Cilës medie dhe politike i ka besuar SHBA në Tiranë?

29 Gusht 2011, 22:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një aspekt i pakomentuar i Wikileaks shqiptar, është dhe referimi i diplomatëve amerikanë për faktet e korrupsionit qeveritar në Shqipëri. Në gjithë kabllogramet e publikuara deri tani, shihet qartë se diplomatët amerikanë në Tiranë u janë referuar thuajse vetëm artikujve apo emisioneve investigativ mbi korrupsionin në Shqipëri dhe i kanë bërë pjesë të raporteve të tyre. Media proqeveritare dhe media konformiste e bizneseve shqiptare nuk ka vend në asnjë nga raportet e diplomatëve, duke dëshmuar në mënyrë indirekte mungesën reale të rëndësisë së kësaj medie propogandistike në Shqipëri.

Kështu, unë ndihem mirë si gazetar, kur shikoj se të githa çështjet korruptive, që kanë autorësinë time, të gazetës apo emisionit tim, janë pjesë e raporteve të diplomatëve amerikanë.

E tillë është çështja e privatizimit të ARMO-s, çështja e celularit të katërt, çështja e Fazlliçit, çështja e tunelit në Kalimash dhe probleme të tjera të korrupsionit në vend.

Është interesant fakti se si diplomatët amerikanë kanë ndjekur përpjekjet e Genc Rulit për të futur kompinë ruse Likoil përmes INA-s kroate dhe një kompanie hungareze, apo si e kanë parë me vëmendje çështjen korruptive të Tunelit në Kalimash dhe spekulimet e kryeministrit për to. Për këto çështje, në të vërtetë ne kemi paguar një taksë shumë të rëndë.

Për këtë çështje jemi gjobitur, na janë mbyllur emisioni dhe gazeta, jemi dhunuar fizikisht dhe jemi vënë në shënjestër të mafies së inkurajuar nga qeveria. Fakti që diplomatët amerikanë i kanë referenca këto arritje të gazetarisë investigative në Shqipëri, na bën të ndjehemi mire, pasi së paku kemi arritur të ndikojmë në kancelaritë prëndimore, për të mos kaluar në heshtje abuzime të tilla.

Nga ana tjetër, është interesant fakti se si media qeveritare, jo vetëm që nuk ka mundur të depërtojë në këto qendrime, por as guxon t’i ribotojë këto kabllograme, edhe pasi ato janë bërë publike. Ky është kaneri real i lirisë së medies në Shqipëri, të cilin kemi rast ta testojmë me daljen në dritë të kësaj korrenspodence të diplomatëve amerikanë me Departamentin e Shtetit rreth zhvillimeve në Shqipëri.

Qendrimi që ka mbajtur shtypi shqiptar ndaj çështjeve të korrupsionit në vend, ngjan si dy pika uji me qëndrimet që mban i njëjti shtyp ndaj publikimit të këtyre kabllogrameve. Ata që nuk kanë guxuar të zënë në gojë skandalet kur kanë ndodhur, nuk guxojnë t’i zënë as tani, kur ato përshkruhen si skandale prej diplomatëve amerikanë.

Asnjë gazetë e qeverisë, nuk ka botuar kabllograme, dhe asnjë prej tyre  nuk guxon as të flasë rreth tyre. Ky qëndrim e bën më të lehtë për diplomatët amerikanë, pro dhe këdo tjetër, identifikimin e problemit të lirisë së shtypit në Shqipëri.

Ne mund të flasim për media klienteliste apo të njëanshme, por panorama e sotme në fakt flet për një medie të vdekur nga kthetrat e mafias. Biles, më të theksuar këtë panoramë e bëjnë ata që në gjuhën popullore quhen ‘lolot” e oborrit, ata gazetarë që paguhen nga këto media të korruptuara, por që për të krijuar idenë e plurlazimit, kanë leje nga “Mbreti”, të jenë gaztorët e pallatit duke e kritikuar dhe vënë në lojë “Mbretin”, pa i prishur punë.

Fjala vjen, disa prej tyre kanë të drejtë të thonë që përveç Ramës, që duhet të iki nga politika, edhe Berisha ka disa të meta, të cilat duhet t’i rregulojë dhe kjo u llogaritet për pavarësi dhe paanësi prej botuesve të tyre.

Lubonja fjala vjen, ka leje të flasë për një sistem mafioz në tërësi, pa emra, për ndërtues mafiozë në tërësi, pa emra, për mafiozë të Ramës dhe Berishës në tërësi, pa emra, dhe të quhet se e ka kritikuar dhe Berishën.

Por, ai nuk guxon të thotë që Aleksandër Frangaj është mafioz, pasi bashkë me Zamir Manaj, kanë ndërtuar një pallat me 13 kate, ku 5 kate janë pa leje dhe Lulzim Bashë nuk ja mban jo t’ia prishë, por as ta përmendë. Nuk ja mban të hetojë procesin e devijimit të rrugës Tiranë-Elbasan, për të kaluar pranë hipermarketit të Zamirit dhe Sandrit, që është një kapje shteti perfekte. Nuk guxon të flasë për përfshirje të atyre që e paguajnë për emërime nepotike në pushtet, perms të cilave nxjerrin dhe paratë e pista që paguajnë Fatos Lubonjën.

Këta lolo oborri, që kanë leje të kritikojnë për ndonjë pusetë të hapur në rrugë, apo për zhurma të larta të diskove, por jo për ndërtuesin e korruptuar të rrugës dhe pronarin e diskos, janë në të vërtetë fatkeqësia më e madhe e medies shqiptare dhe aleatët më të mëdhenj të mafias në vend, pasi përveçse janë të parrezikshëm për këtë mafie, janë dhe ilustrues të idesë se mafia jonë është tolerante dhe e mirëkupton lirinë e shtypit.

Statistika më e hidhur që del nga leximi i kësaj korrenspodence, është fakti që qeveria amerikane, nuk ka miratuar politikën e qeverisë shqiptare, nuk ka besuar medien proqeveritare dhe nuk ka ndonjë rezervë për politikat e opozitës në vend.

Ndryshe nga Lubonja dhe lolot e tjerë të oborrit, nuk kemi një panoramë vrastare, të tipit nuk bën “as ky, as ai’, por kemi një qendrim të qartë kundër politikave të qeverisë “Berisha”, kundër aferave korruptive të tij dhe kundër atyre që duan t’i mbyllin gojën medies kritike.

 

35 komente në “Cilës medie dhe politike i ka besuar SHBA në Tiranë?”

  1. rokoko says:

    mire e ke ti zoti Baze, por kete vend e ka marre lumi.
    mediat jane ne teresi te kapura.
    ngado ne shqiperi situata eshte kritike persa i perket lirive te shtypit dhe situates se gazetareve.
    gazetart neper rrethe vuajne per buken e gojes dhe tallen nga shefat e redaksive te tiranes, duke ju kerkuar vetem lajme me porosi te tyre qe jua dergojne ne telefon kryetar bashkish, deputet apo lidhje te tjera.
    analistet e tiranes jane bere me te keqinj dhe me antipatik ne popull sesa vet politikanet qe i paguajne per te bere politiken e tyre.
    eshte histori e gjate por une e thashe me pak rreshta.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      A do te kene dokumentat e Wikileaks te njejtin ekekt qe paten ne permysjen e Regjimeve Diktatoriale si ne Egjypt,Tunizi dhe se fundi ne Libi??????A do te kemi Vjeshten e Arte shqiptare??????????Pergjigjen na e dha Edi Rama ne analizen e tij te fundit ku shkruante se”Sali Berisha nuk eshte si Gadafi,por se Shqiperia eshte me afer Libise se Europes”………..!!!!!!!!!!! Pra as Mish as Peshk.Cfare roli kane keto kabllograme qe i jane derguar Departamentit amerikan???Perse jane derguar ose vazhdojne te dergohen???Thone se gati 100 % e ketyre informacioneve jane te marra nga shtypi i pavarur opozitar,por nuk duhet te harrojme se Ambasada amerikane ka dhe informantet e saj ne Shqiperi ashtu sic i ka dhe ne Gjermani,ku nje politikan i Partise Liberale dha dorheqjen sepse u zbulua si dhenes sekretesh.Pra ne qofte se do ta quanim Ambasadorin Amerikan nje” Doktor te DEMOKRACISE” dhe te interesave amerikane ne vendin tone,atehere ai ka derguar kabllograme per simptomat qe shfaq pacienti Shqiperi,duke pritur rekomandimet se me cfare ileacesh duhen trajtuar keto shenja semundjeje,ndoshta per te parandaluar perhapjen e saj.Por ajo qe me te vertet ka ndodhur eshte se VIRUSI(SALI BERISHA) eshte teper i rrezikshem se HACCP-ja, dinak,finok,kameleon shum ngjyresh dhe keshtu behet e veshtire per ta mbajtur nen kontrroll.Nga ana tjeter VAKSINA (EDI RAMA) nuk ben efekt se virusi eshte teper aktiv dhe ndryshon cdo sekond.Pra me pak fjale kemi nje Status Quo qe nuk e dime se sa do te zgjasi.Por ajo qe dihet shum mire nga ana e Amerikanve eshte se Edi Rama si VAKSINE eshte JASHTE PERDORIMI,dhe kete nuk duhet te keni frike qe ta thoni i NDERUAR Zoti Mero Baze.Shqiperia nuk ka perse te mbahet peng ne mes Berishes dhe Rames.Ju e dini shum mire fuqine e MEDIAS,prandaj te pa-aftit duhet me i thane i PA-AFT.Shqiperia ka nevoje te ndryshoje,kete na e bejne te qarte dhe KABLLOGRAMET e Ambasadortit te madh John Withers,qe per mua e ka treguar veten si DIPLOMAT i ndershem dhe i kompetent.Ajo qe duhet te bejme eshte ti tregojme popullit se Berisha me politiken e tij nuk mbeshtetet as nga Europa as nga USA.

  2. EcAty says:

    Mero ti vazho te besh punen tende.Pavaresisht ne te vleresojne diplomatet e huaj apo jo. Kaq sa ke ne dore beje. Qendro ku je.Kritik ndaj padrejtesive te pushtetit i cfaredo ngjyre qofte. Ke meritat e tua e une personalisht te them faleminderit per guximin qe tregon.Nuk eshte e lehte te vihesh perballe mafjes me brutale te Ballkanit.

  3. njeri says:

    Media proqeveritare permendet ne wikileaks per rastin e sulmit ndaj Ina Rames; aty shtrohet qarte qe sulmi ndaj Ina Rames nga ‘klani’ dhe ‘koha jone’ nuk eshte i rastesishem e as shprehje e lirise mediatike, por eshte i komanduar nga maxhoranca e cila dhe here te tjera (sipas kabllogramit), i paraprin sulmeve te veta politike me anen e kronikave ne ‘klan’ e ‘koha jone’.
    Keshtu keto media paraqiten si media te komanduara nga qeveria, qe perdoren per te shpifur sipas orekseve qeveritare.
    Eshte e vertete, ne kabllograme konfirmohen te tera skandalet e ngritura nga tema apo opozita. Ambasada shprehet mjaft qarte per informacionin e sigurt qe ka si per shkeljet e kalimashit, per celularin te katert, per pastrimin e pasigurt te gerdecit, korrupsionin e ministrave, nepotizmin e klanit te ri ne pd, perpjekjet per te mbyllur hetimet permes sulmeve mediatike e lustracionit, dhe projektet halucinante energjitike apo per ullinj te qeverise. Kjo eshte prove e pakundershtueshme qe i jep te drejte atyre qe ngriten zerin per keto skandale, ve para pergjegjesise organet qe s’veprojne, dhe tregon hipokrizine apo kapjen e atyre qe mbajne qendrime te buta ndaj nje qeverie te futur thelle ne skandale.

  4. albani says:

    Jam kurioz te di se cfare shkruan Z. Arvi-zi per Departamentin e Shtetit lidhur me ngjarjet e fundit ne Shqiperi, sidomos me ate te 21 janarit, 2010, me vjedhjene votave me 8 maj, 2011, etj., pervec procesit gjyqesor te Gerdecit, te Ilir Met Hajdutit, shitjes se Shqiperise nga Ahmet Berishe Zogu, etj. Ajo qe me shkon ne mendje eshte se per Z. Berishe dhe per politiken e tij antishqiptare thuhen fjalet me me te mira, duke e ngritur ne nivelin e nje “burri shteti” te vertete, se vrasjet e protestuesve me 21 janar, qe nje manifestim i shkelqyer i shtetit ligjor te diktatures se Sali Berishes, dhe nje shembull i shkelqyer i zbatimit te udhezimeve amerikane nga Sali Berisha per protesten e 21 janarit; se votimet qene te shkelqyera dhe se sali Berisha dhe Lul Basdha jane burra shteti te vertete tek te cilet, ketej e tutje, amerika duhet te mbeshtetet fort per te realizuar strategjine e vet ne Ballkan, etj., etj.

  5. alban says:

    Me keto kabllograme mund te besh dallimin e politikes dhe qendrimit prej diplomati te vertete te Z. Widhers dhe ketij “diplomati” te tipit Rajerson te tanishem. ja si thote: “Nuk kemi komente lidhur me informacionet e botuara nga WikiLeaks. Kabllogramet e botuara, jane te demshme”. Ja keshtu tha Z. Ambasador, qe do te thote se nuk i vjen zeri, themi ne ne Shqiperi, se po te ishte se keto kabllograme do t’i sherbenin “mikut” dhe bashkepunetorit te tij te ngushte, pra Z. Berisha, do t’i komentonte me ze te larte, madje ne te gjitha mediat shqiptare dhe ne fund fare tek Zeri i Amerikes, Zeri i Sali Berishes. Por, te pakten, pavarsisht se Z. Ambasador nuk ka komente, populli shqiptar tashme e di te verteten, di te cmoje miqesine e vertete te SHBA, nga qendrimi servil, lajkatar, dhe i korruptuar i ketij te sotmit. Fshati qe duket nuk do kallauz, i thoni Z. Ambasador. Populli shqiptar eshte ne gjendje te dalloje qendrimin prej miku dhe miredashes, nga qendrimi hipokrit, i kujtdo ambasador ne Shqiperi.

    1. ZQK says:

      Alban,
      Pergjigjja e Ambasadorit nuk eshte personale. Ajo eshte e bazuar ne qendrimin e shtetit amerikan ndaj kesaj rrjedhje informacioni sekret. Te vetmet referime per kete rrjedhje do beheshin nese ndokush (perfshi shqiptaret/Shqiperine) do ishte fyer nga komentet. Ne kete rast Ambasadori do kerkonte te falur. Ne te gjitha rastet e tjera qendrimi zyrtar eshte injorimi. Ekzakt qendrimi i Ambasadorit! Meqe Ambasadori nuk i kerkoi falje Berishes apo ndonje prej kabinetit te tij, per komentet e Ambasades, tregon se Ambasadori nuk eshte dhe as i “keq” sa e pershkruani ju.

  6. toke nasari says:

    po dhe arviziu i koruptum eshte qe kur beri sal tycin burre shteti,popull mos degjoni plehrat dhe mafjozet

  7. shqiponja says:

    Kush ka dy pare mend as nuk i hedh syte shtypit apo medias ne sherbim te rregjimit.
    Mero, ti ke zgjedhur rruge te veshtire por te drejte e te ndershme dhe per kete do zesh vendin e merituar ne histori. Pavaresisht se shqiptaret tani jane shume te topitur nga varferia si dhe ne krize vlerash, uroj qe shpejt ta kuptojne te gjithe se ti dhe shtypi i lire qe ti perfaqeson jane pasuri kombetare!

  8. PAL says:

    Me qe po bjen fjala per ”media” ja nje shembull te fresket sapo i dale nga furra:

    http://www.respublica.al/artikuj/2011/8/29/ndjese-per-nje-nanonews

    Jam kurioz se si e quan kete shkrim zoti Baze?

  9. SAJMIR says:

    eshte nje problem tjeter me ne shqiptaret//nese dikush a hap gojen dhe thote dicka per amerikanet atehere menjehere sulmohet nga te tjeret duke u quajtur komunist///kur komunistet cdo njeri i ka nga ne nga qeveria parlamenti dhe te gjitha strukturat//amerikanet kane hallet e veta///e vertete qe cdo njeri duhet te jete antikomunist sepse komunizmi mund te karakterizohet si nje nga pjellat me te poshtra te sistemeve qe ka pare njerezimi///dhe ne shqiptaret jemi viktime e komunizmit dhe i perqafuar nga sistemi kapitalist///tani pa dashur qe te karakterizoj asgje nga komunizmi desha te tregoj te mirat e kapitalizmit//ndersa komunizmi dikton gjithcka ne menyre kolektive edhe imperializmi eshte ndoshta me i keq///kapitalistet per te qene me te suksesshem ne fitimet e tyre investojne krijojne shpikin cdo lloj menyre qe te sundojne///perse amerikaneve nuk ju interesonte komunizmi?sepse ata duan me shume e shume bleres//qe te kesh nje numer me te madh bleresish duhet qe keta bleres te blejne mallin tend sipas cmimit tuaj dhe kushteve tuaja//qe keto te realizohen duhet qe shteti qe kapitaliste duhet te bejne tregti tju jape fushe veprimi kompanive kapitaliste///prandaj amerikanet ne krye ju intereson qe ne krye te vendit te kete nje udheheqje qe i ulen breket kur amerikanet te urdherojne//tani kjo qeveri eshte vegel e amerikes//duke qene vegel atyre ju jepen te drejta jashte kushtetuese qe te abuzojne me tregun e lire dhe te kene lirine e tyreqe amerikaneve nuk ju intreson pse ai vjedh///pra ne kot e kemi qe lodhemi evetmja rruge eshte qe te jetojme ne kete bote te ndyre me vjedhje krime vrasje abuzime uri toprture etj,,pra shume prej nesh qajne per xhaxhin enver//shume gezohemi me te mirat e perendimit//

  10. Gazmend Nushi USA says:

    Mero me vjen keq po pse te vret e verteta jemi ne demokraci dhe secili ka te drejte te shkruaj ate qe mendon.

  11. Luan Kolonja says:

    Ditet e fundit shtypi opozitar, ku padyshim perfshihet edhe Gazeta Tema, po i ben nje jehohe te madhe informacioneve kabllore te vjedhura te Wikileaks. Ne fakt, media e djathte po ben me pak jehone e komente rreth ketyr informacioneve.
    Duke bere asumimin qe cdo gje qe eshte shruar ne keto informacione te Wikeleaks eshte reale dhe perkthimi i tyre, eshte korrekt, pa shtesa dhe arnesa, mua me rezultojne keto konkluzione:
    1. Ambasada e SHBA dhe ambasadoret, kane qene dhe jane shume aktive ne berjen e punes tyre, duke pergatitur raporte te hollesishme per Departamentin e Shtetit te SHBA-se rreth ngjarjeve e proceseve qofte politike, qofte ekonomike e sociale qe ndodhin ne Shqiperi.
    2. Te gjitha keto, jane raporte te njeaneshme te pergatitura realisht nga Ambasadoroi ose ekspertet e ambasades.
    3.Amerikanet u tregokan shume te interesuar se cfare ndodh ne Shqiperi, duke vezhguar me detaje e analizuar cdo gje me kujdes per te miren dhe progresin e Shqiperise dhe te shqiptareve, pra nuk qenka e vertete qe ato shikokan vetem interesat e tyre.
    4. Eshte i vertete pohimi i Z.Baze, qe ne keto dokumenta te Wikileaks, dominojne ceshtje te ngirtura nga ana e shtypin opozitar, ku padyshim gazeta Tema dhe personalisht zoti Baze, kane ngritur e ngrene shume ceshtje
    Deri ketu cdo gje eshte e qarte per mua dhe besoj se cdo lexues eshte ne gjendje te arrije ne keto deduksione.
    POR e verteta fillon pikeresht te ravijezohet kur pak me poshte une po perpiqem qe ta permbledh ne:
    1. Ne te gjitha rastet, te pakten te perkthyera e te botuara deri tani,ne keto raporte, ato jane kretesisht te njeaneshme (pasi behet fjale vetem se cfare kane derguar ambasadori dhe eksperte te tjere ne drejtim te Departamentit te Shtetit dhe aspak, nuk kemi asnje dokument qe tregon se cfare pergjigje e udhezim u ka kthyer Departamenti atyre dhe vica-versa.
    2. Duke mos ditur nga keto burime se cfare udhezimesh ka dhene Departamenti i Shtetit per ambasaden Amerikane, ose per departamente te tjera, qe indirekt apo direkt veprojne ne Shqiperi e ne rajon, ne llogjikisht, nuk kemi te drejte te konkludojme qe: E para: Amerikanet i kane pranuar ne menyre mandatore keto si te verteta. E dyta: Ajo cka ne kemi pare e kuptuar nga veprimet e Ambasades dhe Ambasadorit, ka qene aktiviteti intensiv i tyre duke marre pjese shume aktive ne cdo aktivitet politiko-diplomatik te zhvilluar. E treta, zgjidhjet e rekomanduara nga pala Amerikane, dhe per me teper gadishmeria e Shtetit Shqiptar per te disklozur cdo gje tek Amerikanet, apo Europianet, ne cdo rast vec e vec ka ekzistuar dhe vazhdon te ekzistoje. Te pakten deri tani, nuk kemi pare asnje aspekt kontraversal, apo skandal diplomatik. Behet fjale ketu, qe pas zgjedhjeve te 2005 kur ne fuqi erdhen demokratet.
    3. Zoti Baze, duke spekulluar si zakonisht, (duhet thene me mjeshteri profesionale) perpiqet te krijoje nje imazh jo real, konfuz dhe corodites te opinionit. Duke u perpjekur te krijoje idene se Amerikanet i kane ditur keto gjera, por me apo pa qellim, vazhdojne te perkrahin qeverine e PD dhe Berishen.
    4. Llogjika eshte e qarte dhe nuk pranon asnje ekuivoke: Amerikanet e kane marre informacionin, sigurisht nga krahu opozites,(por jo vetem nga ajo) e kane vleresuar dhe verifikuar ate,(gje per te cilen jane mjeshtra dhe kane shume burime per ta double check it) dhe vazhdojne “cuditerisht” ta perkrahin qeverine e PD dhe bile ta quajne Berishen Burre Shteti!!!!!
    Per to, (Amerikanet) nuk ka rendesi nese, Wikileaks apo rjedhje informacioni cfardo nxjerr disa nga keto informacione. Ato e dine shume mire punen e tyre, verifikojne, kontrollojne, bllokojne, kundershtojne dhe udhezojne e suportojne si askush tjeter per te miren e demokracise ne Shqiperi e me gjere.
    Duhet te jemi me fat qe Amerika paska interesa te na mbroje ne Shqiptareve. Mos harroni presidentet Wilson dhe Clinton cfare kane bere per kombin tone.
    Edhe nje here per Z.Baze, une e vleresoj personalisht aktivitetin tuaj, sado pak, keto lloj temash paraqesin nje fare oponence me maxhorances, duke zevendesuar ne nje fare shkalle mungesen e minorances ne jeten politike-ekonomike te vendit, packa se ne shumicen e rasteve gjerat ekzagjerohen pertej absurditetit.
    Pra, pyetja e juaj e shtrur ne titullin e shkrimit, ne menyre te padiskutueshme, pergjigja eshte: duhet besuar politikes Amerikane dhe jo lloqeve, duhet besuar thelbit te fenomenit dhe jo cfaqjes tij, autoritetit te nje superfuqie e nje miku se sa pacavureve qofte edhe te medias. Njerezit realiste besojne ne te verteten dhe jo aparences mashtruse.

    1. I besoj verberisht Mero Bazes says:

      Luan Kolonja, dhe pse paske nje stil shume te rrafinuar akademik per te kundershtuar dhe hedhur hi syve me keto brockulla qe vetem lepiresit e regjimit dhe ”analistet” e mafies pushtetare percjellin, perseri dukesh qe qenke nje mediokerr dhe nje intrigues ne favor te regjimit me te korruptuar ne evrope! Ne jemi te gjithe me fat qe ka ngelur vetem Mero Baze qe thote hapur dhe demaskon te gjithe plerat ordiner te vendit tone fatkeq e te zhytur ne mjerim nga ”burri i shtetit” qe te pagon Ty dhe te gjithe larot qe i lepin bythen. Amerikanet tallen dhe qeshin me kete te ashtuquajtur qeverri dhe me njerez si ty qe spekullojne dhe intrigojne per interesat e tyre personale! Uroj dhe shpresoj qe nje dite ti pagoni te gjitha poshtesite qe i keni dhe po vazhdoni ti shkaktoni popullit tone!!!!

    2. eltoni says:

      Per Luan Kolonjen!
      Arvizu kur shpjegoi pse e quajti burre shteti ate burrecin qe mbron ti Kolonja e quajti jo per vrasjet e 4 burrave te pafajshem, por per te mos bere Antimiting e mos na e bej Berishen hero ti se heronjte nuk” vrasin” njerez te pafajshem, por “vrasin” hajdute, kriminela, fallsifikatore qe jane me shumice ne kete qeveri ujqerish te babezitur per gjak, para dhe pushtet deri ne ate pike sa dhe te shesin Jugun tek Grekerit mjafton tu shtoje jetgjatesine ne pushtet duke ndikuar ne kancelarite Europiane.
      Do ta shikosh sa shume e do Amerika Berishen per te cilin ka akoma shqiptare qe qendrojne me PD jo per bemat por per kokefortesi alla Shqiptrarçe.
      Boll me se nuk ju beson askush e jo me Amerika! E drejta vonon por nuk harron.

  12. Malo says:

    Zoti Baze ,keni dale pothuaj i vetem kunder SATRAPIT dhe kupoles se tij. Keni dale pothuaj i vetem kunder mafias te cdo lloj ngjyre. Nje (i mire ,i drejt, i guximshem) kunder te gjitheve (satrapit dhe pushtetit te tij mafioz e te kalbur). Z. Baze ,lufta juaj eshte e veshtire por titanike , me rreziqe por heroike. Kam nje lutje :te keni kujdes me ke pini kafe. Nje filgjan kafe bene gjemen. Keshtu i pat ndodhur njeher qemoti Ismail Qemalit ,ne nje mision per te bere Shqiperine, por…. e helmuan. Dhe ju keni nje mision te shenjte…, nje filgjan kafe eshte e shkreta,dy gellenjka jane…. Ju tani nuk i takoni me vetem vetes suaj , personi juaj nuk eshte vetem i M. Bazes por i shumfishuar ne miliona shqiptar te ndershem. Pra qendro dhe lufto por syt kater. Te vafte mbare.

  13. karaduzi says:

    se kujt i ka besuar ambasada amerikane,nuk do te thote asgje,sepse me gjithe keto hynere te qeverise berisha,kjo e fundit,qeveria,vazhdon te mbeshtet nga shba,pra qofsha i gabuar se historia e kabllogrameve eshte nje gje kot.Realitetin ne kete vend e njohim shume mire,ne nga miqte duam ndihme,te pakten qe vrasesit te mos quhen burra shteti dhe vjedhesit e votave te mos mbulohen me fraza diplomatike,ku pas cdo masakre rekomandohet dialogu.Shba dhe be nqs e duan shqiperine duhet te nderpresin marredheniet me kete qeveri te pa ligjeshme,permbajtja e dokumenteve te botuar e justifikojne nje qendrim te prere,ne te kunderten na i kane me hile.

  14. Latif Dreqi says:

    Sulmi i Meros ndaj Lubonjes eshte i padrejte..megjithese mero njihet per faktin qe eshte i pameshirshem me kedo qe e cenon sadopak…Personalisht mendoj qe Lubonja me gjithe te metat e tij, eshte nder te paktet njerez qe i ben nder Shqiperise, qofte edhe me kritiken e tij…Te marresh nje rroge diku, ne nje TV cilidoqofte ky tv jodomosdoshmerisht te perlyen e ngjyen me katran…nuk i ka ardh dhe nuk i vjen kurre e keqja ketij vendi nga Lubonja dhe njerez te kalibrit te tij…

  15. eni leka says:

    zoti mero je imadh te uroj me gjithe forcen e shpirtit suksese nuk eshte kollaj ne kete rruge te veshtire ne nji shtet puro sicilian te shkruash real ne krenohemi me ty suksese by by eni

  16. O popull says:

    Ata Kamunistet me ate luften e klasave kane bere vertete krime kunder popullit te tyre,por nuk mbushnin breckat si keta lepitkat e sotem,kur vinte puna per te mbrojtur teresine territoriale te vendit dhe historine e shqiperise.Keta jane kuje ne dreke jo vetem qe zhvishen vete,por dhe ta marrin me zor ate sendin.

  17. debatiku says:

    Nuk do ndalem gjate ne koment se per cka flet Baze jane realiste….mua personalisht me shqeteson fakti….se perderisa arri n majat A.FRANGAJ.fEVZIU,lUBONJA ETJ PA FUND,,, DHE KETO JANE SHOQERUAR ME PERVETSIM PRONASH…APO RASTO rULI=ESPINOZA E MAFJES SHQIPTARE…DHE PER LEXUASIN ATO RRIJNE DREJT …E GADITU..PA I HYR,,,sic thote populli ferr ne kembi….z.Baze …a do vije dita qe keto te japin llogari per pasurit marramendese qe kane vu???? A do kete drejtesi me gjyku pervetsimin e pronave shtetrore ne favor tyre e mafjes serbe-ruse -greke?????si permendeni ju edhe qe Ruli kerkon te shpall pronar mafjen ruse ne shume objekte shteterore…..kush eshte Ruli nje hajdut mafjoz…..qe ka nje vend me G.Pashkon…..e pra o z.Baze ne mos nderhyrte Amerika,apo drejtesia nderkombetare eshte zoti,po.po zoti qe ka me i vra…sepse populli i ka mallkuar mos gezofshin asnje gje tuj fillu familja pushtetare berishe argit e shkelzen e gjithe ministrat e obortaret me rradhe…Populli po pret shtatorin ..ku ka zera qe flitet se drejtesia do veproj…te arrestohet krymafjozi sali topalle bpode etj….e ahere do themi lindi dielli i lirise….presim
    komente e fjale sja vlejne aq sa i ben pershtypje nje imorali si pango…ku gjykatat tona japin atij imorali te drejte e gjobisin Top Chenal me gjove 400.000 Euro….e pra kerkojme kjo drejtesi te shkoj para drejtesise…..

  18. VLADIMIR MEZINI says:

    Z BAZE JE I MREKULLUSHEM JE I VETMI GAZETAR NE ATE VEND QE NUK E NJEH FRIKEN TI GJITHMONE JA KE THYER TURINJTE QEVERISE E KE DISKRETITUAR ME KUJTOHET SHUME MIRE EMISIONI YT FAKTORI PLUS EDHE PSE TE KANE BERE PRESIONE NGA ME TE NDRYSHMET TI PRAP JE GJITHMON JE FITIMTAR VASHDO NE RRUGEN TENDE SE NJE DITE TE GJITHE SHQIPTARET DO TI KESH PER VETE EDHE ATA QE JANE TE DJATHTE SE TANI PO E KUPTOJNE MIRE SE KUSH ESHTE SAL BERISHA ME SERVILAT E TIJ JU PERGEZOJ DHE SUKSES NE PUNEN TENDE TE PERDITESHME

  19. Leka says:

    Baze ta kam pelqyer permbajtjen e penes dhe guximin e vertete qe shoqeron ate.Gje qe ,mendoj se te ka bere, qe te jesh i vetmi gazetar investigativ ne vendin tone.Por fatkeqesisht ve re se kohet e fundit, nuk e ek futur thelle bisturine, ne metastazen dumbabiste-komuniste berishiane, qe vegjeton prej 2 dekadash ne trupin me se te renuar shqiptar.Jam i mendimit me mire te heshtesh se sa te shkruash si Mustafaj apo Stefani, qe te buhavitin koken me bla bla bla kunder saliut(mustafaj qe te prezantohet i paanshem,i fut dhe ndonje epitet fyrje ropa per topa, Rames. O e mjera analize ku perfundon!)dhe asnjehere nuk u thone shqiptareve, tere keto vite me cfare rruge duhet te shporret ky vjedhes dhe vrases i erret mesjetar.Apo me mire honorarin e majme se sa personalitetin duke rrezikuar qetesine dhe katandine.

  20. eli-Tiv says:

    …te gjitha iformacionet on line te Wilileaks (falemnderit Temes per botimet e tij)…kane rendesi shume te madhe ….pertej asaj qe dihej …e dime..jane nje pasqyre e jetes tone poltike e jo vetem..
    te gjitha mediat pro sali dolen jashte loje…jo per publikun e gjere por midis tyre…jam e bindur se nuk dine c’te bejne me vehten e tyre…
    Eshte fakt qe saliu instaloi informacionin e genjeshter e te pregatitur…lajmet e situatat parapregatiten ne menure te vazhdushme me rregjizore te punesuar. Eshte krijuar nje realitet shume tjeter…thuaj se jetojne ne nje planet tjeter…ne planetin e saliut..(rezultatet e tij jane te parat ne kete planet)
    Sistemi i shemtuar i krijuar– lajme sipas nesh e jush ..degjeneroi roli i medias…lajmet alla-fahri…helmuan ambjentin..
    E rendesishme tani ne e dime me saktesi qe edhe per ata saliu eshte nje idiot fluturues…e eshte absolutisht i paafte..
    Informacioni qe marrim nga wikileaks jep pasqyre edhe per politikanet ne vend e skuth-lleqet e tyre…kjo do te ndikoje ne profilin e vertete te tyre te ardhshem…kuptohet qe saliu ka dal jashte loje..

  21. Ericson says:

    Mero ,te kam rixha,te lutem ,….,vetem mos permend ambasadorin e Amerikes,qe sapo tha:
    “Eshte e demshme ,dhe nuk dua te degjoj per kabllograme qe nxjerrin sekrete,…ju shikoni te integroheni ne BE!”.
    Keshtu mendon ky ambasador (ne aparence) ndryshe , (gjoja) ,nga paraardhesi i tij Z.Whithers,stafi i te cilit shpalos me se miri paudhesite ,e madje krimet e qeverise se Salih Berishes, e partise se tij “Demokratike” ,vjedhjet spektakolare,te rruges “kombetare” te Kalimashit,aferat e Gerdecit,pale sulmet shtazarake ndaj shtypit te lire,…ku sot,pervec gazetes “Tema” e deri diku gazetes “Shekulli” ,asnje medie nuk ja mban te perballet direkt me regjimin e poshter,Kriminel (ka vrare keter demonstrues te pafajshem) ,hajdut,…bandit jo me pak se Mubaraku i Egjiptit e kolonel Muhamer Kadafi , (shqip) ,perpos qe nje opozite politike e dyshimte,nje popull dikur trim e tani i kapur ne gracken e mbijeteses ekonomike ,nuk e merr me drune e fshesen e halese kete regjim te kalbur e qenef qe ndoti edhe Kosoven!
    Vini re!
    Sidomos gazetaret ,lypset te jene me se pari lajmesit e se vertetes,…,keta nuk pyesin per kulisa diplomatike,sherbime spiunazhi,afera te pista biznesmenesh,dashuricka artistesh e qeveritaresh me sekretaret e tyre,e madje edhe per presidente,kryeministra a deputete gjithfaresh qe te dehur nga pushteti ,pandehin se jane zoter te jetes se Njeriut.
    Mund te konstatoj me kenaqesi se nje shumice komentuesish ketu e ne te gjitha rubrikat e kesaj gazete,me nje intuite demokratike,ashtu si jua ndjen shpirti ,pavaresisht shkollimit,shprehen per nje realitet te felliqur qe e sheh mbare populli shqiptar.
    Pushteti i katert,dmth.raca e gazetareve profesioniste e hetues te paudhesive qeveritare,pothuajse nuk ekziston ketu, ne Shqiperi,nen nje shtypje e terror ,ku edhe te mbyllin gazeten,te djegin makinen ,redaksine e gazetes e gjymtojne gazetaret,punetore te gazetes.
    Kjo race eshte bastarduar nga regjimi halldup i Salihit.
    Ja,,veshtroni vetem disa nga surreterit e tij :
    Fahri Balliu,..,shemtire e dheut.,…no coment!
    Ale Frangaj,malok trim qe perballoi burgun e Salahudinit,kryemalok!
    Blendi Fevziu,”sternip” i Esad Pashe Toptanit, qe e shtriu perdhe porsi nje qen te zgjebosur,mu ne mes te Parisit Avni Rustemi.
    Artur Zheji, qe turperoi Petro e Gjergj Zhejin,intelektuale te nderuar.
    Nuk po permend ketu nje bataljon gazetarucesh qe i bejne kozmetike “demokratike” Salahudinit ,,sabah e aksham,per nje kothere buke!
    Eshte ne fakt gjynah,qe opinionin publik,”kunder” Salahudinit,ta perfaqesoje F.Lubonja, (per nje kocke prej briri) neper TV pro qeverise.

    Qetash me vjen mire mor burr, qe nji fare zyret , e drejtueme prej Prenges, shqyrtoke nji per nji,tane ankesat e popullates shqyptare te cillet qahen per padrejtsina te shkaktueme kryesisht prej personash delikuente tironas,komuniste autoktone.
    I lutna qeveris t’drejtueme prej shkelqesise se vet ,Zotni Salihit,me vue rregull e dishipline te rrept.
    Perndryshet,sherri asht njiktu sot e tane diten e lume!

    Me doli nga mendja,…coku thone ndonje llaf me mend e tamam edhe gazetaret Mustafe Nano e Andrea Stefani,por jo ne stilin e thjeshte,informues,investigativ e sintetik te Mero Bazes,ndaj koleres berishiste.

  22. feniks says:

    I nderuari,zoti Mero Baze!!Para dy javesh u shtrua ne SPITALIN USHTARAK(i thencin) Tirane nje FEMIJE 8 vjec,nipi i gruas, me fraktura ne trup e koke pas nje rrezimi nga kati i trete i nje pallati!!I bene nje skaner,i dhane serum dhe gentamicine e ampiciline deri te dielen dt.28-gusht-2011 dhe pasi nuk e moren persiper t’a sheronin me tej,prinderit e derguan ne ITALI!!Mjeket e spitalit italian e priten me ambulancen e SPITALIT qe ne aeroport dhe e shtruan direkt ne spital!!!Te henen per 6 ore rresht i bene te tere ekzaminimet e nevojshme dhe konkluduan:DIAGNOSTIKIMI DHE MJEKIMI NE SHQIPERI ESHTE BERE PER TE QESHUR(kur nuk qajme dot)!!!Nuk ka nje frakture femija,por disa fraktura!!!Filluan mjekimin dhe premtuan se per nje muaj femija do te sherohet plotesisht!!!FALENDERIM I MADH PER MJEKESINE ITALIANE DHE TURPI I ZI PER MJEKESINE SHQIPTARE!!!Turpi me i madh i takon ISH MJEKUT,TANI VRASES E HAJDUT BERISHA DHE MINISTRIT TENDERAXHI PETRIT VASILI!!!!E bej kete vetem per informacion!!!!

  23. baro çorrogjafi says:

    KUR T GJITHA MEDIAT PO GUMZHIJE RRETH KABLLORAMEVE TE WUIKEALIKS MEDIAT PRO-

    QEVERITARE KANE ALERGJI EDHE NGA VETE EMRI DHE NUK E KANE PER ZEMER TA ZENE NE

    GOJE. INFESTIGIMI I BERE QYSH ME PARE NGA “TEMA”,TASHME ESHTE I VERTETUAR, NJE

    REALITET PER ATA QE KANE SY TE SHIKOJNE DHE KANE VESH TE DEGJOJNE. EDHE GAZETA-

    RI I PAFYTYRE FAHRI BALLIU ,KA DY DITE RRESHT QE NE KRYE TE FAQES SE PARE TE GAZE-

    TES SE TIJ “55”, KERKON SE KU NDODHET EDI RAMA ,ME ZE E ME FYTYRE ???.NDOFTA KA DE

    SHIRE QE TA SHOHE EDI RAMEN NUDO GJE QE NDOFTA I PELQEN KAQ SHUME. SA PER

    LOLOT E OBORRIT,ATJE HANE ,ATJE LEHIN.MOS IU ZEMEREONI ! MAFIOZI FRANGAJ,E TE TJE

    RE I KANE DUART TE LIRA, DO TE BEJNE SIC DUAN ATA.

  24. xha Kasua says:

    O Tema po ju shfaqini dhe opinionet qe jane dicka e ndermjetme. E keni mbushur vetem me artikuj qe nisin dhe mbarojne me “i nderuar zoti Baze”.. Semundje e trasheguar nga e kaluara me sal ram pall gerdecin. Plus 1 minus 1, aty jeni te gjithe.

    1. zefi says:

      O xha kaso,me qe e more fjalen,pse nuk the ndonje llaf,o i uruar ,por i fute nje PORDHE DHE KAQ???

  25. JO INFERIOR TE NEVERITSHEM says:

    pas viteve 90′ ne shqiptaret jemi treguar inferiore te grades fundit me perendimoret dhe me teper me ambasadoret e sh.b.a. & be.do marr dy raste konkrete:kur w.rajerson mori pjese de fakto ne fushaten elektorale te 92′ perkrah berishes asnje shqiptar nuk reagoi ndonse kjo ishte poshtrimi i pare zyrtar nga nje dipllomat mik..e dyta kur a arvizu pas 21 janarit shpalli berishen “burre shteti ” fill pas aktit fashist te vrasjes te 4 protestuesve.kjo e fundit tregoi dhe nje inferioritet vdekje prures qe kemi si shoqeri civile..te pranosh ambasadore te sillen si k/m dhe kryeministri te sillet si xhandar
    dhe shites i pasurive kombetare kjo eshte me teper se te themi “populli i vdekur” kjo tashme eshte bere realitet dhe vetem UFO-t mund ta ringjallin kete vend..

  26. ALBAN DEGA says:

    PROTEKTORI ME I MADH I KORRUPSIONIT NE SHQIPERI

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Zifti i zi i korrupsionit

    Vini re nje dukuri… Mbi 80 per qind e investimeve te qeverise Berisha ne mandatin e pare dhe tani jane perqendruar ne ndertimin e rrugeve.
    Pse valle Berisha dhe klani i tij eshte kaq i dashuruar pas rrugeve!?
    Sebepi eshte gjoja ndertimi i infrastruktures… e terrci verrci
    E verteta eshte se ne asnje sektor nuk kryhet me kollaj vjedhja e fondeve se ne ndertimin e rrugeve.
    Pse? Sepse zifti i zi, asfalti mbulon superziftin e milionave qe vidhen nga fituesit e paracaktuar te cdo tenderi ne kete drejtim, pra te korrupsionit qeveritar.
    Shembulli me i qarte eshte autostrada e kombit, vlera e se ciles u rrit nga rreth 450 milione dollare qe ishte projekti i gatshem ne mbi 850 milione euro qe shkoi vlera e saj pa projekt dhe me kontrate vetem ne gjuhe te huaj e jo ne shqip .
    Rreth 250 milione euro, pra sa ishte vlera reale e saj perfunduan ne xhepat e klanit te korruptuar.
    Nje shembull tjeter. Tenderi i nje rruge automobilistike ne nje zone turistike te Tropojes iu dha nje kompanie te sajuar qe kurre nuk kishte ndertuar as rruge dhish. Rreth 30 per qind te fondeve perfunduan ne xhepat e sekserit qeveritar pa filluar ende rruga.

    Rruge dhish e autostrada qe cahen pa peruruar

    Cilesia e saj ishte e tille sa vete Berisha gjate vizites ne vendlidnje para nje viti e gjysem u detyrua ta cilesoje si nje rruge dhish… Tani ajo po rindertohet nga nje kompanI serioze, por milionat e taksapguesve shqiptare perfunduan ne xhepat e taksidareve te korruptuar te Berishes. Nuk kam degjuar qe ajo kompani ose sekser shteteror te kene kthyer qofte edhe nje qindarke nga mundi e djersa e popullit shqiptar te shperdoruar ne kete e as ne raste te ngjashme.
    Rruge… rruge… rruge… sikur shqiptaret do te ushqeheshin e begatoheshin me ziftin e tyre ! Pse? Sepse zifti i zi i tyre mbulon milionat qe perfundojne ne xhepat e korrupsionit edhe me te zi se zifti i rrugeve… Sa per cilesine e tyre me se miri e tregon altostrada e kombit. Traseja dhe zifti i se ciles ka filluar te cahet pa u shtruar akoma mire si rruge…
    Hapi i pare qe duhet te hedhe qeveria e ardhshme e Shqiperise duhet te jete hetimi i cilesise dhe parametrave te ketyre rrugeve dhe te te gjitha investimeve e ndertimeve me fonde publike ne Shqiperi… Aty shtrihet dhe hedh shtat si nje kuceder korrupsioni me i zi ne historine e Shqiperise.
    Pergjegjesit si dhe zbatuesit e kesaj katrahure korrupsioni duhet ti jepen drejtesise dhe ti kthejne popullit cdo qindarke te mundit e djerses se tyre te shperdoruar nga qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise.

    Vetem 3 per qind e buxhetit per bujqesine

    A e dini sa investon kjo qeveri per bujqesine, bazen e ushqimit te popullit, por edhe eksportit!? Vetem me pak se tre per qind te buxhetit te shtetit shkon ne kete dege jetike te ekonomise shqiptare! Pse?
    Sepse eshte shume me veshtire te vidhet e abuzohet ne bujqesi se ne rruge. Bujqesia nuk mbulohet dot nga zifti i korrupsionit.
    Nderkohet te ardhurat qe i sjell ajo buxhetit te shtetit llogariten ne rreth 3 miliarde euro ne vit, pra perafersisht
    njeqint here me shume se sa investohet.
    Po rruget!? Pyeteni qeverine! Po sikur ti jepeT perparesi bujqesise sidomos asaj organike, produktet e se ciles kerkohen me qiri ne tregun e BE-se, te SHBA-se dhe te mbare Botes!
    Te ardhurat do te ishin te pakten edhe tri here me te larta ne vit! Me keto fitime do te ndertoheshin edhe rruget, edhe autostradat!!! Si? Pergjigje fare e thjeshte… Produktet bujqesore, sidomos ato organike, kerkojne transport te shpejte dhe me cmimet e tyre do te mbulonin kostot pa qene nevoje te merren kredi me interesa sa frangu pulen sic u veprua me autostraden e hajnise se kombit!
    Por kryesorja nje bujqesi organike do te permiresonte ndjeshem jeten e popullit, turizmin e te gjitha deget e tjera te ekonomise…
    E kur shikon gjendjen e saj sot natyrshem te shperthen shpirti : mjere Shqiperia ne duart e kujt ka rene ! Ne duart e hajnave te Shqiperise! Jo vetem te hajnave, por edhe te vrasesve!

  27. joni says:

    OK me sa shkruan Baze ke plotesisht te drejte, por qe te quhesh dhe ti veretet i paanshem duhet te luftosh korupsionin jo vetem ne rradhet e qeverise per te cilen flet cdo dite, por te luftosh korupcionin edhe te te majtet, ne bashkite qe ata drejtojne qe po i kthejne ato ne prone private e nuk mbajne asnje pergjegjesi per katarhuren qe po ndodh. Keto dite tere mediat folen per ushtarin e panjohur ne Korce qe po,ndryshon per te 5 here vendin e qe qendra e korces po kthehet ne fiksimin me fitimprurese te kryetarit te bashkise e gazeta juaj nuk ka shkruar asnje rradhe, kjo tregon se e ju jeni klientelist i nje paretie ne nje moment te caktuar, dje ishit per Berishen sot per Ramen. Provoje te kunderten qe verete te jesh idhulli i qytetreve shqiptare ne lufte kunder korupsionit.

  28. xhelali says:

    Z.Mero duke patur shume besim tek juve lutemi nje investigim ne rrugen e plepave sauk,kemi 3 vjet veres pa uje. botet e ujsjellesit ne dispozicion te firmave te ndertimit, pishinave etj0672063229

  29. Nje qytetar says:

    “qeveria amerikane, nuk ka miratuar politikën e qeverisë shqiptare, nuk ka besuar medien proqeveritare dhe nuk ka ndonjë rezervë për politikat e opozitës në vend”.Ashtu qofte o Mero,por si shpjegohet qe qeveria amerikane e largoi ambasadorin korrekt dhe parimor per te sjelle kete tjetrin qe e kane pare te gjithe se cfare loje ka luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje