Të poshtëruar me korrektesë

26 Korrik 2011, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka poshtëruar politikisht themeluesit e Partisë Demokratike, të thirrur pas vitit 2005 për t’iu ribashkuar partisë së tij në emër të fitores në zgjedhje. Në votimin e fundit të komanduar në Këshillin Kombëtar të kësaj partie, u poshtëruan publikisht të gjithë të thirrurit për të ndryshuar imazhin e PD-së, por sidomos të Berishës si njeri që zboi gjithë bashkëpunëtorët e vet nga partia që bashkëthemeluan. Gjashtë vjet pasi ata iu bashkuan thirrjes së tij për tu rikthyer në PD, gjenden më larg se kurrë strukturave të saj, bile dhe të fyer nga klani familjar i Sali Berishës që ka pushtuar kryesinë e PD-së.

Tritan Shehu, Genc Pollo, Arben Imami, Ferdinand Xhaferri, Leonard Demi, Genc Ruli, dhe mbështetës të tyre në PD, tashmë nuk kanë asnjë shans të kenë të ardhme politike në PD. Duke i konsideruar të padobishëm për të ardhmen e tij politike dhe duke i zëvendësuar me koalicionin pragmatist të Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe partive të tjera aleate, Berisha praktikisht ka rifirmosur largimin e tyre nga PD-ja duke i provokuar në mungesën e moralit që ata kanë si individë politikë duke qenë se janë ende pjesë e qeverisë. Deri më dje shumë vetë besonin retorikën politike të Arben Imamit se ishte kthyer në partinë që kishte themeluar vetë dhe se do të kandidonte për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së pasi i interesonte karriera politike. Sot, kur ai për herë të dytë është sprapsur nga klani familjar i Berishës në PD, Arben Imami jo vetëm që nuk ndihet, por është gati të ripërdoret më keq se pas 21 janarit, tashmë për të justifikuar pushkatimin e tij politik në PD. Arsyeja e vetme është se ai nuk ka pasur qëllim karrierën në PD, por marrjen e një llokme nga pushteti i PD-së, të cilën Berisha nuk e kursen për të kompromentuar rivalët e vet. Imami, Pollo, Ruli dhe të tjerë janë duke soditur ndarjen e posteve në PD si ai qeni personazh në një fabul, ku me një kockë në gojë shikon gjithë zili hijen e saj në ujë, me ndryshimin që nuk e lëshon atë që ka në gojë për të kapur tjetrën. Me nga një kockë në gojë, që Berisha ua ka dhënë pasi i njeh sa vlejnë, ata heshtin tani për përjashtimin e tyre politik dhe poshtërimin publik që Berisha u bëri duke i zëvendësuar me shokët e Zenit dhe miqtë e Argitës. Nëse ata do të kishin qoftë dhe një fije integritet politik, duhet të reagonin jo vetëm për votimin skandaloz të komanduar, por mbi të gjitha për rregullat mbi të cilat duhet të bëhej ky votim. Të thirrurit në PD pas largimit dhe armiqësisë së tyre të gjatë me PD-në, nuk mund të integrohen në parti si anëtarë të thjeshtë të saj. Ata duhet të futeshin në garë me kuota duke respektuar identitetin e tyre, që i ofronin PD-së si ish fraksione të saj. Anëtarët e Këshillit Kombëtar duhet të votonin preferencën e tyre për kuotat që Berisha duhet tu jepte të rikthyerve në PD dhe jo të tallej me ata ashtu siç u tall duke i përdorur për të ardhur në pushtet, duke u mbyllur gojën me nga një kockë dhe tashmë duke i mbajtur peng në një afat të pacaktuar pikërisht me postin dhe frikën për përjashtim nga lista e ardhshme. Pollo, Imami, Xhaferi, etj, të cilët i bënin karshillëk Berishës për çdo gjest të tij, tani që ai ua ka kthyer kusurin me një gjest tepër poshtërues, nuk kanë fuqi as të komentojnë eliminimin polik të tyre.

Pas kësaj do të jetë qesharake të dëgjojmë sërish nga këta se janë kthyer në PD për vlera politike që kanë, apo për historinë e tyre. Tani ata shihet qartë se janë kthyer në PD thjesht se duan një kockë, të cilën Berisha nuk ua ka kursyer. Me këtë ata kompletojnë CV e tyre politike, herë duke qenë ministra të Berishës, herë të së majtës, dhe dalin nga politika si njerëz që ia panë hairin pazareve për pushtet, por jo ideve të tyre politike apo identitetit të tyre politik. Arben Imami për shembull mund të mburret se ja doli të ishte dy herë ministër i socialistëve dhe dy herë i Berishës, Pollo ja vlen të mburret se i shërbeu luftës kundër opozitës dhjetë vite më parë dhe po i shërben pazareve të Berishës për çështje delikate siç është feja, kombësia apo çështjet etnike, Shehu do mbahet mend që u ka shërbyer gjithë qeverive, Ruli që ka fituar në gjithë qeveritë e kështu me radhë. Por askush prej tyre nuk ka më asnjë bazë morale të flasë për personalitet politik. Hakmarrja e Berishës ndaj tyre është bërë e plotë. I kishte, i zboi, i duroi në opozitë kur ja përdori kundërshtari, i thirri, i vuri në rresht, u futi nga një kockë në gojë dhe tani nuk flasin dot edhe pse ai po i zbon në rrugë të madhe, duke i zëvendësuar me atë që i gjen toka Zenit, me atë që ja regjistron, me atë që i jep tendera shokëve të Zenit, e kështu me radhë. Edhe pse e drejta është në anën e tyre të reagojnë, edhe pse ata kanë sot shumë më tepër arsye të jenë kundër Berishës se sa kishin atëherë kur dolën, fakti që nuk flasin për shkak të kockave që mbajnë në gojë, tregon se asnjëherë nuk kanë qenë parimorë kur kanë dalë kundër tij. Edhe atëherë kur dukej sikur kishin të drejtë. Dikush u ka dhënë dhe atëherë një kockë ndaj kanë lehur. Ndaj poshtërimi i tyre duket korrekt.

 

59 komente në “Të poshtëruar me korrektesë”

  1. Besa,Edmonton says:

    E miratoj plotesisht shkrimin.Keta jane plehrat e plotikes shqiptare,gjithashtu hajdute ordinere te djerses se shqipetareve.Nuk kam koment tjeter.

    1. Ermiri, USA says:

      Besa, une them qe edhe Nanoja duhet ti shtoheshe listes se Imamve, Pollove dhe Dritan-ve, madje dhe Ben Blushi, Arben Malaj dhe me i pafytyri, gomari i Skraparit, Ilir Meta. Me batakciu, me ndyresira, me plehra, dhe me felliqesira eshte Fatos Nano.

      1. Fatmir says:

        Njerri,me hajdut nga tjetri. Sot, duke shkuar per ne pune, po bisedoja me nje shqiptare ne urban, per politikanet tane. Pa u zgjatur shume, ai njihte nje nga shoferet e politikaneve. Me thote: Ai eshte bere bos, vetem nga pazaret me tokat, e shume menyra te tjera, si ndermjetes. Nuk pyet per lek, femijet ne shkolla private, vila, makina luksi etj, kurse une sot, sa mbarova pune ne hotel, duke lare pjatat, e une i theme, shkoj e punoj infermier, bej turne nate me pleqte e Italise. Nje shofer i politikaneve eshte Bos, imagjino politikanet, jane Super Bosa, e per ta mbyllur, jane Super hajduta,etj. Kush, nga ata mendon per popullin!!! Asnje, Asnje, Asnje,………..

        1. Sociologu says:

          Kjo eshte jeta ne vende pa ligje e norma morale! Po te kishe ndenjur ne Albania, mund te ishe shofer i lumtur edhe ti! Mos ua ki zili! e drejta vonon po nuk harron! fakti se ne shqiperi ka mijera njerez qe mbajne nganje KOCKE ne goje, si puna e byth(sa)hanlepiresve, tregon pse nuk NGRIHEN NJEREZIT ATJE…

          1. Fatmir says:

            @Sociologu; Ne Shqiperi, nuk ngrihen njerrezit, sepse u ka dhene ndonje (kocke) vende pune, ne administraten shteterore, por keta jane peshqit e vegjel, ka te tjere, qe u ka dhene toka pa funde, kane blere ndermarjet shteteore per 2 lek, ata qe merren me biznese te medha, kane mbeshtetje nga larte, e te gjithe keta, nuk kane pse te bejne zhurme. mbi 1 milion Shqiptare jane ne emigrim, me problemet e tyre, qytetet Shqiptare, jane mbushur me fshatare, e hajde te gjesh muhabetin me keta, po te kthehem tek votat, u japin ca rrenje ullinj, portokalle e limona, e per ta, je me i miri, Per ta mbyllur, nje komente nga nje vella shqiptar, e lexova sot, nga Shekulli; ”Saliu i ka hyre detit ne kembe me druret frutore dhe ullinje!Kete kerkonte si kam lexuar Krushovi,bile pervec ullirit ai donte edhe plepa per industrine e tij te drurit!Edhe Zogu donte ullinje gjer ne lartesite 1500 meter por si Zogu,si Saliu nuk jane nga vendi i ullinjve dhe nuk dine c’kane folur!Ulliri do vetem vijen bregdetare gjer ne 5 km vije ajrore te prodhoje mire vit per vit!Kjo vije pothuaj ekziston sepse e kuptoi i pari Skenderbeu qe ne martesen e tij ne Berat mbolli ullinje qe koha e Sales i preu dhe dogji!Skenderbeu nuk tha kurre te mbjellim ullinje ne Tropoje dhe aty edhe portokalle e limona ne Puke e Kukes si mendon Sala qe te plotsohet 20 milionshi!Musolini ne ditarin e tij thote qarte se me agrume,ullinje e portokalle,nuk ka te ardhme ky vend qe Zogu e ka lene ne varferi te tmerrshme!Ky vend ka nafte,krom,qymyr,hekur,ar etj ndaj perparon shpejte duke zhvilluar industrine prodhuese qe ne duhet ta bejme ketu ne Itali,sepse do fitojme duke shitur aluminin e Kosoves Frances,Gjermanise,kromin Anglise etj…Zogu me ullinjte,portokallet apo geshtenjat,do ta mbaje kete popull nen sundim jashte civilizimit dhe perparimet qe nuk vjen nga bujqesia e pemtaria,por nga industria minerare,nafta,floriri,alumini!Dhe ky fashist pushtoi Shqiperine,Jo per kater gure nen diell,si e kundershtoi mbreti i tij V.Emanueli,por se shihte qarte se resyrset e Shqiperise pasuronin shume mire edhe Italine!Disa pjese te ditarit te tij i botoi me 3 korrik te perkthyera edhe gazeta e nderuar Telegraf,por jo te gjitha!Mediu ka te drejte te kundershtoje mediokritetin e Saliut dhe kritika ne kete rast e Sales eshte njelloj si e Zogut qe donte plantacione me ullinje ne malet e Librazhdit,ne Gur te Kuq,kur Guri i Kuq nen toke kishte miloarda!Sala me programin deshtues te Ullirit,agrumeve ben te njejten gje si Zogu me qellimin qe ta ktheje vendin ne Republike te Bananeve(Ullirit).Te pakten kunder Ullirit kudo pervec Skenderbeut ishte edhe Musolini!Shqiperia eshte vend i mbrekullive nentokesore me qeveritare idjote ne siperfaqe!

      2. Besa,Edmonton says:

        Plotesisht e vertete .Ngjarjet deri tani kane vertetuar se per interesa personale grupi Nanos kane shitur shpirtin tek djalli.Mallkimi i socialiste do t’i ndjeke edhe pertej vdekjes.

        1. raimondi says:

          Ata qe Sala i ka hequr Imami,Pollo Xhaferaj ,jane te gjithe spiune te deklaruar te grekut

          ——–Dhe Sala pasi i perdori ata sa per te regulluar imazhin e tij tek Greqia, tani i ndoqi
          ,Dhe tani i ka ne morse ,spe ua ka regjistruar lidhjet qe ata kane me grekun
          dhe po qe se ata hapin gojen kunder Sales ,Sala i diskretiton —-

          ———–Ndaj atyre Sala ua ka futur shume bukur qe i mban larg PD-se
          –Bravo i qofte !

          1. tg usa says:

            dhe te mendosh qe vetem pollo eshte kaur i derrit spiun i grekut te tjeret xhaferi ruli,imami, tritani jane turq te gjizes

        2. Fatmir says:

          Amin! Ashtu u befte.

          1. Vlora says:

            me nga nje kocke ne goje eshte shume, po…..me nga nje presh ne byth,,,,, thuaj me mire

      3. hasan says:

        Nuk jam dakord me mendimin e Ermirit qe me i ndyri eshte Nano.Sipas meje nga ky grup me i zgjuari eshte Nano ;pastaj ata te tjeret jane per te lidhur nre Grazhdin e gomarit…

  2. Albogentivlora says:

    Shkrim i goditur Mero. SI gjithmone nuk zhgenjen. Por ke harruar pa permendur Xhozefen. Ajo sikur lakmonte se do behej numri 1 ne PD pas Saliut. Pse nuk i fute dhe nja dy rreshta per kete?
    Pd-ja eshte thjesht nje organizate e drejtuar nga Saliu me moton ” bej si them une dhe mos kundershto!”
    Saliu mire ua ben. Paska qene esnaf i madh. Keta nuk kane as guximin te thone ndonje gje se i nis ne gjueti ai. Dhe ne gjueti c’do gje mund te ndodhi.

  3. 2011 says:

    Te lumte dora e arte per kete analize te hollesishme qw ke bere o Mero.

  4. Dialektika says:

    Z. Mero ju uroj shendet epune te mbare ! Je i pakrahasueshem. Ndjej kenaqesi sa here qe lexoj analizat e thella, te kuptueshme dhe te verteta qe ju trajtoni. Zeri juaj i guximshem eshte radiografia e regjimit mafioz berishian. Sa vjen e po behet me e qarte se Sali Berisha nuk eshte me kryeminister i qeverise se popullit shqipetar por kryeminister i bandave dhe i cubave me te cilet ka paralizuar trurin e shendoshe intelektual te vendit. Jeni shume i nevojshem per kete periudhe te erret qe po kalon Shqiperia ndaj ruaje veten nga pabesia e ketij mafiozi qe njeh vetem ligjin e xhungles te majes se malit. Ndryshe ai s’do te mund te mbaj dot kete pushtet ilegjitim.

  5. +10 says:

    Nuk behet muti pilaf o Mero Baze, keta jane sherbetore te te gjithe zoterinjve, servila te lindur pa identitet.

  6. ABC says:

    O mero dakort jam me ty ne parim. Vetem ke “gabuar” per ate qe u ka dhene ne goje. Fillon me k por nuk eshte kocke. Eshte nje gje qe e kane ne goje dhe e lepijne Imami, Ruli, Shehu, Xhaferi, dhe qe fillon me K….. Cfare eshte?

    1. 21Janari says:

      Mos eshte gje Kanabis?

    2. Census says:

      Me mire shkon me L…:)

  7. dane dyfeku says:

    Ah re Mero,thuaje me fshace; u ka futur jo vetem kocke ne goje,por dhe ate mikun ne vendin e lige,dhe ju vine mire. Pershendetje.

  8. sa mire says:

    ate Ke madhe ata e meritojne.te poshteruar,te q…….ne prapanice nga vucidoli dhe prape jane me te.njerez pa shtylle kurizore .turp zaberhanet e dreqit.

  9. albani says:

    Z. Baze! Nuk do te jene larg ato dite, kur keta karrigethyer (Pollo, Imami, Ceka, Collaku, Demetja, Shehu, Mustafaj, Topalli dhe shume e shume te tjere) te fillojne te shkruajne ne shtypin shqiptar dhe te krekosen neper televizione (dhe kjo vetem atehere kur te jene siguaruar mire se Sali Berisha ka vdekur, ketu do t’u duhet te presin 40 dite per te pare se Saliu ka vdekur me te vertete, se ai edhe i vdekur te kalle daten dhe te bene gjemen): Une, Neritan Ceka opozitar i Sali Berishes dhe keshilltar i tij (shkruar nga Neritan Ceka): Une dhe Sali Berisha ne vitet 1996-1997 (shkruar nga Tritan Shehu); Une Kreshnik Collaku si spiun ne Partine e Genc Pollos (shkruar nga Kreshnik Collaku); Sali Berisha dhe ngjarjet e 1997 (shkruar nga Arben Imami), Une opozitari i flakte kunder Berishes (shkruar nga Besnik Mustafaj); Une dhe Shoku Sali Berisha (shkruar nga Jozefina Topalli), etj., etj. Po me pas nuk do te mungojne analistet e oborrit, Artur Zheji, Henri Bytheceluri, Artan Zvaranik Hoxha, dhe i peshtiri dhe i neveritshmi Frok Cupi. Te gjithe keta do te fillojne te shkruajne kujtimet e tyre: Ne dhe Sali Berisha, etj., etj.,
    Keta te mjere nuk kuptojne nje gje, qe Sali Berisha e di shume mire: Spiunimin e duan te gjithe, por spiunin e urrejne! Dhe Saliu, kete eshte duke bere, po i asgjeson te gjithe me radhe, nje e nga nje, sepse keta sic kane spiunuar te tjeret, neser mund te spiunojne edhe sali Berishen, dhe keta dine shume gjera te cilat e demtojne shume Z. Kryeminister,qe Zoti e ruajte!

    1. tg usa says:

      ke haruar edmond topjen ,artur zhejin.

  10. Xha Jaho says:

    Trimat e xha Jahos.

  11. nastradini says:

    Leri more zoti Baze VAMIRET e Sali DEMONIT, se jane me kohe te infektuar dhe nuk dine tjeter vetem te mbajne kocken dhe te pine gjak shqiptari. Dhe t’i bejne zullumet e tyre ne terrin e nates. Sic bene kur vodhen shqiptaret me Piramidat financiare te Bodes dhe lane pas me mijera te vrare e shkaterruan shtetin ne vitin 97. Sic vodhen si te papare me rrugen Durres-Kukes. Sic bene me vjedhjen e armatimit te Ushtrise Shqiptare te Bamir Topit. Sic bene me vrasjen masive ne Gerdec. Sic vrane edhe Ramzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken dhe me pas ne 21 janar protestuesit ne bulevard. Por edhe sic vodhen votat per Bashkine e Tiranes. Si magjype ne mes te dites. Ku ishin keta “burrece shteti” me fytyre VAMPIRI? Prandaj leri keta sherbetore te mafies me pushtet. Dhe mos i kendo elegji mortore si kukumjacke pylli, se kete fat e kane zgjedhur vete me deshire te madhe. Dhe ne vite nuk bene gek fare per zullumet qe shkaktoi Sali DEMONI ne te dy Mbreterite e tij te se KEQES. Me mire o gazetari Baze te investigosh opoziten dhe nderkombetaret se VAMPIRET e Saliut e kane paracaktuar vete fatin e tyre. Fillo me Wolfarth-OSBE-ne. Qe pasi mori shukun e lekeve nga Jozefina u be si qenushi i Saliu dhe i shkoi goja vesh me vesh nga gezimi kur urroi Lulu Bashen ne postin e tij te ri. Bashke me disa ambasadore te tjere qe e kishin vulosur me pare HAJNINE ne Shqiperi me thirrjet e tyre per te vendimit te gjykatave. Me mire zoti Baze te investigosh kockat qe u ka hedhur Saliu ketyre “qenusheve” nderkombetare. Qe te lehin dite e nate ne favor te DEMONIT shqiptar. Pasi te mbarosh me keta “qenushe” fillo dhe trajto edhe opoziten shqiptare. Qe sic nuk u ndje per Remzi Hoxhen, Gerdecin, Kosta Trebicken tani i ka braktisur votuesit qe sic shprehet edhe Kryetari Edi Rama: “Sepse nuk do t’i veje flaken vendit!” Shprehje patriotike me shume filologjike se politike. Pa permbajtje si pufke sheqeri. Nderkohe qe njehere vatanit flaken ja vuri Sali Zjarrhedhesi ne 97-n dhe opozita e fali per kete krim makaber. Ne 98-n Sali Flakevenesi per pak sa nuk ja vuri zjerrin per here te dyte vatanit dhe prape i shpetoi Drejtesise fale bujarise te opozites. Tani, me vjedhjen e votave per Bashkine e Tiranes dhe me drejtimin mafiozo-komunist te shtetit Shqiperia po nxjerr tym nga te gjitha anet. Nuk dihet se kur do te shpertheje flaka per here te trete. Do Zoti te jete hera e TRETE-E VERTETE per Saliun, nderkombetaret dhe opoziten pa mish shqiptare.

  12. loni says:

    ti mero baze shume bukur e ke lidhur kete shkrim,,por ke harruar se kur keta zagare te largohen nga partia demokratike,,ata do te hidhen perseri tek partia socialiste,,se nuk eshte parti me e mire ajo,paska qe une jam socialiste,,edhe ata legena jana sepse mbas vitit 1997 ata i mbajten frymen gjalle ne politike ketyre zagareve qe lehin sote per sali berishen dhe qe nuk kane me vlere,,ishin po socialistet,,qe i mbrojten dhe i bene ministra,,prandaj edhe socialistet me kurva jane se demokratet,,nuk e shikon edi ramen aqe flene ne kembe,,i moren postin dhe ai rri ne gjume,,kam frike se ne vitin 2013 ai do behet zevendeskryeministri i sali berishes,,eshte me se e sigurte,,te gjithe jane zagare,,prandaj zoti mero nuk mund te gjeshe fundin e ketyre zagareve kurre

  13. Luli says:

    Shume qarte, Mero!
    Mendoj se keta zoterinjte e lartpermendur, jane te perlyer deri ne gryke.
    Shohin, mendojne dhe ziejne perbrenda tyre, po s’kane c’bejne.
    Urrehen midis tyre, por prap s’kane c’bejne.
    Per sa kohe zoti Hitler, eshte mbi kokat e tyre, ata, vetem kercasin dhembet nga marazi.
    Qe te jene burra e te dalin haptas?
    Dyshoj!
    Jane pa kurajo!
    Te shohim!
    Koha ecen!

  14. leonard troka says:

    jane te dhjere por te pasur ama.

    1. 21Janari says:

      Atij qe eshte trokë, gjithe te tjeret i duken te pasur…

  15. Search38 says:

    Te kishte poshteruar vetem keta, LAPANJOZET E PD, do ishte shume mire, po e keqja eshte na ka poshteruar te gjitheve, dhe po na poshteron cdo dite e me shume, dhe kur te poshteron nje KAFSHE ME DY SY, si puna e SHTAZES, te vjene te pellcasesh nga inati, po nuk kemi cfare te bejme, se populli i ALBANISTANIT NUK ESHTE ZGJUAR AKOMA!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. marko marini says:

    Rezonance politike,me qarte dhe me sakte ska ku vete.Eshte tepruar pak me kocken ne goje sepse here here Ai,ua ka fut dhe pas por Genci,Tritani,Imami jane mesuar….

  17. lilolabja says:

    Z.Mero ne skanjer ua ke kaluar gjithe jeten politike ketyre banditeve qe skane asnje lidje me politike ,keta jane thjesht hajdut me kollare .Per fat te keq kemi shume si keta ne politike ,por populli do ju pergjigjet ketyre ashtu si ju pergjigje ne Lushnje Tritan Sheheut .

  18. karaduzi says:

    Saliu per here te pare ka vepruar drejte,fati i te perdorurve eshte nje mesim i mire ,ndoshta ne te ardhemen politikanet do mendohen mire perpara se te shiten e te blihen.Pastrimi i politikes shqiptare duhet te filloje pikerisht me keta pelivane pa shtylle kurrizore por dhe nga pseudoanalistet e peshtire te tipit fevzo qe i thone te bardhes te zeze.

  19. emil says:

    Shume mire tja u beje Sala i perdori si kurva e hodhi si plera qe jane .

  20. ny boy says:

    Keto KURVA ,vetem politikane nuk jane.As atdhetare kurvat smundem te jene.Ato Jane ” JASHTEQITJA E KOMBIT”.Vetem te pa moralet,si Frrok Cupi mirditori pa bes dhe pa Zot,spiuni I cdo rregjimi ,pa nder personal Mashkulli(se burre seshte ai)njeriu qe Berisha e Shkerdheu,e perseri I lepihet.Neritan Ceka thijoshi qe ha mutin e Saliut,vlonjati IMAMI,qe shburrnoi nje Jug te tere.Kurva Jozefine qe uli vlerat e Shkodres dhe qytetrimit,e shume e shume te tjere merren me Bastardhin Berisha,qe se do as Tropoja sepse e dine mire car pjelle eshte ai.Ai nuk eshte Sali Berisha,ai eshte VICI DOLI,dhe tank shkerdhen kopen si djali I tij kushuriren e vet,u Ben moralin te tjereve.Turp per te gjithe ato Shqiptare qe merren me keto bastarde,te Majte apo te Djathte.

  21. MEMEDHETARI says:

    T`u lumte pena dhe mendja,Mero !!!
    Ama titulli do ishte me i bukur “ZAGARET”…

  22. LORA says:

    I gjithe arsyetimi i shtruar nga z.Baze niset nga hici sepse nderi ,zotesia dhe shtet-mbaresia nuk kane qene asnjehere familjare per PD-ne,qysh ne themelimin e saj.E kunderta, vetposhterimi dhe inkriminimi e kusaria kane qene kriteret historike te berjes karriere ne ate bande,anetare korrekte te se ciles jane edhe zgjyrat qe permend Mero me siper.Problemi yne eshte ndarja emergjente me kete histori krimi kombetar te bandes PD e kryebanditit te saj.Kjo duhet te jete lajmotivi i cdo dite ne jeten e shqiptareve qe rrojne me djersen e tyre.

    1. preng sherri says:

      Shume e drejte Lora,por dhe partia tjeter aty eshte,ne te njejtin nivel.

  23. Ilir Berisha says:

    Z.Mero ! Jam plotesisht dakort me komentin qe ju ben ketyre langojve te pushkatuar politike nga Berisha ,ketyre qe ne i quajme andej nga Vlora ” legena materniteti” qe per pak pushtet dhe interesa te tyre jane gati tja mbajne ne goje dhe te lepijne ate K…..e (sipas ABC) Berishes gjithe diten e naten.Mund te permendje pak dhe zonjezen e Shkodres Xhozi qe dhe ajo nuk ndryshon shume nga kjo kategori.Megjithe sa thashe Z. Mero pres qe analizat ti besh ne te dy anet , me duket se gjate 24 oreve nje seance per K …. e Berishes e ka dhe Rama ,i cili nqs nuk ka B… ta drejtoje opoziten le te largohet dhe te vazhdoje rradhen me te siperpermandurit.Lirija dhe demokracija nuk jane vetem te lehurit poshte e perpjete neper mitingje,gazeta dhe ekrane tv .Ka ardhur koha qe Shqiptaret te fitojne lirine e vertete ,por jo me keto kategori lideresh ne te dy krahet,pushtet dhe opozite

    1. Fatmir says:

      Eshte kjo kategori politikanesh, nga te dyja palet, qe e ka lene Shqiperine, ne varferi totale, pa zhvillim ekonomik, pa rende, pa prokurori dhe sa here qe del Sala, e flet per turizmin, qesh me lote, e nuk shikon psikopati, qe mbeturinat i ka kudo, pa rruge, pa drita, pa uje, njerrez kafshe, qe shesin kafshe ne ane te rruges, ushqimet sheshit,etj. le ata te tjeret, qe shesin me karroca, pula, qofte, salçiçe, etj. Se ku i gjejne! kush i kontrollon! Nuk do t’ia dije njerri. Shqiperia eshte katandisur, me keq se ndonje fshat ne Afrike, e vetem per fajin e ketyre legenave, e indiferences popullore.

  24. star says:

    Z. Mero Baze gazetari numer nje ne Shqiperi. Shume i mprehte dhe i sakte ne pasqyrimin e fenomeneve te ndryshme ne vend.

  25. Mali63 says:

    Zoti Mero ,si nje gazetar shume i afte qe jeni te pershendes.Sala e ka mbajtur ne te gjitha qeverit Rulin me qellim qe fytyra e tijete ndrishoje por Majmun se Majmun mbeti,Dritan Shehut qe kur i futen prasin ne B.eshte bere si Bordha e Haxhinastos ne BE.Kurse Genc Pollo si tradhetare i shqiperise qe kure fletei bene zeri si ajo miza ne qyp ,nga keto hora presim te regullojne Shqiperine.

  26. Census says:

    Falemnderime te shumta dhe te sinqerta per Ju Z. Mero Baze. Analist dhe gazetar i persosur. E kam shkrojtur dhe here te tjera por prap do e perseris. Ju lexojme me shume interes. Falemnderit!!!!

  27. Lir Koka says:

    O Mero me korekt do te ishte.
    Pune bastardesh, gjelle qensh.

  28. Savo Dukati! says:

    Qëndroj në komente vetëm se më imponon patriotizmi i Mero Bazes dhe jo për sahan lëpirësit që drejtojnë opozitën të cilët shkelën rëndë angazhimet para popullit, i cili i mori pasë.

    1. anticensurë says:

      savo për një pjesë jam dakord me ty!jo vetëm që nuk rrihet për sahan lëpirësit e opozitës por dhe duhen kritikuar dhe po qe neveoja luftuar!kurse për “patriotizmin e meros”unë them se do të ishte më mirë të përshkruhej si “retorizmin e meros”!këto kohët e fundit analizat e tij janë vetëm retorikë dhe asgjë më tepër!
      savo ne nuk na duhet retorika!pasi të kemi mbaruar punë me berishën dhe të kemi vendosur demokracinë kemi kohë për fjalë të bukura dhe të stërholluara!
      përshëndetje

  29. Pal GJoni says:

    Po Sala gjithmon çobani zagarve ka qéné…

  30. Sociologu says:

    Mero, po si do na veje halli edhe neve? Ka me mijera qe e kane zene gojen me nganje kocke te vogel apo te. Madhe. ndaj s’tundet njeri nga mjerimi shpirtero qe i ka pllakosur!!!

  31. vlora 1 says:

    Sa me ben per te qeshur ai Imami kur ben seriozin hahaha mundohet te aktroje megjithese aktor muti ka qene qe atehere.Gjenerali i 97.
    Xhaferi me ben skifo…se si flet ai jo e natyrshme me duket per burrat.Eshte ai ministri qe kish filluar bisedimet per kthimin e eshtrave te Ismail Qemalit nga Italia hahahaha legen i cpuar eshte.
    O Sali te hengert mortja ty dhe keta te dy qe thone se jane patriotet e mi.Jeni te tre nga Vicidoli

  32. deshnica says:

    mire o mero mire ,por eshte puna se keta plera do na qeverrisin edhe shum kohe ,kur nuk ka opozite…

  33. Viola says:

    Pash zotin o Mero,Ju vertete keni mendime se mund te kete ndonje politikan qe nuk e kerkon dhe vjen ne pushtet per te vjedhur?E keqja e ketyre mendereve qe hiqen si shqiptare eshte se poshterohen e fyhen nga zoterit e tyre Berisha,Nano Meta dhe serisht vazhdojne lepirjen .Nuk kane lyre,ne shtepite e tyre hapet dhe mbyllet dita me fjalen cfare fituam sot.Per mejranin popull nuk e con kush mendjen.

  34. anticensurë says:

    mero kujton se i interesojnë shqiptarit të thjeshtë,makinacionet e berishës në gjirin e partisë së tij personale?
    jo mor mero jo!
    shqipua e ka parë se kush është berisha,në periudhën e parë ’92-’97!
    dikush u gënjye prej “ndryshimit të tij” në ’05ën,përveç manipulimit të votës dhe ndihmës që i dha tos pianeci e ilir derri,dhe e votoi!më pas të gjithë e kuptuan gabimin!si popull dhe politikanët që e mbështetën atë!sot është e pa mundur ta heqësh nga vëndi që ka ozurpuar duke bërë analiza të holla të veprimeve të tij brënda ose jashtë partisë së tij!
    berisha është i njëjtë si me shqipërinë ashtu dhe me partinë!
    QË TË DYJA JANË PRONË E TIJ!hec e mbushja mëndjen!ai është GJELI o mero!fol sa të duash ti që nuk je/jemi kokrra misri,ai do të na hajë!me rradhë të gjithëve!siç hëngri të gjithë të vetët dhe shumë nga ata që ishin “tanët”!
    për të vetmen arsye!
    sepse ne në vënd të merremi direkt me gjelin,përpiqemi ti mbushim mëndjen!
    kështu dhe ti në vënd që të flasësh për problemet reale që na pengojnë për të rrëzuar këtë berish gjel diktator,ti vazhdon e flet se si duhet të vepronte berisha me mbështetësit e tij në shkatërrimin e shqipërisë në ’97ën!se si vepron ai me limonat e shtrydhur!
    lëre o mero merru me intervistat e RAMËS e RUÇIT,merru me TELEFONATËN E DRITËRO AGOLLIT,merru me mbështetësit e rinj të berishës!me ISLAMIN,MALAJN,BLUSHIN etij etj!këtu po munde na trego, ne profanëve të politikës, ku qëndron problemi!
    mua për vete më duket një “dejavu”!është e njëjta gjë që ka ndodhur 78 vjet më parë,kur një pjesë e shqiptarëve për të “luftuar komunizmin” u bashkuan me nazi-fashizmin!kur shqiptarë si atëherë dhe sot “për të lënë nënën pa burrë përpiqen të vrasin babanë”!
    këto na duhen o mero!
    nuk i di shkaqet që të pengojnë të bësh një gjë të tillë por do të thosha që të merrje shëmbull nga një çunak,pa dashur të ul vlerat e tij,me pseudonimin “Labi Vlore”!
    LËVIZ DHE TI O MERO se na merove me këto analiza për analiza!
    NGADAL NGADAL PO KALON NË RETORIKË TË THJESHTË mero!

  35. Asita says:

    E kaluara per shumekend,harrohet,nga ai vete.Mos harro,te lutem,Mero,se aksesi qe ke pasur te Berisha,lakmohet shume sot.Pakkush,thone e ka arritur zenitin tend ne mardhenie me pushtetin.Pse ua mohon te tjereve te bejne politike,ne mos per shtet,per vehte.Po nuk pate te hash,te mbash familjen,nuk te mban as shoqeria.Njeriu,cilidoqofte,eshte ne mbijetese gjate gjithe jetes.Edhe ata qe ngjisin lart shkallet e pushtetit,me merite ose jo,harrojne nga kane ardhur,kujtojne se ajo lartesi eshte pikerisht kuota ku mushkerite e tyre duhet te thithin ajrin e pushtetit.Prandaj behen njesh me te dhe fillojne perpjekjet per te perforcuar themelin.Ca ne vend qe ta forcojne e demtojne nga aliazhet qe perdorin dhe ne furtunen e pare ,ndjejne qe bien me gjithe shtylle.Keta qe permend kane kapur nje maje,perpiqen te jene te nevojshem e te domosdoshem,por kete e vendos koha,njerzit perreth,pse jo konjukturat.Cdo gje duhet pare dhe trajtuar si per vehte,per te mos gabuar.Shumkush ta kishte zili zenitin tend.Na shpjego njehere ,pse re nga fiku,qe te bejme ndonje hamendje dhe per keta qe permend me lart.Mua me duket se po i qan hallin kaloresit se po i varen kembet.

  36. Fatmir says:

    Opozita duhet të vijojë vetëm rrugën e forcës, në të kundërt “gjithë rrugët e tjera janë sorollatje nëpër kallamishte”. Nëse ne shqiptarët do jemi të aftë ta rrëzojmë uzurpatorin, do meritojmë vendin tonë në këtë kohë. Nëse jo; do të jemi jashtë kohës. Fjalët e tjera janë të tepërta.

  37. baro çorrogjafi says:

    TANI SALIU I KA NE DORE TE GJITHE KETA EMRA ,QE TE VJEN NDOT T’I ZESH NE GOJE.u HODHI NDONJE KOCKE , E LEPINE,E LEPINE DHE TANI JA U KA ZENE KOKEN ME DERE, .TASHME IU THOTE: – PIRDHUNI !tANI KAM TE TJERE QE I SHERBEJNE ME MIRE FAMILJES SIME.

  38. luis says:

    Plotesisht i sakte dhe komenti i Lora,partia demokratike nuk ka patur kurre vlera.Aty u grumbulluan dhe uzurpuan endrren e stdenteve njerezit dhe llumi i komunizmit.Ne krye te pd u futen komunistet me te felliqur me ne krye Berishen,dhe llumi ordiner me ne krye Azem Hajdarin,dhe nga shtresa e te perndjekurve spiunjet e sistemit komunist me ne krye Ali Kazazi me shoke.Shen Pali apostull ne letren drejtuar romakeve shprehej keshtu,”si te jete kryetari i qytetit ashtu jane dhe qytetaret”,pra i tille eshte Berisha ashtu eshte dhe partia e tij,padyshim edhe populli qe e ka nxjerre kete monster.

  39. nastradini says:

    Nuk ka poshterim me te madh per nje komb qe shikon renimin e vendit te tij dhe ben sehir. Nuk ka poshterim me te madh per inteligjencen e nje kombi kur ri e ben sehir sesi MEDIA vihet ne sherbim te mafies ne pushtet cdo dite e me shume. Shikoni se c’po ndodh me TV-te te ashtuquajtura te pavarura. shikoni se c’po ndodh me gazetat e ashtuquajtura te pavarura. Te gjitha njera pas tjetres po vihen ne sherbim te DEMONIT komunist Sali Sekretari. Shikoni gazeten SHEKULLI me gjithe moderatoret e saj si e ka kthyer pllaken dhe censuron me fjalet “fshirje per mungese etike” komentuesit qe nuk praojne vampiret dhe kriminelet t’u hypin ne qafe. Por qe tolerojne FEBELET e rregjimit mafioz. Njesoj si Pap Piu Inkuizitori ne Mesjete. Kur urdheroi Miklelanxhelon t’i mbuloje me gjethe fiku gjanitalet e statujave te tij. Kete metamorfoze te cuditeshme e kemi pare me pare me Panoramen, Gazeten Shqiptare dhe ne shume TV-i te tjera. Do Zoti qe gazeta e fundit TEMA te mos bjere ne kurrthet qe po gatit Saliu me shtypin e pavarur. Dhe te mbetet tribuna e shqiptareve te ndershem. Qe respektojne vatanin. Mbroje dhe ndihmoje Shqiperine o Zoti yne i Larte! Nga nastradini!

  40. arbeni nga tepelena says:

    arben imami eshte ghynah,po megjithate berisha per dhembet e thyer(besoj te gjith e dini ne 96-97 besoj) nga gjeneral te asfalise greke e beri minister mbrojtje te shqiperise tek e fundit brenda NATOs punon nuk besoj se dalin sekretet jashte natos,por besoj se fukarai do i ket vendosur dhembet.po edhe ata fukarenjt e tjer do jen majmur ndopak dhe saliu do qe te majme e te tjer qe te nxjer dimrin.fukarenjt e shkrin ter dhjamin per shqiperine.

  41. fieraku4u says:

    Ooooo Mero, por cfare thua o shoku. UN KAM INFORMACIONE TE SIGURTA DHE TE FAKTUAR ME PROVA,…SE NJERZIT E BERISHES PARA CA VITESH RRETH VITIT 98-99 I KAN Q..R GRUAN ARBEN IMAMIT, PAS ASAJ I KAN BERE EDHE FOTO NUDO TE GRUAS ARBEN IMAMIT, DHE PASTAJ BERISHA DHE NJERZIT E TIJ, JA KANE DHENE ARBENIT TI SHIKOJ PERPARA SYVE. KJO ESHTE E VERTET. AQ KARAKTER KA KY NJERI, DHE SOT ESHTE PRAPE NE PARTI DHE ALEANCE ME BERISHEN.

  42. albani says:

    Marr shkas nga dy shkrime te sotem 1) Omer Stringa: Shifrat e rritjes ekonomike jane te dyshimta; dhe 2) Kryesia e PD eshte me mandat te pergjysmuar, nga Z. Tritan Presh Shehu! A nuk ju paralajmerova te dashur komentues, se keta karrigethyerit e PD, servilet, lakejte, te tredhurit si Pollo, Ceka, Imami, Collaku, Xhaferi, Stringa, Shehu, Mustafaj, Biberaj, Topalli dhe shume te tjere, tani qe e kuptuan se nuk kane me shprese per ndonje “kocke” tjeter, do te fillojne te shkruajne “kujtimet” e tyre si pjesetare te haremit te Berishes, si psh: “Si me ngushelloi shoku Sali Berisha kur me futen lushnjaret preshin ne bythe me 1997” (shkruar nga Tritan Shehu); “Qendrimi im pa kompromis per shitjen e Detit Jon tek greku dhe reagimi i shokut Sali Berisha (shkruar nga Jozefina Topalli), ose “Puna ime si bashkepunetore e sigurimit te shtetit dhe qendrimi i Sali Berishes ndaj ketij fakti” (shkruar nga Jozefina Topalli); Si i manipuloi zgjedhjet Sali Berisha me 1996, me 2009 dhe me 2011″ (shkruar nga Neritan Ceka), etj., etj. Eshte vetem fillimi! Amen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje