Rënia e Tripolit dhe përshëndetja e Saliut

23 Gusht 2011, 16:22Editorial TEMA
Rënia e Tripolit dhe përshëndetja e Saliut

Nga Edi Rama

Duke ndjekur me kënaqësi të jashtëzakonshme shembjen e një tjetër fashizmi oriental në botën arabe, përmes bredhjes stacion më stacion për të parë orë pas ore afrimin e fundit të tiranit sa gjakatar aq qesharak të Libisë, nuk pashë as kancelaren gjermane, as kryeministrin britanik, as atë francez, as atë italian apo ndonjë kryeministër tjetër në Europë, përveç Saliut, që të dilte para popullit të vet e të përshëndeste si Saliu rënien e regjimit të Tripolit.

Pashë vetëm presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që, siç kanë dalë vijimësisht para mbarë botës në ndjekje të zhvillimeve dramatike në Libi, dolën e vazhduan të flasin nga lartësia e misionit të tyre për fatet e atij vendi në mbështetje të revoltës çlirimtare të popullit libian, duke rikërkuar largimin e Kadafit. Por as njëri as tjetri nuk shkuan deri tek shpalosja e gëzimit të fitores ende të paarritur përfundimisht deri në këto momente, siç shkoi Saliu me ngut përpara të gjithëve, duke folur para shqiptarëve si të ishte në rolin e prijësit të të gjithë koalicionit botëror kundër kolonelit Muhamar Al Kadafi, mikut të tij të vjetër, dhe si të kishte përballë kamerat e mbarë planetit.

Nuk se kjo përbën në vetvete ndonjë çudi për këtë kryeministër rekordmen që, sipas TVSH-së, u qep shkallëve të murit kinez më lart sesa çdo dinjitar i huaj që ka vizituar Kinën, që sipas zyrës së tij të shtypit theu edhe këtë vit rekordin në Dhërmi përgjatë një lloj kohëzgjatjeje të pakuptimtë në ujë që Saliu e quan not, apo që, akoma më serioze, sipas atij vetë qeveris ekonominë e dytë më të fortë në Europë pas asaj të Gjermanisë, madje, të mos harrojmë, parvjet habiti edhe Kinën duke e parakaluar për një moment që kinezët s’po e gjenin celësin e krizës kurse Nastradini ynë e kishte gjetur para të gjithëve. S’ka asgjë për t’u çuditur as në psenë e krekosjes së përsëritur të Saliut para shqiptarëve për arritje globale ku Shqipëria s’ka si të ketë dot asnjë gisht, po ku kryeministri i saj sa i dhunshëm aq qesharak, me ngjashmërira të lexueshme me kolonelin e Tripolit në qasje, sjellje, fjalor, s’rri dot pa ngritur dorën e prezencës. Arsyeja pse më bëri përshtypje kuturisja e tij për të shfaqur gëzimin e rënies së regjimit në Libi qëndron përtej anës qesharake të provincializmit me të cilin Saliu e bën rolin e kryeministrit në një vend që s’është kërthiza e botës, po ku Saliu sillet si të ishte ai vetë kërthiza e fateve të botës, gjithnjë me prapamendimin djallëzor të krijimit tek ata që e ndjekin pas të iluzionit të një madhështie të gjithanshme idesh, arritjesh, suksesesh, në realitetin e një krize të thellë ekonomike e sociale. Tamam enverist në metodë po kjo është një temë tjetër.

Ngutja e Saliut për t’i dhënë popullit shqiptar lajmin e gëzuar të fundit të regjimit të mikut të tij të adhuruar vite me rradhë, lidhet në të vërtetë me nevojën e mundimshme që ai ka për të bërë dallimin me gomarin e madh të Tripolit, për të shkëputur veten nga çdo lloj asociacioni me atë satrap delirant që protestuesit i quante njësoj si Saliu minj e kokëpalarë dhe pakashumë si Saliu s’linte rast pa thënë se sa shumë e donte populli e sa gjatë do rrinte akoma në pushtet për t’i shërbyer popullit nëse Allahu lavdiplotë s’do ta merrte ndonjëherë në qiell. Kështu s’duroi dot pa dalë për t’u rreshtuar me prijësit e luftëtarëve të lirisë, për t’u asociuar mediatikisht me shefat e shteteve më të mëdha të botës së lirë në ekranin e përballjes me regjimin e Kadafit, sepse më mirë se kushdo Saliu vetë e di që në perceptimin e shumicës së popullit tonë ai ngjan sot me Kadafin më shumë se me këdo tjetër dhe e gjithë pranvera arabe pëlqehet e mbështetet me entuziazëm sot nga shqiptarët edhe sepse, në perceptimin e shumicës së qytetarëve tanë, ata njerëz andej po çlirohen nga halle që në distancë duken shumë më të ngjashme se ç’janë, nga regjime të korruptuara, pa zgjedhje të lira, pa liri e të drejta të garantuara për njerëzit e zakonshëm, me pasuri të mëdha në duart e një kaste dhe papunësi, varfëri të skajshme, rrëmujë e pisllëk rrugëve që për dreq ngjajnë shumë me rrugët tona.

S’ka dyshim që Shqipëria s’është Libia, as Saliu s’është Kadafi. Po që Shqipëria ngjan më shumë me Libinë sesa me Britaninë e Madhe a me Gjermaninë dhe që Saliu ngjan më shumë me kolonelin e Tripolit sesa me cilindo nga homologët e tij europianë, as kjo s’ka asnjë dyshim. Këtë e dinë të gjithë dhe Saliu e di që të gjithë e dinë. Prandaj u ngut ta përshëndesë para të gjithëve rënien ende të pandodhur plotësisht të atij regjimi gjakatar. Triumfator dhe i trembur njëkohësisht, si me gjumë të prishur sa nga beteja fitimtare për Tripolin sa nga ca ngjashmëri të padëshiruara. S’ka faj, për një ngjashmëri kësisoj të gjen belaja.

68 komente në “Rënia e Tripolit dhe përshëndetja e Saliut”

  1. tafuti says:

    …. për një ngjashmëri kësisoj të gjen belaja, shkruan Ed Rama.
    Po nga kush do e gjeje belaja Saliun e Viçidolit?

    1. tirons-ny says:

      Saliun do e gjeje belaja nga shkrimet e Rames. Berisha me siguri po vuan tani qe lexon satiren e Rames dhe po e ndjen fundin. Edhe nje apo dy artikuj te ngjashem dhe salihu ne le shendene. Rama e gjeti formulen magjike.

      1. landi says:

        Saliu; Hahaha. Boll shkrujte rama se me vdiqe fare.
        Nuk e kam parasysh, keta opozita e Gadafit i shkonin ne parlament Gadafit apo jo.
        Kot s’e ben dhe ata si rama, ti shkonin ne parlament per ti bere opozite te forte, ti shpalosnin programin qeverises ne fytyre Gadafit, sic do beje rama ne shtator me saliun

        1. raimondi says:

          hahahahahahahahahahahaha–Bukur i thua ..

    2. REFORMER says:

      Berisha eshte populist dhe demagog, nje kloun i persosur tribunash, kurse Edi nje publicist brilant. Qofsha i gabuar, por kjo qe po ndodh shenon nivelin me te larte intelektual te luftes politike (retorike) ne kete vend, ku sipas meje lufta retorike midis dy kraheve te politikes zakonisht i ngjan nje karagjozlleku te papare!

      1. tirons-ny says:

        REFORMER, Rama dihet qe ka pene shume te forte. Rama ka shkruajtur kunder Berishes qysh ne 96 dhe na ngrinte shpirtin peshe atehere kur berisha ishte kafshe e vertete (sot ca me i kamufluar). Nuk ka asgje te re tek ky hartim i Rames. Intelektualizmi mund te beje pune ne Skandinavi ndoshta, por jo ne Albanistan. Edi do krijonte nje dyshe perfekte me Meron ne ndonje gazete private, por nuk i ben dot gje berishes. Eshte i paafte si politikan, nuk ben per ate pune, do doja shume te ishte ndryshe por strategjia pas vjedhjes se 8 majit i vuri kapakun. Kurre nuk do e marre me voten time, tradhtoi nje popull te tere.

        1. Shqiptari says:

          Ja ke fut kot Plako!!!

          TI i kerkon Edi Rames te heqe Berishen. Ok, shume mire!
          Si e imagjinon ti kete??? , te hape Lufte?, te marre arkivolin e deshmoreve qe u vrane ne Bulevard dhe te shpartalloje deren e Kryeministrise??, kjo eshte rruga??

          Po ta ndihmoj une imagjinaten:
          – Me thuan dot kush eshte ‘Edi Rama’ ne Libi qe rrezoi Kadafin?
          – Me shkruan emrin e ‘Edi Rames’ qe rrezoi regjimin ne Egjipt?
          Hap internet, Lajme, CNN, BBC, dhe gjeji emrat edhe per ne Tunizi, etj..etj..
          Po ta kursej kohen: Nuk ka ‘Edi Rama’ as ne Egjipt, as Tunizi, as Libi. Eshte Gjithe Populli!

          Herojte e Tunizise, apo te Egjiptit, apo ne Irak e bene punene e tyre. Dhe Veizi me shoket e shkruajten emrin me gjakun e tyre ne Bulevardin e Deshmoreve te Kombit.
          Tani eshte radha e popullit!
          Kjo eshte e verteta, dhe jo gerr-verr dhe analizat apo chat-et qe beni ju ‘analistat’ ne forume.. Futja kot!

          1. shqiponja says:

            Nuk mund te thuhej me qarte e me bukur! Shqiptaret jane aq burracake sa votojne per kriminele dhe pastaj lehin kundra Edi Rames ose me e mira presin ti udheheqe ai se vete nuk kane kurajo te mblidhen e te shprehin indinjaten e tyre qytetare ndaj padrejtesive pa fund.

          2. tirons-ny says:

            Shqiptar, nuk do beje keq te tregoje ca me shume respekt dhe ti mbaje “gerr-verret” per vete. Nuk me duket se ja ke fort haberin nga politika kur kerkon te njesosh realitetin afrikan me ate ballkanas. Mentalitetet jane te ndryshme gjithashtu. Megjithate ti vazhdo mbaji shpresat tek Rama por do te te duhet te presesh pafundesisht. Zoti te shperblefte durimin. Me kete ndarjen qe Rama eshte “Zoti” por eshte populli budalla qe nuk e kupton Ramen i ke vene kapak.

    3. Dean says:

      “First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, then you Win.” Gandi.
      qe do te thote(per ata qe nuk kuptojne Anglisht):
      Ne fillim ATA te injorojne,pastaj Qeshin/Tallen me ty,pastaj te Luftojne, dhe me ne fund Ti FITON.
      E vertetuar historikisht.Askujt nuk i shkonte ne mendje se Gandi do ngadhenjente mbi Britaniket.BARBARI i Vucidolit eshte 1 i VDEKUR tashme,por problemi eshte se duhet hequr me shume kujdese nga pushteti pasi 1 GJAKATAR dhe FRIKACAK si ai,merr edhe te tjere me vete dhe as1 nene Shqiptare nuk ka perse te vishet me te zeza perseri nga kjo MONSTER.Kjo eshte Dilema.Por ne muajt ne vijim,do t’a shikojme se si do t’i merren kembet ketij Plaku te KEQ qe,me ”procedure”, na detyrojne t’a quajme ”Kryeminister”.
      DIKTATORET zakonisht i bejne varrin vetes.

    4. fieraku says:

      Edi Rama, ashtu si te gjithe ne “penat e arta” ketu ka mangesiste e veta si njeri. Por, pas gjithe punes qe ka bere ai ne gjithe keto vite, ne presim qe ai te marri pushken dhe te dale ne balle te luftes me shpresen, se ishalla nuk po e ha nje plumb snajperi qe pastaj te behet kryeminister!!!!?? Nese fiton keshtu pushtetin, atehere i bie mos ta leri me as ai, derisa te dali ndonje kokekrisur tjeter. Mendoj se nuk eshte roli i Edi Rames ky. Ka treguar qe ka nje ambicie krijuese dhe te mbare per komunitetin dhe per kete e duam, jo qdhe te dali kacak malit. Duhet te kuptojme qe me shume do fitojme secili nga prej rrezimit te Berishes, sesa vete Rama. Ai mund te jetoje kudo. Po ne qe u mbytem ketu dhe nuk dalim dot as nje gjysme ore per nje proteste, jemi ne rregull?? Kemi histori plote ketej nga Lindja, ku populli ka rrezuar pushtete vetem duke u bere gardhe per dite e jave te tera ne shesh. E bejme dot kete ne, apo duhet te vij Edi Rama te na marre te shtepia?

  2. galile says:

    Populli duhet ta rrezoje kadafin tone dhe keshtu me rradhe te gjithe qe sillen si kadafe. edhe shefin e opozites sot , kedo qofte , duhet ta kuptojne mire qe nuk jane mbi vullentin e popullit. Ne, c’do njeri nga ne duhet te marri pergjegjesite e tija personale per te rrezuar kete zgjebe ne mes te tiranes dhe jo te kerkojme heroizma nga shefi i opozites ne duhet te paguajme cmimin tone per lirine dhe demokracine. qe askush mos te na i marri peng dhe ne mos te behemi peng i askujt ne jeten tone.

    1. Che'G says:

      Shume e vertete dhe e drejte ajo qe thua Galile.Po ce do,qe ne jemi popull pa gjak ne damar,kemi alkol frenash e na vlon ne moment per nje cope gardh ose nje pule komshiu qe na kalo ka bahcja jone e te qerojme puplat,per gjera te tjera jemi popull qe te mbajme ne kurriz gjithe kohes.Keta jemi ne dhe Edi Rames nuk i duhet vene shume faj ne kete drejtim.Gjithsesi me shprese qe ne kete vjeshte do kemi nje shkendije dhe ti marrim te gjithe felliqesirat para,duke bere shembull dhe per te tjeret qe do vijne ne te ardhmen,qe keshtu do perfundojne te gjithe nese i hipin popullit ne kurriz.

    2. Albana says:

      Mendoj qe Shqiperia e sotme nuk krahasohet me ate cfare po ndodh ne Libi sot. Shqiperia eshte komple ne rrethana te tjera, keshtu qe beni paralelezma te tilla. Nqs se Saliu do iki nga pushteti do iki me zgjedhje dhe ne asnje menyre tjeter. Ne jemi tani ne liri dhe demokraci, qe e pranoj nuk eshte perfekte, eshte proces qe vashdon akoma tek secili prej nesh. Jam e sigurte,qe shoqeria civile nuk pranon rrezime me revolucione, metoda te tilla nuk i pershtatet me rrethanave te Shqiperise, por me zgjedhje te rregullta ne te gjitha instancat duke filluar deri brenda partive brenda e keshtu me rralle, dmth reformin demokratik.

      1. REFORMER says:

        Jam dakord me ate qe shruani ju Albana. Me te gjitha. Do te beja vetem nje verejtje te vogel: nuk ka dyshim se ai qe kemi ne krye eshte nje Kadaf dhe qe ka po ato plane qe kishte edhe Kadafi ne koken e tij!

        1. Albana says:

          Faktikisht dicka nuk shkon mire, gjersa ai po mban postin e liderit te PD per shume vjet, pa rrotacion kjo nuk eshte drejte dhe demokratike. Por nqs ka planet e Kadafit ne koke nuk besoj te kete terren per t’i aplikuar ne Shqiperi.

  3. hugo says:

    EDI DIL DHE ORGANIZO POPULLIN DHE 31 DHJETORI SALEN TA GJEJ TEK 313. OSE SA ME SHPEJTE HAPE RRUGEN NJE ORE E ME PARE

  4. karaduzi says:

    Galile,kini shume te drejte,pontecialisht cdo individ,pavarsisht rolit e meritave mund te transformohet ne nje gadaf perfshi dhe kreun e opozites neser.Populli dhe vetem populli qe ka nxjerre mesime e qe e ka hequr ne kurriz bemat e diktatoreve jane garantet e demokracise te vertet.Per fatin e keq ne si popull po rreshtohemi te fundit ,jo me shume nga geni se sa nga rrethanat konjukturale dhe interesat e fuqive te medha.

    1. Albana says:

      Per fat te mire ne si popull kurre nuk kemi patur perkrahja kaq te madhe sa kete shekull. Ne duhet te ndihmojme veten ne rralle te pare.

  5. toscana says:

    Z.RAMA-Juve jeni shefi i opozites dhe pse jo shpresa per nje Shqiperi me te mire,per atese cfar presim ne populli opozitare ne keto momente ky shkrim me duket pa vend lerin te shkruajn per keto gjera gazetaret qe fatkeqesisht kemi pak.Ky shkrim do te shkonte me shume kur juve te shkruani librin e kujtimeve.Ne do deshironim te dinim si do te jete qendrimi i opozites kunder regjimit tone te tanishem,si do ta organizoni opoziten,cfar po beni per nxjerrjen para pergjegjesise te atyre qe urdheruan vrasjen e kater qytetareve te pafajshem.Megjithate me vjen mire qe dualt ne komunikim me lexusit e komentusit e mrekullushem te kesaj gazete te mrekullushme.Ne se arrin ti lexosh keto komente deshiroj edhe un te jap nje mendim.-ne se do te kete nje dialog me regjimin,kushtet duhet ti vendosesh Tiiiii-MOS I PERFILL DISA LAPANJOS qe te ka lene Meta neper kembe dhe me mire perjete ne opozite se me Meten ne pushtet.Un vazhdoj te enderroj si shpresa e venditet

  6. Xha Jaho says:

    PO te ishte SALIU udheheqesi i Libise, me ate formim, karakter e mentalitet bajraktar/fisnor qe ka, do ishte me i eger se Gaddafi.

  7. ela says:

    O EDI DREJTOJE POPULLIN TE SHPORET KY SALIU SE PO NA SHUHET SHPRESA KU TE VEMI POPULLI FUKARA DHE SALA TADHET SALA E KA KALUAR GADAFIN QE NE 97 E BERI CDO GJE ZERO TE GJITHE …

  8. luis says:

    Pikes i ke rene o Edi.Shume dyshojne ne aftesite e tua edhe ata qe deri dje te adhuronin.Por une mendoj se e kane gabim.
    Pse e kane gabim them une,sepse nje njeri i kulturuar,vizionar europian,punetor i palodhur,zemergjer dhe i durueshem nuk do thote se nuk eshte i vendosur.Ne kemi vuajtur per nje lider me cilesi te tilla,ne jemi mesuar me lidera qe jane te zote te shtypin e te dhunojne kundershtaret tane por kurrsesi nje lider qe eshte per te miren e te gjitheve.Ky me jep shprese se me ardhjen e tij ne pushtet nuk do kemi me percarje per gjera koti,nuk do kemi dhunime ne mendimet tona,nuk do kemi drejtim skandaloz harbuterie te tipit arabo aziatik si keta te sotmit.
    Nje prijes i mire dhe i emancipuar e edukon popullin e vet thote Siracidi ne Bibel.
    Ne si popull duhet ta perkrahim dhe mbeshtesim pa medyshje nje njeri te tille,por jo vetem me llafe por me vepra.
    Berisha e ndjen fundin e tij te palavdishem,prandaj nxiton te hyje ne hater te medhenjeve duke share edhe mikun e tij te zemres.por jo ai tani nuk bind askendin as vehten e tij.
    Nje gje duhet te kemi parasysh ne si popull,sepse aq sa jemi agresive jemi edhe sentimentale,e kam llafin se renja e tij eshte e padiskutueshme por nuk duhet tia falim poshtersite qe i ka dhuruar ketij vendi sepse keshtu veproj edhe ne 97 u perul si langarac kur e pa vehten ngushte por ama kur i erdhi perseri ne dore veproj ashtu sic dine te veprojne gjarperinjte.

  9. fieraku4u says:

    A e dini si eshte realiteti dhe e verteta??? Te pakten ata njerez dhe ata burra ne Libi kishin bole te dilnin edhe te luftonin tiranin edhe kriminel Gadafin per te jetuar ne demokraci, kurse burrat ne Shqiperi fshihen pas fustani te grave dhe kan frike dhe nga hija e tyre. Ne Shqiperi, e kan me te lehte te vetvriten se fikacake dhe legena, se sa te luftojn per demokracin e vertet edhe per te arthme e femijve te tyre.

    1. Albana says:

      Ne i kemi kaluar ato procese. I pame ate pjese ( jo burrat shqipetare) te burrave qe shtinin ne ajer ne 1997 dhe na tmerruan. Nuk kemi nevoje per ato lloj bastardesh, shoqeria civile shqipetare nuk pranon dhune.

      1. Rani says:

        Ajo shoqeria civile qe thua ti Bana te ne nuk ekziston ose me mire eshte e perbere nga nje grup legenesh qe vetem drurin kuptojne si mjet ultim te demokracise. Keshtu sikur flet ti na bere sikur te ishim ne ndonje vend evropian me tradite te vjeter demokratike dhe jo ne nje vend ku shumica e popullit jane injorante te lindur persa i perket çeshtjeve ekzistenciale, nqs kesaj radhe te merren armet mos u merzit se ata mbrojtesit e Saliut do te ikin dhe do ta leshojne aq lehte Saliun sa edhe ti do te çuditesh se jane aq te zgjuar sa mos te vdesin per Saliun.

  10. Otoni says:

    Saliu vuan nga deliri i madheshtise. Eshte semundje qe diagnostikohet dhe mjekohet prej neurologeve.
    Kur thote, se ne Europe ka vetem dy ekonomi qe zhvillohen; ajo gjermane dhe shqiptare, me kete don te thote se ka vetem dy burra shteti: Merkel dhe vet ai!
    Me kete mentalitet guxon te leshoje deklarata te tipit broçkull, qe vetem disa naive ia besojne ne Shqiperi.

  11. Alberti says:

    Po ne libi e rezuan se ishte nje gadaf dhe te tjeret jan herojt po ne shqiperi ka dallim se gadafi me i vogel do ta flaki gadafin e madh po ajo zbehet keshtu ku ka ne britani ti humbesh disa zgjedhje e te jesh lider i opozites ( gadaf i vogel)…. Po mjer ne shqiptaret qe presem nga keta gadaf te prosperojn vendin jemi i vetmi popull mbas libianeve qe skemi politikan pensionista mbas ramiz alis dhe sabri godo

  12. Kadri fisheku says:

    Saliu nepermjet Imamit dhe Lulit ka furnizuar Gadafin me Arme e municione kunder popullit Libian ,ndersa tani po i pergezon ,Intrige e gjalle Turp,kjo bande Hajnash.

    1. tirons-ny says:

      Po mer Kadri, por i takon Rames ti permende keto fakte jo ty dhe mua. Rama merret me poezi ne vend qe te permende fakte dhe ta diskreditoje Berishen. Po me ke flet thuaj! Kete pune e ka marre lumi sa kohe Rama eshte perballe Berishes. Komplet frikacak dhe i paafte, fshihet pas godutjeve me pambuk

  13. rexha10 says:

    E dime shume mire qe jo te gjitha ato qe thota SALIU jane te verteta .E verteta eshte vetem ajo qe besohet ,por problemi eshte se .:cfare duhet te bejme ne SHQIPTARET.
    ta DUROJME ,MA DERI KURE?NJE GJE TA DINI , SE SALIU KA PERFITUAR SHUME NGA HALABAKET QE OPOZITA KA NE PARLAMENTE .REVOLUCIONI DUHET TE KISHTE NDODHUR QYSH ME SHPERTHIMIN E GERDECIT.TANI VRASJA E 21 JANARIT,RRAHJA DHE DEBIMI I PUNTOREVE TE BULQIZES,E SHUME TE TJERA QE DO TE NDODHIN PASE ,NUKE I BEJNE ME PROBLEME KESAJ QEVERIJE TE DEKADENTES BORGJEZE,QE NUKE RESPEKTONE ASE POPULLIN E VETE.

  14. Rani says:

    O Rama, me duket se ke harruar cili eshte roli yt, mos u perzi ne muhabete qe s’te perkasin, ti e ke Gadafin ne Tirane dhe vjen diskuton ketu sikur ne Tirane situata nuk eshte aq emergjente. Hajde ne terezi o Rama se po humb shume pike me keto hapa politike te çoroditur qe po ben…………….

    1. Fatos Nano says:

      rano kete gje shkrova edhe une me paree po se kan botuar keta te temes , kane frike se jam fatos nanao plera, joooo

  15. indrit says:

    Z.Rama,shkrim i bukur, urime.
    Jam mese i sigurte qe jeni i pajisur me nivelin mjaftueshem te larte te intelegjences qe te arrini te kuptoni se Shqiptaret opozitare,por jo vetem ata,sot me shume se kurre kane nevoje per nje lider.Ju i ngjasonit nje lideri deri me 21 janar.Qe prej asaj dite u “perthyet” dhe deri me zgjedhjet e majit me ngjanit me nje “lider te lodhur akoma pa u bere i tille”.Por tanime pas zghedhjeve,arritet deri aty sa u kthyet ne nje publicist.Por Shqiperia publiciste ka plot.Ka publiciste te mire, te keqinj, te mençur, te djallezuar, te trashe, te pashkolluar.Shkurt s’kemi qene keq per publicistike.
    Nuk e di nese jeni trembur,apo nese jeni shtrenguar nga “te zgjuarit e te miret” miq nderkombetare;nuk di as nese keni marre ndonje garanci prej tyre per rrotacion pushteti.Shpresoj te jete keshtu, sepse perndryshe nuk shoh ndonje shprese ne horizont.Dhe kjo eshte nje tjeter “arritje” e Saliut.Duke ju thyer ju ai ia arriti te vrase edhe shpresen.Juve si lider i opozites dy rruge keni eshte e thjeshte,ose ti jepni ketij vendi nje shprese ose t’ia lini vendin nje tjetri.n.q.s s’doni te perdorni metoda “te dhunshme”,mundet shume mire,si mundesi e fundit ashtu si paqesori Gandhi te hyni ju vete ne nje greve urie “sensibilizuese”,pse jo i gatshem deri ne vetflijim (e di se eshte shume,por ju vete keni marre persiper shume,nja kater vete madje dhane shume).Se po qe se keni vendosur se papritur institucionet shqiptare do funksionojne,apo ndoshta ne 2013 Saliu do vere doren ne zemer e s’do vjedhe apo s’do thyje ligjin me,e keni kot,me mire terhiquni dhe perqendrohuni ne dashurine tuaj te re “publicistiken”.Dhe ta dini se keto rreshta i shkruan nje qe tek ju shpresonte dhe shpreson akoma.
    Urime.

    1. Dean says:

      indrit?!,
      nuk do te hiqja as1 presje nga ato qe thua Ti,por e verteta eshte se tashme EDI RAMA eshte duke ”lepire” plaget e veta.Zakonisht eshte nje gjendje e pashmangshme shpirtrore dhe emocionale qe cdokush perjeton pas 1 Traume.
      Cdo BURRE e ka 1 pike ku thyhet dhe nuk eshte per turp,aq me teper kur lufton i vetem kunder te gjitheve.”Humbja” eshte e sigurt.
      Por pyetja eshte se a duhet te jap doreheqjen?????
      Duhet ne teori,por ku shikon se brenda PS-se nuk ka ndo1 kontestim te fort te Lidershipit te tij,me pejashtim te disa tipave Shkerdhata,atehere praktikisht duket se nuk ka ardh akoma koha.Mendo sikur Lideri i Opozites te jete,Blushi,Malaj,Islami.Atehere Rregjimi i BARBARIT do te jete i sanksoniuar edhe nga Opozita,dhe pak rendesi ka se per ke voton Ti dhe Une,Ata thjesht do luajne ping-pong me njeni-tjetrin.EDI RAMA edhe i ”plagosur” sic eshte i duhet Opozites me shume se kushdo tjeter,sepse kjo nuk eshte 1 beteje RAMA-berisha,por nje perplasje e dy mentaliteteve krejt te kunderta.Kjo qe po ndodh,nuk eshte gje tjeter,vecse vazhdim i ”Dyluftimit” NOLI-zogu dhe rezultati do te percaktoje edhe drejtimin PERFUNDIMTAR qe do marre Shqiperia.

  16. ALBAN DEGA says:

    “BURRE SHTETI” APO ME KADAF SE KADAFI !?

    – Kadafi po imiton Salen e 97-tes ne perdorimin e avioneve luftarake
    per te bombarduar popullin libian… Edhe mercenaret serbe e ruse!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Sali Berisha eshte tamam nje “burre shteti” i kallepit Ben Ali, Hosni Muabrak,. Saleh e sidomos Muamar Kadaf , me te cilin ngjason si dy pika uji ne cdo akt e ne cdo shfaqje publike te tij, ne cdo qelize te politikes se tij despotike.
    Le te flasin faktet kokeforta ! Une di qe nena e dmeorkacise boterore SHBA di e ka shume me teper fakte se keto… Po edhe keto qe i njeh krejt Shquiperia e mbare Bota nuk jane bash te vogla…
    “Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra”, ka thene babai i ” The New York Times” Suzberger.
    E kam po aq debulese sa ci ka Jozefina Topalli dhe Sokol Olldashi AMK5- automatet e e gardes pretoriane, me te cilat u qelluan protestuesit e pafajshem me urdherat e Sales me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes, qe vetem Alibeaj dhe Komisioni saliist i Hetimit nuk i ka pare ende!
    Kadafi pat bombarduar e rrezuar avione civile me qindra pasagjere te pafajshem brenda: femije e pleq, gra shtatezena e plaka ne prag te varrit, te rinj te reja, pothuajse krejtesisht amerikane ose angleze, gjermane, franceze….
    Berisha pat furnizuar me nafte e arme makinen e terrorit shteteror te Miloshevicit qe pat bombarduar e masakruar mijera boshnjake te pafajshem ne Sherbrenice e mbare Bosnjen !? Shkeli embargon nderkombetare dhe Karten e OKB-se. U perdor ajo nafte edhe per te lidhur pas shtyllave elektrike e telefonike paqeruajtesit hollandeze ne Sarajeve e qytete te tjera te Bosnjes.
    Shqiperia e Sales gati u flak prej OKB-se ne vitet 94-95 njesoj si Libia e Kadafit ne
    vitet 70-te!
    Sala urdheroi mercenare te veriut perfshi edhe serbe per te sulmuar Jugun ne 97-ten.
    Kadafi ka mobilizuar mercenare ruse e serbe per te masakruar popullin e vet sot.
    Berisha urdheroi avionet luftarake te bombardonin me napalm e bomba Jugun
    e revoltuar nga kusaria e tij dhe e firmave piramidale te tij.
    A nuk eshte duke bere te njejten gje keto dite Muamari ne Tripoli e mbare Libine !?
    Kryeministri Berisha provokon popullin e vet duke e kercenuar njesoj si kolegu i tij Muamar Kadafi se jo ” tre e treqint, por edhe tre mije”do ti ekzekutoje per te ” mbrojtur institucionet”
    Sa afer eshte Sala me diktatorin, kryekriminelin e terroristin e Libise Muamar Kadafi. Eshte i vetmi kryeminister ose president i gjalle sot ne Evrope qe ne 1997-en urdheroi avionet luftarake te bombardonin e popullin e tij ne Vlore e Jugun e Shqiperise me bomba e napalm.
    Hallal u qofte gjiri i nenes bijve te popullit aviatoreve qe ne vend te leshonin bmbat mbi nenat e baballaret, mbi motrat e vellezeit, mbi bijt e bijat e popullit te vet u ulen ne bazat ushatarke italiane ku moren menjehere Azilin Politik. A nuk po veprojne po ashtu edhe shume pilote libiane!?
    Si mund te zbatonin nje urdher kriminal te nje Presidenti kriminel!? Ata po jane heronj kombetare! Jo gardistet e Lul Bashes dhe “Skuadronet e Vdekjes ” se Hysen Burgajt qe hapen zjarr me urdherat makaber te Berishes kunder popullit te vet.
    Ngado qe ta kthesh e sido ta gjykosh, kryeministri i me pak se cerekut te shqiptareve sot, Sali Berisha eshte me Kadaf se Muamar Kadafi qe kontrollon sot me pak se cerekut e territorit libian !
    Edhe motivi real eshte i njejte, ruajtja me cdo kusht e me cdo cmim e karrikes e kalit te zi – Vracit te pushtetit te sterkorruptuar e vrastar te tyre… Një ish-agjent i CIA-s, ka raportuar se mesazhi i Kadafit është “ose Libia do vijojë me mua, ose pa mua dhe e rrenuar”A nuk ngjason edhe ky mesazh makaber me ato te Kadafit te Shqiperise … Keshtu e kane te gjithe despotet ne grahmat e fundit….Epoka e lirise po agon aty ku ajo mungon ose eshte dhunuar me se keq!
    Po fillon te agoje ne mbare Boten Epoka ” Change and Hope… ” e Barack Obames.
    Yes we can…. Po ne mundemi !

    SHENIM

    Shkruar e botuar per here te pare me 23 shkurt 2011

    1. Bukuroshi says:

      Nderoj zyzet sepse te jane ndryshkur

  17. 21janari says:

    Me sa duket Mero Baze do te marre lejen per ca kohe….

  18. saimiri says:

    I nderuar z.Rama!Me behet qejfi qe me se fundi ke gjetur vetvehten me editorialet e njepasnjeshme tek kjo gazete.Sa per personin ne fjale akoma s’ke marr veshe qe ky fenomen qitjet i ka me te largeta se te tuat.Me thuaj i nderuar se ku ka shitur arme Saliu nuk ka rene shiu!Me thuaj i nderuar se eshte Saliu,e efendiu pa jane shtetet e tjera te medha qe bejne sikur luajne rol ne rezimet e atyre qe do perandoria e madhe pas djegjes si agjente te saj.Fale sherbeses se tij ndaj kesaj perandorie pa dhe qendron e do te qendroje ne pushtet pa iu dridhur qerpiku.Eshte Saliu ,qe te futi ne shina e ke filluar lajthitjen me editoriale sikur na u shua gazetaria.I nderuar z.Rama shpresoj qe ta keshe kuptuar me se fundi qe pa rezuar edhe regjimin e Iranit ai se le pushtetin e tij te lare me djerse e gjak.Se fundi do te doja te te sugjeroja te flisje pak per opoziten e Gadafit e jo per fatin e tij qe siç dihet po te futi ne liste Saliu gjeje brime miu!

  19. Une aga,ti aga po gomarin kush e mban ? says:

    Koha e komenteve dhe e hartimeve ka mbaruar.
    Edi Rama u ka borxh shqiptareve qe me miopine e tij
    i dha shans vrasesit dhe tradhetarit berishe
    ne votimet e 8 majit te dali i pafajshem..
    Berisha ka mbeshtetjen e plote dhe te hapur te ambasadorit
    amerikan A.A.A.prandaj Rama duhet te filloje
    te “merret vesh” me kete te fundit se berisha
    eshte vetem nje dordolec qe tremb harabelat..
    Stop hartimeve…

  20. eli-Tiv says:

    …. pertej anës qesharake të provincializmit me të cilin Saliu e bën rolin e kryeministrit ….vertet…Saliut te gjore nuk i ka lezet e ecura , e folura (si moment pa gjykuar ende c’thote ), e qeshura qe te neverit…shakaja qe te ngjall krupen…etj…etj…shkurt nuk i shkon “tangerlliku’……e pa ate nuk je Lider…nuk e ka kete dhunti…Kete paaftesi Saliu e zevendeson me cte mundet ….e sa te mundet…produkti perfundimtare===> qelbesire

  21. pelivan says:

    Une per vete time jam bindur kohe me pare,qe shqipetaret,me te dy krahet,nuk gjejne dote njeri me te arrire e me evropian se Edi Ramen,qe padyshim punon dhe do punoje per kete popull pa as me te voglin dallim,jo i majte,jo i djathte,jo…Tani,duhen respektuar rregullat e Evropes pamvarsishte asaj qe ndodhi dhe qe e dime te gjithe edhe se si u sollen disa ambasador…Duhet te durojme edhe pak,(Me mire me qetesi,qetesia shpesh vret me shume!),Dhe te ini te bindur,qe sala c’far do qe te beje,nuk do i qaset dote 2013-tes. por,do ngaterroj rruge e do i qaset 313-tes.Duroni,tek qindi dhe mija…

  22. nastradini says:

    Po pse e shan nastradinin o Edi Rama? Duke tallur Saliun me emerin tim qe perfaqeson paqen, urtesine dhe zgjuarsine Boterore? Veti te gjitha te huaja per Kryeministrin tone. Kujto dhe meso se ishte nastradini i pari qe beri pyetjen: C’i dallon shqiptaret nga libianet? Qe pret pergjigje prej kohesh ne faqet e gazetes TEMA, por qe akoma nuk ka mare pergjigje inteligjente. Te dy popujt tane kane vite qe jetojne me ligjet e socializmit totalitar me ngjyra nacionaliste. Dhe kane provuar ne kurriz doren e forte dhe kamzhikun e diktatorit absolut. Atehere nastradini pyet c’i dallon keta popuj, qe sic thoni ju jane shume te ngjashem me njeri tjetrin? Meqe ti nuk e thua ne shkrimin tend po ta thote nastradini i vertete, jo ai i shkrimit tuaj: Opozita Kryetar-Miku, opozita eshte ajo qe i dallon. Ne Libi opozita rrembeu armet per te perzene diktatorin socialist Gedafi, te veteshpallur kolonel. Ne Shqiperi opozita filloi te vajtoje si kukumjacke pylli kur diktatori komunist Sali Berisha i vodhi zgjedhjet ne mes te dites si magjyp. Ne syte e nderkombetare dhe te tere Botes. Kollona e peste e Saliut brenda Partise tende filloi diversionin per te hedhur ty kokeposhte, ndersa zera te tjere filluan te bejne allish-verishe me rushfetciun Ilir Meta. pati edhe nga ata qe shkuan me vrap deri ne Vjene per te gjetur pijanecin Fatos Nano per ta kthyer me kalin e bardhe ne fronin e Presidentit. Mases se ithtareve te opozites shqiptare i mbetet vetem te lexoje shkrimet e tua, por degjoje njehere nastradinin: Saliu nuk bie me shkrime ne gazetat shqiptare. Hidhu me nje vrap pele ne Libi dhe pyet opoziten atje si ja bene qe fituan me diktatorin e tmerrshem Gedafi.

  23. Doktor notari says:

    Edi sa per notin mos te vije inat se Saliu ta kalon megjithese kam degjuar qe para se te notoje ha grosh,fasule (ose pasull per tu kuptuar nga te gjithe) dhe dihet qe gazerat e krijuara te mbajne mbi ujin e detit. Pyetja eshte se dihet cfare ai ha per te notuar mbi ujin e detit por nuk dihet se cfare ai ha per te notuar ne ujrat e pushtetit.Nje gje eshte e sigurte se Saliu me ndihmen e p… Ka per te shkuar larg.

  24. Ina says:

    Perfundimisht, Edi mbetet nje nga penat me inteligjente dhe njohes i shkelqyer i shqipes. E adhuroj publicistiken e Edit e perfundimisht, jam e bindur qe eshte i vetmi vizionar tek i cili mund te besojme fatet tona dhe qe na mban me shprese se edhe ne, do dalim nga ky batak i ndyre qe na qelbi me pisllekun e po na merr shpirtin. Vetem Edi Rama eshte e vetmja shprese, e vetmja rruge shpetimi, e vetmja enderr qe mund te behet shpejt realitet….

  25. Brazili says:

    Jemi vend me njerez fenomenale.Isha ne nje tavoline dhe po diskutohej kjo puna e te dalmes Sales per Gedafin,dhe njeri ja keputi:Duhet te dilte patjeter se jemi vend anetare i NATO-s ha ha ha ha ha ha,dhe me te vertete qenkemi vend anetare i Natos ha ha ha ha.Jemi ee.

  26. LUAN says:

    Ne 97 ky popull mjeran e hoqi Kadafin shqiptar po njelloj ,por disa politikane te dobet si MEJDANI ,FINO ,MAJKO apo ndonje tjeter u treguan te dobet dhe na e lane peshqesh kete perbindesh qe po tmerron dhe sorrat me bemat dhe budallalleqet e tij. A nuk eshte 100% si KADAFI ?
    Kercenon si ai ,vret si ai , thote brockulla si ai ,idiot si ai , djali ,vajza si femijet e tij ,qeveritaret vemje servile si ata te rreshkurit e KADAFIT .Shkurt ky eshte vete KADAFI ,MUBARAKU dhe vete NERONI , diktatori trushkulur dhe mizor i romes te lashte . Do uroja te kishte fatin e tyre se boll po heq, pjesa e ndershme e ketij populli .

  27. Luan Kavaja says:

    kelyshet dhe bushtrat e nxuarre koke se (krymbat e nje kerme gomarice)

    Nga Mimoza Dervishi

    Unë nuk mendoj se Shqipërisë do ti vijë më një politikan si Edi Rama, që edhe me dëshpërimin e tij këto dy vitet e fundit, hyn tek njerëzit që kanë moral. Vetëm njerëzit me ndërgjegje shokohen nga krimi i votës, dëshpërohen kur vendi shkon teposhtë, mundohen të gjejnë forca të ringrihen. Të tjerët, ata që tejmbushin Shqipërinë sot, politikanët pa moral, pa ndërgjegje, batakcinj të dorës së parë nuk do kishin lënë ferrë e shkurre pa djegur për të ardhur në pushtet. Vendin do ta kishin kthyer përmbys, jo për hir të shqiptarëve, por për hir të një copë karrigeje.

    Personalisht nuk më vjen as të shkruaj, as të flas më, në një vend me ndërgjegje të kalbur qytetare, që shet të ardhmen e fëmijëve për një thes me miell. Shpesh përpiqem të hyj në këpucët e qytetarëve të varfër shqiptarë! Pyes veten: a do ta shisja votën për të ushqyer për dy ditë fëmijët dhe jo pak herë i kam justifikuar nën zë, me një dëshpërim të pakufi. Por cdo gjë e ka një kufi dhe zgjedhjet e fundit vendore i vunë vulën një dëshpërimi akoma më të madh, e ngaqë e dua vendin dhe rracën time, kam qenë e frikësuar ta pohoj me zë të lartë: E pra nuk na e ka fajin Berisha! Monstra është tërësisht pjellë shqiptare dhe asgjë nuk duket përbindëshe në një realitet shqiptar. Shqiptarët përfundimisht meritojnë kë kanë në krye. Ne jemi ajo lloj rrace që lejojmë një kafshë të na vjedhi e vrasi por nuk durojmë dot qimen tek Edi Rama, nuk pranojmë dot përshmbull mos ketë demokraci të brendshme në PS, jo sepse duam që diku të mbetet demokracia gjallë e se kjo do ti shërbejë vendit, por sepse vdesim të gjejmë dicka për të kritikuar një njeri që na duket ndryshe, që kërkon të na ndryshojë, që kërkon të na udhëheqë për të shkaar drejt ndryshimit. E pra Shqipëria nuk është gati as për Edi Ramën, as për të jetuar ndryshe. Shqipëria e meriton aty ku është, një vend ku fondacioni i besimit është thyer që nga koha e komunizmit dhe nuk është ngjitur ende sepse në krye vazhdon të jetë një komunist.

    Duke futur dhe veten në këtë histori e duke folur me “ne”, kërkoj ndjesën time se mos ndoshta nuk kam bërë aq sa duhet, por në përgjithësi ndërgjegjen e kam të larë, që kam qenë gjithmone në krahun e duhur dhe jo në atë të pseudoanalistëve, që kam suportuar në cdo hap Ramën ashtu sikur edhe sot me kënaqësi të madhe i kam lexuar dy editorialet e fundit, jo aq për vlerat e tij si publicist që janë të arrira megjithatë, por për ato që thotë midis rreshtave. Ka thënë atë që duhet ta thonim të gjithë ne, që nuk jemi përlyer me asnjë pushtet, që nuk i lëpihemi asnjë kryeministri dhe që mendojmë se të jesh në anën e opozitës është misioni më fisnik në botë. Ne duke mos thënë atë që ka thënë Edi Rama në dy shkrimet e fundit, e kemi detyruar ate vetë të na e thotë edhe njëherë se ku qëndron ai sot dhe cili është pozicioni i tij. Eshtë ai që ka qenë, i pandryshuar, absolutisht as edhe një grimë.

    Por thjesht dhe më hapur se kurrë, Rama po na tregon sesi shqiptarët dështuan të kuptojnë se kësaj radhe nuk ishte radha e Edi Ramës të ngrihej në revolucion për votën që ju vodh në 8 maj, ditën me diell për turp të njerëzimit. Ishte radha e shqiptarëve. Rama ishte dhe është në revolucion pikërisht për votën e vjedhur qysh prej dy vjetësh. Askush nuk e ka memorien aq të shkurtër, sa mos kujtojë sa shumë u kritikua dhe u përfol se kjo nuk na ishte betejë për votën e vjedhur. Sa shumë arsye dredharake dhe të pasinqerta ju vunë sipër betejës së tij, ku sigurisht mbizotëronte ajo më skandalozja, se kjo ishte një betejë thjesht personale. E pra vjedhja e votës, sic u tregua më 8 maj nuk ishte vjedhje ndaj Edi Ramës, ishte vjedhje ndaj shqiptarëve, ashtu sic është cdo lloj vjedhje vote, një dëm i madh, më kolosali që mund ti bësh një shoqërie. Por unë nuk mendoj se ajo vjedhje bastarde që u pa live në televizor ishte e vetmja tragjedi e këtyre zgjedhjeve. Ka dicka më të madhe dhe tragjike që shkon përtej Tiranës, përtej vjedhjes së momentit që i vë vulën të gjithave:

    Qoftë dhe një vote e hedhur për Ilir Metën do përbënte një turp historik, nga ato që njollosin gjithë shoqërinë, gjithë sistemin dhe që përdhosin keqas të ardhmen e atij vendi. Harrojini aleancat e turpshme të Metës me Berishen, harrojeni korrupsionin nën zë për gjithë aferat e tij, që nga koha e të qenit kryeministër, më pas me LSI e së fundmi ne qeverinë e banditëve. Por kur shqiptarëve u tregohet me zë e figurë se si i bën paratë ky njeri, në kurriz të kujt i bën dhe sa është fitimi në 7 sekonda, një mendje edhe nën nivelin mesatar ta thotë se ky njeri ka ikur me turp njëherë e përgjithmonë nga politika shqiptare. Dhe sigurisht më optimistët do donin ta shihnin pas qelisë. Por harrojeni këtë ëndërr. Populli, në një shtet kusarësh, pa drejtësi e pa ligje, s’ka shumë në dorë, përvecse një gjëje krejt të cmuar: VOTES. Po kur kjo votë i jepet sërish hajdutit duke i thënë se ti je politikani që na duhesh, të lutem na vidh se kështu ndjehemi të lumtur dhe pastaj po protestuam edhe na vrit, se kështu na shijon më shumë… e pra mos prisni Edi Ramën të vijë tju shpëtojë barkun e tharë për bukë dhe shpirtin e katranosur pa moral. Ilir Meta është bash i duhuri. Madje po të më dëgjoni mua, vihuni në radhë cdo ditë dhe shkoni puthini dorën si Don Corleones….As që dua tja di për arsyet e atyre që shitën votën tek Ilir Meta, në djall vafshi të gjithe ju që e votuat dhe qe sot na bëni me turp të quhemi shqiptarë!

    Ashtu sikur nuk i gjej shpjegim per ata që votuan Lulzim Bashën! Nuk kishte asnjë arsye që diferenca mes Ramës dhe tij të ishte me dhjetë vota. Duke votuar një hajdut ”par excellence”, një vemje që urdhërëoi të qëllohej mbi katër shqiptarë të pafajshëm, keni votuar bash fundin tuaj. Gjaku i atyre vitkimave në mos ju ka zënë, do tju zërë shumë shpejt kokë e këmbë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për mijëra të transportuar si bagëti nga zonat e thella, bagëtitë, bagëti do mbeten, pa ndërgjegje, pa vetëdije, pa moral. Thjesht hidhi për të ngrënë dhe janë në rregull. E kam fjalën për tiranasit, sado pak qofshin që me vetëdije hodhën votën për një palaco që qesh.

    E kam fjalën dhe për ata të tjerët, që ishin padiskutim shumica që hodhën votën me ndërgjegje dhe besim për Edi Ramën dhe PS-në. Edhe ashtu sic doli rezultati, i zgjedhuri juaj ishte fitues. Vjedhja më pas u përcoll me shqyerje sysh ma do mendja, dëshpërim të frikshëm por… pa revoltë. Sepse në fund të fundit nuk ishte 1997-a, dhe Berisha thjesht votën po ju vidhte kësaj radhe, jo paratë si ato kohë. Të paktën kështu ju duket në aparencë. Ja ky lloj populli jemi ne, që vetëm po të na fusësh dorën direkt në xhep e të na marrësh 5 lekë, ngrihemi të vrasim, madje vrasim dhe vëllain dhe xhaxhain dhe nipin po të na rrëmbejë qofte dhe vijën e ujit, por kurrësesi vjedhja e votës nuk na duket vjedhje. Duke kujtuar ’97-ën dhe mësimin gjigant se një diktator si Berisha nuk përmbyset ndryshe, vecse me revolucion, shoh sot që revokohen këto kohë dhe të quajturit “radikalë” kërkojnë revolucion. Bëjeni revolucionin po ja u mbajti! Edi Rama ka dy vjet që e ka nisur revolucionin e tij, i shumëkritikuar edhe për tubimet krejtësisht paqësore edhe për ato pak më agresive, edhe për grevën e rrallë të urisë me deputetë e qytetarë, edhe për mos bërjen pak me Ilir Metën, i kritikuar për luftën me të gjithë. Po kush jane të gjithët? Jane thjesht një tufë bashibozukësh që vetëm kanë përfituar nga pushteti duke filluar mu aty brenda partisë që Rama drejton. Një parti që Fatos Nano e ktheu në një qebabtore pijanecesh e hajdutesh, ndaj s’ka fare vend për drithërima pse Rama përjashton të vjetrit kur në fakt ata vetëpërjashtohen sa herë Berish u premton kocka. E kjo nuk ka lidhje me demokracinë e brendshme, por si gjithmonë koncepti shqiptaresk është me kokë poshtë.

    Dhe së fundmi dëshpërimi im personal vjen se njerëz si unë jemi etiketuar ekstremisht pro Edi Ramës, dhe kurrë ekstremisht pro votës së lirë. Me kënaqësi e pranoj dhe të parën, por mendoj se anoj më shumë nga e dyta dhe sido ta kishte pasur emrin Edi Rama, do kisha pasur të njejtin qëndrim. E pra unë “ekstremistja”, sot nuk jam me “radikalët”, po jam seëish me Edi Ramën dhe e lexoj me endje mënyrën si ka vendosur ti flasë publikut para se të vijë shtatori. Më pëlqen jashte mase që grevën e minatorëve të Bulqizës e përcolli ashtu sic e përcolli, me një shkrim…Cfarë prisnit ju, të shkonte në Bulqizëe dhe të sakrifkohej në një cadër ngjitur në grevën e tij të urisë. A nuk do tju dukej Deja Vu… dhe do fillonit ta tallnit pse ka hyrë të vdesi aty brenda. Si i bëhet hallit të votava të bulqizakëve, dini gjë për kë i dhanë? Ku shkoi lufta dy vjecare e Ramës për ti bindur mos tja japin votën një gjakpirësi?

    Dhe për mbyllje: une e dua tmerrësisht shumë Shqipërinë dhe s’paska dhimbje më të madhe se ta shohësh keq, përsëri e përsëri. Por këto kohë kam gjetur një lloj prehje me vehten tek menyra sesi funskionon media dhe politika në Amerikë. Po e shijoj plotësisht sesi politikave të ngathëta të Obamës po i bien dhe analistët më të flaktë që ka pasur dikur me vete. Nuk po e bëjnë për tu dukur të paanshëm, as që e vrasin mendjen fare se si do duken, ata shkruajnë dhe thonë pikërisht atë që ndjejnë se është e drejtë. Dukja është fenomen mesjetar, thellësisht shqiptar. Analistët e këtushëm kur ishte fjala për të hequr republikanët nga pushteti, u bën njesh dhe nuk deshën tja dinin as për opinionin e masës, as për uljen e lexuesve apo shikuesve. Ata mendonin se ishte principale të zgjidhnin një njeri si Obama dhe e bënë.

    Kurse sot në Shqipëri, edhe ato pak kokrra të mbetura, që kritikojnë pushtetin, bëjnë si bëjnë e kritikojnë edhe Ramën, thjesht se duhet të duken të paanshëm, se mbizoteëron fryma që po të mbrosh njerin krah (që cuditërisht është ai opozitar), dukesh ekstremist. Ose ndoshta e bëjnë se si bien dot murit me kokë, por nuk është gjëja e duhur gjithësesi. Dhe meqë ka shumë që vdesin nëpër shkrime ti japin mend Edi Ramës sesi të veprojë, ndonjëhere duhet të pranojnë dhe të anasjelltën, që lideri i opozitëes tu tregojë atyre si duhet të veprojnë. Shkrimet e fundit të Ramës e kanë dhe këtë cilësi. Revolucini bëhet përmes medias, dhe këtë nuk pritëm ta mesojmë nga bota arabe e këtij viti, por në shqiptaret e kemi praktikuar vetë dikur në 1997-ën. Kur mediat ishin në krahun e duhur, ne kohen e duhur. E pra sot baltovinës së moralit shqiptar, i eshte bashkangjitur tërësisht dhe media medikore, e paaftë, pisanjose shqiptare. Që hesht per gjakun për e shqiptarëve në bulevard, por ama ka cipë e faqe të kritikojë corapet e kuqe të Edi Rames.

    Dhe kjo nuk është thjesht një metaforë, është thelbi i të tërës: për shqiptarët, një hajdut dhe një vrasës mund të qeverisë, por jo ama një njeri me ndërgjegje, moral dhe vizion, që trishtohet njësoj si unë e si ti për vjedhjen e votës. Sepse ky i fundit bën dhe gabime mikroskopike në rrugën e tij të tejmbushur me gjemba halabakësh, të etur për pushtet brenda dhe jashte partisë që drejton. Por e kemi më të lehtë për ta sharë, sepse nuk na vret.

    1. fule says:

      Te falenderoj sinqerisht qe na e sollet kete shkrim te mrekullueshem te Mimoza Dervishit.
      Gjithcka qe thote eshte shume e drejte.

    2. toscana says:

      -Per Z. MIMOZA DERVISHI
      -Sa inkurajus e sa i embel deshperimi dhe protesta juaj.Kushdo qe ne ndergjegjen dhe mentalitetin e tij ka konceptet per nje demokraci te vertet keshtu deshperohet.Edhe un jam nje nga ata qe EDI RAMEN e shikoj si shprese per vendin,si politikanin me te moralshem,puntor dhe me nje vizion thellesisht demokratik.
      -Ku gjen politikan ne Shqiperi qe te pranoi gabimet si EDI RAMA,per rastin e neneve te kushtetutes e quajti ate nje gabim,e pranoi dhe i vendosur kerkon ndryshimin e tyre,e sot alabaket brenda tij e ca gazetar frikanjos qe bejne tre kritika per Berishen dhe dy per Edin thone se Edi i kerkoi keto ndryshime dhe nuk thon asgje per ngjarjet e 97 nga Berisha qe nuk i ka kerkuar falje as sot popullit
      -Ju me siguri keni njohje personale me EDI RAMEN dhe e njifni mjaft mire vizionin e tij politik por nuk eshte shume e nevojshme njohja personale ai eshte i embel kur flet i qart ne ide i vendosur ne veprime ,shikoni tiranen si e gjeti dhe si e trasformoi ky eshte EDI RAMA
      Ju uroj gjith te mirat MIMOSA-

  28. Kur Shqiptaret do ta largojne Berishen? says:

    Edi Rama e ka shkund Brishen me kete shkrim, por kerkojme me shume nga opozita, pra duam largimin e Berishes. Berisha nuk largohet me artikuj, por me protesta te fuqishme pa arm pushim.

  29. skela says:

    Kjo pene nuk eshte hera e pare qe e shkund Saliun .
    Saliu do shkundur e do vene perpara , po kesaj here gjykimi eshte i pa shmangshem , ne te kundert mos te shpresojme se fara e Saliut do te zhduket .

    Perpara shqipetare me Shqiperi pa Sali .
    Tani eshte rradha e Saliut .
    Poshte Saliu .

  30. A.Asllani says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

    7 Prille 1939

  31. Vicidol Tropoja says:

    Faleminderit Edi Kristaq Rama!
    Edhe pse vertet jam prej Vucidoli (origjina e larget), me keto te keqia qe ka bere Berisha dhe familja e tij, nuk gezon respectin tim dhe te familjes time. Vertet ai eshte me i keq se Gadafi.
    Shikoni se sa varre ka hapur ne Tropoje!
    Mijera kosovareve nuk ju dihen varret; rregjimi i Milloshit (me naften e Saliut), i zhduku perjetesisht!
    10 femije la jetime poshte dritares se zyres: O zot ku je? Leri jetime edhe niperit e Saliut, Nanos, Metes, Bashes dhe kujtedo qe luan me ndjenjat dhe gjakun e ketij populli te gjore!
    Ketu ku une jetoj (Canada), nje figure te tille do t’a kishin zhdukur familjarisht per poshtersite qe ka bere.

  32. shota says:

    Te heqesh Saliun nuk mjafton qe Shqiperia te futet ne shina. Te gjithe shqiptaret duhet te perbetohen se do bejne SHTET PER TE GJITHE DHE TE MBROJTUR KURDOHERE NGA TE GJITHE.
    Problemi eshte se shqiptaret ne Shqiperi nuk e dine se cdo te thote shtet ligjor ku funksionon demokracia prandaj jane aq apatik ne reagimin e tyre ndaj qeverisjeve abuzive. Te gjithe ne qe shkruajme dhe denojme me force qeverisjen kriminale te Saliut jemi emigrante qe jetojme neper vende ku demokracia funksionon vertet. Ne, perfshire ketu edhe Edi Ramen qe ka jetuar ne emigracion, i dime mire te mirat e nje shteti me institucione qe funksionojne vertet dhe denojme me force te keqen Sali sa mundemi ne komentet tona sepse i duam te njejten te ardhme edhe Shqiperise sone.

  33. Incest Vucidoli says:

    Coni djema shaloni atin…zvarre kokrren e malokut …bashke me kopilet e tij distrofik….ska vend ne shqiperi diktatura anadollake e kodoshit te Vucidolit…fillo nga puna Edi….ne krye te protestave qe te kthehen ne revolta..vetem keshtu mund te pastrohet shqiperia nga gjaky i ndyre

  34. enh says:

    une nuk dua te komentoj as per salen dhe as per tjetrin por do bie disa fjale nga profeti(saikik per disa),nostrradamosi:para dhe pak me pas shtatorit te njembedhjete zogjte do fluturojne te lire dhe do degjohen zera,pas saj azgje zdo ngelet,jo me zogj te ralle,cdo gje eshte shkateruar ose ne anglisht,befor end after that you gone here some voices,but after that everithing vanish,no more rear birds,evrithing vanish,,mund te komentoni keto vargje

  35. Luan Kolonja says:

    Frazeoogji boshe, retorike absurde, mendjemadhesi e arrogance e pa skrupullt nga ana e liderit te opozites.
    Me ngjan ky shkrim me nje perpjekje hakmarrese feminore ma le, ta lash.
    Subjekti i shkrimit shume i varfer, pa mendim.
    Sipas Rames, qenka problem shume i rendesishem dhe gafe politike e kryeministrit qe paska pershendetur renien e Kadafit para se ta bejne te medhejte. Dhe se ai, Rama do ta bente pas te medhejve etj.dhe ndryshe. Akoma Z. Rama vazshdon te perjetoje endren e tij sikur ai duhet te ishte kryeministri dhe ze Saliu ndodhet aksidentalisht aty pasi i’a vodhi votat.
    Populli ka nje fabul qe e dine te gjithe, ate te gomarit qe po e shqyente ujku dhe ai i gjore mendonte sikur te ishte ne ender.
    Ne vend qe te kepusni mbrockulla te tilla, do te ishte mire qe ju Z.Rama te filloni punen full time, me kongresin e partise, zgjedhjet e reja te kryesise dhe fillimin e sezonit parlamentar. Sigurisht para ketyre dhe krahas, duhet te filloni bashkepunimin per kodin e ri Elektoral
    Keto nuk jane detyra qe une po ju caktoj, por mendoj se eshte momenti qe te reflektoni per humbjen dhe te filloni te fitoni ca teren, pasi jeni komplet te shkaterrur, coroditur dhe te percare. Per me teper edhe fanatiket po humbasin shpresen te ju.

  36. Malo says:

    Jam dakortt me shkrimin e Per_Mimozen. Kjo eshte e verteta.

  37. vlora 1 says:

    Ore popull dembel kodosh.Po gjykoni ne halete tuaja me ndonje gote vere para eeee?
    E di qe ne Shqipetaret jemi kritike te forte por jo kaq shume.Beni more nje te mijten e atyre qe ka bere Rama per kete vend ,beni more detyrat tuaja per demokracine pastaj llapni.Nuk e ka fajin Rama ore fiksojeni kete por e kemi fajin vete se nuk e kuptojme cfare eshte Demokracia.
    Cfare prisni ju qe te na i servire Rama Demokracine ?Jo ore kodosher jo!Levizeni njecik bythen nga pc dhe mos levizni nga sheshet nate e dite apo ju mer malli per te komentuar ne pc dhe me vrap ne shtepi.
    Te lumte Edi Rama je qytetari i Pare Shqipetar por mbrapa ke shume njerez qe nuk e kuptojne cfare do te thote te jesh QYTETAR

  38. sala says:

    me vjen keq per ramen qe sot drejton partine social komuniste i propozoj te hy ne pd

  39. Mustafa says:

    Pas qetesis,ka dhe furtune. Pas termetit ndonje Cunam. Berishen si miun mbrenda ka me e zane.Jo me 97, ane e kan,por REVOLTE vetem ne TIRANE.Per te hequr qafe;-SALI -GADAFIN tone.

  40. 27 per pak vjecarja. says:

    Me ka bere pershtypje nje artikull ng Rexhep Qosja i cili per mendimin tim eshte nder te vetmit qe e shpreh ate qe mendon pa asnje lloj devijimi. E theksoj: Pa ASNJE deviim. Prandaj po i referohem atij i cili ka formuluar keshtu dhe mendimet e mia:
    Se pari: Berisha ka kaluar cdo lloj caku e limiti, si ka ngel me asnje skrupul dhe njerezit jane ngopur e sterngopur me te.
    Se dyti: Edi Rama ka shume prej karakteristikave te nje lideri te vertete, si oratorine e inteligjencen etj PoR perseri i mungon dicka e cila e ben te ndodhet ketu ku ndodhet.
    Se treti: Fuqive te medha u leverdis te kene Lidera te fuqishem. Jo institucione te fuqishme, funksionale e te pavarura sepse ashtu shteti do funksiononte vete dhe nuk kishte rendesi kaq te madhe kush hipte e kush zbriste.

    Se fundmi opinioni im mbi keto pika: Berisha ka gjet menyren si te PUSH-e jo te PULL kete popull. Pra ka gjet menyren si te na terheqe zvarre e jo te na udheheqe… Dhe duke na mbajt ne skamje e propagande arrin te binde gjithe fshatrat qe skane uje e drita e rruge e asgje por 2TV kombetare ku degjohet ai i kane. E qe skane asnje qindarke te ardhura po u marrin nga 20000 etj per familje gjasme per te bere 1km rruge lokale qe pastaj e shtojne ne listen e gjate te pseudoarritjeve te tyre. E cila prishet, e ujesjellesi spunon, as policia, as sherbimi shendetesor e vdesin nga hicmosgjeja si kafshe. Ne meshire te fatiti. Ne Shekullin e ”INTURNETIT”!
    Normale qe do votojne ate qe ju sjell kete thes me miell…
    Tjetra ane: zoti Edi Rama ka qene dhe shpresa ime per ndryshim per ca kohe. Por qe me beri te humbas besimin nga despotizmi i tij qe nga larg eshte tregues i nje diktatori tjeter pretendent per titull.
    Nuk jam e informuar saktesisht se cila ishte rruga e ngritjes dhe renies se zotit Rama por dua ti them vetem nje gje: Pjesa me mend e shqiptareve dhe ata qe kane pak informacion perseri shpresojne te ju, pavaresisht te gjithave… Dhe nese eshte e vertete qe ju e keni dhe e ndjeni ate qe duhet te ndjeje nje lider pra deshiren per te sjelle nje ndryshim te vertete atehere do e gjeni menyren per ta realizuar kete.
    Gjithmone nese morali juaj politik eshte i paperlyer dhe nuk ju kane kapur ethet e pushtetit. Lavdine e madheshtine do i keni dhe do tju shumefishohen nga urimet e zemrat e hapura te milona njerezve kur hap pas hapi do ju ndryshoni jeten. Nuk do i keni ne kesh ne x moment te caktuar dhe te shumepritur.
    Prandaj mos jeni diktatori nr Y i ketij vendi. Studiojeni mire strategjine e degjojini te gjithe& Absolutisht te gjithe, qe nga te afermit e miqte e deri ne armiqte e betuar sepse atehere do arrini te dalloni njeren nga tjetra. Nese mendoni qe ju jeni i perzgjedhuri e skeni nevoje per njeri e keni shume gabim! Se po i humbisni dhe ata dy qe ju ndjekin e po shuani shpresat e fundit te atyre qe jane duke shpresuar pa vetedije…
    Rigjeni veten e riprganizohuni e do e gjeni nje menyre, bojkoti e dhuna nuk jane menyrat e duhura. As keshillat e pseudomiqve nderkombetare. Nese je vertet nje udheheqes do e gjesh menyren per popullin tend. As per pushtetin, pasurine e famen. Per veten tende. E per shqiptaret. Nese kjo tingellon shume idealiste atehere me vjen keq…. Do vazhdoni te jeni marionetat e botes. Ju e gjithe aspirantet e tjere qe kane vetem vetevleresime boshe per veten te fryre e nga specialiste te jashtem per te realizuar planet e tyre. Pike.

  41. Dule Bisha says:

    Ed Rama, populli po shpreson qe te kete nje vjeshte Shqipetare… ne te kundert thjesht po grin sallat.

  42. Viking says:

    O Edi Rama, Gadafin u pushtua se nuk lejonte qe naften t’ja merte perendimi, kurse tek ne ska pse te ndodhe nje gje e tille, Sala jua dhuron pasurine tone!

  43. luciano Amsterdam says:

    Eshte koha ..fashistave…gjakpiresave..mire populli shqiptar..me ke ka te beje,me nje bishe si Sali Rame Berisha. Cohuuuu o popull cohuuu …ti varim keto politakane si Sali-Lul..e shume te tjere ne mes te tiranes,se keshtu e meritojne..keto shkershata te serbit dhe te grekut …..?!!!

  44. zeni says:

    Fundi i ketij KLANI me Sali RAME FRANGAJN do te jete me i keq se fundi i Mubarakut e Kadafit!Nuk do te gezoje njeri pasurine e vene nga gjaku i ketij populli te vuajtur dhe te sakatuar.TV KLANI do te behet televizioni shteteror i popullit se eshte djersa e tij,dhe jo e atij klyshi qe Saliu e futi ne burg dhe tashi si qen i zgjebosur po ndjek Saline kur i hedh ndonje kocke te palare .Ai eshte me frikacaku qe njohim.Ai ka baba Salistanin dhe perendi parane,ndersa nderin e familjes ja ka shitur Fevziut e Zenit si edhe atij te kutise se fundit qe e rreh e shoqja tre here ne dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje