Në emër të Lulit, Shkëlzenit...etj.

9 Shtator 2011, 22:28Editorial TEMA
Në emër të Lulit, Shkëlzenit...etj.

Nga Mero Baze

 

Dje e pata shkruar editorialin para se Sali Berisha të fillonte autointervistën e tij në TV Klan, dhe kisha paralajmëruar ish- gjeneralin se pas deklaratës që kish bërë, Berisha do ta lavdëronte. Në të vërtetë shpjegimi për të ishte paksa më i gjatë duke e vendosur në kontekstin e vdekjes së Kosta Trebickës, i cili u detyrua të zbutej para vdekjes dhe pas vdekjes u lavdërua nga kryeministri. E theksova se është një zakon i vjetër i kryeministrit që përbalt të gjallët dhe lavdëron të vdekurit. Në rastin e gjeneralit e bëri pa vdekur akoma fizikisht, pasi i duket punë e mbaruar.

Por më shumë se sa për gjeneralin, shfaqja publike e kryeministrit tregonte makthin me të cilin Berisha kish jetuar për një javë derisa bindi gjeneralin të dërgonte nga s’dihet se ky një e-mail, që s’dihet se ku ai ka takuar ambasadorin amerikan, ka bërë me të një bisedë konfidenciale, por nuk ka përmendur Shkëlzenin. Pas kësaj Berisha ka brofur në këmbë dhe është nisur për tek ekrani ku pyet dhe përgjigjet vetë.

Për gjithkënd që e njeh nga afër Sali Berishën, është e lehtë të dallojë makthin që ai ka për çdo ngjarje që lidhet me djalin e tij. Ndryshe nga akuzat kundër së bijës që bëjnë fjalë për gjëra më të sofistikuara nga ana ligjore dhe për sjellje më të maskuar, sa herë që del në skenë i biri i tij, ai shqetësohet dhe i merr vetë betejat përsipër. Kështu, kur emri i Shkëlzen Berishës u shfaq për herë të parë në institucionet amerikane si tutor i kontratës për ripaketim fishekësh kinezë drejt Afganistanit, Berisha, siç e ka pranuar vetë më vonë, pa pasur një korrespondencë intensive me gazetën New York Times për t’i sqaruar ata se i biri i tij nuk kish lidhje me atë histori, u përfshi vetë në negociata me gazetarin që mbërriti në Tiranë dhe më pas me Chris Chivers, vetë, që kjo çështje të mbyllej dhe të mos citohej si ngjarje e sigurt prania e djalit të tij në këtë histori. Angazhimi ishte maksimal dhe zhvillohej gati në një klimë terrori dhe për bashkëpunëtorët e tij që duhet të bënin sikur nuk kuptonin asgjë nga kjo histori, për të mos qenë “dëshmitarë të djallit”. Muaj më vonë kur shpërtheu fabrika e djalit të tij në Gërdec, ai u angazhua përsëri vetë për të mbuluar skandalin e djalit. Ngatërroi me shpejtësi emrin e baxhanakut të tij, që i biri kishte punësuar për të ndihmuar tezen nga ana financiare dhe për të pasur njeri të besuar në krye të punës. Organizoi në fshehtësi varrimin dhe futi nën terror gjithë bashkëpunëtorët e vet që duhet të kuptonin se tani duhet të harronin që Shkëlzeni u kishte trokitur zyrë më zyrë për atë projekt. Më vonë historitë e të birit i vazhduan. Herë- herë i shfaqej Rrahmani në Gërdec, e herë- herë në Orikum, herë me toka nga Vjosa në Ujë të Ftohtë e herë me toka në Sarandë, dhe gjithmonë avokati i të birit bëhej kryeministri. Vriste kamarierë e digjte makina shoferi i familjes që rrinte me të birin dhe prapë avokat i tij bëhej Sali Berisha. Së fundmi po përpiqet ta mbrojë atë dhe nga raportet e pakthyeshme të ambasadës së SHBA në Tiranë. Në mënyrën e tij gjysëm qesharake e gjsyëm spekulative foli për një “revoltë” të djalit të tij ndaj Wikileaks, një deklaratë qesharake, që mund ta besojnë vetëm mendje të shkurtra në ndonjë skutë të vendit. Wikileaks është paditur ndërkohë nga qeveria amerikane për publikimin e dokumenteve pasi i ka bërë shumë dëm diplomacisë amerikane. I ka bërë dëm se ka botuar gjërat e vërteta të saj. Po të ishin të gënjeshtërta, as që do ta kishin dënuar dhe nuk do të merreshin fare me të.  Njeriun, të cilin duhet ta padisë Shkëlzen Berisha, nëse guxon, është Luan Hoxha, pasi askush nuk vë në dyshim vërtetësinë e deklaratës së tij në zyrë të ambasadorit. Por atë nuk guxon ta bëjë. Deklarata e Berishës që Luan Hoxha nuk ka folur kurrë me Shkëlzen Berishën, i ngjan deklaratës së tij se Mihal Delijorgji nuk ka folur kurrë me Shkëlzen Berishën. Pastaj ne i botuam tabulatet që tregonin se Mihal Delijorgji menjëherë pas tragjedisë, pasi ishte përshëndetur me gruan dhe kunatin, kishte folur gjatë me Shkëlzen Berishën… Nuk foli më pas kësaj Sali Berisha, dhe nuk mori përsipër siç e merr gjithmonë të na tregojë se me kë, përveçse partnerit në biznes, mund të flasë një biznesmen në një ditë tragjike si 15 marsi, pas bisedës me gruan dhe kunatin administrator????

Unë uroj që Berisha ta mbajë mend këtë deklaratë dhe të rishikojë dhe një herë tabulatet e djalit të tij. Nuk duhet të heqë shpejt dorë nga zakoni i të pasurit besim tek përgjegjshmëria e tij.

Pas Shkëlzenit, njeriu në emër të të cilit foli më shumë ishte Luli. Foli se ç’kish bërë dhe ç’do bënte ky njeri në Bashki. Nuk përmendi faktin që tre njerëzit e parë që ka emëruar në Bashki janë goca e tezes e gruas, motra e shoferit të gruas, dhe arkitekti i pallatit të tij të paligjshëm mbi ujë në Vlorë… Këto i injoroi. Injoroi dhe përshkrimin që i ka bërë diplomacia amerikane Lulit si i paaftë, mediokër, apatik, dhe sens të zhvilluar korruptimi. Foli për ato që ai mendon se është duke bërë dhe do të bëjë në Bashki, sikur të ishte kryetar Bashkie. Në gjithë atë përkujdesje që vërehej për të mbuluar çdo detaj të jetës së djalit të tij biologjik dhe djalit të tij politik, lexohej makthi që ka çdo prind për fëmijët e vet me zhvillim të vonuar. Prej tyre pret gjithçka, gafa, skandale, vjedhje, letra të mbetura hapur, dokumente komprometuese, tabulate, foto, llogari bankare të dyshimta, nepotizëm familjar… gjithçka. Duke e ditur këtë hall, ai po sillej dje si një prind në makth, si një baba i acaruar nga ideja se dikush po e merr nëpër këmbë për shkak të djemve të tij të pazotë për të qenë “djemtë e të atit”.

 

 

49 komente në “Në emër të Lulit, Shkëlzenit…etj.”

  1. Besa,Canada says:

    Sala eshte sherr-budalla,por hiqet edhe trim i madh.Nuk ka faj Ka 20 vjet qe ka vrare, ka sulmuar godinat shteterore,po vjedh ashiqare e ka SHITUR SHQIPERINE dhe kurre nuk eshte treguar i gatshem te luaje rolin e nje qytetari te zakonshem para ligjit ne nje shtet demokratik Ky soj eshte i gangrenizuar kaq shume,saqe po shqyejme syte e veshet per cka degjojme e shohim Kaq shume e meritojme te kemi nje kryeminister qe eshte degraduar plotesisht? Clirimi prej tij,do te jete Dita e Madhe.

    1. Vlora says:

      ——— Në gjithë atë përkujdesje që vërehej për të mbuluar çdo detaj të jetës së djalit të tij biologjik dhe djalit të tij politik, lexohej makthi që ka çdo prind për fëmijët e vet me zhvillim të vonuar.
      kjo fjali vlen sa nje liber i tere……..

  2. martin says:

    Z.Mero jeni i paaritshem dhe i pakrahasueshem.Te uroj gjithe te mirat si trimit ne keto dite te zeza qe po kalon vendi yne.Te uroj jete te gjate.

  3. tezja ny says:

    O Mero Mero.Me vjen vertet keq qe ne ate vend jane jashtezakonisht pak njerez si ti.Nuk po flas per popullin sepse asht treguar………………
    Duke pare se populli asht nje……………Kryekrimineli ka vene ne zbatim nje shprehje te vjeter : QENTE LEHIN KRIMI ECEN PERPARA.Per mua dicka nuk shkon ne favorin tuaj e te njerezve te ndershem.Eshte detyra jote si NJERIU ME VIRTYTET ME TE MIRA te atij vendi ta gjesh sa nuk eshte vone.Njeriun mund ta gjuash me pushke dhe e plagos por ai sherohet,vetem ne lule te ballit nuk ka shpetim.Ti je shume i mencur dhe me pervoje.

    1. tg usa says:

      O teze po saliu eshte kryeminister dhe nuk ka vrare njeri si vrau edvin kristaq rama apo si i thone shoket e tij drogaxhiu qe mer 3000euro droge ne ditet pese veta me 21janar sepse donte te behesh kryeminister prandaj o teze mbau kur te flasesh se kriminelat jane dhe kane qene ne gjirin e asaj partie qe vrau sa deshte me mijra e mijra per pesedhjet vjet he flori/

      1. iliri_leeds says:

        tg usa??? po saliu yt ku ishte 50 vjet me cfare parti??ik ore sigurims u bone ti me na tregu te kaluaren pd eshte sot partia e sigurimsave te ramizit

      2. Ton says:

        Ka qene gje Saliu sekretar partie ne ate parti qe vrau per 50 vjet sa deshte?
        Ne cfare kohe ka qene?

        1. tg usa says:

          Edhe GORBACOVI EDHE SALI BERISHA kane qene komunista por per ideale te tjera jo per ato ideale qe kishit ju qe vrat ju apo prindit tuaj o te mallkuar o sigurimsa te ndyre.Ata treguan qe ishin per demokraci dhe i vune shqelmin komunizmit se sala i madh ashtu dhe gorbacovi i madh

  4. çami says:

    Sali krimineli nuk ka frike per Argiten sepse ka shume arme si biologjike te saj dhe monetare nuk e lene ne balte Pangot me shoke, perveç Lulit qe do kete hallin e tij hollandesçe kush ti beje derman pervete .Problem ka i pafytyri Sali debilin e tij Zenin qe nje brime qe pa, vajti e u zhyt brenda me koke alla malokshe ne vend qe te fuste kemben me gjithe kepuce, ju duk se doli i fituar dy femije te rritur qyl nga fabrika e gruas me fare tjeter,nusja e Zenit moshatare me Lilin nenen e vet. Po ra Salimuti nga fiku i biri duhet te paguaj mekatet e tij dhe te jatit .

    1. tg usa says:

      Vetem per nje gje jeni per tu mburrur apo per tu share ju komunistat dhe kjo gje eshte qe nje parrulle te hidhet nga partia juaj shperndahet me trakte si ne kohen e colit
      Dhe ky trakt i hedhur nga larte zbatohet nga budallenjt poshte ne menyre te atille qe te vjen peshtire apo per te vjelle.
      Trakti i partis tuaj ish komuniste eshte qe ne cdo hap qe te beni ju komunistet dhe kudo qe jeni australi,amerik,europe,azi,afrike te perdoret vetem shprheja”SALI KRIMINELI”.
      Po sa “gjynah” qe jeni more budallenj te peshtire qe u perdorin tama sikur te jeni kafshe qe kur u degjon apo lexon juve te vjen neveri dhe thuaj pernjehere sa budallenj jane te shkretet qe u thone njerzit e zgjuar te poshter qe thoni qe fluturon gomari dhe ju thoni fluturon.
      Nuk di cfar te them por te kete kaq budallenj te tille me duket e pa besushme
      Edhe une po ju them qe tu kenaq hajde te na rroje partia o copat e budallenjve.

      1. aspetosi says:

        ———he komunist i flakte ,mire?

      2. koli says:

        Heu bre, a e din mir ir ti shoq, po mos u eksito kaq shume or taj se bace maloku asht kriminel komunist.

  5. martin says:

    …por akoma nuk ka dale dikush qe ti thote popullit shqiptar dhe mbare botes se keta njerez nje dite do te shkojne te pergjigjen perpara drejtesise. Askush nga opozita nuk e ka marre guximin ta garantoje kete gje perpara popullit. Kjo te con te mendosh se opozita nuk do ta luftoje korrupsionin kur te jete ne pozite nga frika se do te gjykohet kur te bjeri nga pozita. Dhe kto lloj paktesh na bejne te ngelemi nje popull i friksuar dhe pa shprese per drejtesi

  6. Blendi says:

    ” … ai po sillej dje si një prind në makth, si një baba i acaruar nga ideja se dikush po e merr nëpër këmbë për shkak të djemve të tij të pazotë për të qenë “djemtë e të atit”.”

    Mos more, dmth zullumet i ben Shkelzeni. Sala i kulluari i dheut vetem eshte i detyruar per t’a mbuluar. Se baba, helbete.

    Po ’97 Shkelzeni e beri, po kontrabanden e naftes me Serbine, po arabeve terroriste Shkelzeni 10 vjecar u dha nenshtetesine, po firmat piramidale, po VKM-te per Gerdecin, po privatizimet ne favor te Tacit, po Kulicin, po 21 Janarin, po vjedhjen e votave? Shkelzeni apo Luli i beri?

    Ata as qe do te guxonin te benin nje hap pa miratimin e Sales. Se edhe po te kishin shkalluar ata, nuk kishin shkalluar ministrat e tjere rreth e rrotull Sales.

    E kunderta eshte e vertete. Sala me makuterine e tij, ka futur femijet ne rolin e seksereve. Pra nuk implikojne femijet babain. Babai po implikon femijet. Ishalla i del per hajer.

    Tung,
    Blendi

    1. odiseu says:

      O Blendi kam filluar te pranoj se jo vetem Mero por edhe ne duhet ta besojme qe Ajo historia me thembren e Akilit eshte shume e vertete. Secili prej nesh e ka ate thembren e Akilit….

  7. besniku says:

    Krim me te vertete tragjik. Mos eshte valle nje shprehje e fjales se mencur shqiptare: “Me nje gur vret dy zogj”. Pra, edhe gjyqtarin e gjore e heshin ne ere dhe e bejne shkrumb, edhe u thone gjyqtareve te Gerdecit, te Ilir Metes, te 21 Janarit, te rruges Durres-Kukes, qe keshtu do ta pesoni edhe ju … “hetoni, hetoni, gjykoni, gjykoni …!” Nuk eshte Mafia qe kryen krim ndaj shtetit, por eshte shteti qe kryen krim ndaj shtetit, se persa i perket drejtesise e kemi pare prej kohe!

  8. besniku says:

    Z. Baze!
    Z. Kryeminister nuk shqetesohet me te vertete per Lulin si Lul. Jo, aspak! Ai shqetesohet per Lulin se ky eshte ngarkuar te kujdeset per femijet e Kryeministrit mbas vdekjes, njelloj sikurse E. Hoxha ngarkoi Ramiz Aline. Kjo eshte ceshtja!

  9. Andy says:

    Nuk mendoj qe Lulin e ka djale politik, se Salinuci e di qe Lulka eshte idjot, e ka dicka me shume se djale, se Salinuci pervecse eshte i lig dhe i poshter sa ske ku ta kapesh se te ben pis eshte edhe pervers, dje duke folur per Lulken i ka bere qull pantallonat mostra plak e i shemtuar.

  10. Xha Sulo says:

    Jo skanim por MRI (rezonance manjetike) i ben Mero familjes se Berishes. Te isha une Berisha, do ti thoja Meros: “hape gojen Mero e fol sa do”: 1 milion, 2 milion Euro” ? Pune e mbaruar. Do te hapesh TV private? Fol cfare do se me cmende me keto analiza !!!

  11. Xha Sulo says:

    Problemi nuk eshte tek oferta por a do ti shitej Mero me nje oferte te tille te majme e te “tradhetonte” vehten e gjithe lexuesit e tij? Une per vehte nuk e besoj. Mero ka marre nje mison te madh: te demaskoje kete mafie familjare te Berishes. Sic po ben aktualisht e per kete kontribut te madh, ne te ardhmen e meriton te zgjidhet nga shqiptaret, pse jo, President i Shqiperise.

    1. misionari says:

      Qenke me Salen ti Xha Sulo!???? Sala ku ta gjeje ta beje Meron President se e kthen në………….. shami hundesh, siç ka kthyer Bamire Topallin, hahahaha.

    2. odiseu says:

      o xha Sulo, ore xhaxhi po mos u ngref kaq shpejt ti pse Mero na e xhvesh lakuriq mbretin ne hahaha…Secili ka ardhur ne kete dynjane tone per nje mision te vecante, dhe ne keto momente Mero po e kryen me se miri. Asnje boksier ringu nuk mund te behet kengetar rroku se u be i famshem ne ring… hajt shendet xha Sulo dhe shijoje kete shfaqjen qe na jep Mero, e kemi qelepir si thua…

  12. zana19 says:

    Te lumte dora Mero. Keta dy krimba jane pinjollet e tij, ai i ka krijuar njerin biollogjikisht, tjetrin ne inkubator. Dhe kur krijon dicka, je gati ta mbrosh edhe me jeten tende. Ne kete rast, eshte ekzistenca e shqiperise qe po saakrifikohet per pinjollet bastarde te berishes.

  13. Incest Vucidoli says:

    ne fund bisha behet me e terbuar dhe shkaterron gjithcka..shqiptaret do ta provojne dhe nje her se kush eshte ky malok skizofrenik…shume shpejt..dhe ai e di qe eshte fundi i tij..dhe do jete fund tragjik spektakolar per kete familjeinjorante ,antishqiptare te degjeneruar

  14. geno says:

    Motoja ne Cipeli eshte “Po nuk vodhe je i humbur”…Nuk e kuptoj pse ne kete diskutim marrin pjese te gjithe te humburit….

  15. pelivan says:

    SALI PERGJERATES!

    Boll i ngule dhembet
    o dhemb i pegere,
    shporru,nga syte-kembet
    dhe kerko nje vere!

    more burri bushter
    njezet’vjet i share,
    me mac e me kucer
    u shofshi si fare…

    Pa n’a plase buzen,
    more buz’ e plasur
    o pjelle e xhehnemit
    nga LUGATI mbarsur…

    Gjeje nje vere e futu,
    more sua derr,
    aty edhe lutu ,
    per nje vend ne ferr!

    Po perpara makthit
    thith me ver te hundes
    nga ajo bardhoshja
    qe n’a mbolle udhes…

    Neve n’a e hodhe,
    Zotit s’ia ke hedhur,
    Te fala sateme,
    kur t’ma pish te dredhur!

    1. odiseu says:

      hahahaa o pelivan keta lloj robsh kane probleme me verat hahaha o i duan me shumice o si duan fare… ky lango yne eshte vetem lango ….

  16. Guri i Bletes says:

    Ju jeni Opozita ne Shqiperi,Ju jeni zeri me i forte opozitar ne kete vend.Te lumte dhe pac shendet.

  17. Marku says:

    Ne fakt mua me ka bere pershtypje kur ne tv.Berisha tregoi se tokat e kujt kishte blere ne Orikum Selmanllari.Kaq i informuar te jete kryeministri yne ? Bravo i qofte -thashe me vete.Apo i ka blere vete ? Si ka mundesi qe te dije hollesira per pronat e “nje shtetasi ” dhe te mos dije psh.se ku bie Gerdeci , te mos dije se ku i punonte baxhanaku.Per te ndjerin u shpreh “se nuk e njihte por ishte njeri shume i mire…kishte ardhur nga Anglia ne Gerdec per nje jete me te mire “.Ka shqiptar qe e shpjegon kete aresyetim te ketij Kryem….?

  18. frano says:

    Fatkeqë edhe ne keto kohe moderne ne shqiptaret,sikurse ne te gjithe historine tone te re;më fatkqinjte e Ballkanit…Sa bukur e ne kohe i rregulloi Amerika Malin e Zi dhe Kroacine, njerin kryeminister e “dorhehoqi” dhe tjetrin e çoi ne burg.Dhe ata popuj jane te lire tani ne rrugen e demokracise.Kurse kete “tonin” na e ka lene ne dore ne-popullit dhe po na ndihmon me kabllograme…

  19. Ramy says:

    Z.mero me vjen keq per ty, por sa do qe te mundohesh me thurejen e ketyre perrallave , nuk mund te kapesh dot nivelin e Bledi fevziut .

  20. tg usa says:

    te ishte njeri normal do kishte plasur ne vend me gjithe keto qe perballon
    Por nuk eshte njeri ky fare diktatori

  21. Drini says:

    Ti tg-usa. mos je gje nga dragobia? se po ja fut si kau peles. Apo je ti qe gjeneron paret e Salafit?

  22. J.Sterjo says:

    O ZOT mbroje Z.Mero Baze nga ndonje aksident allashqiptarce..

    1. Ton says:

      T’i rruajne k.. Meros keta plehrat.

  23. arjani says:

    sali bisha mendon se mund te fshihet pas gishtit.Ai mendon se Shqiperia eshte prone e tij private dhe mund te beje cte doje.
    SHQIPETARET DUHET TE RIFITOJNE SOVRANITETIN .

  24. Nabukodonosor says:

    Bravo z.Baze!Si zakonisht e ke zhveshur lakuriq.Me vjen vertet keq qe nuk del me ne ekran,se nje pjese e shqiptareve pasardhes te Haxhi Qamilit nuk dine te lexojne.

  25. Epirioti says:

    Komplimente….. Fantazia e Shfrenuar qe godet ne shenje. Je 1shiii je.

  26. Prof.Lekdushi says:

    Kete vende po e merre lumi njehere e pergjithmone…. Kemi aritur fundin, jane vetem dy mundesi qe munde ta shpresojme qe mund ta shpetojne:
    1 – Shqiptaret
    2- Zoti
    Per te paret nuk ka prova qe munde te egzistojne… Le te shpresojme ne zote atehere…

  27. minatori says:

    Ekskluzive/ SHBA mesazh Berishës: Përgatitu të largohesh nga pushteti
    Tronditet karrigia e kryeministrit Sali Berisha. Në një valë të gjatë “lëkundjesh” sizmike të marrëdhënieve diplomatike dhe precedentëve të rrezikshëm të abuzimit me pushtetin, duket se ajo që ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian gjatë muajit gusht, po nis të marrë jetë. “Një fillim i ri për Shqipërinë” quhet misioni i ri i Trojkës, e inatosur sa më s’ka me politikën shqiptare. Por burime të analistëve pranë qeverive më të mëdha, SHBA dhe BE, saktësojnë se qëllimi i ndërkombëtarëve është më i madh; Largimi i Sali Berishës nga pushteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë bërë promotori final për një rotacion në horizont politik dhe pushteti. Shkaku, vetëm pse Berisha nuk e përdori siç duhej shansin e fundit që ndërkombëtarët i dhanë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Burimet i thanë agjencisë AMA, duke analizuar të gjitha lëvizjet e fundit të ndërkombëtarëve dhe deklaratat e tyre, se tashmë nuk ka më asnjë kthim pas. Vendimi është marrë që prej muajit korrik të këtij viti. Por meqenëse kryeministri nuk dha asnjë shenjë jete për kompromis dhe ndryshim timoni, atëherë ia kanë behur nxitjet nëpërmjet kabllogrameve me Wikileaks.
    Strategjia
    Metoda e kabllogrameve mësohet se ka qenë e parapërgatitur për t’i dhënë shkelmin e fundit pushtetit abuziv, duke i nxjerrë të gjitha pazaret sheshit. Për të rrëzuar të gjitha dyshimet, analistët shprehen se në Tiranë janë kryer disa vizita të fshehta, jozyrtare, të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-ve. Sidomos këta të fundit. Duke e quajtur si problem tejet të vogël bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kolegjit, agjencitë e huaja ligjzbatuese kanë urdhëruar dhe sugjeruar autoritetet e tyre që me Shqipërinë të veprohet sa më fortë, pasi rrezikoheshin indicio të pakorrigjueshme me kalimin e kohës. Dhe për të shuar të tjera dyshime, përmenden vizitat në muajin korrik të një grupi “qytetarësh” gjermanë përgjatë Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri. Në të vërtetë nuk ishin “qytetarë”, por zyrtarë tepër të lartë në Gjermani, që vendosin për mendimin final të vendit të tyre dhe për raportet që kancelaria Merkel do të mbajë me vendin tonë. Dhe gjëma nuk vonoi, Merkel nuk e shkeli Shqipërinë, siç ishte premtuar nga Berisha. “Qytetarët” erdhën të kamufluar me furgona e makina rasti, shëtitën vendin, takuan dhe Berishën, morën esencën e situatës dhe u larguan.
    Gjëma
    Po në muajin korrik dhe në vazhdim, ia beh në Tiranë në vizitë sekrete, të paktën dy herë, një prej drejtuesve të lartë të Shërbimit Inteligjent Amerikan. Nuk jepet asnjë informacion, edhe pse kryeministri e takon personalisht. Diskutime në ambasadë, direktiva, analizë e situatës dhe informacioneve dhe më tej kthim në atdhe. Përshtypja ishte shumë negative. Për më tepër që gjatë vizitës së fundit, kreu i CIA-s ka mësuar që qeveria dhe vetë Berisha po finalizonte transaksionet e dyshimta dhe kalimin e aksioneve nga Telekom tek kompania e rrezikshme kineze, e përfshirë me rreth të kuq nga CIA. Të tjera informacione lidhjet me terrorizmin, shitja e sekreteve, trafiku i armëve nga të afërm të kryeministrit, korrupsioni, pastrimi i parave dhe rreziku nuklear. Edhe ky zyrtar u kthye i dëshpëruar në SHBA.
    Fratini
    Për bashkimin Evropian nuk ka më nevojë të përmenden alarmet dhe paralajmërimet publike. Të gjitha Berisha nuk i dëgjoi. As këshillën e Stefan Fule. Ky i fundit mësohet se shprehet korridoreve të Brukselit se me Berishën nuk ia vlen të diskutohet më për asnjë temë, politike apo sociale. Dhe në fakt nuk ka shkelur prej shumë kohësh në Tiranë, që prej 21 janarit. Dhe kur e thotë komisionari për Zgjerimin në BE, që gjithnjë është në një mendje me ministren e jashtme te këtij organizmi, Katrin Ashton, sipas analistëve pranë kësaj selie, diskutimet për Shqipërinë janë të mbyllura. “Mbërritja e dy negociatorëve nga BE, italianit Fratini dhe ministrit te jashtem grek, nuk janë asgjë tjetër veçse përcjellja e mesazhit ndaj Berishës se tashmë koha e tij ka mbaruar dhe vetëm duhet të lëshojë sa më shumë në favor të opozitës në kompromisë pa kufi”.
    Frika
    Por nga ana tjetër mësohet nga burime të sigurta se kryeministri nuk ka ndër mend të largohet pa një garanci të paktën familjare. Lëvizjet e fundit që po kryhen në institucione të varura dhe të pavarura, por edhe në udhëtimet e personave të dyshimtë jashtë shtetit, tregojnë qartë se “kriza” qeveritare, por edhe familjare është më shumë prezente. Fratini ka ardhur në Shqipëri të bëhet vetëm garanti i Berishës në emër të Berluskonit dhe të paralajmërojë opozitën se po u prek doktori, kostoja do të jetë e lartë. Nga ana tjetër brenda mazhorancës krisja po thellohet çdo ditë dhe më shumë. Kurse NATO nuk na llogarit më në operacionet e saj në Afganistan, Irak, apo Libi dhe e ka vendin në investigim për disa çështje, deri tek lidhjet e dyshimta me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
    Obama
    Në samitin e fundit, Barack Obama, presidenti Amerikan, ka kërkuar nga qeveria e tij dhe vendet aleate, që demokracia dhe stabiliteti të jenë prioritare, pa cenuar sigurinë e vendeve mike. Por gjithashtu përmendi se lufta ndaj atyre që ndihmojnë terrorizmin dhe godasin Aleancën do jetë pa kompromis. Prej muajit qershor, politika amerikane ndaj Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm, pavarësisht se lobingjet e errëta që nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar, po përpiqen të mbrojnë ethshëm aksionet dhe asetet e tyre me kryeministrin tonë. Deklarata e Countryman, thonë analistët, është e nxitur nga sekretarja Hillary Klinton dhe kjo e fundit ka direktiva të qarta sipas zonave në hartën e botës për lëvizjet politike dhe çdo zhvillim. BE-SHBA për herë të parë kanë rënë dakort, se Shqipëria duhet të ndryshojë.
    Fillim i Ri
    Më parë agjencia AMA i ka bërë një analizë të plotë të gjitha këtyre lëvizjeve diplomatike dhe politike, që i pasqyruam edhe në këtë shkrim. Vetëm tre javë më parë direktiva e BE-së ishte “Për një fillim të ri në Shqipëri”, duke cilësuar shkaktar pikërisht institucionin e parlamentit që drejtohet nga Topalli. Kurse kriza qeveritare dhe zgjedhjet i faturohen Berishës. Kurse më pas shkruam për “Vjeshtën e fundit”, që faktikisht e tronditi kabllogrami i Wikileaks, “Rruga e Elbasanit” dhe “vjeshta ra!”.
    Ambasadorët
    Nuk i kishim dëgjuar asnjëherë ambasadorët të flisnin kaq hapur, ashpër, apo përballë kryeministrit, duke i thënë gjëra të tilla se “ligji është njëlloj për të gjithë”, “ushtria ka qenë vdekjeprurëse”, “nuk po luftohet korrupsioni” e të tjera si këto. Po këto burime i thanë agjencisë se ky muaj do të jetë “katarsisi” më i fortë politik që ka njohur vendi ndonjëherë dhe surprizat nuk do të mungojnë.
    The End
    Mesazhi i SHBA-ve për Berishën ka qenë final; “se tani nuk e ka më mbështetjen e tyre dhe duhet të bëjë gati valixhet”. Zëra pranë mazhorancës shprehen se kryeministri ka nisur t’i dëgjojë kambanat dhe po përgatit strategjinë e humbjes së pushtetit…

    1. odiseu says:

      wua.. po behemi gati per party. A te behemi apo Jo?

  28. arber says:

    ÇDO SHQIPTARE QE ESHTE I NDERSHEM E KA AFTESIN TE KUPTOJN MASHTRIMET E BROÇKULLAT E SALIUT.NUK TE VJEWN NDYRE PER GENJESHTRAT QE THOTE POR HABITEM QE SI KA MUNDESI QE DISA PERSONA( DUKE PERJASHTUAR BUK SHKALET) TI BESOJN DUKE PARE KONKRETISHT QE POPULLI PO VARFEROHET PRONAT PO JA JEP FEMIVE E IDHTAREVE TE TIJ ,TE PERNDJEKURIT NUK PO I SHPERBLEN E TE TJERA POSHTESI E PRAP SE PRAP PO I BESOJN. BOTA KET NJERI E NJEH SHUM MIRE DHE E DIN SE SA ERO I DHUROHET DISA VAGABONDAVE QE VIJN NGA JASHT PER TI BERE ELOXHE SALES SIÇ VEPRONTE MERHUMI ENVER.

  29. shqiptari nga pekini says:

    Z. Mero respekte per te gjithe shkrimet e tua . nepermjet ketij komenti une kame nje pyetje ndoshta nuk eshte ne kopetencen tuaj per t’ju pergjigjur por me teper edhe per te gjithe lexuesit e kesaj gazete. shume skandale po lexoim per korrupsion nga kabllogramet per berishen,te birin, te bijen , lulken,olldashin,mediun e shume te tjere pa permendur edhe ate hajdutin qe mer 7000 dollar nga paqeruajtesit. po cdo behet xhanem ? keshtu do vuaj ku popull gjithe jeten ? ka apo jo opozite ne shqiperi dhe popull me gjake qe ti shporri keta dhe te vihen ne banken e te akuzuareve ? do vij kjo dite valle ? apo keta kriminel te vrasi , te vjedhin , te shkateroin cdo gje dhe populli me opoziten te bejne sehir. edhe ne 1997 saliu keshtu e beri dogji gjithe shiperin , dogji gjithe hipotekat ,bankat ,policite ,bashkite dhe e coi vendin nja 50 vjet mbrapa. edhe sa do presim zoti mero , ju lexues , ju popuu ,dhe ti moj opozite.?

  30. karaduzi says:

    O minator,i tregon shume bukur perrallat,lum niperit qe te kaqne,ndersa ne nuk te besojme,megjithate shkruje perseri se na pelqen.Sikur te ndodhte vertet?

  31. Hasan Visoka says:

    Z.Baze,gjithmone kam pasur respekt per ty dhe i kam lexuar shkrimet e tua , si dhe opinionet e dhena ne mediat e shkruara dhe elektronike.Ne vitin 2002 isha me qendrim ne Tirane 2 muaje rresht, dhe me gjithe deshiren qe te takohem me ty dhe te njihemi per se afermi, nuk pata rastin.E di qe gjate asaj kohe dhe deri para 2,3 vjeteve ishe njeri nder me te afermit e Sali Berishes (ne kuptimin e bashkepunimit) dhe sigurisht je njeri nder ata qe e njeh me se miri.Tani pas ndarjes nga ai keni filluar 1 seri sulmesh ndaj tij edhe familjes se tij, dhe asnjehere nuk arrij ta kuptoj se pse ndodh kjo per veq se nje tendence e juaja e qellimshe , ndoshta per shkak te ftohjes se marredhenjeve mes jush.Une ju njoh nga distanca qysh kur percillja ne vazhdime shkrimet tuaja nga Rambujeja qe kishin te benin me bisedimet Kosove-Serbi. Tani jam ne dileme se c’po ndodh me ju, c’te keqe te gjeti ne kete harbuteri qe vazhdoni ta perdorni ndaj qeverise aktuale ne Shqiperi , dhe Kryeministrit ne vecanti.SHpresoj qe se shpejti do te reflektoni dhe do te jeni edhe me tutje realist se c’jeni ju , ashtu si keni qene ne te gjitha paraqitjet publike dhe mediale deri para pak kohesh.Kam respekt per ju !

    1. Toma says:

      O Hasan pord.., te ardhka keq qe Meroja po ia nxjerr ne shesh te palarat mikut tend Sali Kriminelit? Pse mor hasan, a je njeri ti, a nuk te dhimbsen shqiptaret e vrare nga saliu me 21 janar, minatoret qe po vdesin urie ne Bulqize, pasuria e shqiptareve qe po grabit perdite me djalin,vajzen,gruan,farefisin,sojin e sorollopin, sikur t’ia kishte lene baba nga Vicidoli? Duket se jo, se mesa shoh, qenke nga Kosova. E shihni ndryshe problemin ju, me ceket,por edhe me poshtersisht.Vecse, dije, nuk keni gje ne terezi …

  32. ceno says:

    Mero,ta futi Lubonja ,sot tek Panorama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje