Raporti përmbledhës i OSBE- ODIHR, ishte ashtu siç pritej. Vlerësues për zgjedhjet në Shqipëri, ku u mundësua gara dhe transparenca, dhe kritik për zgjedhjet në Tiranë ku u grabit mandati i opozitës. E marrë në tërësi, zgjedhjet lokale ishin një triumf i garës, sidomos në gjithë qytetet e Shqipërisë, edhe për faktin se kjo garë mundësi fitoren e opozitës në çdo qytet të Shqipërisë përveç Shkodrës dhe Lezhës. Por raporti është i qartë dhe i prerë me zgjedhjet në Tiranë, kur thotë se Kolegji Zgjedhor gaboi me refuzimin e kërkesës së opozitës për pavlefshmërinë, duke interpretuar afatet e ankimimit në mënyrë të gabuar. Përfundim më të qartë për grabitjen e zgjedhjeve në Tiranë nuk mund të ketë dhe vlerësim më të qartë për kompetivitetin dhe garën në zgjedhjet në gjithë Shqipërinë nuk mund të ketë. Për këtë arsye raporti mund të vlerësohet pa frikë korrekt dhe me integritet profesional si për garën e zhvilluar në gjithë Shqipërinë, ashtu dhe për grabitjen e mandatit në Tiranë.
Po përse Berisha nxiton të lavdërojë këtë raport?
Kjo është një pyetje e lodhshme, si çdo pyetje rreth Sali Berishës. Lavdërimi i tij për raportin është një hipokrizi, që kërkon të ndalë përdorimin e raportit nga opozita për luftë të mëtejshme politike, dhe mbi të gjitha të bëjë para opinionit publik shqiptar aleat fallco ODIHR në betejën e tij për eliminimin e opozitës në Shqipëri. Ajo që citon Berisha nga raporti si pozitive, është pozitive për shqiptarët, por negative për Berishën. Raporti lavdëron zgjedhjet jashtë Tiranës, aty ku Berisha humbi. Në këto zgjedhje Berisha nuk kishte synim të vidhte zgjedhjet në gjithë Shqipërinë pasi edhe nuk mundte dhe nuk i duheshin. Këto zgjedhje për Berishën nuk ishin zgjedhje lokale, por një betejë antiopozitare për rrënimin politik të opozitës. Në fokus të Berishës ishte rrënimi i kundërshtarit të tij dhe marrja e kontrollit mbi opozitën. Ai mobilizoi miliona euro, një industri të tërë të trafikut të votave, deri dhe zhvendosje gjeografike të votuesve drejt Tiranës me shpresë që ta mundte liderin e opozitës në Tiranë. Nuk ja doli. Ai fitoi ballas gjithë shqiptarëve në një numërim ashtu siç thotë ODIHR, transparent dhe konkurrues. Pikërisht këtu ndërhyri Sali Berisha dhe vullneti i tij politik kundër zgjedhjeve, duke futur nën presion Kolegjin Zgjedhor, i cili në fund ashtu siç thotë dhe raporti i ODIHR mori një vendim të gabuar duke mos konsideruar afatet korrekte të ankimimit të opozitës. Kjo fjali hedh në erë realisht procesin e zgjedhjeve në Tiranë dhe legjitimon grabitjen e mandatit dhe e bën këtë raport realist dhe me integritet profesional. Berisha e anashkalon këtë, pasi për Berishën vazhdon të mbetet në fokus lufta për eliminimin e opozitës dhe ajo tani ka vetëm një mënyrë të vazhdohet, të shpallet dhe ODIHR aleat i Berishës kundër institucionit të opozitës në Shqipëri. I gjithë vetëlavdërimi dhe krekosja publike e tij ditën e djeshme, është thjesht një vazhdim i luftës për eliminimin e opozitës duke keqpërdorur edhe një raport të shkruar e bardha mbi të zezë kundër tij.
Tashmë është banale të merresh me këtë keqpërdorim dhe të bësh replika me të se ku ka të drejtë ODIHR. Kjo është pikërisht ajo që do Berisha, kakofonia rreth raportit dhe humbja e qartësisë së tij kundër grabitjes së mandatit të Tiranës. Ajo që do ai është pikërisht që ne të rrimë të citojmë raportin si ai ka grabitur mandatin në Tiranë dhe ai të na lexojë frazën që zgjedhjet ishin konkurruese. Ky ambiguitet spekulativ ka qenë për vite të tëra shpëtim për të në propagandën publike lidhur me abuzimin e tij me demokracinë. Ai përpiqet ta numerizojë demokracinë dhe standardin e saj, duke na mbushur mendjen se po qe se dhjetë qytete kanë votuar drejt dhe në Tirane është vjedhur, nota mesatare është 6.5 dhe ai është kalues. Është njësoj si logjika e tij se meqë familja e tij po bën miliarda dhe shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, mesatarisht ne jemi vend jo në krizë se ai nuk shikon të varfër rreth tij. Në të vërtetë demokracia rrënohet dhe atje ku preket një votë dhe jo me këtu që është prekur publikisht një mandat, siç e pranon dhe vetë raporti. Ndaj është mirë të mos merremi me përpjekjen e Berishës për të bërë aleat ODIHR në luftën e tij për varrosjen e demokracisë në Shqipëri. Ky nuk është më problem i yni. Ky është problem mes Berishës dhe ODIHR, i cili është historik. Dosja e tij në ODIHR është ndoshta më voluminozja nga gjithë dosjet e liderëve që kanë vjedhur zgjedhje në botë dhe ai e di mirë këtë. Problemi mes shqiptarëve dhe Sali Berishës është konkret. Ai është pionieri dhe tashmë veterani i vjedhjeve të zgjedhjeve në Shqipëri dhe ne duhet ta ndalim. Për fat zgjedhjet ishin aq transparente sa shfaqej qartë vjedhja e tyre dhe grabitja e mandatit në Tiranë, për të cilin nuk u bë kujdes të fshihej apo maskohej. Për fat të keq jo çdo gjë që është transparente të nderon. Sidomos kur ke fatin e keq të shikosh poshtë brekëve të pista të Sali Berishës.
SHQIPERIA ESHTE ENDE SHTET KOMUNIST. DALLIMI NGA KOHA E ENVERIT ESHTE SE TASHME JANE NJE GRUSHT HAJDUTESH DHE NEN TA ESHTE POPULLI I VUAJTUR. SHIKONI SE SI VJEDH BERISHA ME TAKSEN E MAKINAVE. TAKSA E RE E MAKINAVE ESHTE ME E LARTE SE NE CDO VEND TE BE. ESHTE ME E LARTE SE NE GJERMANI – AUSTRI – BELGJIKE – FRANCE E KUDO.
Raporti paraqet nje realitetin..por ajo qe te cudit eshte se ato zgjedhje te keqe dhe vendime pak a shume te njeanshme nga kqz e kolegji u certifikuan nga evropa dhe usa..qe do te thote terhiqe mos e keput..odhir i dha noten kaluese zgjedhjeve dhe i thote keni kujdes ne te ardhmen..besoj se kush punon e jeton ne perendim mund te kuptoje konceptin e botes perendimore qe asnjehere nuk te thote je ne gabim por ishe i pafat kesaj radhe dhe heren tjeter pac fat beje me mire!!!
Certifikim??? EU dhe USA nuk bejne certifikime zgjedhjesh, thjeshte te thone rri urte e perpiqu… sduan rremuje dhe kaq. Vetem duke bere rremuje mund tu terheqesh vemendjen, po ske ce do vemendjen kur ke rremuje ne shtepi. Me pak fjale do vazhdojme te durojme, thnx Rama se po te kishim lider tjeter opozite do ishim ne lufte tani… Popullit po i tregon rrugen e drejte, kush ka mend le te te ndjek
Po te kujtoj ate shprehjen e urte ” I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Ti mendon se vertet Europes dhe USA-s po i plas shume per ne??? Ata thjesht bejne kritika dhe japin sugjerime qe mos te kene nje Albanistan brenda Europes. Nuk ishte fare i nevojshem raporti i OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 8 Majit, besoj se nuk mbeti shqiptar qe nuk i analizoi zgjedhjet, me estraden qe krijoi 2 muaj rresht Arben Ristani me hapje dhe mbyllje kutish me ndryshim te rezultateve ne tavoline, dhe me vulosjen e grabitjes se votave nga kolegji zgjedhor me ne krye Tomkat e Sashenkat, te cilet i mbyti meraku i kalimit te afateve te ankimit ( ku evidentohej edhe tek raporti qe Partia Socialiste ishte brenda afateve ligjore per ankimim dhe trupa e kolegjit zgjedhor dha vendimin ne kundershtim me ligjin). Medet per ne popullin e shkrete qe vuajtem 45 vite ne komunizem dhe po vuajme akoma. Sa per opoziten mos e caj koken se me kete opozite te paafte, Sali Berisha eshte edhe 100 vite te tjera ne pushtet. Shpresoj qe ti kene kaluar mire keto pushime vere keta te opozites!!!!!!
Spo marrim vesht se per ke ishte i drejte ky vlersim per Salen dhe hajdutet e votave apo per votuesit qe u vodhen.
E pate idiotin e Vicidolit dhe hajdutin e Shqiperis sot te bertas per median se ODIHR i dha te drejte atij?
Dhe media ne vend qe ta izolonte si te padenj per fjale te verteta dhe me minimumin e dinjiteit njerzor ia dha fjalen te plote, te cmendur dhe genjeshter ashtu sic ishte.
O zot ku jetojme ketu ….cna pret perpara me kete kriminel qe kemi mbi krye te vendit dhe kesaj opozite te zhdukur ne pishat e Golemit nga frika!
njerzimi po behet gati per ndryshimin e mall duhet te zgjohemi nga gjumi te vrasim friken dhe te marrim fatet e vendit ne dor ajo qe ne ndjejm si te vertet nuk ka qenje ne univers qe tja zbeh driten te jemi te bashkuar kunrda se keqes boll me percarje
Raporti eshte skandaloz dhe nje idiotsi e rradhes e burokrateve te pa afte qe dergohen ne Shqiperi per te “mbuluar” vjedhjet primitive te votave qe bejne Shqiptaret.
A u sqaruan keta palacot e ODHIR per “ligjin” qe lejonte te vihej duart mbi kuti, per fletet qe dilnin me teper se votues, per fletet qe “fluturonin” neper kuti, per vendimet e marra me “shumice”, per Ristanin qe shante dhe fyhente koleget me syte e shqyhera nga droga dhe e fundit a u sqaruan kur ne kuti u provua live ne TV futja e duarve!!!
Asnje fjale per te gjitha keto, vetem fjali te gjata te lodhshme dhe “sugjerime” absurde per ndryshim te KQZ. Hajdutit nuk i jepen keshilla dhe sugjerime, i thuhet Hajdut e para dhe e dyta denohet me ashpersine e ligjit dhe te shpirtit njerezore!
Kafshet, e futen prape Shqiperine ne lufte!
Moj Arta, po kush do ti dënojë Hajdutet (e pangjyrtë), gjykata shqiptare, lëre fare, ah po të ishte gjykata kineze Pooo,
Asgje e re,sepse keto i kemi pare,komentuar.E reja e vecante eshte se u zyrtarizuan nga ata qe i ndoqen,e vezhguan keto zgjedhje Cfare do te thote dhe perfaqesuesi i shtetit me te madh demokratik SHBA per keto vjedhje spektakolare? Nuk dyshoj se do te konfirmoje zyrtarisht ate qe pa konkretisht “.Enigma ” eshte cdo te behet , se sa per Salushken ai le t’i bjere daulles ne avazin e vet,tashme nuk e degjon e nuk e beson njeri
Besa nga Canada te lutem lexo Linku.
http://www.proletari.com/?p=6016
Jani,linkun e kam lexuar. Bindja ime eshte se liria vjen nga populli,por kur ne krye ka PATRIOTE te vertete Ju falenderoj.
Lexova raportin ne anglisht, dhe ishte vertet skandaloz, edhe anglishtja qe e kishin shkruar ne disa pjese ishte sikur kishin shkruar ndonje pacavure! Po mire bejne, sepse ne kete menyre pasqyrojne qe i bejne sherbim nej vendi qe eshte mbyt nga plehrat organike dhe ato njerezore, pra dukej ishte nje raport pa respekt ne cdo pike.
Ja tek eshte origjinali ne anglisht
http://www.osce.org/odihr/81649
Arberor..Faleminderit per link me lexuar shkrimin..nje dicka nuk arrij akoma te kuptoj se si ka mundesi me gjith ato ankesa qe shkruhen ne raport ky pushtet arrin te ndihmohet nga evropa edhe te tjere…ose ky raport eshte i mire per qeverine ose nuk ka mundesi te jete i keq dhe ata (qeveria) te ndihmohet etkj etj nga evropa…eshte dicka qe le shume per te deshiruar..
Raporti i OSBE eshte perseri as mish as peshk ose me mire nje cope leter higjienike. Plaku Mere sigurisht qe do e shfrytezoje sipas interesit, ne fakt keshtu do bente cdokush qe kerkon te mbaje pushtetin. Berisha nuk eshte me problem sepse eshte i cmendur, problem eshte opozita qe nuk duket gjekundi. Popullit mire ti behet, eshte mesuar ta terhqein per hunde, ata politikane meriton. Fundin e zi le ti nxjerrin vendit. Per ne emigrantet eshte me mire keshtu sepse nese nese na merrte mall per ate vend e mendonim te ktheheshim nje dite, sot te pakten mund te mbledhim mendjen e te vazhdojme jeten ne emigracion.
ashtu eshte Mero keto ishin ‘vjedhje transparente’ pikerisht kjo e bene akoma me deshperues realitetin shqiptar. ketu maskaralliqet behen hapur!
Keto jane disa nga pjeset qe i referohen zgjedhjeve ne Tirane sidomos KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor:
The CEC could have chosen to aggregate the results provided by the Tirana CEAZs, subsequently considering any potential appeals based on miscast ballots. The fact that the majority-proposed members of the CEC chose to count some (but not all) of the miscast ballots directly, in a non-consensual manner, after the preliminary results were known, and without taking a decision that could have been challenged in the Electoral College, created the perception that they were acting on behalf of the ruling majority. Although its decisions were partially upheld by the Electoral College (see below), the CEC’s actions undermined confidence in its ability to function in an impartial and independent manner.(faqe 29)
The CEC overall failed to provide plaintiffs with effective redress. The majority of CEC decisions, in breach of the relevant provisions, lacked cohesive reasoning, and some of them did not even contain the full facts and circumstances of the case reviewed. Furthermore, the CEC did not meet the 24-hour deadline for transcribing and publishing its decisions. This fact compelled electoral subjects to appeal cases to the Electoral College without the formal CEC decisions and to base their appeals on draft decisions with no numbers, bearing only the signature of the CEC Secretary General. (faqe 30)
Overall, the adjudication of appeals in the Electoral College in the post-election period presented a variable picture. While it overturned problematic CEC decisions and ordered invalidation and recounts in LGUs where the authenticity of results could be reasonably questioned, its decision making in cases related to the races in Tirana was characterized by contradictions and inconsistencies. The Electoral College did not make use of the 10 days provided by the Electoral Code to reach decisions. With only two exceptions, the Electoral College delivered its decisions on the same day, bringing into question the diligence with which large amounts of evidence were assessed.(faqe 32)
http://www.osce.org/odihr/81649
Eshte e qarte se cfare ODIHR thote per Tiranen.Tregon ngjarjen ashtu si ndodhi dhe si ne e pame live ne TV. Rezultati i Tiranes eshte i manipuluar dhe vota e popullit u vodh. Edi Rama pergjegjesia jote per ruajtjen e votes se popullit shtohet shumefish pas ketij raporti. Bej punen per te cilen je zgjedhur ose perndryshe shporru e bashkohu me horrat e Nanos.
Ti AlbinoBlackSheep,o je ne DEPRESION TOTAL,O JE ZAGAR I BERISHES!!!Edi Rama nuk eshte Enver Hoxha dhe Shqiperia e sotme nuk eshte Shqiperia Socialiste!!Shqiperia eshte sot nje vend i vogel,i prapambetur deri ne MJERIM,qe sundon LIGJI I XHUGLES!!!SUNDIMTARET E SOTEM JANE XHELATE TE POPULLIT SE PUSHTETIN E KANE VJEDHUR E JO FITUAR!!!Nga ana tjeter EUROPA KURVE,SI QEMOTI ,mbeshtet MAFIEN E BERISHES E NANOS DHE NUK I DUHET FARE DEMOKRACIA!!Prandaj BERISHEN DHE BANDEN E TIJ KRIMINALE E SHPORR VETEM NJE POPULL I CUAR NE KEMBE e jo vetem nje EDI RAME!!!Se edhe serbi Berisha nuk e GRABIT pushtetin vetem,por me nje USHTRI TEW TERE KRIMINELESH,HAJDUTESH E HORRASH KOKE PALARE,qe kane rrethuar Tiranen,si HORDHITE TURKE DIKUR!!!
O pallosh qe nuk ke ndryshim fare nga keta shpellaret qe ndjekin verberisht Salen.Hapi syte e veshet e mos e kthe Edi Ramen ne mit sic ben banda e shpellareve me Berishen.Cfare kerkon qe te beje me populli ti more tru thare?Me 21 Janar nen thirrjet e opozites doli e sakrifikoi 4 jete per rrezimin e diktatorit.Me 28 Janar doli perseri.Mbas zgjedhjeve te 8 Majit doli perseri rrethoi KQZ qe mos lejonte vjedhjen. Dhe jam i sigurt qe ky popull eshte gati te dale ne shesh perseri e te sakrifikoje perseri jete.Pyetja eshte: Ku eshte lideri i opozites?Pse nuk merr pergjegjesite qe populli i ka dhene 2 here me vote?Pse pranon te hyje ne votime kur e di qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten qe i jep populli?A e kupton qe edhe sikur PS te pushonte se egzistuari sot nuk do te kishte ndonje pasoje ne jeten politike shqiptare pasi PS eshte kthyer ne nje faktor te parendesishem e pa kurrfare fuqie.Edi Rama thote qe duke mbrojtur voten e popullit mund te digjet Shqiperia. Nderkohe ben sehir kur Sala vjedh votat e djeg Shqiperine.E verteta eshte qe deri tani Rama ka deshtuar, nuk ka arritur asgje me politiken e marreveshjeve e asnje gje nga fuqia qe i jep mbeshtetja e popullit me vote apo protesta.
Albino…ky shkrimi jot ska lidhje fare je shume kontradikt me ato qe thua dhe ske zgjidhje ne ate qe thua ..ben thirrje per shporrje ..per horra etj etj..nuk eshte keq te jesh simpatizant i nje partie dhe ta duash ate..por ato qe thua vallai skane lidhje fare me realitetin,,,,
O Albino ke mese te drejte se disa debile e konsiderojne Ramen sikur te jete “perendi” dhe pa te s’behet. E pra kjo eshte shprehja me e mire e temperamentit te shqiptareve qe duan medoemos te gjejne nje idhull se s’ben, nderkohe qe ky idhull s’paska bythe mesa po shohim te beje asgje aq sa edhe “miqte” e tij te huaj ja futen prape. Problemi eshte se per momentin Rama eshte i nevojshem se per te tjeret as nuk duhet pretenduar se mund ti bejne balle Saliut, shkurt muhabeti o burre, PS eshte parti pederastesh frikacake qe dhjesin gjak nga Saliu. Une dje e shkrova ne nje koment nuk e di a e ke lexuar. Me erdhi nje shok para 2 ditesh nga Tirana qe kishte takuar nje eksponent te larte te PS (s’po ja permend emrin) qe i kishte thene se “po presim 2013 se Rama ka frike nga Saliu”, çfare mund te presim nga keshtu frikacakesh o burre. Ky eshte informacion mese i sigurte se ate tipin e PS e njoh edhe vete. Vendi duke u djegur Rama thoshte “nuk do djegim Shqiperine”, dmth le ta djege Saliu se s’ka problem per Saliun, ore keta kane vdekur o vlla. Nuk ka faj Saliu qe ben keshtu se i njeh mire se ça ka perballe prandaj, dhe e di se se gjen gje nga keta. Une ne fakt u çudita kur me tha ai shoku se ça i kishte thene ai i PS dhe i thashe “po mire o vlla ata nuk kane njerez cuba etj etj nuk kane leke ata, vetem Saliu i ka keto” dhe ai shoku me tha “i kane burre edhe ata keto gjera, po nuk kane bythe dhe pa bythe ato gjera nuk levizin vete” keshtu qe filmi ka mbaruar. Do ta shohim, shpresoj te gabohem po sikur duken punet asgje s’ka per te ndodhur deri ne 2013.
Neper Shqiperi kudo valeviten flamujt blu te pushtetareve, por ne harten e Europes Shqiperia vezhdon te mbetet me ngjyre te verdhe!
http://ec.europa.eu/enlargement/countries/index_en.htm
Ha ha ha .. kjo s’me ben pershtypje
Po me vjen mire qe Kosovo ndryshe nga shtetet e tjera qe shkruhen sakte, ka emrin
“Kosovo under UN Security Council Resolution 1244 “
Po pastaj, Z. Baze?! Cfare i prishet Z. Berisha?! Ne fakt ai ka te drejte te mburet me kete raport, sepse nuk eshte ndonje raport as i prere qartazi dhe as kategorik. Ne na duhet rezultati, te tjerat i dime me mire se ata. A qene ata ne gjendje te mos njihnin mandatin e Tiranes? Jo! Te tjerat nuk kane asnje rendesi, as per ne dhe as per Berishen. Me 2013 do te beje te njejta gjera, madje me hapur se tani, dhe perseri do t’i thone: Zgjedhje transparente dhe komkuruese. U vodhe disa mandate deputetesh, por ju shikoni interesat e kombit dhe jo te partive, dhe Z. Berisha vazhdon te mbreteroje e te mbreteroje, e te mbreteroje i lumtur dhe i pasur!
O Baze o Bazeeeeeeee leri analizat se s’ça bythe Saliu as per analiza me as per raporte OSBE o vlla. Ai do ti therrase mendjes vetem kur te kolliten kallashet, ndryshe do te vazhdoje te tallet siç po tallet prej 20 vitesh me kete popull shtaze te çuditshem qe e ktheu prape ne pushtet ne 2005 se kishte qejf te shkelej nga Saliu se nuk mund te rrime pa u shkelur ne, e kemi ne gjak qe duhet te kemi dike te na beje shurren mbi koke, paskemi qene njerez te çuditshem, popull i çuditshem……..ncncncnccncn.
Ka te drejte raporti .Zgjedhjet ishin transparente aq transparente sa na u komunikua edhe se per ke votoi Presidenti .Ju kujtohet si doli nje vulehumbur ne televizor dhe komunikoi se per ke e hodhi voten Bamiri .Saliu po fryn laren me ne me nderkombetaret .Derri do plumb dhe jo pickime .
berisha dhe rama ky popull vetem politike ben nuk ka medje per gje tjeter prandaj keta te dy dhe shume te tjere si ta do vazhdojne te tallen me kete popull.te vjen per te vjelle kur lexon shkrime qe bejne njerin me te mire se tjetrin.rama nuk doli per deputet se i vinte keq te linte pa zgjidhur hallet e popullit ne bashki se qan me lot per popullin nuk ja ka vjedhur pronat tironsave se kur nuk ja jepnin zagarve te tij per pallate per nje cap buke me planin francez ja kthente ne lulishte.vete e kane ne dore mos shkojne ne votime dhe ti rrezojne me vote ose le te mbajne teorine qe cdo popull meriton qeverine qe ka.
“Tashmë është banale të merresh me këtë keqpërdorim dhe të bësh replika me të…”
Shume sakte e ke thene MERO dhe kam pershtypjen se ai e di shume mire qe eshte bere fare qesharak dhe i pabesueshem. Ai i di te gjitha, por ne nuk dime nje gje. Perse, dhe kë genjen ai tani, pasi i erdhi pergjigjja zyrtare edhe nga nderkombetaret ?!!!
ke te drejte o Zoti Mero sali trapi ate qe i leverdis thote po mjere Shqiperia me sali e lulic hajdutesh
o z. USA! nuk e di çfar emri eshte ky? por te mbrosh PLAKUN MERE i cili eshte bere i themi ne ne itali : lecca culo , duhet te jeshe dhe ti i tille, qe sve as emrin.
perfundimi: ku ishit?=asgjekundi.
cfare pate?=hic asgje…………….dakord?
ESHTE KOHA QE TE KERCASIN PRANGAT !
– Kolegji Zgjedhor legalizoi para kamerave votat e vjedhura nga ustallaret
te kusarise se votave me Sali Ristanin ne krye….
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Nje kusari flagrante para kamerave qe vetem drejtesia nuk e sheh
Kaloi nje muaj qe krejt shqiptaret e mbare Bota po perjeton kusarine e hapur te votave nga KQZ dhe kusari i Berishes, Arben Ristani. Kusari e hapur. Kusari teper transparente. kusari para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare, para gjykatesve dhe prokuroreve shqiptare.
Kusari pa maska! Kusari e shikuar dhe filmuar qe vetem prokuroret shqiptare nuk e shohin. Kusarine e pohoi ashiqare edhe vendimi i dyte i Kolegjit Zgjedhor. Jo ai i Tom Ndrec Berishes.
Kolegji Zgjedhor e cilesoi ashiqare kete kusari si shkelje ligjore te KQZ-se. Ne vend te niste me iniciative hetimin dhe ndjekjen ligjore te Arben Ristanit dhe kamikazeve te Berishes ne KQZ, prokuroria e mbylli dosjen e pahapur kurre per ndjekjen e tij penale.
Ka tri dite qe perfaqesusit ligjore te opozites ne KQZ po bejne denoncimin ligjor kunder tyre me prova te pakundershtueshme, qe jane transmetuar edhe nga kamerat.
Prokuroria hesht. Ka mbyllur veshet dhe syte perballe masakres elektorale teper transparente te Sali Rsitanit. Po te ishte ne opozite Sali Berisha do ti akuzonte prokuroret shqiptare se “po flene gjume mbi dosjet flagrante te kusarise flagrante”!
Krim me i rende se vete falksikimi i tyre
Keto vota te fabrikuara dhe rrasur ne kuti nga ustallaret e Berishes per hajnine e votave po legalizohen ne kundershtim me cdo ligj ne fuqi te KQZ-se, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor, te kodit penal dhe te vete Kushtetutes se Shqiperise.
Legalizmi i mashtrimit, falsifikimit vjedhjes se votave nga funksionare te larte shteterore per llogari e ne sherbim te karrikes ilegale e te vjedhur te kryeministrit Berisha, sic eshte Arben Ristani dhe tre musketieret e Sales ne KQZ, e kane kthyer kete institucion te pavarur ne nje Komision te Vjedhjes se Zgjedhjeve. Legalizimi i hajnise, falsikimit dhe vjedhjes se votave eshte nje krim e veper penale edhe me e rende se ato vet.
Nuk qe e rastit qe fill pas “zbulimit te kokes se komplotit elektoral” Bamir Topi, ABC-ja u lidh gjithe ngazellim me nje kamikaz tjeter te Berishes , me kryetarin e KZAZ Ilir Goci, Sipas gazetes “Tema” Online e Mero Bazes, njohesit dhe denoncuesit me te mire te kryevjedhesit te votave te Shqiperise Sales njoftoi para nje muaji se Ilir Goci, nje person me precedente penale per perdhunim qysh ne vitin 1990, ka lidhje familjare me Berishen. Bashkeshortja e tij eshte vajza e axhes se mbeses se Berishes.
Ishte ky kamikaz i klanit Berisha qe me urdherin e tij bllokoi nenshkrimin e procesverbalit te KZAZ 49 te njesise Nr. 5 me 13 maj 2011, vetem pak ore pasi kryeminsitri deklaroi se “Te dhenat e mia tregojne se ka fituar Lulezim Basha”.
Urdherat e Berishes per te nxjerre me cdo kusht fitues Lulezim Bashen
Nuk ishin “te dhenat e mia”, por urdherat e Sali Berishes ndaj Gocit, Ristanit dhe cetes se kusarise se votave qe vune ne levizje gjithe hajnat e tij me cizme : ministra e deputete si Genc Kusar Ruli, Fatmir Medi Gerdeci , Ilir Meta Shtateqindmijeshi, Majlinda Tender Bregu, Enkelejd Sali Alibeaj, Mesila Kukumjacke Doda, Arben Asfali Imami dhe ustallaret e tyre per te falsifikuar vota e mbushur kutite ne raportin 4 me 1, sic po e shohim para kamerave ne KQZ, per Lulezim Bashen.
I ndodhur perballe nje disfate totale, perballe nje Vaterloje elektorale e politike, regjizori i kusarise elektorale, ekonomike, financiare Sali Berisha hedh ne sulm falangat e hajnise se votave. Porosia e tij eshte qe te mos preket vetem kutia 1968 qe te kapi ne flagrance Presidentin e Republikes, Bamir Topi. E vetmja kuti qe ka vetem nje vote pro Edi Rames dhe asnje vote te falsifikuar shtese per Lulezim Bashen. Ne fakt ia shtoi vlerat Presidentit… Si mund te votonte ai per nje kusar dhe vrases si Lulezim Basha!?
Gjithe kete maskarade qevezia me vota te vjedhura dhe kamikazet e saj ne KQZ po orvaten ta fshehin pas ” numerimit te votes se fundit”, pas ” mbrojtjes me cdo kusht te cdo vote ku qytetari, votuesi ka shprehur qarte vullnetin e tij”, duke imituar si majmuni e pervetesuar deklaraten demokratike te ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Z. Akeksander Arvizu me 13 maj 2011 ne njesine zgjedhore Nr. 5
Krim mbi krim
.
Kusaret e Shqiperise dhe hajnat me cizme te votave tash 15 vjet, te kapur me preshin e vjedhjeve e mashtrimit ne duar, tani po na shiten si ” gardianet me fanatike dhe mbrojtesit me te vendosur te vullentitt te qytetarit dhe votuesit te lire”!
Ne vend ti vinin vetullat regjizorit dhe maestors se hajnise se votave ne Shqiperi, mashtruesit e “kryetrukuesit” te tyre, sic e thot acik ish- Ambasadori i madh Amerikan ne Tirane Z. John Withers ne raportet e tij per Departmanetin e Shtetit per Sali Berishen ne vitin 2009 , ia kane nxjerre syte. I kane hequr edhe shenjen e fundit te kallajit qe i kishte mbetur per vjedhjen masive te votave te 28 qershorit 2009.
Falisifikimi masiv i votave dhe futja e tyre ne raport tre me nje ne kutite e tyre eshte krim e rende penal dhe atentat e perdhunim jo vetem i votes se lire, por edhe i vete demokracise ne Shqiperi.
Tani kane filluar te dalin me shume vota per Edi Ramen… Pse!? Sepse ashtu ka urdheruar Berisha kusaret e tij. Nuk eshte cudi qe diferenca e trukuar te shkoje deri ne 20 vota me shume per Lulezim Bashen… Kusaria e vjeter mbulohet me nje kusari te re! Krim mbi krim!
“Vullneti i qarte ” i qytetareve apo i kusareve ?
Pas ketij “vullneti te qyetarit dhe te votuesit”, pas ” zellit per te numeruar cdo vote te qytetarit” fshihet maskarada dhe mastrafi me i ndyre me e trashe, me brutal dhe me cinik qe i eshte bere votes se lire te qytetareve te Tiranes.
Asnje prej ketyre votave as ne kusarine e pare e as ne te tashmen nuk eshte hedhur nga votuesi ne kutite e votimit. Secila e te gjitha ato jane fabrikuar, falsifikuar e futur ne kuti nga ustallaret e Berishes per vjedhjen e votave. KQZ ka bere qorrin dhe u ka lene hapesire e krijuar kushtet ideale per kete masakar gjate kryerjes se saj. Tani KQV-ja po legalizon para kamerave hajnine e lejuar e ndihmuar prej saj.
Cdo vote e numeruar, rinumeruar, rivleresuar nga KQZ ne kundershtim me cdo ligj ne Shqiperi eshte legalizim i kusarise elektorale te Berishes. Mastraf elektoral nga dhunuesi me brutal i votes se lire dhe kusari me i madh i saj ne historine e Shqiperise.
Nuk eshte vetem vota e nje qendre votimi qe gjindet para kamerave ne nje kuti krejt tjeter. Nuk eshte as kutia pa kod zgjedhor e as kutia e shqyer prova kryesore e kesaj kusarie. Mbi te gjitha jane mesatarisht 4 deri ne 8 vota gjoja “te panumeruara” qe jane futur ne kuti ku numeri i votuesve eshte i barabarte me numrin e votave para se te futeshin brenda tyre ato te falsikuara.
Denoncusi i madh i kusarise : Sali Berisha !
Denoncuesi kryesor i kusarise se votave jane mbi 357 vota me shume se votues qe denoncon hapur kusaret e Berishes. Si mund te shpreh qarte vullnetin e votuesit nje vote e futur ne kuti nga kusaret e jo nga qytetaret qe nuk kane votuar kurre!?… Vetdenoncim i persosur i kusareve te Berishes nga vete kusaret e Berishes !
Pra keto vota te falsifikuara e te futura hajnisht ne keto kuti jane vota te kusareve e jo te votuesve tiranas. Ato shprehin vullnetin kriminal te hajnave dhe falsifikatoreve te tyre me Berishen ne krye dhe jo vullnetin e votuesve reale.
Kjo tashme eshte bere nje dukuri e zakonshme per kusaret e Berishes dhe qeverine e tij edhe vrastare. Por asnjehere nuk eshte shfaqur kaq hapur e shemtuar para kamerave dhe syve te drejtesise shqiptare!. Provat jane pafund dhe te filmuara e regjistruara! Denoncimi ligjor eshte bere!
Denoncuesi me i madh i kusarise se votave eshte vete Sali Berisha me pangopesine, me makuterine e tij per pushtet! Nuk thote kot sovrani: oreksi vjen duke ngrene!
Detyre ligjore e morale e opozites
Jo vetem mosnjohja kurrsesi e asnje rezultati te manipular e falsifikuar por edhe mospranimi kurrsesi i asnje rivotimi ne Tirane per nje veridikt qe populli e dha qarte e sakte nje here me 10 vota me shume per Edi Ramen eshte detyre ligjore dhe detyrim moral i opozites dhe vete Edi Rames. Jo dhjete, por qofte edhe nje vote e vetme me shume eshte mjaftueshme per te shpallur fituesin e ligjshem.
A nuk ndodhi keshtu vitin e kaluar me senatorin demokrat te Minesotas qe fitoi me nje vote me shume se rivali i tij republikan… Nje vote e ben diferencen. Fitorja nuk fillon tek milioneshi… Fitorja fillon tek nje vote me shume.
Nuk mund te behen kompromise e pazarlleqe me voten e sovranit ne dem te sovranit sepse ashtu i leverdis Sali Ristanit e cetes se tij te kusareve. Eshte sorvani dhe jo Sali Ristani qe vendos per fatin e te ardhmen e vet. Ndaj deklarata e Edi Rames ne Asamblene e PS-se per te marre mendimin e popullit, mendimin e elektoratit te tij per te ardhmen me duket me teper nje taktike per te ftohur gjakrat e fituar vleresimin e nderkombetareve se sa nje veprim logjik.
Sovrani e ka dhene tashme jo vetem mendimin por edhe vendimin e tij bashke me voten kunder Sali Berishes e pro Edi Rames qe eshte fituesi i ligjshem i votave te Tiranes.
Detyra kryesore dhe rruga e vetme e opozites dhe liderit te saj eshte te mbroje me cdo kusht e me cdo cmim kete vote. Jane zgjedhjet e parakohshme parlamentare per te rivendosur sundimin dhe pushtetin e popullit, me popullin e per popullin ne Shqiperi qe quhet dhe eshte demokracia.
Cfare pret prokuroria !?
Cfare pret Prokuroria e Tiranes dhe ajo e Pergjithshme per te shpallur bllokimin e sekuestrimin e menjehershem te krejt materialeve zgjedhore per Tiranen paralel me arrestimin ne flagrance te kamikazeve te Berishes me Ristanin ne krye ne KQZ, te kryetarit te KZAZ Nr, 49 Ilir Goci dhe per te hetuar cdo vote me nje grup special te saj, te perforcuar edhe me ekspertet me te mire e me te pakorruptueshem te saj, pertfshi edhe prokurore amerikane apo evropiane.
Asnje shkeles ligji qofte edhe gjyqtaret e Kolegjit Zgjedhor qe ligjeroi kusarine elektorale te Sali berishes dhe Komisionit te tij Vjedhor ne Tirane nuk kane imunitet para ligjit. As vete ligji nuk ka imunitet para ligjit, thonin greket e lashte. As vete Zeusi, mbreti i Zotave nuk eshte mbi ligjin!
Nje veprim i tille eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje sherbim madhor per shtetin ligjor dhe demokracine ne Shqiperi. Do te ishte jo vetem fundi e nje masakarade dhe krimi masiv 15 vjecar, por edhe parandalimi i nje katrahure te re ne Shqiperi qe do na largonte edhe te pakten 10 vjet te tjera nga Evropa.
Do ta shpetonte Shqiperine jo vetem nga katrahura, por edhe nga fatkeqesia me e madhe e saj- Sali Berisha e qeveria e tij me vota te vjedhura, qe jane regjizoret edhe te kesaj masakre e maskarade elektorale qe na e mori fytyren faqe mbare botes!
Letër e Hapur drejtuar:- Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
E mërkurë, 27 Prill 2011 07:34 | Shtyp | Email
Analiza
AGIM HAMITI
– Ambasadorit amerikan në Tiranë.- Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë engjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime).
Krerët e dy klaneve politike,blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë tëgjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar
identitetet e personazheve realëtë librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unëkëmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet edy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia(personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja përasnjë lloj ekspertize.
Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse nëTiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe nëçastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerëtë ngjarjeve që trajton libri juaj.»Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatëme titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen
peripecitë e mia të azilit, tëcilat përbëjnë një odisé më vete.
Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetësSOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmëte vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuarnëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë ika bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtjeqë më ka preokupuar:«Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nukduhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohëqë edhe
Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tijtë diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreuregjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijëtë tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për tënxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaciamerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë;
madjé, ajo vepron meplane afatgjata e të kalkuluara mirë.Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prejdiplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat poi jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve tëtragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjete 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenavetë politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – dot’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:«Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nukparashkruhen.
Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21
janarit2011.»E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionitantikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojatmerren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtuështë dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk ështëveçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentaretë aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit tëJashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar
do tëshpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës parrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip përshkak të politikës së tij regresive.
E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht everifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju japedhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:DARI MELI3609 BROADWAY, Apt. 4L,NEW YORK, N.Y. 10031U. S. A.Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori iDrejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund tagjeni në selinë e
Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,Tiranë.Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqëtitujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nukdo të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me probleminmadhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuaraish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prejdiktaturës.
Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi tëlidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetëdhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë.
Asnjë i burgosurnuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve tëdosjes penale të ish-detektivit.
Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me HamitMelin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist tëGuri Stretos.Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojësot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësishtedhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet tëtregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe tëpohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, tëcilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si tërënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër.
Përndryshe unë, i
burgosurpolitik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdariështë goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsaAfrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit nëçastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhetekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza eADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përparasyve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësajngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoidosjen time.
Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe tëvetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot
popullit shqiptar, para se ky t’idetyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen edosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj… Institucionet,dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publikamerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë tëpamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandaliqë ndriçohet sadopak.Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohëqë po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk
mbahensymbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, porbëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur tëpadenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, RonaldRegan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:«Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që kabërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu sidyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq tëamerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug tëShqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdipolitike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re
gjeopolitike të Afrikës.
Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombiynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet mekalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik – ide kjo e hedhur rishtas prejdiplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta sekush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti ishquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapamalit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë eJugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e sajbrenda territorit të Kosovës.
Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e tëkryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë
komuniste, kanë sot njëshanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë kupo fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhetfjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersadihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyreburrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer.
Shumë prejpolitikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta meata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më tëprivilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nukduhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.Ata të njëzetë do të shërbenin si
një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatëskritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhejanë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanëdhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtëshqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin njëfazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë tëfavorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B përçështjet në proces.
Politikanë të Prishtinës,Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë ngaNATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë
prejbamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; ekundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtëtë na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuke çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur uintereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për tapasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. NdonëseMillosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, pordalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste përrifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nënzotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë
plasdarmet e ardhshme tëSerbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun eShqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili ështëshqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme nëheshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjëçast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre tëKosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar kandërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Sëbashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurveshqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të
Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse tëmos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjëvajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes tëbulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakavetë përgjakura.
Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogariturkorrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijërafamiljeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet sepër të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, meetiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (nëKosovë e
Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme nëvendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në pragtë dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi tëmerrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionëizraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar asrezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptarnë Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?«Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tijantishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikëssë tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së EnverHoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984.
CIA vazhdon t’i mbajë edhe sotnë Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dyprej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin ityre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili dishumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetikepër popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.Ne
duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinëqë i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konformligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyrendaj kombit shqiptar.
Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, qëmundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcëqë ta mposhtë të vërtetën.Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënënjë kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e asprej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizjemedian e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prejinstitucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale.
Është esigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si nëmarrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombitshqiptar.Zoti Ambasador Arvizu,Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova tëpakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj tëBrukselit.
Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuarshtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentetpërkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta ekomunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kamshkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk kavonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të
sinjalizuar prej dikujt.Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt njëperspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për tëhedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe poballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre qëteorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut.
Ju jeni diplomat karriere i njësuperfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dotnë këtë shkrim.«Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këtofjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shtetivrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me tëdrejtë:«Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë
vrarë disa mijërashqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh medosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara ngagjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertëtamerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Rashi, e piu dheu.
Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë epashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi tëndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, siedhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësonindërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të
urdhërojë zbardhjen e asaj tëvërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroniedhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen eshpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katërkriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilëtpunojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë tësojit të tyre.
Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unëkam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilëtpunojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 tëformularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësiminnë atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe
ish-dëshmitarëve në hetuesiose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e tëpunësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave» të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullitshqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë RrapoHazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prejdatës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër tëmysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit tëJugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligjarratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatësi Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg.
Në faqen 269 të librit“Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme tëkryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prejtyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herëDASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasadaamerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 tëformularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh tëshurdhër…I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edheparimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizorsi Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale.
Mirëpo do tëjetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të moslejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është evetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndajsë keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruarmundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati ibekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, idjersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populliqë ka
mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë tëjetojë në mënyrë të denjë.
Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve tëvuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuarmë shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhecili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemitshoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmënë mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se naka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë epaevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejtshpërbërjes përfundimtare.
Provat për këtë janë të shumta e të
shumëllojshme.Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekretshqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më tërëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë emirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja edosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht nëTiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo ështëvulosur e kyçosur në kasafortë.Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nukmund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm qëTirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është nëstilin qeverisës
dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen sistruci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze qëbie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme përzgjidhjen e problemeve madhore.Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë etyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirinedhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e joturma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata tënjëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnëprej skllavërisë së dyfishtë.
Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë tëgjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të
Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike engjyrash partiake – thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanëttanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilëndisponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet tëjemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynësi popull e si komb.
Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht njëskllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen ezymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar ngashpërbërja graduale.
AGIM HAMITI
P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e njëDetektivi”, për të cilin bëhet fjalë
në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë njëkërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: [email protected] email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa dhe unë do t’i a nis atëfalas në pdf.Hyni për t’u përgjigjur
Per”Shqip.dk”Shkodrani
sala lexon raportin e odhirit, dhe i kujtohet ajo shprehja e migjenit: “e un knaqem tuj qeshe”….
SALIU QE DILTE SI KAPO NE PARLAMENT DUKE SHARE DEPUTETET QE IKA LINDUR NENA E ME SA SHO SALIUN E KA PJELLE GOMARICA .PAK NGA PAK PO I SHPETON SHURRA NE BREKET NGA FRIKA SA MIJRA VETA JENE NE DHE SOT PREJ TIJ QE I VRAU ME MENYRA ME TE NDRYSHME .1-NJERZIT QE HUMBEN PARATE NE FIRMAT PIRAMIDALE QE I VODHI SALIU ME KOK ZGJEBEN FATOS NANO ZOTI I DENOFTE ME NJE RRUFE E TUA NDAJE GOJEN .HAPI DEPOT ME ARME SHPERTHIMI NE GERDEC .THEM SE SALIUN E NDONJE TJETER E PRET VDEKJA EPRISHI VENDIN TONE
O Mero dhe ju o vellezer e motra,
Duke lexuar editorialin e Meros po mendoja per historikun e lidereve shqiptare nga Pavaresia deri me sot. Ndoshta nuk ka lidhje drejtperdrejt me temen e trajtuar, por mendoj se eshte nje e dhene shume e rendesishme ne karakterizimin e atyre burrave (fatkeqsisht asnje grua [edhe Jozi eshte nje travestit e asgje me teper] qe na kane udhehequr.
Ne cdo etape historike tonen kane qene perballe dy perfaqesues te feve te ndryshme: muslimane dhe krishtere(kryesisht ortodokse). Ne nje ballafaqim konkret se cili prej tyre ka qene: Diktator, Kriminel, Bandit ose (DKB) del sa me poshte:
1. Viti 1914: Esat Pashe Toptani dhe Haxhi Qamili perballe te themi Luigj Guirakuqi. Dy te paret jane DKB, Luigji Jo.
2. Viti 1924: Ahmet Zogu perballe Fan S. Noli. Zogu DKB eleminon Nolin.
3. Viti 1941: Enver Hoxha perballe Koco Tashko. Koco lider i Grupit te Korces e organizator kryesor per partine komuniste. Enveri DKB eleminon Kocon.
4. Viti 1948: Enver Hoxha perballe Koci Xoxe. Enveri DKB eleminon Xoxen.
5. Viti 1991: Sali Berisha perballe Fatos Nano. Sala DKB eleminon(fut ne burg ne 1993 Tosin).
6. Viti 2011: Sali Berisha perballe Edvin Rama. Sala DKB eleminon me vjedhje vote Ramen.
E vertete e hidhur jam plotesisht dakort. Do te shtoja DKB te “shquar” edhe Mehmet Shehu.
o Gazment Nushi ne ketu ne Tiran kemi nje QENE dhe qene te terrbuar hangeri 4 veta ne mezin e dites ne syte e mijera burra dhe gra A degjon ti se ne shqiperi cdo dite iken per ne ate bote te pakten 30 veta….A e dine ti se Sali shpellari qe prej vitit 97-te dhe deri me sot ka ngren 43.426 njeres..(domethen si pase tej Salen ta leme gjall),,,O Nushi cfare shkolle ke mbaruare atje ne amerik,? paske mesuar shum nga zezake e spajollet, Ne ketu ne Tiran,Ne Rruga Elbasanit kemi nje qen spanjoll e gjysme zezak a e dine ti jo vetem Tirane por gjithe shqiperin e ka bere (lemce) LAJE PJATAT DHE TENXHERET ATJE KU JE! dhe dergona dollare se Sales i duhen ti doroviti keta ambasadoret halabak..
Raporti eshte i qarte. Vjedhjen e kemi pare qe nga Alaska e deri ne Zelande te re, qe nga vermoshi e deri ne Australi qe nga Konispoli e deri ne Groenlande.E dime te gjithe. Po cfare po ben opozita shqiptare? Ne rast se kryetari “nuk ka ndermend ta djege Shqiperine se Saliu vjedh votat” kjo eshte pune e tije.Po kush i thote atij te “djeg ” Shqiperine. Ceshtja eshte e qarte te shpetojme voten dhe bashke me te edhe demokracine. Vota eshte themeli i saj. Po opozita nuk eshte vetem kryetari i saje.Opozita eshte padyshim sot me shume se 70% e shqiptarve. Asaj i duhet urgjentisht nje lider i ri , burre trim, i zgjuar dhe kurajoz qe do ti kepuste duart hajdutit Berisha atje tek tempulli i saje-vota.
Dhe per kete ai duhet ta udheheqe popullin opozitar drejt zgjedhjeve te parakohshme(si e vetmja zgjidhje) ejo te merret me lajthitje te ndryshimit te kushtetutes.Cohuni nga gjumi o vellezer opozitare se nuk eshte koha per te fjtur.Kryetari qe eshte mund te mos cohet me.
haha ajo fjalia e fundit…ai bertet per trnsparence dhe ne kemi fatin e keq te shohim te pegerat e Saliut
Ne fakte raporti duhet te lexohet me kujdes na politikanet Shqiptare , po baze me dashje disa here shkruan pasaktesina te medhe , pavaresishte ne pozicionin politik te kohve te fundit si zedhenes i Rames , ai duhet te jete korrekte se PD ka fitu dhe ne Kukes , Peshkopi, Koplik, Has ,Krume dhe ne disa qytete te tjera dhe ne juge ( jo qytete te medha ) ,apo per bazen keto nuk jane ne Shqiperi
Po ç’na the more Elqir Bythati!!!
Paska fitu ne Kukees e Has….
E sa pesh ne vota paskan keto njesi qe permend, pa harruar faktin se 70% e tyre kan ra ne Bythore..
Cfar kuptimi ka per harten e Shqiperis Tirana(e Zaptueme) Elbasani, Durrësi, Gjirokastra, Korça, Vlora, Fieri, Lushnja(dhe spo permend ato te voglat)
Dëgjo mir ti Elqir Byththati dhe te tjer si ti( pederast Nushi Gazmend) qe komentoni ne kete faqe:
Mos prisni qe tju shaj njeri ketu edhe pse e vetmja arsye qe ju komentoni ketu
eshte deshira e juej qe tju mbulojne me nje lum te sharash
Shurres se çeçenis nuk i thuhet parfum firmato vetem se do ti or……….
o zhele , o zagare , nuk ke emer prandaj perdore emra aktoresh , ju jeni llume se llumi vetem llum mund te njerre nga goja , jeni mesu me pase pseudonime , t’ iu vije turpe ju dhe gazetes qe boton fjale te pista se vetem tregoni si jeni .
I dashur Mereo ma quan profesional vleresimin e Odirit por te lutem a mund te kete nevoje per profesionalizem kur gjerat jane live,sa vlere ka e verteta kur nuk thuhet ne kohen e duhur,me duket se perendim e ka qefe demokracine ne leter dhe mban qendrim per ti sherbyer historis dhe nuk mban qendrim asnjehere ne kohen e duhur.
Meqense ne kete faqe Online tashme teper te klikuar e te nderuar, jo thjeshte, por fale profesionalizmit te Mero Baze, per te paren here dhe une ish-koleg me Meron vite e vite te shkuara ne gazeten ALNANIA te sapo themeluar…pa shkruaj dy rreshta ne adrese te Opozites dhe z.Rama ne vecanti.
Prej 1996, pas raprezaljeve te Opozites pas zgjedhjeve te 26-Majit, une jam azilant-politik ne Perendim…dhe prej vitesh punoj ne Media te ndryshme po te Perendimit, dhe prej shume kohesh (po behen 2-vjet) ne ambjente te ndryshme Mediatike, kryesisht Britanike-Amerikane por edhe Spanjolle-Franceze etj. flitet hapur me keqardhje (fatkeqsisht akoma nuk botohen…se si e perse nuk marr persiper te gjykoj ne kete moment), se Shqiperia dhe Shqiptaret ne pergjithesi ne Ballkan: “NA LODHEN…, POR DHE POLITIKANET DHE SHTETARET TANE NE -BE-. KANE FAJE PA FUND NE LIDHJE ME GJITHCKA KA NDODHUR E NDODH ME SHQIPTARET, SEPSE KANE LEJUAR PUSHTET MAFIOZ NE KETO VENDE SIDOMOS NE SHQIPERI…”, etjera fjali te renda, qe s’po dua te bej Info. Ne kete kontekst doja ti kujtoja publikut shqipetar e sidomos atj opozitar qe perben mbi 75% te popullit, se lidershipi Opozitar e kryesisht z.Rama jane ata qe shikohen me dyshim e keqardhje njekohesisht nga shume Nderkombetare ne Europe e Amerike (jo Nderkombetaret qe tashme njihen -mbi 54 emra ne BE dhe 27 emra ne US) te korruptuar e te kapur nga pushteti mafioz aktual ne Tirane. Po perse; sepse -°°z.Rama prej dy vitesh nuk di te shfrytezoje forcen popullore te Opozites, duke e cuar ne Protesta dhe duke e terhequr ne finale te Protestave dhe vazhduar me fjalime e intervista pa rrugedalje°°- (kjo shprehje eshte tek nje shkrim analize e gazetes prestigjoze Britanike *The Daily Telegraph* para me shume se nje viti, diku nga fillim Dhjetori-2009). Po kjo sepse z.Rama eshte dukshem frikacak e teorik, pra i mungon largepamesia dhe shfrytezimi i momentit qe i duhet nje Lideri te vertete, qe ka shumicen e votuesit me vete ne vendin e tij dhe vazhdon ta mbaje kete shumice absolute te popullit te tij ne Opozite…Por, nga njerez prane tij ne parti dhe shoqeri flitet se; Edi degjon e perpunohet akoma nga Ben Blushi…, kur ky i fundit eshte nje fodull Nanoist i thekur dhe shok e mik i ngushte me dyshen famekeqe te Medias Shqiptare totalisht filo-Berishjan, ciftin Frangaj-Fevziu. E le pastaj si tallen me te tre Ambasadore ne Tirane (ai i US.+ i BE.+ i OSBE), qe bejne shetitje mashtruese dhe perfituese (korrupsion) cdo here e dite kur dalin neper ekrane televizionesh e faqe gazetash. Pra: z.Rama po e mban Berishen+Meten+Nanon e te tjeret me keta te tre…, ne Pushtet me vota te vjedhura, ekonomi te vjedhur krejtesisht, dhune ngado deri ne vrasje flagrante, etjera…etjera.
Nese nuk eshte keshtu…atehere perse nuk ka Opozite ne Shqiperi, nga kush ka frike z.Rama nga te tijet ne PS apo nga te tjeret ne Pushtet…apo nga Nderkombetaret 54 emra ne BE. dhe 27 emra ne US., nderkohe qe votohet e ka me vete mbi 75% te popullit, (dhe perse Shqiperia nga vend i Diktatures Bolshevike te PPSH, eshte kthyer ne vend te Diktatures Mafioze te PD+LSI+Nanoizmit e do particka te tjera…
nuk jeni burra ju qe beni ham ham ne shqiperi,rrini urte dhe degjoni te madhin dhe te parin e vendit.mor bura grash.
E pastaj?!…Recetat keta “mjeke” na i japin gabim,ilacet i pijme kot,semundja po na rendon…E pastaj?!…
mire thote miri nga suedia….vetem fjale dhe fjale,,,asnje aksion…..ti flet o mero por kujt i flet…ketu fllasin vetem ata qe jane jashte shqiperise.. te tjeret i ke duke u djegur neper plazhe….dhe ankohen….po he mo leviz …apo ju eshte bere sala si njeriu i shpise….cfare rinie pa moral,pa asnje interes,rini e degjeneruar ….hyyyy njerez pa shtylle kurrizore…….
FITORE,FIYUAM ,KUSH JEMI TREGOAM…!
FITOR, FITUAM,,,,
TE GJITHE U GEZUAN
SE VODHEN GRABITEN
DHE ZGJEDHJET MBARUAN
FITORE,FITORE
PO BERTET RISTANI
KOLEGJI TE RROJE
DHE SALI RUFJANI
TE RROJE DREJTESIA
QE BLIHET ME PARE
TE RROJE DHE SALIU
QE VJETH ASHIQARE
O POPULLL KURBAN
NE TY DO TE BEJME
SE ZGJEDHJET I VJEDHIM
POR GJURMET I LEME
GJYKONI JU VETE…
SE KA DREJTESI1
KUSH ESHTE MI SHPEJTE,
TI Z’BETH, TI E DI
NE FJALEN E THAME ;
FITORJA ME NE
POR JUVE SI MINJTE
QENDRUAT ETJE,,,
NE THAME RISTANI
ESHTE DJALLI ME BRIRE
POR JU S’NA BESUAT
DHE BETE SHUME MIRE
JU LEHET SI QENTE
ME KUC E ME MACE
HARUAT SE NEVE
S’KEMI TURP NE FAQE…..
KY MATRIAL ESHTE SHKEPUTUR NGA LIBRI EPOPEJA E POLITIKANVE SHQIPTARE
QE DO TE DALE SE SHPEJTI NE QARKULLIM.
Awesome! Its really amazing piece of writing, I have got much clear idea on the topic of from this paragraph.