    5. Shume thashetheme bajate e akuza pa provuara asnjehere per Argiten, Rulin, Bashen, kolegj zgjedhor, gjykaten, vjedhje, krime e plot fantazira. Ky kurresesi nuk eshte rol apo concept i nje gazetari qe pretendon te jete i afte dhe objektive.
    Se fundi, ketu kemi dy hipoteza qe justifikojne keto lloj shkrimesh: Show gazetaresk per te shitur gazeten, ose probleme te moskonceptimit te realitetit ose shtremberim me dashje te ketij realiteti.
    Falem nderit

  19. Agim says:

    Kam nje mendim:-Eshte koha qe shqipetaret te ngrene nje monument per PORDHEN,sepse jetojne vetem me pordhe,dine te shesin vetem pordhe,krijojne parti me pordhamane,parlamentin e pordhamaneve duan ta bejne tek piramida,duan te hune ne histori me pordhe,vene ne europe sa per pordhe ,degjojne evropjanet sa per pordhe,kur marin pushtet ju hipen pordha,zgjedhin te pare me pordhamanin,i perulen pordhamaneve,asnjeri sja u ble pordhet dhe ne evrope kane mbetur atje ku e kane vendin pordha(ne hale)….Me falni per fjalorin vulgar…..

  20. Agim says:

    I nderuar Mero!Kjo qe shkrojta me lart eshte nje teme shume e bukur per ndonje shkrim me te gjate..
    Kam pershtypjen dhe besimin e plote se ju jeni njeriu qe mund ta beje nje te tille….Filozofia e pordhes eshte nje nga veset e shumte te shqipetareve,po te fillosh te germosh(arsyetosh) do te shikosh sa skandaloze eshte kjo pune e pordhes.Qe nga koha e PORDHES me PORDHE dhe per PORDHE shkojme perpara drejt PORDHES.ZOT ruaji shqipetaret…..

  21. SERENA bAJRAKTARI says:

    More kur do te clirohet Shqiperia nga keta HORRA,nga keta HAJDUTE, nga keta pa moral, nga keta ujqer, nga keta “shume te ditur” nga keta qe VJEDHIN DHE NUK KURSEJNE AS GJAKUN E 4 jeteve VETEM PER TE MBAJTUR pushtetin.
    A ka ne GLOB FYTYRA te ketilla qe shiten demokrate por ka shume kohe qe e kane hequr masken bile edhe lekuren.

  22. Sociologu says:

    O TemA, po Meta e ata te Sales i lexojne keto qe shkruhen ne forumin tuaj? Besoj qe po!!!! pse besoj? Sepse nga keto qe shkruhen ketu rezultantja eshte e qarte, dhe ne FAVORIN E BERISHOVIQVE:::::::: ” Gam-gam vetem dine te bejne shqiptaret! nda bjeri ti biem me sa te mundim ketij vendi. Cope lle te behet, se s’na gjen e keqja nga ky milet… Bile bile, na duan , e kerkojne nga nje kocke per te lepire deri sa nuk leviz njeri nga vendi!!!?” Me respekt!

  23. Sociologu says:

    Me lejoni te Falenderoj Haxhipordhen! Pasi me batuten e tij te SINQERTE na ka hapur deren edhe neve te shprehemi si na vjen me per mbare per keta muter te pushtetit shqiptar. Jane vecse nje hale e ishalla aty do te pirdhen me njeri tjetrin, me gjithe mizat qe u vijne rrotull, bbzzzzzzzzzzz….bzzzzzzzzzz

  24. leonardi says:

    Ky gjygj nuk behet per te shfaqur vlera morale ose per te fituar kredo politike por thjesht eshte nje gjygj procedure per ti shpetuar ne nje te ardhme rivleresimit po me gjygj pra thjesht per te shpetuar njehere e pergjithmone nga e keqja dhe per te justifikuar veten nga ndonje amnisti e se ardhmes

  25. vlora 1 says:

    Ky eshte nje shtet muti.
    Ne nje demokraci nqs gjykatat nuk japin drejtesi,shteti quhet shtet MAFIOZ.Po na sundojne horrat me ne krye Vicidolin.
    Po na sundojne rrembythjet.Ketyre ua ka zili edhe Mafia.Keta jane mafioze te peshtire qe te vjedhin te vrasin te taksojne ne emer te shtetit te DEMOKRACISE se Bythes qe kane ndertuar.
    Zgjohu EVROPE kurva sa nuk eshte vone se ne qenkemi rrace e pazonja per te vendosur vete.
    ps-une ve bast qe keta kane punesuar edhe njerez per te gjetur ndonje adrese interneti per komentuesit ketu…po i prishet qetesia MAFIES.Duan te sundojne te qete kurvat e Vicidolit se ndryshe te vrasin

  26. lilolabja says:

    ZMero jo pa qellim ne 1992 u shperbe arsimi ne Shqiperi ,ishte shume loje e holle dhe afat gjate ajo qe u be .Fale atij shkaterimi sot gjenndemi para nje apatie ne shkalle kombetare .Jemi katandisur siç thote i madhi ARBEN DUKA nje popull “gallate”.Na marrin vajzen per prostitucion dhe gezohemi qe ndertojme vila fale profesionit qe ajo ben ,na hedhin femijen 12 vjeç ne ere ne Gerdec ,nuk pashe nenat Shqiptare ne mes te boulevardit asnje kosto politike ,dhurohen pjese te Shqiperise populli gjume ,kosto politike jo .Nje pyetje kam more zoti Mero dhe nuk pres pergjigje po kjo “kodosh “inteligjence ku eshte futur dhe i ben sehire kesaj katraure ,ku jane pergjesite e saj morale perballe kobmit te vet?Populli eshte nje i semure i rende prandaj sfida qe kemi eshte te sherojme kete popull nga semundja qe e ka zene se perndryshe ky shpellar do qendroje dhe 20 vjet te tjera po i deshi b…..Poshte diktatura e injoranteve .

  27. karaduzi says:

    Nqs nje zyrtar i larte nuk futet ne burg per korrupsion ,atehere cfardo reforme te behet ne drejtesi nuk ka vlere,ligje ka por nuk zbatohen.Kapja e ilirit me deshmitar vip ishte nje rast i arte per drejtesine ,te permiresonte imazhin,por kjo nuk ndodhi dhe ne te shpresojme tek zoti,ne ndonje mrekulli gje qe ska per te ndodhur kurre.Na mbete ti mbajme ne kurriz keta njerez ordiner,kete fat kemi dhe keta meritojme.

  28. Ordak Minga says:

    Mendoj qe jemi te gjithe viktima dhe do vazhdojme te jemi viktima persa kohe qe nuk reagojme,per sa kohe qe vetem flasim neper tavolina dhe jemi te gjithe kundra por nuk bashkohemi.
    Ato pese burra qe u vrane sot ata jane simbol per ne te cilet jemi te vrare per se gjalli do na mallkojne brezat dhe do qeshin me ne cfare brezi kemi qene as andej as kendej.

  29. Leone-53 says:

    Formalisht ky gjyq mund te ‘mbyllet’ pa te denuar por ne realitet ai e ka nje ‘te denudar’ qe quhet Sali Berisha, shkaktari nr.1 i gjithckaje negative qe ndodh ne ate vend aty qe quhet Shqiperi! Por nuk duhet te harrojme ne shqiptaret se ate qe ‘mbjell’ qysh prej 20 vjetesh ky njeri, duke shkaterruar endren tone per ndertimin e nje shteti demokratik ne vendin tone, do ta ‘korri’ nje dite ai dhe vetem ai!

  30. bekti says:

    Eh as i pari as i fundit
    sa te tjere do jene keshtu
    se ne der te gjykatave
    vetem i drejti rriet me dru
    Pa ky Meta, ky duar lehta
    as cenohet ndonje cik
    e di mire akrobacine
    dhe kur thesarit i tha ik

    Kish me vjedhje, kish me me hall
    doli thesari ne mehall
    pa i veshen dhe kostum
    dhe i than vetes lum si lum

    Ndaj nuk di Mero ckerkon
    ne Gjykate pse beson
    do shpetoj dhe kete radhe
    Per marifete Meta eshte dore e pare

    Dhe me i madhi marifetci
    eshte ai qe e mban ne gji
    Eshte Saliu yne hero
    ben si di e ben si do

    dhe Meta thote kete radhe
    vidh e vidh pa kandar
    mbushi xhepat mrekulli
    Hajduteve su ben gje njeri

  31. derma says:

    si te mos e mbylle gjykata…te marresh nga 1MILJON dollare per koke nuk eshte pak.se neser e dine qe do ikin per lesh,,,keshtu marrin cte marrin tani ne dinastine e sali sales.

  32. LUAN says:

    Ka disa syresh qe mbrojne ate qe s’mbrohet dot .Si mund te mbrosh Shkelzenin kur vete biznesmeni amerikan thote me figure dhe ze : qe te kalosh neper ministri duhet te kalosh me pare nga Shkelzeni .Si mund te mbrosh nje mafioz si META ,kur shikon vilat dhe pasurite e tij perrallore ? Si mund te mbrosh drejtesine qe vec kete mision nuk kryen ? Me siguri je ose budalla ,ose idiot ,ose matrapaz ,ose mafioz po si META ,SHKELZENI dhe lukunia e tyre .

  33. fatosi says:

    O MERO E DI TI SE NE SHQIPERI DO TE KETE DREJTESI NDONJEHERE SA TE JENE LESHPARAELT NE DREJTESI NE PARLAMENT QEVERI APO EDHE NE MEDIA ISMAILIAEN CILIANE DHE 55 KURRE.PRANDAJ DUHET TE PERMBYSET PO KUSH?????????!!!!!

  34. Albion Kristo says:

    Shume mire e keni se ju gazetaret nuk jeni marre asnjehere me drejtesine dhe me gjyqtaret, por vetme me ministrat. U vendos Shpresa Beqa ne krye te gjykates se Larte nje injorante dhe mori edhe votat e opozites ne parlament. Ajo eshte vendosur aty vetem per te zbatuar urdherat e pushtetareve, pasi ajo nuk asnje lidhje me postin qe mban, pasi edhe vete ajo e di se ka nje vend te pa merituar. Nderkohe qe ze e mburret se pinjollja e Shpreses(fshatare nga Kalimashi i Kukesit) e meritueka te jete ne ambasade ne Viene. Tani degjoni pordhet e kolegjit dhe te Shpreses dhe te vete Saliut i cili flet ne emer te institucioneve te pavarura dhe mire tju behet se ne Shqiperi nuk ka as opozite as media dhe kete e tregoi edhe ngjarja e Brrukselit me Haxhinaston kur mediat heshten.

  35. irma tirane says:

    Spo vlen me as ai proverbi kinez”fol fol se dicka do te mbetet”,keta hajdutet tane bejne perjashtim nga cdo rregulll e percaktim.U bene 2 vjet nga zgjedhjet e 2009 qe populli opozitar ben revolta, mitingje demostrata vritet dhe perdhoset, por qeveritaret tane cdo dite e me teper behen me arrogante, dhe bejne njemije e nje marifete per ti zgjatur jeten kesaj qeverie nga me te ndyrat ne europe.Nje k\ minister qe thote se ka arritur fitoren me te madhe ne zgjedhje si 20 vjet me pare, por nuk thote se kete ” fitore leshi” e arriti duke vene nen thunder KQZ , K,Zgj dhe nderkombetaret.
    Ti z.Baze shkruan poshterimi i viktimave, po a ka poshterim me te madh se ky qe na behet cdo dite ne te gjalleve nga pushtetaret tane,nga drejtesia,nga prokuroria, nga cdo qelize e ketij shteti te korruptuar dhe monstruoz.Ka ardhur koha qe vetem forca ti bej derman ketij vendi sepse as me vote dhe as me denoncim te perditshem te krimit qeveritar keta nuk shkulen nga pushteti.Ne nuk kemi shtet te se drejtes( derisa votat vidhen dhe vullneti yne percudnohet) prandaj nuk me vjen turp te them dhe pranoj qe revolta popullore eshte e vetmja rruge shpetimi.Aspirata jone per Shqiperine europiane nuk eshte ne axhenden e qeverise sone , dhe ndersa ne pritem 20 vjet se cdo te benin prinderit tane,ne nuk kemi me se cte presim per tu siguruar nje te ardhme me te mire e dinjitoze femijeve tane.
    .

  36. luis says:

    Po cprisni more popull te ndodh me shume,dilni e perleshuni me kete qeveri horrash,vriteni e digjni te gjalle keta maskarenj qe po tallen me nje popull te tere.O popull pa gjak si nuk u vjen turp qe beni sehir athua se ata jane dragonj,jo perkundrazi ata jane lepuj qe shfrytezojne dobesine tuaj.

  37. SAFETI says:

    I nderuar z.M.Baze me lejoni qe me kte koment t’imin jashte Teme-s hedhur per diskutim te beje nji kerkese Ty ,duke menduar se je nder te vetmit Drejtues Gazete qe ke guximin te ndermaresh nji Aksion ne interes te Opinionit Shqiptar qe do te thote ;

    Mos Ilustroni me ,kurre ,ju lutem cdo Lajme qe ka te beje me sali kriminelin .Pra shqip lajmi po Foto JO !
    Ky dot’ishte nji fillim ndoshta i nji bojkoti kuptimplote ne drejtim te largimit te ksaj bestie .Pershendetje.

  38. Lir Koka says:

    A eshte i pandehur Ilir Meta apo jo ?
    Nqs Drejtesia deshton ne ceshtjen Meta, perfundimisht bie sistemi gjyqesor.
    rrofte vetgjyqesia mbas kesaj.Gjykata mos beje Pordhe Proceduriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje