Qofte ke Luli, një yll Hollivudi dhe një Akademi’

9 Gusht 2011, 17:56Editorial TEMA

Nga Hervin Çuli

“Ah si nuk kam një grusht të fuqishëm”- thoshte Migjeni i madh! Kështu them edhe unë shpesh herë… Por, ndonjëherë, ndonjëherë ama, trishtimi i madh më përzihet me të qeshurën, të qeshurën e shfrenuar, që njerëzve të thjeshtë ju shfaqet atëherë kur nuk qajnë dot, kur u janë lodhur duart duke i mbajtur në kokë, kur nuk kanë më fuqi të ulërijnë…

Në krye të dy-tre ditëve të fundit, Kryetari i Ri i Bashkisë së kryeqytetit, Lulëzim Basha (po përpiqem ta anashkaloj mënyrën se si u zgjodh), priti në dy takime të ndryshme dy artiste të njohura. Njëra shqiptaro-amerikane (ose më mirë amerikania me origjinë shqiptare) Eliza Dushku dhe tjetra këngëtarja e njohur Ermonela Jaho. Takimet, sidomos nga mediat pranë qeverisë, u pompuan si evenimente të jashtëzakonshme, sidomos ai me Eliza Dushkun, meqë ajo, sipas gazetave dhe televizioneve pranë kryeministrit, përfaqëson majën e kinemasë së sotme amerikane, pra e thënë më thjeshtë, një YLL HOLLIVUDI. Takimi i dytë me këngëtaren Ermonela Jaho, u përshkrua po nga të njëjtat media pranë qeverisë, si takim i Lulit me njërën prej yjeve të muzikës operistike shqiptare nëpër botë. Të dy lajmet, edhe pse me kronika disi të ekzagjeruara, janë të pranueshme dhe përshëndetëse për Bashën, qoftë edhe në kuadrin e një propagande shumë të rafinuar për ta paraqitur Njëshin e Tiranës si shumë të interesuar për kulturën e Metropolit shqiptar. Por, pikërisht këtu fillon Gallata, pikërisht këtu pas kokës së lajmit!

GALLATA 1: Eliza Dushku emërohet nga kryetari i bashkisë (për sa kohë, nuk e dimë) si ambasadore nderi për Tiranën, e ngarkuar për artet,kulturën dhe turizmin nëpër botë!!!

GALLATA 2: Ermonela Jaho shpall, së bashku me Bashën projektin për ndërtimin në kryeqytet të një Akademie për Operën!!!

Duke patur respekt për të dyja artistet, (edhe pse në gjykimin tim Dushku nuk është një yll Hollivudi dhe Ermonela është padyshim një këngëtare shumë e mirë, por që falë modestisë sime për ta gjykuar, nuk e di a paraqet një yll të lirikës nëpër botë) në të dy premtimet kemi të bëjmë thjesht me qyfyret e radhës që na servir si qofte ç’do vit qeveria, e që pastaj harrohen, e kur harrohen del qoftja tjetër, e kështu me radhë të gjithë zhdëpemi me qofte virtuale, se ato të vërtetat janë shtrenjtuar shumë. Po pse them kështu?

Fillojmë me GALLATËN 1, rastin e emërimit (o Zot sa qesharake kjo fjalë) të Eliza Dushkut!!! Unë them (mu thaftë goja po gabova), se përveç një filmi promocional (gjë e mirë kjo padyshim), e mandatuara e Lulit (varet gjithmonë sa ja ka caktuar Basha mandatin) fatkeqësisht s’do ketë mundësi të shkojë derë më derë, në çdo cep të botës të propagandojë nivelin e lartë të art-turizmit shqiptar dhe kulturën e madhe të kombit tonë. Kështu, emërimi i saj pas disa kohësh do të vihet me siguri në dyshim nga Basha dhe ajo mund të shkarkohet dhe të zëvendësohet nga dikush tjetër. “Ndofta s’ka nevojë të shkojë derë më derë?”- do pyesë ndonjëri. Do ta besoja edhe në mënyrë virtuale misionin e saj nëpërmjet mesazheve që mund të propagandonte në evenimente të ndryshme të jetës amerikane, ku mblidhet ajka intelektuale artistike dhe financiare e gjithë botës, sikur influenca e Dushkut në opinionin publik ndërkombëtar të ishte si ajo e Meryl Streep, Jodie Foster apo Angelina Jolie, ose qoftë edhe e me të rejave yje të vërtetë të Hollivudit si Hilari Swank apo Naomi Watts. Por, nuk besoj se një ndër 72 mijë aktoret që tentojnë të promovohen çdo vit ne Hollivud, e ka këtë privilegj. Them kështu, sepse Dushku ende është një interprete e filmave horror- triller dhe pika më e lartë e karrierës së saj ka qenë një paraqitje me Robert de Niron “This boy’s life”, pa ndonjë gjurmë të madhe në publik apo kritikën përtej kontinentit të vjetër. Madje, me bindje them, se edhe në Amerikë (ku ka marrë pjesë po ashtu në dy seriale televizive) vështirë ta njohin të gjithë kur kalon rrugës, e jo më në Europë e kudo gjetkë. Gjithsesi, shpresojmë që me vitet karriera e saj të jetë më e fuqishme, se sa për Shqipërinë, amerikanen me origjinë shqiptare e shumta do ta shohim përsëri në ndonjë fushatë elektorale krah doktorit, nëse lobi shqiptaro-amerikan pranë Berishës do të punojë për këtë. Në të kundërt, emërimi vihet absolutisht në dyshim.

Por, gallata më e madhe është Gallata 2!!! Këtu nuk kemi të bëjmë me një gënjeshtër deri diku të ngrënshme, si ajo e Dushkut. Këtu mashtrimi i Lulit, si karshi publikut dhe përballë këngëtares, është fare i trashë. Ai thotë se do bashkëpunojë në krijimin e një Akademie Opere!!! Është i madh Luli! Në radhë të parë, tani po e marrim vesh që licencimin e një shkolle e paska në dorë kryetari i bashkisë! Nejse, kjo edhe mund të ndodhë, se po të dojë Berisha e heq fare ministrin e Arsimit dhe ministrin e Kulturës dhe ja kalon portofolet përkatëse Lulit. Dakord! Ja kjo u zgjidh! Po ne sikur e kemi një Akademi, që përfshin edhe kanton si degë të saj prej rreth 60 vjetësh! E zëmë se edhe kjo për qeverinë s’përben problem! Po ku do bëhet kjo akademi? Se një shkollë arti ka ca si shumë elementë. Ka studio provash, klasa studimi, salla koncertesh e shumë e shumë të tjera. Këta që po prishin Piramidën, teatrin që kushtoi 2 milion dollarë, qendrën kulturore që e propaganduan me aq pompozitet, dhe do bëkan një tjetër Akademi Artesh!!!??? E zëmë se edhe kjo për Berishën e Lulin, që “kur japin fjalën therin djalën” s’qenka problem! Por, çfarë do jetë ky institucion? Shkollë, stazh specializimi, kurs-e para akademik-e, kurs-e pas akademik-e? Zonja Ermonela Jaho tek ABC-ja foli për një përzierje të të gjithave në një auditor të vetëm (ajo e quante Akademi, po ashtu si Luli), e më thënë të drejtën unë s’kuptova asgjë. Gjëja e vetme që kuptova ishte se këngëtaren e mirënjohur e kishte lënë pa mend sjellja dhe mbështetja e menjëhershme e Lulit në këtë projekt. Nejse, e zëmë se kjo, si të gjitha pikëpyetjet e mija, qenka një paragjykim i rëndomtë, cinik dhe asgjë më tepër.

Por, të paktën ne që merremi me këtë punë na takon një sqarim publik më i detajuar që të kemi mundësi të zhdukim paqartësitë dhe të largojmë djajtë që na rrethojnë. Pastaj, Forumit Intelektual për Tiranën a ja ka bërë prezent këtë PROJEKT-GALLATËN e dytë Luli? Jam i bindur se po të mos nxitohej për të prodhuar lajm, në Forum do të gjendej ndonjë drejtor institucioni i rëndësishëm artistik, që me kulturën dhe formimin që e karakterizon, e kupton se një qofte si kjo, vështirë të gëlltitet. Dakort, ndofta janë ca fonde andej nga Italia që u duhet gjetur vendi. Për këtë arsye bëhet ndonjë projekt i mirë a i keq pas universitar me ALA ose me Teatrin e Operas, e kështu qoftja mund të kalohet edhe pa u pertypur, madje dhe ne do ta hamë se s’kemi ç’bëjmë.

Në përfundim të Gallatës 2, kam frikë se për katër vjet vetëm qyfyre dhe qofte ke daj Luli do kemi. Ndaj Luli, pas filmit horror të 21 janarit dhe trillerit-komik që po luan me paaftësinë më të madhe pas zgjedhjeve, të merret me ca gjëra serioze që ka nevojë qyteti, që të fillojmë e ta marrim seriozisht. Fatkeqësisht, bari tek Lana ka filluar të thahet, plehrat po mbushin kryeqytetin, qendra e Tiranës s’merret vesh se kur do përfundojë, çmimet kanë shkuar në stratosferë, ndërsa Luli ka harruar që nuk është ministër Kulture, por Kryetar i Bashkisë së Kryeqytetit!

E sa për figura të elitës intelektuale-artistike, le të thërrasë Ismail Kadarenë (që falë Zotit është e s’ka nevojë të emërohet nga Luli si ambasador i shqiptarëve nëpër botë) se vetëm nder do t’i bënte vehtes pas atij letërkëmbimit të famshëm pas zgjedhor. Kot e thashë këtë të fundit… Ku e lë Saliu Lulin të livadhisë si të dojë. Kadareja tani me siguri absolute konsiderohet armik në PD, ndërsa Eliza Dushku me siguri konsiderohet gocë e mirë, madje gocë Tirone.

Pra, për ta mbyllur, nuk më duhet më një grusht i fuqishëm, të paktën sa të kalojë gushti, por një mendje e lehtë. Një mendje e lehtë për të kuptuar se këtu nuk pyeti njeri për 26 viktima në Gërdec, për 4 të vrarë në 21 janar, për minatorët, që edhe pse mund të vdesin, kanë dalë lajmi i fundit, ose nuk janë fare në mediat qeveritare, për vjedhjen e hapur të një mandati për Kryetar Bashkie e jo t’i plasë kujt për qoftet e përditshme të Salulit. Duhet me e marrë lehtë, se kushedi ç’do na dëgjojnë veshët e ç’do na shohin sytë. Amen!

54 komente në “Qofte ke Luli, një yll Hollivudi dhe një Akademi’”

  1. tg usa says:

    respekte zoteri ERVIN CULI

    1. KULUFI says:

      FATKEQESI KOMBETARE KUR MALOKET DHE SERVILET E MALOKEVE, QE JANE SERVILET ME TE PESHTIRE SE CDO SERVIL NE BOTE, MARRIN PERSIPER TANI EDHE ARTIN, KULTUREN, SHKENCEN, SIGURISHT ALLA MALOKCE, OSE ALLA BERISHISTE. CFARE PRET NGA NJE LUL DOMATJA – SIGURISHT VETEM PORDHE. KETA JANE TE GJITHE PORDHACE – SIC THOSHTE I SHKRETI SHVEJK.

  2. akil says:

    mire e ke ti mo burazer rri rri ja plas ndonje gje ne

  3. saranda2001 says:

    PO per cfare ylli te Hollywoodit flisni po si ajo ,jane me qindra mijra ne Hollywood,ajo edhe ate pak shkelqim qe pati i ka ikur per lesh prandaj i lepihet atij llozit te basketboollit 50 vjecar qe i ka vajzat sa kjo ,por cti besh kur je mes injorantesh ….

  4. beka says:

    KA MARRE FUND DHENJA E DEKORATAVE APO QELSIT TE TIRANES PER SERBET SIQ I JEPTE EDI RAMA ,KJO JU PENGON NDOSHTA

    1. Beka duhet te dish se si i ka mbrojtur edi Rama ksosovaret ne 1999 ne Itali si ka mbrojt njeri. ne ate periudhe une kam qene student dhe gjate gjith bombardimeve nuk u be nje demostrate e vetme pro koovreve. vetem kunder bombardimeve beheshin demostrata perdite. dhe ne nje emision te RAI edi Rama ne 2 ore i ka bere italianet te reflektojne per ate qe po ndodhte ne Kosove. Gjithsesi abetaren duhet ta lexosh pak

      1. Arbeni/Tetove says:

        Jo vetem abetaren, por edhe shume gjera te tjera duhet te lexoj ky!

    2. elti says:

      O breka, ik laj breket, pastaj fol ketu me ate shqipen tende skoceze.

      1. Rani says:

        hahahahahah jam dhi tu qesh, “o breka” hhahahhah

  5. shqiptari i Italisë says:

    Ermonela Jaho. Violeta shqiptare në 150 vjetorin e Italisë
    “Një triumf i vërtetë”. Me këto fjalë shtypi italian ka përshkruar hapjen e sezonit të 89-të lirik të Arenës së Veronës me operën La Traviata të Giuseppe Verdit, të premten, më 17 qershor. E pjesë e këtij suksesi ishte padyshim Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare në petkun e Violetës, e cila që me notat e para mrekullon publikun dhe kritikën. “Një Ermonelë e fuqishme, në rolin e protagonistes, u tregua soprano me temperament të fortë dhe zë të admirueshëm”, shkruajnë për të gazetat, të nesërmen e premierës.
    Ermonela e ka kurtizanen sensuale, të interpretuar për herë të parë në vitin 2005 në Operën e Marsejës, dhe së fundi në turne në Japoni me trupën e Royal Opera House Convent Garden të Londrës, një nga rolet e saj më të arrira. Ajo njihet në nivel ndërkombëtar si një nga interpretueset më të mira të këtij roli. “Është një nga personazhet që kam më shumë për zemër, sepse më jep mundësinë të shprehem më së miri” thotë ajo për shqiptariiitalise.com.
    lexo të gjithë në:
    http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/38-shqiptare-te-italise/1414-ermonela-jaho-violeta-shqiptare-e-festimit-te-150-vjetorit-te-italise

    1. kola says:

      Ti katunari i italise duhet te dish qe artisti ka moral, sidomos kur eshte kengetare opera dhe e di cdo te thote tragjeti. eshte e pa perfytyrueshme qe nje artiste te dali ne foto dhe video me nje person qe akuzohet per vrasje. Kjo qe ka bere ermonela eshte nje fatekeqesi dhe pikerisht per meritat qe ka nuk i falet. Ermonela duhej te menodje per jetimet qe basha ka shkaktuar dhe duhet te solidarizohet me publikun, sic bejne artistet ne gjithe boten. Por siduket ermonela di vetem te kendoje por nuk ka moral

    2. Shefqet Cela says:

      Plotesisht dakord me ju: ERMONELA ESHTE NJE TALENT I JASHTEZAKONESHEM, QE KA NDERUAR VEHTEN E SAJE DHE PO NA NDERON TE GJITHEVE NEPER BOTE.
      Angazhimi i saje ne probleme politike ja ul vlerat disi. Oprea jone ka nje pervoje te jashtezakoneshme, por ka edhe nevoje per investime te tjera, qe i mungojne. Ne kete drejtim jane te mirepritura investimet e huaja (veçanerisht nga Italia me tradite) dhe aq me shume pervoja e tyre. Fillimi i nje aktiviteti paralel operistik apo akademik te artit nuk eshte gje tjeter veçse konkurence ne pozita diskriminuese per palen tone. Ma do mendja qe ketu luan lojen e vet ndonje lob mafjoz italian, pa dijenine e se nderuares Ermonela.

  6. sillo says:

    Ti beka thote me dergo adresen se po te dergoj nj Abetare falas…

  7. mirdita says:

    mrekulli le te takohet me te gjith, cfar te keqe ka , ai ish palla i par edi takohej ne peze ne ambjente te fshehta , me pu……….ky ash ndryshimi zotni shkrus i artikullit , kot lodhesh me shkrime te tilla qe skan kuptim as vler…..!

  8. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    HERVINAQ CULI ….QE TE JUSTIFIKOSH 1PERQIND TE KTYRE WHATEVER TI THUA…KE BER TI NDO NJE ARTIKULL KRITIK KUR EDI RAMI I DHUROI KENGETARIT SERB CELSIN E ART TE TIRANES…AI KENGETAR SERB ISHTE HEROI I CETNIKVE DHE USHTARVE SERB QE VRISNIN POPULLSIN E KOSOVES….

  9. Rekordmeni says:

    Luli organizon kampionat rekordesh per nder te tutorit Sale Vucidoli.
    Pritet qe hapi i trete i Lulkes do jete kampionati i rekordmeneve te familjes qe e zbarkoi ne Bashki.
    Pjesemarres:
    Gita-Pita (Fazlliceva) merr pjese ne garen hudhje shurre me kallom. Rekordi i saj 2,35 m. pritet ta thyej ne 2,95 cm mbasi do mbaj 3 dite shurren e pastaj do shperthej me rekord.
    2. Xen Lejfen (Kinez Veni) garon ne garen shtytje muti me rrotullim. I asistuar nga Moni dhe Sander Mafishja do thyj rekordin e vendosur me 2010 nga 25 m ne 26,57 m. Gara zhvillohet ne Kakome e Gjir te Lalzit.
    3. Danka Ramic (Slobodanka) garon ne hedhje peshtyme ne fytyren e skllavit. Pritet rekord i ri nga 4m ne 4.99 m. Peshtyma do shkarkohet tek Taci Maci Oil Poil Co.
    Luli nderkohe po projekton gara te tjera me pjese te ndyshme te trupit familjar.

    1. Vandami says:

      Mos i ngaterro gjerat ! Familja vetem nje rekordmen ka. Pervec rekordeve te pervitshme ne det, ai eshte rekordmen edhe ne berjen e qofteve. Kishte nxjerr nje qofte tjeter dje “Ti drejtohemi detit”. Pasi mbollem arrat e lajthite, pasi i beme kodrat si fushat, o burra drejt detit se jemi miss bota. Nejse … qoftet nuk te bejne keq, le te beje sa te doje por mos te beje nga ato te tjerat si Gerdeci, 21 Janari etj.

  10. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    O SARANDA E VITIT ZERO…SA VRER QE PASKE …ELIZA DUSHKU NUK ESHTE SUPER STAR I HOLLIVUDIT ..POR KA QEN NJE NGA TALENTET ME TE MIRA NE FILMAT QE KA LOZUR DHE AKOMA ESHTE NJE E TILL ….KTE E THONE MEDIAT AMERICANE…PASTAJ NE NJE EMISION NE NJE NGA SHFAQJET ME TE PARA KTU NE AMERIC JIMY CIMEL LIVE….ISHTE E FTUAR ELIZA DUSHKU ME JON BELUSHIN…DHE TE DY ME KRENARI TREGUAN ORIGJINEN E TYRE…

    1. sorge says:

      Sa per dijeni,ti edi MALOK ne canada,duhet ta mesosh nje here e mire,se te gjithe artistet e medhej boterore kane qene kunder qeverive te tyre ,aq me teper te qeverive,si kjo e Sali Ram Berishes,qe ka kryer KRIME te pa shembullta pas luftes ne ish Jugosllavi!!!Te mbeshtetesh nje VRASES APO HAJDUT si Lul basha eshte TURP E JO NDER,PER NJE QE I THOTE VETES ARTISTE!!!Sa per cilesorin “Hollivood”,as te mos e permendni,se ne Hollivood ka me mijrasi kjo Eliza jone,qe perdoren per te argalisur miletin!!!

  11. iliri says:

    fm Culi ,po ky lulka po na dele i gjithanshem ,ky qenka nje koqe gomari si duket ky eshte vete ali vete kadi,po me vjene keq per Ermonelen qe mund te barazohet me nivelin e ketij gomari se ajo shume mire e di qe ne bote asnje njeri nuk fute hundet te punet e tjetrit,dhe sa per Dushkun une jetoj ne amerik dhe ju betohem qe nuk e njefe njeri ,per shqiptaret po dhe e di pse se ka thene qe jam shqiptare dhe per kete bravo se ka njerez qe kur jane jashte e mohojne qe jemi shqiptare

  12. Savo Dukati! says:

    Mu kall data kur lexova komntin e një sërbi, i cili me një shkrim para shpellari akuzon për sërb perëndimorin e shnditëshëm, artistin rrjedhe nga gjenezë artistësh me breza,fisnikun nga babai dhe dajallarët e famshëm Vunjotasit elitë e bregdetit, Edvin Ramën. Përballë gjakatarit, vrasësit të 4 herojve të demokracisë së 21 janari, Punonjësit që çoi në Hagë Kosovarët, shitsit të detit Grekëve Lulëzim Bashës. Hiqni dorë nga komente të tilla more shurrashër në shërbim të sërbo mëdhejve se do ta kini shumë të shkurtër jetën.

  13. martin says:

    Turp i madh per nje artiste te madhe si Ermonela te pranoj te takohet me nje vrases.Ajo mund te jete e mrekullueshme por kete aftesi ja fal me nje takim me Lulin dhe i bien gjithe vlerat morale qe mund te permbaj nje njeri.Ushqen nje hajdut me pak fjale.

  14. Ndoc Sukaj says:

    Pas Eliza Dushkut me origjine shqiptare,do te shkoje ne Hollivud dhe do te behet nje aktor i famshem vete Lulzim Basha pasi ai mund te jete Aktor Regjisor dhe Skenarist bile nuk eshte cudi qe pasi te prese shiritin e rruges Tirane Elbasan dhe me perqindjen e investimeve te huaja qe do vershojne ne Tirane te kete mundesi te jete dhe producent i nje filmi te ardhshe hollivudian me tragji-komedine e ,,Shqiperise Blu,, ,Tiranes Blu zgjedhjeve Blu… vjedhjeve Blu ….

  15. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    TI ORE BARI SAVO DUKATI ….MESO TE REFLEKTOSH QE JE SHPELLAR …I VRIMAVE TE URITHAVE..JO SHPELLAR ATJE KU JETOJN ARINJT SE ATJE DO TA KISHE PER NDER…NJE FILOZOF KA THEN ME MIRE TE JETOSH NEN DIKTATUREN E NJE MBRETI SE SA NE NJE DEMOCRACI KU VULGU DHE INJORANTET JAN GJITHANDEJ….

    1. LEON says:

      ….”NEN DITATUREN E NJE MBRETI” JO NE DIKTATUREN E NJE PSIKOPATI QE I DUKET VETJA MBRET”

  16. argjiro says:

    Cfaqja filloi .Tani kete avaz do te kemi ke priti e ke percolli luli. Ate di te beje i varferi.Ne fund te mandatit le te beje nje fotobook ta dergoje neper agjensi mode se nga kashta te merr ne qafe dhe mund ti eci si model .Dy artistet jane zonja te nderuara por ato duhet ta dine qe i kane dhene doren nje VRASESI DHE HAJDUTI .Besoj se dikush do tia thote

  17. sillo says:

    Ore EDI ME BANIM NE…… mos na trego ne qe jetojme ne amerike i dime ca gjera me mire se keta ne shqiperi,ai emisioni tek Belushi dhe kjo e Dushkut zhvillohet cdo nate dhe vine talente nga komunitete,ate nate ishte nata e Albanise,a e pe sa te informuar ishin stafi qe e organizonte sa qe shqiperine e dinte komshi me Cekine ,jam me ty Saranda…

  18. xhoni says:

    A e ka marre vesh ky Lul Karadyzi,se nuk eshte minister Kulture,por KRYETAR BASHKIE,qe pergjigjet per pastrimin e HALEVE TE TIRANES???Plehrat mbushin rruget,bari buze Lanes u THA komplet,poshte urave te Lanes LULEZOJNE HALETE!!!Haaaa!!!Gjysma e Tiranes nuk ka uje te pijshem,ndersa ky na ben pritje DEMAGOGJIKE!!!Qe tani duket se ky LulHollandezi,jo vetem qe e VODHI MANDATIN,por do ta ktheje Tiranen ne IDENTITETIN MALOK,qe do te thote,se mushkat dhe gomeret e MALESISE tani do lidhen tek PARKU RINIA!!!Shikoni rruget dhe hapesirat midis pallateve,qe jane zene nga QOFTEXHINJTE E DYQANEVE se jane militante te PD-se dhe e dine se tani BASHKIA NUK KA ZOT!!!

  19. Tironsi says:

    Behet per pastrim parash

  20. Tani says:

    Kot kerkon sqarim me te detajuar qe te largosh djajte qe te rrethojne. Djajte qe te rrethojne ty jane futur thelle ne gjakun tend dhe te shtyjne te leshosh vrer kunder cdo gjeje te mire, apo thjesht iniciative apo endrre qe do ishte ne te mire te vendit tend. Vendit tend? Kot e quaj keshtu. Njerezit si ti nuk kane atdhe, eshte e shkruajtur ne krye te manifestit qe ka 60 vjet qe ju “ndricon rrugen”…

  21. edi me banim ne bjeshket e namuna te canadas says:

    MEQENSE TEMA SE BOTOI SHKRIMIN E ME PARSHEM …PO MUNDOHEM TJA KTHEJ TE REDUKTUAR SAVO DUKATI …NJE FILOZOF KA THENE ME MIRE NEN DIKTATURE E NJE MBRETI SE SA NE NJE DEMOCRACI KU VULGU DHE INJORANTET JAN GJITHANDEJ…

  22. kunati says:

    ska asgje te keqe qe pret figura t eartit po puna eshte qe ne populli kjo gje sna ben fare pershtypje. ai si kryetar bashkie mbase sduhett akish fillu punen keshtu po me ca takime qe conin uje ne mullirin e njerzve te thjeshte. kujt po i cahet koka per dushkun qe vjen e ngren piket esaj……uh s ate lodhur qe jemi………ky luli vertet nuk e kupton apo ska aspak fuqi tek sala…..o zot u be sala si enveri qe i di te gjitha se sa per keshillatert une qe te gjithe pa perjashtim i imagjinoj si brekedhjere qe skan as burrni e asgje pe rte qene BURRA.

  23. Dino says:

    Me vjen keq per Elizen dhe per Ermonelen!Qe te dyja jane nderi i kombit shqiptar,por per prapaskena te “Luleve”do pergojosen dhe do perdhosen si mos me keq.Masoniku Lul e filloi me komedi dhe do ta perfundoj me tragjedi karieren.Mire ben qe therret aktoret.Ata do ti luajne veprat e tij!

  24. Gushekuqi says:

    O`Ervin djali! Nese ja do te miren ketij populli dhe qe te mos e lodhesh me trurin me shkrime kaq fantastike,kerkoji shokut tend,Edvin Rames,qe te dorezoje timonin e autobuzit se…me cfare shihen bathet,jane shume larg pashket. Beja kete nder ketij populli,qe te mos perfundoje ne lufte civile,per aq kohe sa, Evropa i ka akoma syte nga ne. Faleminderit per mirekuptimin.

  25. Latif Dreqi says:

    Me falni per injorancen, por kete Ermonelen e degjoj per here te pare ne jeten time…sinqerisht.

    1. Cuca says:

      Per Dreqin, Latif nuk te ve faj. As une psh nuk e njoh Hervin çulin, apo ndonje futbollist te Kombetares sone se nuk me terheq futbolli. Eshte soprano shqiptare qe ka debutuar ne shume skena te botes. Ka kaluar famen dhe arritjet edhe te Inva Mules. Thjesht shiko inernetin dhe kliko emrin e saj dhe do e marresh vesh.

  26. Cuca says:

    Thote Ervin çuli”Ermonela per mendimin tim eshte nje kengetare e mire, por jo me kaq fame boterore”. Te pakten Ermonelen e kam degjuar dhe e kam pare ne Verona para 10 ditesh, kur mori duartrokitje per rreth 15 minuta rrjesht me gjithe publikun(ajka e artit ne ate zone), ne kembe. PO KY ERVIN CULI KUSH ESHTE??

    1. mreneke says:

      E kujt i plasi sa duartrokitje mer kjo apo sa pallohet ajo tjetra moj cuce e majr.

      Kur flasim per mendje – ju te 3-ja bashke shkoni te 3% i Ismail Kadares psh.

  27. ai says:

    O Ervin Bixhozi
    ste ka faj njeri o Kopili i KOPIT pse i loe leket ne bixhoz te te vije turp por ske lene vetem leket ne bixhoz por dhe karakterin o artisti medioker shqiptar te pakten ajo eshte ne 72000 e Hollivudit ndersa ku je ti o fatkeq? me dhimbsesh vertet.

  28. ai says:

    E kujton veten ne kazino kur kerkon 50000 leke si lengaraq ??????
    kam bere gabim qe ti kam dhene e pranoj sta ka problemin Luli por je vete problemi o njeri i pavendosur dhe pa karakter qe vetequhesh artist.

  29. Cuca says:

    ej Bashen sapo e takoi edhe Ambasadori i KE ne Tirane. Po ky si nuk ka turp te takoje kete “vrases” siç thoni Ju.!!!!!!! Suljuni pra shajeni edhe Ettoren, po merreni vetem me dy personalitete shqiptare te artit. Shkoni pra demostroni para Ambasadave ambasadoret e te cileve kane takuar Bashen. Po me perpara shkoni dhe demostroni perpara PS se vetem keto dite kane ardhur disa deputete te PS(jo Islami, Harasani etj) per ta takuar. Epo une nuk besoj se kete deputete te PS e kane takuar per t’ja thene ne sy se eshte “vrases”. Shkoni dhe verifikoni ne librin e takimeve ne protokkoll te Bashkise po nuk besuat.

    1. Genocid shpellaresh says:

      Po Mubarakun 1 muaj para sa rrezonin si funderrine diktatori, kush e vizitonte o dallkauk? Jo Elizka, por presidente dhe sketretare shtei te Shba-ve. Shba-ve, merr vesh o tutkun? Po Gadafin sa here e takonin Sarkozi e Berlusconi para vetem 1 viti?

      E po kur duan te bejne politke te madhe edhe aradhacaket, ptu fare e keqe. Zhgaravina do ngeleni cilendo toke te zaptoni.

      1. Realiteti says:

        Rofsh genocid se lesh i madh qenke nuk dinke te dallosh komunizmin pej demokracis mos ben krahasime diktatoriale se jeton ne shtetin ma te mire ne bot o leshsh dhe skeni ju greket aq zemer sa te ngriteni kunder Lulzim Bashes tung tung Roft Lulzim Basha

        1. Genocid shpellaresh says:

          Komunizmin me demokracine? Egjipti dhe Libia ishin komunizem?
          Dhe Sala eshte demokracia. Pse, se ju mundesoi ta boni shurren me afer nivelit te detit.

          Oj cuce qe u bone burr tani? Ju jeni legena te pandreqshem.
          Vdekje Sali Berishes, vedekje shpellarve.

  30. pisi says:

    spaska nevoj per shum komente se e paskan bo telef gjith parafolsit ket tipin qe paska fillu me shkrujt neper gazeta

  31. MEDET says:

    Epo u bene dhe K*rvat per tu debatur dhe admiruar. Zot na ruj.

    … mos me keqkuptoni nuk e kam per zonjushat ne fjale!

  32. turi says:

    o çuli po kujti i flete ai vrare,ku dine shqiptaret shqiptarve u erdhi hakut enveri,po u vjene dhe djali ti,dhe me sakte akoma,dhe luli dobiçi ti.po ne angli 1 hajdut u vra u shkri londra,kurse ne shqiperi qeveria vrete dite per ditedhe asnjenjeri nuk e çane koken,shqiptaret kete koke kane,dhe kete feste e kane pake.mire na e bejneeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee……………….

  33. ervin says:

    O Culi, tre gjera jane. 1- je injorant dhe nuk i vlereon/kupton keto dy fena te suskseshme 2- je deshtak dhe nuk pranon suksesin a te tjereve. 3- je i keq ne shpirt dhe pinjoll i piramidave ( e kam llafin per ato to kufirit, qe i late me gjakun a shqipeteareve qe si donit.

  34. nor says:

    Duket burrnia e lules sa fshihet pas fustanit te femrave tashi!! Kujton hajvani se po ia rregullon emrin vehtes me servilizmin qe po ben ndaj “yjeve” te artit!! Shko mor lul hajduti, vrasesi e legeni, shko e hap ato 60 mije vende pune qe ke premtu (per njerezit tuaj dhe te LSI-se) dhe hiq ato 80+ taksa ashtu sic deklarove! Apo si gjithmone ishin thjeshte premtime ‘blegtorale’…elektorale, apo si i quan ti ato?! Je ndry brenda ne bashki me keq se Oso Kuka si dhic qe je…nje keshille nga une – mos i beso shume kesaj Dushkut se ajo eshte specializu ne vrasje vampiresh…heret a vone ke per ta henger edhe ti, Lul vampiri, bashke me ate vampirin e madh pervers!!

  35. dorand says:

    si eshte bo shqipria. labt e lalucet shajne maloket, edhe anasjelltas. 3 milion veta e lomsh hesapi te gjithe. fatkeqsia shqiprise eshte se nuk pati 1 here nje qytetar ne krye te qeverise ne fillim kishim zogun katunar masanej erdhi enveri katunar gjirokastre e na pruni gjithe katunaret ne qeveri masanej na rdhi sala malok tropoje e na pruni gjithe maloket ne qeveri masanej na erdhi fatosi ene ai mo katunar se enveri ene ai s la katunar pa na pru masanej deshte me na ardhe edi llacifac rumun, nji here nuk na ra ne hise nei qytetar. kur i bo punet me lab laluc katunare e maloke kete shqiperi qe kemi tashi meritojme. doni shqiperi qytetare zgjidhni nje qytetar

  36. ATDHETARI. USA. says:

    ME VJEN KEQ QE DY ARTISTE TE NDERUARA , TAKOJNE DUKE E DITUR APO MOS DITUR DY KRIMINELE QE DINE TE VJEDHIN TE VRASIN TE MASHTROJNE NJE POPULL TE TERE. SUKSESE ARTISTEVE,VDEKJE KRIMINELEVE QE VEC MASHTROJNE E ZBUKUROJNE DHE NEPERKEMBIN NJE POPULL TE TERE, DHE QENDROJNE NE PUSHTET VETEM PER TE VJDHUR.

  37. albani says:

    Ketu njerezit ngaterrojne dy gjera: 1) Armonelen si artiste, per te cilen shqiptaret me te vertete krenohen, duke perjashtuar ketu shpellaret qe nuk dine se c’eshte muzika lirike, dhe 2) Lul Basha, vjedhesi, vrasesi dhe mashtruesi me pasaporte amerikane. Armonela nuk ka asnje pergjegjesi per takimin, perderisa ajo nuk deklaron se Lul Basha, eshte “njeri i ndershem”, sepse kjo thenie, si ajo qe tha Liza Dushku, duket sikur te thuash per nje kurve qe “… nuk eshte kurve” kur te gjithe e dine se eshte kurve, madje me permasa te medha. Prandaj, nuk eshte nevoja te thuash per nje vrases dhe per nje vjedhes dhe per nje mashtrues se nuk vrases, se nuk eshte vjedhes, dhe se nuk eshte mashtrues, kur e gjitha bota e di se ai, pra Z. Lul Basha, i ka te gjitha keto emertime. Por, ky loqedhashesi, nuk eshte as i mencur, shkon e prek ato gjera qe nuk duhet as t’i sjelle vete ne mendje, pale te tjeret.

  38. fener zizi says:

    ORE TE GJITHE JU QE SHKRUANI …. CKENI ME LULIN (QE JU A NGULI) LERENI TE PUNOJE! CDONI QE TE BEJE NJERIU ISHKRETE? NUK MUND TE PRESE NJE ATDHETARE….JU QE SHANI JENI PLEHRA, MERRUNI ME NDONJE GJE TJETER, SJENI NE GJENDJE TE BENI KOMENTE JU INJORANTE,…….

  39. eagle son says:

    po ca jane kto budalliqe qe shkruni ? jane nda shqiptart per pa kane t’ndame !!!!!!!!
    se sic thone edhe kto vargje te Vaso Pashes:

    ….e s’te ka mbetun as emen as bes
    vet e kena prish per faqe t’zez…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje