Kriza shqiptare dhe keqkuptimi i Perëndimit

6 Gusht 2011, 20:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një zyrtar i qeverisë gjermane, pjesë e kabinetit të Kancelares Merkel, u përpoq të ishte i qartë në përgënjeshtrimin e rolit të ndërmjetësit në krizën shqiptare. Dirk Niebel, Ministër për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Politik në Gjermani mohoi para medies rolin e tij si ndërmjetës i krizës shqiptare duke theksuar se palët duhet ta zgjidhin atë vetë. Ky nuk është rasti i parë kur një zyrtar perëndimor mban distancë nga kriza shqiptare.

Në fillim Këshilli i Evropës dhe më pas Bashkimi Evropian dhe zyrtarë të veçantë të tij, u dorëzuan para kësaj krize duke theksuar në fund të lodhur se palët duhet ta zgjidhin vetë këtë krizë. Në të vërtetë në këtë shprehje nuk ka realisht ndonjë pafuqi të tyre për të zgjidhur krizën, por një pafuqi të tyre për të gjetur një mekanizëm presioni ndaj demokracive të reja, të cilat nuk dëshirojnë të pranojnë standardet perëndimore. Bashkimi Evropian, dhe në tërësi institucionet evropiane përfshi dhe Këshillin e Evropës, e kanë pasë marrë seriozisht faktin se Shqipëria është një vend që dëshiron të hyjë në Evropë dhe kanë menduar prej kohësh se strategjia e duhur për tu bërë presion palëve në Shqipëri është kërcënimi për izolim të Shqipërisë dhe bllokim të hapave drejt Bashkimit Evropian.

Kjo strategji është tërësisht e gabuar dhe e keqkuptuar nga Bashkimi Evropian. Edhe pse shoqëria shqiptare e dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian apo standardet perëndimore të demokracisë dhe shtetit ligjor, ajo nuk ka  fuqinë e duhur për të mposhtur qeverinë e saj, të cilës realisht nuk i intereson ndonjë përparim drejt standardeve të Bashkimit Evropian. Qeveria shqiptare realisht i ka kundër interesave të saj standardet e Perëndimit, dhe është marrëzi të mendosh se ajo kërkon të avancojë axhendën tonë evropiane. Liberalizimi i vizave ka qenë një hap populist i mjaftueshëm për të thënë se ka bërë diçka për të çuar shqiptarët në Evropë, por nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë hap për të sjellë Evropën këtu. Standardi i zgjedhjeve dhe prekja e tyre e vazhdueshme tashmë janë kthyer në një traditë të pandëshkueshme nga askush, dhe qeveria shqiptare është komode në këtë situatë.

Që Perëndimi të gjejë një negociator për krizën shqiptare, duhet të gjejë në fillim dy mekanizma për ta bërë atë të suksesshëm. I pari është elementi i presionit mbi qeverinë shqiptare dhe i dyti një linjë direkte mes shoqërisë shqiptare dhe strukturave perëndimore që të shërbejë si element presioni i brendshëm ndaj pushtetit. Në vitin 1997 kancelari Franc Vranicki kishte në dorë paqen sociale në vend nëse tërhiqte mbështetjen ndërkombëtare dhe po ashtu revoltën popullore nëse Sali Berisha nuk bindej.

Negociatorët e tanishëm nuk kanë asgjë në dorë. Ata vijnë i thonë Sali Berishës se me këtë që po bëni rrezikoni hapat tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe jam i sigurt se Berisha përsërit me vete “ah sikur të jetë e sigurt kjo”. Po ashtu ata ikin duke thënë ‘zgjidheni vetë krizën’, një mesazh ky që tek shoqëria shqiptare përkthehet si lodhje e Perëndimit nga klasa politike shqiptare dhe braktisje e Shqipërisë. Për këtë arsye lajmet se Perëndimi do të zgjidhë me negociator krizën shqiptare, janë tashmë më negative dhe më dëshpëruese se sa vetë kriza. Ajo nuk mund të zgjidhet nga Perëndimi dhe as mund të vazhdojë pafundësisht si një lëvizje anti-perëndimore. Ajo duhet të ndërpritet qoftë dhe me forcë dhe revolta popullore nga vetë shqiptarët, dhe me Berishën duhet negociuar nëse ai do të përballet me revoltat i vetëm apo do bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit.

Me Berishën nuk mund të bësh politikë duke i kërkuar publikisht ato që do dhe as të ulesh në tavolinë për hipokrizi. Nëse dikush mendon se mund t’i marrë diçka Berishës që është kundër interesave të Berishës dhe pro interesave të demokracisë, është naiv. Berishës nuk i kërkohet asgjë. Atij ose i jepet, ose i hapet rrugë rrënimit të vlerave perëndimore në vend.

Duke ju kthyer dhe një herë çështjes kryesore se cili duhet të jetë elementi i presionit mbi qeverinë shqiptare nga Perëndimi, mbetemi tek legjitimiteti i pushtetit të tij. Nëse prekjet e zgjedhjeve dhe rrëmbimet e mandateve nga Berisha quhen regrese të pranueshme, Berisha do të vazhdoj të mbetet një e keqe e pranueshme nga Perëndimi. Nëse Perëndimi do t’ia bënte të qartë këtë radhe Berishës se prekja e mandatit, siç e preku, është një pushtet i papranueshëm nga Perëndimi, atëherë në Shqipëri mund të ngjallen forca që të shërbejnë si mekanizëm mbështetës për presionin e Perëndimit ndaj tij. Gjestet aktuale të Perëndimit ndaj Berishës dekurajojnë shoqërinë të veprojë ndaj tij dhe ne do të vazhdojmë të mos kemi nevojë as për negociatorë krize dhe as për presion të dështuar perëndimor.

Ideja se shqiptarët do ngrihen në revolta se Berisha nuk po na çon në BE është naive për shoqërinë tonë. Shqiptarët e kanë më lehtë të marrin pasaportën dhe të ikin nga çifligu i Sali Berishës se sa të rrinë këtu dhe të luftojnë për ta evropianizuar atë.

48 komente në “Kriza shqiptare dhe keqkuptimi i Perëndimit”

  1. Albann says:

    Je i sigurt qe perendimi do qe Shqiperia te avancoje me integrimin …E ke gabim .Me gjitha ato probleme financiare qe po krijohen nga shtete si Greqia,apo dhe Italia e Spanja,,askush s deshiron qe shtete si Shqiperia apo Bosnja,deri diku dhe Serbia e Maqedonia ti bashkohen BE-se.Me pak fjale Evropianet jo vetem jane te kenaqur qe eshte Berisha kryeminister i Shqiperise,por do bejne cmos qe kjo te zgjase sa te jete e mundur.Berisha e di kete.Mjafton te kujtosh faktin qe pas 21 Janarit Berisha u tha :Me thoni c te bej ,dhe une do ta bej.Cili qe opsioni i Evropianeve.Asgje.Ata s kishin asgje ne mendje,s kishin plan,sepse ata ne thelb donin te mbronin Berishen .Dhe fakti qe Berisha u lekund i trembi.Menjehere pas kesaj u hodhen ne sulm bashke me Arvizun e thane :Shteti fuksionon dhe Berisha eshte burre shteti……
    Jo vetem Berisha s do te hyjme ne Be ,por dhe BE -se i vjen per mbare kjo……Me vjen keq po opozita dhe populli shqepetar duhet te presin ca ?

    1. Rani says:

      Shume e drejte kjo qe thua, per te perforcuar kete qe ke thene une kam degjuar nje diplomat francez ne nje emision ku tha se vendet e Ballkanit pa perjashtuar asnje duhet te presin edhe nja 10 vjet para se te pretendojne per te hyre ne BE. Ndoshta me kalimin e kohes ndonje shtet mund te hyje para ketij afati po diçka eshte e sigurt, se ne do te hyjme te fundit si gjithmone, atehere kur s’ka ngelur gje per te marre.

    2. krenari says:

      Shqiperia po ecen me Procedure. Maredheniet e saj me BE jane Statike,
      Atyre ju shtohet me pikatore pak dinamike.Ballkani po trazohet me lugen Greke.
      Dyshimet po kthehen ne realitete.Ju z.Baze,mendoni se veprojne dy mekanizma,
      qe faktorizohen ne Presione me fuqi te dyte,ku i teri shkarkon mbi pushtetin.
      Sigurisht nese ne kete ekuacion politik nuk do perdorim artifica,
      ky lloji presioni do trefishohet,madje edhe me larte.BE-ja do ta feshitizoje opinionin
      nepermjet raporteve ne leter,per te aritur nen rogoz realizimin e projekteve ne dobi te Serbise dhe Greqise.Ne kete kohe,per ne do te jete shume vone.
      Fati qe kishim ne dore me 1997-ten,na iku.Revolta popullore e ndaluar ne ate kohe,do ti kishte dhene fund Sali Berishes.Termi Revolte po ringjallet nga avokat Ngjela,dhe eshte
      fakt se revolta eshte oxigjeni dhe adrenalina e Lirise dhe Demokracise.
      Kuptohet se tani gjerat jane veshtiresuar.Targeti perballe eshte zmadhuar.
      Opozita e bashkuar ka komandate te zote.Togeret e skuadrave jane mjafte te lekundur.
      Strategjine kerkoheni edhe tek z Baze,Ai ka kohe qe miret me investigimet e pushteve te pushtetit,si dhe me perkrahesit e tyre,qe sebashku synojne ne sakatimin e ketij vendi.
      Shume mire ne i pame edhe ne zgjedhjet e 8 Majit,ku ata si gjithmone mbeshteten skandalin e vjedhje,ne saje te procedures,Me procedure po feshitizohet e verteta,per ti lene ruge te lire maskaradave.
      Procedura eshte masha e shpetimit per cdo fajtor,Madje edhe i shperblene ata…

      1. plaku says:

        krenari,
        Jam dakord me shkrimin tend me perjashtim te mendimit se : “BE-ja do ta feshitizoje opinionin nepermjet raporteve ne leter,per te aritur nen rogoz realizimin e projekteve ne dobi te Serbise dhe Greqise.Ne kete kohe,per ne do te jete shume vone.”
        Do te te isha shume mirenjohes ne se, ti mund ta argumentoje me holleisht mendimin se BE to te punoje nen rrogoz per realizimin e projekteve ne dobi te Serbise dhe Greqise. Une kam mendimin se, interesi i BE dhe amerikaneve eshte per nje stabilitet ne Ballkan dhe jo realizimi i projekteve te Serbise dhe Greqise. Mos harro se ne Ballkan kane interesa edhe Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Turqia.
        Mendoj se keto vende nuk do jene te interesuar per realizimin e projekteve Serbo-Greke kundrejt Shqiperise. Pershendetje.

        1. Tironci Lugano says:

          Plaku
          Pushimet si i kalove?
          Pershendetje

    3. REFORMER says:

      Mero, sipas meje e ke kapur demin per briresh!

      Por s’jam dakord kur thua se ndekombetaret kane fuqi, por nuk dine! Faktikisht ata, sipas meje, nuk kane fuqi aq te madhe sa ta thyejne Berishen dhe kjo eshte me te vertete zhgenjyese!

      Po e banalizoj idene time: a mundet qe komshiu te zgjidhe grindjen midis dy vellezerve? A mundet qe komshiu te zgjidhe hallet e familjes tone? JO!

      Ne gjithe kete histori e vetmja gje me vlere qe mund te thuhet eshte se opozita nuk po di ti harmonizoje veprimet e saj me nderkombetaret!

      Fajet megjithate i ka Berisha dhe jo Rama!

  2. njeri says:

    Bukur Baze.
    Ne kete prizem realist duhet pare situata, qe te zgjidhjet te kerkohen ne drejtimin e duhur.
    Shqiptaret kane mijera arsye te protestojne, por bllokimi i procesit te integrimit as nuk i shqeteson as minimalisht, sidomos pas heqjes se vizave.
    Kush mendon, brenda apo jashte shqiperise, qe bllokimi i integrimit godet qeverine, o eshte naiv o s’ka mesuar te njohi kete pushtet kafshesh qe eshte ne krye.
    Prandaj meqe ti e thua me shume spond, le ta themi, qe dhe opozita po ndoqi kete iluzion, s’do arrije asgjekundi, sic dhe ka ndodhur keto 6 vite.

  3. Proletari says:

    E vertete ajo qe thoni zt.Baze. Une e kam shprehur para disa kohesh, ne nje koment ne faqen e Edi Rames, te njejtin shqetesim dhe i njejti mentalitet eshte ai qe pengon Opoziten per te vepruar ne rrugen e vetme qe i ka ngelur popullit shqiptar, revolte te armatosur per rimarrjen e pushtetit prej nje bande hajdutesh dhe kusaresh qe kane krijuar nje imunitet prej kritikave dhe ekspozimit te tyre per perbindesha qe jane. Ne nje leter qe jua cova sot, mendoj qe kam dhene pak pergjigje se si shpirti i shqipetarit eshte korruptuar dhe shkaterruar deri ne formen me primitive te mbijeteses. Kjo nuk eshte aftesi e Sali Berishes, kjo eshte loje me strategji e pergatitur tani e 40 vjet, qe kur u eksperimentua me Kilin dhe me Junten Ushtarake ne Brazil! Kjo eshte diktature e krimit, e destabilitetit qe i intereson vetem nje grupi njerezish, The Chicago School of Economics croonies!!!
    Nuk eshte aspak dekurajuese te thuash qe Shqiperia nuk hyn kurre ne BE, per arsye sepse kjo fryme korrupsioni dhe keqdashese e berese ka hyre ne mendjen dhe mentalitetin e nje gjenerate te tere. Arsyeja tjeter eshte qe kapitalizmi nuk i pershtatet temperamentit dhe kultures shqiptare. Per kete me vjen vertet keq ta them! Por kapitalizmi ne kete forme te aplikuar ne Shqiperi, nuk eshte forme e demokracise, thjeshte sistemi ekonomik, qe ne Shqiperi eshte kthyer ne sistem politik. Pushteti nuk eshte biznes dhe biznesi nuk eshte pushtet! Prandaj une jam shume dakort me ju kur thoni qe Sali Berisha nuk jep gje, me kete fjali problemi eshte i centralizuar ( Shprese e kote!!) dhe mundet te zgjidhet kollaj(?????) po te mos marresh parasysh qe edhe opozita shqiptare eshte e zhytyr thelle ne korrupsion dhe ne krim te organizuar!!
    Kur nuk kemi ne zgjidhje per problemin tone, kur qindra mira votues thone JO me vjedhjes, dhe Sali Berisha vjedh voten, atehere cila eshte rruga apo menyra qe e detyron tiranin te leshoje fronin! Namik Hoti e tha nje fjale me vend : Maloku po hypi ne kale, vec plumbi e rrezon!! Ndoshta edhe ne, njerezit e thjeshte, intelektualet, punetoret, emigrantet, te pabuksat e leckamanet, mundemi tju japim nje terrapi shock-u ketyre shushunjave e ti djegim si ne karrige elektrike, e ndoshta kur ta heqim ate stigmaten qe socializmi dhe Enver Hoxha ishin te keqinj per kombin dhe mos te kemi me frike te na quajne socialiste e komuniste, ashtu sic Gjermanet e hoqen nofken e keqe Nazi dhe e rindertuan vendin e tyre nga rrenoja ne ekonomine me te forte boterore. atehere edhe ne Shqiptaret mundet ta kuptojme rendesine e unitetit dhe disa nevoja jetike qe sherbetoret e popullit duhet ti plotesojne masave! Une them revolucion, se ne qeroset e kemi gjakun e nxehte dhe na vete drejt e ne koke, prandaj sna rri qimja!!

  4. england says:

    Evropa plake,apo kurve nuk mund te mbaj peng nje popull te tere
    me keshillat e saj sipas oreksit dhe qejfit nga nje ane thone ta zgjidhin vete
    krizen,dhe kur shqiptaret behen gati per ta zgjidhur ate(me protesta se ndryshe
    nuk shkulet prej kali ky vicidolas) nga ana tjeter na dalin ca palo ambasadore
    duke keshilluar opoziten se nuk na qenkan protestat mjeti i duhur per te zgjidhur
    problemet,do ishte mire qe mos t’ja vinim veshin ketyre te huajve,por te vazhdonim
    te protestojme(se fundja perendimoret i kane ne terezi punet)
    ne e dime se ku na pikon catia…

    1. Dean says:

      Evropa,Bukuroshja e fjetur,as qe e ka idene se sa BUDALLENJ jemi ne Shqiptaret.Nuk e ka fajin Evropa pse ne jemi 1 komb DESHTAK.
      Boll me akuza te kota.Evropa,dhe me konkretisht Gjermania,me shume xhentilese i ka ofruar ndihme Shqiperise edhe gjate kohes se Komunizmit.2 here erdhi ne Shqiperi zoti Shtraus,ish-kryetari i Landit te Bavarise,ne mes te viteve 80te dhe me shume durim i ka sugjeruar ”politikaneve” te atehershem te kthejne kursin.Pergjigja dihet,tashme,anije te mbushura me fantazma qe nuk e dinin se nga shkonin,por 1 gje e dinim/E DIJA shume mire:Sa me larg ketij vendi te Mallkuar.
      Kjo qe po ndodh sot me BARBARIN e Vucidolit nuk eshte gje tjeter vecse Deja Vu nga e kauara jone e hidhur.
      Ne si komb DESHTAK,nuk bejme gje tjeter vecse riperserisim historine tone te dhjere.

      1. Rani says:

        Po ça mund te presim nga njerez qe te thone “komunist” sa te permendesh Enverin,mjafton kjo per te dhene “nje diagnoze” te ketij populli te semure nga injoranca qe Enveri e kuroi per aq kohe sa ishte gjalle, po mesa duket qenka semundje kronike qe vjen prape sa “prishet koha”.

        1. arjani says:

          Ata qe vrisnin ne emer te dulles te vrasin edhe tani ne emer te sali bishes.Po pritem nga te tjert jemi te mbaruar se si i thone asaj fjales :e dhena e botes e genjyera e gojes.
          SHQIPTARET DUHET TA RIFITOJNE SOVRANITETIN NGA MALOKET-KRIMINELET-HAJDUTET QE VRASIN E VJEDHIN NE EMER TE sali bishes.
          Kryekrimineli para interesit te tij nuk ve as nderin as atdheun.

      2. zana19 says:

        Dean,
        Nuk jemi deshtake. Hungaria ka te njetin problem me ne. Edhe atyre ju ka zene deren nje kokeshkrete si ky i yni dhe po e kthen vendin ne nje diktature te dyte. Dhe hungarezet, ne krahasim me ne, ne lidhje me nocionin demokratik jane me te avancuar( kane qene ne advangard te sistemit socialist per te hedhur poshte ate regjim). Kryeministri i tyre po ben cfaare i do qefi, ka mbytur shtypin e lire dhe opoziten, dhe hungarezet nuk po nidhen. Kur te ze e keqja hapi deren thote populli. Dhe ne na ka zene e keqja. Problemi eshte qe duhet dikush te beje dicka. Edi si jep garanci dot njerezve qe po te dalin ne demostrate gjerat do te ndryshojne. Europa ka shume ne dore per ta shulatur saluqin. Mendoj se e vetmaj shprese per ne eshte Europa.

        1. Dean says:

          Per fat te keq zana19 ne jemi DESHTAK.Jemi po ne,DESHTAKET,qe sulmuam dhe luftuam kunder Aleksandrit te Maqedonise dhe ne fund u katandisem duke luftuar per te deri ne Indi.Jemi ne Hajdutet qe grabisnin anijet Romake dhe pasi Roma na pushtoj,perfunduam ushtare shembullor te perandorise Romake.Jemi ne Idiotat qe luftuam,ateher kur nuk duhej,kunder Perandorise Ottomane dhe me vone u beme ushtaret me te Dalluar te kesaj perandorie duke luftuar deri ne Arabi.Jemi ne,DESHTAKET,qe nuk lame Kulture te huaj pa Lavderuar dhe Ofenduar,vetem sipas oreksit te momentit.Jemi ne DESHTAKET,qe nuk arritem te shkruajme as1 germe te vetme (lene mo me shkrujt 1 kapitull te tere) pergjat Revolucionit Industrial
          Ne kemi bere cdo gje qe eshte e mundur per te mos krijuar shtetin tone.Kjo eshte 1 Histori mijevjecare DESHTIMESH te ”races” sone te ”bukur” qe e ka INAT gjithe bota.
          Megjithate,une uroj qe te jem Gabim.Me mire te lendohet UNI im,sesa ”Krenaria kombetare”

      3. Brazili says:

        Po na ndihmon shume ajo ku..a plake gjermane Doris Pack,dhe ai austriaku me musteqe,qe vjen tre here ne dite,per te vizituar Sale,dhe sigurisht,per te vjedh miliona euro.

        1. Dean says:

          Ajo ”ku…a plake” gjermane eshte e PARA ne parlamentin europian qe i ka treguar Serbise se pa njohur Kosoven nuk ka hyrje ne Evrope.Pra,ajo ”K.P” eshte ndihme me e madhe per Shqiptarine se vet BARBARI i Vucidolit.Megjithese une e ”urrej” personalisht per njeanshmerine e saj,ajo s’ben gje tjeter vecse Lobon per te djathten duke mbrojtur djalin e SHEQERES nga Vucidoli.POLITIKA ne bote funksionon nepermjet lobimeve.

  5. Tak Fak says:

    Thellesisht e vertete e po aq e pashprese, nejse, ja vlen ta vjellesh vrerin se na e nxine:-)

  6. Dean says:

    BARBARI i Vucidolit u jep nderkombetareve te gjitha ”garancite” e mundshme se Shqiperia dhe ai vete jane teper demokratik.Dhe kaq mjafton per t’u hedhur hi syve europianeve.Ajo qe Europianet nuk e kuptojne dot eshte se ai eshte 1 DIKTATOR i lindur,i cili gjene e fundit qe ka ne planet e tij makabre eshte futja e Shqiperise ne Evrope.Fatkeqesia eshte se kur Evropa te ndeshkoje BARBARIN e Vucidolit,do te digjen edhe ato pak forca te verteta demokratike ne Shqiperi.Edhe keshtu historia e Shqiperise fillon edhe 1 here tjeter nga e para.

  7. zana19 says:

    Nje analize perfekte.

    Do t’i sugjeroja Z. Mero qe kete shkrim t’jua conte per publikim ne disa gazeta perendimore. Kjo eshte nje analize per veshet e perfaqesuesve europeane si dhe per BE per se. Gjithashtu do te sugjeroja qe duhet t’ia dergoje institucioneve te BE. Atyre u duhet bere e qarte publikisht se rrugen qe po ndjekin me ne e kane te gabuar.

    1. demo says:

      Zana 19 . Ne cilin gazete te Europes mendon se mund te publikohet ky shkrim. E para per tu botuar shkrime qe nuk i interesojne Europes duhen me mijra dollare . E dyta , A jane ne gjendje institucionet e Europes te kuptojne ato qe thote Mero Jam i bindur se jo. Nje pyetje: Si e kuptoni ju Europen ,Si nje shtet te vetem apo nje Bashkim ku cdo shtet interesohet per vehten e vet. Europa e Bashkuar eshte nje “Ender e bukur ” nje shprehje gjeografike sic thoshte Bismarku per shqiperine se ne ate kohe ajo skishte asgje ,as alfabet as shtet as shkolla etj.Edhe Evropa e Bashkuar nuk ka asgje ne dore dhe as i cahet se cfare po ndodh ne Shqiperi. Z. Dean thote me te drejte se ne jemi shtet dhe popull deshtak. Une do te shtoja se vete Europa eshte deshtake, se ajo ka problemet e saja dhe ndoshta me te medha se tonat. prandaj Deshtaku ne asnje menyre nuk mundd te mbrohet nga Deshtaku. Jeta shkon perpara, ndryshimet me te kaluaren jane te medha. Pamvaresisht se si ato vine ato duhen ne radhe te pare te vleresohen pasta te kritikohen. Nje shembull i thjeshte : Notarja amerikane Diana Nyad sot ka filluar notimin Nga Havana per te pershkuar 166 km per 60 ore dhe 50 minuta ne drejtim te Florides. Nje gje te tille ajo e ka bere dhe ne vitin 1978 kur e mbrojtur nga nje kafaz hekuri buke notuar 42 ore. Tashti ajo eshte 61 vjec ,por me ecjen perpara te jeres ajo thote se e ndjen vehten 40 vjecare dhe eshte e bindur se tani do ta pershkoj distancen from Havana tek Florida pa mbrojtese hekuri. Ne jemi nje gjenetate e re dhe mbi te gjitha. Ajo e quan kete: Nje moment simbolik per te inkujaruar mardheniet midis SHBA dhe Kubes , dy shtete qe kane qene ne maredhenie jo miqsore per 5 dhjetevjecar.

  8. kryon says:

    Ne duhet te behemi me koshient per potencialin qe kemi si shqiperi duhet te jemi te bashkuar mos te lejojm me percarje

  9. Lir Koka says:

    Mos shpresoni te keni negociator nderkombetar.Vranicki erdhi kur Shqiperia ishte ne revolte dhe jashte kontrollit shteteror.Perderisa regjimi i Berishes do te kete nen kontroll teritorin, nga jashte do te keni keshilla, deklarata, paralajmerime.Negociator as mos shpresoni ne kete situate.
    Shqiperia mund te shkoje ne fund, njerezit mund te vdesin por nqs regjimi kontrollon vendin, harroni negociatorin.E kam fjalen per negociator qe ka autoritetin dhe kompetencat per negocim midis paleve nga institucionet e percaktuara.Marres e cues llafesh midis paleve keni e do te keni por jo negociator.

  10. hysni dajaku says:

    shqiptaret po tregojne cdo dite e me shume,se e kan memire te qahen,te ankohen,te presin nga te tjeret se sa te marrin vet fatet e vendit ne odre e te tregojne ne menyre te civilizuar se kan shpirt demokrat e kundershtues,ndaj cdo padrejtesie,,shoqeria shqiptare eshte e para qe eshte dorezuar ndaj bandes ne pushtet dhe mungeses se demokracise funksionale,,intelektualet e kan shitur bythen tek pushteti e jan kthyer ne langaraq qe nderrojne 100 tesera per pak privilegj,media ne vend te zgjoje popullin eshte kthyer ne nderrmarje qe merr e jep tendera ne shkembim te bythlepirjes se pushtetit,duke rrenuar shpresen e duke arritur ne qurravitjet qe degjohen kudo per gjoja shpresen nga kancelarite europiane duke fajesuar ata per menyren se si veprojne!!apo duke i kerkuar llogari edhe Edi rames pse nuk eshte agresive!!po shqiptaret ku futen ne kete mesele,,opozita nuk mund te bej me shume nga cpo ben,kuptohet qe ajo do jet perfituese e pushtetit,por perball Sali Berishes qe njeh vetem gjuhen e forces dhe permbysien me dhune,opozita nuk ka rruge me te mire vec kesaj qe po ben,,te gjith e dine qe po u ngrit opozita me menyren allashqiptarrce me hunje e kobure,do behet perseri ai mish mash qe u be ne 97-en,opozita do vije ne pushtet me “trima”e “cuba”qe nuk do pjerdhin me as per Edi Ramen e as per Gramoz Rucin,ashtu si nuk pordhen per Fatos Nanon qe i thonin ne te cliruam nga burgu,i conin ndonje prostitute ne Greqi edhe io paguanin leket e kazinoze edhe e ben shqiperine si bark miu me te vjedhur,,shqiptaret duhet te ngrihen ne kembe me shpirt liridashes e patriotik,jo per te djegur e marr pihstet me dhune se ata qe do e gezojne ate pushtet pas ketyre balasheve qe do ikin ,nuk do jen me te mire por mbase dalin me te keqije,por duhet te ngrihen e te tregojne forcen e popullit qe i thot jo vjedhies se pasuris e vjedhies se votes,e kjo eshte detyre e cdo shqiptari mbi 18 vjec,e nuk eshte detyre as e europianeve e as e amerikaneve,,Sali Berisha nuk rri ne pushtet se duan europianet dhe amerikanet,e kush mendon keshtu eshte debil e bir debili,Sali Berisha rri ne pushtet se u do bytha shqiptareve qe e kan me mire te lozin bingo e te hedhin eurolloto,e te mburrin si trima e burra me bole Saliun me Ilirin .Sali Berisha rri ne pushtet se ka arritur te degjeneroje dhe bleje me para shpirtin e intelektualeve dhe shpreses se kombit,e ka rrenuar bizneset e pronen private qe pa nje lidhje mepushtetin e Saliun falimneton per 24 ore,shqiptaret e vendosin vet se sa e duan ta mbajne Berishen dhe banden e tij,dhe nuk ka europian e amerikan qe e ndryshon kete

  11. luis says:

    J e i magjishem o Mero,cdo fjale tenden e shoqeroj me nje bravo te forte.
    Nga ana ekonomike nuk do bente problem per europen futja e Shqiperise ne te,por menyra e te berit politike dhe koncepti i dobet demokratik i popullit tone.
    Njezet vjet demokraci nuk jane pak per te arritur standarte demokratike,te jemi te qarte nje brez njezetvjecar qe nuk jane te paket ne numer,njohin vetem nje personazh,mund te them personazhin me negativ te historise shqiptare Sali Berishen qe ka kultivuar veset dhe virtytet me negative ne shoqerine shqiptare.
    E pra kjo eshte fatkeqesia me e madhe kombetare qe do duheshin dekada per te riperterire.
    Kur u zhduk komunizmi ishte nje enderr per te gjithe shqiptaret te beheshim nje vend i denje ne europe bashke me te,Berisha e ktheu kete enderr qe njerzit e ndershem ta braktisin pergjithmone kete vend dhe te jetojne ata qe i bejne hosana ketij bir bushtre dhe per ta vjedhur e shkaterruar kete vend.

  12. Engjell says:

    Pa dyshim, veprimi i zv kryeministrit dhe ministren e integrimit para takimit me Fyle ,Ashton e tj nuk eshte rastesi ,dhe kur flasin ata me kete gjuhe rrugaçesh, nuk ka se si te kesh dyshime se Berisha e co nuk jane ne akord me ta,Ju z Baze ne shkrimin Tuaj perdorni disa here ” ne se ” ,mos e vini ne dyshim ,ose mos e zbusni aspak gjendjen edhe per opinionin europian edhe per qeverine tone Berisha e hodhi 97 me ndihmen e grupit te kontrollit parlamentar , Fatos Nanos e te tjereve qe nuk e vune me shpatulla per muri para ligjit per zullumet qe i shkaktoi ketij populli ,nuk mjaftoi me aq por ne 2005 perseri Nano beri levizjen e dyte ,i dha pushtetin ne nje fare menyre si edhe ne 2009 apo 2011 ,Ai vijoi me Gerdecin ,beri kashte e koqe pasurite e vendit dhe nuk i tha njeri plaç me goje ,,doli me tanke ne Tirane ne 1998 Vrau ne 2011 ,kundershtoi Rambujene etj etj .Une mendoj se edhe Elita politike Europiane nuk e nxierr qimen nga qulli ,si dhe opozita jone ,ne keshtu do vuajme nga aftesite e mbrapshta te politikaneve dhe zhvatja e pafundme deri sa te na veje thika ne zemer .Berisha punoi per veten e tij dhe rrethin e militantet ,ai e perçau ne menyre sistematike per ta sunduar kete vend sot te gjitha instancat jane te paralizuara ,çdo gje behet se prapi ,nje ish pronar qe ka bere perpjekje dhjetra vjeçare per te mbledhur dokumentacionin e te dhenat e tjera per te marre token e trasheguar ende nuk e merr sepse akoma administrata dhe strukturat e kesaj qeversjeje kane dosje te tera te pa shqyrtuara ,nderkaq qe sekseret dhe te afermit e qeveritareve edhe pse nuk jane ish pronare jane bere te tille me pronat e popullit ,po keshtu zaptuesat e tokes jane ne legalizim dhe vijojne te kryejne shitje e blerje tokash e pronash ,pak dite para Qeveria beri faljen e detyrimeve ndaj shtetit ,mirepo qeveria harroi qe ka shume me teper njerez se sa debitoret ndaj shtetit qe nuk i mbten me asnje cent detyrim shtetit si do t’i kompensoje shteti ,sa do te na jape qe nuk i kemi mbetur as nje kacidhe detyrim ?1 pekundrazi ka njerez plot qe kane punuar nje jete te tere dhe sot nuk kane asnje te ardhur veç pensionit qe nuk mjafton as per ilaçe e detyrimet ndaj keshit ,ujsjellesit e tj
    Ky fik nuk duhet prere ,ky duhet çkulur me gjith rrenje ! kete gje edhe ne edhe perendimi nuk duhet ta keqkuptojme ,por duhet ta kuptojme shume mire .

  13. beso says:

    Evropa eshte nje stan qe i hyri ujku dhe po i çan delet;ashtu ka qene po ujku ishte i maskuar,kurse tani doli ne shesh.Evropa ka problem serioz Euron,dhe kur flitet per parane ne kapitalizem te gjithe bejne amen edhe kur nuk besojne ne zot.saliu i berishajve dhe junta e tij e palaçove e dine se kancelarive te Evropes behen pazare,dhe atyre parate nuk u mungojne.Francezeve u blejne ca helikoptere,gjermaneve mundet ca makina apo trena,italianeve u hapin shesh per plehra,çekeve u japin shperndarjen e energjise,dhe austriakve u blejne projektin e parlamentit te Leshit,ku jozefina te tjerre LESH gjersa ti dalin syte ne moshe te shtyre.Diplomacia nuk eshte elegante,dhe s’ka qene kurre elegante.Eshte loje me te futur,si i thone fshatarçe.Nejse,Evropa ka nja dhjete mije burokrate qe mbushin barkun restoranteve te Brukselit(qe i hengert krokodili)dhe bejne takime koti me llafe koti(hajde te degjojme pordhet e ketyre..),po ne fund thone ate qe e sugjeron dhe çobani me i fundit i viseve shqiptare;ne shqipot duhet te merremi vesh me sho-shoqin.Objektiv i pamundur,gjersa shqiptaret bejne sherr dhe per nje mize me tre kembe.Tani ne fund ky derr maloku vuri si krruajtese dhembesh ne bashkine e Tiranes lulin e tij(tamam si i thone hollandishte)dhe hajde te hapesh krahet e ti lutesh perendise qe ne rekordin tjeter te notit,ishalla i bie ne koke te semuret,se salia do semuret vetem kur do vendose dora vete te semuret.Evropa?Ajo u shpernda vetem me nje borxh per Greqine,merre me mend qe Italia te plase nga te vjellat.Apo edhe kete do na e lene ne shqipove ta zgjidhim,se kemi metoda shume optimiste me nje trangull si Bode dhe nje kryeminister qe rri ne uje me shume se oktapodi Paul;xhanem edhe ky oktapodi vdiq pa na thene se a do fitoje berisha zgjedhjet e vitit 2050.

    1. Alb-germani says:

      Thjesht dhe popullorshe komenti juaj qe eshte teper i sakte.Ky eshte me te vertet realiteti,sic e pershkruani ju.

    2. bullshit says:

      keto po mundohem te jau spjegoj ketyre deleve me dhembe te ram ne toke, por nuk marrin vesh ?

      hajt tung beso

  14. shkurt says:

    Analize qe i shkon pershtat klases ||| fillore ….. !!! ndersa komentet nuk besoj qe arrijne te klasa e |||…..

    1. REFORMER says:

      Ti, shkurt i bike shume…shkurt.

  15. REFUGJATI says:

    JAM NJI REFUGJAT NE FRANCE DHE KUR NDODHI 21 DHJETORI MQNS KISHA KERKU AZIL NE FRANCE PER PERNDJEKJE POLITIKE NE NJI BISEDE ME AVOKATIN TIM FRANCEZ DISKUTUAM PER SHANCET QE MUND TE KISHTE DOSJA PER TE FITUAR GJYQIN KETU DHE AVOKATI IM NJE NJERI SHUME PRAKTIK ME HORIZONT ME THA TROC QE 21 JANARI NUK NGRE SHUME PESHE NE GJYKATEN QE SHQYRTON DOSJET E AZILERKUESVE SE ALBANIA ESHTE E PAPERFILLSHME SI LAJM PER FRANCEN PO TE JETE PER SHTETET AFRIKANE DHE AZIATIKE ME NGA 50 MILION ATERE PO DHE EDHE GAZETAT KETU NE FRANCE POTHUAJSE NUKFOLI NJERI VETEM UN I INTERESUARI MEZI GJETA NJA DY RRESHTA TE POR ME E BUKURA NE PRILL TE 2011 FRANCA FUTI SHQIPERINE NE LISTEN E PAYS SURE QE DMTH VEND DEMOKRATIK ME STANDARTE DHE NUK PRANOJNE KERKESA PER SHQYRTIM NGA SHQIPTARET QE ANKOHEN NGA SISITEMI I SALES KY PRA ESHTE KENDVESHTRIMI EVROPIAN PER NE SI SHTET.ME MIRE TE PLASIN NJA CA DEPO USHTARAKE DHE O BURRA AZIL NE EVROPE VETEM KJO ESHTE RRUGEDALJE PER NE 2 MILION REFUGJATE SE 1MILONJANE MALOKE DHE SKRAPARLINJ ATA TE VRASIN NJERI TJETRIN DHE TI PUNOJNE VETE MINIERAT SKE CI BEN NDRYSHE.TUNG BABA

  16. Olti says:

    Klasa politike shqiptare keto 20 vjet eshte perpjekur Ta mbaje popullin shqiptar nen kontroll e jashte Europes! Fatos Nano dhe Berisha tregojne vazhdimesi politike! Njerezit jane pasuri kombetare, ata konsumojne, prodhojne, paguajne taksa! Shteti nuk egziston ne boshesi! Nuk ka ndonje Ngut klasa politike shqiptare te shoh njerezit te emancipuar e jashte kontrollit te tyre te perditshem! Populli shqiptar duhet te tregoje mbas 500 vjetesh vitalitet e deshire per te mos u Shuar, e Jo Ti kerkoje opozites lokale APo elitave nderkombetare Ti clirojne nga zgjedha aktuale! Kaq fuqi ka Rama, se pak fuqi ka populli para padrejtise! Ndryshimi fillon tek cdo njeri dhe jemi shume vone!

  17. cendurimmadhi says:

    Eshte shume e sakte ajo qe shkruan z Mero.Kesaj mazhorance nuk i intereson integrimi.Integrim do te
    thote standarte,transparence,llogaridhenie,ndeshkushmeri.Cili prej anetareve te kesaj mazhorance
    do te ishte komod me perballjen e ketyre kushteve?Ndersa Europa edhe sikur te mos kishte te tjera
    probleme,qe jane mjaft jetike per vete BE,pak do hidhte syte nga ne.Dihet tashme opinioni i tyre per ne
    dhe mendoj qe kane nje fare te drejte.Por ,jo çdo gje mbaron ketu.Per shembull,se muhabet po bejme
    fillimisht jam kunder protestave,se nuk dime ti bejme,nuk dime ti administrojme,na mungon kultura per to dhe mesazhi qe me to percjellim humbet ne hapsire por ka edhe menyra tjera per te arritur qellimin;jane pune qe u besohen pak personave per shume arsye dhe jane mjaft efikase.Ne si shoqeri
    e meritojme kete menyre te sjelluri sepse kur zgjedhjet te vidhen,gjykatat te pirdhen,protestat te vriten
    atehere nje reagim i ftohte e i mirekalkuluar eshte me se i nevojshem.Ju a them hapur miq;me dhemb
    shpirti te paguajme 4sokola per çdo proteste.Eshte e trishtueshme te leme pas çdo proteste 10 jetime,gra pa burra e nena pa loçken e zemres.
    to,dhe mesazhi qe me to percjellim shkon ne bosh

  18. I zoti nxjerr gomarin nga balta says:

    O shqiptare te revoltuar, do desha t’ju kujtoja nje shprehje te mrekullueshme: i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Jemi ne dhe vetem ne qe mund te bejme shtet e te shporrim bajgen sali e krimbat e tjere. Europa kjo eshte, laj thaj. Ne fakt ka vene ca kushte per tu plotesuar e te thote po i plotesove bravo te qofte edhe ec e hyj. Shembull me i mire eshte fqinji yne Kroacia. Ka 10 vjet qe po punon shume fort per integrimin dhe ia arriti. Dihet qe ka qene shume para nesh, por ama iu fut punes si turku s..mes dhe ja ku eshte. Ne qaramane e dembele osmanllinj 24 karat + 40 perqind ne emigracion nga syte kembet. Intelektualet jane ata te kohes se Dulles te tredhur e te mbaruar vetem per ca kacidhe e kaq, ca presim ne asgje. Pra nuk jemi as te zote dhe as kemi gomar, por balte, balte dhe vetem balte.

  19. Bir selmani says:

    Bir selman i nenes ke te qaj me pare
    njeri e ka Edi(Tosi) tjetri e ka Sale,
    Luli iu levrin neper shale si ngjale.

    1. Proletari says:

      Xhozi “virgjereshe” ne pune te perdale.
      Vaj Selman i babes qe na morri perroi,
      Rusia fal borxhet, e Sala do ti pagoi,
      Edin na e mori nje qen ne goje,
      Qeni i antidroges kerkonte Fatosin,
      E na kapi Edin, se kishin ndare rrogozin.
      Bir Selman i babes,kujt do tja qash halle,
      hasmit mbrapa deres, apo atij ne mehalle?

  20. Besa,Edmonton says:

    Shume e qarte del tabloja ku eshte futur Shqiperia jone nga Sali krimineli.Keta babaxhanet e Evropes plasen duke na dhene keshilla . sa Saliut aq edhe opozites.Saliut nga njeri vesh i hyjne e nga tjetri i dalin.Opozita po merr vijen e shenjimit.O popull , boll u bere qole e vertete,mblidhi edhe nje here te vetme fuqite dhe vendose vete drejtesine . Edhe nje here te vetme!

  21. Dyrrahu says:

    Temë që duhet shqyrtuar, analizuar dhe konkluduar, është kjo e zotit Baze.

    Ajo që shqiptarëve iu intereson më së shumti, sot e gjithëditën, është se ata duan të jetojnë më me dinjitet në pasurinë dhe shtetin e tyre.
    Politikat e përendimorëve dhe amerikanëve janë të një kalibri të pakapshëm apo të pakuptueshëm për Berishen. Berisha nuk çanë kokëkën se a do të futet Shqipëria në BE apo jo, se a do ta mbështet Amerika pa kompenzim apo jo, ai dëshiron që të vazhdojë mbushjet e xhepave të tij, familjes së tij dhe të puthadorëve të tij.
    Evropa nuk është e sigurtë në rrugën e vërtetë të Sali Berishes që t’i vej kushte për ta futur në BE. Ajo i frikohet se mbase ky sharlatan lidhet, nëse deri tani nuk është lidhur, me arabët dhe e krijon një pikë të zezë mu në mes të Evropës. Frikohet edhe nga nëntoka amerikane të politikës anti Evropë e Bashkuar. Prandaj Evropa po e tërheq aq sa për të mos e këputur lidhjen me Shqipërinë. Sali Berisha i ka të gjitha këto parasysh prandaj edhe mund të shantazhojë me Evropen, me Ameriken dhe me opozitën. Kur të gjitha këtyre ua shtojmë edhe vendosmërinë për ta vjelur shtetin që të bëhet miliarder, rrjedhimisht del e vërteta se opozitë në Shqipëri nuk ka, nuk ka sepse po të kishte opozitë Sali Berisha do të rrëzohej dhe dënohej më 22 janar 2011.
    Në Partinë Socialiste janë tri rryma:
    1. Rryma Nano ( e lidhur me Berishen ),
    2. Rryma Braçe ( e lidhur me opozitarët tjerë ) dhe
    3.Rryma Rama, që si synim ka marrjen e pushtetit në mënyrë të kulturuar dhe me votat e ndershme shqiptare.
    Asnjëra nga këto rryma e vetme nuk mund të ndryshojë gjë në politiken shqiptare. Rrymën e parë duhet përjashtuar nga partia për tu bashkuar dy rrymat tjera dhe ashtu të vendosur, pa kompromis, me e përplasur për toke të keqen shqiptare.
    Kur të vijnë në pushtet këta njerëz, pra zoti Rama me aleatët tjerë, sigurisht se do të hapën rrugë për në BE me përkrahje të politikes zyrtare të Amerikës.
    As sot, as nesër dhe as pasnesër nuk heqet Sali Berisha ndryshe, pos me rrugën e rrëzimit nga pushteti i vjedhur dhe i mbajtur me dhunë nga faqja e zezë e historisë së Shqipërisë së sotme.

  22. alqi says:

    Duket qarte se perendimi ndaj nesh ka primar stabilitetin dhe jo demokratizimin e vendit.Kujtoni grushtin real te shtetit qe u finalizua me pushtimin e TVSH.Perendimi nderhyri fuqishem per te ruajtur vlerat themelore te demokracise dhe detyroi Berishen te terheqë tanket e forcat”paramilitare ” nga institucionet.Pse perendimi veproi keshtu me Berishen?!.
    Sot perendimi kerkon te “trembë” Berishen me humbjen e shansit per ne BE!???.E verteta eshte se Berisha do te trembej realisht, po qe se, perendimi do terhiqte Shqiperine prane vetes dhe jo kur ta linte ate jashte .
    Te jete naiviteti i perendimit deri ne kete shkallë, sa te mos kuptoje, që Berisha rron edhe njeqin vite te tjera pa perendimin!?.

  23. sala says:

    Keqkuptim i Perendimit me Krizen Shqiptare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! = Koncept naiv i mendjes shqiptare .

  24. Luan says:

    Gogolin me emrin Sali Berisha e kemi krijuar “vete” . Problemi me shkrimin qendron ne faktin se “e keqja” perkthehet ne nje emer te pervecem, kur dihet se Saliut vete nuk eshte problemi.Kjo eshte gabim, eshte i njejti mentalitet qe po na ha nga brenda si shoqeri keto 20 vjete. Ne media dhe ne shoqeri e keqja e para 90′ eshte vetem nje emer Enver Hoxha ndersa sot te keqen e pas 90′ i kemi vene emrin Sali Berisha. Harrojme dhe bejme sikur nuk e dime qe nje njeri i vetem nuk mund te ndaloje nje vende ne rrugen e progresit, eshte e gjithe klasa politike ne krize te thelle besimi tek publiku, pas figurave individuale qendrojne te njejtet njerez me te njejta qellime. Ndryshe si mund te shpjegojme faktet kokforta qe ne i shohim cdo dite. Te gjithe e dime se kjo qeveri nuk rri dot ne kembe as 24 ore pa te majtet e LSI te cilet dje ne opozite benin thirrje per revolte te armatosur dhe hapur bertisnin neper Tirane per te djeg kryeministrine. Mos me thoni qe nuk i dini keto z.Baze!
    Vete ne PS po shohim cdo dite se njerez te cilet para publikut ishin njerezit me ekstrem ndaj te keqes me emrin Sali, sot jane te gatshem per poste qeveritare dhe jane gati te behen mashe e sistemit. Rasti i Fatos Nanos eshte fakti me kokfort. Jane edhe shume fakte te tjera mjaft kokforte, duke perfshire ketu edhe ju personalisht z.Baze. Sikur te beni nje paralelizem midis 97 dhe 2011 do shohim ndryshimet e thella ne politiken shqiptare dhe talljen qe kjo klase politike beri me Shqiptaret.
    Atehere si mundet kjo klase politike te kerkoj zgjidhje nga Evropa? Evropianet nuk jane sylesh dhe primitivizmi i qeverise shqiptare te sotme nuk eshte gje e re per ata apo e pa pare. Me vjen te qeshe kur kritikohet Evropa dhe harrojme qe kjo Evrope nuk na ka asnje detyrim!!!! Eshte budallek te mendosh se Evropianet mund te zgjidhin problemin shqiptare, ata nuk jane mesia dhe nuk kane per te qene ndonjer.
    Une nuk e di se cila mund te jet zgjidhja, por e di qe kriza ekonomike e thelle e cila ende s’ka filluar ne Shqiperi por se shpejti do plase, do sjell pasoja te pariparushme per Shqiperine.

  25. vlora 1 says:

    Ore ai Vranicki rron me apo jo.
    Ju qe jeni emigrante jashte mos rrini kot po ta gjej njeri ate Vranickin dhe te na i sjelle ketu.Shpejt i thoni se ne Shqiperi jane bere te gjithe sehir-muhabet dhe duan te heqin Salen…mbase i mbushet mendja edhe Saliut se po plaket shejtani.

  26. fule says:

    LOL: Ata vijnë i thonë Sali Berishës se me këtë që po bëni rrezikoni hapat tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe jam i sigurt se Berisha përsërit me vete “ah sikur të jetë e sigurt kjo”

    Nqs. nuk e kane kuptuar akoma kete jan me gay sec duken.

  27. skenderbeu says:

    Paragrafin ”Ideja se shqiptarët do ngrihen në revolta se Berisha nuk po na çon në BE është naive për shoqërinë tonë. Shqiptarët e kanë më lehtë të marrin pasaportën dhe të ikin nga çifligu i Sali Berishës se sa të rrinë këtu dhe të luftojnë për ta evropianizuar atë.” nga z.BAZE do ta kishin zili si serbet ashtu dhe greket qe nuk kane qene ne gjendje ta thone por e degjojne nga shqipetaret ve dhe pseudo inteligjenca e tyre, qe gjithmone bene thirrje per anarki dhe destruction se sa jep alternativa per zgjidhje or thjeshte informacion per lexuesin.

    Thank you

  28. linda says:

    Zgjedhjet lokale na hapen nje horizont tjeter per te kuptuar ate se cfare ndodh apo do te ndodhe me shqiptaret. Fakti qe u la Berisha te beje si te doje duket qarte qe ka te beje me ruajtjen e statukuose. Sic duket Europa dhe Amerika nuk duan te ndryshohen gjerat tash per tash ne Shqiperi. Ata duan qe ceshtja shqiptare te zgjidhet njehere e mire qe mund te na shtroje dy alternativa. Ose zhdukjen e plote te shqiptareve, ose bashkimin e tyre.

    Zhdukja e shqiptareve realizohet nepermjet krijimit te shtetit multietnik ne Ballkan, ne favor te te cilit jane edhe regjistrimi i popullsise.

    Ndersa bashkimi i tyre eshte i veshtire, por premisat jane, hapat e para filluan qe me clirimin e Kosoves dhe gjasat jane te mbeshtetet. Ne keto kushte cdo mendim se Europa apo Amerika do t’i beje presion Berishes per te plotesuar kushtet per t’u futur ne BE do te jete thjesht iluzion tashme, madje mund te themi se edhe nese Berisha i ploteson kushtet mesiguri do te nxirren pengesa te tjera. Kjo per faktin se vete Europa ka probleme, madje po rrezikohet edhe vete BE, e jo me t’i shtoje probleme me Shqiperine. Pikerisht kete ka kapur Berisha, prandaj shin ne lam. Pa u zgjidhur ceshtja shqiptare Shqiperia nuk ka asnje shans qe te pranohet anetare e BE-se. Europa dhe Amerika e kane kuptuar se ka nje problem shqiptar qe duhet te zgjidhet dhe ky eshte bashkimi i trojeve shqiptare. Shqiperia do te futet ne BE e bashkuar me te gjitha trojet qe i jane copetuar. Kur do te ndodhe kjo? Mbase edhe deri ne fund te 2012.

    Ne lidhje me ate qe thote z.Baze qe Europa eshte dorezuar para Berishes se nuk ka se cfare t’i beje nuk do te isha dakord. Europa dhe bota perendimore aktualisht kane te hapur ceshtjen e Lindjes se Mesme. Pa u zgjidhur ai problem nuk mund te hape fronte te tjera. Prandaj e lene Berishen te livadhise edhe disa kohe, ose te genjeje veten se eshte i forte. Dhe nje dite do t’ia bejne si Mubarakut apo Kadafit. Mubarakun e derguan ne gjyq me barele, kurse Kadafit po ia vrasin edhe djemte. Do t’i vije edhe Berishes radha. Se cfare mund t’i beje Europa apo Amerika Berishes, mjafton te kujtojme grushtin e deshtuar te shtetit te ’98, kur Berishes iu dha ultimatumi se nuk do te njihej nje qeveri e ardhur me grusht shteti dhe Berisha u terhoq si i menderosur. Sepse po te mos terhiqej do t’i ndodhte dicka tjeter. Por atehere ishte ’98 ne prag te ’99, luftes ne Kosove. Duket qarte se Perendimi ecen me plan dhe nuk i djeg etapat. Ne na intereson qe te jemi te nxituar, dhe harrojme te ndalemi e te vezhgojme e te perpiqemi te shfrytezojme momentin. Shqiptaret nuk kane perse te ngrihen e te permbysin Berishen me lufte apo te shkaterrojne ekonomine e tyre. Ai tashme eshte kale i ngordhur dhe se shpejti do t’i vije fundi.

  29. xha Kasua says:

    Jane lodhur te huajt me ne dhe nuk kane faj. Ne nuk dime vete se cfare duam dhe te huajt nuk kane si ta gjejne te miren tone. Ata e dine mire se legena jemi ne shqiptaret. Boll te shofesh ata qe ishin kunder sal ram pall gerdecit deri sa ai ishte ne opozite, sot jane ulur te gjithe ne prehrin e tij. Bile sot ka Ilirin e Monikes dhe Tosin e Xhoanes ne prehrin e tij. Se dhe ne 97-ten pershembull zoti Baze ishte me sal ram pall gerdecin dhe e dinte mire se cfare po bente sala per te mbajtuar pushtetin, vriste popullin, por ate kohe zoti Baze nuk thosh keshtu. Nga ana tjeter Bota e shef mire se kush eshte perballe sal ram pall gerdecit sot, Edi Rama. Bota e njef Edin me mire se ne dhe e di qe ai eshte thjeshte nje sharlatan i rradhes qe mbush hundet gjithe diten dhe vetem kur nuk ka me te bardhe del te flasi ndonje llaf prej opozitari (meqe ra fjala tek Edi, di gje njeri nga eshte ky se ka humbur si sopata pa bisht). Shkurt Bota nuk ka pse merret me ne, ne jemi nje mender populli qe nuk ka psikolog qe na zberthen. Por ama jemi shume krenar qe jemi shqiptare se bejme gjera qe nuk i ben asnje popull tjeter. Kush mund te mbaj ne kurriz si ne nje familje pushtesh si ajo e Berishajve?! Asnje tjeter vec shqiptareve. Shqiptaret duhet ta zgjidhin vete punen ne shtet te tyre, si cdo njeri i zgjidhe hallet e shtepise se vet dhe nuk pret te vij komshiu. Vetem Ed Rama pret qe Bota ta uli ne karriken e sal ram pall gerdecit.

  30. Illo says:

    Saliu sillet jo si koleg , por si mesus i politikaneve te Europes . E vlereson veten si nje Les Wales dhe me shume . Ne kete mes ka influencuar dhe propaganda cfrenuse per diktaturen e Enverit . Vetem une munda ta caja ate diktature thote Sala dhe miqte e tij , europjanet besojne . Ata nuk e dine sakte se Sala dhe Enveri nuk kane pasur ndonje diference te madhe . Tani eshte zhdukur edhe diferenca e vogel midis tyre . Opinioni per Saliun nuk ndryshon ne Europe . Ata e njofin per lider Illo

  31. Atdhetar USA says:

    FALEMINDERIT ZOTI BAZE.ANALIZAT TUAJA JANE FRYMEZIM PER GJITHE ATA QE KANE SY EVESH NE KOKE. SALIU DUHET TE ZHDUKET SA ME PARE NGA FAQJA EDHEUT NDYSHE SHQIPERIA DO HIQET SI GJARPERI IKEPUTUR. NDERKOMBETARET SHPESH HERE FLASIN MEGOJEN ESLI ZEZES DHE INSTATIT GENJESHTAR DHE NUK SHIKOJNE REALITETIN NUK SHIKOKNE REALITEETIN .SALIU DHE ENVERI JANE NJESOI NGA MENDIMI DHE NGA VEPRIMI.VDEKJE TRADHETAREVE LIRI SHQIPTAREVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje