Për Elizën

8 Gusht 2011, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kur një artiste që ka prekur suksesin në Hollivud pranon të bëhet ambasadore e Tiranës, na bëhet të gjithëve një nder. Një vajzë dinjitoze në karrierë, e cila nuk ka komplekse nga origjina shqiptare e babait të saj, i bën nder kryeqytetit tonë duke u prezantuar dhe në emër të tij. Na bën nder sidomos në këto ditë të vështira për imazhin e Shqipërisë, kur emri i saj radhitet nga gazetat në botë si vend problematik sa herë përmendet dhuna politike, korrupsioni, prekja e zgjedhjeve dhe vrasjet e demonstruesve antiqeveritarë. Një vend, i cili disa vite më parë po merrej seriozisht si vend me aspiratë properëndimore duke hyrë në NATO dhe duke tentuar të aplikojë për në Bashkimin Evropian, tani është jashtë çdo gare për të vazhduar rrugën e tij evropiane dhe po jeton nën makthin e përzierjes së krizës politike me atë ekonomike duke fundosur çdo shpresë për ringritjen e tij. Eliza Dushku është duke na bërë nder që pranon të jetë ambasadorja e Tiranës në botë, dhe për këtë duhet të dijë dhe çfarë të papritura të hidhura mund të ndeshë nga ky angazhim, të cilin e ka marrë si rol episodik në filmat pa rëndësi.

Me aq sa dëgjova nga media ajo ka kërkuar të marrë shtetësinë dhe pasaportën shqiptare. Shpresoj që kjo të jetë thirrje e brendshme e zërit të të parëve ndaj saj, dhe të mos ja banalizojnë këtë gjest siç ja banalizuan një tjetër artisti të madh shqiptar në SHBA, James Belushit, për të cilin më shumë u përfol fakti që me pasaportë shqiptare nuk paguan taksat e 2 milionë eurove që mori për promocion se sa që i duhej për origjinën e tij shqiptare. Është e rëndësishme posaçërisht për Elizën kjo pikë, pasi njeriu që e ka thirrur në zyrë dhe i ka ofruar Misionin e Ambasadores së Tiranës, e ka gruan e vet pa pasaportë shqiptare. E ka pasur dhe ia ka hequr se i prishte punë në bizneset e tij në Hollandë. Sado që gjesti i Elizës mund të jetë i kundërt, pra ajo mund ta marrë se i duhet për bizneset e saj në Tiranë, do të ishte mirë që ajo të ishte e përgatitur për këtë zhgënjim që mund të pësonte opinion publik. Marrja e shtetësisë shqiptare nga një vajzë e suksesshme si Eliza na e nderon pasaportën tonë, më shumë se sa lavdërimet e kryeministrit që e quan më të mirën në botë për shkak të tenderit të shtrenjtë që ka bërë për të. Por që të ketë kuptim si gjest duhet të ruhet nga banalizimi që mund t’i bëjë këtij gjesti vetë fakti që njeriu që e ka thirrur në zyrë nuk ka respekt për këtë pasaportë si familje dhe e marrin dhe e lënë sipas nevojave të biznesit të tyre.

Po ashtu dëgjova që Eliza e ka quajtur Lulëzim Bashën të ndershëm. E besoj sinqeritetin e saj, dhe ndihem keq që kemi filluar ta keqpërdorim emrin e saj ende pa e përdorur për të mirën e kryeqytetit. Pak më lart thashë se kryeqyteti ynë dhe imazhi i tij në veçanti ka plot probleme që mund t’i lehtësojë Ambasadorja Dushku. Por nëse kjo histori nis si Ambasadore për Tiranën dhe përfundon si Ambasadore për Lulëzim Bashën atëherë është Mision i Pamundur. Lulëzim Bashën nuk guxoi ta pastronte nga skandali më i madh financiar në historinë e kombit tonë as gjykata shqiptare. Ai është i akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për vjedhje dhe shpërdorim të 220 milionë eurove, dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë shmangu gjykimin dhe arrestimin e tij me teknikë procedurë duke harruar një ditë dosjen në shkallët e Gjykatës. Kjo e bën Lulëzim Bashën hajdutin e vetëm zyrtar të pagjykuar në historinë tonë. Unë e kuptoj që Eliza as ka kohë të mësojë gjithë këtë histori të pistë prej hajduti për Lulëzim Bashën, por duhet të bëjë kujdes që të pastrojë sa mundet imazhin e Tiranës, i cili është errësuar ndjeshëm nga Lulëzim Basha dhe Sali Berisha, por kurrsesi nuk do t’ia dalë dot të pastrojë nga imazhi i hajdutit Lulëzim Bashën. Për miliona shqiptarë fjala hajdut është epiteti i parë që u vjen në mendje sa herë e shikojnë të buzëqeshë si shtiranak nëpër ekrane. Është e pamundur për Elizën t’ia arrijë kësaj. Së paku të përpiqet të pastrojë shijen e keqe që Tirana ka marrë nga kjo histori.

Dhe së fundmi siç u ka hije njerëzve të famshëm dhe që i kanë të sinqerta nismat e tyre për të ndihmuar shoqëri parademokratike dhe të traumatizuara si kjo e jona, Eliza është mirë të bëhet ikonë e dashur për gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që adhurojnë vjedhjet dhe vrasjet e Lulëzim Bashës, pasi kjo do ta zvogëlonte atë si artiste e mirëpritur në Shqipëri. Nëse ka kohë të shkojë në një fshat afër Lezhës ku jetojnë dy vajza të vogla, njëra 4 vjeç dhe tjetra ende pa mbushur vitin. Janë të dyja të bukura dhe afërsisht në moshën e vajzave të Lulëzim Bashës. Janë të dyja të pafajshme dhe të vërteta në trishtimin që u rri në sy nga mungesa e babait në prag të shtëpisë. Janë të ngjashme në trishtimin e tyre me lotët e Anës, një vajze tjetër 11 vjeçare që jeton në një fshat të Fierit edhe ajo pa baba. Këta janë fëmijët jetimë të Shqipërisë, fëmijët në nevojë ndaj të cilëve kemi detyrim tua bëjmë jetën më të lehtë. Janë pa baballarë. Baballarët e tyre janë vrarë më 21 Janar të këtij viti duke protestuar paqësisht në Bulevardin kryesor të Tiranës për mjerimin e tyre ekonomik kundër një qeverie hajdute. Baballarët e tyre janë vrarë me urdhër të Lulëzim Bashës, njeriut që ka pritur Elizën në zyrë dhe i ka kërkuar t’i pastrojë historinë e tij si hajdut dhe vrasës. Por Eliza duhet t’i tregojë se nuk është vetëm në anën e atyre që vrasin dhe vjedhin, por dhe në anën e atyre që vriten dhe vidhen. Eliza duhet të tregojë se i dhimbsen lotët e Anës dhe buzëqeshja e mekur e dy vajzave të vogla të Aleks Nikës, vajzave që kanë mbetur pa baba në moshën e vajzave të Lulëzim Bashës. Duke qenë në anën e tyre, Eliza mund të bëhet vërtet person i adhuruar nga shoqëria shqiptare që po bën diçka për t’ia lehtësuar imazhin e një vendi ku vritet dhe vidhet për të qëndruar në pushtet dhe pastaj me paret e krimit dhe gjakut të pafajshëm blihen njerëz si Eliza për tu pastruar duart nga gjaku dhe parat e pista.

Eliza dhe mund të mos e bëjë këtë, dhe mund të mos kuptojë gjë farë se ç’po bëjnë me të këto ditë në Tiranë, por nëse ajo përdoret për të pastruar imazhin e hajdutëve dhe vrasësve të këtij vendi, që është damkosur ndërkombëtarisht për këtë shkak prej tyre, atëherë ajo nuk do të përdoret, por thjesht do keqpërdoret nga një regjim feudal dhe mafioz.

Sido që të jetë puna, ne gëzohemi që Eliza pranon të jetë shqiptare, pasi ajo është pjesa jonë e mirë, për të cilën jemi krenare, dhe pikërisht për këtë shkak na vjen keq që miliona shqiptarë në këtë vend të ndjehen keq që ajo të ngjajë me një perëndeshë të zënë rob nga ata që kanë nevojë tu pastrojë historitë e tyre të pista në këtë vend. Dhe në fund do thënë si derra të kënaqur: e paguam për shërbimin.

 

85 komente në “Për Elizën”

  1. robi says:

    O Mero, po c’e vret mendjen per kete rrote kurve.Te gjithe ata qe rrethojne Sali Berishen e Lul sumen,jane te degjeneruar , kurva dhe P.D.-eraste,ndersa ata qe militojne ne P.D.jane cuba , fashiste,spiune,tradhetare te Shqiperise. VDEKJE fashizmit berishian!

    1. danny says:

      Robi,shume i sakte mendimi jot.

      1. EDIRUCI says:

        KUJDES SE PO KALON NE ORGAZEM, DUKE LEXUAR ROBI-n.

    2. raimondi says:

      Mos shaj ore idiot –se Ajo eshte great girl . Ajo sa here qe del ne tv e thekson me te madhe qe eshte shqiptare,
      —Gjithe Amerika ka respekt per te ,se ka tip te vecante .– Eshte shume tip lovely –Eshte vajze e vecante
      —-Si ajo jane te rralla edhe ketu ne USA

      ——–Ketu ka ca medioker , qe jane rrembythje fare dhe nuk thone qe jane shqiptare —Ndersa ajo eshte me emer dhe megjithate, e shpreh me krenari qenien e saj shqiptare..

      1. Cakalli7 says:

        o arapo po kush te mban ne amerike ty ore? ja ta marr kete ip tate une tani edhe tja coj fbi

        1. EDIRUCI says:

          MA GEZOFSH EMRIN. EMER I DENJE PER TY.

      2. Gimi says:

        E para Eliza vepron si ne Amerike ,qe edhe kur nuk u pelqen ose nuk jane dakotd dhe gishtin te fusin.
        Eliza me kompani e dine dhe e kane planifikuar se perse dhe sa vlen ai spot publicitar(mos haroni eshte profesioniste dhe me kete art bejene para)
        Te kujtoj diçka:Ka ardhur nje moment qe shume shqipetare mundohen te eleminojne paraqitjen si shqipetare,
        Elizes i urojme fat dhe suksese ne fushen e biznesit si ambasadore e Tiranes(LUL BASHES) ne Amerike.
        Kam nje siklet se Amerika eshte Me probleme ne kete moment dhe mund t’ja ngjisin LULIT te hollandes.
        Sa per pasaporten i kujtoj Elizes qe :Ne nje udhetim timin Perdora pasaporten shqipetare dhe…..ngela per me teper se dy ore duke pritur verifikimet,dy ore sepse u thashe qe kam edhe nenshtetesi(pasaporte)…..,keshtu qe Elizen e keshilloj qe pasaporten shqipetare t’a perdori vetem brenda shqiperise dhe per biznesin kur te kur te plotesoje formularet e taksave ne Amerike dhe mund te shpetoje ndonje lek.

        1. e verteta do te thuhet says:

          elizes i duhet pashaporta shqiptare per te mare edhe ajo pjesen e vet nga torta e korrupsionit mafioz gangster politik shqiptar, sepse keshtu e ka me kollaj duke qene shetase shqiptare.
          E HENGRI EDHE AJO NJE LUGE SUPE NGA SUPA E PRISHUR E POLITIKES TONE DHE DO TE VJELLE TERE JETEN.
          Z. ELIZA, NDERSHMERIA NUK ESHTE VIRTYT I L. Bashes, PRA I NJEREZVE TE LIDHUR PAZGJIDHSHMERISHT ME BOTEN E KRIMIT E TE KORRUPSIONIT.

        2. raimondi says:

          Eliza Dushku nuk ka nevoje fare te paraq

          1. raimondi says:

            …se me iku pa dashje ………
            .Eliza nuk ka nevoje fare te paraqesi pashaporte sepse e njef gjithe Amerika dhe te gjithe e duan
            ————Ajo eshte absolutisht aktorja me e dashur per te gjithe amerikanet , se eshte shume dinamike ne tip dhe eshte shume lovely

            Ajo njihet nga te gjithe pasi ka lozur shume filma seriale ne tv
            -Ndaj mos ja qaj hallin per pashaporten shqiptare ,
            -Ajo pashaporten shqiptare e don dhe e meriton ta marri me shume se ne ,
            sepse ajo ngado qe shkon flet me pasion dhe me krenari per racen shqiptare

            —–Ajo i ben reklame Shqiperise pa asnje lloj interesi

            ——–Por ajo qe me cudit mua eshte se si ka mundesi qe ju ketu flisni keq per te,
            kur ajo eshte pa asnje dyshim sot per sot njeriu me patriotik shqiptar ne Unites States ?

          2. inf says:

            o modni po çfare shkruan e njef usa
            po kush ta rras ne USA MOR DJAL
            po çfare USA ajo vjen per inetresat e veta dhe pik.
            po USA nuk po njef te vetet dhe jo do njofi kte,, e njef ti se eshte albaneze ,po nuk e njofin AMARIKANET se nuk jane kane qejfin asaj
            AMERIKA eshte bote tjeter dhe nuk merret me eliza dhe dushqe o Z.Rajmond—————

      3. robi says:

        O Raimonda(i),po ti c’pate ? Te erdhi keq pse i thashe kesaj femres ‘rrote kurve’,apo per percaktimin ndaj Sal mutit ,Lul sume derrmuarit dhe bandes se tyre. Ta nisim nga fillimi: Nje njeri vip sic na qenka kjo Eliza,qe kerkon te na perfaqesoje si ambasadore e Tiranes,ne radhe te pare duhet te njohe realitetin e Tiranes ,nje kryeqytet ku vriten njerez nga njeriu qe e priti dhe padroni i tij.Ajo,me qe hiqet si patriote dhe do te jete ambasadore e popullit te Tiranes,duhet te dije qe ketij populli j’u vodh vota nga njeriu qe e quan te ndershem.Dhe n.q.s.ajo nuk e merr mundimin t’i dije hallet e ketij populli,si ambasadore e te cilit pretendon se eshte,atehere ajo s’eshte gje tjeter vetem nje prostitute politike ne sherbim te shtetit mafioz-fashist te krimineleve Sali-Lul-Ilir.Me qenese qenke ne Amerike,duhet te dish qe aktore si Richard Gere,Brad Pit kane ndermarre nje iniciative te tille ne Tibet,por ata nuk i kane pritur ne Pekin,por kane takuar njerezit e thjeshte tibetiane dhe kane kane sensibilizar gjithe boten per persekutimin e atij populli.Kurse kjo,shurra,menjehere po ben propoganden e Lul-Saliut.

        1. NY says:

          Aq mire ja ke thene per rrote kurve se ashtu eshte.Nuk la aktor pa u zhgryer dhe tani shqyet me nje zezak deshtuar ish lojtar te deshtuar i NBA.Pastaj kush e pjerdh kete ne Hollywood,kjo eshte aktore morri ka bere ca filma odha pordha dhe kaq,keta na e bejne si legjenda e kinematografise botere,u pika u rente.

          1. Riza kumi says:

            Mos e luaj se ashtu eshte, po shkon me nje zezak te deshtuar te NBA. Krenar per keto kurva eshte Lul basha i Hollandes.

        2. EDIRUCI says:

          TE NDERSHEM JANE VETEM EDI RAMA DHE ERION VELIAJ.
          AH, HARROVA TOMEN (DOSHIN, JO ATE TE APELIT).

        3. raimondi says:

          Degjo ti ! -Nuk me rruhet per Salen mua se nuk jam fanatik si ju ——- S’me kercet fare biles per ate mut qe ka 20 vjet dhe po shakteron Shqiperine
          -Une jam me Enver Hoxhen ,

          -Por ajo qe me cudit mua eshte se ti ca mashkulli je ore qe e shan tjetren kurve ???

          -Ti tregon se je nje njeri shume primitiv , dhe nuk ke respekt per femren ne pergjithsei
          -Ne fakt ti tregon natyren e mashkullit shqiptar ne teresi ,e cila nuk paska ndryshuar aspak —
          —– Kjo eshte fatkeqsia jone
          Ndaj edhe shqiptarkat ketu ne USA ,ju bejne mutin meshkujve shqipotar dhe vene te gjitha me te huajte ,se shqiptaret ngelen duke share
          –Kjo eshte kurve e ajo atje esht putane etj

          -Edhe ne Ju tube shqiptarette njejtne gje bejne -Nqs del ndonje shqiptarke e veshur me mini ,fillojne shajne –Na nxoret bojen

          –Te tregoj nje rast nga Ju tubi

          ……..Ishte ne ju tube nje video me humor e nje skeci kosovar .Por ajo vajza ne skec ishte shume sexy dhe kishte nxjerre pakez kofshen zbuluar
          -Gjithe amerikanet shkruanin mire per te–Benin humor medashamiresi dhe me respket –Duke i thene qe eshte shume kinge –Eshte nje 10 thoshin ata ,duke e mburur ,

          Ndersa shqipot si nga Kosova edhe nga Shqiperia vetem e shanin —-

          Dhe nje amerikan e mori mend qe shqipot shanin dhe ju tha :

          —– Nuk e kuptoj gjuhen tuaj , por e marr me mend qe ju po shani ate vajzen e re
          ———–Po psee shani ajo duket shume bukur , dhe megjithse nuk e kuptoj ca thone
          ata ne skecin e tyre ,kuptohet qe eshte humor -Dhe vetem nga figura kupothet qe eshte humor i kendeshem — SI nuk ju vjen turp qe shani per gjera te tilla ….—

          -Eliza eshte patriote ore -E di gjithe Amerika qe Eliza Dushku eshte patriote e Shqiperise ,
          sepse ajo e thote kudo qe vete

          ———-Ajo ka ardhur ne Shqiperi ,dhe nuk do merret e te beje politiken e Edi Rames
          ——-AJo kur vjen ne Tirane do takoje Kryetarin e Bashkise nuk do veje te takoje Edin qe po ben bythore ne plazh

          -Pastaj , ajo nuk do beje politike , Ajo merret me reklamimin e Shqiperise -dhe Basha beri shume mire qe i tha titullin e nderit te Tiranes Elizes

          —Se Edushka keto tituj kur ishte ne krye te bashkise jua jepte kengetareve Serbe ,

          qe nuk i njef as fshati i tyre -Ndersa Basha ja jpe Elizes qe enjef gjithe Bota

          -Le qe Edi esht nje politikan i madh qe nuk e kupton dot populi shqiptar ndaj
          ate me mire ta cojme ne Bruxel qe te drejtoje atje, se ai ka shume tru -saqe ben xheloz edhe kete timin loooooooooooool

          -Ju vodhen votat Edit thote ky ??/

          -Po Edi mezi e fitoi me 10 vota — Sa vota ju vodhen atij mor aman ?

          -Dhe sipas teje duhet te vije Eliza dhe te merret me me votat e vjedhura ????

          -Atij ja ben shume mkre qe ja vodhen votat se ai ishte Arrogant, I PA AFTE NE KOMUNIKIM ME NJEREZIT
          dhe merrej me shume me armiqte e Shqiperise se sa me njerezit me emer te Shqiperise neper bote sic po ben Basha

          Ricard Gere merrej me politike –Kjo nuk mund te merret me politike –Kjo merret me reklamimin e Shqiperise per te krijuar nje imazh pozitiv per vendin tone ne USA , ———–

          ———–Me politike thuaji Edit te merrret , se jemi nje vend republikan qe i zgjidhim problemet poltike me te zgjedhurit tane

          –Nuk jemi demokraci direkte si ne kohen e Platonit qe populli i zgjidhte shqetesimet vete direkte

          –Ndej Edi eshte i zgjedhuri jone per kete pune dhye ai te merret me problemet qe ngre ti aty per votat,
          dhe te mos te veje ne plazh kur i vidhet vota qe i japin njerezit por te veje ne protesta ok?

          ————Se kjo eshte cudia ketu ne Shqiperi

          ————-Populli e kerkon kreun e PS-se te vije te protestoje per votn e tij
          –Ky nuk do ???? -Dhe pastaj ngrihen gazetaret e Opozites dhe shajne popullin ?????–Po kjo pike e zeze ?

          -Atehere pse duhet te rije ne krye te PS-se ky FRIKACAK dhe i PA AFTE ????

          ————Apo nga qe eshte miku i Papandreut ???—–Atehere kjo PS-ja ca partie eshte ? ?????

          1. inf says:

            o Rajmodi
            po pse te thimset kaqe kaqe shume tyja bre qo lizka pse.

    3. mati says:

      jam me ty plako!!! poshte sala dhe liria!

    4. Baca says:

      Kush eshte kjo Eliza Dushku?

      1. Cuca says:

        o Baca zbrit nga mali qe ta mesosh kush eshte Elisa Dushku.

      2. bullshit says:

        eshte njera qe ska lene “tjegull” shtepie pa thyer…

        1. EDIRUCI says:

          E GEZOFSH EMRIN. SI EMRI, SI I ZOTI…………….

    5. bullshit says:

      nuk vdes sala kur don ti ?

    6. zjarri says:

      robi jeni i sakete! Elisa eshte e njejta familje si Sala dhe Luli (ordinere)…Zoti Mero, Bilushi u dorovid nga Sali Fazllici 3milion dollar…Kurse kjo Elisa, sa kemi degjuare se ne amerike nuk pyete kurkushe per te! Elisa vertet tha se Luli eshte i ndershem E dini perse se mesa kemi degjuare se ne Kaliforni ai ose ajo qe e bene (hem perpara dhe mbrapa quhet i ndershem)…Me sa dime ne ketu ne Tiran Saliu dhe Luli ndermjet ( Demir Fazllicit) i depozoje 4miljon DOLLAR NE Banken ” First California Bank” PLUS SHPENEZIMET NE SHQIPERI..”Kjo eshte qeveri kurvashe qe e hane perpara dhe mbrapa” EJANI KETU NE TIRAN TE CLIROJME tiranine O SOT O KURRE.

    7. Kritiku says:

      Nuk jam dakort me ty Robi, sepse ti nuk ke asnje te drejte ta etiketosh Eliza Dushkun me ato fjale. Nuk jane ne nderin e Shqiptarit te flasin keq per nje femer. Sidoqofte, ndoshta kjo nuk ben pershtypje ne Shqiperi sepse vete kryeministri flet me gjuhen me te qelbur, qe edhe nje njeri i paformuar nuk flet ashtu per nje femer. Mendoj se duhet ta terheqesh etiketimin per Elizen.

  2. +10 says:

    Derra te kenaqur….Hajdutet e parave publike dhe vrasesit e njerezve te pafajshem kurre nuk mund t’a bejne gjumin te qete. Ata e dine mire se nje dite do t’i paguajne te gjitha personalisht ose femijet e tyre…

  3. dajua says:

    mero ajo i mori leket dhe iken dhe ca i le per pashaporten dhe nenshtetesin jo po ajo nuk edi qe luli ne hollande me ate pune eshte mare me prostituta dhe shoku ushtar e ben ate pune

  4. niko] says:

    Shume bukur,shume bukur me bukur ska ku te veje.Do te deshiroja qe ne menyre me te permbledhur dhe ne gjuhen engleze ky shkrim ti dergohej me imell artistes hollivudiane me origjine nga Korca.Le ta lexonte dhe komentet ti bente vete.Por ti thuheshe se cdo problem qe trajton shkrimi jane te verteta dhe vetem te verteta.Dhe nepermjet ketij komenti i bej me dije kryebashkiakut te Korces Niko Peleshi te afroje edhe ai dicka brenda ligjeve per aktoren me origjine nga Korca.

    1. Burim says:

      Nga doli nga Korca aman.aman .aman ,????
      .shkoje dhe kexoj nga e ka pas te atin ndoshta dhe e ama nga Korca .
      Medioker,doni vetem te dukeni se kush jeni , dhe te hapeni bydheshh.

    2. EDIRUCI says:

      PO TE MOS FLISJE, KURRE NUK DO E DINIM SE SA ” SHUME” DIN.

      1. inf says:

        o EDIRUCI —-DERRKUCI?
        Posto nji koment te shohim se çfare xhibilet mileti JE
        dhe uli germat se shuqur zotit akoma shohim paster .
        Beji nji koment dhe leri kto fjalite ,se nuk te merret vesht se çfare insani JE ti o Edirruci i …..

  5. nor says:

    Bravo Mero; tashti, o burra shkruaje edhe ne anglisht (se shqip nuk kupton ajo) dhe postoje diku ku Eliza do te mund ta lexoje me siguri letren tende! I bej thirrje edhe te tjereve qe t’i shkruajne asaj nja dy fjale. Ndoshta ajo ka per te bere zgjedhjen e duhur, megjithese pak si e veshtire – shume e embel kjo dreq paraje!

    1. zana19 says:

      E thene shume bukur Mero, duhet vene ne face book ne shqip dhe anglisht per te ta lexoje. Ju mund t’ia coni asaj ne facebook. Me siguri do ajo do kete faqe ne facebook.

  6. vviissyy says:

    me te vertet qe eshte nder per ne shqiptaret qe do kemi ELIZA DUSHKUN AMBASADORE TE SHQIPERISE shpresoj qe eliza te ndikoj sadopak per mir per imazhin e shqiperis,sepse politikanet e sotem nuk jan gje tjeter vecese ajdute qe mendojne vetem per interesat e tyre vetjake dhe nuk duan tia din kurre sesei per popullin qe dita dites po varferohet dhe shkaketaret jane vetem politikanet e felliqur.

    1. Ms.Arvziu says:

      Po une cfare do beje ne Shqiperi,ne se Eliza behet ambasdore…?Joooo more,kurr te mos u shkoje ne mendje nje gje e tille,sa te kem Bac Berishen une,ketu nuk pjerdh kush.Prandaj sa do e mire qe te jete AJO,ka dhe me ujqer se ajo qe e perlajne ”Kesuldushkun” me gjith bikinI hollivudiane.

  7. sadik ollaliu, nip i babait te elizes says:

    O z.Mero, jam nga fisi jo shume i larget i Eliza Dushku dhe me vjen shume keq per te dhe familjaret e saj qe e perdorin keshtu kete vajze, duke e perdorur te beje lojen e hajduteve e vrastareve ne pushtet pa vote, por me plumba.

    1. Ivani i madh says:

      Ore sadik, ju thoni se e keni kushrire pse beni komente kot, bukur ju mund te bisedoni balle per balle me te e ti ja beni te qarte levizjen e sales e te lulkes per te mbuluar maskaralleqet e tyre po e perdorin kushriren tuaj si nje mburoje per te pastruar imazhin e tyrete felliqur, kjo ju njollos si kushriren tuaj dhe ju si reth familjar i afert.

    2. bullshit says:

      po lere te bej qef vajzen ore sadik, se ka provuar tranguj nga tere bota por nga fisi (shqiperia) i vet jo

  8. REFORMER says:

    Mos u merrni me Elizen! Duke e sulmuar do ta beni demokrate me zor!

  9. pelasgian3 says:

    well said

  10. luis says:

    Degjo o Mero une jetoj ne Amerike dhe e di mire se si veprojne shqiptaret ndaj kombit te vet.
    Eliza dushku eshte e vertet se kishte nje karrier te lavderueshme ne hollywood jo shume per rolet e saj neper filma por me teper si nje fotozhenike ne paraqitje qe e publikojne revistat e ndryshme qe bejne para me vajza te bukura.
    Qe te jeni te qarte kur kujtohen per shqiperine ata jane drejt zbehjes perfundimtare ne hollywood,kesisoj ata duan te perfitojne me ane te bisneseve te tyre ne keto vende edhe ku kane origjinen.
    Si kjo veprojne edhe artiste te tjere te kombeve te ndryshme qe jetojne ne Amerike.Per te nuk ben problem se kush eshte Basha,Rama apo Berisha.Per ate rendesi ka se kush i hap rruge dhe kush ka pushtet per ti siguruar asj lehtesira ne synimin e saj.
    Eshe tjeter gje se si e shfrytezojne maskarenjte e pushtetit kete vizite te sajen.
    Ne kete drejtim shqiptaret dhe sidomos pjesa e emancipuar nuk ndikohen aspak nga elozhet qe i behen nje vrasesi perkundrazi ajo femer e nderuar gjithsesi do humbase pike ne kete drejtim,thjeshte se ka ardhur ne nje kohe te gabuar dhe vend te gabuar.
    Po mund te hidhen perpjete ithtaret e tij se mos jemi xheloze,jo aapak por kur kujtoj se ai maskara ka lene jetim 10 femije dhe buzeqeshja tinzare e tij tipike si babai biologjik mesa duket i tij Enver Hoxha kjo te revolton,por gjithsesi edhe kjo do kaloje pa lene gjurme ne opnionin e shendosh shqiptar sepse i njohin mire tashme.

    1. toni says:

      o luis ja ke futur pordhes kot me siguri luiza duhet te vija ne shqipri kur te vij ne pushtet edi rama se ate here do jet ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur sa per vrasjet po qe se e njeh sado pak se si veprohet ne polici ministri esht funksjonar politik dhe sesht funksjonar liqjor per te zbatuar liqjet jan te tjer kesht uqe mos ja fut kot ministri rendit ska si te jap urdher per te qelluar se kete nuk ja ngarkon liqji

      1. Hari says:

        Ka pergjegjesi direkte politike dhe ligjore. PO mentaliteti i shqiptareve ka ngel akoma ne kohen e diktatures!

      2. oficer says:

        po pse rrinte ne tarracen e kryemeinistrise ate dite, me zvdrejtorin e pergjithshem te pol, dhe shefin e gardes?? po ushqente pllumat si funksionar politik ??

  11. InA says:

    Z. Baze. Ju e keni gabim kesaj here dhe znj.Dushku eshte ne te drejten e saj kur ka deklaruar se ‘Lulzim Basha eshte i ndershem”. Ajo beri nje takim ne zyre me Bashen dhe gjate gjithe takimit konstatoi se ai (Basha), nuk i futi duart asaj. Kete gjest fisnik, Dushku e vleresoi shume dhe doli para kamerave duke bere edhe ate deklarate. Pse, pak te duket ty kjo ????

  12. Afërdita Kusi says:

    Ky link Z. Mero do lexuar nga të gjith.
    http://www.proletari.com/?p=6016

  13. Devolliu says:

    Eliza Dushku di vetëm atë, që ka takuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
    E ku e di Eliza se ky monstër është një robot i kurdisur për të qeshur si idiot, nga një shpellar Kryeministër?
    E ku e di Eliza se ky Lulka e ka rrëmbyer karriken e Kryetarit të Bashkisë me vota të vjedhura e me ca palo proçedura të ristanërve, tomërve e sashenkarve të Saliut të Viçidolit?
    E ku e di Eliza se ky monstër ka spiunuar luftëtarët e UÇK-së dhe i ka çuar në gjyqet sërbe e në Gjykatën e Hagës?
    E ku e di Eliza se ky mafioz ka vjedhur paratë e shqiptarëve të depozituara në Firmën Piramidale “VEFA” dhe i ka transferuar në emër të bashkëshortes së vet në Hollandë?
    E ku e di Eliza se ky antishqiptar, që po i jep Pasaportë Shqiptare Elizës, ia ka hequr shtetësinë shqiptare bashkëshortes dhe fëmijëve të vet?
    E ku e di Eliza se ky kusar i ka vjedhur Popullit mbi 200 milion euro vetëm në Rrugën e Vjedhjes së Madhe të Kombit, dhe i është fshehur gjykimit me ca palo procedura ligjore të gjykatave të Salih Geddaf Gërdec Gërdallës?
    E ku e di Eliza se ky tradhtar ka firmosur për t’i falur grekut pjesë të territorit Shqiptar?
    E ku e di Eliza se ky kriminel, vetëm në protestën e 21 janarit, ka vrarë 5 qytetarë shqiptarë të pafajshëm dhe ka plagosur e torrturuar nëpër stacionet policore qindra protestues?
    Mirë do të ishte që, si shqiptare, këto gjëra kjo Eliza t’i dinte apo edhe të pyeste për t’i mësuar.
    Përderisa këto gjëra nuk i di apo nuk i kupton, kjo don të thotë se pak paska qënë e interesuar për Shqipërinë dhe aq më keq që as nuk folka shqip.
    Pra Eliza në këtë vizitë në Shqipëri paska dalë për tebdil hava.
    I vaftë mbarë!

  14. nastradini says:

    PER ELIZEN eshte nje kompozim fantatik i Bethovenit kushtuar vajzes se tij te dashur dhe zoti Baze nuk ben mire qe aludon ne shkrimin e tij te sotem me nje dallkauke alla shqipo qe s’ja ka degjuar emerin kush. Me perjashtim te KARREMIT te Saliut. Nuk eshte mire qe te preken telat e ndjenjave te vrara te femijeve pa prinder per t’i kujtuar nje Mize Artiste pa Koke nga SHBA-ja se perballe ka nje vrases, hajdut dhe mashtrues dhe jo nje njeri te ndershem. Thjesht jo se keta femije jetime nuk kane nevoje per ndihme dhe perkrahje financiare dhe morale, por sepse thjesht sepse keta femije nuk do te marin asgje nga Miza Artiste pa Koke e Holivudit nga SHBA-ja. Sic nuk marin gje fare femijet qe digjen te gjalle ne shtepite e tyre te mbytura nga mjerimi. Megjithe fondet e pafundme qe dergon UNICEF-i ne llogarite e gruas se kryeministrit shqiptar per keta femije. Sepse Miza Artise pa Koke ka ardhur nga SHBA-ja per t’i bere reklame vetes dhe per te bere karriere artistike ne dhe te huaj dhe jo per te mprehur ndjenjat e moralit te pushtetit te Sali KOMUNISTIT apo Lulu KARREMIT per femijet pa prinder apo ne mjerim. Prandaj o zoti Baze aman mos e perdhos pjesen hyjnore te Bethovenit PER ELIZEN me jashteqitje alla shqipo.

  15. karaduzi says:

    Z mero jam dakord me nastradinin,ndoshta pa dashur por paralelja eshte e gabuar,kompozimi i bethovenit per elizen eshte me te vertete mbreslenes qe do ta deshiroja ta kisha ne zilen e celularit,ndersa kjo eliza jone ne kete rastnuk e meriton parashtesen PER.

  16. argjiro says:

    Po cdo te presim ne nga ky cuni qe ivuri te ndenjurat ne zyren e kryetarit .Punet qe di te beje ai nuk nxiren dot neper ekrane e gazeta Ja keshtu do veje kjo pune .Prit e percill personalitete prit e percill ndonje njeri nga populli .Po ma merr mendjase edhe ata qe pranojne nderin e madh qe u ben kryetari nuk jane aq naive .Ne na serviret pjesa e dukshme e ajsbergut .Dhe dihet qe pjesa me e madhe eshte nen uje .

  17. Gjokoli.S says:

    Pèrshèndetje, Mero !
    Kur lexova shkrimin thashè ta bèj njè koment tè vogèl por kur lexova komentet vendosa tè mos shkruaj.
    Tè gjitha ç’do thoshja i ka thènè mè parè Devolliu. Tè paça devolli…
    Sa pèr imazhin qè ka marrè pèrsipèr tè na i rregullojè Eliza me keq ardhje them se jo vetèm bukuroshja Elizè por dhe gjithè bukuroshet e Hollivudit tè vihen nè shèrbim se rregullojnè dot mè imazhin e çatores sè Sali Bashès ose Lul Berishès…

  18. Brazili says:

    Cfare lesh shqiptarje eshte kjo, apo pse baba vet shqiptar. Nuk asnje lidhje me Shqiperine,ajo shume mire ben qe e thote nga njehere qe eshte me origjine shqiptare,dhe kjo eshte maximumi qe do te beje.Kjo kur eshte bo 18 vjec ka more vesh qe eshte nje vend qe quhet Shqiperi.Edhe kjo si puna Belushit,do mori ca pare dhe kaq,apo beri ndonje gje Belushipervec reklames se Eagle mobile,qe u pallu ne dollare.

  19. Lir Koka says:

    Boyfriendin e ka me vete kjo Eliza apo eshte vetem.Kjo goce eshte e sukseshme ne disa filma dhe ka bere pare e eshte futur ne rrethin e atyre qe quhen celebrities.Shume mire e e ndjen gjakun e origjines por nuk kupton me shume nga keto prapaskenat shqiptare ose ma mire me thane nuk e vret mendjen per garniturat me te cilen merret te tjeret.Mero mire e ben por asaj as i kercet se si mburren palet per te.Ve bast se do ta takoje edhe Berisha e do te kercejne edhe Jozi e Topi me i shtrengu doren.

  20. Claus says:

    Ne vitin 2003 artistja me baba shqiptar dhe me nene daneze, Eliza Dushku, xhiron filmin “Tru Calling” qe per mungese suksesi nuk pati jehone.
    Me beri pershtypje permbajtja e atij filmi, qe ne interpretimin tim ka dicka qe lidh figurat kriminale te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes me ata shpirtra te dale nga trupat e atyre kater njerzve te vrare me 21 Janar.
    Rolin e saj ne kete skenar fantastiko-mistik po e sjell me poshte:

    Studentja me emrin Tru Davis (Eliza Dushku) punon ne turnin e nates ne nje morg. Ajo studente duke kthyer kohen prapa, pra duke operuar ne te shkuaren, kerkon te ndryshoje fatin e atyre njerezve qe per momentin i ka ne gjendje te pajete, punon dhe perpiqet ti ngjalle ata, te ndryshoje tere rrjedhen e ngjarjeve qe i ka sjelle ata deri ne momentin e humbjes se jeteve te tyre duke perfshire dhe shmangien e shkakut te humbjes se jeteve te tyre.

    Kjo ishte pak a shume permbajtja e atij filmi ku ajo luan rolin kryesor, ate te studentes ne morg.

    Sa do te deshiroja une sikur ky skenar i ketij filmi imagjinar te ishte te pakten per ata te katert te 21 Janarit realitet. Do te ishte e madherishme sikur ajo te kishte kthyer kohen prapa per ata te katert, ti kishte sjelle ne jete dhe te kishte evituar shkakun e vrasjes se tyre, duke bere qe ndonje “engjell” ti kishte peshperitur Sali Berishes dhe Lulezim Bashes ne vesh:
    “Sali dhe Lulezim, mos jepni urdher per vrasje!”
    Dhe ja keshtu ata te katert do ti kishim perseri ne jete.
    Do te isha teper kurioz ne pergjigjen e saj nese ndonje gazetar do ti drejtonte ndonje pyetje ne lidhje me subjektin e ketij filmi xhiruar ne vitin 2003, dhe ti kujtonte se nga shkaktari i atyre vrasjeve, ndoshta te ngjashme me skenarin e “Tru Calling”, ka marre titullin “ambasadore per Tiranen”.

  21. Moni says:

    Oreni vllezer e motra clodheni kote ajo sharlatania qe ka ardhur nga amerika nuk ka ardhur se i plasi per imazhin e shqiperise se ajo aq shume e do shqiperine sa sdi te flasi shqip po ajo boll te pyesi se kush eshte personi ke po takom sa i respektuar eshte ai ne shyerperi dhe ajo vinte dhe ikte pa u ndjere. P ajo more shokeni ka ardhur te mbushi thesin e vete me lek dhe as i plase per gjendjen e vendit qe jemi te paret ne bote per nga zhvillimi eknomik per biznesin e varrosjeve dhe arkivoleve me mosha te

  22. Moni says:

    Reja qe vdesin o me kancer nga stresi o vriten me njeri tjetrin. Ajo vetem shqiptare qe nuk eshte deri sa i ben reklame vetes me politikane dhe jo me artistet tane te mbrekullueshem nje tjeter turp i kombit eshte ajo qe e barazon veten me politikanet tane.

  23. Shebeniku says:

    Ata qè jetojnè nè Shqipèri, pèr interese apo nga injoranca imund taè njè ikonè. Ndersa Ne qè jetojmè jashtè habitemi me informacione tè tilla. Elisa nuk di shqip. Ja pèrkthejnè dhe ajo bèn konsiderata tè gabuara

  24. sadiu says:

    Le te pellase vrastari
    me nje lule .s,jen behari

    Per ambasadore
    ne s,kishim nevoje
    o Lulezim basha
    te nxifsha me boje

    Ne kemi nevoje
    per nje drejtesi
    qe per vrasjet, vjedhjet
    te denohesh ti \
    Saadiu

  25. Moni says:

    Kur hollivudi ate e mbane si femer seksi une jam elis teler more shokeni. Ishalla svjen ndonje altore hollivudi ne shqiperi se ate as per roje se mbajne se shqiperia per femra dhe meshkuj seksi i ka pa mbarime mo mgeli seksi tek ajo. O zot o zot

  26. tafuti says:

    Mero duhet te shkruante se sikur Edi Rama ti oronte te njejten shume si Berisha zonjushes Eliza,ajo pa medyshje do te lobonte per PS menjehere mbas mbarimit te axhendes berishiane.
    Biznes hesapi.

  27. Mali63 says:

    Sesa i ndershem eshte Basha ,ajo karakurva e hollivudit le te pyse Vajzen e Sali gomarit,Argiten sepse ajoajo per vitet qe kane ndejtur bashke munde tja dije sa te gjate e sa te trashe e ka.

  28. Gazmend Nushi USA says:

    Po akoma nuk e ditke more mero qe 90 perqind e Hollivudit shumicen e pareve i kane ne bankat jasht Amerikes sepse dun te mcefin fitimet qe ti shpetojne taksave.Dhe Eliza Dushku nuk ka si te beje perjashtim.Dhe te gjithe aktoret me origjine jo Amerikane e bejne kete biznez qe ben Eliza dhe nuk ju sulen rrugacet e vendeve te tyre ne kete menyre.Por bile e kane per krenari qe kane nje prezantues te vendit te tyre ne Amerike.Nuk do merrem me Eliza Dushkun dhe me kto rrugacet qe shkruajne ketu qe nuk shohin moralin e shtepive te tyre por merren me fustanet e te tjereve,por do ju them qe te pakten jane tre emra Shqiptaresh qe na nderojne ne USA dhe kto Jane Gjon e Xhejms Belushi njeri ka vdekur .Eliza Dushku dhe kercimtari Toni Dovolani se dhe kavajsi qe e kemi balerin ne Itali,sa per te tjeret qe shkruani ju neper gazeta jane artista e kengetare qe nuk i njef kurkushi dhe kendojne me nonje lokal me fituar ndonje pare me nxjerrur buken e gojes.Si ato lloj kengetresh i gjen me miljona ne rruget e Amerikes.Sidomos si ajo Vlonjatja qe vetem bertete .

  29. skenderbeu says:

    Eliza Dushku vjen nga nje bote pa komplekse si komentatoret dhe Ju ,z.Baze ,ajo e pranoi me kenaqesi te behej qytetare shqipetare dhe eshte nder per ne pa cka se kush e ftoj ,por shqipetaret qe e njohin dhe jetojne realitetin tone u vjen te prezantohen nga bemat dhe budallalleqet e “politikaneve” dhe “intelektualet” qe bejne komentet ne gazete, lexoj nivelin e tyre dhe do ta kuptosh se cfare gdhesh jane, te me falin shqipetaret e ndershesh qe jane shumica, “politikane” dhe “intelekuale” jane ne partite,gazetare,profesore etj etj. qe nuk lene gje pa i vene nje histori apo analize keqedashese n.q.s. eshte per qeverine e cdo ngjyre qofte.

    thank you

  30. Dino says:

    Butaforik hyri dhe butaforik do dali nga bashkia bukuroshi Lul.Bashkia e Lulit do mbahet mend si nje teater ku Luli do interpretoj Manillovin,Cicikovin,Nastradinin,Don Kishotin,Sanco Pancon,Shokun Zylo,Enverin,Saliun,Borgjezin fisnik,Demokratin,Popullorin,masovikun……e pa fund role,por kryebashkiakun e Tiranes,aha..aq sa do ta bente portieri Edi Rames do ta bej!!!!

  31. Shoku says:

    Po lulin ka takuar se do te bej ndonje bisnes tani qe e fitoi pd bashkine se eshte demokrate kjo eshte mos u lodhni kot ju te majtet me shkrime se po te donte vinte dhe nje vit para

  32. Cakalli7 says:

    Artikulli duhet te kishte kete titull: Eliza Dushku shtrengon doren e lyer me gjakun e shqiptareve, a mos ndoshta edhe xhepat i mbushi me djersen e vjedhur te shqiptareve per qellime “patriotike” ne “rrugen e kombit”. Rrofte goca ameriqeno-shqiptare qe eshte kaq “patroite” me djersen dhe gjakun e shqiptareve.

  33. Hari says:

    E sakte! Po kush do ia thote Elizes per Elizen?….edhe Irma Libohoven nuk e takon dot jo Elizen, Xhejmsin, Clarkun, apo Ridge….keshtu funksionin Mero dhe ti e di mire….ata qe kane para kontrollojne aksesin, informacionin dhe propoganden….te dy B i kane kuptuar mire keto dhe i zbatojne akoma me mire!….Eliza mendon se eshte ne boten e mrekullive….dhe ndoshta she does not give a damn!!!

  34. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte ne traditen e gazetarise ish komuniste ku akuza dhe denimi ishin te pa diskutushem se partia nuk gabonte kurre , bile dhe kur pushaktonte ajken intelekutuale per nji shashke qe ishte hedhur ne ish ambasaden sovjetike (qe ishte hedhur nga ish sigurimi i shtyetitit) dhe gjygji qofte dhe formal ishte ba 3 dite mbasi ishin pushkatu , pra akuza nuk u diskutonte dhe i akuzuari nuk kishte drejte te mbrohej , banalitete te bazes per akuzat per rrugen e KOSOVES jane shume cinike , kur vete ai ne nji editoiral para 4 vitesh e quante akuzat per kete rruge se sasjesa te ish komunistave bile me kujtohet kur baze shkruante per fuqine e firmes qe po ndertonte kete rruge , se kjo firme eshte kaq serioze qe dhe po te dojne zyrtaret Shqiptare te korruptohen ajo (FIRMA) nuk ul prestigjin e firmes bile thoshte qe per te takuar Presidentin e kesaj firme me pare mund te takosh Presidentin e SH.B.A , po sote baze eshte ne krahun tjeter dhe paguhet per kete ( kete qe them per editoriali e bazez para 4 vitesh e kame te sakte dhe baze eshte mire ta na sqaroi se cila eshte e verteta se qendrimet jane te kunderta per te njejtin problem) , ndersa per akuzat e 21 Janarit eshte ne pozicionin e zedhenesit te opozites pozicioni i natyrshem i tij , se sa paqsore ishin ato protesta qe fatkeqesishte humben jeten 4 persona qe ishin thirre per nji proteste nga opozita e cila nuk e udhehoqi ate proteste e fatkeqesishte e shndrry ne te dhunshme .

    1. nastradini says:

      O Elzir Kosova qe vjen ere Berishe qe nga larg. Po pse meresh me gazetarin Baze o mavri Kosove dhe nuk shiqon faktet ketu dhe ne vendin tend. Qe te mesosh se rruga Durres-Kukes filloi te ndertohet pa bere paraprakisht asnje studim. Vazhdoi me tej pa projekt dhe pa preventiv. Ndertimet pranoheshin DE FACTO pa situacione te pergatitura nga firma famoze turke BECHTEL. Per te justifikuar EUR qe i grabiteshin popullit shqiptar nga banda ne pushtet e Saliut me KARREMIN e tij Lulu Basha. Dhe se fundi doli ne drite edhe nje kosto pa parfunduar akoma kjo rruge qe ti e quan e Kosoves, por qe Kosova jote nuk ka dhene akoma asnje lek. Kostoja e Sali Kusarit ishte 7 here me e larte se rruget e tjera te ngjashme qe ndertohen ne rajon. Ai ke bere pyetje trunit tend torollak o PATRIOT Kosove? Ku kane shkuar keto miliarda ne EUR qe zyrtarisht ka pervehtesuar firma fatlume BECHTEL? Pasi ta shtrydhesh pak trunin dallkauk o Elzir PATRIOTI pastaj mund te flasesh per te vraret ne bulevardin e Tirones sone nga dora gjakatare e Lulzim Bashes dhe te na mesosh ne shqiptareve matane kufirit si ta vertisim politiken me banditet e Sali DEMONIT. Por me mire degjo nastradinin: Meru me Hashim Thacin tuaj dhe leri kamunistet shqiptare ne hijen e historise. Se me politiken e tij te hajnise do te vije dita kur t’i therrisni Titos: “Ku je o Babai yne?. Cou nga vorri dhe na shpeto! Se hajnia po shuan Kosoven dhe shqyptarine!”

  35. Otoni says:

    Eliza Dushkun biçimsësët shqiptare, te kallepit Basha, po e katandisin ne Eliza Gogla. Pra, erdhi nga Amerika “Dushk” dhe po largohet “Gogel”!
    E quajti Bashen “te ndershem”!!! Mbeta vertet i habitur. A thua se eshte i ndershem si shtetar apo si mashkull? Ne qofte se e ka quajtur te tille si mashkull, po e mendojme nje here, sepse si shtetar e njohim shume mjire: eshte hajdut ordiner dhe vrases.
    Sa mire do te ishte qe Eliza t’i lexonte keto shenime!

  36. Tironsi says:

    eshte mire qe ti dergoni lizes se botes se cudirave meshazhe ne fb qe ta morin vesh te gjithe arsyen pse ka ardhe kjo ne shqiperi ,se me duket ka ardhur per pune te pista sepse pune te pista po behen me kete qeveri.

    1. Cakalli7 says:

      une e kam bere, po nuk shikoj ndonje tjeter

  37. baro çorrogjafi says:

    NUK DO TE BESOJ SE AKTORJA JONE E NDERUAR NE HOLIWUD DO TE MESOJE SE NE ZYREN E KRYEBASHKIAKUT TE TIRANES E PRITI NJE GRABITES I VOTAVE DHE ATE VEND E MORI ME FORCE.KU TA DIJE ELIZA E SHKRETE SE E SHOQJA E LULIT E LA SHTETESINE SHQIPTARE DHE AJO PO E KERKON ! KU TA DIJE ELIZA E GJORE SE AJO SHTREGOI DUART ME NJE VRASES DHE E QUAJTI ATE “TE NDERSHEM” ! KUR T’I MESOJE TE GJITHA KETO, AJO DO TE NDIHET E TURPERUAR DHE DO T’I VIJE EDHE TURP NGA VETJA DUKE E MALLKUAR ATE : SA POSHTE QE KAM RENE !!!

  38. jodashakeqi says:

    O cfare gallate!Lufte me pordha.Por nga nje gje te hiqne dore mor te uruar;mos pergojoni,mos keqperdoroni e perdhunoni familjaret e fatkeqeve te 21 Janarit.

  39. klea says:

    u moj Eliza rrofsh qe erdhe se tani nuk kemi me halle…edhe pa ardhur ti ne kishim Lulin, po tani qe buzeqeshni duet na cliruat nga hallet e problemet

  40. kliton maloku says:

    nderi qe po i ben eliza dushku tirones osht shum her mo i madh se nderi qe i beri elsa lila grevistave, te duja kto goca artiste jon, eliza po perfaqson tironen, kurse elsa lila perfaqsoj tekat e te vetmit njeri qe i qujti artistet AHENGCIJ, heheheh ky qe ka bo ket shkrimin shkru sa me kalu kohen edhe jo me pasqyru te verteten

  41. kliton maloku says:

    ja boft zoti hallall elizes, jo si ajo grevistja tjeter elsa lila, ka perfaqsim e perfaqsim, duket ashiqare

  42. landi_london says:

    e njof personalisht vajze persembari nga te gjitha anet kane shume respekt ne usa per kte goce,si shume amerikane dhe kjo eshte pak naive por eshte goce shume kryeneche dhe e zgjuar,shifeni per nja 2 jave po nuk i la targen dhe lulit dhe berishes skeni per ta pare me ne shqiperi sa ta kuptoje se si jane njerezit atje.

  43. Miri Dushku says:

    kjo kushrira ime, mendonti se do te takoshe me (BURRA) fatkeqesisht me te parin takoj Lulen, LULKA kenaqi gjithe Hollanden. te dyten Salien dhe te treten Topien, Hajde moje kushrire erdhe nga amerika dhe takove qeveritaret (PEDERAS”. Kushrire hajde kete nga fshati te takoshe burrat jane dymetro te gjate, fshati tone dhe i prinderve te tu eshte me i madhe se korca,, quhet fshati Podgorie, gjysmi i fshatit eshte me mbiemer (Dushku)

  44. MERGIMTARI USA. says:

    ZNJ. ELIZA. VAJTJA JUAJ NE SHQIPERI DHE MARJA EPASAPORTES SHQIPTARE NA NDERON EDHE NE TE TJREVE QE PUNOJME DHE JETOJME NE USA, POR NE NA VJEN KEQ KURE SHIKOJME JO MISJONIN TUAJ FISNIK ,PORE TAKIMIN ME KRIMINELET sali E luli QE KANE VRARE E VJEDHUR POPULLIN TONE. TE LUTEMI ELIZA XHIRO BUKURIT EVENDIT TONE LAG KRIMINELEVE NE PUSHTET. JU MERNI PASAPORTEN NDERSA GRUAJA ELULIT E KA LENE . TURP PER ATE DHE LULIN.

  45. jodashakeqi says:

    Mos u shqetesoni,se Eliza s’ka nga te hyje ne Tirane se “celesin e Tiranes “e ka Goran Bregovic qe u thurte hymne paramilitareve te Arkanit qe masakronin boshnjaket e kosovaret.

    1. Mal Dushku (USA) says:

      Jodashakeq,si tua spjegosh me mire,ketyre injoranteve…

  46. Albana says:

    Cfare negativiteti nga shumica e komentuesve. Cdo gje duan ta nxijne, duke futur ketu edhe ofendime pa vend fare. Ajo as nuk e percepton dot mentalitetin e shumices se komentuesve ketu. Kam pare nja dy intervista te saj. Ajo e pranon me shume krenari prejardhjen e saj shqipetare.

    1. Berisha largohu says:

      Albana, po ti na vjen si ma e mencura ketu duke ulur komentuesit? Eliza nuk eshte Shqiptare duke mbeshtetur Berishen e Bashen. Per mua Shqiptar eshte ai qe mbeshtet popullin dhe jo kriminelat qe vodhen Shqiperine.

  47. Berisha largohu says:

    Per Elizen: Amerika po thahet ekonomikisht, dhe per te vazhduar bisnesin e saj errdhi ne Shqiperi dhe na e beri Lul Bashen te ndershem per tu favorizuar me planet qe ka Eliza. Shqiptar je kur mbeshtet popullin Shqiptar, per mua Eliza ka treguar qe nuk eshte Shqiptare sepse e beri Bashen Jesusin e Tiranes, kur nje kohe Basha vodhi shtetin vrau protestuesit, dhe vodhi edhe voten e popullit per tu bere kryetar bashkie. Kurse kjo shkarravina Eliza na tregoka ndershmerine e Bashes. Shqiptar nuk mund te jesh me nje cop tatuazhi me Shqipen ne trup. Por per mua Shqiptar eshte ai qe ben per popullin Shqiptare, ai qe beson ne popull dhe jo tek Berisha e Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje