Ndërsa u përpoq të ishte i ashpër me aktin terrorist të 11 Shtatorit 2001, Sali Berisha befas u step, e kuptoi se tha diçka të gabuar, tentoi ta ndryshonte duke përmendur 11 Shkurtin dhe më në fund e treta e vërteta, e gjeti 11 Shtatorin. Ishte një nga ato skenat e rralla kur njeriu kuptohet se çfarë ka në mendje dhe çfarë tenton të thotë me gojë. Ngatërresa e pafajshme e Sali Berishës, duke përmendur janarin, pastaj shkurtin, ka shpjegimet e veta mjekësore, por që janë prodhuar nga ngarkesa e tij politike ndaj një krimi të kryer. Nga ana gramatikore nuk ka shumë afërsi mes 11 Shtatorit dhe 21 Janarit, përveç disa njëshave, ndaj nuk ke shumë arsye t’i ngatërrosh nëse këto dy data nuk i lidh diçka më e rëndë. Përpjekja e tij për ta korrigjuar ishte ndoshta një rrëshqitje nga shtatori në shkurt për shkak të “sh”, por thelbi i ngatërresës së tij mbetet fakti se ai ka ndaluar më 21 Janar.
Pas Gërdecit kjo është data e dytë që po transformon këtë njeri. Nëse për Gërdecin ka tre vite që vret gjithë politikën shqiptare, gjithë institucionet, gjithë lëvizjet politike, vetëm për të fshehur krimin e djalit të vet, më 21 janar ai ka një problem të madh. Ai ishte atje pas dritares me burrecin e tij të frikësuar Lulëzim Basha, kur urdhëruan të qëllohet mbi turmën e paarmatosur. Aleks Nika, sipas burimeve nga organet e hetimit, është vrarë nga pistoleta e një prej kryerojeve të tij. Komandanti i gardës është qëlluar me grusht dhe i është nxirë fytyra pse nuk ka pranuar të urdhërojë të qëllohet mbi turmë fillimisht. Njerëzit u vranë në sytë e gjithë botës dhe u këputën para syve të fëmijëve të tyre në bulevard. Vajza e Ziverit e ka parë si i është vrarë babi, djemtë e Faikut e kanë parë të përgjakur disa minuta më pas babain e tyre, motrat e Aleksit e kanë parë ende të gjallë vëllain e tyre, kurse Hekuran Dedën e kanë parë gjithë njerëzit e familjes duke u rrëzuar i vrarë nga tavolina ku rrinin gazetarët. Dhe kur shihnin këto, të gjithë shihnin pas xhamit të blinduar dy burracakë vrasës, Sali Berishën dhe Lulëzim Bashën. Nuk lanë gjë pa shpikur ta heroizonin krimin e tyre. Na shpallën puçistë, ngritën komisione qesharake hetimi, anatemuan Presidentin, kryeprokuroren, kryetarin e SHIK-ut dhe refuzuan të dorëzojnë vrasësit drejtësisë. Me një panik që rrezatohej në çdo lëvizje të tyre, ata tentuan të merrnin pamjen e viktimës, portretin e njerëzve në hall, të sulmuar nga populli. Nuk ja arritën dot. Viktimat reale i përcollën 200 mijë njerëz në një manifestim- homazh një javë më pas, ndërsa Sali Berisha prej asaj dite ecën rrugëve me jelek antiplumb, me Benz të blinduar, dhe shkon nëpër televizione duke çuar më parë qenin antiminë, duke ju trembur atentateve.
Çdo ditë që kalon ai ka një problem të madh se ç’të bëjë me këtë datë. Ta heroizojë dhe ta quajë ditë triumfi mbi popullin, nuk guxon. Familjarët e viktimave po humbasin qetësinë dhe po kërkojnë drejtësi ose hakmarrje. Dy vajzat e Lulëzim Bashës dhe dy vajzat e Aleks Nikës nuk mund të jenë të qeta dhe në paqe me njëra- tjetrën në këtë vend nëse dikush nuk dënohet për ikjen e Aleksit. Djali i mbetur i Faikut dhe djali i Sali Berishës nuk mund të takohen normalisht në rrugë nëse dikush nuk paguan për vrasjen e Faikut. Fëmijët e Ziverit dhe Hekuranit nuk mund të jenë qytetarë të barabartë me nipat dhe mbesat e Berishës nëse dikush nuk dënohet për vrasjen e prindërve të tyre. Sali Berisha e di se ajo datë i ka humbur qetësinë dhe shpresën për paqe në vend pa një ndëshkim.
Nëse 11 Shtatori i SHBA ishte një akt terrorizmi, ndaj të cilit bota dhe SHBA reaguan duke drejtuar gishtin mbi plagë, 21 Janari është një akt terrorist shtetëror, zbardhja dhe ndëshkimi i të cilit rrëzon perandorinë e frikës që po përpiqet të ngjallë Sali Berisha.
Mos u lodhni kot ta qetësoni atë njeri. Ne jemi në krizë politike, por dhe sikur në kulmin e paqes të ishim, ai do të ishte po aq gjakprishur sa atë ditë para stendës së 11 Shtatorit. Ne jemi në krizë ekonomike, por dhe sikur vërtet si Gjermania të ishim, ai njeri do ishte po aq gjakprishur sa ishte para stendës së 11 Shtatorit. Ne jemi në krizë morale, pasi po bashkëjetojmë me krimin dhe po heshtim para pushtetit të mafies, por dhe sikur të ishim një shoqëri dinjitoze, ai nuk do ta shijonte dot luksin tonë, pasi do ishte po aq gjakprishur sa ç’e pamë atë ditë para stendës së 11 Shtatorit. Ai njeri nuk qetësohet dot më. Edhe sikur ta rivjedhë pushtetin, edhe sikur ta rivjedhë shtetin, edhe sikur të marrë çdo gjë që ka mbetur në këtë vend të mbaruar, ai nuk gjend dot paqe. Po e ftuat në ndonjë ngjarje që ka lidhje me terrorin atij do t’i kujtohet 21 Janari. Ai nuk shërohet më nga ajo datë, dhe ne jemi të gjithë të pafuqishëm për ta ndihmuar. Ai ka ato pak shanse që ka çdo i sëmurë psikik që fsheh një krim. Ai duhet të flasë me dikë, duhet të tregojë ndoshta me zë të lartë çfarë ka bërë, kë ka urdhëruar, kush ka vrarë, dhe të shpëtojë nga ai makth. Në mos pastë besim tek asnjë “prift” ku të rrëfehet, le ta bëjë një ditë në një ekran, në një shesh, në një rrugë. E di që është mision i pamundur, por sa më shpejt ta bëjë, sa më shpejt ta pranojë atë krim dhe ta pastrojë ndërgjegjen prej tij, aq më shpejt do shpëtojë nga ai makth që e ka burgosur. Gardistët që vranë janë të lirë. I lirë është Komandanti i Gardës dhe kryeroja e tij që kanë qëlluar mbi turmën. Të lirë janë ushtarët dhe banditët që kishte rekrutuar. Janë të lirë dhe të qetë, pasi janë ushtarë. I vetmi njeri i burgosur nga 21 Janari është Sali Berisha. Ai çdo ditë e më shumë nuk shikon dot nga dritarja në bulevard, nuk dëgjon dot më për ngjarje terroriste dhe nuk përballet dot me krimin që ka bërë. Mjaftoi një ngjarje modeste siç ishte ekspozita për 11 Shtatorin e vitit 2001 dhe atij ju kujtua 21 Janari i vitit 2011. Mos u mundoni ta shpëtoni nga kjo datë, pasi ashtu si Makbethi askush nuk ja heq dot fatin e zi të fantazmës dhe njollave të gjakut në duar pasi ka vrarë.
Zoti Baze.
Nuk e diskuton njeri sot ne shqiperi qe jeni personi qe jep shprese per rrezimin e devilit berishe..por mendoj qe nuk eshte vetem faji i tij qe ai ka bere gjithe keto poshtersi ..fjala shume e gabuar
e A.A.A qe berisha eshte burre shteti po u varrosur akoma 4 qytetare te vrare barbarisht nga berisha
spjegon “garipllikun” e berishes..ju shume i nderur baze duhet ta dini qe segmente te caktuara
ketu ne shba e mbeshtesin berishen dhe pa vene gishtin tek keto njerez (qe nuk perfaqsojne
linjen zyrtare) lufta kunder berishes do jete e humbur..dhe nje here respekte atdhetarit mero.
DIKTATORET VDESIN NGA FRIKA – SA TRIMA DUKEN AQ DHJERAMANE JANE. JU VJEN ERA URINE E MUT NJEHERAZI. I TILLE ESHTE EDHE DIKTATORI YNE. CMENDINA DO E PRESE. HAIL
Su enever hoxha kur kishte pjerdhur nga trute dhe nw vedn tw thoshte vitit 1982, fliste per vitin 1938 e 1946 ne poltike me ministrat kukulla
O “geno” ! A je ne metro? Po flitet per SALI BERISHEN, qe ka vrare me 21 Janar dhe shume te tjere prapa shpine, dhe pastaj i perkujton. A di gje per Azem Hajdarin? Nuk ka pranuar te deshmoje ne gjyq, me gjithse e kishte ne zyren e tije pra vrasjes dhe ka dijeni per faktet. Ne fakt ka bere nje deshmi ne Ambasaden amerikane, por ajo rri atje.
Ai eshte i shqetesuar edhe per Gerdecin se e ka vrasesin ne shtepi, te birin.
Do besh mire te mesosh shkrim e kendim se te duket qe atje tej injoranca.
ky i sotmi eshte me maskara se babai i tij shpirteror E.Hoxha. Te pakten ai i shpallte njehere armik i mbushte edhe mendjen popollit per kete, i bente gjyqin (edhe pse formalisht) e pastaj i vriste hapur pa u fshehur.
Ky eshte me i ndyre urdheron vrasjet e kundershtareve te vet dhe pastaj i qan per te fshehur krimin, Propagandon me te madhe lirine e bindjes, te fjales e te mendimit, por po te guxoje njeri ti dale kunder e zbaton luften e klasave me egersisht, deri edhe ne denimin me te rende, ne vrasje pa gjyq. I poshter ne qelize, frikacak ne qelize, hipokrit ne qelize, gjithe te ZEZAT jane mbledhur ne nje, te SALI BERISHA.
MERO te falenderoj per shkrimet tuaja jeni shume i guximshem ,shkruani gjera vertete te sakta ,ndoshta ju ndihmon edhe ajo qe keni jetuar per shume kohe afer tije dhe e njihni mire ,vazhdoni keshtu pasi ka shume pak per te mos thene aspakt qe kane guximin te flasin keshtu hapur dhe me emra konkrete,si juve ,suksese ne punen tuaj
Sikur shume po e provokon Mero…?!
I njejti virus qe krijoi per shoqerin duke e neutralizuar ate me ane te SUNDIMIT te FRIKES,i ka pushtuar mendien dhe shpirtin.Stresi dhe depresi qe po i shkakton krimi i 21 Janarit,i pashpelare ne syte,mendiet dhe shpirtin e shtetareve te tij,gjithashtu dhe te nderkombetareve,po e shkaterrojne c’do minute qe kalon.Pasi shkaterroi financat e vendit,pasi i perdori te gjithe kreret e institucioneve te marra peng ne funksion te shpelaries se trurit te shtetasve per krimin qe ka kryer,sot me nje deshperim dhe ne gjendie depresi konstaton se ka deshtuar,nuk ja arriti dot,ai mbetet sot po njesoj,vrases i fresket si ne diten e 21 Janarit.Pikerisht sot si nje vrases i fresket ne syte e kujdo,gjuha i shkoi tek dhembi qe i dhemb me teper,21 JANARI.Eksperimentoi gjithshka,ja ktheu “CILIN” shqiptareve si ne 4D,nga te kater anet,ju ngjit kujdo edhe atyre me fame ne Hollyood,te gjithe moren parat dhe iken,ai ngeli perseri si vrases i fresket por kete rradhe me financa te shkaterruara,me krere institucionesh te marre peng apo besnik ne pozicione kyce qe ngjajne si metastaza te liga pas publikimeve te DASH ne Wikileaks.Problemet shendetesore,mosha,financat e rrenuara,besniket e dale boje por mbi te gjitha perzgjedhia me e gabuar ne karrieren e tije per pasardhe si sundimtar ne PD,Lul Basha,e kan fundosur ne ankthin e fundit te palavdishem te krijuar nga ai vet per veten e tij.Dobesou,rrenohu dhe ca,se Azemi i Dyte eshte rruges..”ISHULLI KUBAN” ne zemer te Tiranes do shkerrmoqet lehtesisht,pasi Ti,Berisha,gjithshka ne keto 20 vjet e ke shkruar ne RERE….
BRAVO Tosi!
Vecse eshte 1 gje.Ajo qe nuk duhej te kish ndodhur ne Shqiperi,pas 1 Diktature 45 vjecare, tashme eshte realitet.Ne sapo kemi absorbuar,brend vetes si komb,DIKTATORIN e radhes,dhe qe tregon se ne kemi shume probleme si komb,pasi,ne menyre ciklike,nuk bejme gje tjeter vecse perzgjedhim DIKTATORIN e radhes.Duket se populli shqiptar eshte Oksigjeni i nevojshem per 1 Diktator.Dhe pavarsisht retorikes sone,e Ardhmja varet ne 1 mase shume te madhe nga e Shkuara,gje qe tregon se edhe e ardhmja nuk do jete me e ndritur.Miu,zakonisht e ben strehezen e vet ne Fekale.Kjo eshte edhe pjesa me e keqe e gjithe kesaj historie me ”djalin” nga MALESIA.
Ajo per te cilen ka nevoje ky vend eshte 1 ”mutacion” i nevojshem Kulturor i djemeve nga malet e larta te Shqiperise se Siperme.Por edhe kjo gje nuk eshte garanci pasi ATA do REZISTOJNE deri ne fund.Cdo ndryshim per ATA eshte Tragjik dhe i papranueshem sepse u cenohet statusi i ”Shqiptarit origjinal”,genjeshtra me te cilen kane lindur dhe vdesin keto krijesa te gjora.Our Fucking Albanian brothers.
Ne KURRE nuk e pranuam se ka 2 Shqiperi dhe cdonjera duhet te shkoje ne rruge te vete,por si Idiot te pashembullt,recitonim dhe vazhdojme te recitojme vjershen se Jug dhe veri jane 1.Megjithate kjo eshte vetem deshira ime.Uroj qe 1 dite te behet realitet.
Sido qe te jete puna,BARBARI i Shqiperise se Siperme ”FITOI”.
Gjithe te mirat
Opozita i drejtohej sot Makbethit ne parlament me fjalet “zoti Kryeminister”. Ky eshte pra kursi i ri, kursi i nenshtrimit pa kushte. Dhe do zgjasi 2 vjet.. ne mos me shume.
Kush mendon se gjate kesaj kohe do shumefishohet elektorati opozitar, gabon rende sepse kush votoi qeverine pas 21 janarit, s’ka per te votuar kurre opoziten. Ata qe votuan qeverine prej frikes, jane me te deshperuar e te trembur sot, pasi shohin kursin disfatist te opozites. Opozites iu vrane protestuesit, s’mbrojti dot as mandatin e kryetarit te vete, tani shkon e futet ne parlament duke hequr dore dhe nga kushtet qe kerkoi pak jave me pare. Makbethi qenka njeri me fat ne Shqiperi.
ore njeri, kaci je ti apo ben piramida? apo harasani??? po dil haptas o burre e shkruj se je ba dhe ti si makbethi sali qe i asht ba grusht e keqja nshpirt……….
Mor mark i shkret. Ja ke fut aq kot sa gjynah me lodh tastieren per ty por meqe qeke dallavere po e bej nji perjashtim per argetim.
Kaci e harasani kane 2 vjet qe u lodhen duke kerkuar qe PS te futet ne parlament, e u lodhen duke kerkuar qe PS te bashkepunoje me qeverine per reformat edhe kur qeveria vrau e vodhi.
Kurse ne komentin tim kerkohet pikerisht e kunderta e kesaj, pra qe Edi ben shume gabim qe i eshte futur rruges se bashkepunimit me qeverine.
Kshuqe shqetesimi i yt tregon hapur qe ti e ke merak te madh qe PS te mos dali nga parlamenti, dhe te mbaje qeverine e saliut deri ne 2013-en sic ka deklaruar saliu vete
Prandaj dallavere e lodhur qeke zotrote. Ben sikur je opozitar nderkohe qe mbron variantin e kacit dhe harasanit.
Saliu eshte makbeth, por nuk hiqet makbethi duke u nenshtruar sic ka kerkuar LMN-ja. Care dallavereje qe qeke mor markuc.
Enveri kishte pjerdhur me të vërtetë, në vitet e fundit, por duhet ti vinte vdekja naturale, që të shpëtonte ky popullë. Ky tjetri ka shkarrë fare, por të gjithë presim, kur do ti vij vdekja naturale! Asnje prej nesh, nuk po reagon, jo vrasje e vjedhje të bëhen, por ç’farë ti ketë qejfi, ai prapë aty eshtë, njesoj si Enveri.
Pena t’u befte top o Mero ! I madh je ne pershkrimet psikologjike,por shpetimin Sala nuk do ta gjej dot vete.E ka sh te veshtire sepse ka shkuar teper larg I vetmi shpetim per te eshte t’i bjere ndonje damell,sic thote populli,ose nje furtune popullore ta fshije nga postet qe mban.Sa me shpejt,aq me mire ,por thuhet se gjene e keqe nuk e gjen gje,prandaj ne dore e ka vetem Opozita qe duhet te luaje rolin e vet .Te vihet ne krye te urrejtjes popullore e cila tashme eshte e pallogariteshme .
Djaloshi MERO. Ka disa kohe qe ndjek rregullisht editorialet e TU, te sakte, me argumente te padiskutueshme. Jane te pakte analistet, qe denoncionojne kryekriminelin Berisha.me gjitheshka ke pesuar , ti mbetesh BURRE. Ashtu vazhdo! Bej kujdes mos te te godas ! Shpresoj te dalesh faqe-bardh e Jetegjatesi familjarisht ! Pershendetje.
sa do kemi durim?
Furtuna popullore nuk duket gjekundi! Siç thote Besa, Canada, ngelet ti bije damllaja ose vdekja naturale. Sa per opoziten, e ka thënë hapur; – Durim o popullë deri ne 2013! Si do veje kjo histori, nje Zot e di!
Derisa perendia ta marre dhe ta coje ne Sharre apo Tufine.Nuk shpresoj se do te ndodhe ndryshe sepse ndergjegja qytetare eshte mpire,mafia ka ne kontroll cdo gje,ligji per agjitacion e propogande tmerron gjithe te punesuarit ne shtet dhe korrupsioni ben happy gjithe sherbetoret e politikes.Gjithe urtesia njerezore thoshte Dyma permblidhet ne dy fjale:prisni dhe shpresoni.Shqipetare keni humbur identitetin tuaj si qenje njerezore.Pushteti mund tju shaje,tu rrahe ,tu marri pronat,tu vrasi si me siper dhe ky pushtet i maleve te Tropojes eshte me i egri qe ky vend ka pare ndonjehere.Mos i bini ne qafe E.Hoxhes,ne fund te fundit ai e shpallte hapur pushtetin e tij si diktature,kishte nje kanun politik qe ai nuk deshironte njeri ta shkelte,ndryshe do te gjeje vendin.Pa me thoni c’fare kanuni politik ka demokratura Berishiane.
mero, je trim me flete.te lumte!
Psikanalize e goditur. Nuk do ja uroja askujt te gjendurit ne ate situate.
Mero,nuk ka argumenta kunder atyre qe shkruan, nuk ke kundershtare; mund te kesh vetem armiq. Keta jane pak, familja Berisha, por shume jane tru-kontrapedalet e Bathores ne sherbim te Viçidolsit kriminel.
Opozita qe bishtndershale u ul ne parlament dhe me mirsjellje poshteruese e quan “zoti kryeminister” ate qe ti e stigmatizon dhe po e torturon fizikisht e menderisht, kjo “opozite” pra nuk e meriton kontributin tend,penen tende,mbeshtetjen tende,analizen tende. I mjaftojne kesaj opozite editorialet e Edvinit dhe transparenca qe kerkojne ne parlamentin e Xhozefinkes.
Z.Baze, kam frike se ke gabuar analize edhe pse e njeh nga afer ate bishe,sepse ai nuk trazohet fare nga gjaku i viktimave te cileve ua mori jeten me gjakftohtesi dhe me plan te parapergatitur per tja faturuar kundershtarit,ai trazohet vetem nese krimet qe ka bere i afrojne largimin nga pushteti.
Gabon edhe ne adresimin e krizes morale sepse popullit te vrare dhe te grabitur ja imponuan heshtjen pas Gerdecit dhe 21 Janarit perfaqesuesit qe ai kishte votuar ne shumice per ta udhehequr. Pranimi i 21Janarit nga Edi Rama,edhe pse nga halli,e zhduku perfundimisht shpirtin e reagimit dhe te protestes tek shqiptaret per aq kohe sa ai do te jete ne krye te popullit opozitar.
I takon kryetarit te forces me te madhe ne vend e njekohesisht ne opozite qe te gjeje rrugen per te eliminuar keto deme qe prodhoi taktika e tij e frikes dhe interesit personal dhe ne se nuk e ben,fjalen le ta marrin anetaret e PS nese nuk duan te perfundojne si gjithe populli,skllever ne vendin e tyre
Edhe Dostojevski do t’i kishte zili analizat qe i ben psiqikes se Saliut.
Mero, je i paarritshem, je mendja dhe gjuha e mprehte qe flet me gjuhen e gjithe shqipetareve. Te gjithe te kuptojne dhe jane shume besim plote per te ardhmen e afert. Njeriu qe ju permendni nuk ka doktor ne bote qe mund ta sheroje. Ai ne cdo levizje qe bene perserit vetem Gerdeci, 21 Janari, Gerdeci, 21 janari. Naten ne gjume e ka thene vete Liria ai bertet O.O,O,O,O,O,O,Obobo, Obobo, Obobo. Liria i thote Sale, Sale, Sale cfare. Rri i qete fli tani se eshte ora 2 e nates. Pastaj perseri Shkelzeni ku eshte, ku eshte, po Argita, Argita. Por, nje te kete parasysh nuk do ta lene te vuaj kaq gjate, shpirterat e gjalle te viktimave te 21 Janarit nuk jane duke fjetur.
Berisha ka Frike ,
Ne qoftese nje Revolte mbare popullore ,nuk ka kush ta mbroje me Berishen ,
Gabohet ai qe mendon se SHBA do te mbrojne Berishen ,ata hapur po i thone popullit cohuni permbyseni por nuk po e kuptojne kete as Opozita qe ne kete moment qendron pasive,ky eshte Momenti per nje revolucion mbare popullor ,nuk duhet lene kohe qe Saliu te vrase te tjere .
Ai eshte Budalla ai mendon qe shpetimi i vetem per te tani eshte forca mbasi 21 janari nuk humbet kurre ,ajo dite duhet te shkruhet ne Histori si dite e zeze e popullit Shqiptar dhe se keta te vrare me 21 Janar te prehen ke deshmoret e kombit ,populli duhet te perulet perpara tyre me Respekt ,ndersa Kriminelet te marrin denimin Maksimalper vrasje Makaber ,populli nuk do te gjeje asnjehere qetesi meqoftese :
vrasjet e vitit 97
” ” vrasja e Azem Hajdarit,Remzi Hoxha,Trebicka,GERDECI , 21 JANARI;si edhe
te gjitha krimet Qeveritare qe ,deri me sot nuk jane Zbardhur ,Rruga e Kombit ,Meta e te tjera ,pastaj kthehet besimi i humbur ke Drejtesia qe tani per tani eshte bere pjese ose Istrument ne duart te Kusarve,edhe kjo Drejtesia e sotme Duhet te Hetohet ne bashkpunim me Berishen ,kjo eshte puna e pare qe opozita duhet te beje ,qe populli te besoje Drejtesine e re qe duhet te instalohet mbas renies se Diktatorit Berishjan.
Z:Mero Baze je GJENI Pershendetje.
Hallall gano mi ke marr mendimet nga koka brravo
…Them,perpara makthit,
thith me ver te hundes,
nga ajo bardhoshja,
qe ke mbjellur rruges…
More,burri bushter,
njezet’ vjet’i share!
Me mac e me kucer,
qe u shofsh si fare!
neve n’a e hodhe,
Zotit s’ia ke hedhur,
te fala sateme ,
kur t’ma pish te dredhur…
Nje nga penat me simpatike dhe korrekte te shqiptarve te amerikes ishte dhe zoti g.kokalari
i cili shkroi nje “artikull me shume spec”para ca muajve ,.Ne artikullin e fundit ai bente ftese qe berishate nderohej si nikolae caushesku dhe se ne kullen e k/m ne 21 janar kishte nje detashment te huaj etj etj gjera me zarar..Eshte i lutur zoti gery qe te botoje ndonje artikull qofte “dhe pa zarar”
Te pakten te dime a ndjehet i kercenuar apo eshte neutralizuar me ndonje “cek te bardhe”
…Mbeshtesim nga usa fuqimisht mero bazen dhe i urojme “sherim te shpejte” kokalarit ne nje kohe qe kane nevoje shqiptaret e vertete.
“shkruaj gery mos ki frike
se ke shoket n’amerike”
o gano po mar si shëmbull vetëm fjalinë e parë tënden
“Berisha ka Frike ”
ke të drejtë por nuk vazhdon mirë shkrimin tënd!
duhet ta vazhdosh me “ne pshurremi në brekë prej tij!prandaj përa kohë do të kemi në kryen tonë njerëz që dhjesin gjak prej berishës dhe ne do ti kemi brekët e lagura”!
kështu që frika e berishës është më vogël se jona dhe ai do të vazhdojë të sundojë!
kurse ne me meron në krye do të lehim si qënt i lehin hënës!
Gjuha shkon ku i dhemb dhembi per te gjithe njerezit e Botes. Ketij ligji te Zotit i nenshtrohen edhe shqiptaret. Por ketij ligji te Zotit nuk i ben dot bisht edhe Kryeministri yne vrastar, kusar dhe genjeshtar Sali Berisha.
Zoti Baze ju jeni nje njeri i guximshem kur shkruani dhe nenvizoni keto fakte ne shkrimin tuaj.shkrimi juaj nga ana letrare te jep patos , por nga ana njerezore aludimet qe ju shkruani jane te frikshme.kurajo e nje njeriu matet me forcen e mendimit ,qe ne kete raste e kalon ate,me ne fund kam kuptuar perse sali berisha ju persekuton , pasi kurajo qe ju keni atij nuk i pelqen .ai kerkon te vrase mendimin tuaj duke ju mbyllur gazeten , gje qe nuk mund te beje ne rastin on line.perse valle te tjeret gazetare nuk kane kete forze mendimi ,pasi ju mungon kurajo dhe per kete lepihen dhe zgerdhihen para berishes duke u katandisur ne palaço pallati .zoti baze ju jeni nje njeri i forte dhe nje gazetare i guximshem por mos harroni qe ju e njehni nga afer berishen si ish keshilltare i itj kur ishte president ,dhe kuptoj qe njihni edhe anen e frikes se tij .pra zoti ju ruajte dhe vazhdoni ne rrugen tuaj te sinqeritetit.
Mero, na ngjethe mishte!
Me mire qe na ngjethet mishi.S’jemi kthyer ende ne statuja,pra ka shprese per reagim
me vjen shume keq qe ka ne shqiperi ka “fansa” te doktorr malokit qe e ka cuar shqiperine ne shperfyterim te plote dhe akoma bejne tifozllik ne menyre tejet provincjale.Ne kohen e elektrifikimit pata rastin ne vitin e fundit te politeknikumit “7 nendori” te punonim ne ca fshatra
rreth lugines drinit dhe po te betohem o qafir bushtrati qe shume zona andej jetonin ne nje
mjedis me kafshet dhe kishin nje pisllik dhe prapambetje ne kufinjte e legjendes..nuk do ju duket habi lexuesve kur bashkkatnaret e elizir lleshit i kane nxjerre makines “bar me ngrene”. por elzirat qe kane pushtuar tiranen po sillen si fiset barbare..e.hoxha ka bere shume gabime
por krimin me i madh ishte nxjerrja nga gjendje gjysem e eger e tipave si puna elzirit
dhe nuk jane pak..
Per t e gjithe shqiptaret e ndershem!
Shkrimi i Z. Baze eshte i shkelqyer, por edhe pse tregon vetem te verteta, nuk perben ndonje gje te re per Kryeministrin tone. Dhe kjo per faktin se ky Kryeminister nuk ka te beje aspak me Shqiperine dhe shqiptaret. Madje, me shume pergjegjesi do te kishte Princ Vidi, sikur ai te qe ne krye te Shqiperise, se sa ky qe kemi tani. A mund te thote njeri qe ky Kryeminister te kete bere ndonje gje te mire per Shqiperine dhe shqiptaret?! Le te shohim!!!
Nuk besoj se kemi me kohe te merremi me gjendjen emocionale dhe shpirterore te Doktorit o Baze ! E lexova artikullin tuaj te shekulli on line nen nje tjeter titull dhe me ben pershtypje se po harxhon shume kohen duke u marre me gjendjen psiqike te Doktorit.
Media duhet te fokusohet tek gjera te tjera madhore qe na shqetesojne ne shqiptareve. Eshte mese e natyrshme qe Berishes i ka ardhur koha te ike…po kush do te jete ai qe do ta pasoje mbas jo me shume se 22 muajsh me thoni se jam kurioz ta di !!!???
I nderuari “aka sus” mos e ngaterroni mero bazen me supermenin apo me kreshnikun
Gjeto bash mujin.qe vrau bajlozin .ju po silleni sikur jeni ne restorant dhe i kerkoni menyne
kamarierit..Per mua mero baze eshte legjende e shpirtit shqiptar qe ne kohen kur berisha
vret me telekomande ne 21 janar dhe se fundi ne vlore ai po sfidon krye mafjozin berishe duke rrezikuar dhe jeten….Me fal po me lepuj dhe skutha si puna qe do me prit dhe 22 muaj ai vend ka marre fund..
Duket se te gjithe ju qe shani Berishen nuk e gelltisni akoma faktin se ai doli me trim se sa e mendonit.Shteti nuk ra.Fqinjet tane u merziten ,sepse teoria e tyre qe shqipetaret nuk vetqeverisen dot nuk funksionoi.Natyrisht kush thyen ligjin paguan.
Prandaj ty Enver Hoxha te beri “LANET”,se do ne na mbushesh BYTHEN SE NEN SUNDIMIN E AGJENTIT SERB BERISHA,SHTETI SHQIPTAR NUK KA RENE !!!Haaaa!!!Qe prej 1990-tes NE NUK KEMI SHTET,POR SUNDIMIN E NJE BAJRAKTARI KOKETRASHE E MALOK,SI BERISHA,QE ME METODAT E NJE PUSHTUESI KA TREDHUR TERE POPULLIN DUKE E BERE BAGETI!!!DHE BOTA KETE E QUAN “DEMOKRACI PERENDIMORE”!!!!Haaa!!!KJO ESHTE “SHKERDHATOKRACI PERENDIMORE”!!!AMBASADORI AMERIKAN ISHTE VETE PREZENT NE NUMERIMIN E KUTISE SE FUNDIT TE BASHKISE SE TIRANES,DHE NE VEND QE TE DEKLARONTE HAPUR SE “VOTAT U VODHEN NGA BERISHA”,NA E BERI BURRE SHTETI!!!DOEMOS,NUK MUND TA HIDHTE POSHTE KETE KRIMINEL,SE E MBESHTETI EDHE NE 21 JANAR KUR VRAU 5 PROTESTUESIT NE BULEVARD!!!KU ESHTE DEMOKRACIA AMERIKANE KETU???PALE,TANI NA THONE DENGELA TE TJERA:ME ZGJEDHJET LOKALE MBARUAM!!TE SHIKOJME TE TJERAT!!!PO HAJDUTI DHE VRASESI,O ZOTERINJ,KUSH ESHTE???DUKET,QE JENI BASJKEPUNETORE ME TE!!!
Besoj se me shkrimin tuaj z Mero i kini bere nje sherbim te madh demokracise.Shteti duhet ruajtur me cdo kusht.Kryeministri por edhe klasa politike kane detyrimin para taksapaguesve qe te mbrojne me cdo kusht institucionet.Ju e kuptoni demokracia funksionon.Gjithsesi ju keshilloj qe ju te mos shkelni ligjin.
Qenka shume e veshtire rruga e demokracise.JU komentusit me gjithe respektin ju kujtoj se shqipetaret nuk jane budallenj.Opozita duhet te jete me program,me propozime konkrete.Kjo eshte e domosdoshme,tashme keto standarte jane vendosur.Berisha beri shume gjera konkrete per kete vend,ky eshte fakt.Nuk mjaftojne vetem hartimet e Edit(megjithe respektin qe kam si publicist sh. i mire).E majta duhet te perqendrohet me teper ne barazia e ligjit per te gjithe,ne mbledhja e taksave ne baze fitimi,ne perkrahja e shtresave me te varfera.Sidomos te atyre qe kane vuajtur.Te trgoje vizion konkret per te ardhmen dhe jo te merret me cingla mingla.Gjithcka ne drejtim te se ardhmes pa krijuar panik ne njerzit e ndershem.Jo te behen gati militantet e rrinj(ajdutet e rrinj) qe jane edhe me te pangopur se keta sepse nuk kane qene te vuajtur dhe nuk kenaqen me pak por duan shume.Kujdes e majta nuk eshte vertet e majte ne Shqiperi.Duhet te konkretizohet si e tille.
Ashtu si nxirrte bolet Former Congressman Weiner si ne pazar te roskovecit ashtu po e nxjerr
dhe ti rajani i brishes ****Mero po thote qe berisha eshte vrases ju me durimcarin dhe faik kolonjen.thoni taksapagues e pordhi kali .ti je nje bole me tre nickname me te vogla se te heroit quuensit anthony weiner..
Luani kolonjes (ersekari) rri sa rri dhe nxjerr koken nga koteci..eshte e vertete se ai doli trim por nuk eshte merite e tij..si te kesh pas bythe fazllicet dhe tom ridget dhe se fundi arvizune qe qau tek nje kopesht femijesh ne erseken tate per skardilajdin dhe talli prapanicen me gjakun e 5 heronjeve te 21 janarit ..berisha eshte vecse nje xhandar dhe shites i pasurive shqiptare deri ne 2013 kohe qe shqiptaret do ta ndjene veten qiraxhinj ne vendin e tyre..
o mero e di qe nuk ka lidhje me temen, por te lutem verifikoje pak drejtorin e ri ne bashki me emrin RIGELS BALLA(dhendri i kujt eshte?)
Sjam dakort me Ju Zoti Mero kur thoni se e ka zene frika VAMPIRIN sali nga gjaku i derdhur me 21 JANAR. Jo or Zotri VAMPIRI sali me gjakun e njerzve qe vret ushqehet.
Me mire nje dite gjel e me kurajo se tere jeten pule e i dhjere si lulet e nanot me kompani.
Jam krenar qe vendi im ka nje nje gazetar e analist kalibri si Mero Baze. No coment.
NGA DUHET TA NIS …… NGA
PIRAMIDAT,
HAJDARI
REMZI HOXHA
KONTRABANDA E NAFTES ME SERBINE
21 JANARI
26 QERSHORI
14 SHTATORI
GERDECI
SHITJA E DETIT GREQISE
KOSTA TREBICKA
SULMI ME AVIONE I JUGUT TE SHQIPERISE
SHIKU I GAZIDEDES
BURGIMET POLITIKE (NANO, FRANGAJ ETJ…)
DHUMIMI I GAZETAREVE
VJEDHJA E VOTES SE LIRE
VJEDHJA E PASURISE KOMBETARE (PASURIA E FAMILJES SE TIJ……)
SHITJA E PASURISE KOMBETARE (FASLLIC ETJ..)
SHKATERRIMI I PRONES PRIVATE DHE VRASJA E SHPRESES SE PRONAREVE TE VERTETE
VJEDHJA SKANDALOZE E SHQIPTAREVE NE TE ASHTUQUAJTUREN RRUGA E LESHIT
FATMIR XHINDI
MBI 2000 TE VRARE NE VITIN 1997
POR KRIMI ME I MADH I KETIJ PERBINDESHI FRIKACAK ESHTE EPSHI I TIJ PER TE REALIZUAR …………. NDARJEN VERI – JUG (QE PER FAT TE ZGJUARSISE SE SHQIPTAREVE DO TE MBETET VETEM NJE ENDER E PAREALIZUAR E BARBARIT)
E DI QE KAM HARRUAR SHUME ME SHUME SE CFARE KAM SHKRUAR ME SIPER
POR
CFARE DUHET ME TEPER QE TE BEJE NJE KRIMINEL NE CDO VEND QE TE DENOHET NDOSHTA DERI NE BREZIN E SHTATE. KY NUK KA HYRE NE GJAK VETEM ME ATA KA VRARE, POR ME TE GJITHE SHQIPTARET, SEPSE NA VRAU JETEN, NA SHITI KOMBIN, ATDHEUN DHE MBI TE GJITHA NA VRAU SHPRESEN
ME TE TANI JANE VETEM HAJDUTET SI ILIR META, VRASESIT SI LULEZIM BASHA, KRIMINELET QE SOT I GJEN TE LIRE TE VJEDHIN BANKA, TE VRASIN ZYRTARET NE MES TE RRUGES…… ETJ
KJO ESHTE SHQIPERIA, QE NE TE VERTETE SI CDO VEND TJETER ESHTE PASQYRE E QEVERISE DHE DREJTUESIT QE KA….
MALLKUAR QOFSH O PJELLE E DJALLIT, DHE UROJ TE TE HARROHET EMRI SA ME SHPEJT E TE KUJTOHESH VETEM SI NJE NJOLLE E ZEZE QE JU SHTUA HISTORISE SE DHIMSHME TE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE
Media e vertete duhet te merret me ceshtje si :
– Sistemi i ri zgjedhor ( 22 muaj kalojne pa u ndjere ) dhe jo BI-partizan por me nje perkrahje sa me te gjere te forcave politike se tashme eshte fakt i pakontestueshem se 2 forcat e medha te marra se bashku nuk perbejne me as 2/3 e elektoratit shqiptar. Ka shume individe cilesore nga shoqeria civile qe MEDIA duhet ti PUSH-i se eshte detyre e saj ne fund te fundit te vere ne levizje e te nxise intelektualet si brenda ashtu edhe jashte vendit. Gazetaret dhe analistet e shumte ( dhe jo ata pseudo ) nuk duhet te mjaftohen me nje rroge qe marrin dhe nje jete pergjithesisht komode dhe te kthehen ne darke ne shtepi ne rehatine e kolltukut te ngrohte. Apo me keq akoma duke transmetuar tek publiku hera-heres interesa te mirefillta te te dy kraheve politike dhe jo shqetesimet reale qe kemi ne shqiptaret.Merreni me mend sikur afro 60 milion italiane te merreshin me brockullat emocionale dhe shpirterore te Berlusconit !!!??? Por jo gazetaret atje punojne sic duhet te punojne edhe keta tanet ketu. Denglat e kryeministrit te tyre ja lene per humor komedianeve dhe mire e bejne. Mendoj se po keshtu duhet te bejne edhe ne shqiptaret pse jo ?
Ku jane analistet tane ? Pse nuk e ngrejne zerin e tyre ? Akoma me zgjedhje qe zgjasin me muaj do te vazhdojme ne ? Apo duam ti tregojme Europes se jemi ( me falni ) kemi nje klase politike kokemushke qe edhe pse populli i jep leksione duke votuar qetesisht dhe si europiane te vertete, ATA, qe kemi ne krye nuk duan qe nuk duan te behen europiane. Njeri ben ligjin duke menduar se ja hodhi kundershtarit dhe tjetri i thote: PO DAKORT si te duash beje ligjin ti, po per te fituar as mos te shkoje neper mend.
Pse nuk po ndihen gazetaret per rregjistrimin e popullsise qe duket sikur do te kryhet me dhune ? Ose nese ndihen duket sikur vetem belbezojne !!! A mund te shihet rregjistrimi i popullsise i shkeputur me ceshtje te tilla madhore si shitja e aseteve shteterore sa per nje kafshate buke, filluar andej nga vitet 1999-2000 individeve apo kompanive greke ? A mund te shihet ky rregjistrim i shkeputur nga varrezat masive te “ushtareve” greke qe po mbijne si kerpudhat ne Jugun e Atdheut tone ? Do te na detyrojme nje dite me diell qe te themi se paskan luftuar greket ne Shqiperi 60 e ca vjet perpara dhe jo shqiptaret per memedheun e tyre !!!??? Ku jane gazetaret ? Pse nuk kane kurajen as edhe te belbezojne per kete ceshtje. Bejne sikur harrojne ? Apo i ferkojne shpatullat Genc Pollos & Co per te miren qe do te na sjelle ky rregjistrim !!!??? Sipas kritereve kete rregjistrim do ta perkrahte ne menyre absolute cdo shqiptar por jo ne kete menyre te dhunshme dhe djallezira ligjore, pa permendur ketu votimin e dyshimte qe u be ne parlament. Pse nuk ndihen serish gazetaret per shkollat greke nga Korca ne Himare qe po suportohen financiarisht nga shteti fqinj…cudi kur arkat e tij jane bosh ??? Po per deshtimin e marreveshjes detare qe mbetet turpi me i madh i kesaj qeverie dhe nje sukses i kesaj opozite ? Megjithese akoma nuk e dime si do te reagonte PS-ja nese do te ishte ajo ne pushtet ne lidhje me kete ceshtje !!! A do te mund ti thonin socialistet JO grekeve ?? Te mos harrojme se vete PS-ja ka mekate sa te duash ne kete linje ne raport me marredheniet me fqinjet tane Jugore.
Dhe se fundi por jo nga rendesia, dua te di nese ka pasur ndonje gazetar qe te kete hyre mijera metra thelle nen toke kur ata minatore ( qe paguhen si skllever ne keto kohe moderne ) vuanin ne greven e tyre te urise. Thjesht per te sjelle nga afer ne ekran te TV-se apo ne shtypin e perditshem vuajtjet e tyre, hallet e tyre, ate jete dhe ate pagese aq diskriminuese thjesht per faktin se qeveria nuk do t’ia dije fare per jetet e tyre qe fiken nje e nga nje. Mos harroni se ka me mijera gra dhe vajza qe punojne gati ne kushte te njejta pagese per shoqeri italiane, greke, te perbashketa apo shqiptare. Qe prej 20 vitesh qeverite si majtas apo djathtas kane qendruar krejt indiferente karshi kesaj dukurie te dhimshme.Po Gazetaret ku jane ? A i jane afruar ndonjehere ATA ketyre kompanive dhe ti investigojne me te drejten qe jua jep shtypi i lire ?
Me keto eshte mire te merret MEDIA dhe jo me gjendjen emocionale dhe shpirterore te kryeministrit tone.
Mero permend shume 21 Janarin. Dhe mire ben se ska shqiptar te ekuilibruar qe te doje nje 21 Janar te dyte. Por eshte mire ti vendosi pikat mbi i kur thote se AI ishte AKT TERRORIST SHTETEROR.
Une nuk jam i mendimit qe duhet te fajesohet vetem qeveria per ate qe ndodhi dhe ja pse :
1. Ata qe urdheruan si edhe ata qe ekzekutuan vendimin do te shkojne nje dite atje ku e kane vendin natyrisht. Por a mund te shkojne me kete drejtesi qe kemi ? Po jua le juve pergjigjen.
Por, po ashtu duhet te pergjigjen para ligjit edhe ata qe e degjeneruan protesten ne proteste te dhunshme. Dhe disa prej tyre jane te veshur sot me imunitet dhe kravate dhe ju e dini mire se cilet jane. Dhe mos te shkojne dhe te derdhin lote krokodili ne ceremonite mortore te atyre qe humben jeten. Se ishte shume imorale ajo qe bene. Nje gazetar ( emri i te cilit nuk me kujtohet ) e pershkruan shume realisht ne kendveshtrimin tim ate ngjarje tek respublika.al. Ne nje monolog imagjinar sikur i drejtohej At Gjergj Fishtes ai shkruan:
NJE OPOZITE QE KERKON GJAK PER TE MARRE PUSHTETIN DHE NJE POZITE QE E MBAN ATE ( PUSHTETIN ) ME GJAK.
Pa ju larguar ketij mentaliteti ne nuk mund te pretendojme te ecim perpara te dashur miq.
Dhe gazetaret duhet te jene te paret ne kete sfide.
WHAT NEXT ? VETEM GAZETARET ? DMTH EC MERO PARA SE KE AKA-n nga mbrapa qe te mbron..pash zotin mire ke shkru o akaka po dil me ndonje nick tjeter se
e ka pak si te gjate..preje pak “nickun”
Pothuajse asnje gazetare nuk e kapi dot gabimin mostruoz qe beri berisha, bravo Mero se je vertete nje ekzemplare i rralle. Pershendes dhe shume dashamires te tonet.. dmth te Meros. Vetem me keto fakte dhe ngarerresa mund te ta rrezojme qeverine qe ska ndermend te leshoje kurre drejtimin e qeverise prej tyre. E dime qe mundesite tona jane te pakta per te rrezuar Berishen, por shpresojme shume dhe nga perendija, ose ishalla eshte merzitur dhe iken vete. Gjithe popèulli shqipetare ndjehet i brengosur kur shikon Gjinushin, Ngjelen, Ndoken,Milon. Shpresojme qe te zejne vendin e merituar keta 4 kalores qe jane e (ardhmja) e kombit dhe shpresa e mbare botes.
Cfare planeti jeton ti o Plaku prej Berati ? “KALORES” ” E ARDHMJA” dhe “SHPRESA” ka ngelur tek Gjinushi, Milo dhe hajdut-injoranti Ndoka ore shoku !? Mos te ka ngel sahati 20 vjet mbrapa apo sapo je zgjuar nga koma ?