Sali Berisha ka mundësi të rihapë gjyqin ndaj Azem Hajdarit

12 Shtator 2011, 23:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dje Sali Berisha shkoi për herë të trembëdhjetë tek vendi ku është vrarë Azem Hajdari. Me një qetësi të frikshme, u bë viti i gjashtë që ai shkon tek ai lapidar pasi ka ardhur në pushtet dhe pasi ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të rihapë çështjen Hajdari dhe arsyet e vrasjes së tij. Nuk dua të flas për bashkëjetesën e tij hipokrite me Azemin e gjallë, por për fyerjen që ai i bën Azemit të vrarë. Arsyeja kryesore pse Berisha nuk po mban premtimin që dosja Hajdari të rigjykohet është sipas tij fakti se prokuroria nuk po e çon për rigjykim këtë çështje. Në të vërtetë prokuroria e ka bërë ashtu si e ka bërë punën e saj dhe gjykata e ka gjykuar si e ka gjykuar vrasjen e tij. Që ato të vihen në lëvizje duhet një fakt i ri në dosjen e tyre. Sali Berisha është personi kyç i ngjarjes, i cili nuk ka pranuar të dëshmojë në prokurori. Ai mund të marrë një ditë në telefon zonjën Rama t’i kërkojë një ish prokuror të çështjes Hajdari dhe të shkojë të rrëfehet qetësisht para tij. Afërsisht mund t’i përshkruajë bisedat e fundit me Azemin, dhe minutat e fundit të Azemit, në distancën nga zyra e tij deri në vrasje që është gjithsej 15 minuta. Ai ka diçka për t’i rrëfyer prokurorit. Mjafton të risjellë në mendje skenën kur Azemi doli nga zyra e tij, çfarë folën, sa metra është nga zyra e tij tek ish zyra e Azemit, dhe një person që e ka telefonuar Azemin për t’i treguar se jashtë kanë ardhur njerëz të rrezikshëm. Berisha e di kush është ky person, pasi ai ka shkuar ia ka rrëfyer vetë në zyrë që e ka nxjerrë Azemin jashtë. Ai ishte një militant i PD-së dhe vëllai i një prej shoqeve të ngushta të gruas së Sali Berishës dhe mund ta ketë bërë atë sinqerisht, por pasi e ja ka treguar dikush tjetër rrezikun në telefon, pasi ai nuk fliste nga PD-ja. Le të përshkruajë pastaj minutat kur Azemi ka zbritur dhe vrasjen e tij, të cilën e shqiptoi nga goja ende pa parë nga dritarja, sapo dëgjoi breshërinë e automatikut. Këto detaje nëse i sqaron më tej mund t’i mjaftojnë prokurorisë ta rihapë çështjen Hajdari dhe të plotësojë kështu një premtim të papërmbushur të Sali Berishës për familjen e tij dhe shoqërinë shqiptare. Askush nuk ka të drejtë të paragjykojë çfarë mund të dal nga ky rigjykim, por është në të drejtën e familjes dhe mbështetësve të Azemit, të kenë një dosje të gjykuar dhe një shkak përse u vra ky njeri. Dosja e gjykuar deri më sot nuk jep asnjë shkak të vrasjes dhe as një rrethanë sqaruese për përgatitjen e krimit. Tashmë i vetmi mekanizëm i rëndësishëm që mund ta rihapë dosjen është shkuarja në prokurori e Sali Berishës. Nuk shkoi në kohë të Arben Rakipit se e paragjykoi si njeri me qëndrim politik dhe po ja pranojmë. Nuk shkoi në kohë të Dhori Sollakut se e quante pazarxhi dhe po ja pranojmë. Le të shkojë tani tek prokuroja që e ka zgjedhur vetë dhe të përmbushë kështu një premtim që ua ka dhënë shqiptarëve qysh në vitin 1998 kur Azemi u vra. Kjo do ta bënte më pak hipokrit dhe më pak mizor e cinik me jetën e përtejme të Azemit, me të cilin po sillet më keq se me jetën e gjallë të tij.

 

48 komente në “Sali Berisha ka mundësi të rihapë gjyqin ndaj Azem Hajdarit”

  1. Mergimtari says:

    Ideatori,organizatori dhe ekzekutori i Azemit ,nuk ka asnje dyshim,qe eshte vetem e vetem S.R.Berishe.Te kerkosh prej tij te denoncoje vetvahten, eshte nje lloj si te kerkosh nga hajduti te shkoj me kembet e tij ne polici dhe te dorezohet bashke me mallin e vjedhur.

    1. REFORMER says:

      Saliu nuk ka nevoje te organizoje asgje. Ai mjafton te hedhe disa fjale “profetike” dhe te beje sehir se si ato vihen ne jete nga te tjeret…

  2. Ramy says:

    Sa histori te tilla ka lene hapur ky morracaku jone nga Vicidoli, po ca ti bejme kete e peshkuan per te parin e tribuse tone…

  3. +10 says:

    …te shkoje t’i thote: Une e vrava Azem Hajdarin…Ishte 11 Stator 1998, por histori fillon kohe me pare..

  4. Besa,Canada says:

    Pra dihen ekzekutoret.Sa te jete Berisha ne pushtet do te pyesim:kush e ka radhen.Shpetimi i vetem eshte rrezimi urgjent i regjimit satrap

  5. Berisha largohu says:

    Z. Baze, drejtesia eshte ne doren e Berishes dhe Berisha do te dale i pafajshem nese shkon per te rihape gjyqin. Drejtesia Shqiptare ka falementuar sepse jeton nen diktatin e Berishes. Ku ka drejtesi ne Shqiperi te shpall Berishen te fajshem????? Te them qe nuk ndodhe nje gje e tille kurr.

  6. raimondi says:

    Kryesori qe vrau Azemin eshte ne burg — Dhe ai kriminel ishte polic i veshur me pushtet ne Kohe te Nanos ——-

    —- Para se te vinte Nano ai kriminel ishte i ekrkuar nga Policia per krimet q e kish bere me pare -Dhe me ardhjen e Nnaos ne pushtet ai dhe disa kriminele te tjere u bune nga Nano shefa komisariati, shef te polciise kriminale dhe shef te Shikut ne Tropoj e

    -Dhe pikerisht keta kriminele qe u u veshen ne robat e policise se shtetit nga Fatos Nano , keta e vrane Azemin ne bashkepunim edhe me kriminelin tjeter te Tiranes , Nehat Kulla ,qe qnedronte me Larg ,edhe ai i veshur ne uniforme policie dhe i shoqeruar nga shoket e tij t ehypur ne nje makine policie —
    ——–Keto i pane te gjithe aty ,sepse atehere kishte lokale aty rrotull

    ——–Pra keta njerez kriminale qe Nano ju dha pushtet , vrane Azem Hajdarin

    Tani kush eshte fajtori per vrasjen e Azemit ????? ———Berisha ????

    —– Mendoni ju se shqiptaret jane kaq naive sa te mos kuptojne keto gjera kaq dieltante qe Azemin e vrau Fatos Nano ?

    –Por natyrisht per vdekjen e Azemit ishin te gjithe te interesuar , dhe sidomos greket ,sepse Azemi ishte pengesa me e pakapercyeshme per ta

    -Natyrisht Ata qe vajtne ate nate per te vrare Azemin , donin te vrisnin edhe Berishen -Ti lanin hesapet me te dy , brenda nates dhe –Pastaj Nano me spiunet e grekut te benin ligjin ne Shqiperi
    Por Saliu nuk doli jashte ——-Ndersa Azemi doli ,sepse Azemi ishte edhe trim dhe i vinte inat –Por ndoshta edhe nuk e pandehu qe ata do ishin aty per te vrare-………..

    -Ne vrasjen e Azem Hajdarit ka gisht edhe Ambasada Amerikane ———-sepse atehere SHIKU dhe policia shqiptare kishin zyre t eperbashket me CIA-n ne Tirnae ne luften kunder terorizmit dhe perfaqsuesit e CIAS ne Tiran e ekane ditur pervrasjen , –Por ata kane qene nen efketin e XHORXH TENET –i cili e ksihte ktheyr Ambasaden Amerikane me Mariza Lino ne nje Ambasade greke Number 2 .
    –Sigurisht amerikanet bene te paditurin , por absolutisht atae kane ditur sepse te gjithe kriminelt qe vrane Azemin ishin anetare te Policise se shtetit dhe te SHIKU-t—

    ———Ndaj nuk ka lidhje fare me Berishen vrasja e Azemit –por vetme me Nanon dhe me itneresat e grekeve te cilat ne kohe te Tenet ishin bere edhe me agresive ……….

    —–

    1. replikuesi anti-malok says:

      o ti anonimi raimondi prane kompjuterave te partise-pushtet, je shume i shpelare prej kohesh tek merr pjese ne cdo online ku shkruhet per neo-diktatorin tend te adhuruar, paguhesh mire atje ku te ka punesuar neo-diktatori, por kujdes se koha ecen dhe si ti dhe te gjithe ju perversat e pushtetit te pakices do shkoni ne te mamas, se nuk keni tjeter ku te shkoni pas gjithe ketyre krimeve qe i keni bere dhe vazhdoni ti beni ketij populli. shume shpejt ne te mamas do te futeni dhe asgje nuk do te gezoni as dhe familjerisht.

      1. Ndershkimi says:

        Ti o funderrine “anti-malok”, njerez si ti kurre nuk duhet te vijne ne pushtet se jane te rrezikshem dhe plot urrejtje. Ne kohen kur Lideri i Dhjetorit Azem Hajdari e tregoi veten dhe kerkonte demokraci ti o plehre skishe dale akoma nga ajo e mamit tend dhe ben mire te rrish atje brenda se nuk i duhesh kerkujt.

    2. Kkoli says:

      Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyysh o ndreq.

    3. xhoni says:

      Kelyshi rajmond,je vetem nje pjelle e kriminelit berisha ,qe e beri Shqiperine vendin me te MJERUAR E ME TE PA DASHUR PER SHQIPTARET!!!Me qe e ditke ,o zagar i berishes,qe Azemin e vrau ai qe eshte ne burg,le te shkoje KRYEZAGARI ne prokurori dhe te tregoje te verteten!!!POR E VERTETA ESHTE KUNDER TIJ E KUNDER JUSH,O ZAGARE TE VICIDOLIT,FSHATIT ME FATKEQ NE BOTE,SE KA LINDUR NJE PERBINDESH,QE DO MALLKOHET NE TE GJITHE BREZAT E SHQIPTAREVE!!!

    4. iliri says:

      monda as ti vete nuk e beson kete qe thua dhe meqe ra llafi shko meso ca shqip ne shkollat e nates se je shembulli i administates se malokut. I zbritur nga malet punoje coban me dhi dhe tani ke vjedhur token ne Tirane dhe rron ne kurriz tone.

  7. toke nasari says:

    une nuk e kuptoj perse badiguardi i ish presidet vucitolit e mbajne ne turqi se urdheron vucitoli te ri aty izet haxhia,pse nuk ekstradohet kumbaroja nga anglia urdheron mafjozi sali, ngrihu o popull te ka shkuar thika ne palce nga malokeria.nuk shkohet ne tiron vjen era malok i gjall.

  8. shigjeta74 says:

    Hengren kokat e nj-tj, si Enveri me “shoket” e tij!

  9. tekniku says:

    Ai duhet te shkoje ne prokurori e te deshmoje per ata mijra shqiptare qe kane humbur jeten nga viti 1991 e ketej dhe sidomos viktimat e 1997 te cdo krahu .Me nje llogaritje jo fort matematikore i bie qe ne keto vite te DEMO-ANARKISE kane humbur jeten me shume njerez se periudha 1944-1991.

  10. xdxd says:

    te gjithe krimet njerzore ,ekonomike,politike etj etj vijne nga udheheqja e ndyre e sales dhe klysheve o me mire sherbetoret o qenet e tij.ka te njejtat diagnoze me enverin,me vra,me shkaterruar se me terror mban pushtetin.por i ka ditet e numeruar ,se te gjithe diktatoret nje rruge kane pesuar.

  11. wert says:

    Nuk ka nevoje te shkoje ne prokurori…te gjithe e dime qe vrasesi i Azemit eshte Berisha…kjo ben muuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu. Pra ceshtja eshte si te fusim Berishen ne burg…gje qe eshte e pamundur ne Shqiperine tone te dashur te sotme.

  12. shqiptari nga pekini says:

    po pse akoma nuk e kuptoni qe vrasesi i vertet eshte sali berisha ? se i ndjeri azem kishte kohe qe ishte kunder tij per shume gjera.

  13. saljozi says:

    Mero, je shqipetar i vertet, je trim mbi trima.Hallall qumeshti i labes.Ne perceptim te shkrimit tuaj, nuk kuptoje vetem nje gje, tek ata qe bejne komente. U paska hedhur trute e gomarit, si shqipetareve ne pergjithesi, ashtu dhe rrethit familjare te te ndjerit Azem ne vecanti, ky pleher e tropojes dhe gjithe Shqiperise. E ka vrare me banden e tij dhe tani per tu thene shqiptareve dhe vecanerisht tropjaneve, qe ja, une e kam dashur shume, ai ka vrare friken ne shqiperi etj brockulla. Per fundurinat qe e rrethojne dhe i mbajne ison nuk shqetesohem, por si eshte e mundur qe Fatmira gruaja e Azemit i qendron ne krahe kur ai bene vizitat e zakonshme tek lapidari.
    Djali i madh i Azemit, ne se te dhimbset shpirti i babait, kerkoje vetem tek Sali bisha.

  14. Tosi says:

    Mero,nje vit me pare,ne pervjetorin e Azemit,Saliu familiarisht mori malet e Kukesit per argetim..e injoroi plotesisht ashtu sic di ai te te injoroj kur ai sta ka nevojen.Sot ai shkoi tek memoriali ! Nuk ka rendesi e shkuara pasi ne i dime raportet a tyre me Azemin per se gjalli dhe per se vdekuri.E rendesishme eshte ajo qe ai tha aty.Si ka mundesi qe njeriu qe ka marre peng shtetin dhe shtetasit,nga i pari deri tek i fundit,duke trembur shoqerine me ane te sundimit te frikes,te flasi per vrasien e frikes ?!! Ishte nje dalie shume cinike dhe e lige.Ishte mesazh kercenues,direkt per kedo qe i shkon mendia te behet nje Azem i dyte.Ishte nje sfide per kreun e opozites Rama,duke i thene se friken qe kam instaluar une ju nuk jeni i afte ta cmontoni.Ishte nje mesazh se Azemi ishte nje dhe nuk behet dy,pasi dhe te parin e sistemuam ne trotuar.Ishte mesazh poshterues per kedo qe don te cliroj Tiranen nga “Ishulli Kuban” qe ka krijuar Saliu ne zemer te shqiperise,duke i dekurajuar se vetem Azemi shpartallonte ishuj Kuban.Eshte e vertete qe Azemi ishte i tille dhe ketu ai ka thene te verteten,pasi ai nuk mund te genjente,njekohesisht dhe mesazhi per kreun e opozites eshte i vertete,ai nuk po tregohet i afte te menaxhoj thyerien e kesaj barriere psikologjike,sundimit te frikes,por per nje gje i ka genjyer mendia,ne ate me kryesoren qe ai fsheh,friken e madhe nga shfaqia e nje “Noble Man” qe historia mund ta shfaq ne c’do sekonde,nuk ka rendesi qe kete rradhe te quhet Azem,rastesisht ai mund te quhet,Arian,Gjergj,Bledi….etj…etj…etj…Ai dukshem nuk e fsheh dot stresin qe po i shkakton kujtimi dhe eksperienca e situates ne Dhjetor 90,energjit e te ciles u magnetizuan nga Azemi dhe jo nga ai,Ai i trembet nje Azemi te Ri,por kete rradhe pa Gazidede dhe me nje opinion real nga ambasada e US per te.Sot frikesuesi me i madh i shqiptareve tregoi se trupi dhe shpirti itij ishte i pushtuar nga virusi qe ai vet ka krijuar…SUNDIMI I FRIKES.

  15. Ericson says:

    Mero Baze i njeh me se miri nga afer ,si te ndjerin A.Hajdari ashtu edhe kete karon Salahudinin.
    Nuk do te ishte keq po te lexonit librin e M.Bazes “Viti 97” i cili shpalos taman marredheniet politike ,shoqerore e madje familjare midis ketyre dy personave problematike,kontroverse e ekscentrike te “pleralizmit” te shpifur qe pasoi renien e regjimit komunist ne Shqiperi.
    Salih Rahmadan Berisha ,si shtetas i kesaj Republike,sado te dobet e pa nje reputacion te mire nderkombetar,megjithate ,nuk ka “denjuar ” kurre t’u pergjigjet thirrjeve te gjykatave per tu paraqitur si deshmitar ,(ku mund te merrej edhe si i pandehur) !
    Ky personazh tejet negativ,pervecse nje karikature e shemtuar “antikomuniste” ,dora dores u shpalos edhe ne nje kriminel te mirefillte shteteror ,nje tip neofashisti idiot …por nga ata specifiket…nje malok tropojan qe lemerisi dynjane…(degjo bythe!), taman me nje portret si skifter varresh!
    Nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara e rehabilituan kete fshatar keqberes e te poshter me profil prej shtrigu pas katastrofes se vitit 97? Perse!
    Mos larg qofte ndonje lufte civile (!) midis Veriut e Jugut te cilen e nisi e se mbaroi dot ky Idiot ?
    Por Jugu yne eshte si Veriu amerikan ne luften civile.
    Keta maloket tane veriore qe pushtuan periferite e Tiranes e Durresit,perfituan se maloket tane jugore mesyne jo keta mangupe, por periferite e qyteteve,njesoj si keta !

    Duhet njohur se regjimin komunist ne Shqiperi nuk e rrezoi jo vetem nje cope karo maloku si Salahudini,por as edhe karot e dylberet e shumte te ketij regjimi.

    Me vjen jashtezakonisht keq te permend ketu se populli shqiptar eshte zene si ne gracke nga Salih Berisha….qe nga te papunet, evgjitet, policet ,gjyqtaret,mesuesit e mjeket,..madje turp te thuash nga shkencetare,doktore e professore prej verteti qe marrin nje rroge poshteruese nga Salahudini.

    Sidoqofte ,skena te tilla ku Salahudini derdh lote krokodili kot se koti,e mbledh me kete rast turrma malokesh “trima” (degjo bythe,kur s’ka te tjere) , militante te Bathores,Kamzes e kenetes se Durresit,…rrefejne se ku ka katandisur kombi shqiptar i Skenderbeut, Naim Frasherit e Ismail Qemalit.

    Nuk e di ,por do te jete fyerja me e madhe e fatale per kombin po te jete akoma kjo monster e shpifur ne festimet e Njeqind vjetorit te Pavaresise se Atdheut,bashke me “docerit e s’emes” (sipas Arshi Pipes) !

    Qarqe te caktuara ne Amerike dhe Europe,mbase jane te interesuar te lene kete kukudh komunisto fashist (endemik ne llojin e vet) mu ne brigjet e detit Adriatik e Jon , te vjedhe ,shtype e te shkerdheje (fuck ,amerikance) mbare e prape trecerekun e popullit te Republikes se Shqiperise.Cudi e mesme!

    Sidoqofte,Mero Baze ka te drejte kur thote qe Salih Berisha duhet te rihape ceshtjen e Azemit ,pishtar i demokracise,i cilli u vra nen hunden e tij e te jape te pakten shpjegime se perse pas 15 minutash deklaroi se Azemin e kishte vrare Fatos Nano,e pastaj duhet te jape xhevap se perse sulmoi dyert e Kryeministrise duke perdorur si dash qivurin e te ndjerit Hajdari.

    Po mire,Azemin tani dihet qe s’e ka vrare Nano,…po kush e vrau xhanem? …Salihi ve doren ne zjarr qe nuk eshte doreras…por nuk dihet c’kane bere ciraket e tij si Izet Haxhia,i burgosur ne Turqi,Salihi nuk do me kijamet te Zotit te jape deshmi ne prokurorine e shtetit.Kete fakt “nuk e dine” ne Shtetet e Bashkuara,perndryshe jo nje cope Salihi prej Vicidoli ,por edhe Presidentit amerikan vete ,do t’i dridheshin leqet e kembeve para Jurise e Gjykates!

  16. Frige says:

    Mund te shkruani cfare te doni,une e kam thene edhe here tjeter se vrasjet e Sali kriminelit nuk mbarojne .me kaqPer te mbrojtur familjen e tij qe e ka te perber vetem me hajdute dhe gjakpiresa si dhe per grupin mafioz qe ai udheheq dora gjakatare e kriminelit do te beje te tjera vrasje,deri sa ne Shqiperi te dal nje trim.

  17. Anarko-Sindikalisti says:

    PD-ja njesoj si organizatat mafioze, ku vepron ligji i omerta-se, pra te gjithe e dine dhe asnje s’guxon te hape gojen. Dhe pastaj “shperblejne” dhe familjaret. nderkohe qe gruaja eshte egjyqtare, po djalit cfare i kane rezervuar? Ndonje post si ai te aushtuquajturit princ – gallof Leka?

  18. Drini says:

    Ky maskarai i vicidolit eshte dora vet qe ka hequr qafe Azemin, tani e qan, Sa rrac e poshter qe nuk doli njhere te jepte deshmine ne gjyq. Ama edhe kjo Fatmira putana qe behet si lavire per 5 para te qelbura do varur per kathici.

  19. shezo says:

    Mero, fol dhe ti nje cik me shume, se edhe ti di shume, dhe jo vetem per kete ceshtje !

  20. Azemine ka tradhetuar dhe familja evet. shiko sesi ille gruaja a e tij, apo punesimi i vajzes se tij ne ministine jashteme si “eksperte”. mendoni ju se do flasin po kerkojen dicka?

  21. tg usa says:

    Mendoj qe me i interesuar duhet te jete djali i hajdarit per vrasesin dhe arsyet
    saliu nuk eshte i interesuar te rihapet ceshtja
    Sa per mendimin tim kemi plot halle te shkaktuara nga diktatori plak nga vicidoli dhe nuk kemi nerva te meremi me hajdarin vrare per arsye jo politike 13 vjet me pare

  22. Tosi says:

    Mero,nje vit me pare,ne pervjetorin e Azemit,Saliu familiarisht mori malet e Kukesit per argetim..e injoroi plotesisht ashtu sic di ai te te injoroj kur ai sta ka nevojen.Sot ai shkoi tek memoriali ! Nuk ka rendesi e shkuara pasi ne i dime raportet a tyre me Azemin per se gjalli dhe per se vdekuri.E rendesishme eshte ajo qe ai tha aty.Si ka mundesi qe njeriu qe ka marre peng shtetin dhe shtetasit,nga i pari deri tek i fundit,duke trembur shoqerine me ane te sundimit te frikes,te flasi per vrasien e frikes ?!! Ishte nje dalie shume cinike dhe e lige.Ishte mesazh kercenues,direkt per kedo qe i shkon mendia te behet nje Azem i dyte.Ishte nje sfide per kreun e opozites Rama,duke i thene se friken qe kam instaluar une ju nuk jeni i afte ta cmontoni.Ishte nje mesazh se Azemi ishte nje dhe nuk behet dy,pasi dhe te parin e sistemuam ne trotuar.Ishte mesazh poshterues per kedo qe don te cliroj Tiranen nga “Ishulli Kuban” qe ka krijuar Saliu ne zemer te shqiperise,duke i dekurajuar se vetem Azemi shpartallonte ishuj Kuban.Eshte e vertete qe Azemi ishte i tille dhe ketu ai ka thene te verteten,pasi ai nuk mund te genjente,njekohesisht dhe mesazhi per kreun e opozites eshte i vertete,ai nuk po tregohet i afte te menaxhoj thyerien e kesaj barriere psikologjike,sundimit te frikes,por per nje gje i ka genjyer mendia,ne ate me kryesoren qe ai fsheh,friken e madhe nga shfaqia e nje “Noble Man” qe historia mund ta shfaq ne c’do sekonde,nuk ka rendesi qe kete rradhe te quhet Azem,rastesisht ai mund te quhet,Arian,Gjergj,Bledi….etj…etj…etj…Ai dukshem nuk e fsheh dot stresin qe po i shkakton kujtimi dhe eksperienca e situates ne Dhjetor 90,energjit e te ciles u magnetizuan nga Azemi dhe jo nga ai,Ai i trembet nje Azemi te Ri,por kete rradhe pa Gazidede dhe me nje opinion real nga ambasada e US per te.Sot frikesuesi me i madh i shqiptareve tregoi se trupi dhe shpirti itij ishte i pushtuar nga virusi qe ai vet ka krijuar…SUNDIMI I FRIKES.

  23. karaduzi says:

    Nuk dua te shtoj asgje ,jam ne nje mendje me komentin e RAMY me pak fjale,nuk na ra ne hise,por na i dhane ne hise.Kushdo qe do te drejtoje kete vend ne dore ka celsat e kashtes,urdherat i japin te tjeret,merita e saliut qendron ne ate se e ben mire,ose po te kujtojme te kaluaren,hyne ne ata qe e tejkalojne planin.Ne kete blog ne vetem sa engledisemi,na duket sikur japim mendime me vlere dhe me ne fund i keputem nje te share vendce.Jane shume ngjarje qe vertetojne se vendim marresit per shqiperine eksperimentojne si mund te qeveriset nje vend me fasade demokratike,por pa u respektuar vullneti i popullit.Ne fillim kjo taktike maskohej me terma te plotesimit te standarteve ku qellimisht pas cdo procesi zgjedhor theksohej nje perparim i formuluar me shume kuptime,me kalimin e kohes e sidomos ne zgjedhjet e fundit,live ,qellimisht deformuan vullnetin e popullit,per ta thyer vullnetin qe te bindet se fatet e tij i kane te tjeret ne dore.Edhe me ceshtjen e vrasjes se hajdarit,qellimisht eshte lene pa u rigjykuar,pa motive qe te mos mesohet e verteta dhe kulmi i cinizmit eshte perkujtimi ne cdo pervjetor.Argument tjeter eshte korrupsioni i ilir metes i pare nga te gjithe,por kryesorja e denoncuar nga nje deshmimtare vip,minister ne qeveri,padyshim do te dale i pafajshem qe populli here tjeter te mos merret me qeverine.Kush ka shprese se te huajte ose sic shprehemi parteneret nderkombetar do na shpetojne nga kjo tirani e kane gabim,te pakten me shqiperine kjo nuk funksionon.

  24. nastradini says:

    Azem Hajdari u vra se donte te kontrollonte dhe te vinte nen hyqem kanalin fitimprures te shitjes se Armatimeve shqiptare te Enver Hoxhes ne vendet terroriste te Botes se Trete. Ky kanal ishte i gjalle dhe funksiononte si nje mekanizem zvicerian nga treshja Nano-Berisha-Thaci. Me fitmimet shume te medha per BOSS-at dhe sekseret profesioniste serbe. Asnje nga Shqiperia dhe Kosova nuk ka interes te dalin te “palarat” e kesaj tregetie te piset dhe i meshojne nacionalizmit per te fshehur fytyrat e verteta kriminale. Por kjo tregeti klandestine e pushtetareve shqiptare dhe kosovare nuk ka mbetur jashte syrit te agjensive inteligjente te Botes dhe eshte pasqyruar hollesisht ne raportet e institucioneve presigjoze te BE dhe SHBA. Mjafton te hapesh faqet e gjykates se Hages per t’u bindur per kete gje. Prandaj edhe Fatos Nano e ruajti si relike te cmuar kriminelin Sali Berisha pas menxyres se 97-s ne shtepine e Bashkim Finos. Prandaj edhe Kryeministri yne i Plotfuqishem Sali Berisha nuk ben asgje per te zbuluar porositesin e vertete te likuidimit te Azem Hajdarit.

    1. mulla nasser edin says:

      ke te dejte te drejte se keshtu vertetohet hapja e depove me urrdher nga lart,dhe grabitja e parave ne firma,te pastra sipas sales se po te ishin te pista nuk do i grabisnin ata.xhema si duket u ish bo penges…

  25. fredd says:

    Ju kujtohet kur kreu i radhes, u perkedhel nga Ambasadori Amerikan si burre shteti?!
    Burre shteti, ka kupetimin e nje djali te mire( Good boy ).

    Good boy i thone dhe qenit ne perendimin e larget, kur qeni sillet dhe luan bukur.
    Shikoni me vemendje lojen dhe veorimet e kreut te radhes ditet e fundit, ai po sillet si nje good boy!!

  26. Merita says:

    Mire ky qe dihet e perfolet, po e shoqja e Azemit pse e shiti aq lire ate? Per nje vend pune? Na neveriten mostra te tilla.

  27. analisti says:

    Gjate ceremonise perkujtimore me pelqeu shume zj.Fatmira, nje zonje e vertete hijerende,simpatike,me floke te lyer ne te kuq. Arriti me look-un e saj joshes tu terheqi te gjithe meshkujve te pranishem vemendjen.
    Bravo, kesaj i thuhet grua elegante!

  28. ari says:

    Azemi u vra per pun te pista trafik aremesh, pun lekesh. e vetmja gje qe beri berisha ishte qe nuk e parandaloj vrasjen si i interesonte qe te mos egzistonte Azemi, sic ben shum te tjer

  29. vlora 1 says:

    Bravo Nastradin! Azemi eshte vrare sepse donte edhe ai pjese ne tregetine e armeve.
    Ishte personazhi me jokomod politikisht i Sali Berishes.
    JO komod per Fatos Nanon gjithashtu edhe per klanin e tropojaneve te veshur me pushtet polici.
    Ajo eshte vrasje me konsesus te heshtur midis Nano-Berishes dhe ekzekutoret njerez pa parti por polico-mafioze te vene ne sherbim te kujdo qe i linte te qete ne teritorin e tyre Tropoje.
    Mero me fal por edhe Azemi ju ngjante ketyre por oreksin e kishte me te madh

  30. Denisi says:

    Krimineli te vret naten e te qan diten.Njeri tinzar e cinik pa skrupuj perkrah te shoqes e femijeve qe i la pa baba! C’fare hipokrizie qe vetem nje hipokrit e kriminel ordiner i tipit Berisha ka kurajo ta beje.

  31. Nje qytetare says:

    Epo edhe te Ina Rama nuk shkon dot se e konsideron puciste dhe l…bulevardi. Keshtu qe ka shpresa per rihapjen e ceshtjes, por duhet te presim sa te ike Ina Rama.
    Ej pike e zeze…..

  32. Rani says:

    Ajo gjykatesja injorante gruaja e Azemit ka kerkuar qe ti vihet busti ne Tirane a thua se ai ka qene figure e larte ne mbarevajtjen e ketij populli dhe shteti, ncncncnc ne kete vend deri sa antivlerat te konsiderohen si vlera keshtu do te vazhdoje…………….Nje shok i imi i ka dhene 200 mije leke te vjetra kesaj shkerdhates se duhej te nderronte mbiemrin,ai dhe sot e kesaj dite as nuk e ka nderruar as nuk ka marre parate e tij……………..kur ben edhe kjo plehre si gjykatese mjere ata qe gjykohen nga kjo plehre, ngrihuni o njerez se injoranca po ju komandon……….

  33. GJON says:

    Nese Berisha din te verteten mbi vrasjen e AZEMIT zoti e gjykofte rraca ju shofte

  34. santa says:

    vrasja e azemit eshte ordinere kete e them me bindjen e ketij fakti .Azemi shkon ne tropoje dhe ferkohet me te fortet te cilet benin ligjin ne ate kohe atje duke i share dhe ofenduar ,grupi mblidhet dhe duke bere letrat me vrime hedhin shortin se kush do te qellonte mbi azemin , letra i bie jahos i cili pa ezitim e pranon detyren dhe aty fillon plani se si do te ekzekutohej azemi .plani doli me sukses ata arriten qellimin . sa per fatos nanon nuk e di sa pune i prishte azemi sepse vete azemi ne ate kohe problemet e medha te cilat i kemi ditur i ka pasur me salen . per saliun i cili duhet te kete qene ne dijeni sepse ne nje interviste shef te shikut fatos klosi thuhet te kete lajmeruar salen kujdes azemin se kane zbritur tropojanet .une mendoj se me i interesuar ka qene sala per ta hequr qafe se sa fatos nano por qe te dy bashke jane fajtoret kryesore per vrasjen ,i pari si kryeminister dhe i dyti per qellimet e tij personale duke e pare azemin si te vetmin lider qe mund ta rrezonte nga kali me zgjedhje apo me force.sali berisha dhe fatos nano kane qene ne dijeni por nuk reaguan qe ngjarja te mos ndodhte , sa per qarqet greke apo turke jugosllave apo amerikane keto jane pallavra me mbret, azemi ka qene nje organizator trim i dhjetorit per kete duhet te shkruhet edhe ne libra e historise sepse me marrjen e funksioneve ne qeverite e berishes te gjithe e njohin dhe e dine sa shpejt u pasurua edhe ai , me respekte , JAHO SALIU [MULOSMANI]ESHTE EKZEKUTORI I AZEMIT I PERZGJEDHUR NGA LETRA ME VRIME [orgjinal]

  35. A T Z says:

    Po te jetonte Azemi do te ishte bere nje Ilir Meta number One,Zoti pushofte ne paqe shpirtin e Tij se tani eshte i ndjere po brezi i ketyre politikaneve te demokracise sone [i thencin demokraci se eshte oligarki] nuk ka asnje gje per tu adhuruar dhe per te mesuar,sa me pak nga keta aq me mire.

  36. arbeni nga tepelena says:

    kush e vrau azemin,raimondi me lart shkruante se e ka vrar nanua dhe qe donte te vriste dhe berishen si duket salua akoma se di se ndryshe salua nuk do bente aleanc me te.ta ken vrar azemin se do behej politikani qe do shpetonte shqiperine? po kete ska shqiptare qe eshte jashte spitalit 5 qe ta besoj .diku tjeter fle lepuri .

  37. dymi says:

    Them qe busti i Azemit te ngrihet ne cepin e parkut rinia prane ures se bulevardit atje ku ishte pallati i fundit qe u prish e qe thuhej se nuk i dilte njeri per zot, se i zoti i vertete qe e ndertoi me parate e droges e te trafikut te armeve, kishte vdekur pak kohe me pare.

  38. joni uk says:

    o zooot i madh na e ruaj se skemi ku te gjejm sali tjeter//??????????????????????????

  39. lushi says:

    qe te vrasesh nji njeri duhet te kesh diqka me te,azmi puntor nuk ishte, qoban nuk ishte, shofer nuk ishte per mua azemin e vran aty ku punonte aty ku jetonte, por nga nji kra si ka shkuar historia e shqipris nji me pak,do rihapi sala gjyqin mos e fol o mero, ligjet ne ate vend jan per te denuar fukarenjt qe kur bejn diqka e bejn per nji qap buk, por do vi nji dit qe zoti ti japi shpreblimin e vet per te mira dhe per te keqia posht tradhtaret liri atij populli

  40. dashi says:

    Islami: Raporti dënon ata që na quajtën tradhtarë
    Argumente Martë, Shtator 13th, 2011

    Kastriot Islami, Anetari i Komitetit te Monitorimit ne Kie, (majtas) Asambleja e kiE

    Anëtari i Komitetit të Monitorimit në Këshillin e Europës, deputeti i PS, Kastriot Islami, duke analizuar raportin e përgatitur nga dy raporterë të Këshillit të Europës për zgjedhjet dhe situatën politike në Shqipëri, sjell shqetësimet e tyre.Sipas tij, raporterët përveç zgjedhjeve dhe ngërçit politik, sjellin shqetësim dhe për demokracinë e brendshme në parti, bojkotin e PS, etiketimin e zërave ndryshe etj.
    Cili ishte qëllimi i vizitës së dy raportuesve të Këshillit të Europës?
    Vizita e dy raportuesve të KiE është zhvilluar më 30 qershor–1 korrik 2011, në një situatë politike, “të tendosur” pas zgjedhjeve vendore te 8 majit. Qëllimi i vizitës ka qenë i dyfishtë 1) zhvillimet politike pas zgjedhjeve vendore dhe 2) debatet për gjetjen e mekanizmave për daljen nga kriza politike.
    Përse në raport thuhet se shkak i bojkotit ishin “zhvillimet e brendshme dhe lufta për pushtet në gjirin e PS..”?
    Kjo është e vërtetë, në raport thuhet se “shumica e vëzhguesve janë të mendimit se politika e brendshme dhe lufta për pushtet në gjirin e PS kanë një rol të konsiderueshëm në krijimin e ngërçit politik”. Më tej, në mënyrë më të detajuar thuhet se “sipas statutit të PS, Rama duhet të jepte dorëheqje nga kryetar i PS, kur partia humbte zgjedhjet”, por me propozimin e vetë Ramës, PS “miratoi një rezolutë ku tregohej se partia nuk i kishte humbur zgjedhjet, por që ato i ishin vjedhur”. Mbi këtë bazë “Rama mendonte se nuk ishte i detyruar të jepte dorëheqjen”, thuhet në raport. Kjo duket paradoksale, nisur nga fakti që, për të kërkuar hapjen e kutive, përfaqësuesit e PS u kishte thënë raportuesve se “e pranonin rezultatin zyrtar të zgjedhjeve 2009, pra humbjen”, ndërkohë që, për të justifikuar qëndrimin e Ramës në krye të PS, nuk e pranonin humbjen. Në raport thuhet se për këtë vendim të Ramës dhe për strategjinë e bojkotit nuk ka pasur “unanimitet të anëtarëve të partisë”, madje disa deputetë jo vetëm kanë kundërshtuar vendimin për bojkot, por “kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit”, pavarësisht vendimit për bojkot.
    Cili është komenti juaj lidhur me cilësimin nga ana e raporterëve se “marrëdhëniet e kushtëzuara me Kuvendin u vendosën thjesht për të mos humbur mandatet…”?
    Kështu rezulton nga raporti, në një paragraf të veçantë thuhet se “PS e përmbylli bojkotin” për ta zëvendësuar me një “marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin”. Ky vendim thuhet në raport “ishte kryesisht i diktuar nga dëshira për të mos humbur mandatet parlamentare”. Kjo do të thoshte se “opozita ishte zyrtarisht në Kuvend”, por në realitet “ngërçi politik” vazhdonte të ishte prezent. Kjo situatë e ngërçit politik do të karakterizonte të gjitha përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
    Cila nga palët bëhet më shumë përgjegjëse për bojkotin nga partnerët ndërkombëtarë?
    Dy raporterët kanë kuptuar dhe kanë shprehur në raport edhe një synim të “vjetër” të partive politike shqiptare, që nuk është diçka e re për klasën politike shqiptare pavarësisht moshës së lidershipit të saj: në konkurrimin e tyre, lidershipi i të dy krahëve “përpiqet të fitojë mbështetjen e ndërkombëtarëve”, duke tentuar t’ju argumentojnë atyre se pala kundërshtare është fajtore për krijimin e ngërçit, ndërkohë që të dyja janë të mbërthyera në një ngërç dhe synojnë të nxjerrin përfitime maksimale politike në sytë e votuesve vendës, duke siguruar mbështetjen ndërkombëtare. Por me sa duket, komuniteti ndërkombëtar, i cili e ka kuptuar këtë taktikë të vjetër “hileqare” të lidershipit shqiptar, në raport thuhet se ka “lejuar deri në një farë mase në mënyrë të pavullnetshme këtë situatë”, gjë që sipas raportuesve “i ka komplikuar mundësitë e moderimit dhe zhbllokimit të krizës”.
    Si e shihni ju vlerësimin e situatës para zgjedhjeve vendore nga dy raportuesit?
    Në raport thuhet se “disa mendonin se një fitore e Ramës do të legjitimonte atë në krye të PS, kurse në rast humbjeje, pozicioni i tij do të ishte i dobësuar në mënyrë të konsiderueshme, duke konfirmuar njëkohësisht edhe humbjen e zgjedhjeve të vitit 2009…”. Kurse disa të tjerë mendonin se “pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, situata politike do të përkeqësohej për shkak të “mllefit personal të liderave politikë” dhe të “kontrollit të fortë që ata ushtrojnë mbi militantët/klientelën dhe vendimet e partisë”.
    Cili është vlerësimi i Këshillit të Europës për zgjedhjet e 8 majit 2011?
    Në raport thuhet se edhe sipas OSBE/ODHIR, si dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Europës, është arritur në përfundimin se “me gjithë klimën e polarizuar dhe antagoniste, zgjedhjet vendore u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë demokratike, ndonëse u konstatuan disa probleme procedurale”.
    Çfarë opinioni japin raportuesit e KiE për “votat e hedhura në kutitë e gabuara?
    Në raport përshkruhet deri në detaje e gjithë saga e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Dy janë çështjet, që sipas raportuesve kanë qenë në qendër të këtij debati: 1) a duhen numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara dhe 2) a është kompetente KQZ për të urdhëruar numërimin e këtyre votave. Për këtë rast, disa nga momentet kryesore të këtij raportimi janë: i) KQZ “kishte ndryshuar qëndrim lidhur me vlefshmërinë e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara”, ii) vendimet e KQZ kanë qenë të politizuara sipas linjave partiake ; iii) Kodi Zgjedhor jep një listë shteruese kur vota konsiderohet e pavlefshme, dhe iv) vendimet e Kolegjit zgjedhor ishin të paanshme dhe të mbështetura në standardet europiane.
    Po për reformën zgjedhore, çfarë rekomandon Këshilli i Europës?
    Krahas marrjes në konsideratë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, dy raportuesit sugjerojnë që gjatë reformimit të Kodit Zgjedhor duhet të kushtohet kujdes ndaj partive të vogla dhe njëkohësisht të krijohen kushte hapjeje ndaj partive të reja… Kërkohet po ashtu në këtë këndvështrim të bashkëpunohet me Komisionin e Venecias.
    Ka ndonjë sugjerim të veçantë në këtë raport të Këshillit të Europës?
    Edhe për çudinë time, ka diçka që nuk është shkruar në këto 20 vjet në raportet e KiE-s. Konkretisht thuhet se ‘ngërçi politik ka vënë në dukje nevojën për të përmirësuar demokracinë e brendshme të partive”. Dhe raportuesit shtojnë se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që partitë të pranojnë mendimin ndryshe dhe opinionet e disidentëve, pa i paraqitur ata si tradhtarë të çështjes së partisë”. Dhe shtojnë se “ne kemi synim të ndjekim çështjen e demokracisë së brendshme në kuadër të procedurave të monitorimit të KiE-s”.

    KiE: Nuk ka kufizim për numërimin e votave në kutinë e gabuar

    Jirsa e Petrenca

    Bashkëraporterët e Këshillit të Europës, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco, kanë dorëzuar në Asamblenë parlamentare një raport në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit. Ata vizituan Shqipërinë në datat 30 qershor deri më 1 korrik, ku u takuan me autoritetet më të larta të vendit. Në raportin e tyre, thuhet se pavarësisht kundërshtimeve, praktika europiane flet se asnjë pengesë administrative nuk mund të pengojë numërimin e çdo vote. Sipas bashkëraporterëve, një gjë të tillë respektoi Kolegji Zgjedhor. “Në lidhje me vlefshmërinë e votave, Kodi Zgjedhor shqiptar jep një listë të detajuar të kritereve për shpalljen e pavlefshme të fletës së votimit. Duke pasur parasysh detajet dhe kohëzgjatjen e kësaj liste, na u duk se ligjvënësit kishin për qëllim që kjo listë të ishte shteruese. Kjo u konfirmua nga një numër bashkëbiseduesish, të cilët na informuan se komiteti ndërpartiak, që ka hartuar Kodin Zgjedhor, donte të vendoste një listë të qartë të kritereve për shpalljen e votave të pavlefshme, në mënyrë që të mos japin asnjë diskrecion mbi këtë çështje te komisionet e zgjedhjeve, pasi kjo ka qenë burim mosmarrëveshjesh në të kaluarën. Përveç kësaj, sipas standardeve europiane, duhet të ushtrohet kufizim maksimal në lidhje me pavlefshmërinë e votave. Për ne do të dukej që heqja e të drejtës së votimit të një votuesi për gabime rigoroze administrative do të binte ndesh me këtë parim. Argumente të ngjashme janë shprehur nga Kolegji Zgjedhor, kur ai vendosi për çështjen e fletëve të votimit të hedhura gabim. Kjo çështje nuk u ndoq më tej nga PS pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor”, thuhet në raport. Më tej thuhet se “lidhur me pyetjen nëse KQZ-ja mund të konsiderohet si një administratë zgjedhore e nivelit të dytë, çështja është nëse KQZ-ja kishte nevojë për një shumicë 2/3, ose vetëm një shumicë të thjeshtë, të urdhërojë rinumërimin e votave të pavlefshme. Një shumicë e kualifikuar është e nevojshme për aktet normative të KQZ-së. Megjithatë, Kolegji Zgjedhor vendosi se vendimi për të urdhëruar rinumërimin e fletëve të votimit të hedhura në kuti të gabuar u mor nga KQZ-ja si KZAZ dhe nuk ishte një akt normativ. Prandaj, vendosi se vendimi për të urdhëruar rinumërimin në Tiranë mund të merret me shumicë të thjeshtë. PS-ja u shpreh për faktin se KQZ-ja kishte urdhëruar vetëm një rinumërim të votave të hedhura gabim në ato vendvotime, ku ankesat zyrtare kundër shfuqizimit të këtyre votave kishin qenë të regjistruara. Kolegji Zgjedhor për këtë çështje urdhëroi një rinumërim të gjitha fletëve të votimit të hedhura gabim në Tiranë”. Raporti jep edhe disa konkluzione të tjera, të cilat flasin për situatën postzgjedhore, duke rekomanduar se zgjedhjet janë pranuar nga qytetarët shqiptarë. “Situata politike “stand-off” gjatë këtyre zgjedhjeve ka theksuar sërish nevojën për të përmirësuar proceset vendimmarrëse demokratike nga vetë palët. Demokracia e brendshme partiake ka qenë e kritikuar nga anëtarë brenda dy partive, Socialiste dhe Demokratike. E një rëndësie të madhe është që palët të pranojnë pikëpamjet alternative dhe disidente dhe të mos i portretizojnë ato si tradhti për problemet e partisë. Një zhvillim i mirëpritur është se komuniteti ndërkombëtar ka vepruar në unison nën koordinimin e ambasadorëve të Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-së. Kjo ka qenë e rëndësishme për të shmangur përshkallëzimin dhe ndërkombëtarizimin e konfliktit dhe ka kontribuar në pranimin përfundimtar të rezultatit të këtyre zgjedhjeve nga ana e palëve, duke përfshirë, më e rëndësishmja, votuesit shqiptarë. Ajo ishte dhe është e një rëndësie vendimtare për të ruajtur legjitimitetin e institucioneve vendore dhe respektin për vendimet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen zgjedhore. Prandaj, në të gjitha rastet, ne kemi theksuar nevojën që të gjitha palët të pranojnë e të përmbahen nga vendimet e gjykatave dhe të përmbahen nga deklaratat që mund të perceptohen si minim i legjitimitetit të Gjyqësorit shqiptar”.

    ARISTIR LUMEZI

    Me shume nga kjo kategori:

  41. anticensurë says:

    para se të flasësh për azemin që e vranë në erësirë “njerëz të pa njohur”,o mero,fol për vrasjen e 5 fishtë të 21 janarit të e urdhëruan dhe e egzekutuan njerëz të njohur!njerëz që bredhin të lirë nëpër shqipëri!
    fol për grabitjen e votave të 8 majit!
    këto janë gjëra shumë shumë mëtë rëndësishme se vrasja e hajdarit!
    tre ditëshi funksionon mirë tek ti o mero!po zgjati më shumë nuk të shitet gazeta!
    aq më keq po të kritikosh “kryetarin e opozitës”!nuk ke guximin të shkruash asnjë rresht për idjotësitë e ramës “Raporti i OSBE/ODHIR, ndikoi në uljen e tensionit politik” që do të na bëjë budallenj!sikur rapoti i OSBE/ODHIR zgjidhi korrupsionin vrasës së berishës!do të na thotë se ky raport do të sigurojë zgjedhje të lira dhe se sali berisha do të largohet si qëngj i butë nga pushteti!
    nqs dhe ti o mero beson në një gjë të tillë je po aq gomar sa dhe rama!
    të paktën ne jemi të detyruar që luajmë rrolin e gomarit!jemi thjeshtë popull,pa kokë!
    ose më mirë të them me një kokë tradhëtare!
    përshëndetje o mero trimi!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje