Lulëzim Basha dhe Olldashi si “fadromistë”

10 Gusht 2011, 20:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pasi ka tentuar të marrë urime me të ftuar në zyrë, qofshin këta diplomatë apo artiste të kapura mat nga protokolli, Lulëzim Basha po përpiqet të tërheqë vëmendjen me një gjest force, prishjen e ndërtimeve abuzive në Tiranë. Dje u njoftua për një ndërtesë tek 21 Dhjetori, ndërsa dhjetëra lokaleve tek Liqeni u ka shkuar nga një letër për tu njoftuar prishjen e tyre. Edhe pse në Tiranë nuk ka pasur ndërtime abuzive, prej 8 majit, ndërsa shqiptarët ndiqnin tragjikomedinë e përmbysjes së rezultatit në tavolinë, duket se një pjesë kanë menduar ta shfrytëzojnë atë për ndërtime pa leje. Por shkaku përse Basha po ndërmerr këtë fushatë, më shumë se sa kontrolli mbi territorin, ka të bëjë me makthin që ai ka nga mospranimi i qytetit për të. I kompleksuar nga vjedhja e mandatit të Tiranës, nga njollosja ndërkombëtare e zgjedhjeve, nga distanca e diplomatëve dhe opinionit kombëtar e ndërkombëtar, ai po e harxhon muajin e parë në zyrën e kryetarit të Bashkisë për të riblerë tashmë autoritetin që nuk ia dha fitorja. Duke përdorur protokollin e Bashkisë ai fton përditë diplomatë të rangut të ulët e të lartë (kush t’i pranojë), për t’i shkuar në zyrë, artiste që u bie rruga nga Tirana dhe që fare papritur e shikojnë veten në ekran sikur mezi kanë pritur të shikojnë Bashën kryetar, qytetarë të frustruar, që i tregojnë kryetarit letra dhe halle qyteti, dhe një medie e tërë që i qurravitet pas nga halli që kanë pronarët e tyre, shumica ndërtues, për leje të reja. Dhe në këtë makth të madh të mospranimit të autoritetit të tij si kryetar bashkie, Basha ka vendosur të hedhë një hap të ri, hapin e demonstrimit të forcës. Duke u prezantuar si njeriu që ka në dorë qytetin, ai po përpiqet të tregojë pushtetin e tij që nuk e beson dot dhe vetë që e ka.

Nuk e di fare kush e ka atë pallat që po prish, por ma merr mendja se ndonjë demokrat entuziast ka shtuar ca kate, ndërkohë që ka qenë i bindur se Basha po e merr mandatin në tavolinë. Por Lulëzim Basha nuk po ja prish për të rregulluar Tiranën, por për të vazhduar fushatën e pranimit të tij si kryetar bashkie në Tiranë.

Ndryshe nga Basha, Shpëtim Gjika në Vlorë dhe Sokol Olldashi në Tiranë, nuk po veprojnë ndaj një ndërtimi tmerrësisht abuziv në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Investitori i këtij ndërtimi, Lulëzim Basha, në emër të vjehrrit të vet po ndërton në mënyrë abuzive dhe të kundërligjshme një kompleks pallatesh mbi det, dhe askush nuk po vepron. Prokuroria ka nisur hetimin si vepër penale, por shpreson me sa duket ta shkëmbejë nderin e mos-hetimit me ndonjë gjë tjetër nga pushteti. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, nuk ka kompetencë të dërgojë fadroma, por vetëm letra, pasi ndërtimi është mbi det dhe nuk është më kompetencë e Bashkisë, por e Ministrisë së Transportit. Ministri i Transportit, Sokol Olldashi, të cilit i ka ngelur topi në fushë të tij, po e përdor mosveprimin e tij për të riparuar krisjen që i është prodhuar me Berishën pas pazarit në kryesi për të eliminuar figurat e vjetra të partisë dhe për tu shfaqur si një dyshe fallco me Bashën në krah. I përdorur nga Basha pikërisht për të hequr qafe rivalët e tij realë në PD dhe për ta kompromentuar si ministër selektiv në punën e tij, Olldashi tashmë nuk ka as fuqinë dhe as hallin që ka Lulëzim Basha kur dërgon fadroma të prishë ndërtime abuzive. Halli i Bashës në këtë operacion është të pranohet si kryetar bashkie qoftë dhe duke përdorur forcën, kurse halli i Olldashit është të pranohet si aleat fallco i Bashës, qoftë dhe duke shkelur ligjin dhe duke lejuar një kompleks pallatesh abuzive mbi ujë në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Është pikërisht kjo diferenca reale mes Bashës dhe të tjerëve në PD dhe inferioriteti real mes tij dhe qytetarëve të Tiranës. Basha është inferior me Tiranën dhe përpiqet të përdorë forcën për t’iu imponuar, ndërsa në parti është i fortë dhe i plotpushtetshëm, aq sa pushteti i është nënshtruar dhe nuk guxon të zbatojë as ligjin kur bëhet fjalë për abuzime publike të tij siç është ndërtimi në Ujë të Ftohtë në Vlorë. Në të njëjtën situatë Olldashi është gjendur dhe vitin e kaluar kur Ilir Meta ndërtoi pa leje me shpejtësi një vilë dykatëshe në Gji të Lalzit dhe fadromisti i tij, Gjergj Bojaxhiu, shkonte të pastronte tokën e Fevziut dhe Zamirit nga fshatarët, por jo bregdetin nga ndërtimi pa leje i zëvendëskryeministrit. Edhe sot forca tregohet ndaj njerëzve pa pushtet, që ndoshta abuzojnë për shkak të pafuqisë së shtetit për t’u plotësuar nevojat e tyre dhe tolerohen pikërisht ata që po abuzojnë në çdo qelizë me pushtetin. Ai që ka ndërtuar një banesë katërkatëshe në Tiranë apo dy kafe tek Liqeni, është vite drite larg me abuzimin e Lulëzim Bashës mbi pikën më të bukur turistike të Shqipërisë, në Ujë të Ftohtë në Vlorë. Mjafton ky shembull për të treguar sa jo sinqerisht e ka Lulëzim Basha prishjen e një ndërtimi abuziv në Tiranë, kur vetë po ndërton një përbindësh në det. Atij i duhen fadromat për t’u imponuar si pushtet i paligjshëm dhe jo për të treguar se është njeri i ligjit. Ai po poshtëron jo vetëm njerëzit e thjeshtë pa pushtet, por dhe ata që kanë gjithë pushtetet për të zbatuar ligjin mbi të.

52 komente në “Lulëzim Basha dhe Olldashi si “fadromistë””

  1. Gjethi i thate says:

    Natyrisht qe keshtu do ishte sjellia e tij.Kot nuk ka dale shprehja qe: dhenderit te ri,40 dite para dhe 40 dite prapa mos i fol se eshte budalla.Si duket nuk paska perjashtime nga rregullat.

    1. MISHA says:

      NUK KA NEVOJE PER SOKOL OLLDASHIN – ALIAS NIPI I KRIMINELIT DASHNOR MAMAQI.- BOLL TE SHKOJE POLICIA FINANCIARE DHE TE ARRESTOJE VJEHRIN E BASHES SI PERVETESUES I PASURIVE TE VEFA-S, QE JANE PARATE E POPULLIT. PROPOZOJ TE BEHET SHTEPI PER PENSIONISTET KUR TE VIJE KOHA QE TI MERRET BASHES. DO VIJE NJE DITE QE KJO DO NDODHE. AMIN.

  2. TA says:

    O z. Mero kujt ja thua, ne kete vendj ka plasur letargjia per shtate pale qejfe.

  3. REFORMER says:

    Te jesh fadromist do te thote te jesh zot i mjedist urban! Autoriteti ne Shqiperi krijohet nepermes forces! Prandaj kjo nuk eshte nje perpjekje e deshtuar, por eshte nje perpjekje tmerresisht primitive, sepse bazohet tek dhuna ekstreme mbi pronen e qytetareve!

  4. Vlora says:

    kane gurin dhe aren,,,dhe askush si ndal dot….

  5. Besa,Edmonton says:

    Bashen nuk e lajne dot dete dhe oqeane. Kurre nuk do jete kryetari i Bashkise se Tiranes Do te mbetet figura e tij si simbol i diktatures monstruoze ne ” demokraci” qe vodhi votat ne sy te te gjitheve.Si figure qendrore ne PD,nuk te cudit aspak sepse prej 20 vjetesh kakaris vetem nje gjel qe tashme ka mbetur pa pupla,ai eshte Sali Berisha nga Vicidoli.

    1. toni says:

      po dhe po i pat vjedhur votat .ka ber shum mir se nje kelysh komunsti esht edo o besa qetesohu mos e merr me zjarr hajde tung

      1. Besa,Edmonton says:

        Tone,nese ti pranon si te moralshme vjedhjen,nuk ja vlen te merresh me ty.Jam shume e qete se e di cfare i pret hajdutet dhe kriminelet.

    2. Agi says:

      Bregoviçi apo Eliza?
      Bledi KASMI
      Janë dy artistë që nuk i lidh asgjë me njëri-tjetrin. Njëri vjen nga Beogradi, tjetra nga Los Anxhelos. Njëri ka lindur në Sarajevë, me nënë serbe dhe baba kroat, tjetra ka lindur në Boston me baba shqiptar dhe nënë daneze. Bregoviçi muzikant, Eliza aktore.

      Janë shumë të ndryshëm në atë çfarë përfaqësojnë në artin e tyre. Janë të largët dhe të panjohur për njëri-tjetrin, por dhe shumë pranë njëkohësisht. Janë ftuar dhe kanë marrë simbolet e kryeqytetit nga e njëjta zyrë. Janë nderuar, vlerësuar dhe mirëpritur në të njëjtën mënyrë. Të dy kanë marrë nga kryebashkiakët simbolet e kryeqytetit. Bregoviçi mori nga Rama “Çelësin e Tiranës”, ndërsa Eliza Dushku mori nga Basha “Kullën e Sahatit”.

      Arti në shërbim të politikës, apo politika në shërbim të artit? Të dy rastet nuk janë të ngjashëm. Secili ka specifikën e vet për atë çfarë këta dy artistë përfaqësojnë. Nuk ka një rregull të shkruar për vlerësimin e tyre. Duke njohur këta dy artistë mund të kuptosh dhe të njohësh vlerën e vërtetë që përmbajnë titujt honorifikë. Shpesh i kushtohet pak vëmendje këtyre titujve, kur në të vërtetë ata të ndihmojnë për të njohur më mirë kurorëzuesit e tyre.

      Bregoviç vinte në Tiranë, pasi më parë ishte vetëshpallur si ambasador i Millosheviçit për ruajtjen e ekzistencës së Serbisë së madhe. Ishte miku i ngushtë i Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci, Bosnje, në Vukovar, Palë, Banja Luka, Srebrenica, ndërsa këto qytete ishin në prag të luftës civile për të ndezur flakën e nacionalizmit serb.

      Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, “Juriiiis” (Sulm)… “Pucaaaaaj” (Qëllo-zjarr)! Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj., këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë.

      Ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera. Në shkurt të 2008, në mitingun e madh të Beogradit, të njohur për degjenerimin në dhunë, djegie dhe sulm ndaj ambasadave perëndimore ishte si folës dhe këngëtar edhe Bregoviçi. Motoja e atij tubimi ishte “Kosova është Serbi”. Pjesëmarrja e tij në këtë tubim datonte plot dy vjet pasi në Tiranë kishte marrë “Çelësin e Tiranës”.

      Me editimin e albumit të tij të parë, “Bijelo dugme”, Goran Bregoviç, pranonte se ishte pjesë e shërbimit sekret serb UDB. Ky album dhe koncerti i parë i tij i dhënë në Sarajevë u editua dhe u organizua nën patronazhin e të njëjtit shërbim. Në fakt, rrok muzika ishte zgjedhur prej tij si mënyra më e lehtë dhe më efikase për shuarjen e mendimeve “antipushtetare” dhe në fakt paraqiste një fillim të rrënimit të gjithçkaje që kishte vlerë. Me albumet e mëvonshme ai vetëm i konkretizoi kërcënimet e artikuluara në tekstet e këngëve të tija. Ai njihet edhe për shumë këngë e kompozime, që thërrasin në ekstremizëm, që ftojnë në vrasje.

      Nuk ka ksovar që të mos e ketë fiksuar ceremoninë e dekorimit në Tiranë të këngëtarit Bregoviç, edhe për faktin se ajo bëhej në të njëjtën ditë kur në Gjakovë mbërrinin nga Serbia trupat e 49 shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga kallashnikovi i Millosheviçit, të cilit Bregoviçi i këndonte në Tiranë me bekimin e Ramës.

      “Çelësi i Tiranës” ndryshon nga “Kullla e Sahati”t, po aq sa ndryshon Bregoviçi me Elizën, po dhe Rama me Bashën.

      Historia e vajzës me origjinë shqiptare që u kthye në yll të Hollivudit, ka hyrë në zemrën e shqiptarëve, sepse ajo asnjëherë nuk e ka mohuar gjakun e saj shqiptar. Ajo është tashmë shpërthimi i vajzës së ndrojtur, që u bë e njohur në filmat me vampirë dhe që tani po bën famë si një nga femrat më të adhuruara të serialeve amerikane.

      Eliza Dushku, tregon tatuazhin me shqiponjë. “Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar ajo në Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë, që gjithashtu krenohen me faktin që ajo është shqiptare. Eliza e përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti. Fama e saj po vjen duke u rritur, ka gjetur edhe kjo në mënyrën e vet, ashtu si edhe artistët e tjerë me rrënjë ose gjak shqiptar në Amerikë, me famën e tyre emrin që kanë bërë, po i kontribuojnë e lobojnë, emrit shqiptar.

      Duke u rikthyer tek vlera e titujve honorifikë që jepen nga zyrat e titullarëve të Bashkisë apo të shtetit, Tirana është po ajo që ishte, me apo pa Bregoviçin. Ai “Çelës” i dhënë nuk i shërbeu as Tiranës, as Ramës dhe as vetë Bregoviçit. Nuk i shërbeu Tiranës sepse nuk pati asnjë impakt pozitiv për të. E kundërta është e vërtetë, impakti i atij çmimi ka edhe sot dhe do të ketë në të ardhmen një kosto jo të vogël për Ramën. Në Kosovë kurrë nuk do të mund të harrojnë vlerësimin e ish-kryebashkiakut që këndonte bashkë me Bregoviçin këngën “Kallashnikov” në Tiranë, ndërsa në Gjakovë varroseshin 49 trupa të vrarë nga kallashnikovët e Millosheviçit.

      Ende sot jehona e atij çmimi është e madhe në Kosovë. Ramën e njohin në Kosovë si kryetar të PS, por mbi të gjitha si celebruesin e një këngëtari të afërt me çetnikët serbë, historinë e të cilëve nëse nuk mund ta ndëshkosh, është mëkat që t’a nderosh. Por nga ai çmim nuk kishte përfitim as vetë Bregoviçi. Ai nuk u bë as më dashamirës ndaj shqiptarëve dhe as më paqësor. Vetëm dy vjet pas atij çmimi të marrë në zyrën e Ramës, ai këndoi më me zjarr dhe më me urrejtje kundër Kosovës në mitingun ku paramilitarët serbë dogjën në Beograd, ambasadat e Perëndimit dhe thërrisnin, “Kosova është Serbi”.

      Në rastin e Eliza Dushkut llogaritë janë ndryshe. Tirana ka një ambasadore arti në Holliwood, në Shtetet e Bashkuara dhe kudo ku arrin fama e saj. Atje ku këmba e saj do të shkelë do t’a thotë me zë të lartë se është një aktore e famshme me nënshtetësi shqiptare dhe ambasadore e kryeqytetit të Shqipërisë. Një çmim që Tirana do ia shohë hajrin, ndryshe nga ai tjetri që i pa sherrin. Ai i shërben edhe Elizës, që përveç artit të shohë veten në një dimension tjetër, në atë të shërbimit të një vendi për të cilën ajo thotë se ndjehet krenare për prejardhjen e vet. Por i shërben edhe kryebashkiakut të ri të Tiranës, i cili po kërkon të ndryshojë imazhin e një qyteti të mbyllur. Të ndryshojë imazhin e zyrës së punës së tij, të një zyre të izoluar dhe që e vizitonin vetëm ndërtues pallatesh. Eliza Dushku është një ogur i mirë. Plot gjashtë vjet nga “Çelësi i Bregoviçit”, Tirana po ndryshon imazhin e nderit dhe historisë së vet, duke e kërkuar të ardhmen tek rrënjët e veta, tek “Kulla e Sahatit”. Ky qytet meriton më shumë se këngët e ndjera të ciganëve. Pse jo, pak Holliwood brenda saj.

      1. I. Kastrati USA says:

        replike me gjarperin blendi
        -nga menyra e konceptimit te ketij komenti si gazetar ketu
        eshte e lavderueshme POR
        1-objekti i shkrimit ketu ka te beje me ndertimet pa leje
        kurse ti shkon te eliza dhe bregovici
        2-Kur ky bregovici qenka kaq ultra shqiptar
        pse nuk doli ti o atdhetar i kulluar te demonstroje para bashkise
        apo ne aeroport dhe te merrje ca trima te tjere
        por merresh me shkrime me porosi.
        3-Edhe une jam kunder nderimit te bregovicit
        ne tirane nga edi por nuk eshte aq fatale
        sa e ben ti
        4-edhe gjithe artistet e hollivudit te marrin pashaporte
        shqiptare ata nuk mund te lajne gjakun qe ua ka
        borxh ish ministri i brendshem lulzim berisha
        pese familjeve jetime.
        6- Jam i bindur qe pas Arben Brocit ,Azem Hajdarit
        ujku plak pafundesisht i nevertshem brishe
        e ka vene viktimin e rradhes lulin e shkrete
        para ndeshkimit te gjakmarrjes se shteti ka cof .Ne ndryshim
        nga dy viktimat e para ky ka shansin te porosise
        vete bustin dhe ku don me ja ngrite..
        une do sugjeroja qe te busti i ardhshem
        i lulit gjore te shkruhej:
        KY ESHTE NJERIU QE VRAU 5 VETA DHE QESHTE.

      2. Demo says:

        Mbas kesaj qe keni shkruar Z. Agi. nuk me mbetet gje te them. Vetem po bej nje pyetje .Me cfare luge e ka ngrene Edi Rama “corben ‘ e atij filmi shqiptar qe vazhdimisht ketu ne forum e permendin idhtaret socialist shqiptare. Besoj se nuk ka qene prej bakri sepse do ta kishte vjellur deri tani?Komunistet dhe socialistet shqiptare po nuk paten bashkpunim me serbet ngelin si peshku pa uje .
        Urime Z. Agi per kete artikull dinjitoz.

        1. shkup 1995 says:

          Per ata socialistet shqiptare mire ja ka bere ai ustai
          jot berisha se e meritojne se jane frikacake se populli ja dha voten
          2 here dhe ata qyrravece nuk e mbrojten..
          Mbasi i paske merak serbet kam nje pyetje:
          A di gjo cfare ka biseduar berisha me milloshevicin
          ne takimin top sekret ne shkup ne 1995
          dhe pse nuk gjenden kockat e te ndjerit Remzi
          Hoxha ne kete dhimokraci.
          Per naften qe furnizoi berisha serbet ne 94-96 nuk
          po te pyes se ai e ka deklaruar vete
          dhe ne e kemi pranuar si nje tradheti “atdhetare”
          Rri o demush rehat se ato komunistat dhe rama
          jane te cofur dhe nuk kane nevoje per ket mendjen tate

  6. Frank says:

    Artikull Brilant ! Mero, je njesh !

  7. gello says:

    ore po Shpetimi pse nuk e ”shpeton’ dot Vloren nga kjo katrahure.Ai nuk po shihet gjekundi .Basha ndertimet po i prish me policine bashkiake qe perdorin çekiçin dhe daltën .Presim reagimin e Shpetim Gjikës qe edhe ai te marrë çekiçin per ta prishur ‘çibanin’e Vlorës

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Sipas Meros ndertesa eshte ne det dhe bashkia e Vlores nuk ka kompetenca mbi detin,eshte ministria e transportit qe duhet ta prishe.

  8. Arjani says:

    E mor Mero Baze, vetem ti i ke ngele ketij vendi.

    1. Ndihmona o Zot says:

      Ca te bejme, na vuri perpara Partia Injorantve dhe Batakcinjve, tashme Mero dhe ndonje kokerr tjeter na ka ngelur.

  9. zjarri says:

    O laber ju hodhet ne dete ushtrine Italane, DHE U KA HYRE FRIKA NE PALCE TE HIDHENI NE (DETE) halabakun Sali Fazllici dhe LuleN PedafileN… turpi do te ngelet me vite te TERA per ju Labet qe thoni jemi trima.

  10. Anduelinda says:

    Shkrimin po e lexoj neser Mero se po me mbyllen syte. Se lexova komentet per ermonela debilen. Uroj ti kete lexuar te gjitha dhe mundesisht te marre kurrajo per te kerkuar falje.
    Te mendosh sa inat te kam pasur kur ishe me salen.Tani te vleresoj shume per sgjuarsine e mprehte dhe trimerine qe te karakterizon. Mbetsh keshtu per drejtesine deri ne fund te jetes tende. Zoti te dhente jete e shendet e kete mendje.

    Te pershendes.

    1. Edi Detroit says:

      Anduelinda,te dish nje gje se M.Baze me ta mare pushtetin PS, prape do ta keni opozite se ai nuk rri dot njesh me pushtetin, dhe mos kujto se ju ka qejf ju te majteve.Ha ha shiko si thua: Te mendosh sa inat te kam patur. Kujdes mos shpreh dashuri te madhe me Meron se nuk i dihet.Ndonjehere eshte me mire te jesh ne opozite.Gjume te embel.

      1. Dean says:

        Kjo eshte DETYRA e gazetarit.Te jete ne OPOZITE me mazhorancat e Korruptuara.
        Cilen pjese te konstatimit te mesiperm nuk kupton,me dergo 1 koment se t’a shpjegoje une.

  11. deso74 says:

    o ZJARRI,labet jane bere dele,,,,,,,,,,,,ca i ka blere Sala me nga nje vend pune apo ndonje favor,,,shume ,,,si ne,,kane thyer qafen per te mos u kthyer me kurre ne ate vend,,,,ca kane ngele,,,,,,,,,,,,si i thone fjales,,,nuk i bejne me laberit e rinj tu ngjajne te vjeterve,,,,,,,,,,,pastaj se mos vetem labet,,,te gjithe,,,,KORCA,PERMETI,,,,,MALLAKASTRA,,BERATI DER NE DIBER,,,ska me ,,,,,,,,,,,,jane zevendesuar me dele…

    1. PO says:

      Ketu ke te drejte, edhe ata qe kane ngelur e kane nganje ‘angazhim’ tek-tuk, nuk jane si 97 qe s’kishin c’humbisnin.

    2. Rani says:

      Po natyrisht qe jane bere dele kjo s’diskutohet se jane zbutur nga telenovelat dhe nga Big brotherat e Arbanes dhe nga emisionet e pederastit te mirenjohur Arjan Cani. Saliu po ja del mbane me planin e tij makiavelik pa shume probleme meqenese njerezit kane rene ne gjume vete dhe shohin telenovela dhe big brother.

  12. Lani says:

    Shpif o cami Baze, shpif, se lojen e grekut po ben!

    1. LanPalla says:

      Cami ben lojen e grekut?Me rrota k…. se keta shpellaret e Saliut nuk ka nder shqiptare.

  13. Savo Dukati! says:

    SHPËTIM GJIKA PO NUK PRISHI GËRMADHAT BERISHIANE QË NDYJNË BREGDETIN E SHËNJTË TË VLORËS DO VULOSI TRADHËTIN E LARTË.
    Ai mbas kësaj tragjedie, po qe se e lejoi, do quhet Vlorë Vrasës, ose Esat Pasha i Vlorës.

  14. gjethi says:

    Cibanin e Lulushit te Uji i ftohte shpetim Gjika do ta prishe,kur e shoqja t’i beje djale e te behet realitet ankesa e Xhebro Gjikes te i derguari i Hysni Kapos per punen e mushkave te kooperatives. Sa per Olldashin kot ankohet Mero se ua ka futur kolegeve antare te vjeter te Kryesise se PD-se.Olldashi qe adoleshent ia futi dajes se vet Gezim Mamaqit,kur e spiunoi te Sigurimi se tregonte barsaleta reaksionare.

  15. raimondi says:

    Po ne Shqiperi eshte i njejti muhabet –Sa vjen ndonje i ri ne krye te bashkise ai do filloj te prishe ndertimet qe i mendon se i kane bere kundershtaret e tij politike
    —— Eh thuaj !—- Hakmarja si ves tani eshte perhapur edhe ne politike dhe nuk mbaron kurre….

  16. Luan says:

    Serisht nje shkrim pa vlere i Z.Baze.
    Perseri ne vend qe ti bjere thumbit, i bie patkoit. Me thoni ju lutem, ju komentues te me siperm se cila eshte llogjika koherente e ketij shkrimi; nuk merret vesh nese zoti Baze eshte pro apo kunder shembjes te objekteve pa leje; nuk kuptohet perse ai kapercen pum ketu e pun ne Shkoder. Diku thote qe Basha e ka filluar shembjen e objekteve pa leje, diku thote qe kryetari e Vlores nuk e ben nje gje te tille me kompleksin ne det ne plazhin e Vlores dhe se ai pret ndonje favor nga qeveria si kompensim etjera. Diku thote qe pronari i objektit 5 katesh qe po prishet ne Tirane mund te jete demokrat (me siguri e ka verifikuar) dhe se vazhdoi ndertimin sepse e dinte qe Basha do fitonte me siguri (pra ai del se si demokrat nuk do ti shembej objekti, sipas arsyetimit te Bazes). Ky pronar e paska ditur fitoren e Bashes, por vete Baze nuk e ka ditur!!!!! Cudia vjen kur Basha e prish objektin…
    Duket si shume i komplikuar arsyetimi i Bazes. Ne fakt, nuk eshte fare i komplikueshem. Shume thjeshte, Z.Baze perpiqet te krijoje nje stereotipi shkrimesh qe sjellin vetem konfuzion tek lexuesi normal dhe vetem ekzaltim dhe katarsis tek lexuesi delirant e medioker.

    1. fatmir says:

      emrin e paske te madh o luan por nga mendja qenke lepur

    2. plaku says:

      Luan,
      More Luan, Baze me shkrimin e tij thote se Basha e ben si puna e atij qe thote : ” Beni si them une dhe mos beni si bej une”. Kaq e veshtire qenka per tu kuptuar, apo ben sikur nuk e ke kuptuar domethenjen e shkrimit te Bazes. Pershendetje

  17. Luisida says:

    Mero .. Me kete artikull ke perceptuar Mendjen e gjithe tiranes .. I ke rene pikes .. Shume Po mundohet ky Hajdut tu thote tiranes jam Une jam ketu … Po vjedhja e 8 majit ishte Skandaloze .. Por heret a vone do zbresi prej ku ka hypur ne kurriz Te ketij qelbesires kryeminister .. Edhe Une jam Nje Nga Ato qe do bej feste me largimin e tyre …

  18. korcari vip says:

    Po luli pse pse sdel te flase per ndertimin e tij pa leje, po gazetare ka ky vend apo jo, ska kurajo asnje ti kerkoje sales, olldashit Lulit te pakten te prononcohen ose te justifikohen per kete pallat. Se nga Silvia Konti spresim gje i ka hyre frika

  19. Mentor Lame says:

    Nuk eshte e vertet se Shpetim Gjika nuk ka kopetence per ta prishur,por e keqjq eshte se ai ka marre leke ose favore nga pushteti(neqoftese si ka marre do ti marri) per te blere klubin Flamurtare a dicka tjeter.Shpetim Gjika ndertimin mund ta bllokonte qysh ne fazen e pere ose le te sensibilizoi qytetaret e Vlores sot deri ne bllokimin e ndertimit..Ky ndertim ne ate pjese te bregdetit nuk duhet lejuar pa tjeter,po u lejuar ,pas ti do te ndertohen te tjera objekte.Dashi Havas-deputeti me shokun e tij,Vetin gati jane.Te dy jane skafist ,kondrabandist te zote.Keshtu qe prespektiva e bregdetit te Vlores eshte si ajo e Dursit.Ka qe bejte per Xhebro Gjiken: O Xhebo he e he,cpate ti me mua e,sos me zure mbi gruane. etj,Dukati e di mire kete bejte.

  20. luis says:

    Tani sapo degjova emisionin me Bashkim Shehun tek news 24 dhe te them te drejten kur 90 per qind e tyre kishin probleme me ujin e pijshem,thashe me vehte po cbehet me kete vend more aman,dhe kur thone qe do pranohemi ne europe,ikni more ju hengert mortja se keshtu jetohet vetem ne afrike.
    Ky vend ka shkuar per lesh dhe nuk kam besim se do behet neqoftese ky popull nuk ndergjegjesohet e per te larguar keto idiota njeher e mire nga pushteti.
    Vazhdo o Mero e mbaje ndezur pishtarin opozitar se ky popull din vetem te ankohet dhe jo te veproj.
    Po si rrini si tuhafe dhe nuk levizni,apo me falni duhet Edi Rama ti organizoje protestat,athua se nuk e beri prove me ju qe njoftonte me jave perpara,dhe ju ne vend qe te shkonit atje te protestoni rrinit neper kafene dhe shihnit televizor se cfare po ndodhte.
    Lexova nje artikull per Londren qe po digjej flake dhe nuk ndodhi 21 janari i Shqiperise,po kush guxon te vrase atje atehere nuk gjejne vrime ku te futen pushtetaret,ndersa ketu tek ne ne vend qe ta kapnin per zhelesh kete maskara kryeminister dhe tja tregonin vendin ja mbathen nga syte kembet per te fjetur njeher e mire.
    Ky popull mendon vetem ti ndihmoj fati.Zoti thote vepro pak te te ndihmoj shume.
    Tani po ju them ta gezoni Berishen se nuk ishit te paket ju qe e votuat dhe tani ankoheni se ky eshte i poshter,apo menduat se nuk eshte me mire Rama,ju hengert mortja po dhe vete djalli eshte me i mire se Saliu.
    E kam thene dhe e them perseri se Edi Rama eshte e vetmja shprese sot per sot,te nesermen tja leme kohes se po te punojme me mend sot e ardhmja patjeter qe do jete me e mire.

  21. Demo says:

    Kush te tha o Mero se Lulzim Basha nuk eshte Kryeteri Bashkise? Pse je kunder ndertimeve pa leje qe duhet te prishen? Me keto qe shkruan ti e kap problemin nga bishti. Ne rast se Lulzim Basha
    vepron keshtu ai ka te drejte, prandaj edhe ti duhet ta kapesh kete problem nga koka. Me keto veprime duhet te nxitet dhe shpetim Gjika qe te veproje si Luli dhe te prish keto ndertime qe ju mendoni se nuk jane te mira ose te pa nevojshme. Por faktikisht ato ndertime mbi uje do ta ngrejne me lart madheshtine e Vlores. Ketu ne Amerike kur ndonje i pasur i shkrepet te bej nje gje te vecant ne pergjithesi ate e pyesin: Pse po e nderton kete dhe ai i pergjigjet : Pse mos ta ndertoj! Kjo eshte me te vertete llogjika e njeriut i cili kerkon te ndertoj nje dicka te mire. Neser njerzit do ta kuptojne me mire kete gje dhe do ta falenderojne ate bisesmen per inisiativen e tij.

    1. tg usa says:

      O trapo
      Ka nje ligj te berishes qe ndalohen ndertimet deri 100 meter nga buza e ujit dhe ky ndertim po behet mbi det.Te jetosh ne a mer ike nuk do te thote te jesh imencur kur ne shqiperi ke qene trap

      1. Demo says:

        z. tg usa qe nuk thote asgje.
        Ky ligj qe na citon ti ketu nuk ka asnje lidhje me ate qe shkruhet dhe komentohet per keto aresye:1. Toka eshte tjeter gje dhe Deti eshte tjeter gje. 2. Ti je dakord se Berisha thote se duhet te prishen ndertimet qe jane 100m larg detit dmth i jep te drejte atij.3. Nga kjo del se edhe Luli vepron drejt per aresye se ai po zbaton nje veprim te drejte.4.Kete gje nuk e zbaton Shpetim Gjika, pra ai ka te drejte,se vepron kunder Berishes Pra as mish as peshk. Clidhje ka mencuria e nje njeriu me vendin se ku jeton. Kudo qe te jetosh ti me keto gjepura qe thua i ke hypur trapit tend dhe po fluturon me mendimin se je i mencur.. Kur te pyesin atje pse po vepron keshtu ,ti i pergjigjesh; Pse mos ti hypi Trapit tim! Trap mbas trapi si une, shqiptaret dhe Shqiperia do te shkojne ne …….

    2. plaku says:

      Demo,
      Une kam mendimin se, cdo vend demokratik ka ligje te cilat duhet te jene te barabarta per te gjithe. Baze sqaron se, Basha ne Tirane gjoja zbaton ligjin per ndertimet pa leje ndersa ne Vlore ai nderton vete pa leje. Kesaj i thone beni si them une dhe mos beni si bej une. Pra dy metra te ndryshem mates per te njejtin ligj. Nuk besoj se ne Amerike behen ndertime pa leje. Cdo shtet ka ligje te cilat sic e thashe jane te vlefeshme edhe per Bashen tend. Pershendetje.

    3. Besa,Edmonton says:

      Demo po ben nani-nani.Nuk ka mbetur njeri pa e pare se Lulushka vodhi votat dhe eshte ulur si kusar ne karriken e kryebashkiakut te Tiranes. Te falenderojme biznesmenin Lulushke per ndertimet madheshtore ne bregun e detit ne Vlore?????? Vazhdo e fli derdimeni Demo,por mos na merzit me gerrhitmat e tua.!

  22. spirojanaqi says:

    QEVERITE QE SHKELIN LIGJET DHHET TE LARGOHEN ME DHUNE.

  23. sd says:

    HAHAHA, e bukur kjo:

    “Edhe pse në Tiranë nuk ka pasur ndërtime abuzive, prej 8 majit, ndërsa shqiptarët ndiqnin tragjikomedinë e përmbysjes së rezultatit në tavolinë, duket se një pjesë kanë menduar ta shfrytëzojnë atë për ndërtime pa leje”.

  24. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte qe ndertimet pa leje jane nji gangren per Shqiperine kjo eshte evidente , ne Shqipeine post komuniste kane vershuar ndertimet ne cdo cepe te saj , se te tilla jane nevojat se per 50 vjete ishte ngurtesu gjithecka , po ndertimet abuzive duhet te prishen dhe keto veprime duhet te perkrahen nga cdo qytetare intelektual ose jo ( po dhe baze duhet ti perkrahi po baze nuk eshte as qytetare as intelektual po nji gazetare me pagese qe shkruane kunder atij qe e paguajne), ndersa n.q.se vjehrri i Bashes po nddrton ne Vlore PA LEJE , baze si gazetare qe eshte (n.q.se mendon se eshte ) duhet te shkoi dhe te investigoje , te marre ne interviste Kryetarin e Bashkise Vlore ( te nji krahi politike jane)dhe te paraqese dokumentacionin perkates , jo te shpif dhe shpifjen e tij ta komentoi si te vertete.Pergezime komentuesit AGI per komentin e tij exselent.

    1. QAFIR BUSHTRATI says:

      Lexoj me neveri komentet e ketij me pseudonimin e.bushati
      dhe duket sikur me qene avokat i lul hollandezit.
      Per artikullin ne fjale prishja e ndertimeve pa leje
      ne shqiperi eshte mision i pamundur pasi pas 90′
      mbi 90% e ndertimeve jane pa leje ose me ryshfet.
      Prishja me pompozitet eshte nje fllucke sapuni
      qe behet vetem per reklame.ashtu sic po ben
      me pritjen e dipllomateve apo pozat e artisteve te njohura
      shqiptare.
      Per te qene me i frymezuar te rekomandoj te lexosh
      artikullin e ish spiuntarit frrok lesh cupi te koha jone
      “perralla e pjeter mustakuqit”

  25. Kiço Mile says:

    Ly link tregon një letër të hapur drejtuar të gjith klasës politike Shqiptare, dhe asaj Kosovare .

    http://www.proletari.com/?p=6016

  26. debatiku says:

    Z.Mero ,na ke munguar keto dite me ushqimin e perditshem…po cfare do te zgjidhim ne…shkrimi i yti. shkrimi i djeshem i Eshref Ymerit…per daljen ne drite prapaskena te Saliu..ku kerkon ta ktheje shqiperine “multietnike” tna copetoje…e ka marveshje edhe me Europen….. KKKKKK…SI 1913 ETJ….APO ai artikull teper i forte i botuar ne Opinion……”‘Zoterinj deputete…..Nisuni drejt Tiranes.” teper aktual..e qe kalohet pothuajse pa komente…e qe kerkohet per ribotim..te pakten 140 deputet duhesh te reagonin???????Pyetja shtrohet ….vete departamenti Amerikan i shtetit,vete Ambasada Amerikane,pa tjeter qe eshte ne dijeni qe te gjithe kesaj corbe katraure qe po gatuhet…e shqiptaret pritnin ma shume nga Amerika…..por jo jemi te zhgenjyer…shitja plackitja dhe tani cperberja e vendit dhe kombit jane andrat dashakeqese te shekujve me pare…Lulat e Oldelet…jane agjenturat qe paguhen mire nga keto..bile dhe pervetsim trojesh….qe jane te gjitha sic shpreheni ju…TE JASHTELIGJESHME…..Cfare do bejne shqiptaret o Mero…..se sic me tha edhe nje zonje nga Skrapari…po mbaron mali i mermerit qe Ilir Mera e con ne Itali dhe pervetson miljardat e Eurove..dhe si ishin shprehe Italianet…po na vjen floriri i shqiperise ne Itali…….ndaj perfundimisht o AMERIKE….DUHET TE NDERHYRESH…seedhe ajo e koheve fundit nga serbet ne Mitrovice te gjitha jane skenare te parapregatitur…sali e thac sherbim serbeve e mafjes…..OH..OH..kuje o Enver Hoxha…mjaft qe jetonim te lire e te pavarur…i paska pas njohur mire ….fjale ne toke nuk i bie sepse jane sot te gjitha kthyer ne realitet…kur ai i shkruente ne vepra e kur flista hapur popullit …ne edhe nuk i besonim…por ,jo ,jo i madh paska qene…na armatosi…por sot me cfare ta mbrojme vendin e vehten nga keto nazifashiztet brenda e jashte vendit…..me cfare o Mero….kush do jete udherrefyesi i stratetegjise sone per ta shpetuar vendin nga humnera ku po fut mafja salitopallilul etj. me rradhe ushtaret e regjur te ramiz antishqiptarit…..turpi i historise…..Europe mallkuar qofdsh…hajdute,grabicare e shume hilecare…mallkuar……mallkuar…zgjohuni shqiptare…boll me shkrime…por me vepra…….??????????????

  27. anticensurë says:

    shumë shkrim i hollë ky o mero!unë nuk e kuptova,por të paktën më solli ndërmënd disa gjëra që kanë zgjatur 3 DITË!
    fillimin e bujshëm të TRASPARENCËS në 2009ën!!
    sharjet e berishës në parlament!
    talljet e berishës me tërë opozitën deri në majin e 2010tës!
    dështimin e grevës së urisë!
    krokodilin dhe ultimatumin e ramës!
    djegjen e fletëve të votimit!
    videon e metës me pasojë vrasjen e 5 demostruesve në mes të tiranës nga sali berisha!
    hyrjen në zgjedhjet,të vjedha që pa filluar,lokale!
    grabitjen e 1/3 së tyre!bashkinë e tiranës!
    mos gjtjen akoma të egzekutorëve materialë të vrasjes së 5 demostruesve!
    afrimit të “pafajsisë së ilir metës”!!
    pushimet e këndëshme të deputetëve që janë në “OPOZITË ME BERISHËN”!!e kanë vënë festen mbi sy!
    pregatitjet e qeverisë për tradhëtinë alla ZOGOLLJANE me “REGJISTRIMIN GREK TË POLULLSISË SHQIPTARE”dhe gjumin e shqiptarëve që debatojnë për gallatën e radhës,POR JO TË KËRKOJNË,DEBATOJNË PËR GJËRAT E RËNDËSISHME QË NA PREKIN DERI NË PALCË!
    KËTO JANË GJËRAT QË MË ERDHËN NË MËNDJE O mero!
    këto janë gjërat që unë nuk mund ti harroj për 3 DITË o mero bazja!
    për këto duhet të shkruash dhe jo për leshurina!
    je gazetar i shkëlqyer,por NUK JE ANTIKONFORMIST!
    dhe ti ke pjesët e tua të dobëta!
    NUK GODET ATJE KU DHËMB,ATJE KU DUHET!!!!!!

  28. tini says:

    mos u merzite o mero se keta do vije nje dite gje do ta gjejne dhe do ti iki koka per lesh luli dh sokoli

  29. zjarri says:

    zoti Mero, nuk do ta dije Sala me (boje te zeze ne te bardhe) kjo ligesi halabakesh vetem me ZJARRE ME LITAR, ME HAXHARR likujdohet kjo fare e keqe qe ka zaptuarre Tiranen…sot eshte viti 2011, ky popull ( ka sy dhe veshe…) Londer te rinjet hedhine “BENZIN” ne Londer do te vine ditet me te veshtira dhe me te hidhurra sa femija ne barkun e nene do te dridhet…Pra une pres benzi… per nje dite shpeton populli-dele dhe KOMBI SHQIPTAR, hende ju presim te vini ne Tiran te pastrojme tiranine nga halabaket e Sali Fazllicit.

  30. Litari says:

    Une Litarri u thava dhe se laga…..me kete qeveri ordineresh keto qe po ndodhine ne fshatrat e devollit Korce e ne te gjithe shqiperin Mashkull me Mashkull, femer me femer, baba nxjere femijen ne pazare per sekes……….Ahhhhhhhhh o Sali serbi e turprove popullin shqiptar ne syte e gjithe botes, COHUNI O POPULL GJUMASHE O SOT O KURRE TE VEME NE PUNE (LITARRE)

  31. Savo Dukati! says:

    Të respektoj si gazetar o Bledi Kasemi, por me këtë hartimin alla Sali Berçe do futesh në librin Gines.
    E para Meroja ngre problemin e anarkis në zbatimin e ligjeve, dhe si pasojë anarkin e ndërtimeve, ju bëni krahismin e dy artisëve. Njeri është sërb dhe quhet Bregoviç, anti shqipëtar me të cilin paska bërë “Dashuri” “Armiku” Edi rama, ndërsa tjetra Eliza Shqipëtare me të cilën paska bërë “dashuri” pëllumbash Ëngjëlli Lulëzim Basha e për rrjedhojë e gjithë Shqipëria.Mendoj se nga kjo turbulencë gazetareske më jepet e drejta dhe mua shqipëtarit të zakonshëm me moshë të avancuar të nxjerr disa mendime modeste.
    1- Ju e spostoni qëllimisht temën dhe doni ti thoni opinionit se opozita, pra socialistët, alias “komunistët” me në krye “Diktatori apo bllokmenin Edi Rama” Janë kundër artistes së madhe, të cilën po na i sjell në Shqipëri i ndritshmi Luli, alias Saliu. por nuk na jep dhe një rrjesht kush ka dalë kundër artises së madhe…?, Gënjeshtër, mabipulim i neveritëshm apo jo?
    2- Ju holloni dhe stërholloni krimin e Edit duke e shoqëruar biografi pas biografish Bregoviçn, dhe mirë bëni: Unë sinqerisht të mbështes dhe për këtë Edi duhet të kishte bërë dorë heqje. Unë nuk e di, por po qe kështu turp për Edin. Po dua t,ju bëj një pyetje të sinqert. Ka bërë ndonjë vrasje Edi? Njeri e di se kurrën e kurrës atij nuk i vete mëndja, por të përforcoj pzetjen: “A ka vrar ndonjë zok perëndie Edi?” Më thuaj për perëndi se do ta pushkatoj mes Tiranës.
    3 – Tashti dëgjo gazetar se ç,farë kam dëgjuar unë për Salin tënd nga gojët e liga. Më gënjyen të gënjeve ata mbahin përgjegjësi.
    – Se qënka Rus ardhur nga rrethinat E detit Kaspik. Të parët qënkan strehuar në Viçitol dhe paskan djegur nja dy ose tre Pejën.
    – Se Saliu qënka dhëndërr me mbes Malazeze dhe dajallarët e saj paskan qënë Oficer madhorë të U.D.B.-së.
    -Se Saliu qënka komunistë dogmatik prej viteve 1960, e si i tillë agjent me veprimtari të lart i beogradit. me detyrë shkatërrimin e kombit tonë.
    – Se paska spiunuar dhe futur Shqipëtarët dizident në burg.
    -Se ndën drejtimin e agjenturave qënka projektuesi i gjith vrasjeve politike.
    -Se hodhi Shqipërin në luftë civile më 1996-97 duke vrarë mijra Shqipëtarë.
    -Se Vrau 26 Shqipëtar në Gërdec.
    -Bombardoi kosovarët duke ju dhënë Sërbëve naftën Shqipëtare.
    – Shiti det e tok Greqis dhe po ju jep Vori Epirin.
    – Shiti Detin Jon Greqis me një veprim Esatistë.
    – Me regjistrimin pro grek të popullsis realizon planin final të pansllavizmit, duke u mbështetur nga reaksioni Evropian. Me kaq Saliu Miliarder Largohet nga Shqipëria për në Dubai.
    Saliu dhe Luli vrasin popullin Shqipëtar më 21 janar 2011. Doni më shumë gazetar? Munt të krahasohet Edi me kriminelët serial. Gazetarët mashtrues në shërbim të Shqipëri shitësve, do i dënojë historia si kriminelët më të mëdhej se tradhëtarët e pushtetit.
    Ja pra pse gazetarët spekulatorë janë tumori malinj i regjimeve tiranike. me respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje