Të shpërblyerit

13 Gusht 2011, 22:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Deputeti Saimir Tahiri ka bërë një gjest që po ngacmon debatin mbi opozitarizmin në Shqipëri. Ka parë dy doganierë në Qafë Botë që kërkonin dhe merrnin ryshfete, dhe i ka denoncuar. Shumë vetë po reagojnë në forume për “mistrecllëkun” opozitar të Tahirit, dhe kërkojnë opozitë të fortë, nga ajo që akuzon Berishën për vlera mbi 1 milionë dollarë deri në 1 miliard. Të tjerë përpiqen të kthejnë monedhën mbrapsht duke thënë se dhe doganierët socialistë ishin të korruptuar. Të gjitha këto janë të vërteta. Por më shumë se gjithçka konsensusi arrihet tek fakti që dy doganierët ishin dy njerëz që nuk kishin lidhje me vendin e punës. Njëri ishte djalë i një deputeti minoritar në “Doganën e Çamëve” në Qafë Gjashtë dhe tjetri një vlonjat që jeton në Tiranë, por që nga halli punon në Konispol!! Ky fakt i bashkon komentuesit më shumë se çdo gjë tjetër, pasi ky në të vërtetë tregon se si funksionon sistemi 1 miliardësh i vjedhjes së qeverisë Berisha. Ky sistem është i bazuar pikërisht tek rekrutimi i administratës, gjetja e vendit të punës për njerëz që përdoren politikisht, në vend të specialistëve dhe profesionistëve të sigurt. Është e vërtetë se doganierët tashmë nuk janë më njerëz që pasurohen si në kohën e socialistëve, pasi qeveria e re ka ndryshuar dhe skemat e korrupsionit. Pesha e përfitimit ka kaluar nga doganierët dhe tatimorët e thjeshtë tek biznesmenët e mëdhenj VIP që rrethojnë pushtetin. Ata që përfitojnë tani nga pushteti nuk janë njerëz të rastësishëm që paguajnë doganierët, por njerëz që paguajnë Ministrin e Financave, Kryeministrin apo Familjen e tij dhe ministra të veçantë që kanë konfidencën e Kryeministrit. Korrupsioni i doganierëve që ngrinin traun dhe ndanin lekët me biznesmenët ka perënduar bashkë me korrupsionin popullor të Fatos Nanos. Tashmë korrupsioni, si shumë gjëra të tjera, është centralizuar dhe është nën kontrollin e kryeministrit. Kjo shpjegon dhe faktin që doganierët tani rendin pas bakshisheve të vogla, dhe torturës ndaj qytetarëve që vijnë nga jashtë. Unë ua qaj hallin dy doganierëve që po telendisen për një shishe shampanjë dhe ndoshta kanë dalë pa gjë për një kohë të gjatë, por ajo që duhet ndëshkuar në këtë histori nuk janë persona konkretë, por mekanizmi i pushtetit që prodhon këtë histori të shëmtuar. Siç theksova, debati këtu qëndron tek fakti jo sa kanë përfituar këta doganierë, por tek arsyet pse ata gjenden si doganierë në skajin jugor të Shqipërisë. Dhe arsyeja është se ata janë pjesë e nomenklaturës që duhet shpërblyer nga pushteti.

I njëjti fenomen i eksportuar në sektorë të ndryshëm prodhon pasoja dramatike. Le të rimarrim çështjen e grevës së urisë së minatorëve në Bulqizë. Ata po vetësakrifikohen nëntokë, pasi pushteti i ka lënë ata në mëshirë të disa shfrytëzuesve thuajse banditë të pasurisë sonë kombëtare. Masivi mineral i Bulqizës dhe Martaneshit është copëzuar në rreth 40 licenca minerare, të cilat në shumicë i kanë “njerëz të fortë”, të lidhur me njerëz “me pushtet” në Tiranë, dhe punëtorët nuk kanë asnjë hapësirë për të mbrojtur të drejtat e tyre në këtë histori. Kjo ka ardhur për shkak të vizionit thuajse kriminal që ka pushteti për mënyrën se si duhet shfrytëzuar kjo pasuri kombëtare. Vite më parë kur industria e kromit në Shqipëri filloi të ndërtohej pak nga pak derisa u bë një degë dominuese e industrisë së rëndë shqiptare, vizioni për shfrytëzimin e mineralit të kromit dhe investimet prodhohej nga Instituti i Minierave, Instituti i Gjeologjisë, Instituti i Gjeofizikës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, Instituti i Kromit, si dhe dhjetëra ndërmarrjeve gjeologjike në veri të vendit. Tani të gjitha këto janë fshirë me një të rënë të lapsit dhe është krijuar një agjenci, ku si për ta fyer deri në fund këtë vend, drejtor është një detashment i Ilir Metës, i cili ka shkuar aty se ka pasur fjalë që bën lek me licencat e naftës dhe kontrollin e hidrokarbureve dhe nuk besoj që ka dëgjuar ndonjë herë për mineral kromi. Ta katandisësh Shqipërinë nga profesor/doktorët që kanë zbuluar dhe kanë ngritur në këmbë minierat shqiptare, tek disa delikuentë që njihen si vjedhës biçikletash, natyrisht që do fusësh në krizë shoqërinë dhe do përplasësh minatorët e pafuqishëm me këtë administratë. Koncepti i këtij pushteti që institucionet janë vende ku duhet të bëjnë para njerëzit që duhen shpërblyer, i jep fund me themel idesë së luftës kundër korrupsionit, edhe sikur ta ketë sinqerisht qeveria. Fakti që pasuritë tona kombëtare nuk administrohen nga specialistë dhe mendje të hapura që kanë ndërtuar këtë vend, por nga injorantë që kanë objekt zhvatjen e tyre me dhunë, fakti që doganat dhe tatimet shqiptare janë detashmente të shpërblyerish në natyrë për shërbimet ndaj pushtetit, dhe jo specialistë që të kujdesen për të ardhurat tona buxhetore, dhe mbi të gjitha fakti që qeveria është e dënuar të jetë në anën e atyre që vjedhin dhe vrasin, përballë atyre që përpiqen të ruajnë dinjitetin para kësaj bande grabitësish, tregon fundin që kemi prekur.

Debati që sot provokohet për faktet e lehta apo të rënda për të denoncuar qeverinë është fallco. Kjo qeveri është një sistem qarkullimi kapilar i korrupsionit, dhe kudo që ta prekësh nuk ke gabuar. Nëse prek një kapilar të hollë të saj siç është Dogana e Qafë Botës apo tatimorët i Agim Shehut, duket sikur je marrë me një peshk të vogël, por në të vërtetë je marrë me sistemin që na sundon. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh dhe nuk je aspak më i besueshëm  po u more vetëm me Argitën, Shkëlzenin, Zamirin, Sandrin, Bashkimin apo parelinjtë që bëjnë miliarda duke ndenjur gjithë ditën me Sali Berishën. Të gjithë këta, që nga ata që bëjnë miliarda deri tek ata që marrin qindarka, janë pjesë e një sistemi që mbahet gjallë pikërisht nga të qenit pjesë e sistemit të korrupsionit. Edhe pse të ndryshëm në pasurinë që bëjnë nga ky sistem, ata janë të njëjtë para pushtetit pasi bëjnë pjesë në kategorinë e të shpërblyerve. Ndaj nuk ka rëndësi kë nga këta denoncon, e rëndësishme është që ke treguar si po funksionon ky sistem kapilar korrupsioni, zemra e të cilit është pushteti personal dhe shteti paralel i Sali Berishës.

41 komente në “Të shpërblyerit”

  1. njeri says:

    Problemi nuk esht qe saimiri u morr me nje peshk te vogel.
    Problemi eshte qe saimiri i dergoi leter peshkaqenit per peshkun e vogel.
    Kjo shkaktoi reagimin e atyre qe kerkojne nje opozite fare minimale, se me shume eshte kote ta kerkosh.
    Sado ironike te ishte letra, ishte komplet pa vend, se s’mund ti kerkosh nji qeverie qe vrau te nderhyje per korrupsion xhepash.
    E dyta, sistemi kapilar i korrupsionit ne shqiperi qe eshte evidentuar ne mega afera qindra milioneshe (qe jane rekorde boterore), eshte veshtire te preket apo goditet me denoncime qind dollareshe. Madje sic e pranon dhe vete ti Baze, korrupsioni ne nivel kapilar sot ka mundesi te jete edhe me i ulet sec ka pas qene, pasi dhe korrupsioni eshte centralizuar. Kjo e ben dhe me te pavler denoncimin ndaj doganiereve.
    Mjaft njerez shohin sot qe opozita s’arrin te mbroje demokracine shqiptare. Patjeter fajtor eshte qeveria e jo opozita. Por opozita po ben gabime pa fund ne qendrimet e veta, dhe letra e saimirit ishte naiviteti i rradhes.
    Mjaft njerez e kane mbeshtetur ramen pa rezerva edhe pse s’kane qene dakort me mjaft qendrime te tija, por s’mund te vazhdohet keshtu teksa eshte e qarte qe opozita ka probleme te qarta anemie.
    Ata qe mbeshtesin kete kurs anemik opozite, padashje mbase, por ne cdo rast nuk i sherbejne kauzes opozitare, pasi do e cojne opoziten ne disfaten e rradhes. Opozita ka nevoje te mesoje nga gabimet e ketyre viteve. Opozita s’mund ti drejtohet qeverise si nje qeveri legjitime, aq me pak s’duhet ti kerkoje qeverise te zgjidhi problemet qe kjo qeveri vete ka krijuar me paramendim.
    Eshte njelloj sikur familjaret e te shkreteve te 21 janarit ti dergonin leter saliut per tiu ankuar per punen jo profesionale te hetuesve, apo me keq te ushtareve.
    Nuk tregoemi opozitar duke mbrojtur ate leter banale. Iluzionet qe zgjidhjet do vinin nga qielli, apo nga palet e treta qe do izolonin saliun, mbaruan te tera. Mos te fillojme se koti iluzionet qe me nje kurs te tille nenshtrimi opozita do arrij te fitoje. Keto dy vjet do rrenojne opoziten nqs s’ka ndryshim kursi. Hyrja ne parlament eshte turp, dhe shkelje e kontrates me qytetaret te cileve u kerkua vote politike.
    Rama e ka detyrim ti dali zot kauzes opozitare, e duhet te mesoje nga gabimet.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      I ndreruar Zoti Baze.Kam keto pyetje per ju.Nje deputet qe ben pushime ne Greqine fqinje se bashku me familjen dhe me shoket qe e shoqeronin,cfare pune ben dhe cfare te ardhurash ka??A firmos ne bordero per te marre pagen e deputetit,nderkohe qe prej gati 6 muajsh nuk marrin pjese ne Parlament??Po qe se po a eshte kjo nje vjedhje???Perse i shkruan nje leter Kryehajdutit ky Zoti Tahiri,mos ndoshta per ti bere vetes REKLAM si luftetari i madh kundra korupsionit,kur e din se Berisha eshte toleruesi i shume aferave dhe abuzimeve qe po gangrenizon ekonomin shqiptare???Ai ka bere detyren e tij qytetare per te cilen duhet falenderu,por nderkohe qe nuk po ben detyren per te cilen e merr rrogen nga Taksapaguesit shqiptar.Kjo eshte ajo qe na neverit ne qe e shikojme Tahirin si nje cilimi camarok,por jo si politikan te pergjegjeshem.

      1. arjani says:

        Ne politike te gjithe bejne reklame ka nga ata qe vrasin protestues e pastaj dalin e thone ishin te armatosur me thika te helmatisura stilolapsa pistolete dhe cadra murtaje(sali bisha dhe lulzim xhelat basha) ka nga ata qe vene bejne qitje me armen e krimit dhe dalin ne televizor(topall-olldeleja) dhe dikush denoncon nje vjedhje per te cilin ishte deshmimtar.
        Ti cila reklame te pelqen me shume dhe ke mall do blesh?

      2. Audian Lako says:

        Me ben pershtypje qe kaq lehte mund te turbullohen gjerat ne kete mexhilisin tone te fjales. Nje deputet behet deshmitar e denoncues i nje veprimi te paligjshem te nje punonjesi te administrates se shtetit. Ben detyren qe duhet ta beje cdo qytetar dhe gjykohet per kete veprim. Do ndodhte kjo ne Gjermani (Hamburg)? Une mendoj se ne gjermani shumica e qytetareve e jo me nje deputet do te denonconin nje veprim te tille, besoj edhe pse nuk jam i sigurte se cdo gjerman i thjeshte do te tronditej po te degjonte nje doganier te vendit te tij te vepronte si ky doganieri yne.
        Mendesia se peshku i vogel duhet lene te kaloje pa u prekur (ndoshta qe ta kapim kur te behet peshk i madh) pasi problemi qenkan vetem peshqit e medhenj, te me ndjeni po me duket jo e drejte.
        Zoti Tahiri te cilin e kemi zgjedhur ne detyre e perfaqesuesit te popullit qenkesh perfytyruar prej nesh si nje gjuetar peshkaqenesh qe ka bere turpin e te peshkuarit te nje cironke dhe paskesh lene peshkaqenin te ike. As nuk di si te bie dakort me kete lloj arsyetimi. Vetedija dhe koshienca qytetare me detyron ti them faleminderit zotit Tahiri. Do te desheroja qe vendi im te kishte sa me shume qetetare qe do te ndjeheshin te neveritur dhe revoltuar nga cdo lloj korrupsioni, qufte ky peshkaqenesh apo cironkash.
        Ne mbyllje te kesaj replike do te doja te prekja edhe nje detaj tjeter. Kjo ceshtja se Tahiri paskesh bere pushimet ne Greqi dhe te ardhurat nga paga nuk ja justifikojne keto pushime, kushtu ai nuk ka moral te akuzoj njeri per korrupsion, me duket si nje tendence per ti futur te gjithe ne nje kosh,si peshkaqenin ashtu cironken e po ashtu edhe gjahtarin. Nese Tahiri qenkesh peshkaqen me masken e peshkatarit ky do te ishte nj lajm tjeter ogurzi por nga keto qe lexoj nuk shoh asgje me shume se marrje me mend. Hamendesia se rroga nuk dalka per te bere pushime ne Greqi jo vetem nuk mund te jete e plote e bindese por me e pakta me duket si renie ne gracken e atyre qe kane nje interes te jashtezakonshem qe te gjithe te duken njesoj ne syte e popullit, per tu thene njerezve pranoni kete qe eshte se cfardo te perpiqeni ju te ndryshoni gjerat po njesoj do te mbeten.
        Mos na lini perjetesisht ne kete deshperim, nese ky Tahiri qenkesh me i poshter edhe se doganieri jazek i qofte por amani miq mos i dilni ne mbrojtje lajmit te kobshem se lajmetari s’ju pelqen apo se lajmi i vogel i ka marre hapsiren lajmit te madh. Ky eshte primitivizem ky eshte bizantinizem.
        Faleminderit qytetari Tahiri per ate qe bere, do te doja qe edhe shume nga ne qe te shajme a levdojme te kishim te njejte kurajo. Te fitosh pelqimin e shume njerezve edhe sikur te jene shumice nuk do te thote se ke gabuar, perkundrazi, historia ka treguar ne shume raste te kunderten. Vetem njerez me kurajo te madhe mund ti ndryshojne gjerat. Veprimi juaj nuk eshte ndonje akt heroik por eshte kurajoz sidoms ne kushtet e shoqerise sone, gje qe e tregon edhe ky debat. Dua te besoj se veprimi juaj e ka brenda saj revolten e sinqerte.
        E besoj kete se kam nevoje te kem shprese.

        1. njeri says:

          Duke vleresuar etiken e pergjigjes Audian, te replikoj per disa gjera.
          E para, mos ti ngaterrojme gjerat, Tahiri s’eshte me i keq se doganieri. Ai eshte me i mire se doganieri dhe as diskutohet qe opozita sot eshte shume e mire se llumi qe eshte ne qeverisje.
          Por ama kjo s’do te thote qe po bejne opozite sic duhet. Madje mendimi i mjaft njerezve eshte sot qe kjo rruge qe po ndjek opozita eshte nje nga arsyet pse qeveria e pavotuar nuk largohet.
          Per rastin ne fjale, zoti tahiri beri shume mire qe e denoncoi rastin. Por eshte e pakuptueshme qe pas denoncimit ne polici, i dergoi leter publike atij qe sic thoshte Rama “vrau per te vazhduar te vjedhi”.
          Si i ankohesh dikujt qe vrau, per dike qe vjedh xhepa??
          E dyta, jemi mbi 6 vjet qe kemi kete qeveri. I thone 6 vjet vjedhje e krime pa fund, jo 6 muaj jo 6 dite. Mos i beni njerezit per budallenj e kujtoni se njerezit kane nevoje te mesojne per korrupsionin e doganiereve. Cdo opozitar i thjesht i di afermendsh se care kalbesire eshte kjo qeveri e sotme, se ka pasur te pakten 6 vjet kohe per ta mesuar mbi kurriz (dikush do thoshte 20 vjet).
          Prandaj letra nuk e kryen funksionin e sensibilizimit te njerezve, perkundrazi vetem i acaron se eshte ne kufijte e fyerjes.
          E treta, letra e tahirit vjen ne nje moment qe shume opozitare kane ngelur te shokuar sesi ka mundesi qe edi rama, i cili doli ne protesta e doli nga parlamenti e u fut ne greve per vjedhjen e 2009-es, tani qe votat u vodhen edhe me hapur e u vrane 4 vete e vrasesi behet kryetar bashkie, edi rama vendos te futet ne parlament ku akoma eshte ne kembe komisioni qe ka deklaruar opoziten puciste.
          Kjo kontradite ka lene te cuditur shume opozitare. Te zhgenjyer nga kursi opozitar i pas 8 majit, njerezit s’mund te pranojne ate leter qe vecse shton elementin komedik ne tragjedine e perditshme shqiptare.

  2. Gazmend Nushi USA says:

    Nuk ka mundsi tket kaq korrupsion se do e denonte gjykata dhe prokuroria. Besoj plotesisht te pakti Berisha-Meta, mes burash te ndershem e parimor. Po jane dhe disa zera apo goje qe duhen mbyllur sa ma shpejt.

    1. PAL says:

      O nush eletriku a e ke taman apo tallesh? Po t’pys se me shqiptar gjithçka ban vaki. Po tham vaki po ndoshta fjala raki mund t’ishte ma me vend.

      1. raimondi says:

        Merua perpiqet te justifikoje gomarrlleqet me thes qe po ben Saimiri qe ka “kap ” korupsionin tek shishja e shampanjes hahahahahaahahahahahahahahah

        ——— O Mero sado qe ta mbulosh gomarllekun e ketij Saimirit ky me keto qe thote ,
        po i ben Propaganden me te mire Saliu , — Sepse nga sa thote ky del qe neper dogana nuk paska korupsion aspak !!!!!?????—–

        ———– Por ne te njejten kohe kjo furtuna ne goten e cajit qe po ngre ky kopetenti Saimir tregon fytyren e vertete te Opozites shqiptare –Qe eshte nje opozite QESHARAKE –

        ——Kjo opozite eshte e perbere nga dy kategori njerezish :

        ——– Njera pjese e opozites, si puna e SaimiirIt , Rucit Dade ,Mexi etj jane Naive dhe nuk e kane haberin fare se kush eshte hallka kryesore ne nje fenomen shoqeror negativ ,
        e cila duhet me te vertete te luftohet, ne menyre qe politika e opozites me te vertete ti sherbeje shoqerise sone…

        –Dhe pjesa tjeter e opozites se PS-se jane Edi, Angjeli, Blushi, etj te cilet bejne te njejtin gabim si te Saimiri ,
        por qe keta e bejne me dashje ate gabimm, sepse jane te mberhtyer per gryke nga Greqia ‘
        ——Pasi keta jane sherbetore te Grekut te bindur deri ne Poshterim …

        — Megjithate te dyja palet kane nje gje te perbashket —Jane shume injorante edhe kur jane Naive si te paret,
        edhe kur jane Djallezore si te dytet –

        ———– Te vjen per te vjelle kur i degjon te diskutojne dhe mundohen te na hedhin hi syve
        keta mysybete qe kane nje nivel intelekti kaq te ulet , deri ne banalitet ———–Si psh ne rastiN e Angjelit ,qe Edi e mori prape ne Parti dhe tani per te genjeyr socialistet
        thote qe me Angjelin po bejme prgramin ekonomik me te cilin do fitojme zgjedhjet e ardheshme ……WOW !!!!——Ky s’di as te genjeje –

        — -Nga sa kemi pare deri tani EDI eshte socialsti me nivelin me medioker ne PS,
        dhe ne te njejten kohe , futja ne Parti e Angjelit, qe eshte njeriu me i koruptuar dhe me antishqiptar ,
        tregon se Edi eshte nje sherbetor i bindur i Greqise

        1. Agi says:

          Të lumt Koment shumë me vend,të përgëzoj për këtë Koment.

    2. skela says:

      Kur thua ” pakt mes burrash te ndershem ” ha ha , ku ja shef ndershmerin ?
      ……te paktet dhe pazaret qe u ka dale era e tymi .
      Sali pinokun ( genjeshtarin ) dhe Ilir hajdutin t’i i quan parimor , ne fakte dhe rrena dhe vjedhja jane parime te kualicionit te turpit .
      Behesh qesharak dhe GAZI i botes me kete koment o nUSHi .

  3. Butrinta Pekmezi says:

    Z.Baze,-Shqiperia ka me shume se nje muaj pa opozite -I VETMI ZE OPOZITAR JENI JU DERI ME TANI!
    DERI KUR KESHTU OPOZITE???!!!
    Opozite, wake up! Te ka dhene overdoze droge Saliu- dhe eshte vete Ali-Vete kadi!!

  4. kostandini says:

    Te lumte z.Mero.Analize e sakte per te ndeshkuar fenomenin qe po behet metastaze kanceri ne te gjithe vendin,ne te gjitha institucionet e drobitura te ketij palo shteti.Dhe ky eshte zullumi i 20 perqindshit te te ndjeres LSI.Ne administraten publike sot jane te punesuar njerez pa integritet dhe pamoral,me fytyra perbindeshi qe trembin publikun kur shkon te zgjidhe problemet qe ka Qe nga mengjezi e deri ne mbremje mendojne si te vjedhin e te rjepin qytetarin e thjeshte .Por nuk do te jete e larget dita kur te vjellin gjithcka.Uragani popullor do te fshije cdo padrejtesi qe i behet ketij populli

  5. Tani says:

    Po sikur Saliu te degjoj vertet e per cudi ti pushoj doganieret?Do thoshte Tahiri se beri opozite?!!!!!!
    Opozite po ben Mero,Bravo shyqyr qe te kemi se na kenaq!

  6. cendurimmadhi says:

    Z Mero,ju drejtohem me respekt te veçante per sherbimet qe i beni popullit e atdheut ne kete kohe te
    veshtire ku zerat kunder kesaj lukunie qe ka mberthyer vendin po humbin e rrallohen per dite e me
    shume.Rasti i doganiereve me te vertete eshte “pa ndonje peshe te madhe”per atmosferen e tymte
    shqiptare por eshte ne te njejten kohe mjaft domethenes per paraqitjen e shtetit.E paraftyroj reagimin
    qe ka bere shoqeria ne Shqiperi per kete rast,por ne qofte se kerkojme nje shtet te denje,nje
    shoqeri te denje,duhet te reagojme jo veçse per nje shishe shampanje por edhe per me pak.Duhet
    te krijohet ideja e sakte e nepunesit te shtetit qe paguhet nga shtetasit shqiptare per ti sherbyer
    shtetit te tyre.Duhet tu behet e ditur gjithe administrates qe jane ne ato zyra jo se i trashegojne si
    pjese e feudit familjar e as partiak por si sherbetore ndaj taksapaguesve shqiptare.Por per te arritur
    deri ketu duhen me patjeter te ndertohen merdhenie te reja ne te gjithe drejtimet e fushat e jetes.
    Nje politike e re eshte frymemarrje per Shqiperine.Kjo klase qe sundon sot vendin do shkulur me
    rrenje.

  7. Savo Dukati! says:

    E vërtet z- Mero, por ky veprim ngjan si pajtim me një pseudokryeministër, i cili mbasi ka bërë gjithë të zezat e dheut popullit, dhe kur po realizon tradhëtin e lartë duke i falur dhe Shqipërin Grekut, opozita më e përdhunuar e historis nga tirani futet në kovidenca duke i kërkuar ndihmë të shpëtojë popullin duke dënuar zhvatësit e një shishje shampanj. Nuk i falen më opozitës këtë komedi. Nesër do shkojnë në parlament kokë ulur si gruaja e përdhunuar kur kthhet tek burri. Ore mirë deputetët e P.S-se që munt ta durojnë poshtrimin e banditëve të L.S.I-së dhe P.D-së, duke përfshir edhe Ramën, por populli nuk e duron dot se i kanë bllokuar krahët. Opozita po humbet shumë nga udhëheqja e urdhruar nga dikush në kurris të famileve të vrara bga terrorri Berisa- Basha.

  8. Luan Kolonja says:

    Per here te pare pas shume kohesh jam dakort me menyren e trajtimit te korrupsionit kete rradhe nga Z.Baze. Packa se perseri ai vazhdon te stigmatizoje dhe te servire si absolutisht te provuara rastet e mega-korrupsionit ne Shqiperi, raste keto, vecanerisht te bera nga partia ne pushtet apo njerezit e tyre.
    Ne plan te pare, ne shkrimin e Bazes, te duket sikur korrupsioni eshte galopant, i pa luftueshem, me dominance absolute, i lidhur me sistemin qeverises e me pafuqishmeri te veprimit te organeve te ligjit. Nuk mund te them ekzakt shkallen dhe permasat e ketij korrupsioni, besoj qe nga ana tjete edhe Z.Baze nuk mund te jape shifra te provuara, pasi do te ishte jo bindese, pa patur nje investigim te plote rast pas rasti. Nga ana tjeter, ngritja e ketij problemi shqetesues social ekonomik ne kete periudhe te rendesishme te tranzicionit te vendit drejt komunitetit Europian, dhe kur me teper lufta kunder ketij korrupsioni eshte nje nga kerkesat themelore dhe kusht te Keshillit te Europes, perben nje obligim moral e qytetar aq me teper per median.
    Le te bejme nje pakt qytetar, ku cdo individ te kontribuoje duke denoncuar cdo rast e cdo fakt. Por me nje kondite, pa u bere pre dhe mjet perdorimi i interesave meskine te faktorit politik, preferencave apo te interesave personale. (shume e veshtire kjo, por jo e pamundur)
    Le te filloje ky aksion se pari nga media.
    Flitet se aspekti ligjor administrative i luftes kunder korrupsionit eshte tashme i ngritur, nese kjo eshte e vertete kjo na jep me teper siguri per sukses. Nese jo, duhet te propozohet dhe ndermerren inisiativa legjislative, qe ligji te parashikoje qarte dhe pa ekuivok denimin e merituar te individeve apo grupeve deri ne burgim apo konfiskim te pasurise.
    Por gjithesesi, une nuk do isha dakort qe nepermjet medias, te manipulohen apo fabrikohen pseudofakte apo thjeshte fantazira me qellime te pastra perfitimi apo lojrash politike te individeve apo grupime.

  9. Litari says:

    Inderuari gazetar dhe patriot Mero Baze zoti qofte me ty…Nese Saliu nuk likujdohet brenda (Shtatorit) shqiperia do te kete dite te (zeza e te hidhura, shume femije do te ngelen JETIME) …….Une Litari them SA me pare ti (VARREM) NE MESE TE tiraniS …Ahhhhhh o vella O zjarri! Une Litari u thava dhe selaga (fytin) po kujte i thua O vella ZJARR ngrehu (Labit) nje fare Bollono talle bythen me labet…Kurse ketu ne Tiran te erdhur nga shpellat!,jane te pjellet e (trasheve e kanaleve e Bunkerve, keta nuk njohen AS baben e vete, ja ber si qene te terbuar te vrasin ne mes te (dites) ne Tirane kane ngelur vetem kelyshet e kelyshve te Enverit…eshte per te erdhure keqe e per te qare me kuje, se shqiptaret e verte jane debuare dhe te perzen nga vatani i tyre, jane te shperndar ne per bote, jane (YZMEQAR) lajne pjata dhe tenxhere, ruajne femijet e cifuteve, ruajne dhite dhe derrat e grekve, O ZOT NA SHETO…O Zjarri! Avni Rustem i vetem UDHETOJE NATE E DITE ne per dete e neper toke me koburren e LABERIS lahu halen ne mezin e parizit, Ne e kemi para syve, ne mezin e dites ( shuritet ne detin e Laberis) ne token dhe ne detin e Vlonjateve ngre (pallate ) Pra o zjarri o vella te bejemi bashk ti me ZJARRE UNE ME LITARE populli do te zgjohet sebashku te pastrojme (shpellaret dhe kelyshet e Enverit).

  10. Shota says:

    Njëri ishte djalë i një deputeti minoritar në “Doganën e Çamëve” në Qafë Gjashtë dhe tjetri një vlonjat që jeton në Tiranë, por që nga halli punon në Konispol!! Kush eshte deputeti minoritar qe nuk i del emeri i cil parti eshte.Po ky vlojati qe paska vuajtur duke u emreuar ne dogane.Per hir te transparences qe te ka shoqeruar gjithmone ne vite te lutem na sqaro

    1. demokrati says:

      Shote oj trimereshe, dukesh qe ke pak kohe qe lexon Meron dhe nuk e kap ironin fine. Ky djali nga Vlora, me banim ne Tirane, punon tre dite nga dy turne, nga e Hena te Merkuren. Te Merkuren ne mbremje pasi ka mbushur bagazhin e makines me shishe vere, sallam, leter higjenike, paste dhembesh, shampo, bebelina per femijet, pasi ka siguruar ne vendin e fshehte te makines eurot dhe dollaret te gjitha te prerjes 5 ose 10 si nje barbar i denje niset per ne Tirane. Llogarite jane bere qe per 6-9 mauj te zevendesoj 70-100 ,000 eurot qe ka paguar te ministri devollit per te zevendesur zagarin ne doganen e cameve. Edhe Aleksander Muskaj bente te njejten gje kur ishte gjyqtar i Apelit ne Vlore. Nisej ne oren 9 nga Tirana, fillonte gjyqin ne oren 12 ne gjykaten e Vlores, ne oren 3 i hipte Mercedesit dhe ne Tirane, ne ndryshim nga nipi ky nuk ngaterrohej me ushqime, vetem pare, prerje te medha dhe vetem ne Tirane per te shmangur ndonje aksident rruges. Preferonte te kishte ne treshe Sashenken dhe kryetaren. Duhet nenvizuar se keta Muskajt i perkasin klanit tepelenas, dhe rrine gjithmone te terhequr politikisht.

  11. Ericson says:

    Si gjithmone ,editorialet e Gazetarit Mero Baze spikatin per analizen e sakte,per faktet qe i sjell ne kohe reale,per investigimet qe ka aftesine te beje mu ne shtabin e Salahudin Rahmadan Berishes,te cilit i njeh rrenje e dhemballe.
    Nuk ka dyshim se Mero,eshte zeri i te vertetes ne Shqiperine e perdhosur nga nje malok i shkollepsur me paret e Enverit,i cilli (maloku pra) eshte bere gazi i botes dhe gogoli e kukudhi i popullit shqiptar.
    Mirepo problemi nuk eshte matufi plak,as familja e tij e shemtuar fizikisht e moralisht,por malokeria qe ka zaptuar tokat e tiranasve,durrsakeve etj. qe rrojne sot e kesaj dite me kanunin famekeq te vellavrasjes,e mundohen te na trembin edhe ne,sikur jane trima te cartun.(degjo bythe!)
    Degjoni ketu,…trima ka patur njehere e nje kohe Shqiperia derisa u be shtet me vete,por jo si kjo skote e qelbur halabakesh,bashibozuke politike,hajdute ordinere,e turli nevojtoresh publike mediatike qe i mbajne avazin kesaj qeverie te poshter,vrasese e kusare,sindozot nje surrat i pocaqisur e qesharak,Fahri Balliu ,nje kallam kenete si Frangaj ,pale copra bajgash si pune e A.Zhejit qe turperoi te afermit e tij intelektuale (Gjergj Zheji,Petro Zheji e Vera Zheji ) .
    Nejse,nuk ka te beje ketu korrupsioni vertikal ,paralel etj..Problemi eshte se si do dale nga kolapsi ekonomik shoqeria shqiptare ,ku banditet e Salahudinit po vjedhin edhe malet e perrenjte e Shqiperise per te vene menjane thesare ,qe do t’i perdorin per te bere resorte turistike ne brigjet e Jonit e Adriatikut.
    Po te vazhdoje keshtu kjo situate e te mos behen zgjedhje te parakoheshme,ky vend ka marre fund.Edhe njehere,…ka marre fund!
    Po te ishin tere shqiptaret ne nje mendje….cfare mrekullie,per vendin e tyre,te ardhmen e femijeve te tyre e per asetin e vetem qe i ka mbetur …GJUHA SHQIPE…e cila sidoqofte nuk ka Salahudin e Topalle ,grekomane e turkoshake qe ta shqiptojne taman.
    Inxhinjer Mero,bashkohem me denoncimim tend profesional ndaj vjedhjes se vendburimit te kromit,pasuri kombetare,ne Bulqize.
    Vetem kini parasysh,se malokeria verilindore eshte vecanerisht mirenjohese per Salahudinin,bir trim i Tropojes (degjo bythe) ,ky i fundit,udheheqes,…nuk po perdor terma te tille si : ta baj ftyren si kepuc…

    ,une te vras…!

    1. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

      Lexo të verteten te ky link.
      http://www.proletari.com/?p=6016

  12. Lir Koka says:

    Korruptimi i sistemit politik, ka sjelle koruptimin e gjithe sistemit shteteror, por e keqja eshte se ne nje shoqeri jo shume moderne si e jona koruptohet e gjithe shoqeria dhe duhen dhjetra vjecare e gjenerata te tera te ndryshoje stili i te jetuarit.Kete beri sistemi politik i degjeneruar komunist dhe kete po ben edhe ky sistem autoritarist primitiv aktual.Nuk shoh shume shprese per shoqerine shqiptare per disa dekada te tjere.Plaga eshte perhapur shume dhe eshte qelbezuar.

  13. Ericson says:

    Si gjithmone ,editorialet e Gazetarit Mero Baze spikatin per analizen e sakte,per faktet qe i sjell ne kohe reale,per investigimet qe ka aftesine te beje mu ne shtabin e Salahudin Rahmadan Berishes,te cilit i njeh rrenje e dhemballe.
    Nuk ka dyshim se Mero,eshte zeri i te vertetes ne Shqiperine e perdhosur nga nje malok i shkollepsur me paret e Enverit,i cilli (maloku pra) eshte bere gazi i botes dhe gogoli e kukudhi i popullit shqiptar.
    Mirepo problemi nuk eshte matufi plak,as familja e tij e shemtuar fizikisht e moralisht,por malokeria qe ka zaptuar tokat e tiranasve,durrsakeve etj. qe rrojne sot e kesaj dite me kanunin famekeq te vellavrasjes,e mundohen te na trembin edhe ne,sikur jane trima te cartun.(degjo bythe!)
    Degjoni ketu,…trima ka patur njehere e nje kohe Shqiperia derisa u be shtet me vete,por jo si kjo skote e qelbur halabakesh,bashibozuke politike,hajdute ordinere,e turli nevojtoresh publike mediatike qe i mbajne avazin kesaj qeverie te poshter,vrasese e kusare,sindozot nje surrat i pocaqisur e qesharak,Fahri Balliu ,nje kallam kenete si Frangaj ,pale copra bajgash si pune e A.Zhejit qe turperoi te afermit e tij intelektuale (Gjergj Zheji,Petro Zheji e Vera Zheji ) .
    Nejse,nuk ka te beje ketu korrupsioni vertikal ,paralel etj..Problemi eshte se si do dale nga kolapsi ekonomik shoqeria shqiptare ,ku banditet e Salahudinit po vjedhin edhe malet e perrenjte e Shqiperise per te vene menjane thesare ,qe do t’i perdorin per te bere resorte turistike ne brigjet e Jonit e Adriatikut.
    Po te vazhdoje keshtu kjo situate e te mos behen zgjedhje te parakoheshme,ky vend ka marre fund.Edhe njehere,…ka marre fund!
    Po te ishin tere shqiptaret ne nje mendje….cfare mrekullie,per vendin e tyre,te ardhmen e femijeve te tyre e per asetin e vetem qe i ka mbetur …GJUHA SHQIPE…e cila sidoqofte nuk ka Salahudin e Topalle ,grekomane e turkoshake qe ta shqiptojne taman.
    Inxhinjer Mero,bashkohem me denoncimim tend profesional ndaj vjedhjes se vendburimit te kromit,pasuri kombetare,ne Bulqize.
    Vetem kini parasysh,se malokeria verilindore eshte vecanerisht mirenjohese per Salahudinin,bir trim i Tropojes (degjo bythe) ,ky i fundit,udheheqes,…nuk po perdor terma te tille si : ta baj ftyren si kepuc…

    ,une te vras…!

    Aman z.Salahudin,….mos na vrit ,….aman!
    Ka trima malesia e Gjakoves o mangup…trima them ,…,te cillet te marrin gjak ne vetull per te mbrojtur trojet e tyre etnike stergjyshore qe jane thjesht shqiptare.
    Nuk me vjen hic mire qe akoma qeveris Shqiperine,nje prodhim i Cajupit ,….doktor Adhamudhi…
    I pamshem ,i ditur,prej soji te mire, (degjo bythe) ,komunist,antikomunist,kunderrevolucionar,qe permbysi sistemin me te rrezikshem komunist ne bote!
    Kqyr mor burre,nji kreshnik komunist te PD,e cilla nen hyqmin e tij “permbysi” regjimin e tmerrshem te E.Hoxhes,ne bote
    ,i cilli pervecse diktator ishte edhe shume i shemtuar dhe evgjit.
    Lugati i postkomunizmit ,dmth. Salahudini do t’ju shpifet ne enderr pjeses me te iluminuar te kombit tene (sipas Naim Frasherit) .
    Nuk e di daten ekzakt,por nje dite te aferme do te shporret ky kukudh i shpifur,idiot noterik e personazh folklorik i Sagave tragjike shqiptare..
    I dashur koleg,inxhinjer e gazetar (zanat ky,shume me i veshtire) ,jam me ty, kujto episodin e librit tend,kur Salahudini nuk e preku tasin me sallate te mbeshtjelle me leter alumini,qe ja kishte derguar Liria,e shoqja.Nje moment prekes e njerezor,kur Salahudinit per nje fije desh i fluturoi koka!

    1. Fatmir Lamaj i burgosur politik nga Fieri says:

      Ky link tregon te verteten

      http://www.proletari.com/?p=6016

  14. Shoku says:

    Ne kohen e qeverisjes socialiste doganieret merziteshin kur fitonin 1000 dollar ne dite

  15. karaduzi says:

    Dikush thote se vendi ka nje muaj pa opozite,jo,ne shqiperi opozita eshte fasade dhe do te ishte me mire te mos ekzistonte,sepse pavarsisht nga alternativat ne fund te fundit si rregull i gjykon populli ne votime,por kur votat vidhen sy per sy atehere opozita eshte e pa nevojsheme.Hallka themelore eshte dhe mbetet zgjedhje te lira e te ndersheme,te gjitha keto fakte e ndodhi jane thjeshte pasoja,pushteti deri sa vjedh voten nuk pyet me as per opozite as per popull.Te pakten ne komentuesit duhet te dallojme problemi8n kryesor te shoqerise.Me kujtohet nje shkrim ,shume vite me pare,ku si objekt kishte pikerisht kapjen pas hallkes kryesore dhe gjykimi ishte i nje bariu te thjeshte diku ne laberi;nje dite gjeti qenin e stanit te vrare,mbas nje periudhe i vodhen disa bageti,kembengulja e bariut,kush me vrau qenin? pak dite me vone i dogjen stanin,perseri bariu ngulte kembe ,kush e vrau qenin dhe keshtu deri sa i moren te tere kopene,paralelja eshte e qarte;Kush i vjedh zgjedhjet ne shqiperi dhe kush i mbron keta hajdut,cfare motive kane nderkombetaret qe mbeshtesin kete regjim kriminal,ketyre pyetjeve nuk u pergjigjemi dot as ne as z mero dhe per fat te keq as opozita,sidomos kur behet fjale per nderkombetaret heshtin te gjithe.Duhet ta pranojme se shqiperia nuk eshte vend sovran,por koloni e tipit afrikan e viteve 60.

  16. Gushekuqi says:

    Shume i nderuar zoti Mero Baze! Personalisht,kam nje respekt te vecante per ju pasi,si i djathte i lindur qe jeni,keni kontribuar dhe vazhdoni te jepni ndihmesen tuaj qe kjo alternative,te mos diskreditohet e shkaterrohet perfundimisht ne Shqiperi.Gjithashtu,ju admiroj per guximin dhe kurajon qe tregoni me shkrimet dhe analizat tuaja te sakta,pavarsisht se jeni person publik,rreziku dhe e papritura,jane gjithmone prezent.Une do ju beja nje propozim : Ju qe njihni gjithshka ne piramiden e Keopsit,me pushtet ilegjitim dhe ate paralel,ju qe njhni edhe bemat e opozites,qe nga koha Fatos Nanos e deri me sot.Pse nuk i hidhni ne leter,ato qe keni ne koke per te dale nga kjo situate ku kemi prekur fundin? Pra,pse nuk e ndihmoni te majten konkretisht,me nje platforme tuajen personale te shkruar e zeza mbi te bardhe,se si mund te zbritet nga kali pa dhune,nje kalores i cmendur.Do te ishte nje kryeveper te lexoja nga dora juaj,nje udhezim mbi menyrat,rruget dhe mjetet qe duhet te perdore e majta e bashkuar,per te alternuar pushtetin pa dhune.Ne qoftese ju e mendoni se, mund te zbatohet ky sistem edhe tek ne,pa dhune revolucionare. Bejeni kete sherbim te cmuar,JU LUTEM,sepse do t`i benit nje nder te madh edhe te djathtes tuaj te vertete.E majta e bashkuar ,po deshi,le te mos e marre ne konsiderate. Ju bejeni detyren tuaj edhe per qetesine e ndergjegjes ndaj kombit,pastaj,vendimarrja politike le te veproje si te doje.Faleminderit per mirekuptimin dhe pranoni pershendetjet e mia.

  17. edvin says:

    O shoku deputet mos punon per salen ti se po te kishte kaq korrupsion me mje shishe shampanje kjo eshte qeveria me e mire ne bote

  18. arbeni nga tepelena says:

    problemi per ne duket se eshte se nuk duhet te meremi me ata qe kapen duke vjedhur por me ata qe i denoncojne.

  19. england says:

    Kur merr guximin te perdoresh emrin e vertete Raimond(a)i bashkangjitja
    dhe mbiemrin Bulku sado qe nje cope aktore ke qene
    Paktet me grekun i ka bere shefi yt moj Raimonde,duke filluar nga shkollat greke
    qe mbijne si kerpudhat,dhe akti me i fundit prej tradhtari(a thua se shqiperia eshte e Saliut)
    tek falja e territorit shqiptar(pakti detar)
    Nese ti ke ndonje inat te vjeter me socialistet(ndoshta ngaqe nuk ta varen asnjehere)
    ske pse flet me urrejtje kaq shume per to,kur ne kampin demokrat nuk ngeli militant
    pa u bo me toka,prona dhe pare!

  20. Lalushi says:

    I nderuari Baze, te nderuar komentues. Nuk e kuptoj se pse te lodhemi kaq shume per ta kuptuar. Ne Shqiperi nuk ka opozite. Mbase ajo nuk ka lindur kurre ashtu soc besuam ne. Ka vetem nje ndarje ne dy pjese te ish PPSH qe bejne rrokade thjesht per t’u pasuruar ata dhe njerezit e tyre. Komunizmi ka qene dhe eshte ne Shqiperi kembekryq por ne forme tjeter, korrupsioni ka qene dhe do jete, bile eshte do te jete me i ashper. Ne Shqiperi me pare eshte instaluar Mafia se Damokracia.

  21. Berisha largohu says:

    Ish qeveria socialiste dhe qeveria e sotme e Berishes, e kane vendosur popullin injorant me shpatulla per mure. Sot populli Shqiptar josh Berishen dhe e lejon Berishen qe te qeverise, edhe vete nderkombetaret habiten kur shohin opoziten duke kerkuar ndihme tek nderkombetaret. Ne Tonezi nuk ishin ndekombetare qe i kerkuan popullit te protestojne, por ishte populli qe startoj protestat kunder Ben Ali, dhe pas protestave te fuqishme nderkombetaret i mbeshteten Tunezianet. Kurse ne Shqiperi, opozita i kerkon nderkombetareve te largojne Berishen nga pushteti qe, kjo nuk realizohet kurre. Sot populli Shqiptar vazhdon te vuaj nga vete injoranca qe kan dhe nga opozita e lodhshme e Edi Rames. Une kam menduar se populli Shqiptar eshte nje popull trim, por kjo eshte e kunderta duke treguar qe populli Shqiptar eshte nje popull frikacak qe nuk din edhe te votoje per te arrdhmen e femijve te tyre. Pra vazhdoni me mbeshtetjen e korrupsionit Berishjan, Berisha nuk ka faj, por ka faj populli dhe opozita qe pranojne te ushqejne krimin dhe korrupsionin Berishjan. Urime per mbrojtjen e krimit Berishjan

  22. allias says:

    Doganieret jane grupi me i korruptuar ne Shqiperi bashke me qeveritaret dhe deputete..Keta monstra ne menyre sistematike keto 20 vjet kane zhvatur me paturpesi emigrantet qe kane ardhur ne Shqiperi duke u pasuruar ne menyre te shpejte dhe te papare.Fodulle,arrogante dhe injorant keta njerez nese mund ti quajme te tille nuk te lene te kalosh pa marre gjoben.Nuk po flas per ata qe kane bisnese por per njerzit e thjeshte te cilet vine per te pare te afermit e tyre dhe per te kaluar pushimet..Kam ekpseriencen e nje mikut tim disavjecare.sapo ve kemben ne Durres ne dogane i dalin “trimat: qe nuk te lene te kalosh pa i dhene bakshishin..Se per cfare ata e dine.Ka disa vjet qe ky miku im jep por kete vit pyeti per njerin qe ishte si kapobanda e grupit te doganiereve te Durresit dhe morri informacion si e kishte emrin Dashamir Leka ,lindur ne Librazhd dhe banim ne Tirane.Ky monster para se te futej ne dogane ishte nje rjepacak dhe tani morri vesh qe ishte bere me dy shtepi ne Tirane,makina lluksose dhe femijet i mesojne ne shkolla private.Ku i gjeti ky njeri gjithe keto para,vetem me rrogen e doganierit.Jo mor jo…por me vite ka vjedhur djersen e gjakun e emigranteve qe vijne per te pushur dhe takuar njerzit ne Shqiperi.Jane keta nje nga grupet qe financojne Salen dhe banden e tij..Keta doganiere duhen cuar ne burg bashke me gjithe qeveritaret e deputetet qe cdo dite na pervetesojne djersen e gjakun tone.Harram i paci te gjithe ato qe i keni ndertuar mbi bazen e vjedhjes .

  23. kimi says:

    Urime per shkrimin. Por korupsioni nuk ekziston vetem ne dogana, pasi mjafton te shohesh “administraten militante” dhe aspak profesionale dhe te kuptosh se perse ata jane vendosur ne vende ku i qeshin punonjsit e tjere qe jane ne hierarki me poshte se ata.

  24. Bedri Hazbi says:

    Ky link tregon kush e komandon Shqipërin dhe shpërblimet prej dekadash.Tani sapo e lexova u befasova shumë.
    http://www.proletari.com/?p=6016

  25. lali says:

    Ekam thene dhe here te tjera:Pse kjo gazete qendron ne shtypin e djathte ku nuk e lidh asgje me te, apo……mendon Baze se mund te kthehet mbrapsh…..ta harroje.(mund ta reklamoni ,s’kam thyer ndonje etike).

  26. Ericson says:

    lali,meso o karo se ne Shqiperi nuk ka kuptim nocioni “i djathte” a “i majte” .Keto percaktime filozofiko politike i perkasin botes politike e akademike te Perendimit,sindozot ne France,Mbreterine e Bashkuar,Gjermanine etj.
    Ti pandeh o merhum se psh. PD e Salahudin Berishes eshte e “djathte” .dhe PS eshte e” majte” .
    Po te shohesh programet e ketyre partive qe per fat te keq kane uzurpuar politiken shqiptare,del fishek nga cdo logjike politike,pale filozofike.
    Ja,keshtu o rekrut a daut i vjeter i PD se Salahudinit,fshatar i suksesshem ne pune partish ketejpari!

  27. sokoli says:

    Mos ja futni kot o trima se te gjithe derrt nje turi kane

  28. Bregasi i urte says:

    Avokat i mire je o z.audian lako, po je avokat i djallit, se ti e disa ekstremiste te majte shikoni vetem me nje sy, se ashtu i duheshit xhelatit. Na permend edhe gjermanine, qe deri dje bashke me kopuket e sojit tend s’e pranonit gjekundi, se ndryshe sot do te ishim me mire nga gjithe vendet e lindjes, Hipokritin beni edhe me Ameriken e gjithe perendimin. Lerni pordhet qe na ndotin ajrin. Se po te ishte ne Gjermani fatmir tahirin buzequmesht, kokorosh, kamikaz i edit dhe hajdut e derr me zile nuk e qaste as ne dere te parlamentit. Ne parlamentet europiane shkojne burra me pervoje e me thinja e jo grindavece pa dinjitet qe hipin mbi policine si femijet mbi gjerdhe per te vjedhur ndonje kokerr fik. Nuk mbrohet e drejta duke u hedhur kunder njeres pale. Shqiperia behet kur te dy krahet me flamurin e se drejtes e te vertetes te hidhen mbi kete te ashtuauajtur “klase politike”, qe e rropi popullin. Zemeraten nuk e kam me cilimiun saimir, por me ty, qe shtiresh si burre i pjekur dhe mbase je, por je fanatik. Me fanatizma nuk ndreqet ky vend, se ai fanatizmi 50 vjeçar e çoi ne gremine, qe ti mbase s’e pranon se dukej qe je fanatik, kur merr ne mbrojtje nje fanatik qe do te behet miliarder qe ne 25 vjeç pa trasheguar asnje prone, si gjithe ne te tjeret. Sa vjeç je, zoteri, se dukej me nje barre mend, por shikon me syza te erreta, pse s’te zgjedhi ty deputet, po vene ate buzequmesht, se ai ua ben sherbimet pa tru. E verteta nuk gjendet dhe nuk fitohet me muskuj kamikazesh, por me tru. Me fal se e nisa pak ashper ne fillim, por me nervozove qe merr ne mbrojtje ca çunaker dhe ata qe kane derdhur lumenj me djers, gjak e qelb, nuk e dine çfare jane pushimet fare e jo me ne Greqi. Faleminderit per mirekuptimin e mbi 50-vjeçarit, po s’je fallco ne forumin online..

  29. dardha says:

    uu e njoh une kete tipin me mbiemrin leka qe eshte doganier ne durres.puu eshte bo milioner vllai duke punu ne dogane, kurvar i madh shkon me studente pthu..eshte edhe i martun pale..llum parja e modhe te shkallon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    リアル ドール 値段 シリコーン人形はあなたが性交の本物の喜びを評価することを保証します

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje