Prej disa ditësh gazeta Panorama ka nisur një sulm ndaj Ministrit të Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi. Shkurtimisht bëhet fjalë për një urdhër të Ministrit Olldashi, i cili ka çuar në firmosjen e një kontrate mes Ministrisë së tij dhe një kompanie private për shtrimin e linjave të internetit në gjithë Shqipërinë drejt pikave kufitare dhe përpjekja për t’i dhënë kësaj kompanie një lloj monopoli. Ka disa ditë që Panorama, në vend që të merret me qeverinë për këtë skandal, ka filluar të merret me opozitën dhe medien tjetër që hesht për sulmin e Panoramës.
E vërteta nuk është kështu. Së pari gazeta Tema botoi për tri ditë rresht detajet e skandalit, por duke e shpjeguar gjithë problemin. Problemi është se Sokol Olldashi ka nënshkruar një kontratë me një kompani të maskuar të Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes Berisha. Këtë gjë Panorama nuk e thotë kurrë. Por, po nuk tha këtë, nuk ka thënë asgjë nga skandali, pasi nëse ajo kërkon të gjejë shkaqet pse nuk flet opozita, duhet të na tregojë një herë pse hesht Berisha. Berisha hesht se Panorama duke u nisur të “kapë” Olldashin, ka kapur Berishën, dhe bën sikur nuk e kupton. Pra, problemi i parë moral pse nuk “ngjit” Panorama ka të bëjë me një personalizim që pronari i gazetës i ka bërë betejës me një ministër, i cili natyrisht që ka shkelur ligjin dhe duhet të përballet me atë që ka bërë.
Problemi i dytë përse nuk ngjit Panorama është raporti hipokrit që ajo ndërton me sfondin e këtij biznesi. Më 26 shtator Genc Pollo do të bëjë një tender ku do të shpallë një kompani fituese për të marrë me koncesion pikërisht këtë shërbim. Unë nuk mund të paragjykoj Pollon duke menduar që, meqë gjithë gjërat i ka bërë në jetë me një biznesmen, me atë do bëjë dhe këtë rrjet informatik, por ama po u shfaq emri i I.Mulletit, kam të drejtë të paragjykoj për shembull. Dhe në këtë rast Panorama duhet tu shpjegojë lexuesve se kujt i ka hyrë në hise projekti Ulaj- Olldashi.
Problemi i tretë dhe më mistrec, që e bën Panoramën të mos “ngjitë” në këtë histori, është përdorimi i këtij skandali për luftëra të vogla brenda PD-së. Lulëzim Basha ngelet gjithë ditën duke udhëzuar Panoramën ku ta vërë titullin për Olldashin dhe Pollo gjithë ditën duke i furnizuar me dokumente. Është e drejtë e njerëzve në PD ta përdorin këtë rast kundër Olldashit, dhe nga kjo nuk ka asgjë të keqe, por Panorama në të vërtetë i ka hyrë pa dashje një beteje më të madhe se kaq. Duke ngatërruar Ilir Metën me Sali Berishën, ndoshta botuesi i Panoramës mendon se Berisha është si Meta që po t’i ngacmosh ndonjë ministër të jep ndonjë lek. Po e ka marrë kështu këtë betejë, e ka gabim. Për interes publik është mirë që Panorama ka kapur pikërisht “arkëtarin” e familjes Berisha në këtë detaj të pastër të kapjes së shtetit, por nuk duhet të frikësohet dhe të bëjë sikur nuk e ka kapur. Njeriu që ka përfituar nga ajo kontratë është Bashkim Ulaj. Kush nuk e di, të pyesë kush është. Ka fabrika çimentoje, miniera, hidrocentrale, po merr depozita çimentoje në port, pallate pa fund, dhe këtë projekt. Do të ishte lajm i madh nëse Olldashi i ka marrë pare këtij njeriu, pasi përpos faktit që kemi një ministër të korruptuar, kemi një lajm të madh që Familjes i ka rënë pushteti dhe gjobitet nga ministrat. Por unë nuk e shikoj askund këtë gjë. Unë shikoj që Familja sillet ende si Familje ndaj gjithkujt që ka futur në pushtet, dhe nuk ka shkuar tek faza degraduese të ndajë lek me ministra. I do të gjitha për vete. Në këtë aspekt Olldashi duhet ndëshkuar që pranon të vërë Familjen mbi ligjin, por Panorama duhet ndëshkuar që shtrembëron të vërtetën dhe vë Olldashin mbi Familjen.
Pjesa e dytë e debatit që hap Panorama është dhe më qesharake. Ajo i thotë opozitës përse nuk i bashkohet kritikave të saj. Opozita është boll e dobët dhe klienteliste në këtë vend, dhe do të ishte një dobësi e madhe e një klientelizëm i madh t’i bashkohej fijes së perit mbi të cilën ecën pronari i Panoramës në këtë luftë. Ai thotë ‘vishni këpucë me taka dhe eja të shkojmë në luftë të vrasim Sokol Olldashin, po kujdes mos shkelni Berishën, kujdes mos prekni Pollon, kujdes mos shkelni Bashkimin, aman mos u del Zeni gjëkundi- bëni sikur nuk e shikoni, kujdes mos të duket sikur jam në luftë me qeverinë….’ Kjo është një tallje e madhe. Opozita i bashkohet jo Panoramës, por çdo zëri kritik në vend nëse ky zë dhe ky faktor opozitar kërkon ndryshimin e pushtetit dhe godet kokën e së keqes. Në luftë me Berishën nuk shkohet me taka, por me çizme. Kjo kënetë nuk çahet duke shkulur ndonjë kallam, por duke i tharë ujin. Kjo është arsyeja që Panorama nuk ngjit, pikërisht pse thotë vetëm një pjesë të vogël të së vërtetës. Dhe forcon idenë për medien klienteliste. Sokol Olldashi është ushtar në këtë histori, por druaj se Sali Berisha është i gatshëm të sakrifikojë një ushtar për të kënaqur një oreks, pasi rrezikon të krijojë një traditë të pasigurt për raportet e tij me medien klienteliste të tij. Për më tepër duket qesharake kërkesa që opozita të ketë mundësi të heqë Olldashin dhe të falë Berishën.
Ndaj beteja e drejtë, por e pandershme e Panoramës, po sillet në një rreth vicioz. Olldashi ka bërë boll gabime në këtë histori, Ai ka firmosur gabim, është mbrojtur gabim dhe po vepron gabim. Por druaj se Panorama pa dashje ka bërë një gabim më të madh se Olldashi. Ajo është nisur të bëjë Berishën aleat kundër një ministri që “nuk i ka dhënë gjë” dhe pa dashje ka bërë armik Berishën. Kjo është vlera e vetme që shikoj në këtë histori deri tani. Mirëserdhe në klubin tonë! Paç fat dhe me krahë të lehta.
Dy fjalite e fundit jane jo vetem thelbi i çeshtjes por, tmerresisht shkaterruese per ate gazete.
hahaha e honri edhe Fania! Mero nuk kam komente pasi cdo koment pas asaj qe shkruan ti, te prish shijen ?
Noooooo koment.
Nje opozite qe perfaqeson zgjedhesit nuk duhet te heshte as per kete dhe as per plot abuzime edhe me te renda te kesaj qeverie.Por nuk flasin sepse z.Rama ishte i pari qe e beri biznesmen kryesor te ndertimit ne Tirane Bashkim Ulajn i cili ndertoi pallate e kulla me paret e piramidave qe Saliu u grabiti nga gjallica dhe vefa.
Arbion jam dakord me ty, por para se te flas opozita dhe kjo gazete klienteliste t’i kerkoj llogari asaj, duhet te jete qeveria qe duhet te reagoje dhe menjehere prokuroria duhet te kishte startuar punen per vertetimin e akuzave. Zakonisht kur opozita zbulon ndonje afere te dyshimte eshte ajo qe furnizon mediat prane saj me material dhe te dyja bashke ngrene zerin ne zbardhjen e se vertetes, ndersa ne rastin konkret informacioni ka ardhur nga brenda qeverise dhe eshte lufte klanesh qe opozita nuk do te bjere ne lojen e tyre.
Panorama + Gazeta Shqiptare akuzon dhe bravo u qofte, por duhet qe Prokuroria te veproje e jo opozita.
Mire o Mero mire, te drejte ke ne te gjithe kete sofizem. Por eshte si eshte puna, nese Panorama i bie vetem Olldashit, opozita e shtypi opozitar ti bjere Olldashit, Berishes e mikut te Berishes. Nese panorama ben llogari, opozita nuk duhet te beje shume llogari ne luften opozitare por te godase te gjithe te implikuarit si me siper.
Berrisha eshte nji finuk i pa pame
se kujt do tja rrasi nji zot e din por dikush do ta haje.
Albania eshte bere nji OAZ i madh sa nuk ka bir kurve dhe djal nene qe ti shkuli
kollaj keta plera ,
Kjo eshte lufte per jete a vdekje
Vetm nji Rrevolucion i bashkuar vetem ai mund ti shtypi koken kesaj kolere qe ka pllakos vendin.
Te tjera rruge jane vetem endrra ne beze ose endrra ne diell.
Mjer Albani dhe mjer njerzija ky dhe ne ç’fare derrexhe kane perfundu pik.
Respekt per kete shkrim.Ske chfare thua tjeter.OK.
Berrisha eshte nji finuk i pa pame
se kujt do tja rrasi nji zot e din por dikush do ta haje.
Albania eshte bere nji OAZ i madh sa nuk ka bir kurve dhe djal nene qe ti shkuli
kollaj keta plera ,
Kjo eshte lufte per jete a vdekje
Vetm nji Rrevolucion i bashkuar vetem ai mund ti shtypi koken kesaj kolere qe ka pllakos vendin.
Te tjera rruge jane vetem endrra ne beze ose endrra ne diell.
Mjer Albani dhe mjer njerzija ky dhe ne ç’fare derrexhe kane perfundu pik……
nuk kemi shum komente per Karragjozin e malit berrin e malit egersinen e tropojes
Mos valle ne pije e siper Ambasadorit te kernackave, i ka shkare goja dhe ka dhene ndonje indicie se Saliut po i mbaron bombola e oksigjenit, dhe Irfani nen keshillen e Metes dhe me iniciativen e tij, si biznesmen qe eshte duke ndjere fundin e lojes, po perpiqet te ushtroj presion ndaj hallkes me te dobet te segmentin Berisha ne prag te gjyqit Meta?
i shkaterrove mero///jam kurioz se a i lexon berisha keto shkrime te z mero //beson se nuk e ze gjumi///frigen ja ka fut///e jep zoti ste prek kush qimen e flokutse atehere e hongren//jam i pari qe do te vij ne shqiperi//te pakten nja 30 behemi nga amerika///te jap besen//
Mero, fakti qe keni informacion te jashtezakonshem nuk ju rendit vetem nder analistet me te mire te vendit por mbi te gjita me te guximshmin per te denoncuar keto skandale. Nuk kam fjale te pershkruaj keto vlera qe duhet ti kene dhe shume ” kolege ” te tjere gazetare !!
ilir meta synon kolltukun e Olld
ashit ashtu sikurse Tavo synon kolltukun e Vasilit. Strategjia e perdorur nga kjo media eshte e njejte per te dy ministrat. Tani pritet Berisha te dali dhe ti shkarkoje me idene se akuzohen si te korruptuar dhe te riktheje Meten ne Qeveri.
E ke gabim Mero, Olldashi nuk eshte ushtar, eshte gjeneral i larte per nga fuqia matet me berishen dhe mund ta mundi ate duke patur parasysh moshen. Ne pergjithesi arsyetimi jot eshte i sakte ne kete shkrim por vleresimi per Olldashin i cuditerisht i gabuar, nga mungesa informacionit apo me qellim…
Irfani eshte nje kric gomari i rendomte,nje plere e pa skrupullt,te cilit nuk di si i ka besuar Ilir Meta,qe ka qene mbeshtetesi i tij kryesor.Tek ai maskara nuk duhet te besoje askush,pasi per interesat e tij eshte gati te shese edhe gruan.
te lumte pena o Mero por cte bejme qe shkruani e shkruani dhe se luan topi Berishen MUnd te gjejme ndonje top te madh si te Mato Grudes qe ti zhdukim njehere e pergjithmone
Boooo ca realizmi…bravo bravo…kishim kohe pa lexu te verteta….
Ku jeni o OPOZITARE te mendimit ndryshe Dr. Pro. KASTRIOT ISLAMI dhe elektriqist HARASANI pse heshteni per keto afera te pista apo keni frike se mos shqetesoni BERISHEN .apo mos ju ka leshuar ndonje kocke perpara dhe jeni te kenaqur, Vazhdoni te kritikoni RAMEN se vec mire doti beni .
Ne rreshtat e fundit verehet amoraliteti i koalicionit kunder Berishes, dmth Panorama eshte e mirpritur ne kete grupim antiberishe. Me kete rruge pazaresh as “opozita” mediatike nuk do te shkoje fort larg,nderkohe qe duhet pranuar se zhdukja e Berishes nga skena politike eshte imediatja e urgjencave politike shqiptare.
Shume i sakte
QE KA GABIME TE QELLIMSHME OLLDASHI KETE NUK E MOHON ASKUSH, POR BERISHA NUK E GJYKON ASHTU.SIPAS TIJ ATO JANE ” AKUZA POLITIKE ” DHE OLLDASHI MUND TE BEJE NJE LEVIZJE NE QEVERI SA PER T’U MBYLUR GOJEN ATYRE QE E AKUZOJNE DHE PERSERI DO TE ULET KEMBEKRYQ NE QEVERINE E BERISHES. PSE SI MENDONI JU,? LE TE BEJE C’T’I DOJE QEFI OLLDASHIT, POR BERISHA NUK E NDESHKON ATE. KESHTU QE OLLDASHI DO TE MBETET NE ODEN E SHTRUAR TE BERISHES.LE TE FLASE KUSH TE DOJE, TE BERTASE E PELCASE,POR OLLDASHI DO TE DALE PA FAJ.
Mero, je njish plako…
Me duket se panoramen e ka fut Meta qe ti marri ministrin Olldashit dhe Sala eshte ne siklet…
Ky Meroja po e shpartallon komplet salukun me dyzet hajdut.Dua te them se jo vetem eshte nje gazetar klasi por dhe nje politikan perfekt.
Opozita per mendimin tim e ka bere punen e saj,le te hahen qente me njeri tjetrin brenda sojit.
Edi Rama besoj se e ka nje strategji te veten per ti dhene shqelmin e fundit ketyre horave.
Strategjija e tij nuk ishte pa efekt kur kemi parasyshe se e nisi betejen i vetem pa mbeshtetje si nga brenda ashtu edhe nga nderkombetaret.
Tani jo vetem qe ka mbeshtetje popullore per edhe faktori nderkombetar eshte ne krah te tij qe pa dyshim jane ata qe vendosin se kush do vije ne pushtet se shpejti.
Nje gje duhet ta keni te qarte e mos kini aspak dyshim ne aftesite e Edi Rames edhe atehere kur duket se eshte dorezuar, objektivin qe i ka vene vetes per te miren e ketij vendi ai patjeter do ta realizoje.
Objektivi i tij eshte marrja e pushtetit dhe kjo ka per te ndodhur patjeter por kuptohet se arritja e ketij synimi do menyra dhe manovra jo te lehta me nje sherr budalle sic eshte Berisha.
Pershendetje Mero Baze
Respekt ,Respekr..
Shkrim i goditur
Z.Mero je shume i sakte.Je nje gazetar dhe politikan i shkelqyer.Per njeres si ty ka shume nevoje vendi yne sot. vetem keshtu mund te spjegohen “arrat”ne gojen e usta Irfanit.
Fm Mero per keto zqarime jini shume i sakte, populli i di te gjitha se nuk ha barre,por une jam nje mendim me Duro Bisha qe eshte iliri duke zgjedhe se kush karike i jep me shume para, se nga e hena ai do kerkoj karike,diku lexova qe sala e ka vleresuar shume punen e ministris te shendetesise ,kjo do thote qe ilir nuk e pelqen ate vend dhe obura olldash gomarit ,por dhe gomarit sala do tja gjeje nje samar qe tja vere per ti mbyll gojen.
O zot cpo na degjojne veshet besoj se ne asnje vend te botes nuk ndodhin,keto qe po ndollin ketu te ne
te lumte pena o Mero ,je me trimi ne si gazete te falenderojme shume per keto informacione,ne nuk na i mbane qe te shkruajme ,jo se nuk i dime po se sala na prete koken ,me mire po rime urte se sa te na i gjeje vendin si trebicka e me rradhe.
Falemineri nga stafi i gazete 55.