Ish- ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, në raportimet e tij të përjavshme nga Tirana, zbuluar së fundmi nga siti Wikileaks, në mënyrë shumë interesante e mbyllte kabllogramin me një thënie të javës. Në një nga këto kabllograme, kur duket qartë se i është mbushur kupa nga zullumet e qeverisë, ai si thënie të javës përdor të famshmen e Faik Konicës “Shqipëria u bë nga idealistët, e ruajti rastësia dhe po vritet nga politikanët”. Pas publikimit të thuajse të gjitha njoftimeve interesante të ambasadës amerikane, gjithkush pret pasojat. Këtu asgjë nuk ndodh. Siç shkruante së fundmi edhe një autor tek Forbes, ky ishte një tërmet që nuk ishte. Fundja në llumin e politikës shqiptare nuk mund të presësh asgjë.
Nëse i rikthehesh sërish atyre dokumenteve, mund të vësh re se me sa kujdes i ka ndjekur ambasada amerikane gjyqet që zhvillohen në Shqipëri. Sidomos zhvillimet në Gjykatën e Lartë kanë qenë në qendër të vëmendjes së saj, duke nisur që nga gjyqi i Lulzim Bashës e Fatmir Mediut, që komentohen në çdo detaj e duke përfunduar tek lirimi i narkotrafikantëve dhe kriminelëve të rëndomtë nga kjo gjykatë. Është e qartë se e gjithë shpresa e demokracisë më të madhe në botë ishte të shihte një rezultat nga Gjykata e Lartë, një dënim, qoftë edhe një të vetëm. Ai do të thyente mitin e pandëshkueshmërisë në këtë vend dhe do ishte një sinjal jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.
Sot në këtë gjykatë pritet të zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Ajo mund të jetë një seancë vendimtare në rrugën që do të marrë gjyqi. Vendimet që po zbardh sot gazeta Tema, dhënë nga kjo gjykatë në korrik, nuk lënë shumë hapësirë për të menduar se do ndodhë ndryshe nga sa ka ndodhur më përpara.
Dhe nëse do tentonim të bënim një koment përfund një kabllogrami të supozuar të ambasadës amerikane për këtë ngjarje, do të shkruanim:
“Pasi në video Ilir Meta shfaqi bindjen e tij se me Gjykatën e Lartë i kishte punët shumë mirë për shkak se kishte punësuar në një ambasadë të bijën e kryetares së Gjykatës, kjo gjë nisi të provohej edhe në realitet kur dosja e përgatitur nga prokuroria shkoi në dyert e Gjykatës. Edhe pse Ilir Meta tentoi të bënte një gjest prej injoranti, duke thënë se kishte urdhëruar Gjykatën të mos e mbyllte gjyqin për shkaqe procedurale, Kolegji Penal tha se dosja kishte mbërritur brenda afateve. Por kur erdhi puna tek çështja e ekspertizës, përgatitur nga një amerikan dhe një britanik, të cilët provuan se video ishte origjinale dhe nuk kishte asnjë ndërhyrje, Gjykata nxori kokën e saj. Ajo rrëzoi ekspertizën duke u mbështetur tek një Konventë, pa cituar askund Kodin e Procedurës Penale, i cili nuk ndalon ekspertizën e huaj. Për më tepër, shumica në Gjykatë tha se ekspertët nuk kishin bërë betimin, duke mashtruar pasi prokuroria kishte dorëzuar deklaratën e betimit të tyre. Gjykata tha se prokuroria duhej të kishte përfshirë Ministrinë e Drejtësisë në komunikimin e saj me ekspertët, duke thënë se duheshin dërguar letërporositë jashtë. Po harruan se ekspertët e huaj mund të vijnë në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë dhe një zagar i ri gjahu i PD (Eduard Halimi) do e kishin rrënuar procesin siç kanë bërë me shumë letërporosi të mëparshme (sidomos në rastin Fazlliç). Kurse në një seancë të mëvonshme, Gjykata vendosi se radhën e gjyqit duhej ta diktonte mbrojtja. Edhe pse në sallë kishin mbërritur dëshmitarët, Kolegji Penal ktheu mbrapsht të gjithë historinë qindravjeçare të gjyqeve në botë, duke diktuar dëgjimin e pretendimeve të mbrojtjes në vend që të nisë gjyqin akuza.
Raportimet e medieve se një nga anëtaret e trupit gjykues ka darkuar me Metën dhe ka konflikt interesi pasi i shoqi i saj, pretendent për tu rizgjedhur guvernator, varet nga votat e të akuzuarit, e bëjnë edhe më pesimiste situatën. Ekziston mundësia reale që ekspertiza t’i lihet në dorë Ministrisë së Brendshme. Atë do e kryejë ‘i paprekshmi’ i Berishës, Agron Kuliçaj.
Kjo padi gjyqësore duket se është një sfidë për besueshmërinë e gjyqësorit, pasi është e qartë se numërohen me gishta ata persona që mendojnë se Meta është i pafajshëm. Problemi është se këtu ka një ndarje nëse vjedhja e abuzimi që ka bërë Meta është gjë e mirë, apo gjë e keqe.
THENIA E JAVES: “Shqipëria ka një tregues që e pozicionon atë në vendin e 8 në botë dhe ky është treguesi i të drejtës ligjore, referencës që i bëhet ligjit në këtë vend, në vendimet që merren”- Kryeministri Sali Berisha duke komentuar raportin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë.”
pasi lexon thenjen e javes qe mbyll artikullin mund te bindesh plotesisht qe botes po i vjen fundi
Qellimi i vetem i saliut eshte qe ne Shqiperi te filloi vetegjygjesia,qe te percahet populli dhe ai te sundoi pa i hyre gjembe ne kembe,por me sa duket nuk po ia arrin qellimit.
Mua me duket se eshte kunderta: Saliu po e percan popullin, qe te sundoje lehtesisht mbi nje popull i cili eshte i zene me luften me vetveten!
ZOTI MERO, DREJTESIA SHQIPTARE KA VETEM DY ALTERNATIVA SOT: OSE HAJDUTI ILIR META TE PERFUNDOJE NE BURG, OSE DUHET TE LIROHET KUSHDO QE ESHTE AKUZUAR PER KORRUPSION DHE SHPERDORIM DETYRE E VJEDHJE, DUKE MBYLLUR MADJE BURGJET FARE. SHQIPERIA TE SHPALLET SHTETI I PARE NE BOTE PA BURGJE.
ZOTI BERISHA, EDHE AI KA VETEM NJE ALTERNATIVE: OSE TE RREZOJE KABINETIN DHE TE PRANOJE QE DREJTESIA TE FUSE METEN NE BURG, OSE TE BEHET VETE GATI PER BURG, BASHKE ME FAMILJARET E TIJ HORRA. NUK ESHTE VETEM AMBASADA AMERIKANE QE E VEZHGON SA NDODH. E VEZHGON NJE POPULL I TERE. AMERIKANET MUND TE MOS E DENOJNE, POPULLI E PERBUZ DHE DO E DENOJE.
bravo bravo …sh e drejte …shume !!!!!!!!!!!!!!!
Fiks fare e ke thene!
Enton Palushi, nëse nesër do të kemi Ramën Kryeministër, do ti fuste në burgë autorët e 21 Janarit, trafikantët e armëve, duke filluar nga Fatmir Mehdiu, Shkëlzeni, e hajdutët e votave, si Luli me babë Salën, etj,… !!!!!!!!!!!
Cdo njeri qe flete ketu per korrupsion kjo gje eshte mese e qart dhe e vertet persa i perket qe rama te behet kryeminister kjo te ben qe ju komunistave mos u besojme dhe per ato gjera qe jane te verteta
Po si more ti me pseudonimin”fatemir”thuaj te behet biri i kadafrave kryeminister po si more te behet kryeminister nje njeri qe eshte i tej zhytur ne korrupsion qe ka vene qindra gjoba me nga 300 000euro nje leje ndertimi.Po si more te behet kryeministe nje njeri me nje moral te shkuar te degjeneruar.Po si more te behet kryeminister nje drogaxhi qe me 21janar vrau pese njerez mbrapa krahve per tu bere kryeminister se Berisha nuk kishte pse ti vriste se ai ishte kryeminister dhe vrasja e tyre e rrezikonte qenien e tij kryeministe.
Dhe ti me miopine tende thuaj qe biri kadafrave qe e theren dhe vrane ate popull per nje gjysem shekulli te behet kryeminister dhe te zbuloje vrasesit qe ai i vrau vete
Zoti e ruajt shqiperine nga e keqja e vertete dhe zoti u dhente njerzve mendjen e hairit
o komentues tg usa
Po pse more djale je kaq agresiv dhe e “bone telef” ate Ramen e shkrete..Akoma
nuk e ke mare vesh qe Edi Rama eshte opozitari me impotent ne planet qe ka 3 vjet qe gjuan penalltite ne porten pa portier te berishes dhe e gjuan topin jo ne porte
por nga tribuna e tifozave.Po qe se ke ndonje informacjon per drogen e rames
te afroj ndihme ta fusim ne burg zagarin qe po ben biznes me opoziten..Eshte
fat per ujkun jargaman berishe qe ka nje lepur dymetrosh ..mos
bej komente kur harron te pish ilacet o tg (trap gomari) shko tek 55 o
derivat i fari balliut
bernard floriri une nuk te ofendoj ty jo se nuk dua te ofendoj por po te ofendoj une ty 25% te atyre qe ti me ofendon mua pa te drejt komenti im nuk botohet e para dhe e dyta eshte se e verteta eshte se une nuk e kam pare por di nje gje te sigurte se ai pi droge nga shoku i vete dritan prifti qe shekulli e ka botuar dhe ka dekumenta per kete pune dhe e dyta une nuk jam ti qe je nostalgjik i diktatures por jam me karakter dhe dinjitet dhe nuk behem me ate qe me q… nenen dhe tani ti them baba jo o flori jo iku ajo kohe shyqyr kur dajua,babai dhe nena e edvin rames neta koleka na i benin nenen dhe ne u thoshim baba
Prandaj po deshe mos ofendo me he flori
tg, Kryeminister do behet nje Shqiptar i ndershem dhe drejtesia do tja japi kusurin atij qe vrau me 21 janar, po ashtu dhe atyre qe kane vjedhur dhe vrare prej 21 vjetesh, dhe atij Saliut tend ja kane bere gati qeline,
Dihe mire zotni une nuk kam lidhje me asnje krah dhe saliu nuk eshte i imi por i gjithe popullit demokrate dhe jam praud qe ti me thuaj saliu jote dhe te falenderoj shume dhe me shume do te falenderonja sikur te kapshin vrasesit e 21janarit dhe ata qe kane vjedhur nga te dy krahet qe nga viti 1997 e deri tani por dihe nje gje qe ne qofte se kapen raporti do te jete 90 vjedhes te partis tende dhe 10vjedhes do te jene te partis time
ne ti mo tg i here del me tgusa i her del me gazmen llesh nushi nuk po te marrim vesh fare..ta kemi thon dhe ca her te tjera pash zotin hiqe at usa qe e nga mbrapa
jo per gjo po duket sikur po jep haberet e dash-it dhe duket se obama nuk boka gjo
pa ty..sa te jesh ti n’amerike nuk e gjen gjo at ven dhe t,nezim na i qiri per ty
t’rrujt zoti o gazi..
ku t’i kerkoj rrenjet e tua o gaz.
si nje trap madheshtor ke lindur
ndaj udhes ku shkojne shkerdhatat
TUNG
Je gabim zotri dhe behu i zgjuar une qekur fillova te shkruaj ketu para pese muajesh kam shkruajtur me inicialet e emrit tim tg dhe usa pasi jetoj ne amerik dhe po te ish ashtu si mendon ti e kisha ndrruar tg usa dhe kisha dale me ndonje pseudonim tjeter por une e kam filluar me tg usa dhe do mbaroj me tg usa he flori mos i barazo njerzit e tjere me veten tende
PLEHER nga vicidoli
po sikur te mos i fuste cfare do beshe ti dhe po i futi dom beje shume gabim nuk gjykohen keshtu gjerat ne burge duhetb ti fusi vetem shteti ligjor
POPULLI THOTE:- DREJTESIA SHQIPTARE = PIRAMIDE E FALIMENTUAR…=0 besim….dihet e lexohet.veprohet nga gjykatat e korruptuara .burimi i shperimtareve mafjoze ,ministra e qeveritare e te gjithe obortare…se per te varferit….shiten si kopetent…..merrni investigoni vilat e gjyqtareve.pasurite,pronat e skane lane gja pa bere…ato jane bashkefajtore me te gjitha krimet te gjykuara ne Shqiperi nga viti 1990=2011..korrupsioni aty nis embrionin……drejtesi ska……
Ajo …do te ngrihet ne kembe kur te fillojne hetimet per vendimet e dala,shpallura…per padrejtesine e vendimet e gjyqetareve…..te vjedh me miljona Euro Lul Basha. te vrasi 26 vete ne Gerdec Fatmir Mediu e Shkelzen Berisha, TE VJEDHI MILJONA ME Fasllicin- ARGITA…..te vrasi Trebicka deputetin Xhindi…21 janarin votat 2009-2011….krimet e paharuara qe kane hyre ne histori te vitit 1997 te Sali RAM Berishes…..pse jo edhe Ilir hajnine,me vidion e floririn shqiptare qe paguan …anetaresine e LSI me parat e taksapaguesve shqiptare……Skane turpe keto gjyqtare qe populli din e lexon vendimet e pa shpallura per skadim afatesh dhe hajduti,krimineli merr karrike…pra ligjeron te veproje perseri…..kur dihet se me fajesine e tyre …kurre sduhet lejuar te punesohen ne detyra shteterore…..Ato skane cdemtuar arken e shtetit per vjedhjet…..
Perseri thirje O….POPULL…NEVE SKEMI SHTET …POR KEMI MAFJEN NDERKOMBETARE ,,,NE FUQINE SHTETERORE….i thoncin…se po jetojme …por jemi imitim i milingonave…qe cizmja e zeze saliane=antishqiptare i shkel perdite me cizmen e tij fashizte…qe lustrohet nga duar e mafjes ruse -serbo- greke.-vatikanit e ortpdhoksise…..e pse jo ska lane mafje pa lustruar me bojrat e veta keto cizmet qe sot jane veshur ne kembet e kriminelit antishqiptare SALI RAM BERISHA…e populli thote te….HESHT SE PO ME VRET DHE MUA SALA…..por populli i ndershem pergjigjet….me mire i vrare se i gjalle ne mes te vdekurve…..qe helmohet perdite nga ushqimi e frika,nga terrori e padrejtesia…..e pra sa ka per kete PADREJTESI…..qe sot mbron e nxjerr te pafajshem HAJDUTET E KOMBIT….ARMIQTE E KOMBIT SHQIPTARE QE VONE APO HERET brezat do mesojne te vertetat e veprave kriminale qe ato kane kryer dhe mbrojtjen kriminale te padrejtesise shqiptare….mallkuar qofshin /……mallkimi i popullit i zente….
ky kulishi ka bere ekspertizen e vrasjes se k. trebickes
Kam pershtypjen qe Saliu kerkon t’i rrenjose popullit besimin se me drejtesine ligjore nuk gjen shpetim. Pra duhet vetegjyqesia. Po na kthen te kanuni ky …
po qe ti ke dhene pergjigjen me te bukur..???
Erdhi koha qe cdo gje qe te takon te merret vetem me force qe don te thote me VETGJYGJESI,qe shqip do te thote me PUSHKE ndaj KUJTEDO.Njeriu nji jete ka.
NE SE EDHE KESAJ RADHE GJYKATA NUK E JUSTIFIKON VETEN LE TE SHKRIHET SE JEMI DHE NE KRIZE KETO LEKE TE SHKOJNE PER NDIHMAT EKONOMIKE
“Një zagar i ri gjahu i PD, Eduard Halimi”, shume e gjetur kjo!!!
Shqiperia ka qene dhe do te mbetet e fundit ne bote per dy arsye:
1-Shqiptaret nuk dine te veteqeverisen presin nga te huajt.
2-Politikanet tane kane mesuar e po mesojne nga fqinjet e korruptuar qe nuk izgjodhem por na i caktoi zoti….
Me falni se vajta prape te te huajt-sme pelqen te them qe jemi burracak dhe presim cdo gje nga te tjeret…
O tg usa,je vertet nje k…rr me zile. Te jetosh ne Amerik,nuk do te thote qe je i ditur,te teprojne mend, dhe keto me qejf ua servir te tjereve.Nuk do doja te te fyeja,se nuk te njoh,por do tju thoshja nje proverbe qe thuhet ketej nga vendi yne ( dhe joti ) ; Na vajti nje here nje veshgjate ( gomar ) ne mal,dhe kur u kethye ne fshat, u mblodhen rreth tije shume veshegjate te tjere dhe me padurim prisnin tju tregonte te rejat nga mali. Eh more vellezer, u tha veshgjati , ctju tregoje me pare. Mali,more vellezer,ishte shume i bukur,frynte nje fllade qe te freskonte,kishte lendina plot me lule trendeline,por ce do, nga ata qe une kerkova nuk gjeta, NJE GJEMB QE TE LAJA PAK GOJEN. Ju kam lexuar disa here,jeni vertet gje e shplare ( ne shkrimet qe beni ). Miqesishte ju keshilloje te hiqni dore,se me nivelin e treguar,seshte per ju ky lloj sporti. Me shume respekt, te mire mbec.
Lere lere tg se eshte figure e forumit, e ke parasysh vete se ça figure hahahahaha………….aq me teper ka mesuar anglisht se eshte “praud” hahahah
i madh je…edheune epash qe e kish shkruar jo tamam…hajt me