Rekomandimi i vetëm i pashkruar

17 Gusht 2011, 17:43Editorial TEMA
Rekomandimi i vetëm i pashkruar

Nga Mero Baze

Në diagnostikimin që raporti i OSBE/ODIHR, i bën problemeve që prodhoi KQZ dhe tri vendimet e Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet ne Tiranën, shihet qartë se shkaku kryesor nuk janë as cilësia e Kodit Zgjedhor dhe mungesa e reformave kushtetuese, por klima politike që diktoi ato vendime. Vëzhgimi gati policor që ODIHR  bën për datën 18 Maj, kur KQZ mori një vendim paraprak në parim për të hapur dhe hetuar kuti, duke formuluar një përmbajtje që nuk kishte lidhje fare me kompetencat e saj, tregon qartë se më 18 Maj, Kodi Zgjedhor nuk na ka pasur faj. Fajtor ka qenë telefoni celular i Arben Ristanit, i cili mori urdhër nga Sali Berisha të përmbyste rezultatin. Raporti po ashtu thotë me një vëzhgim të paprecedent, se sapo vendimi u mor në mënyrë kaotike dhe të pambështetur në bazë ligjore, u vendos hapja e kutive dhe ato çuditërisht ishin aty në ambientet e KQZ. Edhe për këtë nuk na ka faj Kodi Zgjedhor, por fakti që Sali Berisha prej 14 Majit kishte urdhëruar manipulimin e disa kutive ende të panumëruara për të shtuar aty rreth 100 vota për Lulëzim Bashën. Raporti po ashtu thekson se të tri vendimet e Kolegjit Zgjedhor për Tiranën kishin probleme të mos mbështetjes në ligj. I fundit fare që vulosi grabitjen e mandatit të Tiranës, që sipas raportit ishte flagrant, pasi u quajt jashtë afateve kërkesa e opozitës duke u bazuar tek një vendim KQZ që kishte hedhur poshtë nga vetë Kolegji dhe ishte rivendosur një afat i ri për shpallje rezultati. Pra, në të gjitha hallkat ligjore ku Raporti i ODIHR gjen probleme që ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë, nuk kemi të bëjmë aq shumë me mangësi ligjore, por me mungesë të vullnetit politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tri vendimet e Kolegjit dhe gjithë vendimet e KQZ rrezatonin bindjen ndaj urdhrave politik të Sali Berishës, dhe jo interpretim të Kodit Zgjedhor. Aq banale u bë kjo situatë sa dhe Tom Ndreca, i cili nuk kuptohet kur flet shqip, na e zbardhi një vendim duke na cituar të drejtën romake në latinisht! Po ashtu shihej qartë nga vendimi në vendim gjuha e shkruar e këshilltarëve të Sali Berishës, dhe po të skanoje dhe deklaratat politike para vendimeve, mund ta parashikoje me saktësi përmbajtjen e tyre para se të zbardhej.

Pra, i gjithë shtrembërimi i zgjedhjeve ndodhi pikërisht se vullneti politik i Sali Berishës diktoi punën e KQZ dhe atë të Kolegjit Zgjedhor. Kjo nuk është më çështje emrash në KQZ dhe as çështje biografish nga Arben Ristani tek Sashenka Jonuzi. Të njëjtët persona nëse do të ishin lënë të lirë, mund të kishin dhënë vendime të ndryshme, ose nuk do të ishin fare në ato pozicione. Në këto kushte, debati për të na çuar tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor, është një përpjekje tinzare për të identifikuar një fajtor pa faj për zgjedhjet e 8 majit. Ky Kod dhe ky kuadër ligjor ishin të mjaftueshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta siç u bënë në shumicën e Shqipërisë. Kodi dhe ligji nuk funksionoi vetëm për Tiranën dhe është banale të justifikohemi tani me ndryshimet në Kod si shkak i problemeve në zgjedhje. Këto zgjedhje u deformuan nga Sali Berisha për shkak të objektivit të tij politik për të ndotur kundërshtarin e tij politik me çdo mjet, dhe kur e pa që nuk ja doli dot, preku zgjedhjet duke grabitur mandatin. Vullneti politik nuk është diçka që tani mund të korrigjohet me Kod Zgjedhor. Ai është një parim dhe kusht i domosdoshëm për zgjedhje të lira dhe të drejta, dhe nuk i imponohet dot kurrë qeverisë me Kod Zgjedhor nëse ajo nuk ka dëshirë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj në procesin e reflektimit ndaj zgjedhjeve të 8 Majit pas raportit të ODIHR, reflektimi kryesor është si t’ia heqim zgjedhjet nga duart Sali Berishës. Për këtë ka vetëm një rrugë, të shkohet në zgjedhje pa Sali Berishën ose të mos shkohet më kurrë në zgjedhje. Ky njeri nuk mund të amnistohet më si njeri që e ka herën e fundit që vjedh. Për të duket se hera e fundit që do të vjedhë, do të jetë hera e fundit që është kryeministër, ndaj me atë kryeministër nuk duhet shkuar më në zgjedhje. Ky është i vetmi dezinfektim që mund t’i bëhet ambientit të ndotur të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe e vetmja mënyrë për t’i dhënë shans rikthimi normalitetit në këtë vend. Të gjitha teoritë mbi Kodin apo amendimet mbi të, mund të bëhen, por nuk sjellin asgjë thelbësore. Thelbësore në deformim e këtyre zgjedhjeve ishte fakti se Sali Berisha udhëhoqi manipulimin e mandatit të Tiranës, dhe këtë e bëri nga karrigia e kryeministrit. Në tavolinën e tij janë zbardhur tri vendimet e Kolegjit dhe nga ajo tavolinë janë urdhëruar gjithë veprimet e papërgjegjshme të KQZ. Ndaj i vetmi njeri që hesht pas raportit, është dhe njeriu që ka përfituar nga vjedhja e 8 Majit, Lulëzim Basha, dhe i vetmi njeri i çuditur se si njerëzit nuk hanë salçiçe, po merren me çështje të demokracisë, duket se është ambasadori i OSBE në Tiranë. Për këtë arsye nëse duhet të dezinfektojmë fushën e zgjedhjeve nga ndotësit kryesor, kryendotësi është në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë dhe duhet të jetë larg asaj zyre kur të ketë zgjedhje. Ky është dhe rekomandimi i vetëm i pashkruar që lexohet nga raporti i OSBE/ODIHR. Mënyra se si mund të largohet prej andej, nuk pres të jetë ndonjë marrëveshje politike, as ndonjë gjest i vullnetit të mirë të tij. Ai do të ikë andej kur ta zbojmë për të bërë zgjedhje të lira në këtë vend. Kjo ikje do të ketë kosto të madhe. Ai nuk është më Sali Berisha i vitit ‘97 kur e lanë vetëm dhe gruaja e fëmijët. Ai është sot përfaqësuesi i mafies më të rrezikshme në vend dhe rajon, e cila e ka ushtarin e vet në misionin për të sunduar një shoqëri pa institucione ku ligjin e bëjnë ata që kanë pushtetin. Çmimi i kësaj beteje do të jetë i rëndë dhe mund të paguhet jo vetëm me karrierën e shumë opozitarëve, por dhe më fatin e keq të miliona shqiptarëve që do të duhet të ndeshen me këtë mostër të keqe ballkanike, në një kohë kur mund të shijonin rrugën e tyre drejt Perëndimit. Se kur dhe si do ta zbojmë, është përgjegjësi e të gjithëve. Opozita duhet të jetë aleate vetëm në një pikë, të mos shkojë më në zgjedhje në këtë vend me atë njeri që ka diktuar në mënyrë të përsëritur prishjen e zgjedhjeve.

 

60 komente në “Rekomandimi i vetëm i pashkruar”

  1. LUAN says:

    Shume e drejt . Me nje perbindesh si ai nuk mund te shkosh ne zgjedhje te lira.Pas tij jane te gjithe sahanlepiresit dhe idiotet e ketij vendi si dhe grupet lemeria .

    1. Fatos Nano says:

      ai zbohet me koqene e plumbit ne balle qe asnje mut shqiptari nuk ka guximin tja heq. ndaj le te hame mendere derisa te jete ai ne krye. sa per edin, na eshte bere kryeredakotr nga kryeopozitar. po ai ka pjerdh nga trute e mjere opozita me kete bythpambuk, qe ka per ta mundur serish berisha me te vetet lilir kokmadhin dhe nano pleren

    2. REFORMER says:

      E keni te gjithe gabim! I pari ti Mero, qe i je qepur Sales duke ja rritur rendesine sa s’ka me!
      Saliu nuk ekziston me! Eshte vetem nje fantazme politike! Eshte i tjekaluar nga koha, anakronik, i humbur ne marrezine e tij, i mabjtur me shiringa droge nga mafiozet etij dhe i mundur politikisht!
      Po, po e dini te gjithe qe eshte i mundur politikisht! Eshte Iliri qe e mban ne pushtet!
      Po si behet mund te thote dikush? Shume thjesht: HARROJENI, INJOROJENI! Mos u merrni me te! Do te shikoni se si ai do te zhduket vetvetiu, ashtu sic zhduket nje shpirt i keq qe nuk arrin me te trembe askend!

    3. jimy says:

      qenka shume pozicjonale mire mire se kame pare ndonjeher kete mylykate

  2. Elzir Bushati says:

    Berisha edhe ne zgjedhjet e 96 fitonte me siguri te plote,por hajduti nuk ri dot pa vjedhur vota.
    Ku eshte saliu vidhen vota,dhe ku vidhen vota eshte saliu.

  3. 21janari says:

    Asfiksimi ekonomik eshte rruga me e shpejte dhe e sigurte per largimin e Qelbesires.

  4. Nardi says:

    Si gjithmone i sakte. Ushqej vertet respekt te thelle per ju zoti Baze. Ndoshta jeni nga te paktet qe arrini te kapni thelbin e problemit, ta analizoni tamam si ai shkencetari me mikroskop. Epo nuk thone kot….zgjuarsia eshte ne GEN ate sta jep diploma. Diplome ka edhe saliu, biles dy…..hahahahah…prof/dokt.. O MY GOD….cfare prof/dokt ordiner..Une jam me se i sigurte se nuk i ka marre me zotesi…tamam ashtu sic vjedh zgjedhjet sot..
    Zoti Baze ka plotesisht te drejte: saliu nuk iken pa gjak….mjafton ti hidhni nje sy LIBISE…cfare po ben vellai i tij kadafi????Me keqardhje por e njejta gje e pret edhe vendin tone. Kush nuk e beson eshte thjeshte NAIV.

    1. Rani says:

      Aman o burre ça gjaku se ikin me vrap ata qe mbajne Saliun kur te kene njerez te armatosur perballe, ti kujton se jane shqiptaret si libianet besnike, po ne jemi lepuj o burre edhe ata policet e Saliut kur te shohin se plasi kallashi do te braktisin Saliun per te shpetuar kokat e tyre dhe do te ikin me vrap, po shteti i Saliut eshte prej kashte o burre parzotin, po thuaj se nuk behen nja 200 vete me arme ne nje mendje dhe te mesyjne kryeministrine, ata qe mund te tentojne te rezistojne do te vriten dhe te tjeret do te ikin dhe kaq çdo gje mbaron me nje gjysem ore shkembim zjarri me 4-5 te vrare. Problemi eshte se te tjere qe se kane munduar bythen fare mund te marrin pushtetin pastaj si gjithmone. Sikur libianet te kishin arme si ne do ta kishin permbysur me kohe Gadafin………..ose sirianet qe po vriten çdo dite dhe prape nuk terhiqen, neve jemi popull lepur o burre prandaj ben keshtu Saliu………….Ne kohen e internetit kjo gje eshte e realizueshme shume kollaj, per nje gjysm ore mund te mblidhen njerezit…………….

      1. Endri says:

        jam plotesisht dakort. Nje gjysem ore mjafton. Policet e Sales i zbyth per 15 minuta. Jo me shume. Te tjeret do e kthejne gunen nga te fryje era ne 15 minutat qe do mbeten. Puna eshte kush do marri armet. Rinia shqiptare eshte totalisht e dekurajuar dhe nuk e merr me mundimin te levize prej lloto basteve.

  5. njeri says:

    Ekzakt Baze.
    Cdo debat mbi amendimin e kodit, eshte amnisti per vjedhjen e rradhes se Berishes.
    Nuk duhet perseritur me gabimi i vajtjes ne zgjedhje me saliun, sidomos tani qe eshte denoncuar qartazi si komandues i vjedhjes se zgjedhjeve.
    Nuk ka reforme qe mund ta parandaloje perseritjen e kesaj vjedhjeje qe ndodh per te disaten here ne Shqiperi, me kode te ndryshme, me opozite te ndryshme por me te njejtin “kryeminister”.
    Por s’kemi pse ta shohim kaq te veshtire largimin e tij nga pushteti.
    Opozita duhet te perdori ne maksimum mjetet e veta paqesore, para se te presi me shume nga mbeshtetesit e vete.
    Bllokimi i institucioneve qofte dhe permes bojkotit, rezultoi efikas ne sensibilizimin e opinionit per vjedhjen e 2009-es, kshuqe s’ka pse te quhet i tepert apo i ezauruar pikerisht tani qe vjedhja e zgjedhjeve u perserit, e vrasesit mbajne shiritin e kryebashkiakut per stoli.
    Bojkoti i parlamentit eshte nje hap minimal, plotesisht i justifikuar, dhe pa kosto per askend opozitar.
    Kur opozita te bej kaq e akoma te jemi ne kete gjendje, le te kerkojme me shume nga njerezit e thjeshte.
    Vajtja ne parlament e opozites eshte njohje e plote e legjitimitetit te ketij grupi qe kane marre peng me mjete kriminale Shqiperine.

  6. petrit tepelena says:

    ore edhe ju analistet harroni nje pjese shume te rendesishme te raportit. raporti duke lidhur 21 janarin me zgjedhjet u ka thene shqipetareve troc, sali berishe dhunon e vret per karrige, ne tirane grabit mandatin me dhune ne syte e gjithe shqipetareve e nderkombetareve, pra grabit vjedh e vret e shtype me dhune per pushtet. pramndaj nxiton per ndryshime ne kod gjoja fajin e ka kodi. ketu ka te drejte z. baze kur thote kete. per berishen nuk ka kushtetute nuk ka as kod , nhk ka as president as prokuror as gjykate kushtetuese. ne tere shqiperi zgjedhjet shkuan mire, rezultatet u shpallen e u pranuan, pra ne 90 perqind te te shqiperise kodi nuk pengoi e as nuk pati probleme. problemet i sollen sali berisha, kac islami, lul basha e ilirhajduti. shqiperia do te kete zgjedhje me styandarde kur mos te jete sali berisha ne politike me banden e tij basha, meta,islami e e mafia e tij. duhet largue kjo bande para kodit. mos i leni iniciativen baniteve. iniciativen ta marre opozita e p[opulli. pastaj te eshikojme se edhe me kete kod behen zgjedje me standarde. shikoni si instalohet mafia losovrasti, perpunuesi e zbatuesi i grabitjrs se mandatit te tiranes eshte shperblyer kryetar i keshillit te bashkise se tiranes si pjese e mafies pushtetit. te kerkohet doreheqja e tij. te kerkohet doreheqja kolektve e komisionit kanibal zgjedhor ristani-kosovrasti, te kerkohet doreheqje e kolegjit dhe largim i bandes berisha-meta-islami-basha. duke pare se opozita eshte ne gjume brisha nxjerr ne pazar kodin r komisionin zgjedhor. kush futi duart ne zgjedhjet e tiene prishi standardet, ai te largohe e ky eshte berisha. hajde opozite hajde ju thoni se per thyerjen bankes e ka fajin inxhinieri qe ka ndertuar banken bile per kete hajdutin edhe pse e dime me mer e mbimer e te vertetuar tere vjedhjen e leni te lire e thoni hajdeni te harnojme murin. ky do te ishte sherbimi me i keq qe i behet demokracise. duhet izolue haaajduuuti beeeriiishaaa.

  7. Arberi says:

    Artikulli me i mire midis komenteve qe i jane bere raportit te ODHIR-it. I bie kokes problemit, pra nuk eshte kodi zgjedhor-problemi kryesor per realizimin e zgjedhjeve te lira, por eshte vullneti politik i klases ne pushtet dhe deshira per pushtet te pakufizuar te Sali Berishes.
    Ne kete konteks te thuash qe do te reformojme Kodin Zgjedhor dhe KQZ-ne eshte shume pak dhe e pamjaftueshme per te siguruar zgjedhje te lira e te ndershme, qe Shqiperia ka 20 vjet qe nuk po i zhvillon dot.

  8. AlbinoBlackSheep says:

    Se kur dhe si do ta zbojmë, është përgjegjësi e të gjithëve.

    Mero shiko kur, dhe si e zbuam Enver Hoxhen, ashtu do e zbojme dhe Salen.Pra kur te vdese vete nga diabeti dhe semundjet e zemres.

    1. mendohu nje here says:

      Une ty albinoblacksheep te njoh per te mencur por ketu ti gabon,Enveri sa ishte gjalle nuk ja kalonte njeri ujin ne rogoz sepse ai ishte rezedielli per shqipetaret sepse ai punoi per shqipetaret dhe nuk trashegoi pasuri dhe pushtet tek femijet.Ndersa ky haleja qe eshte ne krye eshte pjelle e agjenturave qe asnjehere nuk i eshte ndareshqiperise per ta
      copetuar dhe grabitur dhe poshteruar

  9. XHEP-MEDANI says:

    SAKTE – SHUME SAKTE. KY NJERI DUHET TERHEQUR ZVARRE PASI NE VEND TE RREZONTE KOMUNIZMIN, E SHUMEZOI ATE ME -1 DHE SHNDRROI KOMUNISTET ME TE POSHTER – SIGURIMSAT ME TE POSHTER- NE KAPITALISTAT ME TE EGER, QE VODHEN E VJEDHIN PASURINE KOMBETARE. RREZIMI I SALI BERISHES DHE NDESHKIMI I TIJ JANE E VETMJA MENYRE PER TE SHPORRUR KOMUNIZMIN NE SHQIPERI. POSHTE KOMUNIZMI DHE PASUESI I ENVERIT – SALI TRAPI NGA VUCIDOLI

    1. xhoni says:

      Dikur thonin per nje njeri te keq:Ai nuk eshte komunist,por antar partie!!!Edhe Sali Berisha nuk ka qene komunist,por antar partie,bile nga ata me te rrezikshmit,qe prisnin,t’u rreshkiste kemba ndonjerit per t’i bere gropen!!!Edhe sot,ky xhep-medani,kerkon ta zbuse kucedren e zeze me 100 koka:SALI BERISHA SHFRYTEZOI RENIEN E SOCIALIZMIT PER TA BERE FASHIZEM!!!Pra Shqiperia eshte nen sundimin e cizmes FASHISTE!!!Enver hoxha e kishte rrogen 1600 leke ne muaj,inxhinjeri e kishte 800-900 leke!!!Ndersa Berisha e ka rrogen 250000 leke ndersa nje inxhinjer -50 mije leke!!!Kur sekretari i Pare i rrethit hante nje pjate kos ne Kooperative ,shkonte infarmacioni ne Tirane dhe behej nami,ndersa sot KONTROLLI I LARTE I SHTETIT AKUZON PER SHPERDORIME MILIARDASH DHE NUK CAN KOKEN NJERI!!!Pa folur per AKUZAT KONKRETE QE BEN MERO BAZE,QE DUHET TE PRANGOSEJ E TERE QEVERIA!!!U vrane 26 vete ne Gerdec,vrasesi i be minister!!U vrane 5 protestues ne BULEVARD,vrasesi i be KRYETAR BASHKIE!!!Haaaa!!!SOCIALIZMI PUSHKASTONTE NJE GRUSHT PLEHRASH,QE TE RRINTE REHAT POPULLI!!!Sot i gjithe populli eshte i PUSHKATUAR,pra i VDEKUR PO I PA VARROSUR,ndersa KLIKA E BERISHES DHE METES,NDERTON VILA DHE HAREME NE GJIRIN E LALEZIT!!!

    2. sami says:

      dakort jam me ty po kush parti do ta marri pushtetin qe te shporret komunizmi

      1. lumturia says:

        Ekzast sami me kurseve kohen. Kush do vij pas Saliut? Ps eshte mafioze me keq se Sala me kompani. Shpresoj qe vetem Rama nuk eshte i ketij kallepi per te vetemen arsye ngaqe e sulmojne majtas e djathtas….Rama duhet te bej lidershipin per pjesen e ndershme qe do vij me mbrapa… Le ti perdori ata pisat ne PS per te zhdukur Salen po kurrsessi per ndarje pushteti…. Komunistet dhe ish sigurimsat qe kane bere zullume ne tere keto 70 vjet komunizem nuk duhet te riciklohen kurrsesi Duhet shporrur geni antishqiptar….

      2. t says:

        nqs qeveria bie nga protestat e popullit do te thote qe dhe qeveria e re qe do te vij po beri te njetat gabime do bjere po nga populli. mjafton te jepet shembulli

  10. Claus says:

    Precis, i sakte, i qarte.
    Shkrim excellent!

  11. Miri says:

    Keto gaxhgaunet e opozites i kane gjerat aq te thjeshta sa ska si behen me. Vetem lexoni artikujt e Mero Bazes dhe aty i keni te gjitha zgjidhjet.

    1. demokrati says:

      Jo leximi i Meros, por perfshirja e Meros dhe e te gjithe opozitareve te regjimit, ne nje front opozitar te ri. Opozita e sotme shqiptare, nuk eshte opozita e 3 tre viteve me pare dhe eshte i nevojshem nje format i ri, fytyra te reja dhe vizion i ri.

  12. hasan says:

    Eshte me se e qarte qe nuk duhet ndruar kodi ,por Saliu.Pra nuk duhet rregulluar regullorja e sherbimit te rojes por roja vete.Sa te kete Sali ne pushtet nuk mund te kete zgjeje te NDERSHME.

  13. hasan says:

    Po te hyet ne zgjedhjet pa Salen kryeminister,Ristani jo vetem do te rrije si i dhjere ne ate komision,por te nesermen e renies se sales ai ka per te shkuar ne ekzil.Pra me heqjen e Sales zgjidhen qe te gjitha hallet e zgjedhjeve shqiptare.Opozita nuk duhet te ndryshoje kodin zgjedhor por te mos futet ne zgjedhje me kminister Salen.Une ve bast qe Sala prape ka per ti manipuluar zgjedhjet.Ai nuk iken nga pushteti me vote.

  14. tosi says:

    Ndryshimi i Kodit eshte vetem perqeshja e radhes qe Plaku i Maleve iu ben te gjitheve. Eshte gati per te gjitha, me ate ne maje te kalit, vetekuptohet. Nuk ka Kod qe i qendron energjise se tij kriminale.

  15. ermiri says:

    “… debati për të na çuar tek ndryshimet e Kodit Zgjedhor, është një përpjekje tinzare për të identifikuar një fajtor pa faj për zgjedhjet e 8 majit.” Thenie lapidar per aktualitetin Dhe mbase orientohen ndopak “strateget” e P.S. se c’qendrim duhet te mbajne. Faleminderit Mero BAZE !

  16. Roni says:

    I nderuar Mero. Te lumte. No koment, nje analize e shkelqyer. Ngrihu o popull si duron nje kriminel te na shtype akoma , nje maskara si Meta qe eshte po aq i rrezikshem sa Sala e lejojne te majtet akoma ne pushtet. Eshte e kote te them me teper vetem se shprehim dufin po le te shijojme shkrimin e Meros me mire. Dhe keta kriminele le ta dijne mire se gjynahet e tyre do t’i lajne femijet mos te kene merak, zoti i sheh te gjitha. Populli nuk do t’i leje rehat , hija e krimeve do t’i ndjeke nga pas. Mallkuar te gjithe ju kriminele.

  17. luis says:

    Shkrimi me goditur i Meros.Po jam dakord nuk duhet te shkohet dhe as duhen te behen ndryshime ligjore me Berishen.
    Kjo eshte e vetmja rruge dhe kete ka mundesi ta beje opozita.
    Ai po deshi le te veproje si te doje se e ka ne dore por ama ne kemi ne dore ti themi jo per cdo gje ketij maskaraj te paskrupullt.
    Opozita nuk duhet te toleroj aspak edhe sikur te gjithe nderkombetaret ti luten.
    Boll me tolerime.Jo dhune,jo proteste po deshet,por ama jo ti bindemi por vetem kundershti me nje njeri qe nuk njeh ligje dhe norma.

  18. fule says:

    Eshte e qarte se Sali Berisha do fus duar e kemb ne zgjedhjet e ardhshme.
    Garancite nga Kodi dhe Ligji, opozita le ti fuse ne b*th.

  19. Endri says:

    Bojkotimi i parlamentit nuk do te zghjidhe gje, bile do ti jape me shume municion Berishes qe tja vere fajin opozites per refuzim te dialogut. Per mendimin tim zgjidhja me efikase (ne rast se nuk duam ate te dhunshmen) do te ishte qe te gjithe opozitaret te lene mandatin e deputetit ne tryezen e Jozefina Topallit dhe ta shohe Saliu me ke do te beje lloqe pastaj ne parlament.

  20. Aliko says:

    Dikush e permendi me lart fare qarte vellezer. KA ARDHUR TAMAM KOHA QE TE RIFORMATOHET FRONTI OPOZITAR.
    Kesaj i thone i vdekuri ne mes te shtepise dhe Rama shkon per pushime. Ky nuk eshte perfaqesim i denje. Ne nuk duhet te presim derisa Saliu te vdese gjithe popullin e te ngrihemi. Ne se ai ka 300 kriminele qe te trokasin naten ne shtepi populli i tere i perpin ne sekonde ne se do te riorganizohet si opozite. Nuk durohet me. Socialiste a demokrate shkoni ne te njejtin treg dhe perballoni pothuaj te njejten kosto jete. Mjerimi nuk durohet me. Popull cohu.!

  21. Besa,Canada says:

    Te lumte Mero, te lumte per trimerine dhe qartesine e mendimeve.Kini shprehur koncentratin e ideve te shprehura nga te gjithe ne.Sali Berisha eshte 100 % njeriu me negativ qe ka nxjerre kombi yne.Vertet ate e lame qe te forcohet aq sa eshte teper e veshtire per ta qeruar,por jo e pamundur Kurre nuk mund te imagjinohet qe me kete perbindesh te behen zgjedhje te lira Opozita e sotme nuk merr pergjegjesi per udheheqjen e revoltes popullore,atehere lind pyetja Po PUSHTETIN neser e do? Une di qe opozita ben opozite pikerisht per te marre pushtetin qe te realizoje programin e saj.Nese nuk do jete ne udheheqje sot,i lihet shteg anarkise Politikanet nese e ndjejne vehten sadopak atdhetar,t’i therrasin mendjes.

  22. kallarati says:

    Nese opozita i kupton drejte keto (direktiva) duhet te pakten te hidhet ne aksion konkret , kunder bishes se plagosur!
    Zoti Mero Baze, populli ne pergjithesi dhe opozita ne vecanti, duhet te vlerosojne ne maksimum te gjitha shkrimet e tua, sepse ne kete artikull keni zberthyer ne menyre teper precize konkluzionet e ODIHR!

  23. skela says:

    E vertete kushti i vetem i opozites per te bere zgjedhje here tjeter duhet te jete pa pleheren Sali .
    Respekte z .Mero dhe te ruajte zoti se nga pleherat c’fare s’pret . I ke shkelur keq ne kallo . RESPEKTE dhe njehere .

  24. sadiu says:

    O SALI NGECI VAPORI
    TE KERKON HYSEN SHOSHORI…
    —————————————————

    NJEZET VJET DEMOKRACI
    CFARE BERE NE SHQIPERI ?
    TI KOMUNIST I ENVERIT
    ME TIPARET E HIKLERIT

    VRAVE VODHE DHE BERTET
    UNE DO TE BEHEM MBRET
    UNE DO TE RI MBI KALE
    UNE DO TA BEJ PAZARE..1

    O SALI NGECI VAPORI
    TE KERKON HYSEN SHOSHORI
    NXIRJA TRAKTET DHE NJE HERE
    TREGO VETEN, SE JE PLERE.

    TI NE VARKAT E DRILONIT
    E KALITE DJALLEZINE
    NGA OXHAQET E BLLOKMENIT
    E VAROSE SHQIPERINE..

    KUR VOTON NJERIU KA VLERE
    KUSH VJETH VOTAT
    QUHET PLERE
    TI JE I PA CIPE FARE
    VODHE VOTAT ASHIQARE

    VRASTARET QE TE RETHOJNE
    KENGE PER TY PO KENDOJNE
    SE I BERE MILIONERE
    POPULLIN E LE TE MJERE

    O SHQIPTARE ME DEGJONI
    VETEM N JE GJE MOS HARONI
    PO VOTUAT PRAPE SALINE
    LANET BETE SHQIPERINE..

    SALIU MALESOR PA VLERE
    SHQIPERISE JA HOQI NDERE
    AI QE SE KA KUPTUAR,
    EDHE ZOTIN KA MOHUAR..

    FRAGMENTE NGA EPOPEJA E POLITIOKANVE SHQIPTARE SHKROJTUR NGA SAADIU,

  25. Andi says:

    Mire e ke ti Mero je shume i sakte kur shkruan se me Berishen opozita te mos shkoj me ne zgjedhje sepse ai ka diktuar në mënyrë të përsëritur prishjen e zgjedhjeve. Po si ta kuptojme nje perfaqsues te opozites kur ne gazeten tende shkruan:si përfaqësues të opozitës ne kemi detyrimin historik që të vendosim në axhendën parësore të vendit çështjet dhe reformat e domosdoshme, në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare.
    Sa here duhet te behen nuse keta qe te mesojne te nuserojne?!!! Jane te pabesueshem,Me mire te heshtin.

  26. beso says:

    z.Mero,Edi tha qe Odihr i dha te drejte pretendimeve te opozites,po a e rrezon raportin e forces Odihr?Jo,nuk e rrezon,sepsa Odihr nuk eshte xhandar.Atehere Edi duhet te nderrmare hapin vendimtar;te kerkoje rrezim te qeverise,ose me shqip Rrezim te rregjimit!

  27. Albann says:

    Pikes i ke rene Z Baze.Problemi nuk eshte kodi zgjedhor dhe ligjet e ketij vendi,problem eshte fakti qe hajduti ka ne dore gjykaten (Kqz dhe kolegjin) qe duhet ne kushte normale ta ndeshkoje.Pra hajdutin s ka kush e ndeshkon.Prandaj para zgjedhjeve te 2013 opozita duhet te ngulmoje me shume ne gjetjen e nje menYre ndeshkimi ne rast vjedhje ,sesa te ndryshoje ligje.Faktikisht duhet garanci nga nderkombetaret,por praktika ka treguar qe dhe ata s jane korrekte….Dhe persa u perket institucioneve brenda vendit eshte pothuaj e pa mundur ti bejne balle presionit te pushtetit.Sic e pame te gjithe antaret e kolegjit u dorezuan pa kushte perballe presionit dhe korrupsionit,gje qe s le shteg per shprese…..Mendimi im ne fakt eshte qe duhet rezuar me “dhune” i gjithe sistemi….sepse eshte i korruptuar….nje faqe me virus izolohet ose shkaterohet.SISTEMI I DREJTESISE SHQIPETERE ESHTE ME VIRUS….Duhet shkateruar dhe rikrijuar…..Per sa kohe s behet kjo s ka zgjedhje TE LIRA dhe hajduti do dale prape fitimtar kuptohet fale grabitjes.

  28. Fatmir says:

    I nderuari Mero Baze, keni shume te drejte, por kur opozita ia ka futur gjumit, atehere zgjidhja e vetme eshte; Te krijohet nje levizje e re, per hir te interesave kombetare, e te merrnin ne dore drejtimin e kombit. E te largoheshin nga skena politike, te gjithe mbeturinat e komunizmit, agjentet e grekut, serbit, USA, BE, etj. A ka per te ndodhur kjo nje dite!? Isha ne Delvine para 1 jave, pashe qe shteti nuk ekzistonte fare, ziheshin nga mengjesi deri ne darke, kerciste guri e thika, makinat e motorat me shpejtesi si te ç’mendur, vjedhje, etj. Nje qytet me 3.000 banore e ishte kthyer ne xhungel. Turpe,Turpe, Turpe, … Mora Delvinen si shembulle, por kudo qe te vesh eshte xhungel. Ne 20 vitet e fundit per faj te ketyre politikaneve, e theme me plot bindje, si ata te PD e PS, e kane katandisur Shqiperine ne meshire te fatit, kane menduar te mbushin xhepat e populli te vdese per buken e gojes. Po nuk pati nje levizje te re ne Shqiperi, keta mostra do ti kemi per shume vite! Turpe per te gjithe ne! Nje dite historia ka per te na denuar edhe ne! Ç’fare berem per ti larguar!? Apo brezat qe do vijne, le te na kujtojne si frikacaket me te medhenj! Oh sa mire me qene Shqiptar!!!

  29. ALBAN DEGA says:

    TO BE OR NOT TO BE- KJO ESHTE CESHTJA !

    – Opozita duhet te jete opozite ose te mos jete fare
    – Nje pozite kusare e vrastare eshte fatkeqesi per demokracine
    – Mungesa e opozites ndaj saj eshte katastrofe per demokracine …

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Opozita shqiptare fitoi bindshem e rendshem ne dy te tretat e Shqiperise ne zgjedhjet e 8 majit 2011. Fitoi bindshem e rendshem edhe ne Tirane. Nuk eshte fjala vetem per dhjete vota me teper qe u numeruan ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, ne syte e monitoreve dhe ambasadoreve. Ne fakt, jane dhjetra mijera vota me shume se pozita e korruptuar dhe kusare e votave dhe e Shqiperise ne Tirane, qe ie shtoi te vetat me nje mije e nje hile e kurthe.
    Kur pritej nga te gjithe administrimi dhe legalizimi i kesaj fitorjeje plebishitare, banda e kusareve te votave e drejtuar nga kryustai i saj Berisha hedh ne sulm krejt skalionet e tij per te c’bere fitoren e opozites dhe ngritur me vota te falsifikuara, me kuti te shqyera, me nje mastraf te vertete votash fitoren e vjedhur te tij ne mes te kryeqytetit , ne zemren e Shqiperise.
    Fituesi real sillet si humbes jo real. Humbesi real vjedh fitoren e kundershtarit diten per Diell, para kamerave, para syve te shqiptareve dhe nderkombetareve, para syve te monitoreve dhe ambasadoreve..
    Politika eshte arti, mjeshtria e se pamundures. Ndryshe nuk eshte politike.
    Eshte shume kollaj te besh armiq! Eshte shume veshtire te besh shoke e miq te vertete. E ne politike nuk duhet harruar se nuk eshte i forte ai qe ka ose ben shume armiq… Edhe sikur milingona te jene armiqte , po te behen shume te shuajne edhe kockat.
    Kam pare para disa kohesh ne nje dokumentar te “Animal Planet” nje elefant qe shkel mbi nje fole milingonash ne nje vend te Afrikes. Triliona prej tyre iu versulen gjigandit te pyellit dhe mbas tri oresh atij nuk i mbeti as nam as nishan.
    Eshte i forte ai qe ka shume miq e aleate, jo vetem brenda, por edhe jashte. Nje pike e dobet qe po e paguan shume shtrenjt opozita shqiptare dhe lideri i saj, qe kane mbetur ne miqesira e lidhje me shume ideologjike se gjitheperfshirese.
    Eshte koha qe marredheniet me jashte ne kete parti ti marrin ne dore fytyra te reja diplomatesh profesioniste e largpames jo papagaj e sharlatane “kafkash te thyera” e pa dinjitet, qe nuk dine se cfare do te thote fjala diplomaci.
    Propaganda dhe shtypi i opozites jane te mekur. Krejt shtypi e mediat e PS-se ose perkrah saj nuk mund te krahasohen me ” Temen” online te Mero Bazes ose ” Shekullin”, e cila nuk e di pse kohet e fundit ka zene pozita me teper difensive. Niveli i “Zerit i Popullit” eshte e mjerueshem ose e kane detyruar te jete i tille ne rrethana, kur duhet te ishte krejt e kunderta e nuk duhej te rrinte asnje minute ne kioska, por ne duart e lexuesve.
    ” Top Chanal” i pavarur e Sokol Balla, bashke me Vizion Plus e Alfred Pezen dhe Koha Vizion mposhten bindhsem te gjitha mediat multimilioneshe te kusarise qeveritare gjate numrimit te votave! Ku jane televizionmet e mediat e PS-se !?
    Dicka nuk shkon mire e sic duhet ne lidershipin e opozites shqiptare. Fituesi bindshem ne mbare Shqiperine ka jave te tera qe me perjashtime te rralla sillet me shume si humbes.
    Te pranosh e aq me teper te kerkosh vete e te kenaqesh me perseritjen e zgjedhjeve te fituara bindshem e rendshem ne Tirane ne nje kohe kur duhej qe sheshet e mbare Shqiperise duhet te bucisnin e gjemonin per zgjedhje te parakohshme parlamentare ne mbare Shqiperine eshte nje kambane alarmi per elektoratin e majte dhe mbare popullin shqiptar.
    Te kesh pozite kusare me vota te vjedhura eshte fatkeqesi per demokracine dhe Shqiperine .
    Te mos kesh opozite te mirefillte perballe nje qeverie sa kusare edhe vrastare, sa te korruptuar edhe despotike, eshte katastrofe per demokracine, pe rte sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
    Eshte koha qe opozita te zgjohet, te veproje aktivisht, te udheheqe e jo te pergjume elektoratin e saj , i cili ne zgjedhjet e ardhshme do ta ndeshkonte pa meshire.
    Eshte koha e fundit qe opozita te jete opozite e jo freskozite !
    Si mund ti besohet nje koalicioni dhe lideri qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten plebishitare te .zgjedhesit te vet per ata vete.
    Si mund te qeverise nje shtet e nje popull nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e zgjedhesve te vet, voten per veteveten, voten dhe aspiraten e demosit- shtyllen e asaj qe quhet dhe qe eshte de jure e de facto demokracia, sundimi popullit, me popullin e per popullin e jo per nje bande kusaresh e vrastaresh qe e kane kthyer Shqiperine ne nje cilflig te tyre !!!???
    Sot jo vetem para opozites dhe lidershpit te saj, por ne radhe te pare para elektoratit te saj shumice dhe para krejt popullit shqiptar shtrohet ceshtje te jesh ose te mos jesh!
    “To be or not to be- this is the question!

  30. ALBAN DEGA says:

    E VETMJA RRUGE PER OPOZITEN SHQIPTARE!

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Tahriri per Mubarakun ose Kadafin shqiptar dhe banden e tij te kusareve… Eshte e vetmja gjuhe qe kupton Mubaraku, Ben Aliu, Muamar Kadafi shqiptar!
    Te gjithe despotet kane nje fytyre ashtu sikurse te gjithe derrat nje fecke kane !
    Ligji Peruan per gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar… “Me hunj e me guret” e ligjit dhe vetem ligjit derisa te vendoset drejtesia ne vend!
    Non grata per ambasadorin e kusarise Wolvarth…. Bojkotim total i tij nga opozita. Ai eshte turpi i Evropes!
    Padi ne Gjykaten e Strasburgut dhe ne Gjykaten Nderkombetare te Nju Jorkut per te tre keta elemente te kusarise se votave vec e vec e te marre se bashku si nje bande hajnash !
    Shqiperine do ta e duhet ta bejne shqiptaret jo nderkombetaret! Ua kemi prure ne maje te hundes me kusarine dhe mbrapshtimet tona! Enough it’s enough… Bolle me!
    Venia e tyre para drejtesise deri ne konsekuencen e fundit e deri ne centin e fundit si i kane vene e bere pasurite dhe milionat ne bankat e huaja !
    Sekuestrimi dhe kthimi tek pronari i ligjshem, sovrani shqiptar, i cdo centi te vjedhur nga kusaret e qeverise kusare te Sali Berishes.
    Jo vetem ata por edhe gjyqatret e prokuroret, bashkepuneroret qe u bene bashkefajtore ne kete kusari duke u fshehur e shperdoruar procedurat, duke perdorur antiligjin ne vend te ligjit, duke dhene anti-drejetsi ne emer te drejetsise!
    Drejtesi ! Ligj! Shtet ligjor!

  31. cendurimmadhi says:

    Vetem i sakte,i qarte e mbi te gjitha trim.Mero ju admiroj per guximin .

  32. detar sima says:

    Nuk mundet qe Edi Rama te realizoje zgjedhje me nje qeveri konsensuale qe do te ishte zgjidhja me e drejte, ai eshte thjesht kopje e keqe e Berishes dhe nga ana tjeter PS-ja u pa ne pushtet tete vjet qe nuk dha asnje rezultat, cikli i mbyllur do vazhdoje ende gjate per fat te keq te vendit.

  33. vlora 1 says:

    Ah more Mero Baze.
    Kete analize te perkryer qe bete ju per“ rekomandimin e vetem te pashkruar“ do ishte mire ta benin ata burokratet e OSBE…pastaj do te vinim te logjika e analizes tende para disa ditesh qe Europa duhet te shprehet qarte sepse vetem keshtu mundesohet ngritja e nje fronti te forte opozitar.
    Ti e kap demin per briresh si gjithmone ndersa Europa e ushqen…ndoshta per mish,ndoshta per tregeti nuk e di…

  34. Selim Rroshi says:

    Pse i bje kaq gjate ti Mero
    Rekomandimi i pashkruar eshte hiqni qafe Saline.
    Shkurt qarte prere

  35. Ordak Minga says:

    Ju lutem i dashur Mero te gjitha verejtjet jane te sakta dhe rruga per te rrezuar kryeministrin mund te thuhet e sakte por nukmund te anashkolohet kodi zgjedhore propocional rajonal qe ju kushtoi shtrejn partive te vogla dhe duhet te ndryshuar ne propocional kombetare ase duhet kthyer 100% maxhoritare i paster qe figurat e diskreminuar me gjithe paret qe kane vjedhur te largohen perfundimisht nga skena politike shqipetare.

  36. Gushekuqi says:

    Eh,me ne fund,pas nje shkrimi analizues e konstatues,u dha nje mendim personal dhe nje ide e sakte se si duhet te futemi ne zgjedhjet e pergjithshme te rradhes,Shume bukur dhe shume e sakte :Pa Sali Berishen kryeminister. Por, si mund te realizohet ky kusht deciziv per opoziten dhe popullin shqiptar? Me rruge paqesore dhe institucionale,me rruge revolucionare dhe te dhunshme,me lidership Edi Ramen apo me nje emer tjeter,me “revolucionin e portokallinjte” apo me cunamin lindor? Eshte mire qe opozita te beje bilancin e kesaj zgjidhje dhe te marre vendimin e duhur.Edhe une mendoj se, ne zgjedhjet e ardhshme duhet te futemi me: nje tjeter kryeminister,me nje tjeter KQZ dhe me nje tjeter Kolegj Zgjedhor.Kusht per fillimin e dialogut politik,te jete largimi i ketij kryeministri.Nese ai nuk pranon,te fillojne protestat per doreheqjen e tij.Nese edhe revolucioni pertokalli,nuk e realizon kete qellim,atehere i mbetet fjala cunamit lindor pasi te jene konsumuar te gjitha rruget dhe mjetet paqesore e demokratike.Ne perfundim,Edi Rama te jape doreheqjen nga lidershipi i te majtes,si balance e largimit te kryeministrit dhe nje lidership tjeter,te siguroje numrat qe e majta te vije e sigurte ne pushtet.Uroj qe idea juaj,per largimin me se pari te ketij kryeministri,te perqafohet nga organet vendimarrese te opozites.Raporti i OSBE-ODIHR-it,te sherbeje si nje shkendije shperthuese e nje politike te re opozitare qe po trumbetohet per ne shtator.Kur vendimet merren seriozisht,punohet per t`i zbatuar seriozisht dhe kur dihet se koha,kriza dhe populli eshte ne anen e opozites,nuk ka objektiv qe te mos arrihet.Shpresa vdes e fundit. Respekte.

  37. i says:

    Arratisur, syrgjynosur,
    Rraskapitur dhe katosur
    Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Ku e lam’ e ku na mbeti,
    Vaj-vatani e mjer mileti,
    Anës detit i palarë,
    Anës dritës i paparë,
    Pranë sofrës i pangrënë,
    Pranë dijes i panxënë,
    Lakuriq dhe i dregosur,
    Trup e shpirt i sakatosur.

    Se ç’e shempnë derbederët,
    Mercenarët dhe bejlerët,
    Se ç’e shtypnë jabanxhinjtë,
    Se ç’e shtrythnë fajdexhinjtë,
    Se ç’e pren’ e se ç’e vranë,
    Ç’e shkretuan anembanë,
    Nënë thundrën e përdhunës
    Anës Vjosës, anës Bunës.

    Çirem, digjem i vrerosur,
    Sakatosur, çarmatosur,
    As i gjall’, as i varrosur,
    Pres një shenj’ e pres një dritë,
    Pres me vjet’ e pres me ditë,
    Se ç’u tera, se ç’u mpaka,
    Se ç’u çora, se ç’u mplaka,
    Lark prej vatrës dhe prej punës,
    Anës Rinit, anës Tunës.
    Çakërdisur, batërdisur,
    Përpëlitur dhe zalisur,
    ËndËronj pa funt, pa shpresë,
    Anës Elbë-s, anës Spree-së.

    Dhe një zë vengon nga lumi,
    Më buçet, më zgjon nga gjumi,
    Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
    Skuqet Semani dhe Drini,
    Dridhet beu dhe zengjini,
    Se pas vdekjes ndriti jeta
    Dhe kudo gjëmon trumbeta.
    Ngrehuni dhe bjeruni,
    Korini dhe shtypini,
    Katundar’ e punëtorë,
    Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Ky ilaç e ky kushtrim
    më bën djal’ e më bën trim,
    më jep forc’ e më jep shpresë,
    anës Elbë-s, anës Spree-së.
    Se pas dimrit vjen një verë,
    që do kthehemi njëherë,
    pranë vatrës, pranë punës,
    Anës Vjosës, anës Bunës.

  38. debatiku says:

    Fakti qe opozita e bashkuar me Edi Ramen ne krye fitoj bindeshem…..nuk duhet te shajme e cilesojme dobesi Edin…..por kundershtari politik.qe sjane pak…ka plot edhe ne PSte blere nga pushteti….duhet denancim penal per vkjedhje votes….Nuk eshte vetem len raportin e ik..OSBE/ODIR -duhet te cilesonin boterisht…me nje shkrim qe vjedhesi votes te ndiqet ne gjykaten nderkombetare…mbasi cileson se vendimet e KQZ eKOL.Zgjedhor…ishin antiligj….
    Keto kerkon populli,vendi dhe demokracia…sepse demokraci= zbatim 100% i ligjit,dhe te gjithe te barabarte para ligjit…
    Po nuk cuam ne hetim para drejtesise keto hajdute e kusare…..sbejme vendin e popullin…dhe vota shkon ku don bisha nazi fashizte…..
    Kush ka pak pekt zyrtari e jurudiksioni,te lyer me bojen e patriotizmit kombetare…ta marri ta beje…sepse bejne detyren e duhur ndaj atdheut,popullit e kombit….
    Saliu me kusaret ne Hage….

  39. debatiku says:

    Fakti qe opozita e bashkuar me Edi Ramen ne krye fitoj bindeshem…..nuk duhet te shajme e cilesojme dobesi Edin…..por kundershtari politik.qe sjane pak…ka plot edhe ne PSte blere nga pushteti….duhet denancim penal per vkjedhje votes….Nuk eshte vetem len raportin e ik..OSBE/ODIR -duhet te cilesonin boterisht…me nje shkrim qe vjedhesi votes te ndiqet ne gjykaten nderkombetare…mbasi cileson se vendimet e KQZ eKOL.Zgjedhor…ishin antiligj….
    Keto kerkon populli,vendi dhe demokracia…sepse demokraci= zbatim 100% i ligjit,dhe te gjithe te barabarte para ligjit…
    Po nuk cuam ne hetim para drejtesise keto hajdute e kusare…..sbejme vendin e popullin…dhe vota shkon ku don bisha nazi fashizte…..
    Kush ka pak pekt zyrtari e jurudiksioni,te lyer me bojen e patriotizmit kombetare…ta marri ta beje…sepse bejne detyren e duhur ndaj atdheut,popullit e kombit….
    Saliu me kusaret ne Hage….Skemi nevoje per fjale e per shkrime…te gjithe i dijne,populli dhe nderkombetaret…..por nje gje eshte e sigurte se Sali krimineli kerkon gjak…e lufte…se vetem me keto kerkon te shpetoje bemat e veta si 1997……nuk e harroj kurre, e kerkoj qe cdo shqiptare e bir shqiptari ta kujtoje vazhdimisht.cdo ore e dite….vlersojeni e kurre mos e harroni…… urdherin e dhene nga ish/presidenti i Shqiperise vitit 1997…Sali krimineli…..
    Avionet te bombardojne jugun e vendit…..dhe qe avionet nuk zbatuan urdherin dezertuan e u ulen ne Brindesi….KUSH ESHTE AI LIDER QE JEP URDHER AVIONEVE TE BOMBARDOJNE POPULLIN E VENDIN E VETE….E PRA KY ESHTE KRIMINELI,ANTISHQIPTARI…SALI RAM BERISHA…DENIM ME VDEKJE e KA NGA POPULLI……kete te beje populli,drejtesia….Pa zhdukur kete …vendi nuk do gjej kurre qetesi……Presim…burrat ne se ka ky komb….

  40. Lani says:

    Nga e nxorre ate “rekomandim te vetem”, o Mero Baze! Esenca e raportit te ODHIR eshte “Zgjedhje kompetitive dhe transparente.” Edi Rama t’i shohe me dylbi dhe zgjedhjet e 2013!

    1. K says:

      nqs di te lexosh anglisht (se nuk ma mbush mendjen ti qe je militant te dish te lexosh anglisht) shko futi nje te lexuar te faqja ODIHIR

      1. Lani says:

        K,
        Me shkruaj nje pyetje ne cilendo gjuhe te huaj qe ti mund te dish dhe une te pergjigjem po ne ate gjuhe.

  41. shqipetari says:

    te gjithe jetojne me shprese se keshtu kane jetuar edhe 500vjet nen turqine dhe 50 vjet nen komunizem duke shpresuar se dikush do ti shpetoje, me medjet qe keni te gjithe do te do te qani per Berishen si per xhaxhin Enver dikur dhe mor derrdellisni dhe te thoni sikur ky apo ajo si ne komentin e pare te shkrimit nga NANO nuk doli te qe lloje dhe se shqipetaret jane M……. por eshte ai ose ata M…….. dhe B…Q…..
    qe offendojne te tjeret dhe kerkojne nga te tjeret le ta bejne vet ne fillim qe ta mesojne te tjeret me pas…..!!!!!!!!!!!!

  42. Afërdita Kola says:

    Ky link e ka bërë punene e tij 45 vjecare.

    http://www.proletari.com/?p=6016

  43. karaduzi says:

    Shkrimi i meros dhe komente me ngacmuan kujtesen me nje fabul ne tekstin e leximit ne vitet 50;Pak a shume te njejtin hall kishin edhe minjt te cilet donin te hiqnin qafe macen,propozimi i me te mencurit ishte qe ti varin maces nje zile ne qafe dhe keshtu do te shpetonin,propozim qe u pranua me entusiazem,por pasi u qetesuan doli problemi kush do ti vare zilen ne qaf,asnje nuk e mori persiper.Paralelja eshte e qarte,te kemi zgjedhje te lira duhet te iki saliu,por kush do ta heq,populli dele apo opozita qengj.

  44. Savo Dukati! says:

    Lumturia është e sinqertë patriote, por më ngjan se diçka i mungon si gjith neve Shqipëtarëve që jemi radikalë dhe ç,do dukuri nuk e marrim në unirtetin e saj shkencor, por subjektivisht si fjala vjen 1- Të shnjërrosen gjith geni komunist 2- Të ç,rrënjosen gjith të vjetërit. 3-Të vien të gjith të rij. dhe të tjera subjektivizma që po djegin etapat e historis. Kështu ne alternojmë sistemin e biografivee social Fashiste që e ngatërrojnë me komunizmin, i cili nuk u eksperimentua fare, me sistemin e biografive pansllaviste që është më i rëndi dhe më vandali nga pikpamja historike. Ne duhet të ngrihemi bllok si popull i qytetërur të forcojmë sistemin e shtetit të së drejtës. Një kushtetut demokratike, me ligje demokratike dinamike në formë dhe përmbajtje do jenë barrjerra e mos depertimit në pushtet të komunistëve që kanë bërë krime, ballistëve që kanë bërë krime, borgjezve që kanë bërë krime, dhe tërësisë së mëskarejëve që kanë bërë krime. Kështu pra do ngelet hapur drejtimi i regjimeve demokratike nga Populli i ndershëm pa parti, intelektualë të pastër, tërësia e teknokratëve kombtar, por edhe të komunistëve demokrat, ballistëve demokrat, legalistëve demokrat etj. Pra demokracia u përket të gjithëve rreth kushtetutës së shtetit ligjor. E kuptoj se është e vështirë të kuptohet ç,farë thash. Pikërisht për këtë mos kuptim demokracia Shqipëtare ngeli ta drejtojnë kusarët e pulave,dhe të brëndëshmeve të grave që sot drejtojnë biznesin dhe shtetin. Bile këta janë kundër ç,do dije dhe progresi sepse na drejtokan komunistët. Turp tz po të drejtojnë kriminelët të shpërndar ndën emrin komunist, ballist, legalist etj. Komunizmi nuk ekziston më si subjet. Si ide mos u mundoni , sepse ideja nuk vdes, por evolon nga forma më e ulët tek më e larta. E pikërisht se kapitalizmi nuk pranon evolucionin, por predikohet si i dhënë një herë e për gjithmonë, prandaj po e çon botën në katastrof. Unë nuk jam komunist, por përpiqem që dukurit ti shikoj në unitet të të kundërtave, të cilat çojnë në zhvillim. Thatësia mendore është tragjedia Shqipëtare. Këto janë mendimet e mia modeste, të cilat nuk janë gjithçka, por diçka mendoj se janë.

  45. Savo Dukati! says:

    Përfundimi i Mero bazes se Nuk duhet shkuar në zgjedhje me Berishën, për mua është postulat i pa tjetërsueshëm. Nga do që do rrotullohet opozita kombtare, do shkojë në pikën që definon Baze.

  46. gog says:

    Problemi eshte fare i qarte per ata qe duan te kuptojne:kush do t’i a vare zilen maces ne qafe,kur te gjithe jane minj!Edhe nje Edi,qe pretendonim ta kishim ne krye te popullit opozitar dhe liridashes,na doli ”reformator”,do te bashkepunoje me ujkun per te na cuar ne kasapane!Turp per Edin,qe u fry si gjel dhe zhgenjeu shpresat e popullit,qe besoj se eshte ne shumice,qe nuk e don Sali Gerdecin ne krye,mbasi ,me Saliun ne krye,nuk ka me zgjedhje ne Shqiperi,por vetem vjedhje.Zgjedhjet do jene te tilla,kur Saliu te mos jete me kryeminister,nguliteni mire ne tru!

  47. nje qytetar says:

    Kete qendrim te vendosur e mban nje politikan burreror, parimor dhe idealist,jo nje burracak frikacak dhe pazarxhi individualist si ai te cilit i drejtohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje