Qeveria shqiptare po përpiqet të injorojë botimin e kabllogrameve të ambasadës së SHBA-së në Tiranë nga media shqiptare, duke tentuar të krijojë idenë se në këtë pikë pajtohet me qeverinë amerikane. Në të vërtetë, qeveria amerikane ka mbajtur qëndrim dinjitoz ndaj mënyrës se si kanë përfunduar këto dokumente sekrete në duart e shtypit, por nuk ka injoruar problemet e nxjerra prej tyre.
Ndryshe prej saj, qeveria shqiptare ka heshtur qysh ditën e parë dhe ka nxitur heshtjen dhe në medie, e cila thuajse kontrollohet e gjitha prej saj. Arsyet përse hesht qeveria shqiptare janë të kuptueshme. Gjithë fryma e korrenspodencës zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, përcjell qëndrim krejt të kundërt të Uashingtonit me qeverinë shqiptare dhe ky është përfundimi i parë i dëmshëm për qeverinë shqiptare. Përfundime të tjera të ngjashme për nga cilësia, janë dhe vështrimi kritik dhe realist që diplomatët amerikanë kanë pasur dhe ndaj zhvillimeve të politikave qeverisëse, përtej lirive politike apo lirisë së medies.
Por, për të kuptuar më mirë sa larg është optika e qeverisë shqiptare ndaj qeverisë dhe politikës amerikane, duhet të shikojmë kontrollin e saj të frikshëm mbi heshtjen ndaj këtyre skandaleve të botuara. Një qeveri e cila arrin të vendosë kontroll mbi medien dhe opinionin publik në këtë mënyrë si e ka vendosur qeveria shqiptare, është një qeveri më e rrezikshme dhe e dëmshme për qytetarët e vet, se ajo qeveri naive që bën gabime në qeverisje apo nuk shmang dot korrupsionin në qeverisje.
Një qeveri që kontrollon debatin publik dhe e orienton atë sipas dëshirave të saj, është një qeveri që ka përvetësuar liritë e vendit që qeveris dhe qytetarëve të saj. Ky përfundim është më i frikshëm se sa distanca që qeveria shqiptare ka me atë amerikane, apo dalja në shesh e shumë horllëqeve të kryeministrit lidhur me shumë skandale që ka tentuar t’i mbulojë si i mbështetur nga SHBA, ku shquan ai i rrugës Durrës-Kukës.
Shqipëria është ndër vendet e fundit që preket nga stuhia e Wikileaks. Në fillim SHBA dhe më pas qeveri të mëdha perëndimore, u goditën nga publikimi i sekreteve, që është padyshim e dëmshme për punën e diplomacisë serioze, por e pazëvendësueshme për medien, e cila ka mundësi të verifikojë qëndrimet e saj lidhur me shumë çështje të nxehta në të cilat është prezente politika amerikane.
Në të gjitha këto vende, jo vetëm që pati debate të ashpra dhe të gjata, por u paguan dhe miliona euro për publikimin e këtyre raporteve nga gazetat prestigjioze të atyre vendeve. Mjafon të kujtojmë se medie të tilla si “New York Times”, “Guardian”, “Spiegel” apo medie spanjolle, paguan miliona euro për të pasur ekskluzivitet në ato kabllograme. Ky është vitaliteti i lirisë në ato vende dhe shenjë e qartë se gabimet në qeverisje apo skandalet e brendshme, nuk kanë prekur sistemin e demokracisë.
Heshtja e frikshme që shoqëron botimin e këtyre skandaleve në medien shqiptare, është shenjë se rregjimi është bërë i frikshëm dhe imponon heshtjen ndaj çështjeve që prekin mbijetesën e tij. Në këtë vend, media vrapon pas marrëzive të kryeministrit, i cili deklaron se qëndroi 2 orë e gjysëm në ujë dhe debaton me zjarr për marrëzinë e tij. Kjo medie po ashtu, debaton mbi lajthitje të tij ideologjike apo njerëzore, boton çdo vulgaritet të tij në mbledhje të qeverisë, dhe hesht ndaj të vetmeve të vërteta që kanë dal ndonjë herë në dritë nga një burim i besueshëm për këtë qeveri.
Kjo është shenjë serioze e mungesës së lirisë për t’i thënë shoqërisë të vërtetën dhe si e tillë, është një akuzë shumë më e rëndë se sa vjedhja e parave në rrugën Durës-Kukës, përfshirja e djalit të kryeministrit në fabrikën e vdekjes në Gërdec, privatizimet mafioze, apo rrënimi i sistemit gjyqësor. Futja e shoqërisë nën thundrën e frikës për të debatuar, është një standart i rregjimeve mafioze dhe diktaturave feudale dhe shoqëria shqiptare po jep shenja të qarta të këtij standarti, me qëndrimin që po mban ndaj këtij fenomeni.
Kryeministri vazhdon të flasë nëpër mledhje qeverie dhe media vazhdon të flasë për marrëzitë e tij, duke i bërë jehonë pa pasur kurajo të mendojë për ato që thotë. Dje për shembull, ai shpiku një ide të re, për të bërë një muze të diktaturës komuniste në burgun famëkeq të Spaçit në Bulqizë, që sipas tij, njerëzit të shikojnë të shkuarën e këtij vendi. Dhe, askush nuk ngrihet të thotë të vërtetën e hidhur se ky njeri kërkon të zhdukë çdo kujtim të hidhur të komunizmit nga sytë e opinionit publik.
Simboli perfekt i kohës së komunizmit dhe vendi perfekt për t’i edukuar njerëzit me të shkuarën e zezë të këtij vendi, është Piramida në qendër të Tiranës. Ai është objekti ideal për t’u bërë një muze që të dëshmojë krimet e komunizmit dhe rregjimeve autoritare në këtë vend. Sali Berisha kërkon ta fshijë kujtimin e saj dhe atë që ajo përfaqëson, dhe mendon se na mbush mendjen duke ngritur një “vatër kulture” në Spaç kundër komunizmit. Në Spaç nuk shkojnë më as zogjtë për të parë çfarë ka mbi rrënojat e ish burgut. Tirana është qyteti simbol dhe i ndriçuar për ta bërë atë që duhet bërë kundër komunizmit dhe Piramida është objekti i duhur për ta ndëshkuar atë rregjim.
Sali Berisha, i cili në të vërtetë frikësohet nga pesha që do zërë në muzeun e rregjimeve autoritare në këtë vend, kërkon ta lërë këtë vend pa histori dhe pa debat rreth historisë. Për krimet e komunizmit mendon të bëjë një kasolle në Spaç, që gjithçka të harrohet, ndërsa për devijimet e rënda deri në degradim të qeverisjes së tij, po dikton me sukses heshtje të opinionit publik.
Ky është në të vërtetë muzeu i gjallë i një rregjimi, i cili po rrënon vendin. Sjellja e tij është manekini më i mirë ilustrues i rregjimit të frikës dhe antivlerave që po triumfojnë në këtë vend. Sado larg ta çojë hijen e diktatorit Sali Beirsha, ajo po rritet e dukshme dhe e gjallë në zyrën e tij, në ndërtesën e qeverisë, në atë vend, ku pak muaj më parë është vrarë për të qëndruar në pushtet.
ラブドール 長期的な忍耐、あなたの体が悪化していることに注意してください
per komentin ske ca te thuash, vetem se Spaci nuk eshte i Bulqizes, une e di qe eshte i Mirdites, besoj se eshte gabim shpejtesie
MERO, TE LUTEM LERE EDHE PSIKOPATIN – SE FRIKA E DIKTATOREVE ESHTE E NJOHUR QE NE KOHE TE NERONIT DHE ME PAS. LERE SE ESHTE FRIKE E VETEVETISHME, QE BURON NGA ZOTI DHE SI ME MAGJI SHKON E JU NGULET DIREKT NE TRURIN E SEMURE KETYRE QENIEVE QE KANE FAJE TE RENDA DHE AS YFTARI E AS KRESHMA NUK I SHPETOJNE DOT NGA MAKTHET. TASHME ESHTE E SIGURTE QE PSIKOPATI DO SHKOJE NE CMENDINE SHUME SHPEJT, FEMIJET NEPPER BURGJE, ME TE MIRE SE ATA TE SPACIT, NDERSA SANDRI, ZAMIRI, FEVZUA DHE TE TJERE, DO BEJNE ATE QE BENE ME ENVERIN, SALIUN, FATOSIN, ILIRIN, MAJKON, EDIN: TRADHETINE E RADHES, PER T’U HEDHUR NE BARKEN E PSIKOPATIT TE RADHES, NESE EDHE KETE RADHE SHQIPTARET DO E LEJOJNE.
Neroni nuk ka qene diktator , ne ate kohe populli e ka dashur.Jo vetem qe nuk i vuri zjarrin Romes por hapi vilen e vet per te strehuar popullsine.Fajin per kete shtremberim e kane filmat amerikane . Sala po , na e dogji Shqiperine (Enveri diktator nuk e dogji )…Paste fundin qe po i vjen mikut te vet ne Libi se nje surrat kane
ne Bulqize apo ne Mirdite kjo ka pak rendesi! Spaci eshte nje vend ku nuk shkon askush! Mire e ke thene Mero, as zogjte! Por ja qe atje fluturon mendja e djallezuar e Kryeministrit, i cili jo vetem qe varros miliona nga eurot tona ketu ne Tirane, ne tunelin e Kalimashit e ku ti teket, por ben edhe sarkazem, duke na thene se “piramiden tuaj” do ta dergoj ne Spac… Ne fakt askend nuk e ha malli per piramiden, ceshtja eshte tek parate qe po shkojne per lesh…
MAFIA
heshtje e imponuar nga mafia!
Mjafton kaq per te tregu thelbin e pushtetit te Berishes,gjithashtu,per te na shfaq te gjitheve ne,dobesine e kombit tone,difektet e medha te cilat lejojne qe ky regjim i pashprese per te ardhmen tone por i pashprese dhe per strukturat qe e mbajne ne kembe,vazhdon akoma.
E keqja me e madhe dhe kete duhet ta kuptojme mire,eshte dicka tjeter.Sikur ne te ishim nje vend arab apo afrikan ,ku nuk ekziston ndonje presion i jashtem demokratik sikur eshte ne Europe,do ta kuptoja.Por jemi ne zemer te Europes dhe me e keqja akoma jemi te vetmit ne nje gjendje te tille.
Ketu tek ne,pervec MAFIES,perzihet dicka tjeter,po kaq e forte,osmanizmi i disa krahinave apo fshatrave shqiptare dhe ne DOKTOR MORTJEN kane gjet perfaqesuesin e tyre me te forte.
Nuk jane te rastesishme qe mbi kete vend,mbi historine e tij kane me shume te drejta turqit,greket apo serbet,nuk jane te rastesishme shkollat turke apo greke,nuk jane te rasteshim lejimi i pellitjes te kengetareve arabo.turq dhe paraqitja e tyre si muzike shqip.
boll me retorike boshe jo komunizmi,fashizmi,etj,etj, njerezit duan pune,duan uje ne shtepite e tyre,duan te degjojne shqip dhe te flasin shqip.Nuk kane nevoje per gogolin Berisha.
kane nevoje per nje shtet te tyrin,pasi akoma nuk e kane.
Preng Sherri, jam plotesisht dakort me ty.
Artikulli eshte i drejte, frika dhe antivlera po triumfojne ne kete vend. Ky fenomen do thellohet keto 2 vjet, gjate te cileve kursi i ri opozitar do i japi oksigjen parlamentar qeverise, me debatet bajate ne parlament ku opozita do riperserise akuzat per shkeljet e qeverise qe tashme dihen nga gjithkush.
Jemi duke iu drejtuar betonizimit perfundimtar te ketij pushteti. Rama shkraunte ne editorialin e tij te fundit qe presidenti konsensual as nuk ishte kusht i domosdoshem i opozites, duke shenuar keshtu deshtimin e rradhes se kursit te ri qe ende pa u nisur tamam. Kujtojme qe presidenti konsensual ishte i vetmi kusht qe kerkonte rama per reformen zgjedhore, dhe pa kaluar as edhe nje muaj, po hiqet dore nga ky kusht i vetem ashtu sic e kishin paralajmeruar ata qe denoncuan kursin e ri disfatist te opozites.
Ne kete linje ishte dhe editoriali i fundit i zogajt qe nuk e shihte si kusht presidentin konsensual (!!!!) dhe qendrimi i braces qe sot kerkonte vetem kryetarin e KLSH (hajde opozite hajde!!!!!).
Duhet ndrruar ky kurs halucinant “opozitar” qe fillon kete muaj, se do coje ne humnere tere kauzen opozitare. Opozita minimalisht s’duhet te hyje ne parlament. Heqja dore nga ‘paketa’ ende pa filluar sezoni paralmentar eshte sinjal shume i forte per ata qe kane mbrojtur me kokefortesi kursin e ri te lajmeruar te rames gjate ketyre muajve pushimi.
Izolimi i sales u vertetua qe ishte nje enderr ne diell, teksa u deklarua sot qarte nen driten e diellit ne deren e bashkise se vjedhur, se bashkepunimi me bashen kishte qene ne vazhdimesi shume i mire qe prej kohes kur punonte ne kosove(!!!!!!!), dhe gjate kohes qe kishte qene minister i brendshem (minister i 21 janarit per kujtese).
Kush vertete kerkon demokraci ne Shqiperi, duhet te denoncoje kete kurs te ri te nenshtrimit pa kushte te opozites, qe jo vetem garanton qeverisjen e pd deri ne 2013, por edhe shume me tej.
z mero te lexoj me kenaqsi . e vetmja e keqe eshte se ne shqiperi ka aq shume anarki sa qe zeri yt humbet si GURRA E KALTER NE LUMIN E TRUBULLT.
O Mero kuptohet qe kjo eshte puna jote, dhe te duhet te shkruash nje editorial pothuajse cdo dite. Por per shumicen e popullit nuk egzistojne me pikepyetje per karakterin e Berishes dhe zagareve te tij. Problemi eshte se askush nuk afron nje strategji se si ta heqim qafe kete shpellar.Lexojme Ramen e na thote qe e ka fajin populli,lexojme Mimozen e na thote ka te drejte Rama kur thote qe e ka fajin populli.Meqenese menyrat demokratike si vota e lire,dhe protestat paqesore te popullit nuk kane efekt ndaj virusit Berisha,na tregoni sec duhet bere. Dua te lexoj nje artikull nga Rama apo te tjere opozitare ku ne vend te tregimit rutine se sa i qelbet eshte Berisha, te thote se si ta shporrim nga pushteti kete krimb.
Rrushbull, zgjidhja eshte e thjeshte por bejme sikur nuk e kuptojme. Demokracia eshte numra dhe antidiktatura eshte prape numra. Nese Saliu arrin te vjedh deri ne 10% te votave, atehere votohet 60% kunder dhe e theu qafen. Ja “kollaj” hiqet Berisha.
1. 10%-20% e shqiptareve qe rrojne ne Shqiperi dhe bojkotojne zgjedhjet duhet te pergjegjesohen. Steriliteti nuk te ben pis, por nuk te jep kurre femije. Nje filozof italian ka thene: “Indiferentet jane shkaku i vertete i cdo diktature, ushqimi qe i rrit ato”. Ne te zgjuarit duhet te luftojme shume qe te zgjojme nga gjumi te droguarit nga propaganda Saliut.
2. Emigrantet qe jane me radikalet ne Web, te lene denglat dhe predikimet. Po e duan kete vend minimumi te harxhojne 600 Euro dhe te vine te votojne ne Shqiperi. Kushton shume me lire per te gjithe se sa ta largojme Saliun me revolucion. Madje emigrantet mund te organizojne edhe mitingje proteste perpara selive te BE apo qeverive te tyre, per mbeshtetjen qe po i jepet nje fashisti ne Shqiperi. Te gjithe disaporat e tjera organizohen per kete gje, kurse shqiptaret kenaqen qe lexojne gazeta online.
3. Kur ka nje tubim per ceshtje te drejte sociale, e aq me teper nje proteste antiqeveritare njerez mos rrini, po dilni ne shesh. Nese ne shesh dalin vetem militantet e PS dhe punonjesit e bashkive socialiste edhe per 100 vjet ketu e keni Saliun. Po te dalin 100,000 qytetare te thjeshte ne shesh, pordhi kjo diktature e kalbur. Komunizmi nuk ra nga greva e studenteve, por kur mbi 20,000 tiranas shkuan tek Qyteti i Studenteve per te mbrojtur studentet dhe qe per dy dite u bene 100,000 nga gjithe Shqiperia.
Ja “kollaj” hiqet Berisha.
Jo dhe aq kollaj Epiroti II.Shqiptaret nuk jane indiferente kur behet fjale per votime.Por per fat te keq vota nuk eshte me faktor ne Shqiperi, pasi Shqiperia eshte autokraci.Edhe sikur te gjithe emigrantet te vijne e te votojne kunder Berishes do te shohesh qe ne fund te numerimit Berisha shpallet fitues .Do te jene me shume vota se votues.por Sashenkat dhe Tomat do e aprovojne. Arvizet e Worfartet do shkojne ne zyre e ti shtrengojne doren Berishes e ti kerkojne opozites te pranoje rezultatin e te shikoje “interesin kombetar” e jo ate partiak. Besoj se e ke pare kete disa here. Per mua problemi eshte me i madh.Opozita eshte e frikesuar deri ne ate pike sa ka filluar distancim total nga populli.Lexo shkrimet e fundit te Rames, jane ankesat e tij ndaj popullit.Ketij populli qe masivisht e votoi ne 2009 e 2011. Duket sikur ankohet se pse eshte ne krye te opozites.Sikur e ka vene dikush ne ate post me detyrim.Nuk ka rendesi se sa masivisht votojme apo sa masivisht protestojme kur ne fund rezultati eshte i njejti. Ndryshimet ne shoqerine shqiptare nuk jane natyrale dhe te brendshme por zakonisht te urdheruara e te dirigjuara nga Washingtoni dhe qendrat Evropiane. Se kush ka me shume ndikim ne keto qendra per momentin Rama apo Berisha,po shihet.
Marin, “kollaj” eshte ne thonjeza qe dmth me kete popull nuk eshte fare kollaj. Te kish qene France, Greqi, Angli e gjekte ato qe them une do ishin bere shume kollaj me te vertete.
2009-2011 populli votoi masivisht opoziten ?????????!!!! Une konstatoj qe e votoi ne maxhorance te lehte (52%-54%). Jam dakort me ty qe Saliu ka boll vegla me i perla 5% vota ne drite te diellit. Por ndryshon komplet puna po qe se votohet 60% opozita.
Opozita ka gjynahet e veta, por mesazhet e fundit te Rames lexohen qe jemi ne diktature dhe nuk ka opozite ne bote qe ja del diktatures pa perkrahje masive popullore. Te kujtoj qe kur opozita beri greven e famshme te urise per hetimin e zgjedhjeve ne bulevard dolen vetem familjet e grevisteve, punonjesit e Bashkise dhe nja 200 veta si puna ime qe e duan me shpirt demokracine. Ate dite u binda perfundimisht qe ky popull nuk di me dale kurre nga muti. Ai nuk lufton kurre, por pret ta nxjerrin Titoja, Rusia, Kina, Amerika, EU dhe meqe keto nuk po e nxjerrin dot me nga pusi i thelle me mut ku ka rene, i ka vare gjithe shpresat tek PS. As Zoti nuk t’nimo po nuk nimove vedi e jo mo kjo fare opozite qe ka Shqiperia.
KY SHKRIM ESHTE GJETUR NE: ” FAQEN WIKILEKS”
Mr. Ilir Meta,
Verily compatriots have been and are to serve the country regardless of where they are. Vigilant, we are not saved and saves us nothing when it comes to major inetresat Albanians. We knew that as he slept, and what Enver eat. Veshgojme us every second and every millimeter of the Albanian lands. The blood of martyrs Albanian and my wounds from the Red attackers have to write bull. Hope Democratic Party is what sets and seals the fate of Albania and not foreign ambassadors whose color pavarisht belong. 40 years of my life abroad have been serving the nation and the victory of democracy at the international level, and so it will be until they have spirit. Perpetrators accountable will be putting forth.
Meta Lord!
A million Albanian young people to new intellectual, the nation’s hopes gone with tears in her eyes bridging the snow mountains, seas, boat care. Speedboats belonged and belong halabakeve government politicians. And while babiesa crying for bread, the tide has abducted infants of mothers without eating the weak. The broken-hearted sea ended at the end of food for wild beasts.
Do you intend to Mirni commits these crimes and tragedies Mr. Meta? Or maybe you forgot Gerdec 1997-ten and the deliberate? And it will kill the Albanian mountains and the sea disappear?
Mr. Meta basic questions: Do you have the stomach to swallow and strong shoulders to keep the zeezat and bitter 19 years Sali Berisha? Josefina Topalli Do you think you are there on the table and forgotten conflicts Sali Berisha has forgotten that the vute handcuffs? Do you not know that Serbs are sitting cross-legged in the home, yard and government appointed by Sali Berisha? Have you forgot the Albanian territories selling for a family Fazllici euro, is the forgiveness of 225 km / Greek meters forgot or did not intend to be Mirni all this over?
Kasapana of Gerdec was intentional .., Is it a prelude of the 1997-testing similar these days, but more bitter than what?) What if I pass, what would you say sympathizers SMI ?
Where did your uncompromising fight tooth for tooth statements anti Berisha and Nano? What period is the hypocrisy of SMI’s and your own? You get anti anti Berisha yesterday but pro Nano Berisha and Nano pro today?! What is the moral principle that drives you and you and LSI?
Meta Lord!
I advise you not to get some snippets of snippets of other ambassadors of the European Balkans either. They are nowhere. They are only millions of euros in their pockets that are not property of Berisha, Nano, Mediu … but are of Albanian blood everywhere. Milirda euro for 19 years, sacrifice, could have written in Albanian and Serb pockets, Greek, frengut you should know this well, as you should know better than government appointed Berisha should and will go on the bank of justice charged and history. In which the wings you will find yourself Mr. Meta?
You Mr. Meta and the coalition you need to become part can not delete dream of our forefathers, Albania in its natural borders in the heart of Europe. Albanians will not allow a herd of shiturish without the moral principle to extinguish them from the earth. They will rise and will make Albania actually true.
Albanian Reality imposes caretaker government soon, with Albanian Albanian blood, the intellectual, patriots and not really the government appointed by the Serbian-Greeks. After six months, in new elections to be organized and controlled by Albanians and their votes will not be stolen, manipulated worn. Their word will be law. They will vote for themselves, their families, for the Fatherland, for their sons and daughters. Government emerged from that election will really bring change, change for the benefit of Albania and Albanians where you are. Which camp you will find it neat Meta milestone?
Chairman of Hope Democratic Party
Prof. Pellumb Pilinci
http://english.aljazeera.net/indepth/features/2011/08/2011831151258728747.html
Edhe une e kapa kete sot. Dora e “Bechtel” ne ndhime te ketyre regjimeve … dhe ne ankohemi pse nuk flet qarte Amerika.
artikulli eshte i drejte Mero! por nga an tjeter lind pyetja,po Amerika qe paska marr keto informacione si ka reaguar,cili ka qen qendrimi zyrtar ndaj ketyre palacolleqeve,se mire qe na nxjerr berishen zbuluar se ai zbuluar ka qene gjith kohen por keto informacione nxjerrin pa breke politiken Amerikane qe eshte kulmi i hipokrizise,,I paskan ditur te gjitha(kjo nuk kishte dyshim)se keto jan gjera qe kan ndodhur faqe botes diten me diell dhe budallai i merr vesh,por amerika e larget e ka marre informacionin dhe na paska reaguar jo ne te mire por ne dem te shqiptareve,,jo pa qeelim por me qellim te percaktuar,dhe shpirt liugesi te pashoqe,,c’ka bere Amerika mbas gjith ketyre skandaleve,,ka poshteruar opoziten<ka pranuar lobimet dhe dollaret e Saliut te rrjepura nga lekuret e shqiptareve per ca debile e lapanjoze amerikan qe bejn politiken e vendeve te vogla si puna jone,,ka heshtur e mbeshtetur Saliun ne gjith veprimet e tij mafioze,duke pranuar parat e tij te pista,,kur erdhi momenti i duher qe kan qene zgjedhjet dhe ndryshim duhej te behej normalisht perseri mbajten anen e poshtersise dhe me shume denuan opoziten se sa balashin dhe strumbullarin e poshtersise,Saliun,,ndaj nuk me vjen mire kur ne cdo shkrim rreth ketyre publikimeve kerkohet me shume reagim nga Saliu se sa te kritikohet hapur menyra e padrejte e te berit politke nga an e Amerikaneve qe jan palaco e bastard kur vjen puna per ca dollar te qelbur me gjak e korrupsion,,ajo qe duhet te shqetesoje opinionin dhe poltiken shqiptare e opoziten ne vecanti eshte se ka reaguar Amerika ne keto hostori dhe te nxjerrin mesime e pse jo te thone fjalen e tyre me force e te binin njerzit e tyre se te tjeret lozin game me ta,ndaj duhet ti marrin vet fatet e vedit ne dore,e mos te shpresojne e presin nga mabasadore qe ven e vine si heronj qe ne fund te fundit jan ca badakcinje e dalleverexhinje te rendomte,ca spiune qe here u ecen e here u ngecen fjala,,shqiptaret duhet ta bejne historine vet e jo akoma edhe sot kapen pas nje fjale te Bismarkut,e nje thenie te ndonje Amerikani apo ambasadori per "dashurine "e interesin ndaj shqiperise,e te vazhdojne te degjojne pordhet e Berishes,genjeshtrat e Arvziut,e te shikojne si e pi birren pijaneci OSBE-se
Ne nje sistem pluralist ky regjim frike dhe terrori,kjo zhdukje thuajse e te gjithe te drejtave te qytetareve(te punes,te prones,madje dhe te jetuarit) mund te instalohet vetem kur ka nje opozite si kjo e jona,qe per turpin e saj ka cuar dem shpresat edhe voten e shumices se shqiptareve.
Z MERO PO JEMI POPULLE KOTE AKOMA LODHESH ME SHQIPTARET.SHQIPTARVE TU LESHE NA 1 POLICE TE DERA,QE ÇDO MENGJESE TI RAJE TI POSHTEROJ,ATA PRAPE NUK NGRIHEN,THONE AJDE SE MASE SNA RAJNE NESER,E KJO ISTORI VAZHDONE E VAZHDONE E VAZHDONE…….
Hysni dajaku, poltika e republikaneve Amerikane me Bushin ne krye ka bere aq deme ne shqiperi por edhe ne bote, vetem per te mbajtur lidershipin amerikan kundrejt hapjes se kines, e bashkuar me industrialet e evropes qe deshen treg,( mondializacioni) per te ritur kapacitetet e prodhimit dhe konsumimit, por shqiperia u perdor si platforme e financave piramidale,( lavatrice) duke penguar prodhimin e brendshem kjo eshte fatkeqesia me e madhe per shqiperine. Saliu eshte i vetmi person qe pranon te beje piramida financiare, kjo eshte nje nga arsyet qe USA e mbeshteti politikisht per arsye stabiliteti te pastrimit te parave ndermjet azise, afrikes dhe evropes. E ardhmja eshte me e dhembshme.
Zoti Mero dhe ti i bason këtyre Dokumentave.
PSE????nuk duhet me i besu?
Por paralelisht,Ti me pret mua te te besoj ty????????????????
Ti seriozisht pret edhe 1 pergjigje per pyetjen tate prej Idioti?????????????
I modh fare je,per koken tate.Lum si ajo mehalle(lagje) qe te ka.Dhe padyshim lum Shqiperia per 1 Vigjilent si ty qe nuk i’a hedh dot askush.
Si te mos i besojme dokumentave te deopartamentit te jashtem amerikan, ata nuk jane si ministria a jashtme e HAZHI PORDHES tone
Kush ka thene se Ne jemi trima ka shpifur . Po c do te presesh nga nje popull qe qendroi 500/ 50 vjet nen roberi dhe tani kur kane valla te drejta te barabarta Behen si MINJ
Zoti Mero ne jemi popull i zhgenjyer nga demokracia sepse nuk e kuptojme ate. Pikerisht kete gje tregojne edhe kabllogramat e ambasades amerikane. Jam dakort kur thoni qe jane nje pasqyre ku secili mund te shikoje qendrimin e tij. Dhe kur them secili i referohem anal(iste)ve qe mbushin televizoret dhe na tregonin perralla atehere na flisnin per pafajsine e lul bashes, per lirine e medias, per zbatimin e vendimeve te gjykates, per rrugen e kombit, per shtetin ligjor, per miracle of freedom, per ligja dhe vetem ligja etj etj. Deri tani kur jane kapur me presh ne duar keta anal-iste apo pushtetare na jane nderkyrer duke na treguar normat e demokracise dhe te shtetit ligjor, pavaresine e gjyqesorit, te drejten e fjales, relativitetin e ajnshtajnit( thua se jetojme ne sisteme te ndryshme referimi) etj etj. Tani me nxjerrjen e kabllogramave kane qepur gojen dhe nuk ndihen. Duke krahasuar pafytyresine e tyre para publikimeve me heshtjen qe mbizoteron tani mendoj se eshte nje fitore shume e madhe. Anal-isteve servile te pushtetit tani i takon te anal-izojne moden e koalicionit per fshatarin per periudhen e veres pra: A duhen veshur citjane apo benevreke, A duhet te mbajme kemishe kur vemi ne plazh apo kanatiere te bardhe, kur eshte momenti me i pershtatshem per te bere shu..en ne det etj etj.
Deri sa themi qe jetojme ne nje regjim nuk mund te presim qe ky regjim te jape pergjigje. Regjimi asnjehere nuk jep pergjigje pasi pergjigjja e vetme qe kane eshte “Keshtu vendosim(duam) ne.”. Por keto kabllograma na lejojne qe kur te flasim para popullit te flasim duke thene qe nuk jemi vetem ne qe e mendojme keshtu. Kemi edhe nje autoritet qe i di me mire se ne rregullat e demokracise qe mendon dhe shprehet po keshtu si ne. Kur habitet amerika se si mbyllet gjyqi i bashes nuk mund te pranojme te na dale ndonje anal-iste apo pushtetar dhe te na thote u shpreh drejtesia. Amerikanet qofte edhe pa deshiren e tyre na kane dhene nje ndihme te madhe ne kete drejtim. Ata na kane dhene mendimin e tyre sic shprehim ne mendimet tona ne kafene. Ata nuk kane mohuar faktin qe ky eshte mendimi i tyre dhe kane te drejte kur nuk duan te komentojne mendimin qe kane.
Anal-isteve servile te tipit lubonja nuk u kerkojme te komentojne mendimin e amerikes por mendimin qe kane shprehur ata per te njejtat ceshtje dhe qe tani del qe ka qene i kundert me mendimin e amerikes. Te pakten tani per cdo perralle qe na tregojne kemi kabllogramin perkates qe mund ta lexojme dhe te shikojme te verteten. Eshte shume e nevojshme qe media opozitare te ngreje emisione retrospektive dhe te komentohen edhe ngjarjet e kaluara per te cilat kemi edhe qendrime te kabllogramave perkates. Le te mos flasin anal-istet e tipit cili, zheji, lubonja, fevziu, hoxha, m&m, qim peka e te tjere. Mjafton te tregohet cfare ka thene. Nese ata dalin dhe thone qe amerika e ka gabim atehere ky eshte nje diskutim tjeter.
Urime Temes per kembenguljen, balkanwebit dhe gazetes shqiptare e shqip qe edhe pse te cunguara nuk po injorojne totalisht (fania boton vetem kabllogramet ne interes te ilir kokelopes). Turpi me i madh ne kete mes eshte top-channel, qe po ben marreveshje te heshtur per piramiden dhe kohet e fundit nxjerr vetem lajme te tipit “Berisha: Po luftojme korrupsionin” dhe e lan mutin me shurre me ndonje tjeter per “50% e vleres se naftes, taksa te qeverise”
Me falni edhe shekulli qendron krah per krah me temen.
OPOPULL RRI URTE DHE MOS BEJ SHAK
BURRE ME TE ZGJUAR,SE SALIU NUK KA !
” OPOPULL RRI URTE DHE MOS BEJ SHAKA
BURE ME TE ZGJUAR,SE SALIU NU KA”
=======================================
uNE JAM SALI NOTARI
NE C’DO VEND UNE JAM I PARI.
MUA S’MA KALON NJERI,
VEC GOMARI,BYTHE ZI.
SOT UNE JAM I RI SI DJALE
DHE KAM HIPUR NE NJE KALE.
EDHE KUR TE ZBRES NGA KALI,
VENDIN DO MA ZERE DJALI..
jU VEC MUA ME DEGJONI
URDHRAT E NIJA ZBATONI
SE UNE JAM NJERIU I PARE
QE TERE JETEN, JU HEQ ZVARRE…..
THONE JAM MASHTRUS!
JO, UNE JAM NOTAR…
THONE JAM TINXAR,
JO, UNE JAM GOMAR….
UNE DI TE VJETH
VOTA DHE PARA
PRANDAJ RRINI URTE,
MOS BENI SHAKA….
ME LINI REHAT
QE TA DRETH SHAMINE,
NDRYSHE DO E SHES,
TE GJITHE SHQIPERINE…
KRENOHU P.D. …
TI SOT ME SALINE
KAMPION NE NOT
NDEROJ SHQIPERINE…
KAMP[ON NE NOT
KAMPION NE PERDHE
DHE ME KETO TITUJ,
DO HYME NE EVROPE…
NE MASHTIME,VENDI PARE
NE KORUPSION VENDI PARE
NE VARFERI VENDI PARE
O, SALI TE BEFSHA VARRE….
SAADIU.
HAAAAAAAAAAAhahahah ..ishalla e shtyp makina e varrimit dhe ta çoj direkt varreza…
Struci Berisha ka kohe qe eshte byth -zbuluar po prap mendon si nje struc .
Shqipetaret ja dine poshtersite dhe s’ja harrojne
Vetem nje i rrjedhur mendon se do vazhdoje perjetesisht .
…..Telenovela : ” Pinok Berisha si struci e ka fut koken ne mut ” ………vazhdon , tani nuk mjafton struci -pinok po na qelbi dhe era e mutit , e ke qelb Sale e ke qelb plako .
Nuk ja kom mo vaktin me msu anglishten neshti m’pleqeni, se po shkoj 70 baba.
Kur ne 2005 Berisha erdhi ne pushtet,nje shokut tim qe eshte nje militant fanatik i rraces se tij i thashe
pas 18 vitesh ndoshta ka mundesi qe te fitoje ndonje parti tjeter.Me vjen keq por deri me tash çdo
parashikim i ndryshem bjen.Investimi qe eshte bere nga ana e ketij klani me Berishen ne maje eshte i
tille qe ne çfare do situate,ne çdo moment,e nxjerr fitues ne garat e votimit.Te gjithe e dime se sa
demokratike eshte Shqiperia,sa e si “sheqeroset” ne dukje kjo demokraci,edhe nderkombetaret krejt
mire i dine keto por nuk bzajne sepse jane veçse per rruge te”buta”,bisedime,jete parlamentare,
diskutime etj te cilat as qe e gudulisin Berishen e konet qe mban rrreth vedi.Nuk ka ndodhur ndonje
kataklizmo se kemi pare edhe me keq.Thjesht na u vrane endrat qe kishim qe ne fillim vitet 70 e kaq.
Ndoshta dikush mund te me kundershtoje duke me thene te kunderten por une them qe:Nuk behet,
me vjen mjaft keq biles biles gati turp,por nuk behet SHQIPERIA.
Me keqardhje deri ne dhimbje therese e pranojme kete parashikim te vertete…
Me kete kryeminister injorant qe ne kemi qe ai dhe vetem ai i di te gjitha te tjeret jane kote kurse per sa i perket muzeut te spacit eshte mire qe te veme foton e sales me femijet e ENVERIT mu ne balle te muzeut SE NUK KA KUPTIM MUZEU PA NJE KOMUNIST
do ta bej muzeun shpellari po mos harroi atij do i bejn varr, po varri di behet si varri i diktatoreve si varri i sllobodanit ,si ikja e kadafit me brek neper kemb, si varri i bingladenit,mos kujton se han bare njerezit enveri ka 35 vjet qe ka vdekur ai do te shesi fain e vet te te vdekurit ne kemi ujkun e uk na duhet gjurma o injorant i shekullit .
Zoti Baze! Nje sygjerim per ju dhe gazetaret e Temes. Mos e perdorni me termin qeveri, pasi ai faktikisht nuk egziston. Te gjithe jane te ndergjegjshem qe qeveria eshte Berisha. Perdorimi e personave konkrete duke filluar nga Berisha ka shume rendesi per procesin penal qe do hapet ku anateare te kesaj qeverie me Salen ne krye do te gjykohen per krimet qe kane bere. Duhet te evitohet situata kur avokatet e tyre te shprehen se ato kane zbatuar urdherat sipas ligjeve (te krijuar dhe firmosur nga maxhoranca e tyre). Duhet te evitohet perdorimi e termit se nuk ka krim kolektiv, pas te cilit fshihen edhe sot kriminele lufte vecanerisht ato ne Serbi. PD-ja dhe populli PD-ist kane kryer krime ndaj Shqiperise dhe pjeses tjeter te shqiptareve duke zgjedhur Salen, duke ndihmuar Salen dhe klanin e tij mafioz per te manipuluar zgjedhje, ligje etj.
Zoti Baze! Artikulli eshte shume i qarte, por ju nuk keni nevoje ti beni “fresk” Amerikaneve. Po ashtu nuk munde te behet krahasim ndermjet shqiperise dhe amerikes qe kane dy sisteme te ndryshme. Amerika eshte nje shtet me pervoje demokratike kurse shqiperia eshte akoma ne fillimet e saje. 20 Vjet mbas renies se komunizmit nuk mundet te pritet nje demokraci funksionale. Ajo qe shpresojme te gjithe eshte ne shqipetaret duam patjeter te jetojme ne demokraci dhe te kemi nje drejtesi qe funksionon. Nga Diktatura ne Demokraci duhet pervec te tjerave kohe. Nje duhet te thene, qe asnje nga forcat politike ne shqiperi nuk ka mundur te ece me hapat kohore europiane. Shqiperia eshte aq afer europes por edhe shume larg saje.
Spaçi eshte ne Mirdite, madje me te vertete tashme as zogjte nuk mund te shkojne me aty. Ngritja pikerisht aty e muzeut per krimet e komunizmit, eshte menyra me e mire per te varrosur kujtesen per ate rregjim te eger…
ju vjen cudi se ka thy rekordin ne not me dy ore e gjysem. noj dite kur te thoje se e bej nent here mrena nates? ca do thoni hahahaha….
O mero mos u fut neper debate per nje sistem,qe mir apo keq,tani i takon te shkuares,se kuptoni xhanem qe duke u mor me sistemin e kalum, po veni perdit ne hije,kta qe drejtojn sot,mir Sales qe i tako me thon ujku ujku gjith diten,per te hum gjurmet e kobave te veta,po ne pse duet te meremi akoma,mas20 vjetesh,me te shkumen,ne po na vjedh e vret ky sot akoma me keq,menoj qe nuk duet me harru te sotmen.
miqt e mi pse habiteni qe e kemi salen ne pushtet.po jemi ne qe mbajme ne duam qe geshtenjat nga zjarri ti nxjerrin amerikanet dhe ne ti ham.jo miq jo.kur socilistet protestonin pjesa me madhe e popullit thon cme duhet mua ta bejne te tjeret.kur ne gerdez u vran 26 vet pjesa me e madhe ne gerdec idhan voten per 5 lek te qelbura .kur minatoret protestojne,kur vriten ne mes te qendres,kur populli vidhet ne 97 etj etj ne presim qe ti zgjithin te tjeret hallet ,ne presim qe hajdutet ti kapi amerika,qe demokracin ta mbroj amerika.nuk jan shqiptar pjesa me e madhe e atyre qe drejtojne gazetat,nuk jan intelektualet shqiptar ata qe derdellisin per berishen,per meten e per te tjert si ta .nuk jan shqiptare ata qe u japin voten.po ne jemi e pra deri sa te ngrihet kultura e shqeris civile,deri sa te zbutemi pse jemi mesjet akoma,deri sa mos ti bjem gjoksit se jemi popull trim etj,keshtu ka per te ndodhur .do na marin takat te tjeret sic na ikan marr dhe diktatoret do na vijne njeri pas tjetrit .megjithate shpresojme qe ajo dit te vij.faleminderit baze edhe pse dikur ke qen nje nga ata.
Mero, nje konkluzion perfekt. Me pelqeu shume krahasimi i krijimit te muzeumit ne Spac, ne krahasim me krijimin e te njejtit tek piramida ne Tirane. Sume e forte:
“”””Në Spaç nuk shkojnë më as zogjtë për të parë çfarë ka mbi rrënojat e ish burgut. Tirana është qyteti simbol dhe i ndriçuar për ta bërë atë që duhet bërë kundër komunizmit dhe Piramida është objekti i duhur për ta ndëshkuar atë rregjim.””””””‘
A ju kujtohet nje pasazh nga nje film ;PO JU FOTOGRAFONI ATENTATET E KANANIT .Keshtu vajti kjo pune .njerezit flasin disa gazetare qe i kane shpetuar rrjetes se saliut flasin kurse vete saliu thote ;pirdh pirdh se lirohesh
Hi Mero,
Nje qeveri qe kontrollon debatin publik, kontrllon mediat dhe i orienton ato sipas deshirave te saj, eshte nje qeveri qe ka shkelur dhe pervetesuar lirite dhe te drejtat e qytetarve te saj. It’s absolutely right mr Baze, Robin Hood i Shqiptareve bashke me Anila Basha, mrs Mimoza, Artan Hoxha etj, Ketu duhet te ndalemi; kemi te bejme me nje regjim te istaluar. Historia na meson, nje regjim nuk mundet asnjehere me vote, eshte e pamundur. E di lubonja, si luhet me votat ne nje regjim, dhe zheji e di, dhe cili e di, dhe tupja e di dhe dervishi e di, feveziu e di dhe e di dhe mercenaret e regjimit i dine, ka filluar ti mesoj dhe nano kohet e fundit. Duhet te ndjejme demokracine qe po afron njerze, demokracia eshte e bukur, demokracia fitohet me njerze te ditur, te thjesht dhe te paster. Ka ardhur koha te negociojme me regjimin dhe ti lutemi, po po ti lutemi qe te dorhiqet, te dorhiqet shpejt sa te jete e mundur dhe une nuk njoh ndonje parti qe te udheheq negociatat ne Shqiperi, pervec partise Ligj dhe Drejtesi me duket mos gaboj eshte zgjedhur kryetar Spartak Ngjela(gezohem qe u njohem Spartak, are you ready man?) Keshtu mundet nje regjim jo me revolucion dhe me vota eshte e pamundur kete e di dhe mr Arvizuja.
Mero
Si gjithnje i sakte shkurt dhe qarte
ne fokusin e keto muajve te fundit bie ne sy nje duel i pabarabarte i gazetes tema me qiklopin berishe
kjo per merite te atdhetarit Mero Baze qe po ve ne rrezik jeten per te verteten ne sherbim te kombit
duke e nxjerre sali berishen si mafjoz ,tradhetar dhe vrases gjakftohte ,,
Ne krahun tjeter shohim arvizune qe dialogon me dy vrasesit B & b..?? dhe duket qarte qe ai duket
sikur “merr urdhera nga berisha”..Koha do ta zgjidhe dhe kete”‘non sens” zoti qofte me shqiptaret.
zoti mero berisha eshte dhe do te mbetet nje anti shqiptare dhe nje serbe i mire .dikur serbet luftuan per te marre shqiperine por tani e kane dhe po e gezojne me fazlliçin dhe me kelysh berishen.por edhe populli shqiptare ka fajet e veta dhe edi rama ka fajet e veta . une kam frike se edi rama po sillet si fatos nano ne aparence ben sikur e lufton berishen keshtu te eleminoje politikishte ata pak socialiste qe jane te tille , dhe nga ana tjeter bie dakorte me te,pra ne italishte ka nje shprehje qe pernosifikon politiken duke thene :- te jesh nje politikan i suksesshem duhet te jesh nje person fallso.por berisha e kalon kete shprehje pasi eshte edhe nje vrases , hajdut , i lajthitur pra nje shembull absolut dhe i rradhe ne bote.persa i perkte te jete nje diktatore une them jo pasi nje budalla si ai nuk mund te jete ne gjendje te fshehje krimet ashtu siç bejne diktatoret e vertet. pra zoti mero une them qe pase vdekjes ta ballsamosim dhe ta vendosim ne muzeun e spacit ne hyrje te tij me shprehjen :- ai qe beri ate ne pake vite qe kominizmit iu desh gjysem shekulli .dhe me tej jozefina topalli dhe ajo me shprehjen injoranca qe drejtoj kuvendin mbas haxhi leshit te lajthitur.historianet do te jene dakorte te gjithe
Ja metodat amerikane per te shpetuar popujt e skllaveruar nga diktaturat diteve te sotme.
Keshtu sic po vepron me keto kabllogramet per Shqiperine ka vepruar me pare me vendet diktatoriale si Egjipti,Tunuzia,Siria dhe se fundmi me Libine e Gadafit.
Kjo metode eshte shume efikase per te ndergjegjesuar popujt e ketyre vendeve se cfare pushtetit kane mbi koke dhe sa larg qendrojne me hallet e popullit.
Dihet tashme se si reaguan popujt e ketyre vendeve dhe tashme diktatoret shekullore po perfundojne si dordoleca.
Tani e kemi radhen ne populli shqiptar se cfare duhet bere me kete gadafin tone.
Ne intervesten e fundit qe dha Arvizu u shpreh qarte qe populli duhet ti beje presion politikes.
A mund te ndodhe qe populli yne vertet te ngrihet ne lartesine e duhur per ti treguar vendin ketij maskaraj?kjo mbetet per tu pare.
Une qe te jem i sinqerte dyshoj ne maksimum sepse historikisht ne adhe ate pak atdhe qe kemi sot nuk e kemi fituar me forcen tone,por per meshire na e kane dhuruar fuqite e medha,as diktaturat nuk i shkulem ne por na e sollen dhurate te tjeret me mekanizmat qe vete ata i dine se si duhen funksionuar e merite te vecante per kete ka dhe Ramia Alia,sepse nuk perdori dhune e i la te lire per te demonstruar se po te ishte perdorur dhune do ishin shperndare per 5 minuta,por Ramizi veproj me nje djallezi te pashoqe se duke e kuptuar se bota do bente cmos per ta rrokollisur kete vend vendosi ne krye te ketyre partive pikerisht njerezit qe nuk do ti preknin aspak jeten dhe privilegjet e tyre.
Shembull tipik eshte Sali Berisha dhe neqoftese e mbani mend ai ne fillim nuk e shante aspak Ramiz Alin saqe u dyshua nga te djathtit qe kishte ne partine e tij,por qe u versul me vone ndaj tyre sic duket nga nje udhezim i vete Ramizit sepse po rrezikohej qe partia demokratike me gjase se shpejt do vinte ne pushtet e do binte ne duart e ekstremistave te djathte.
Berisha eshte njeriu me besnik i ish komunistave pavaresisht ne dukje ndryshe,ai merret me Enverin e vdekur por femijet e tij i ka miq dhe perfitojne prej tij, po keshtu me te gjithe byroistat e tjere qe kane zaptuar komplet ekonomine e ketij vendi.
Tani i mbetet qe ketij populli te beje nje mute te Madh se keshtu ka bere gjithe jeten e tij dhe kur kane goje e thone te veproje opozita.
Dy vjet u tha Edi Rama me ndihmoni ta rrezojme Berishen po me ke me qullaca si ky popull te peshtire qe akoma kenaqen me nje cope buke dhe gjize dhe thone rrofte Berisha.
Ne kete forum mesa shoh flasim ne qe jemi jashte vendit se e kemi pare se ne challe jane ata njerez por ama ata qe jane atje as nuk duan tia dine sepse vendi lulezon nga papunesia,fukaralleku dhe pordhet qe kane.
Nje mik i imi vizitoj Shqiperine para ca kohesh dhe kishte blere shume dhurata per njerezit e tij kryesisht veshmbathje dhe kur i hapa pakot tha ai ne fillim ata me thane perse je shpenzua se nuk kemi nevoje se kemi me bollek dhe me te bukura se keto qe ke sjelle ti,megjithese tha i kisha blere vertet shtrenjte se ishin me emer dhe ndryshe nga ato te europes,por ndodhi cudia se kur po kthehesha ketej mu versulen njeri me peqen kjo kemisha jote tjetri kjo dhe keshtu me radhe i hoqa dhe ua dhashe atyre saqe gati me moren dhe breket.
Me kete dua te them se breket e Saliut kane per te marre.Hajt tung.
Une e fut veten ne kategorine e te pa shpreseve per te ndryshuar kete realitet,kuptohet nisur dhe nga kendi ne te cilen i shikoj ngjarjet,pa dyshim i ndikuar dhe nga komentet ne kete blog.Jam plotesisht i bindur se shqiptaret qe jetojne ne shqiper aktualisht,perfshi dhe komentusin ne fjale jane perfshire nga nje apati dhe cfare te doje te bej ky regjim reagimi eshte zero.Evetmja shpres per kete vend mbeten emigrantet kudo qe jane,pikpamjet dhe qendrimet e te cileve per gjendjen jane mbi nivelin e dhe te politikaneve te opozites.Jam dakort me epiriotin se i kane mundesite te bejne nje sakrifice per te votuar ,sikur ne tirane te votonin 50000 emigrant,veshtire se do te ndryshohej rezultati me votus te importuar.Une mendoj se emigrantet nepermjet organizimit ne shoqata atdhetare te demonstrojne ne ato vende ku punojne perpara ambasadave shqiptare,dhe perfaqesi te tyre te manifestojne ne bruksel e stasburg per te terhequr vemendjen burokrateve te europes.Mundesite e levizjes e bejne me te lehte nje aksion te tille,kur kujtojme se pateriotet shqiptar 90 vjet me pare duke lundruar me jave te tera u tubuan ne paris per te mbrojtur pavarsine nga planet per coptim,te njejten situate kemi dhe sot.
Z .Baze. Me interes do te ishte ndjekja e zhvillimeve nga Italia ku miku mafioz i Berishes qe qeveris ate shtet eshte duke dhene grahmat e fundit.
Sapo kane dale pergjimet e fundit ne lidhje me nje nga skandalet e shumta qe po mbysin S.B italian ku referohet per nje kerkese nga nje personazh i dyshimte qe i kerkonte te nderhynte prane S.B shqipetar(behet fjale per persona qe levizin ne ambjentet e prostitucionit).
Duke njohur mire biografine e sharlataneve qe jane ne pushtet me vota dhe deputete te blere mund te supozohet pa veshtiresi se behet fjale per ndonje biznes “humanitar”……
Nuk e di por pas 90′ gezimin me te madh e ndjeva kur lexova numerin e pare te gazetes RD
dhe mu duk se mora ajer te fresket ishim te lumtur per te ardhmen..por sot ato djelmosha
dhe intelektuale te nderur jane bere pjese e mafias ose mbeshtetes te tyre..
Shikoni simbolin e mafies shqiptare panteren e zese GENC RRULLI( ish drejtori i mak-impeksit ne partine e punes)
deri ne 89′ ne kete vend te “izoluar “kishte dale plot 120 here jashte shtetit dhe nuk ka lene
vend te botes pa shijuar…Mafia e ngarkoi te “numeronte kafet e nexhit”..RULI eshte i vetmi
njeri shqipfoles qe e ka frike sala..(VAZHDON)
qellimi i ketij komenti eshte te falenderojme zotin baze per kete sakrifice sublime tuajen..
Me padurim presin te nesermen cfare keni shkruar.na kujton shtypin e 90′ …be carefull
Me respekte
bashkatdhetar
queens ny.